Shko te përmbajtja

Historia e librit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Librat e Ditëlindjeve, një skulpturë në Berlin.
Meshari nga Gjon Buzuku, 1555, libri i parë në gjuhën shqipe.

Historia e librit si një disiplinë e pavarur akademike e pranua vetëm në vitet 1980. Në konstituimin e kësaj disiplinë kanë dhënë kontrubitin e tyre specialistë nga fushat e tekstologjisë, kodikologjisë, bibliografisë, filologjisë, paleografisë, historisë së artit, historisë shoqërore dhe historisë kulturore. Qëllimi i saj kryesor është të tregojë se libri si një objekt i tërësishëm, dhe jo vetëm teksti i përmbajtur brenda tij, është një përcjellës i ndërveprimit midis lexuesve dhe fjalëve.

Para evolucionit të shtypshkronjës, e cila u bë e famshme nga Bibla e Gutenbergut, secili tekst ishte një artikull unik i punuar me dorë, i personalizuar përmes tipareve të projektimit të përfshira nga shkruesi ose skribi, pronari, libruesi dhe ilustruesi. [1] Analiza e secilës pjesë përbërëse të librit zbulon qëllimin e tij, ku dhe si është mbajtur, kush e ka lexuar atë, besimet ideologjike dhe fetare të periudhës dhe nëse lexuesit ndërvepruan me tekstin brenda tij. Edhe mungesa e provave të kësaj natyre na jep të dhëna të vlefshme për natyrën e një libri të veçantë.

Historia e librit si një fushë e veçantë studimore u paraqit në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ajo u nxit sidomos nga vepra me titull Printerët dhe komunikimi vizual (1953) shkruar nga William Ivins Jr., pastaj nga vepra L'apparition du livre (Paraqitja e librit: Ndikimi i shtypjes, 1450-1800 ) të vitit 1958 shkruar nga Henri-Jean Martin dhe Lucien Febvresi si dhe libri me titull Gutenberg Galaxy:The Making of Type Man (1962) i autorit Marshall McLuhan. Një tjetër pionier i rëndësishëm në fushën e historisë së librit është edhe Robert Darnton. [2]

Historia e librit fillon me paraqitjen dhe zhvillimin e shkrimit, dhe sidomos të paraqitjes së shpikjeve të ndryshme të kohës si p.sh. letra dhe shtypi, gjë e cila ka vazhduar deri në biznesin e ditëve moderne të shtypjes së librave. Historia më e hershme e librave në të vërtetë fillon me ato që në mënyrë konvencionale në të ardhmen do të quheshin "libra" duke nisur me tableta dylli, rrotulla dhe fletë papirusi. Pastaj u shfaqën dorëshkrimet e lidhura, të shtrenjta dhe të hollësishme të njohura ndryshe si kodikë. Këto i dhanë rrugë vëllimeve të shtypura me makinë gjë që përfundimisht ndikoi në paraqitjen e vëllimeve të shtypura në masë e që mbizotërojnë edhe sot. Librat bashkëkohorë madje mund të mos kenë prezencë fizike me paraqitjen e të ashtuquajturit e-libri (e-book). Libri gjithashtu u bë më i arritshëm edhe për personat me aftësi të kufizuara me paraqitjen e Alfabetit të Brajit. Risia më e fundit në këtë drejtim konsiderohen librat auditiv (me zë).

