Jump to content

Malisheva (Gjilan)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Malishevë (Gjilan))
Malishevë
Periferi e Qytetit Gjilanit
Fshat

Malishevë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Malisht. Fshati është 3-4 km. në juglindje të Gjilanit.


Banorët e parë të këtij fshati janë të fisit Berishë. Lagjët (mëhallët) e këtij fshati janë: Hashanët, Durakët, Xhaferët, Çelikët, Doçët, Rrustolltë, Bajrovit , Ilazollët dhe Rashitovit. Këto lagje gjenden në pjesën qëndrore të fshati. Në lindje të fshati, në lagësi prej afro një kilometri gjendet lagja e Epërme e Malishtës, apo Malishta e epërme. Në një lagësi prej 1.5 km, nëveri-lindje të fshatit, gjendet lagjja (mëhalla) e Muhaxhirëve. Kjo lagje ka qenë e banuar me popullatë të ardhur nga vendbanimet shqiptare të Vilajetit të Nishit në vitin 1877/78, të cilët e kanë shëndrruar malin në tokë të bukës. Pas kësaj, shumica e tyre janë shpërngulur për në Turqi dhe në tokat e tyre janë vendosur kolonët serb e malazez. Rreth viteve 1950-60, këta kolonë e kanë shitur këtë pasuri të dhuruar nga Reforma agrare dhe sërish e kanë blerë shqiptarët e ardhur nga Gallapi i Dardanës.[nevojitet citimi]

Personalitetet njohur te Malishevës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Dr.prof.sci. Sabri Tahiri
  2. Asllan Bislimi
  3. Qemajl Mustafa
  4. Abdullah Tahiri

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]