Surja el-Kadr
Appearance
(Përcjellë nga Sure: 97)
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
Surja el-Kadr është surja e 97 e radhitur në Kur'an, ka 5 ajete. Mekase.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]97.Suretu El Kadr Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. 2. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit? 3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! 4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. 5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
Përbërja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Suretur El Kader kaptina e 97 E Zbritur në Meke, pas sures Abese, ajete; 5 Në këtë sure flitet për fillimin e shpalljes së Kur'anit, për vleren e asaj nate kur fillon shpallja, për mëshirën që e shtrin Zoti për hirë të asaj nate, për zbritjen e engjëjve. të gjitha këto përkujtime për rëndësinë e asaj nate bëjnë të kuptohet madhështia e Kur'anit dhe fama e autoriteti i Muhammedit alejhi selam, të cilit i shpallet ai. Quhet; ''Suretul Kadri''- kaptina e natës së vlefshme.
Tjera të dhëna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Linku direkt: [1].
Hostuar ne serverin e Universitetit Internacional Islamik Malajzi ( https://web.archive.org/web/20061107014300/http://www.iiu.edu.my/ )
Shih edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Qur'an.