Lista e librave të shënuar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Jikji, Mësime të zgjedhura të urtësive budiste dhe mjeshtërve seon - Selected Teachings of Buddhist Sages and Seon Masters, konsiderohet të jetë libri i parë i shtypur, i njohur deri më tani, 1377. Bibliothèque Nationale de France, Paris.
Shënime të shkruara me dorë nga Christopher Columbus në botimin latin të Marko Polos Le livre des merveilles.
  • 1377: Jikji libri i parë i shtypur nga prifti budist korean (Mësime të zgjedhura të urtësive budiste dhe mjeshtërve seon - Selected Teachings of Buddhist Sages and Seon Masters).
  • 1455: The Gutenberg Bible (in Latin) libri i parë i shtypur në Evropë nga Johannes Gutenberg.
  • 1461: Der Ackermann aus Böhmen shtypur nga Albrecht Pfister, libri i parë në gjuhën gjermane.
  • 1470: Il Canzoniere i Francesco Petrarca libri i parë në gjuhën italiane.
  • 1472: Sinodal de Aguilafuente libri i parë në gjuhën spanjolle.
  • 1473: Chronica Hungarorum libri i parë në Hungari. Shtypur nga Andreas Hess në Buda.[3]
  • 1474: Obres e trobes en llaor de la Verge Santa Maria libri i parë në gjuhën valenciane, në Valencia.
  • 1475: Recuyell of the Historyes of Troye libri i parë në gjuhën angleze.
  • 1476: La légende dorée printed nga Guillaume LeRoy, libri i parë në frengjisht.
  • 1476: Aristotle's De Animalibus, libri i parë në fushën e biologjisë, (përkthyer nga gjuha greke) ky libër është një version tjetër nga ai i Albertit të Madh, përkthyer nga gjuha arabe prej Michael Scot.
  • 1476: Grammatica Graeca, sive compendium octo orationis partium, libri i parë i shtypur në gjuhën greke, nga Constantine Lascaris.
  • 1477: Edicioni i parë i librit Geographia nga Klaudio Ptolomeu, në Bolonjë, libri i parë me ilustrime.
  • 1477: Bibla Delft, libri i parë i shtypur në gjuhën holandeze.
  • 1482: Elementet e Euklidit versioni i parë (nga Erhard Ratdolt).
  • 1483: Misal po zakonu rimskoga dvora, libri i parë i shtypur në gjuhën kroate dhe në alfabetin glagolitik.
  • 1485: De Re Aedificatoria, libri i parë nga fusha e arkitekturës
  • 1487: "Pentateuco", libri i parë në Portugali, në gjuhën hebreje, nga Samuel Gacon në Vila-a-Dentro, Faro.
  • 1494: Oktoih libri i parë në gjuhët sllavealfabetin cirilik.
  • 1495: Libri i parë në gjuhën daneze.
  • 1495: Libri i parë në gjuhën suedeze.
  • 1497: "Constituições que fez o Senhor Dom Diogo de Sousa, Bispo do Porto", libri i parë në gjuhën portugeze, nga, Rodrigo Álvares, në Porto.
  • 1499: Catholicon, fjalori i parë tregjuhësh: gjuhën bretoneze, gjuhën frenge dhe në gjuhën latine
  • 1501: Harmonice Musices Odhecaton, nga Ottaviano Petrucci, libri i parë nga fusha e muzikës.
  • 1508: Chepman and Myllar libri i parë në Skotland.
  • 1511: Hieromonk Makarije libri i parë në Vllahi të Rumanisë
  • 1512: Hakob Meghapart libri i parë në gjuhën armene – Urbatagirk.[4]
  • 1513: Hortulus Animae, polonice libri i parë në gjuhën gjuhën polake.
  • 1516: Sefer Aburdraham libri i parë në Maroko, dhe në Afrikë.[5]
  • 1517: Psalter, libri i parë në gjuhën e vjetër belloruse nga Francysk Skaryna
  • 1539: La escala espiritual de San Juan Clímaco, libri i parë në Amerikën Veriore – Meksikë
  • 1541: Bovo-Bukh libri i parë jofetar në gjuhën jidish
  • 1544: Rucouskiria nga Mikael Agricola, libri i parë në gjuhën finlandeze.
  • 1545: Linguae Vasconum Primitiae libri i parë në Basque
  • 1547: Martynas Mažvydas libri i parë në gjuhën lituane, The Simple Words of Catechism
  • 1550: Catechismus nga Primož Trubar libri i parë në gjuhën sllovene.
  • 1555: Meshari nga Gjon Buzuku libri i parë në gjuhën shqipe.
  • 1561: Libri i parë në gjuhën rumune, Tetraevanghelul dhe Întrebare creştinească (njohur edhe si Catehismul) shtypur nga Coresi në Braşov.
  • 1564: Libri i parë në gjuhën irlandeze, Edinburgh, John Knox, 'Liturgy' nga John Carswell.
  • 1564: Libri i parë në Rusi, Apostol, nga Ivan Fyodorov
  • 1571: Libri i parë në Irlandë (Aibidil Gaoidheilge agus Caiticiosma).[6]
  • 1577: Lekah Tov, libri i parë me koemetime në Israel
  • 1581: Ostrog Bible, botimi i parë komplet e Biblës në gjuhën e vjetër sllave
  • 1584: Libri i parë në Amerikën Jugore – Lima, Peru
  • 1593: Doctrina Christiana libri i parë në Filipine
  • 1629: Fjalori i Nikoloz Cholokashvili libri i parë në gjuhën gjeorgjiane
  • 1640: The Bay Psalm Book, libri i parë në Amerikën Veriore Britanike
  • 1651: Abagar – Filip Stanislavov, libri i parë në gjuhën bullgare
  • 1798: Libri i parë në gjuhën osetiane
  • 1802: New South Wales General Standing Orders libri i parë në Australi
  • 1908-09: Aurora Australis, libri i parë në Antarktik, ekspedita e Ernest Shackleton.
  1. Pearson, David (2011). Books As History: The Importance of Books Beyond Their Texts (në anglisht). London: The British Library and Oak Knoll Press. fq. 23. ISBN 978 0 7123 5832 3.
  2. I.R.Willison. "The History of the Book as a Field of Study within the Humanities" (PDF) (në anglisht).
  3. "Chronica Hungarorum". Encyclopaedia Britannica (në anglisht). Marrë më 31 dhjetor 2018.
  4. "The Book of Fridays". World Digital Library (në anglisht). 1512. Marrë më 2013-06-01.
  5. "First Book in Africa – Judaic Treasures". jewishvirtuallibrary.org (në anglisht).
  6. Gillespie, Raymond; Hadfield, Andrew (2 shkurt 2006). The Oxford History of the Irish Book, Volume III : The Irish Book in English, 1550–1800: The Irish Book in English, 1550–1800 (në anglisht). OUP Oxford. fq. 64. ISBN 978-0-19-151433-3.

Burime të zgjedhura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]