Migjen Basha
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Migjen Xhevat Basha | ||
Datëlindja | 5 janar 1987 (37 vjeç) | ||
Vendlindja | Lausanne, Zvicër | ||
Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Aris Selaniku | ||
Numri | 4 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
–2004 | Team Vaud | ||
2004 | Lausanne | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2004–2005 | Lausanne | 36 | (4) |
2006–2007 | Lucchese | 13 | (0) |
2007 | Viareggio | 15 | (1) |
2008–2009 | Rimini | 52 | (3) |
2009–2010 | Frosinone | 38 | (3) |
2010–2012 | Atalanta | 23 | (0) |
2011–2012 | → Torino (huazim) | 36 | (2) |
2012– | Torino | 51 | (2) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2004–2005 | Zvicra U–17 | 1 | (0) |
2006–2007 | Zvicra U–19 | 13 | (1) |
2007–2008 | Zvicra U–21 | 1 | (0) |
2013– | Shqipëria | 9 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 maj 2015 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 13 qershor2015 |
Migjen Xhevat Basha (lindur më 5 janar 1987) është një futbollistë shqiptar i cili luan me klubin grek të Aris Selaniku dhe me kombëtaren shqiptare si mesfushor.
Migjeni është vëllai më i madhë i Vullnetit, i cili është gjithashtu futbollist dhe luan si mesfushor me klubin polonoz të Wisla Krakovia dhe gjithashtu ka luajtur edhe një ndeshje me kombëtaren shqiptare.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Basha ka lindur në Lausanne nga prindër kosovaro-shqiptar të cilët ishin nga Theranda.[1] Ai shkoi në Theranda për herë të parë në fëmijërinë e hershme për të mësuar gjuhën shqipe duke shkuar në shkollë ku qëndroi për dis avite para se të rikthehej te Lausanne para fillimit të Luftës së Kosovës. Gjatë luftës, Theranda u dogj dhe xhaxhai i tij u vra.[1] Këto ngjarje lënë një shenjë të thellë në jetën e tij.[1]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lausanne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Basha filloi karrierën e tij të hershme te klubi amator Team Vaud dhe në vitin 2004 kaloi te Lausanne. Në vitin e tij të parë te Lausanne, Basha hyri në skuadrën e parë. Ai bëri debutimin e tij si profesionist në moshën 18 vjeçare, saktësisht më 16 korrik 2005 në ndeshjen e sezonit 2005–06 kundër Winterthur, e cila u mbyll me fitoren 5–4, me Bashën që u paraqit si zëvëndësues në vend të Patrick Isabellës. Ai shënoi golin e parë në paraqitjen e tij të tretë dy javë më vonë, më 30 korrik 2005, në fitoren 4–1 kundër Luzernit ku Basha u paraqit sërisht si zëvëndësues në vend të Isabellës në minutën e 68të, duke e shënuar golin e rezultatin momental 3–1 20të minuta më vonë.
Lucchese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Basha kaloi në Itali në pjesën e dytë të sezonit 2005–06 te A.S. Lucchese-Libertas në Serie C1. Ai luajti vetëm pjesë ndeshje deri në fund të sezonit. Gjatë sezonit të ardhshëm ai u paraqit në tetë ndeshje.
Viareggio
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2007, Basha kaloi te Viareggio në Serie C2. Ai zhvlloi gjithsej 15 ndeshje dhe shënoi një gol, i cili ishte i vetmi për të duke e shënuar në pjesën e parë të sezonit 2007–08.
Rimini
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në pjesën e dytë të sezonit 2007–08 ai kaloi te Rimini. Basha luajti 12 ndeshje gjatë pjesës së mbetur të sezonit, duke debutuar më 2 shkurt 2008 në fitoren 0–1 jashtë fushe kundër Barit, duke hyrë si zëvëndësues në minutë e 77të.
