Jump to content

Shoshaja e Poshtme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shoshaja)
Shoshajë e Poshtme
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej342

Shoshajë e Poshtme (serbisht: Доња Шушаја/Donja Šušaja) është fshat në komunën e Preshevës, Serbi.

Fshati Shoshajë e Poshtme gjendet në afërsi të fshatit Corroticë dhe Rahovicë. Në Shoshajë të Poshtme rjedh lumi i fshatit i ardhur nga malësia e karadakut. Rruga në drejtim të fshatit Rahovicë është e emërtuar Bardhyl Osmani ka marrur emrin e dëshmorit të UÇPMB-së

Popullsia e këtij vendbaimi është krejtsisht shqiptare. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2002 Shoshaja e Poshtme numëronte 342 banorë të gjithë shqiptarë.

Historiku i popullsisë Shoshaja e Poshtme
Viti1948195319611971198119912002
Popullsia196237235235286310342

Fshati Shoshajë e Poshtme, në Luginën e Preshevës, u themelua në vitin 1880 nga një familje fisnike shqiptare e njohur si Reka-Fondaj; ata u shpërngulën nga fshati Masuricë i cili gjendet në komunën e Surdulicës.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]