Vërbica e Kmetocit
Vërbicë e Kmetocit
Urbisht i Kmetocit | |
---|---|
Fshat |
Vërbicë e Kmetocit është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Urbisht dhe Urbisht i Kmetocit. Shtrihet rreth 7-8 km në verilindje t Gjilanit.Urbishti i Kmetocit është fshati i fundit i rrypit të Bjeshkëve të Karadakut.Është vendbanim kodrinor. Familjet:Surdulli,Robeli,Dushica,Zuzaku,Maloku,Isufi,Bajraliu,Hashani,Vokshi,Berisha,Salihu,Matoshi,Kçiku,Demi,etj. Mikrotoponimet më karakteristike:Rreze,,Kisha,Te Livadhet,Krye Arave,Terksa,Ledina Madhe,Te Fusha,Te Gurtë,Prroni e Fellë,Lugina,Garavina,Oosja,Te Prrojet,Te Çeshmja,Te Bazeni etj.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në pjesën verilindore të fshatit,në vendin "Rreze" ka shenja të vendbanimit.Është gjetur qeramikë, e cila dëshmon për ekzistimin e vendbanimit.Nga qeramika më së miri është e përfaqësuar ajo e gërryer.Është gjetur një shpat në një varrezë.Në një pirg të ngritur ekzistojnë themelet e kishës së vjetër ilire,ku sipas legjendës, aty ka ari të cilin e ruan gjarpëri. Aty ka lisa të mëdhenjë, që nuk i prek askush. Është vendbanim mjaftë i vjetër. Por, në dokument e shkruara përmendet në kartën e knjez Llazarit të lëshuar në vitin 1381 manastirit të Ravanocës . Si vendbanim me emrin Vrbiç është i regjistruar në defterin e Kazasë së Novobërdës të vitit 1498 dhe kishte 19 kryefamiljarë dhe bashtina. Banohej me popullatë shqiptare vendëse -Shemsiajt dhe Hajdinajt. Pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitin 1877/88, këtu u vendosën familjet muhaxhire Pllana, Bogunovci dhe disa të tjera. Në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893, të vitit 1896 dhe të vitit 1900 është e shënuar me emrin Verbica-I Zir. Në vitin 1929 të gjitha familjet e fshatit sa ishin 17, shpërngulen, 13 nga ato shkojnë në Turqi, ndërsa 4 familje mbesin në Gjilan, në Urbishtë të Zhegovcit, etj. Ndërsa, në tokat e tyre pushteti serb menjëherë i solli 23 familje kolone serbe e malazeze, kryesisht nga Serbia Jugore. Kurse, sipas një dokumenti arkivor, në lokalitetin Verbica-Shillova prej vitit 1928-1935 u kolonizuan 16 familje kolone me 83 anëtarë. Popullata shqiptare filloi prapë të vendoset në vitin 1947. Këtu vendoset Ruhan Hashani prej Lajçiqi. Në vitin 1950 dhe më vonë, këtu u vendosën familjet nga Desivojca (Surdulli), Velegllava (Dushica e Kçiku), Lajçiqi (Robeli), Lisocka (Zuzaku, Demi dhe Maloku), Tërstena (Bajraliu), Kitka (Vokshi), Gmica (Matoshi), Cfirca (Berisha), Dushkaja-Dabisheci (Salihu), Gjyrisheci (Isufi), etj.
Shënimet statistikore Në vitin 1913 ishin të regjistruar vetëm 84 banorë; në vitin 1918 kishte 25 familje shqiptare me 254 banorë; sipas regjistrimit të vitit 1921 - 17 shtëpi me 105 banorë; në vitin 1927 - 19 shtëpi shqiptare e 1 serbe e cila ishte kolonizuar në këtë kohë; në vitin 1945 - 163 shtëpi (18 shqiptarë, 55 serbe, 90 malazeze); në vitin 1948 - 34 shtëpi me 226 banorë; në vitin 1953 - 37 shtëpi me 236 banorë; në vitin 1956 - 37 familje me 261 (117 meshkuj dhe 144 femra); në vitin 1961 - 40 shtëpi me 311 banorë (189 shqiptarë, 65 serbë, 57 malazez); në vitin 1981 - 48 shtëpi me 297 banorë (247 shqiptarë, 27 serbë, 23 malazez); në vitin 1981 - 48 shtëpi me 316 banorë(278 shqiptarë, 17 serbë,21 malazez). Në fillim të vitit 1999 kishte 41 shtëpi shqiptare me 409 banorë dhe 7 shtëpi serbo-malazeze me 25 banorë. Gjatë agresionit ushtarako-policorë në Kosovë, në vitin 1999 në këtë fshat u dogjën 28 shtëpi. Më vonë janë vrarë 2 serbë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bilinica | Bresalca | Bukoviku | Burinca | Capari | Cërnica | Çeliku | Demiraj | Dunavi | Gadishi | Godeni | Gumnishti | Haxhaj | Kishnapola | Kmetoci | Kokaj | Kravarica | Lipovica | Livoçi i Epërm | Livoçi i Poshtëm | Lladova | Llashtica | Lloca | Malisheva | Mireshi | Muçibaba | Nasala | Përlepnica | Pidiqi | Pogragja | Poneshi | Selishti | Sllakoci i Epërm | Sllakoci i Poshtëm | Sllubica | Stançiqi | Stublina | Shillova | Shurdhani | Terizijaj | Uglara | Velekinca | Vërbica e Kmetocit | Vërbica e Zhegocit | Vrapçiqi | Zhegra | Zhegoci
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- ^ Osmani, Jusuf (2004). Vendbanimet e Kosovës. Prishtinë: Shkrola. ISBN 9951-8547-5-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)