Surja er-Rrahman
Ky artikull është pjesë e koleksioneve: |
Islam |
---|
Surja er-Rrahman është surja e 55 në Kur'an, numri i ajeteve 78.
Teksti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]''Me emrin e Allahut , Mëshiruesit, Mëshirbërësit!'' 1 Rrahmani - (Mëshiruesi - Zoti ynë),
2 Ai ia mësoi Kur'anin
3 E krijoi njeriun.
4 Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).
5 Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
6 Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
7 Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.
8 Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
9 Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë!
10 Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
11 Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella.
12 Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
13 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
14 Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
15 Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.
16 E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
17 Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve.
18 E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
19 Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
20 Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë.
21 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
22 Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
23 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
24 Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.
25 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
26 Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
27 E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!
28 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
29 (Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).
30 E, cilën të mirë të Zotit tuaj ju po e mohoni?
31 Ne do të merremi me (llogarinë për) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
32 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ju?
33 O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).
34 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
35 Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t'u derdhet rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
36 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
37 E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë.
38 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
39 Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
40 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
41 Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flokë dhe për këmbët e tyre.
42 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
43 Ja, ky është xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
44 Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të vluar deri në kulminacion.
45 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
46 E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete.
47 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
48 (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.
49 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
50 Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.
51 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
52 Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje.
53 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
54 Të mbështetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifes, dhe pemët e atyre dy xhenneteve janë krejt afër.
55 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
56 Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
57 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
58 Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë).
59 E, cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
60 A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!
61 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
62 E nën ato dy (xhennete) janë edhe dy xhennete.
63 Po cilën të mirë nga të Zotit tuaj po e mohoni?
64 Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.
65 E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
66 Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.
67 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
68 Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.
69 E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
70 Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura.
71 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
72 Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
73 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
74 Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.
75 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
76 Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.
77 E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
78 I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E zbritur në Meke, pas sures Er Ra'du, ajete; 78 Meqë është e zbritur në periudhën e parë të shpalljes në Mekë, edhe kjo sure shtron çështjet e themeleve të besimit Islam. Fillon me numërimin e të mirave të llojllojta, të cilat Allahu i madhërishëm ua dhuroi robërve të vet, e në krye të të cilave më e rëndësishmja është mësimi i Kur'anit që përmes Xhibrilit ia mësoi Muhamedit alejhi selam e përmes tij të gjith ymmetit që e besoi. Menjëherë pas numërimit të të mirave, radhiten ajete, të cilët flasin për bukurinë e madhështuar në egzistencë, si në qiej, ashtu edhe në tokë e që dokumentojnë fuqinë e pakufishme të Zotit krijues. Pas përshkrimit të dukurive të dukshme të kësaj bote, i bëhet një vështrim i shkurtër gjendjes kur nuk do të mbetet kush në të, përpos i Përjetëshmi i madhëruar! Prezentohet dhe skena për kriminelët në ditën e kijametit, e edhe e të shpërblyerëve me xhennete, e përfundon me madhërimin dhe lavdërimin e Zotit xh.sh. Quhet; ''Er Rahman''- kaptina e Mëshiruesit, ngase nis me emrin e Zotit, Rahman, emër të cilin e mohonin idhujtarët.
Shih edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Qur'an. |