Shko te përmbajtja

Un Dia (One Day)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
"Un Dia"
Këngë

"Un Dia (One Day)" (e stilizuar me shkrim verzal)[1] është një këngë e këngëtarit kolumbian J Balvin, këngëtares angleze me origjinë shqiptare Dua Lipa, këngëtarit portorikan Bad Bunny dhe prodhuesi portorikan Tainy. Është publikuar përmes Universal Records më 23 korrik 2020.[2][3]

Sfondi dhe publikimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në maj të vitit 2020, një klip 9 sekondësh i një kënge të titulluar "One Day" nga Lipa, Balvin dhe Bad Bunny doli në internet.[4] Klipi përmbante një bit reggaeton dhe vokale të Lipës.[5] Kënga u përfol se do të publikohej në qershor të po atij viti.[6] Në qershor, Balvin, Lipa, Bad Bunny dhe Tainy regjistruan një këngë me titull "Plateado" për Shoqërinë Amerikane të Kompozitorëve, Autorëve dhe Botuesve (ASCAP).[7] Më 21 korrik 2020, këngëtarët njoftuan se bashkëpunimi i tyre do të titullohej "One Day (Un Dia)". Kënga u bë premierë më 23 korrik 2020, në 20:00 ET (00:00 UTC më 24 korrik).

Muzika dhe teksti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Un Dia (One Day)" është një këngë e zhanrit house, pop dhe reggaeton,[8] me melodi dream pop dhe dancehall.[9] Për nga teksti, kënga ka tema të nostalgjisë dhe emocioneve të gjata.[10]

Videoja muzikore për "Un Dia (One Day)" është e drejtuar nga Stillz, prodhuar nga Neon16, ku paraqitet Úrsula Corberó.[11]

  1. "Un Dia (One Day) - Single by J Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny & Tainy" (në anglisht). Apple Music (US). Marrë më 23 korrik 2020.
  2. "Pre-Save or Pre-Add "UN DIA (ONE DAY)"" (në anglisht). Universal Music Group. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2020. Marrë më 21 korrik 2020.
  3. "Bashkëpunim me J Balvin dhe Bad Bunny, Dua Lipa publikon hitin e radhës". abcnews.al. Marrë më 24 korrik 2020.
  4. Correa, Diana (18 maj 2020). "¿Colaboración entre J Balvin, Bad Bunny y Dua Lipa en camino?" (në spanjisht). LA92. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2020. Marrë më 21 korrik 2020.
  5. "J Balvin Announces Collaboration With Dua Lipa, Bad Bunny and Tainy" (në spanjisht). Los 40. 21 korrik 2020. Marrë më 21 korrik 2020.
  6. Sampaio, Sofia (27 maj 2020). "Rumors indicate Dua Lipa's partnership with J Balvin and Bad Bunny" (në portugalisht). Latina Brasil. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2020. Marrë më 21 korrik 2020.
  7. Sampaio, Sofia (23 qershor 2020). "Plateado: music with Dua Lipa, Bad Bunny and J Balvin is registered" (në portugalisht). Latina Brasil. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2020. Marrë më 21 korrik 2020.
  8. Jones, Marcus (23 korrik 2020). "Watch J Balvin, Dua Lipa, Bad Bunny, and Tainy share 'Un Día' together in new music video". Entertainment Weekly (në anglisht). Marrë më 23 korrik 2020.
  9. Roiz, Jessica (23 korrik 2020). "Dua Lipa, J Balvin, Bad Bunny & Tainy Unite for 'Un Dia,' the Collab of the Century: Watch". Billboard (në anglisht). Marrë më 23 korrik 2020.
  10. Bloom, Madison (24 korrik 2020). "J Balvin, Dua Lipa, and Bad Bunny Share Video for New Song 'Un Día (One Day)': Watch". Pitchfork (në anglisht). Marrë më 24 korrik 2020.
  11. Rose, Anna (22 korrik 2020). "Dua Lipa teases collaboration track with J Balvin and Bad Bunny". NME (në anglisht). Marrë më 22 korrik 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]