Jump to content

Surja et-Tarik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Suretu et-Tarik)

Surja et-Tarik është surja e 87 e radhitur në Kur'an, ka 17 ajete. Mekase.

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit,Mëshirëbërësit!

1. Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)! 2. E ku e di ti se çka është tariku - trokitësi? 3. Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë). 4. Nuk ka asnjeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës. 5. Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar? 6. Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm, 7. E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit. 8. E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë. 9. Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat. 10. E ai (njeriu) nuk ka forcë as ndihmëtarë. 11. Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi. 12. Edhe kohën që qahet për bimë. 13. Është e vërtetë se ai (Kur’ani) është fjalë që dallon - gjykon. 14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)! 15. Ata vërtetë bëjnë kurtha. 16. Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre! 17. E ti jobesimtarët jepju afat, afatizoi ata pak.

Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]