Jump to content

Grupet kriminale serbe në veri të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Organizata Brigada e Veriut)

veri të Kosovës, kryesisht në komunat me shumicë serbe, veprojnë grupe kriminale, pjesë e të cilave janë edhe pjesëtarë nga shërbimi sekret serb (BIA) apo nga ministria e punëve të brendshme të Serbisë (MUP). Menjëherë pas përfundimit të luftës së Kosovës ishin “Rojat e Urës”, pastaj “Mbrojtja Civile”, “Mjekërroshat”, kurse në kohët e fundit ishte krijuar “Brigada e Veriut”.[1]

Në fillimin e vitit 2012, përfaqësuesit e serbëve të veriut, e kishin konfirmuar edhe zyrtarisht ekzistencën e një grupi me emër “Mbrojtja Civile”. Veçse sipas tyre, ky grup merrej me çështje komunale. Ishte e konfirmuar që ky grup financohej nga Serbia.[1][2]

Në kohën e bisedimeve Kosovë-Serbi, Beogradi e kishte konfirmuar se i mbanë në Kosovë mbi 300 pjesëtarë të MUP-it.[1][3]

Nga të dhënat e publikuara ndër vite rreth organizatave kriminale serbe në pjesën veriore të Kosovës rezulton se organizata “Rojet e Urës” ka vepruar në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe është themeluar me 12 Qershor 1999.[4]

“Rojat e Urës” kanë qenë një grupacion i paligjshëm sigurie, i themeluar në përfundim të luftës në Kosovë, në përbërje të të cilit thuhej se kishte edhe pjesëtarë të pensionuar të forcave paramilitare serbe.[1]

Grupi Mjekërroshat

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një nga grupet kriminale të rrezikshme gjithashtu në Mitrovicën e Veriut, ishte ai me emrin “Mjekërroshat” apo në serbishtBradonja”. Ky grup, udhëhiqej nga i sanksionuari nga SHBA-të, Milan Radojiçiq.[5]

Ky grup përkujdesej për tensionimin e situatës në veriun e vendit, dhe merrej me aktivitete të ndryshme kriminale.[1][6]

Organizata Brigada e Veriut (serbisht: Severna Brigada), është një grup i ri kriminal në veri të Kosovës. Ata morën pjesë në sulmet kundër Policisë së Kosovës dhe KFOR-it gjatë protestave në 4 komunat veriore[7][8] të banuara me shumicë serbe pas zgjedhjeve të kryetarëve shqiptarë në ato komuna meqë serbët i kishin bojkotuar zgjedhjet, ku u lënduan rreth 41 pjestarë të KFOR-it, policë të PK-s e gazetarë.[9][10] "Protestuesit" ishin jashtëzakonisht të organizuar. Besohet se financohen nga shteti i Serbisë.

Më 24 Qershor 2023, dhjetëra pajisje ushtarake, pushkë automatike, lloje të armëve e municionit, uniforma e shenja janë gjetur brenda një veture e cila ishte parkuar vetëm 100 metra larg komunës së Zveçanit, ku ishte identifikuar nga Policia e Kosovës.[11][12] Në veturën me targat BG (Beograd) u gjetën 9 zolla, 2 lansues, 2 ossa, 1 predhë e minahedhësit, 21 granata dore, 20 predha të trombolinit, 2 mbushës të barutit, 10 armë të gjata automatike, 1 pistoletë, 1 silenciator, 51 karikator për armë të gjata, 5 karikator për armë të shkurtra, 5756 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 18 koktej molotov, 17 mjete piroteknike, 14 mjete tymuese, 5 thika ushtarake, 11 jelek antiplumb dhe taktik, 9 uniforma ushtarake, 1 palë dylbi, 1 gazmaskë, 1 dyshek ushtarak, 19 emblemaSeverna Brigada”, 3 radiolidhje dhe mbushës, një sasi e narkotikëve.[13][14][15][16][17][18][19]

Sulmi në Banjskë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Artikulli kryesor: Sulmi në Banjskë

Sulmi në Banjskë (Serbisht: Напад у Бањској Napad u Banjskoj) ishte një sulm i armatosur i terroristëve serbë ndaj Republikës së Kosovës që ndodhi në fshatin Banjskëveri të Kosovës më 24 shtator 2023, disa prej terroristëve u verifikuan pas konfliktit të armatosur si pjesëtarë të dy grupeve, Mbrojtjes Civile dhe Brigadës së Veriut nga organet e rendit në Kosovë,[20] besohet se drejtuesi i tyre ishte Milan Radoiçiq, i cili është në kërkim nga autoritetet.[21][22] Në këtë sulm mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe si rrjedhojë edhe disa terroristë serbë, një pjesë e të cilëve u tërhoqën të plagosur në Serbi kurse disa që u zunë të gjallë u arrestuan.[23]

