Jump to content

Velekinca

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Velekincë)
Velekincë
Idrizaj
Fshat
Faqja zyrtarehttp://www.velekincagjilan.20m.com

Velekincë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Idrizaj.[1] Fshati shtrihet në jug-lindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit.

Velekinca me rrethinë e Gjilanit ka klimë të mesme kontinentale, me vera të nxehta dhe dimra të ftoftë. Afër fshatit Velekincë rrjedh lumi Morava ose ndryshe njihet edhe me emrin Morava e Binçës. Lartësia mbi detare arrin deri në 585 metra.


shekullin XVIII përmendet me emrin Moravë, si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Prishtinës. Lumi Morava emri i vjetër është Angros. Emri Morava rrjedh nga vendbanimi i vjetër që është quajtur Mur an Vadës apo më vonë Vendi i Lekës - Velekinca e sotme. Poashtu fshati përmendet edhe në shkrimet e, babai të historisë, Herodotit në shekullin e V p.e.s.[nevojitet citimi]

450 shtepi me rreth 3500 banorë.

SHF MU "Mulla Idris Gjilani" Velekincë

Aktualisht Velekinca ka një shkollë fillore “Mulla Idriz Gjilani”.

Lumi Morava emri i vjetër është Angros. Emri Morava rrjedh nga vendbanimi i vjetër që është quajtur Mur an Vadës apo më vonë Vendi i Lekës - Velekinca e sotme. Poashtu fshati përmendet edhe në shkrimet e, babai të historisë, Herodotit në shekullin e V p.e.s.[nevojitet citimi]

Në Velekincë pas ndërtimit të thertores së mishit jan gjetur shum gjurmë arkeologjike Ilirie dhe Dardane si Vazo, Veshje Ilire si dhe jan gjetur Varresa Ilire (e që gjurmët e të cilave janë edhe sot aty) e që në to ka pasur edhe pulla të ndryshme, monedha, stoli të ndryshme e të cilat janë vjedhur nga regjimi i Serbisë dhe janë derguar në Beograd, dhe si mbules e ketyre gjetjeve regjimi serb i viteve të 1990 e tutje ka mbjellur mbi këto vende pisha.[nevojitet citimi]

Ne afërsi te fabrikës se mishit banorët e Velekincës shpesh kanë hasur ne temele, por në kohën e okupimit nuk është lejuar te besh gjurmime akriologjike.[nevojitet citimi]

Njerëz të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 94. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]