Ai e filloi sezonin 2008–09 më 17 gusht 2008 me një gol kundër Ravennas në Coppa Italia. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3–3 kurse në gjuajtjet e penalltive Basha e humbi penalltinë e tij me Riminin që u eleminua me rezultatin 5–7. Ai gjithashtu debutoi me gol në Serie B, duke shënuar golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1–1 kundër Parmës.[2] Ai arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë në muajin shkurt, në barazimin 2–2 kundër Trevisos,[3] dhe në fitoren 2–1 kundër Anconas më 28 shkurt.[4] Ai e mbylli sezonin 2008–09 me 38 paraqitje dhe 3 gola, duke luajtur gjithashtu në përballjen vajtje-ardhshje kundër Ancorës, me ndeshjen e parë që u mbyll në barazim 1–1,[5] kurse ndeshja e dytë u mbyll me humbjen 1–0, duke i shkaktuar Riminit rënjen nga liga.[6]
Frosinone
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas rënjes së Riminit, Basha qëndroi në Serie B duke u transferuar te Frosinone Calcio. Ai debutoi me klubin më 21 gusht 2009 kundër Salernitanës, ku ai shënoi një gol duke kontribuar në fitoren 1–2.[7] Basha zhvilloi 38 paraqitje duke shënuar edhe tre herë. Ai gjithashtu ndihmoi skuadrën të arrinte në randin e katërt të Coppa Italia duke shënuar edhe kundër Vareses.
Atalanta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qershor 2010, Atalanta, e cila sapo kishte rënë nga Serie A, fitoi shërbimet e tij nga Frosinone.[8] Basha debutoi me Atalantën më 21 gusht 2010 kundër Vicenzës duke luajtur 90 minuta, me ndeshjen që u mbyll me fitoren 2–0.[9] Ai e mbylli sezonin 2010–11 me 23 ndeshje në të gjitha kompedicionet, ku vetëm 7 prej tyre i luajti si titullar.
Torino
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për sezonin 2011–12, Basha u transferua në formën e huazimit te klubi tjetër i Serie B, Torino.[10]
Sezoni 2011–12
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai debutoi me klubin më 27 gusht 2011 kundër Ascolit në fitoren 1–2.[11] Basha shënoi golin e parë me Granadat më 10 dhjetor 2011 kundër Pescarës, duke shënuar golin e parë në fitoren 4–2.[12] Basha zhvilloi gjithsej 36 paraqitje me Torinon, duke shënuar dy gola në Serie B. Torino siguroi vendin e dytë, duke siguruar ngjitjen në Serie A. Në korrik 2012, Torino e ktheu huazimin e tij në një blerje përfundimtare.
Sezoni 2012–13
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Basha bëri debutimin e tij në Serie A më 26 gusht 2012 në barazim pa gola kundër Sienës duke hyrë në fushën e lojës në minutën e 76të në vend të Giuseppe Vives.[13] Ai shënoi golin e parë në elitën e futbollit italian më 28 tetor 2012 në ndeshjen kundër Parmës, e cila u mbyll me humbjen 1–3.[14] Ai e mbylli sezonin 2012–13 me 21 paraqitje dhe 1 gol.