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës u cilësua si sulm terrorist nga Kosova, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian[24][25] dhe u dënua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.[26]

Reagimet e shtetit të Kosovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

19 Prill 2017 - Qeveria e Kosovës miraton vendimin për zhbërjen e të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”.[27][28]

13 Qershor 2023 - Policia e Kosovës arreston udhëheqësin e “Mbrojtjes Civile”, Milun Milenkovic me nofkën Lune, në Mitrovicën Veriore,[29][30][31] gjatë arrestimit u plagosën 3 policë të PK.[32]

24 Qershor 2023 - Ministri i punëve të brendshme Xhelal Sveçla tha: Kemi të bëjmë me organizime terroriste, Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut të shpallen organizata terroriste.[33]

29 Qershor 2023 - Qeveria e Kosovës shpallë organizata terroriste, organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’.[34][35]

25 Shtator 2023 - Albin Kurti kërkoi nga BE-ja ekstradimin e terroristëve serbë në Kosovë, që të përballen me drejtësinë për aktet e kryera terroriste.[36][37]

11 Shtator 2024 - Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ndaj 45 personave është ngritur aktakuzë për sulmin terrorist në BanjskëZveçanit që u krye më 24 Shtator 2023.[38][39][40][41][42]

  1. ^ a b c d e ""Mbrojtja civile", "Rojet e Urës", "Mjekrroshat", "Brigada e V." – Kush janë grupet kriminale serbe në veri?". Nacionale. Marrë më 2023-06-13.
  2. ^ Ekonomia. "Pantiq kërkon armatosjen e mbrojtjes civile serbe". Ekonomia. Marrë më 2023-06-13. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Bislimi, Bekim (2015-08-18). "Problemi i integrimit". Radio Evropa e Lirë. Marrë më 2023-06-13.
  4. ^ https://www.facebook.com/telegraficom (2013-02-21). ""Rojat e urës" lëvizin pozicionin e kamerave të sigurisë". Telegrafi. Marrë më 2023-06-13. {{cite web}}: |last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |last= (Ndihmë!)
  5. ^ "'Mjekrroshat apo Bradonja': Grupi kriminal më i rrezikshmi në Veri që udhëhiqet nga Radojicic | Sakte.net". 2023-06-13. Marrë më 2023-06-13.
  6. ^ "'Mjekrroshat apo Bradonja': Grupi kriminal më i rrezikshmi në Veri që udhëhiqet nga Radojicic | Sakte.net". 2023-06-13. Marrë më 2023-06-13.
  7. ^ Lëndohen disa ushtarë të KFOR-it - Klan Kosova, marrë më 2023-06-25
  8. ^ Ushtarët e KFOR-it të lënduar rëndë - SHBA denon dhunën e protestuesve serbë në Zveçan, marrë më 2023-06-25
  9. ^ Top News- Situatë e rënduar në veri të Kosovës/ Plagosen 41 ushtarë të KFOR, reagon gjenerali, marrë më 2023-06-25
  10. ^ "30 ushtarë të KFOR u lënduan, NATO vendos trupa shtesë në Kosovë". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-06-25.
  11. ^ "Vetura e stërmbushur me armë në Zveçan me targa BG: Kosova e quan "terrorizëm", Serbia "film vizatimor"". Nacionale (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-06-25.
  12. ^ Ahmeti, Adelina (2023-06-24). "Këto janë llojet e armëve ushtarake që u gjetën brenda veturës me targa të Beogradit në Zveçan". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2023-06-25.
  13. ^ Ahmeti, Adelina (2023-06-24). "Këto janë llojet e armëve ushtarake që u gjetën brenda veturës me targa të Beogradit në Zveçan". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2023-06-25.
  14. ^ Ahmeti, Adelina (2023-06-24). "Vetura me armatim kishte disa ditë që qëndronte në atë lokacion në Zveçan". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2023-06-25.
  15. ^ Ahmeti, Adelina (2023-06-24). "Drejtori i Policisë: 15 granata të sekuestruara janë të prodhuara në vitin 2021, ekziston dyshimi se me të njëjta u sulmua KFOR-i në Zveçan". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com (në anglisht). Marrë më 2023-06-25.
  16. ^ "Vetura e stërmbushur me armë në Zveçan me targa BG: Kosova e quan "terrorizëm", Serbia "film vizatimor"". Nacionale (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-06-25.
  17. ^ "Armët në Zveçan, Kurti: Serbia kërkon të përshkallëzojë situatën! Ministri Zveçla: Municionet erdhën nga Beogradi, ishte planifikuar akt terrorist - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2023-06-25.
  18. ^ Lajmpress (2023-06-24). "Armatimi dhe mjetet ushtarake që Policia dje i konfiskoi në një veturë me targa nga Beogradi në Zveçan". lajmpress.org (në anglisht). Marrë më 2023-06-25.
