Surja el-Felek
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
Surja el-Felek(në shqip quhet: kaptina e agimit, e sabahut) është surja 113 në Kur'an, ka 5 ajete. Mekase.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kaptina e shpallur nga Muhamedi s.a.u.s., është mësim për njerëzit që kërkojn mbështetjen e mbrojtjen e Zotit xh.sh. prej dëmit të çdo krijese, prej dëmit të njerëzve të prishur të cilët veprojnë nën mbrojtjen e errësirës së natës, prej dëmit të ziliqarit kur vepron sipas zilisë prej dëmit të mashtruesve si magjistarë e falltorë etjer.
1) thuaj: I mbështetem Zotit xh.sh. të agimit,
2) prej dëmit të ç'do krijese, që ai e krijoi.
3) dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
4) dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
5) edhe prej dëmit të smirëkeqit kur vepron sipas smirës.
Përbërja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit](kaptina al'felek) në arabisht dhe me shqiptim fonetik.
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ (Bismi'lahi-arr'hmeni-al'rrahim) قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ (١) مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ (٢) وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ (٣) وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ (٤) وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ
fonetikë:
Kul audhu bibirabi-al'faleki, min sherri ma-krhelek, ua min sherri rasefin idha-uakeba, ua min sharri anafatheti fi-al'ukedi, ua min sherri hasedin idha haseda.
(për një shqiptim më të saktë shikoni alfabetin arab).
përkthimi:
Thuaj i mbështetem Zotit xh.sh. të agimit, prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.
Komente
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tjera të dhëna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sureja Felek dhe Nas
Sureja Felek është sureja e 113-të, kurse sureja Nas, është e 114-ta dhe e fundit.
Transmeton Ukbe b. Amir el Xhuhenij r.a. se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sonte më janë zbritur ajete të cilat asnjëherë më parë nuk janë zbritur! Sureja Felek dhe surja Nas”.55
Nga Aisha r.a.h. se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Me të vërtetë, kur Pejgamberi salallahu alejhi ve selem shkonte në shtratin e tij në mbrëmje, i bashkonte duart e tij dhe frynte në to, pastaj lexonte: Kul huvallahu Ehad, Felek dhe Nas, pastaj e prekte të gjithë trupin duke filluar prej koke, këtë e përsëriste tre herë”.56