Jump to content

Surja el-Alak

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Suretu el-Alak)
Surja el-Alak

Surja el-Alak është surja e 96 e radhitur në Kur'an, ka 19 ajete. Mekase.

96.Suretu El 'Alak

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi. 2. Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur. 3. Lexo për Zotin tënd Bujar! 4. Është Ai që ua mësoi pendën. 5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. 6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufintë, 7. Për shkak se e ndien veten të pavarur. 8. Po kthimi është vetëm te Zoti yt. 9. A më tregon atë që pengon, 10. një rob kur ai falet? 11. ç’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë? 12. Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet. 13. A më trego nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)? 14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh? 15. Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin. 16. Floku rrenacak, mëkatar. 17. E ai le t’i thërret ata të vetët. 18. Ne do t’i thërrasim zebanitë. 19. Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.

Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]