  19. ^ Mehmeti, Blinera (2023-06-24). "Hoxha: Shumica e mjeteve shpërthyese të sekuestruara janë prodhim i Serbisë, 15 granata janë të vitit 2021 - Dukagjini" (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-06-25.[lidhje e vdekur]
  20. ^ Ahmeti, Donika (2023-10-31). "Edhe Apeli i lë në paraburgim tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë". Betimi për Drejtësi (në anglisht). Marrë më 2024-03-10.
  21. ^ Del video nga droni i Policisë së Kosovës: Milan Radoicic shihet gjersa i prin terroristëve në veri⬇️ | By Mitropol MediaFacebook, marrë më 2024-03-10
  22. ^ Konushevci, Arton (2023-12-08). "Aktakuza kundër Radoiçiqit "brenda tre muajve të parë" të vitit të ri". Radio Evropa e Lirë. Marrë më 2024-03-10.
  23. ^ Rugova, Zana (2023-09-25). "Arrestohen edhe dy persona në Banjskë, kapen me armatim". Sinjali. Marrë më 2024-10-24.
  24. ^ "Kurti: Serbia të mbahet plotësisht përgjegjëse për sulmet në veri". koha.net.
  25. ^ "Kosovo: High Representative Borrell speaks to Prime Minister Kurti and President Vučić following the attack against Kosovo Police | EEAS". web.archive.org (në anglisht). 2023-09-26. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2023. Marrë më 2023-09-27.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  26. ^ "Condemnation of Violent Attacks on Kosovo Police". United States Department of State (në anglisht). Marrë më 2023-09-27.
  27. ^ https://www.facebook.com/telegraficom (2017-04-19). "Qeveria miraton vendimin për zhbërjen e të ashtuquajturës "Mbrojtje Civile"". Telegrafi. Marrë më 2023-06-13. {{cite web}}: |last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |last= (Ndihmë!)
  28. ^ "Qeveria miraton vendimin për zhbërjen e të ashtuquajturës "Mbrojtje Civile"". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2023-06-13.
  29. ^ "Pamje të reja: Momenti kur policët e Kosovës e arrestojnë udhëheqësin e "Mbrojtjes Civile"". Nacionale (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-06-13.
  30. ^ https://www.facebook.com/telegraficom (2023-06-13). "Publikohet fotografia e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, i cili u arrestua sot në veri të Mitrovicës". Telegrafi. Marrë më 2023-06-13. {{cite web}}: |last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në |last= (Ndihmë!)
  31. ^ Dyli (2023-06-13). "Momenti i arrestimit të serbit në veri të Kosovës, plagosen 3 policë". 5 Pyetjet (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-06-13.
  32. ^ Dyli (2023-06-13). "Momenti i arrestimit të serbit në veri të Kosovës, plagosen 3 policë". 5 Pyetjet (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-06-13.
  33. ^ "Sveçla: Kemi të bëjmë me organizime terroriste, Mbrojtja Civile dhe Severna Brigada të shpallen organizata terroriste". Nacionale (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-06-25.
  34. ^ Hoti, Ilirjana (2023-06-29). "Qeveria e Kosovës shpallë si organizata terroriste organizatat 'Mbrojtja Civile' dhe 'Brigada e Veriut'". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. Marrë më 2023-06-30.
  35. ^ "Kosova shpall "Mbrojtjen Civile" dhe "Brigadën e Veriut" organizata terroriste". Radio Evropa e Lirë. 2023-06-29. Marrë më 2023-06-30.
  36. ^ "Kosova kërkon nga Serbia kthimin e pjesëtarëve të grupit terrorist që po trajtohen në Novi Pazar". www.aa.com.tr. Marrë më 2024-09-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Kurti kërkon nga BE-ja ekstradimin e terroristëve serbë në Kosovë, që të përballen me drejtësinë". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2024-09-29.
  38. ^ Lirë, Radio Evropa E. (2024-09-11). "Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë - në mesin e tyre edhe Radoiçiq". Radio Evropa e Lirë. Marrë më 2024-09-29.
  39. ^ Krasniqi, Altin (2024-09-11). "Ngrihet aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë - Dukagjini". Marrë më 2024-09-29.
  40. ^ Dakaj, Shkodrane (2024-09-28). "Sveçla: Aktakuza për Banjskën është e vonshme dhe e mangët". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. Marrë më 2024-09-29.
  41. ^ "Një vit nga sulmi terrorist në Banjskë dhe aktakuza ndaj 45 personave – përshirë Milan Radoiçiqin, ish nënkryetarin e Listës Serbe". Telegrafi. 2024-09-24. Marrë më 2024-09-29.
  42. ^ "Aktakuza kundër 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë, emrat e të akuzuarve dhe detaje të tjera". www.balkanweb.com. Marrë më 2024-09-29.