Sezoni 2013–14
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Basha filloi sezonin 2013–14 kundër Sassuolos më 25 gusht 2013, e cila u mbyll me fitoren 2–0, me Bashën që assistoi golin e dytë të Alessio Cercit në minutën e 63të.[15] Sezoni i tij u u mbyll pesë javë kohe pas një dëmtimi të pësuar në këmbënm e tij të majtë më 13 prill 2014 gjatë ndeshjes kundër Genoas në minutën e 57të, që solli një ndërhyrje kirurgjikale.[16] Ai e mbylli sezonin me 24 paraqitje në ligë me Torinon që e mbylli sezonin në vendin e shtatë me 57 pikë, një pikë më pak se Parma e cila ishte skuadra që siguroi vendin e fundit për në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm,[17] një vend të cilin Torino e humbi vetëm në javën e fundit pas barazimit 2–2 kundër Fiorentinës ku Alessio Cerci humbi një penallti vendimtare në minutën e tretë të kohës shtesë,[18] kurse Parma fitoi 2–0 kundër Livornos.[19] Por kjo nuk ishte mbyllur këtu, pasi më 29 maj 2014 Basha dhe Torino do të merrin një lajm të mirë, pasi Torino do të merrte vendin e Parmës në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm, pasi kjo e fundit u përjashtua nga UEFA pasi nuk kishte garantuar liçensën e UEFA-s, gjë që detyroi Parmën ta çonte çëshjen në gjykatën e lartë sportive. Parma e humbi këtë gjygj duke u gjykuar se kishin mbajtur një shifër nën 300.000 € në tatimin mbi të ardhurat.[20]
Gjatë merkatos verore, qarkullonin zëra se Basha do të largohej nga Torino për shkak të rrezikut të humbjes së vendit në formacionin titullar, pasi Torino kërkonte mesfushorin e Milanit, Antonio Nocerino.[21]
Sezoni 2014–15
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 6 janar 2015, Basha u rikthye te Torino në ndeshjen kundër Chievo Veronës pas një dëmtimi të rëndë nëntë mujor.[22] Pas një periudhë të gjatë jashtë fushave, Basha ishte rikuperuar, por pranoi se ai nuk ishte ende në formën më të mirë për të luajtur.[23][24] Ai u rikthye sërisht në skuadrën e parë më 22 shkurt 2015 për ndeshjen kundër Fiorentinës, por ishte një zëvëndësim i papërdorur gjatë gjithë ndeshjes.[25] Më 1 mars, ai u rikthye në fushat e lojës duke luajtur në kohën shtesë të ndeshjes kundër Napolit, e fituar 1–0 Torino,[26] dhe luajti ndeshjen e parë si titullar më 16 mars kundër Lazios, duke qënë kapiten i skuadrës për herë të parë.[27]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zvicra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Basha ka përfaqsuar Zvicrën me skuadrat e të rinjëve duke luajtur me kombëtaret U–17, U–19 dhe U–21. Më 14 tetor 2008, ai debutoi me kombëtaren U–21 në ndeshjen kundër Spanjës për kualifikueset e Kampionatit Europian 2009.
Shqipëria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pavarësisht se kishte luajtur me të rinjtë e Zvicrës, Basha deklaroi se ai dëshironte të luante me Shqipërinë.[28] Në korrik 2010, ai aplikoi për pasaportë shqiptare me qëllimin për të luajtur me Kuq e Zinjtë,[29] por Federata Zvicerane e Futbollit nuk ishte dakort që Basha të luante me një kombëtare tjetër. Pasi Basha deklaroi publikisht se ai nuk do të luante kurrë me Zvicrën, por vetëm me Shqipërinë,[30] ai filloi proçedurat për amrrjen e pasaportës shqiptare më 30 korrik 2012, gjë që do ta lejonte të luante me Shqipërinë.[31] Më 21 gusht 2012, u raportua se Basha kishte marrë shtetësinë shqiptare, por FIFA nuk e lejoi ende të luante me kombëtaren.[32] FIFA njëherë kishte përjashtuar ndryshimin e kombësisë nga jashtë vendit të tij të lindjes (ose vendi i lindjes së prindërve dhe gjyshërve), megjithatë kishte hapur derën për irlandezt nga Irlanda e Veriut për të përfaqësuar Republikën e Irlandës, të cilat mund të aplikonin.
Basha u thirr për herë të parë në kombëtare më 15 mars 2013 për ndeshjen kundër Norvegjisë.[33] Vetëm katër ditë më vonë, Basha dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) morën e lejen nga FIFA që ai të luante me Shqipërinë.[34] Ai debutoi me kombëtaren më 22 mars në fitoren 0–1 kundër Norvegjisë në Oslo, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2014.[35][36] Basha shënoi golin e parë me kombëtaren më 26 mars 2013 në fitoren 4–1 në Qemal Stafa kundër Lituanisë.[37] Mjaftuan vetëm dy ndeshje të luajtura me kombëtaren që Basha të cilësohej nga mediat shqiptare si pasuesi i Altin Lalës, për shkak të aftësivë dhe pozicionit.[38] Goli i tij i dytë me kombëtaren erdhi një vit më vonë në ndeshjen e parë të vitit më 5 mars kundër Maltës, duke shënuar golin e parë të ndeshjes me kokë në minutën e 26të me Shqipërinë që fitoi 2–0.[39]
Saktësisht një viti pas golit të tij të dytë dhe majde thirrjes së tij të fundit, pas rikthimit të tij te Torino dhe formës së tij impresionuese në ndeshjen e parë si titullar kundër Lazios ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, Basha u rikthye në kombëtare duke marrë një thirrje nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen e katëërt kualifikuese të Euro 2016 kundër Armenisë më 29 mars 2015. Më 18 mars, trajneri kishte publikuar një paralistë me 17 lojtarë dhe më pas Basha u bë lojtari i 18të.
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e ndeshjeve dhe golave me kombëtaren shqiptare.
# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | 26 Mars 2013 | Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri | Lituania | 3–0 | 4–1 | Ndeshje Miqësore |
2 | 5 Mars 2014 | Stadiumi Niko Dovana, Durrës, Shqipëri | Malta | 1–0 | 2–0 | Ndeshje Miqësore |
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 25 qershor 2015[40][41][42]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Lausanne | 2004–05 | 22 | 3 | 0 | 0 | – | – | – | – | 22 | 3 |
2005–06 | 14 | 1 | 0 | 0 | – | – | – | – | 14 | 1 | |
Total | 36 | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 36 | 4 | |
Lucchese | 2005–06 | 5 | 0 | 0 | 0 | – | – | – | – | 5 | 0 |
2006–07 | 8 | 0 | 0 | 0 | – | – | – | – | 8 | 0 | |
Total | 13 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 13 | 0 | |
Viareggio | 2007–08 | 15 | 1 | 0 | 0 | – | – | – | – | 15 | 1 |
Rimini | 2007–08 | 12 | 0 | 0 | 0 | – | – | – | – | 12 | 0 |
2008–09 | 40 | 3 | 0 | 0 | – | – | – | – | 40 | 3 | |
Total | 52 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 52 | 3 | |
Frosinone | 2009–10 | 38 | 3 | 3 | 1 | – | – | – | – | 41 | 4 |
Atalanta | 2010–11 | 23 | 0 | 2 | 0 | – | – | – | – | 25 | 0 |
Torino | 2011–12 | 36 | 2 | 1 | 0 | – | – | – | – | 37 | 2 |
2012–13 | 21 | 1 | 0 | 0 | – | – | – | – | 21 | 1 | |
2013–14 | 24 | 0 | 1 | 0 | – | – | – | – | 25 | 0 | |
2014–15 | 6 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | – | – | 6 | 1 | |
Total | 87 | 4 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 89 | 4 | |
Karriera në total | 264 | 15 | 7 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 271 | 15 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 25 qershor 2015[42][43]
Kombëtarja shqiptare | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2013 | 7 | 1 |
2014 | 1 | 1 |
2015 | 1 | 0 |
Total | 9 | 1 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Atalanta
- Torino
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c L'Eco di Bergamo (3 gusht 2010). "Basha tells about himself". L'Eco di Bergamo. Marrë më 16 gusht 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Parma 1–1 Rimini". Soccerway. 29 gusht 2008. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rimini 2–2 Treviso". Soccerway. 7 shkurt 2009. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rimini 2–1 Ancora". Soccerway. 28 shkurt 2009. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ancora 1–1 Rimini". Soccerway. 6 qershor 2009. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rimini 0–1 Ancora". Soccerway. 13 qershor 2009. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Salernitana 1–2 Frosinone". Soccerway. 21 gusht 2009. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "MERCATO, BASHA ALL'ALATALANTA E TROIANIELLO AL SIENA". Frosinone Calcio. 25 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 25 qershor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Atalanta 2–0 Vicenza". Soccerway. 21 gusht 2010. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Migjen Basha huazohet te Torino". Sportnet express. 14 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2012. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ascoli 1–2 Torino". Soccerway. 27 gusht 2011. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Torino 4–2 Pescara". Soccerway. 10 dhjetor 2011. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Siena 0–0 Torino". Soccerway. 26 gusht 2012. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Torino 1–3 Parma". Soccerway. 28 tetor 2012. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Torino 2–0 Sassuolo". Soccerway. 25 gusht 2013. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shqiperia pa Bashën në miqësore". aSport.info. 13 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2014. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Summary - Serie A - Italy - Results, fixtures, tables and news - Soccerway
- ^ "Fiorentina 2–2 Torino". Soccerway. 18 maj 2014. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Parma 2–0 Torino". Soccerway. 18 maj 2014. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Torino take Parma's Europa League place" [Torino merr vendin e Parmës në Ligën e Europës]. Goal.com. 29 maj 2014. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Migjen Basha, "sirena" zvicerane". Panorama Sport. 30 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2014. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Rilindja" pas 9 muajsh, Basha merr dhuratën më të bukur për ditëlindje!". Sport Ekspres. 6 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2014. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Basha grumbullohet për ndeshjen kundër Kievos". Sport Ekspres. 6 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2015. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Torino 0–0 Chievo". Soccerway. 6 janar 2015. Marrë më 24 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fiorentina 1–1 Torino". Soccerway. 22 shkurt 2015. Marrë më 25 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ""Mendova lamtumirën, dua të rikthehem kuqezi"". Panorama Sport. 11 mars 2015. Marrë më 25 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] - ^ "Pas 11 muajsh, Basha rikthehet titullar dhe madje si kapiten". Rajoni Press. 16 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 25 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kuzhe kërkon talentin kosovar Migjen Basha në Kombëtare". Gazeta Start. 5 maj 2010. Marrë më 20 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Migjen Basha, "pasaporta" në tryezën e Topit". Sporti Shqiptar. 15 korrik 2010. Marrë më 20 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] - ^ Dardanoz Zhilivoda (19 janar 2011). "Ne Fokus / Zvicra antishqiptare, vendi krimit dhe korrupsionit". Albaniasoccer. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2012. Marrë më 25 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rosso, Stefano (30 korrik 2012). "Basha verso De Biasi: Toro news: Attivate le pratiche per ottenere passaporto albanese". Toro news. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2016. Marrë më 25 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "FIFA mban "peng" Bashën". Panorama Sport. 21 gusht 2012. Marrë më 25 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Karaj, Leonard (15 mars 2013). "Basha: Të hënën vishem kuq e zi". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2013. Marrë më 25 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sport, A (19 mars 2013). "FIFA: Basha mund të luaj me Shqipërinë". ASport. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2014. Marrë më 25 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shqipëria mposht 1-0 Norvegjinë". Res Publica. 22 mars 2015. Marrë më 25 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shqipëria mposht me meritë Norvegjinë". Kosovain.eu. 22 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 25 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shqipëria fitoi miqësoren me Lituaninë, 4–1". Gazeta Panorama. 26 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2013. Marrë më 28 dhjetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "De Biazi: Paradoks, tashmë nuk mjafton as vendi i tretë…". Panorama Sport. 26 mars 2015. Marrë më 25 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] - ^ "Futboll: Shqipëria mposht Maltën dhe Austrinë". Malesia.org. 6 mars 2014. Marrë më 25 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Albania - M. Basha - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 17 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Migjen Basha (Torino)". FlashScore.com. Marrë më 17 qershor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Migjen Basha te National-Football-Teams.com
- ^ Migjen Basha - national football team player EU-Football.info
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Migjen "Xhevat" Basha te Gazzetta.it Stampa:It
- Migjen Basha te TuttoCalciatori.Net Stampa:It
- Migjen "Xhevat" Basha te Football.it Stampa:It
- Profili te Soccerway
- Migjen Basha te National-Football-Teams.com
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Lindje 1987
- Futbollistë zviceranë
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në FC Lausanne-Sport
- Futbollistë në A.S. Lucchese-Libertas
- Futbollistë në Rimini Calcio
- Futbollistë në Frosinone Calcio
- Futbollistë në Atalanta B.C.
- Futbollistë në Torino F.C.
- Futbollistë në Serie C1
- Futbollistë në Serie C2
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Serie A
- Njerëz që jetojnë