Grashtica
Grashticë
Gjytet | |
---|---|
Fshat | |
Skeda:Smail Puraj.jpg | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 433 |
Grashticë është një vendbanim në komunën e Prishtinës, Kosovë.
Posedon bukuri të rralla natyrore, e sidomos në stinën e dimrit.
Ndryshe quhet edhe si fshati i mullinjëve. Ka shumë mullinjë me ujë.
Popullsia e këtij fshati kryesisht merren me blegtori dhe bujqësi.
Nga kafshët kryesisht mbajnë lopë dhe dele.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Grashtica është fshat cili shtrihet në lindje të Kosovës, në një largësi 10 km, largësi nga kryeqendra e Kosovës,në magjistralen që të shpie në drejtim të Leskocit dhe pikës kufitare, të quajtur Porta 4-tër. Ajo kufizohet nga fshatrat Makoc, Mramor, Siqevë, Radashec, Keçekollë dhe Koliq dhe në vete i posedon 14.962.561 metra² hapësirë: Magjistralja që kalon nëpër Grashticë pothuaj e ndan në gjysmë këtë fshat kodrinorë-malor. Pjesa më e madhe është pjesë malore dhe përfshin një sipërfaqe prej 9.981.872 metra katror, d.m.th 66.71 % të pjesës së përgjithshme.
Grashticën mund ta ndajmë në disa pjesë bazuar në shtrirjen e banorëve në lagje:
- Grashtica Qendër që përfshin lagjen e Kopranëve, Tahirajve, Kadriajve, Balajve, Shillovëve
- Grashtica e Epërme përfshin lagjen e Dandarosëve, Sherifaj, Ajetaj, Demaj, etj,
- Lagjen e Ugriajve në afërsi të fshatit Mramor dhe Lagjen e Stubllave që gjendet në Stallovë, afër fshatit Keçekollë
- Lagjen Rrustaj Afër lagjës së Ugrijave
- Lagjen e Xhupollëve që gjendet afër Mramorit
Banorët e këtij fshati bartin disa tre mbiemra: Sopjani, Krasniqi dhe Berisha. Mbiemri Krasniqi është më i madhi këtu, derisa mbiemrin Sopjani e bartin vetëm Lagja e Kopranëve dhe Shillovë, kurse mbiemrin Berisha e bartin lagja e Xhupollëve dhe Stubllave. Gjatë luftës në këtë fshat ka vepruar njësiti i UÇK-së.
Përveç rrugës kryesore-magjistrales, asnjë rrugë anësore nuk ka kanalizime, as ujësjellës, telefon, shtruarje trotuarësh.
Trafiku Urban
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trafiku Urban Autobuset numër 15 shkojnë në një pjesë të Grashticës, Keçekollë dhe Koliq. Këta autobus marrin udhetarë. Këtu biletat nuk janë të shtrejtuara nga stafi i autobusit. Mirëpo orari është shumë i rrallë.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet 1989-1990 Grashtica ka pasur rreth 2000 banorë, kurse tani pothuaj është e pabanuar, sepse lufta dhe kushtet ekonomike, e kanë bërë të vehten dhe tani ka 459 banor të përhershëm.
Që nga kohët e mëhershme Grashtica ka qenë cak i okupatorëve të ndryshëm ashtu si dhe të okupatorit serb, ku gjatë kësaj kohe pjesa me e shëndosh, më e re, ashtu edhe familje të tëra, në mënyrë masive kanë lëshuar Grashticën dhe kanë dalë në botën e jashtme sidomos në vitet 1990-ta dhe gjatë dhe pas luftës së vitit 1999.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në këtë fshat gjendet një shkollë fillore nëntë vjeçare ”Teuta” dhe një objekt fetar, një xhami, kurse objekte tjera nuk ka, sepse çdo herë kjo pjesë ka qenë më e harruar nga të gjithë, si institucionet shtetërore, si ato komunale dhe ato më të larta.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ballabani | Bardhosh | Barileva | Besia | Bërnica e Epërme | Bërnica e Poshtme | Busia | Çagllavica | Dabisheci | Dragoci | Drenoci | Gllogovica | Grashtica | Hajkobilla | Hajvalia | Keçekolla | Koliqi | Kolovica | Kukaj | Lebana | Llukari | Makoci | Mareci | Matiçani | Mramori | Nisheci | Prapashtica | Prugoci | Radasheci | Rimanishti | Shkabaj | Sinidoli | Siqeva | Slivova | Sofalia | Sharbani | Shashkoci | Tenezhdolli | Truda | Vranidolli | Zllashi | Zllatari
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |