Përdoruesi diskutim:Aeternus/Arkivi 2

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Aeternus/Arkivi 2. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Arkivi 2

1 Shkurt 2009 - 6 Dhjetor 2015


Ciceroni[Redakto nëpërmjet kodit]

Jam dakord që faqja Mark Tul Ciceroni të figurojë me titullin Ciceroni sepse ky term është më i përdorshëm--Armend 1 Shkurt 2009 17:26 (CET)

Ok. --Λeternus 1 Shkurt 2009 17:27 (CET)

Te lista e matematikanëve për përkatësinë etnike të tyre p.sh në vend të gjermanë duhet të qëndrojë gjerman sepse gjermanë është shumës i pashquar prandaj gjithandej ku figuron ë në fund duhet të fshihet.--Armend 7 Shkurt 2009 20:49 (CET)

Ok përmirësoje. Unë nuk e kam krijuar atë listë, mirëpo vetëm e vura llinkun e saj në artikullin e matematikës... --Λeternus 7 Shkurt 2009 23:42 (CET)

Gjuha e projektit[Redakto nëpërmjet kodit]

Gjuha e këtj projekti është gjuha shqipe. Si antarë i projektit kam të drejtë të kuptojë atë çka bisedohet rreth e mbi projektin. Antarët Barbar d.m.th që nuk kuptojnë gjuhën shqipe nëse kanë diçka për të thënë atëherë le të kërkojnë ndonjë nga ambasadorët që thënjet e tyre të ju përkthejnë. Zaten për këtë është ambasada. Për këtë ndryshimet e bëra të cilat ti i ke [kthyer nuk kanë kuptim.--Hipi Zhdripi 11 Shkurt 2009 22:28 (CET)

Ups!! Po të shkruaj unë diçka në gjuhen shqipe tek projektet në gjuhë të tjera do të vepronin në të njëjten mënyrë. As ata nuk i tolerojnë barbarizmat, e sidomos në kuvendet e tyre. Ky projekt është në gjuhen shqipe edhe nëse janë administrator tjetër ku këtu janë anëtarë barbar. --Hipi Zhdripi 11 Shkurt 2009 22:32 (CET)

Ka filluar seriozisht të më shqetësojë sjellja jote si administrator. --Λeternus 12 Shkurt 2009 23:34 (CET)

Unë nuk di për ndjenjat tuja. Jam, duke folur për të drejtat e anëtarëve. Secili anëtar i sq.wikipedias ka të drejtë të kuptojë se çka po flitet në projekt dhe atë në gjuhen shqipe. --Hipi Zhdripi 13 Shkurt 2009 04:41 (CET)

Une mendoj se Hipi duhet Zhdripur nervat pak dhe te leje qe lumi te rrjedhe tani. Kurse sa i perket vleresimit te Aeternus, eshte paksa i gabuar. Hipi Zhdripi ndoshta nuk ka reaguar qetesisht si redaktues, por aspak nuk ka reaguar si administratore dmth nuk ka perdorur privilegjin per qellime te veta. Keto dy elemente duhet dalluar. Puntori 13 Shkurt 2009 09:39 (CET)

Figura me licenc te gabuar[Redakto nëpërmjet kodit]

Skeda:NealSchon.jpg u gris sepse nuk është e lirë për përdorim të përgjithshëm dhe nuk është përdorur në përputhje me rregullat e Wikimedia Foundation. Mund të zëvendësohet me një imazh të lira / non-free and not used conformant to the Foundation Licensing Policy. --  eagleal  17 Mars 2009 22:26 (CET)

Skeda:DerekSherinian.jpg u gris sepse nuk është e lirë për përdorim të përgjithshëm dhe nuk është përdorur në përputhje me rregullat e Wikimedia Foundation. Mund të zëvendësohet me një imazh të lira / non-free and not used conformant to the Foundation Licensing Policy. --  eagleal  29 Mars 2009 01:23 (CET)

Problem me hymjen[Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko Përdoruesi diskutim:Dan#Ndihmë, ndoshta mund të ndihmoshë Armendin.--Hipi Zhdripi 28 Mars 2009 20:19 (CET)

Thabit Ibn Kurrah po të mundesh zhvendose në emrin Thābit ibn Qurra--Armend 25 Prill 2009 00:29 (CEST)

U bë. --Λeternus 25 Prill 2009 00:50 (CEST)

Translation request[Redakto nëpërmjet kodit]

Greetings!Could I ask you to translate this article into Shqip?You may shorten it as possible to contain only the basic informations. If you want me to translate any article into Chinese,contact me without hesistation. Thank you very much!--冰热海风 11 Maj 2009 11:48 (CEST)

Deletion of Kosovo-related articles on English Wikipedia[Redakto nëpërmjet kodit]

Hi! I'm here to inform you. There are some deletion nominations on Kosovo-related articles. Maybe you want to vote for saving them from deletion. Check these links if you want. Thanks! [1][2][3][4] --Turkish Flame 23 Maj 2009 17:38 (CEST)

perkth.[Redakto nëpërmjet kodit]

a mundesh me perkthy ne shqip? flm --NY 28 Maj 2009 22:03 (CEST)

In the flower, in the sun
it's Amanda I see
Around the Earth, around the pole
she beams, she smiles
In the spirit of the roses
in the breath of the spring wind
in the must of the grapes
I sense Amanda

Në lule, në diell
është Amanda un shoh (kuptoj)
Përreth Botës, përreth polit
ajo rrezon, ajo buzëqesh
Në shpirtin e trëndafilave
në frymën e erës së pranverës
në lëngun e rrushit
Un ndjej Amandën

--Λeternus 28 Maj 2009 23:27 (CEST)

Getoar TX[Redakto nëpërmjet kodit]

Tungjatjeta! Mirë e ke për llogarinë e vjetër, por e hapa këtë të renë meqë nuk mund të kyçesha në Wikipedinë frënge. Kur e çela llogarinë e re, automatikisht u aktivizuan llogari me të njëjtin emër në të gjitha gjuhët. Më parë, duhej t'i hapje një nga një.

Ti si po kalon? Si i ke punët?

Unë, siç po e sheh, po mundohem krahas obligimeve të përditshme ta rishkruaj faqen për Shtetet e Bashkuara.--Getoar TX 4 Qershor 2009 00:06 (CEST)

Wow, nuk e pasna ditur për këtë mundësi të re që e ka krijuar wikipedia. Unë kohët e fundit nuk kam qenë aktiv këtu edhe pse vazhdoj të shkruaj artikuj. Disa herë i vëzhgova "ndryshimet e fundit" që janë bërë në wiki dhe llogaria yte e re më ra në sy, por nuk isha i sigurtë se a është metëvërtetë e jotja. Kalo mirë. --Λeternus 4 Qershor 2009 00:12 (CEST)

Po, e imja është, Aeternus. Veçse edhe unë i zënë me obligime të shumta, me studime e aktivitete tjera e pata lënë Wikipedinë anash. Tash thashë t'i përvishem punës e t'i përsos të paktën disa artikuj. E kam propozuar për artikull të mirë "Mongolinë". Shiko a ia vlen apo mendon se duhet të zgjerohet akoma. Të paktën i përfshin në pika të shkurtra të gjitha ato që duhen për ta përshkruar një shtet.--Getoar TX 6 Qershor 2009 01:01 (CEST)

Sapo e lexova dhe mendoj se ia vlenë, mirëpo votimin nuk e ke hapur ende. Hape votimim dhe e ke votën time. --Λeternus 6 Qershor 2009 12:30 (CEST)

Aeternus! Të lutem, hidhi një sy redaktimeve që i kam bërë në artikullin për Kosovën, si dhe bashkëngjitu në diskutimin që kam nisur këtu: Diskutim:Kosova#Ripunimi_i_artikullit.--Getoar TX 30 Qershor 2009 01:49 (CEST)

Aeternus! E kam vënë re se kutitë e informacionit në Wikipedinë shqipe janë shumë të vjetëruara dhe të papërshtatshme për punë. Çka na e pamundëson neve prej ripunimit të shablloneve për kuti informacione (shtete, burrështetas, etj.) sikur në Wikipedinë anglisht? A ka mundësi të bëhet kjo?--Getoar TX 6 Korrik 2009 22:15 (CEST)
Po, edhe unë e kam vënë re këtë. Stampat që mua më kanë nevojitur i ka punuar Ko.S.ystem.OV@, besoj se do t'i punojë edhe stampat që i kërkon ti. Përshëndetje. --Λeternus 6 Korrik 2009 23:30 (CEST)

Flm, Aeternus. Jam duke punuar në artikullin për Kosovën. Hidhi një sy po pate kohë!--Getoar TX 12 Korrik 2009 01:25 (CEST)

Flm, Aeternus. Shpresoj se se shpejti do ta kompletojme dhe do ta shpallin artikull te persosur. Po ta kisha per emer timin, do te shpenzoja energji ne rrafshe tjera. Por e kam per te gjithe ata perdorues te internetin qe kur e shkruajne emrin "Kosova" ne google iu del artikulli i Wikipedise perpara--sidomos per nxenesit e shkollave fillore dhe te rinjte qe preferojne te lexojne shqip e jo anglisht.--Getoar TX 13 Korrik 2009 22:45 (CEST)

Invite to work on the SFK09[Redakto nëpërmjet kodit]

Hello We are working on creating a workgroup for wikimedia kosovo http://sfk2009.ning.com/group/wikimediakosova and have an event on august 29/30 in Prishtina. We would like to invite you to come. http://www.kosovasoftwarefreedom.org/index.php/sfk09/call-for-papers.html

Thanks,

mike Mdupont 10 Korrik 2009 13:22 (CEST)

Pershendetje[Redakto nëpërmjet kodit]

Jam ai pretendenti per administrator.

I kam lexua kushtet, por doja te te thoja qe kjo eshte llogaria ime e trete, pasi me te tjerat kam kontribuar, por me kane bllokuar ne wikipeida italiasht per shkak se mbrojta te drejtat e kosovareve dhe shkruajta dicka per milloshevicin qe nuk i pelqeu italianeve. Kurse ne wikipedia english me kane perjashtuar dy here, sepse korrigjoja vazhdimisht nje gabim qe kishin bere ato ne lidhje me shqiperine. Si per dorues te zgjuar, kembengulnin se kishin te drejte per dicka qe nuk e kishin as idene se per çfare bente fjale artikulli.

Keshtu qe kam eksperience me wikipedia, edhe pse llogaria ime e re ka pak qe eshte hapur. Kam gati 2 vjet qe perdor wikipedian.

--Fiordy 7 Shtator 2009 18:14 (CEST)

Fatkeqësisht, kontributet në Wikipediat e gjuhëve të tjera nuk llogariten këtu. Edhe unë kam pasur eksperiencë të ngjajshme si ti; por për tu bërë administrator, kam pasur nevojë të bëj 1000 redaktime në Wikipedian shqipe. --Λeternus 7 Shtator 2009 18:45 (CEST)

Pershendetje, serish kam probleme me infobox, kam modelin qe me keni dhene ju, copy+paste me ndryshimet perkatese, po nuk me del si duhet. A mund t'i hidhni nje sy, ju lutem? http://sq.wikipedia.org/wiki/Kopshtari_i_Paepsh%C3%ABm Ju faleminderit --Opjeshke 24 Tetor 2009 23:18 (CEST)

Unë ta kam dhënë modelin për muzikantë. Me sa e di unë, template për libra në Wikipedian shqip nuk ekziston. --Λeternus 25 Tetor 2009 17:38 (CET)

Administrator[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje. Dua të të pyes se si mund të aplikojë për Administrator. Kam 900 faqje të redaktuara dhe unë gati redaktoj 50 faqe në ditë. E Rrespektojë gjuhën dhe jam vet letrarë. Gjithsesi unë e di se duhet të kem 1000 faqje por pasi ti bëj si mund të alpikoj?

Mendon si mund të aplikosh për administruese? Sipas biografisë tënde, dyshoj se je letrare (mirëpo nëse ja ke arritur të bëhesh në moshën 10 vjeçare atëherë përgëzime). Sidoqoftë, deri në këtë moment ke bërë vetëm 759 redaktime e jo 900, dhe sipas kontribimeve që ke bërë, mendoj se nuk e njeh Wikipedian mjaftueshëm. Me fjalë të tjera, duhet të kalosh më shumë kohë duke lexuar dhe kuptuar çka është Wikipedia. Përndyshe, veten mund ta propozosh për administruese këtu, mirëpo unë vetë do të votoj kundër, dhe jam jashtëzakonisht skeptik për mbështetjen e të tjerëve. Por, në qoftë se mundohesh të bësh atë që ta propozova më herët, atëherë mesiguri se do ta ndryshoj mendimin. Tung, dhe mos harro në të ardhmen ta lësh nënshkrimin pas komentit tënd. --Λeternus 23 Dhjetor 2009 12:22 (CET)

Rreth votimit[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje! Faleminderit për mbështetjen në artikullin Final Fantasy VIII. Ia kalofsh mirë! --Lagoon 14 Janar 2010 20:28 (CET)

Dhimitër Mendelejev[Redakto nëpërmjet kodit]

Aeternus mud të shikosh pak këtë që kam gjetur. Për kimistin e njohur rus ka 2 wiki të hapur ju si administrar mund të hiqni atë të parën sepse informacioni është më i cunguar dhe shumë njerëz mund të ngatërroheshin për këtë gjë. Nuk dueht të ketë 2 wiki me emër Dhimitër Mendelejev bëhet fjalë për të njëjtin person.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Dimit%C3%ABr_Mendelejev http://sq.wikipedia.org/wiki/Dmitri_Mendelejev

Miqësisht IH

U bë. Sidoqoftë, privilegjet e administruesit nuk nevojiten për ta ridrejtuar një faqe në tjetrën (as unë nuk jam administrues më). Kalo mirë --Λeternus 18 Shkurt 2010 19:57 (CET)

Vandalizëm[Redakto nëpërmjet kodit]

Ju duhet te justifikim Shqipe tim (unë isha edukuar keq në Jugosllavi e Titos). Obama ka lindur në Kenia, Kam lexuar se në një faqe interneti.--MyDelirium 6 Mars 2010 03:18 (CET)

Interneti ka gjithçka, dhe gjysma e informacioneve në internet janë gënjeshtra. --Λeternus 6 Mars 2010 13:06 (CET)
(Përsëri ju lutem mi falni shqiptar të dobët, unë e di unë shkruaj keq) Ai ndoshta ka lindur në Kenia (Unë besoj se këto faqet e internetit, por unë nuk do të shtojë informacion të nenit jo më shumë). Megjithatë, unë besoj plotësisht amerikanët mund të zgjedhë këtë njeri. Kam vizituar Amerikën dy vjet më parë (me vajzën time) dhe unë pashë vetëm gjërat e neveritshme që ishin tepër të tmerrshme për të shkruar rreth. Për shembull, unë pashë (në qytetin e Miami) burra i zi (Zezak) ishin puthur dhe vallëzimi me gra të bardhë. Unë udhëtoi në veri Gjeorgji, Shtetet e Bashkuara Carolina, dhe unë më në fund përfundoi në një shtet të quajtur Virxhinia Perëndimore. Ajo ishte aq e tmerrshme: ka qenë njerëz pa dhëmbë, ata ishin me erë të keq, dhe injorant. Unë urrej amerikanët, ata janë po aq të keqe sa serbët.--MyDelirium 7 Mars 2010 14:01 (CET)
Nuk e di pse ndien kaq neveri të madhe për zezakët mirëpo kjo nuk është puna ime. Secili nga ne kemi bindje personale, e di. Mirëpo ato duhet të mbesin anash kur e editojmë Wikipedian. Esenca e Wikipedias është neutraliteti. Në qoftë se ke ende për të shtuar, mund të shkruash në anglisht (në qoftë se të vjen më lehtë). --Λeternus 7 Mars 2010 21:06 (CET)

Hajde te projekti anglisht[Redakto nëpërmjet kodit]

Mire je? Faleminderit per mikepritjen.

Si e ke nofken ne Wikipedian anglisht? Pashe qe ke shume kontribute ketu, a di te shkruash anglisht? Mund te vish e te na ndihmosh pak? Une jam kontribuesi shqiptar me me shume redaktime atje, shih pak faqen time ketu Faleminderit edhe nje here per mikpritjen! --Sulmues 27 Mars 2010 04:31 (CET)

user:Aeternus. --Λeternus 27 Mars 2010 22:13 (CET)

Pfff.[Redakto nëpërmjet kodit]

A je ne terezi ti? Kthimi i redaktimit tend nuk ka lidhje fare me pafajesine time, mos u bej injorant por logjiko mire dhe mos i vendos faktet si te kete qejfi ty.--Elio96 23 Qershor 2010 14:13 (CEST)

Bllokimi[Redakto nëpërmjet kodit]

E bllokova Elio 96 në fillim për dy javë sepse e teproi, automatikisht pas kësaj u vërejt se ai mbante edhe një llogari shtesë.--Armend 23 Qershor 2010 22:59 (CEST)

Cilën llogari shtesë? --Λeternus 23 Qershor 2010 23:08 (CEST)

Shiko [5]--Armend 23 Qershor 2010 23:17 (CEST)

Si duket kjo ka lidhje edhe me llogarinë Aeternusus, llogaria që vandalizoi sot artikujt e mi. Faleminderit për njoftim. --Λeternus 23 Qershor 2010 23:21 (CEST)

Haha[Redakto nëpërmjet kodit]

Këtu ia fute kot. Si qenka Aeternusus i lidhur me Elio96. E di se kush është Aeternusus? Kontrollo MyDelirium dhe do gjesh të vërtetën. Faleminderit për mirëkuptimin.--Kristiani95 24 Qershor 2010 00:03 (CEST)

hulumtimin e checkuser-it për sockpuppetry, përdoruesi:MyDelirium nuk figuron askund. Aty figuroni ju. Ka më shumë. Me bllokimin e përdoruesit Aeternusus është bllokuar automatikisht edhe llogaria #1613, sepse përdornin IP të njëjta. Me bllokimin e përdoruesit Elio96 është bllokuar automatikisht edhe llogaria #1615 për të njëjtën arsye. Këto prova nuk kanë fuqi të mjaftueshme për të dëshmuar diçka, mirëpo mua më mjaftojnë për ta ditur se kush i ka vandalizuar artikujt e mi. --Λeternus 24 Qershor 2010 00:20 (CEST)
Si thua te bejme nje checkuser ne User:MyDelirium? --  eagleal  24 Qershor 2010 02:02 (CEST)
Tashmë e paske bllokuar këtë përdorues. Nuk është i nevojshëm edhe një hetim tjetër. --Λeternus 24 Qershor 2010 12:59 (CEST)
E di, po doja te shikoja njeher lidhjet e tij. Nga nje hetim superficial i djeshem, nuk pashe ndonje ngjashmeri ne stil me vandalizmet e fundit. Nejse thjesht per te qartesuar gjendjen. --  eagleal  24 Qershor 2010 14:17 (CEST)

Për grisjen e artikullit Fundi i botës[Redakto nëpërmjet kodit]

Ju nuk mund të grisni për 5 sekonda një artikull që shkruesit i duhet të jetë dashur shum kohë për ta shkruajtur besoj se mbi respektin reciprok dhe diskutimin e frytshëm mund të përmisojm gjëndjen e Wikipedias Shqip. Argumenti im është i thjesht: Unë jam kundër grisjeve të çdo artikulli do të ishte më e mirë që çdo artikull të diskutohet dhe të modifikohet dhe të mos gjehet rruga e shkurtër. Të paktën kështu e vlersoj unë. Pash argumentin tuaj dhe mu duk pak bindës. Nëse keni diçka kundër artikulli atëherë fare lehtë mund ta modifikoni dhe ta përshtasni: Artikuj të till ekzistojn edhe në Wikipediat e gjuhëve të tjera: Psh: http://it.wikipedia.org/wiki/Fine_del_mondo http://de.wikipedia.org/wiki/Weltuntergang http://en.wikipedia.org/wiki/2012_phenomenon

E shum e shum të tjerë. Autorët e këtyre artikujve nuk i është grisur aritikulli. Unë nuk e kam shkruajtur atë artikull por dua të mbrojë çdo projekt që ndihmonë Wikipedian Shqiptare. Miqësisht User:IH

Shumë kohë për ta shkruajtur? Sapo e zbulova se artikulli është i vjedhur. Shih [6], [7]. Përpos kësaj, artikulli nuk ka ton enciklopedik, nuk është neutral. Artikujt e gjuhëve të tjera mbi këtë qështje i zbatojnë rregullat e Wikipedias, ndërsa ky jo. Nëse ti vendos që ta rregullosh këtë artikull, atëherë ai mbetet, mirëpo përndryshe, duhet të griset, sepse përmban material me të drejta autori + arsyet që i ceka më lart. --Λeternus 24 Qershor 2010 18:30 (CEST)
Këtu jam dakord me ty, nëse ky artikull thyen copyright atëherë duhet të hiqet. Thjesht mu duk në pamje të parë që ja vlente, ndoshta ka mënyra se si i lidhte ngjarjet por nejse e vërej fare mir që nuk është një arikull enciklopedik por një skum më shum gazetaresk. Thjeshta vendosa ta mbroj pasi pasi mu duk në pamje të parë me vler por më mirë le të griset. Miqësisht User:IH


Tung per Kristian dhe Elio?[Redakto nëpërmjet kodit]

Se mora vesh pse vure tung te Kristiani (eshte i njejti dhe po hap prape sockpuppet te tjere, eg. ElioJahaj]]. --  eagleal  27 Qershor 2010 19:08 (CEST)

Ne qoftese Kristian po e lexon. Mos hap me account te ndryshem dhe te shumefisht. Hap vetem 1. Neqoftese mar prape vesh qe ke hapur prape account te shumefisht do bllokohesh nga hapja e llogarive. —  eagleal  27 Qershor 2010 19:14 (CEST)
Desha t'ia bëj me dije se jam duke e shikuar. Kjo ishte para se të hapej llogaria ElioJahaj dhe para se t'i bartnin informatat nga faqet e vjetra. --Λeternus 27 Qershor 2010 20:04 (CEST)

Bllokimi eshte i pakuptimt, ai regjistrohet përsëri. --Mikullovci 27 Qershor 2010 20:05 (CEST)

Edhe për këtë gjë ka ilaç. Në qoftë se prapë tenton të hapë llogari të shumta, atij i merret e drejta të hapë llogari të reja. Të editosh çdoherë nga një kompjuter tjetër nuk është gjë fort e këndshme. --Λeternus 27 Qershor 2010 20:08 (CEST)
Ne fakt, e lash qe te hapte 1 llogari tjeter per artikujt e "mire" qe kishte krijuar. Po neqoftese vazhdon dhe hap prape sockpuppet do bllokohet automatikisht pastaj. --  eagleal  27 Qershor 2010 22:27 (CEST)

Faleminderit[Redakto nëpërmjet kodit]

Faleminderit që e ndryshuat pjesën votimi nuk është mbyshur tek kuvendi nuk dija ta bëja prandaj e lah ashtu. Miqësisht ju ftoj edhe ju të jepni mendimin tuaj për këtë çështje tek disuktimi i Eagleal mund të shihni disa refernca që kam dërguar. --User:IH

Artikuj per grisje[Redakto nëpërmjet kodit]

Kam hapur nje votim ketu, votoni dhe komentoni per artikujt te cilet i kam kandiduar per grisje.--Liridon 15 Korrik 2010 23:55 (CEST)

Përshëndetje[Redakto nëpërmjet kodit]

Më fal, por e ndieja të nevojshme t'i bëja ato ndryshime. Meqë puna është kështu, përse nuk përpiqesh t'i bësh artikujt e duhur perfektë.--Pedanti 1 Gusht 2010 15:01 (CEST)

Artikullin perfekt Dream Theater e kam shkruar nga fillimi. Kur ta gjej kohën, do t'mundohem t'i shndërroj edhe artikujt tjerë në artikuj perfektë, pse jo. --Λeternus 1 Gusht 2010 15:17 (CEST)

Artikull perfekt[Redakto nëpërmjet kodit]

Më fal për shqetësimin, por në faqen e votimit të artikujve perfektë, në kandidaturën e Romës së Lashtë në [8] janë plot 6 vota pro. Por fatkeqësisht këto vota nuk janë të mbartura në faqen e votimit Wikipedia:Artikuj perfekte - kandidatura/Roma e lashtë. A më lejoni që t'i kopjoj këto vota e t'i zhvendos në faqen e përcaktuar?--Pedanti 2 Gusht 2010 13:44 (CEST)

Patjetër. --Λeternus 2 Gusht 2010 14:53 (CEST)

Faleminderit!--Pedanti 2 Gusht 2010 16:02 (CEST)

Wikipedia:Sigurimi e cilësisë[Redakto nëpërmjet kodit]

Wikipedia:Sigurimi e cilësisë duket pak si pa kuptim mendoj se do ishte me mire Wikipedia:Siguria e cilësisë ose Wikipedia:Siguri e cilësisë, Wikipedia:Sigurimi i cilësisë. Jane si shume shembuj por kur ka me shum eshte me mire pasi ke mundesi zgjedhje.--Liridon 7 Gusht 2010 12:43 (CEST)

Ishte gabim teknik, faleminderit për kujdes. --Λeternus 7 Gusht 2010 12:46 (CEST)

Urgjente![Redakto nëpërmjet kodit]

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sa e logjikshme është të rrijë kjo apo kjo tjetra në një artikull të Wikipedias shqip?! Ju lutem bëni diçka!! --DEEN 19 Gusht 2010 01:37 (CEST)

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Rreth artikullit Feja Islame[Redakto nëpërmjet kodit]

kam parë që keni ndërhyrë disa herë për rikthimin e versionit të artikullit "Feja islame" të shkruar nga unë. Ju faleminderit. E pata ndryshuar versionin e vjetër që ishte plot fjalë fanatikësh fetarë nga Kosova dhe me një nivel të ulët si gjuhësor ashtu edhe shkencor. Janë nja dy tre tipa që bëjnë probleme. Së fundi e kanë bllokuar redaktimin e këtij artikulli. Por megjithë bllokimin, artikulli është ndryshuar përsëri. Desha t'ju pyes ju, se e shoh që keni përvojë këtu, se ç'mund të bëhet kundra kësaj. --Gentius. 18.08.2010, 15:31

Verzioni i tanishëm i artikullit Feja Islame është ai që e keni bërë ju. Prandaj nuk ka arsye për shqetësim. Sidoqoftë, disa artikuj të tjerë që janë redaktuar nga ju, si Muhammedi dhe Sheriati, janë kthyer në verzione të mëparshme, pa argumente të vlefshme. Nëse ke kohë dhe energji të mjaftueshme ta mbrosh pikëpamjen tënde, unë të preferoj ta hapësh këtë çështje në kuvendin e wikipedias. Aty do të marrin pjesë shumica e redaktorëve aktivë, duke më përfshirë edhe mua, dhe të gjithë do të mundohemi të vijmë deri te ndonjë kompromis i mundshëm. Mos harro, kur flitet për çështje fetare, njerëzit kaplohen nga emocionet dhe e braktisin logjikën. Merre parasyshë këtë. --Λeternus 18 Gusht 2010 15:57 (CEST)

Autori i versionit të tanishëm ka hequr një pamje, të asaj me paraqitjen e Muhametit mbi kalë, ndoshta sepse aty atij i paraqitet fytyra. Sidoqoftë desha t'ju pyes, si ka mundësi që në një enciklopedi të lirë si Wikipedia të bllokohet redaktimi i artikullit nga dikush, kur t'i teket për këtë, dhe me sa duket jo për të gjithë se përndryshe artikujt nuk do të ishin ndryshuar më pas. --Gentius, 18.08.2010.

Bllokimi i artikullit ka ndodhur për shkak të luftës së kontribuesve. Sidoqoftë, veprimet e tilla nuk preferohet të bëhen pa u diskutuar së pari në kuvend. Të rekomandoj sërish që argumentet e tua për çdo çështje t'i drejtosh atje. --Λeternus 18 Gusht 2010 16:38 (CEST)

Po si është e mundur thjesht teknikisht që ai ta bllokojë artikullin? Ka ai më shumë të drejta se përdoruesit e tjerë? --Gentius, 18.08.2010. 16:51

Po. Është administrues. --Λeternus 18 Gusht 2010 17:05 (CEST)
Pershendetje Λeternus
Un u pergjigja dhe ne diskutimin te faja ime, dhe mendoj se isha i detyruar per kete, bile duhej ta beja kohe me pare. Nese doni e hapim nje diskutim ne kuvend dhe vendosim perseri.--Liridon 18 Gusht 2010 19:38 (CEST)
Genius nuk ka njohuri islame, nga ajo qe pash ne artikujt e redaktuar nga ai, me vie keq, por ndryshimet jane irituese dhe te pa baza ne aspektin islam. Liria e te shprehurit nuk nenkuton te shprehurit sipas teje dhe argumenteve tua, por sipas se vertetes. Dhe te bazuarit e vertetes mbi fjale te shkruara ne enciklopedia tjera nuk paraqet te verteten ne teresi, ajo duhet vertetuar. Sa i perket temave islame ne kemi materiale te bollshme ne gjuhen shqipe keshtu qe perkthimet thuajse jane te pa nevojshme per persona qe nuk e njohin islamin. Me fjale tjera keto tema delikate nuk duhet prekur nga njerez pa dije.
Cuditem qe mua sme shkon mendja te perpunoj artikuj anatomie si ekonomis qe jam, kurse disa te tjeret kenaqen ne padituri dhe shperndarje te saj.
Me vie keq te shprehem keshtu, por nese redaktuesi vazhdon me kete avaz ne keto tema te prekshme atehere mund te perfundoj ne gropen e bllokimit. Puntori 18 Gusht 2010 20:30 (CEST)

Aeternus, ju më sugjeruat t'i drejtohem për këtë çështje kuvendit të Wikipedias. Nuk e kuptoj veç, se ç'dobi do të kisha nga kjo. Nuk e besoj se fanatikët fetarë do të binden nga argumentet e mia. Unë e kam provuar këtë, direkt me ta, prej kohësh dhe kam përshtypjen e fortë nga përgjigjet e tyre se këtu nuk luan rol vetëm fanatizmi naiv.--Gentius, 18.08.2010. 02:22

Adelina Thaçi[Redakto nëpërmjet kodit]

Aeternus, duhet të zhvendos këtë artikull në Adelina Thaqi. Faleminderit.

--AXRL 14 Shtator 2010 00:25 (CEST)

Duhet ta gjesh së paku një referencë që konfirmon shkronjën "q". Tregoma dhe pastaj e bëjmë zhvendosjen. --Λeternus 14 Shtator 2010 11:31 (CEST)
Shih për shembull :
http://albavipnews.blogspot.com/2008/10/sparta-club-cima-adelina-thaqi-viola.html
--
http://albavipnews.blogspot.com/2008/12/adelina-thaqi-ne-telashe-me-fustanin.html
--
http://www.xvidturk.com/video/v6e8hA9iHCk/adelina-thaqi-sonte-2008-performance.html
--
http://www.vidoemo.com/videosearch.php?q=adelina+thaqi
--
http://www.shqiperia.com/videoshqip/shfaqeyoutubevideo/videoID/I2Vz_KAOfQk/titulli/Adelina-Thaqi
--
http://i.ytimg.com/vi/p7oMoJi5V7w/0.jpg
--
http://www.pierrotlunaire.at/Archiv/pristina%20international%20music%20festival%20may%202005.pdf
--
--AXRL 15 Shtator 2010 23:21 (CEST)
Burime më të besueshme e konfirmojnë të kundërtën, shih [9], [10]. Shih gjithashtu edhe [11], [12] (bëhet fjalë për babain e saj). --Λeternus 18 Shtator 2010 19:00 (CEST)

FlaggedRevs[Redakto nëpërmjet kodit]

Hello Aeternus,

Just before asking developers to implement the new feature, I'd like to be sure that you don't oppose the installation of the extension FlaggedRevs. Have a good week-end. -- Quentinv57 6 Nëntor 2010 20:55 (CET)

Votimi[Redakto nëpërmjet kodit]

Ju lutem a të merrni pjesë tek votimi për një Kuti e re për artikullin Shqipëria. --Tfts 10 Janar 2011 16:34 (CET)

Prap një votim :) --Tfts · diskuto 12 qershor 2011 14:26 (CEST)
Shiko këtë: Diskutim:Faqja kryesore/Votimiet. Këtu mund të votosh për faqen kryesore e re. -- Tfts · (Diskutim) 18 korrik 2011 19:32 (CEST)

10 vjetori i Wikipedia-s[Redakto nëpërmjet kodit]

A mundesh me ardhe ketu http://ten.wikipedia.org/wiki/Prishtina ? Arianiti 14 Janar 2011 19:50 (CET)

__________________________________________________________________________________________________

Desha të të pyes në lidhje me hapjen e një diskutimi mbi temën e disa artikujve kryesorë rreth fesë islame, të cilët janë të bllokuar, me qëllim që të vendoset në fund me anë të votimit versioni kryesor. A mund të realizohet kjo gjë me anë të votimit, kush ka të drejtë të marrë pjesë në votim dhe a janë votuesit me të drejtë të barabartë vote? - Gentius 3 Shkurt 2011 01:02 (CET)

Article request[Redakto nëpërmjet kodit]

Hi! I notice that Belle Air (en:Belle Air) needs an article in Albanian. Where do I put the request? WhisperToMe 8 Shkurt 2011 10:55 (CET)

Le he burr[Redakto nëpërmjet kodit]

Le, he burr, Arkitektura. Apo të duket që nuk e di shka po shkruj a? hahah.--Porrnoferr 9 maj 2011 21:01 (CEST)

Ky nuk është vend për gjëra të tilla, dhe ti e di fort mirë këtë. --Λeternus 9 maj 2011 23:08 (CEST)

Hapje votimi[Redakto nëpërmjet kodit]

Sapo hapa një votim tek Wikipedia:Kuvendi për çështjen time të mësipërme. Të fala, Gentius 19 tetor 2011 03:05 (CEST)

Më fal, nuk e kuptova. Ti shkrove tek Kuvendi "...përdoruesit që kanë hapur llogaritë e tyre pas hapjes së votimit...". Kjo është teknikisht e pamundur se, me sa di unë, për të marrë pjesë në votim me një emër si përdorues duhet të jesh regjistruar dhe kesh hapur më parë një llogari, apo jo?
Kjo rregull ekziston si pasojë e keqpërdorimeve të kaluara. Shpesh ka ndodhur që përdoruesit, për ta shtyrë votimin në kahjen që dëshirojnë ata, kanë hapur shumë llogari të reja (sockpuppets), dhe i kanë përdorur ato për të votuar përsëri. Kjo rregull nuk lejon që të ndodhë diçka e tillë përsëri. Përndyshe, edhe përdoruesit e sinqertë që kanë hapur llogari pas votimit, nuk konsiderohen si mjaft të informuar mbi situatën që të votojnë. --Λeternus 29 tetor 2011 20:05 (CEST)
Megjithë respektin, një rregull i tillë më duket sa absurd aq dhe i padrejtë. Absurd sepse ata që duan të bëjnë keqpërdorime nuk janë aq budallenj sa të hapin llogaritë pas hapjes së votimit dhe mund ta bëjnë këtë po aq lehtë përpara hapjes së tij. Dhe i padrejtë sepse jo të gjithë përdoruesit e Wikipedias janë të regjistruar megjithëse janë po aq të informuar dhe ndjekin me vëmendje zhvillimet e saj. Përjashtimi i tyre nga pjesëmarrja në votime do të binte në kundërshtim me parimet e kësaj enciklopedie "të lirë" që aspiron të jetë produkt demokratik i të gjithë përdoruesve të saj dhe jo vetëm i një pakice oligarke. Një parim i tillë është edhe ai, i cili u lejon atyre, megjithëse të paregjistruar, të marrin pjesë edhe në redaktimin e artikujve. Të drejtat më të mëdha që zotërojnë psh. administratorët nuk janë për të "bërë ligjin" por për të ndërhyrë në mënyrë të paanëshme në rast shkeljesh si psh. vandalizëm.
Ps.: këto janë vetëm kritika që i bëj në përgjithësi dhe jo ty personalisht.
Përshëndetje, Gentius 30 tetor 2011 14:02 (CET)
Pershendetje, edhe pse "ndoshta" nuk duhet te nderhyje ketu ne nje diskutim mes dy perdureseve te tjere perseri do jap mendimin tim. Ate qe beri Λeternus edhe une do e beja. Sepse A ka logjike qe nje perdorues nuk ka asnje redaktim, dhe vjen dhe direkt voton. Ne asnje vend te botes ne asnje institucion ne asnje shtet, nuk mund te votojsh ne diten e pare te pjesmarrjes tende.--Liridon 30 tetor 2011 14:12 (CET)

Krahasimi me votimin "në institucione" (pavarësisht se për çfarë e ke fjalën konkretisht) është i pavend sepse në cilin institucion të ka vlerë vota vetëm pasi voton për herë të dytë?! Përsa i përket logjikës, nuk dua ta përsëris atë që shkrova më lart por të shtoj vetëm këtë: mund të ketë shumë raste kur përdoruesit/lexuesit e thjeshtë që e frekuentojnë këtë enciklopedi ndoshta prej një kohe edhe më gjatë se ata me shumë kontribute, marrin vesh për një votim që e konsiderojnë si të rëndësishëm dhe vendosin të marrin pjesë në të. Që ata të mos kenë të drejtë për këtë, kjo është jo vetëm alogjike por edhe antidemokratike.

Përshëndetje, Gentius 30 tetor 2011 14:53 (CET)

Per intitucione e kam fjalen per organizata, klube ose thjesht edhe webfaqe, kurse sa per ate se keto perdorues sa jane aktiv ose prej sa kohe mund te jene ne wiki tregojne keto fakte:Albertus (registrimi, kontributet), DiteGashi (registrimi, kontributet), Orzovay (registrimi, kontributet), Aldikoksi (registrimi, kontributet )

--Liridon 30 tetor 2011 16:24 (CET)

Edhe me "vend" dhe "shtet" e ke fjalën për websites? Është e vështirë kur dëshira për të kundërshtuar është e madhe por mundësia për të argumentuar e paktë! Më fal por përgjigja jote është tjetër për tjetër nga ajo që shkrova unë.
Përshëndetje, Gentius 31 tetor 2011 12:48 (CET)
Gentius, unë mendoj se kur vie puna te votat, rol të madh luan besimi. Ne iu besojmë anëtarëve që kanë dhënë kontribute konstruktive në Wikipedia. Sepse me këto kontribute ata e kanë dëshmuar veten se punojnë për të mirën e saj (ngjashëm me çdo komunitet tjetër). Çka do të ndodhte nëse 30 persona që e urrejnë Wikipedia-n shqip do të vendosnin ta mbyllin atë duke votuar të gjithë pro mbylljes së saj? Nëse votat e tyre do të ishin valide, ata do të fitonin në votim (me numrin e madh të votuesve) dhe Wikiepedia do të duhej të mbyllej. Unë jam i vetëdijshëm për ekzistimin e individëve "read-only", që e lexojnë Wikipedian që moti, por që nuk e redaktojnë atë. Por, me gjithë vullnetin e mirë që ata mund ta kenë për të ndryshuar diçka në Wikipedia, ata nuk e kanë të krijuar një identitet në komunitetin tonë, dhe si të tillë nuk mund ta fitojnë besimin tonë. Pra, e vetmja mënyrë mbetet dëshmimi i vetes nëpërmes kontributeve konstruktive të regjistruara. Përndryshe, unë të përgëzoj për vullnetin tënd që ke, për ta bërë Wikipedian një enciklopedi dhe komunitet më të mirë. Gjithashtu më duhet të them se asgjë nuk është perfekte, prandaj nëse ke ideja se si gjërat do të funksiononin më mirë këtu, do të ishte mirë që t'i tregoje në kuvend. --Λeternus 31 tetor 2011 15:48 (CET)

Në qoftë se do të bëheshin 30 persona të tillë që do të kishin këtë qëllim në mend, mos do ta kishin këta vallë të vështirë të regjistrohen përpara se të hapet votimi dhe të japin kontribute në mënyrë që t'u vlejë pastaj vota?! Ky është rregull absurd që nuk mund as të parandalojë as të pengojë një gjë të tilë apo shkelje të ngjashme. Përkundrazi, pikërisht për ata që nuk e bëjnë kështu duhet me qenë i sigurtë se janë patëkeq. Dhe e kundërta.

Desha ta di se ku ekziston një rregull i tillë dhe kur ka dalë e nga kush?

Flm. dhe përshëndetje, --Gentius 1 nëntor 2011 00:30 (CET)

Lexo Wikipedia:Sockpuppet#Meatpuppetry. Ja një citim nga faqja: In votes or vote-like discussions, new users may be disregarded or given significantly less weight, especially if there are many of them expressing the same opinion. Their comments may be tagged with a note pointing out that they have made few or no other edits outside of the discussion. --Λeternus 3 nëntor 2011 12:49 (CET)

Rezultati i votimit[Redakto nëpërmjet kodit]

Jam në pritje të rezultatit të votimit që hapa në kuvend dhe vendimit në lidhje me të. Kush e bën këtë? Flm, --Gentius 3 nëntor 2011 12:05 (CET)

Administruesit. --Λeternus 3 nëntor 2011 12:49 (CET)
Lashe ca mendime per emrin e Wikipedias, shihi pak ne kuvend. Mirupafshim. Sportishqiptar 18 nëntor 2011 20:11 (CET)
Faleminderit. Ka qyfyre sa te duash e do filloj t'i mbledh. Mund ta permiresojme nje cike sqwikin, pasi shqiptaret jane shume te talentuar ne gjuhe te huaja dhe ka shume njerez qe do perkthenin artikuj fantastike. Plus, po ta mendosh, eshte enciklopedia e pare e botuar ne shqip, pasi FESH-i ka vetem gjera qe i perkasin shqiperise, keshtu qe praktikisht Dan-i, Dori, ti e pak te tjere jeni nisur nga hici. Vetem se me erdhi keq per Arensi, me duket se u lendua, po s'e kisha me te keq. Per mua, qyfyret jane lavdia e komunitetit dhe e bejne punen ne wiki me te kendshme. Le mos e marrim veten shume seriozisht. Sportishqiptar 29 nëntor 2011 00:29 (CET)
Nuk ke nevojë të bëhesh shumë merak për lëndime. As Arensi nuk bëhet. "...por grupe muzikore te cilat si kuptoj si mund ti quash perfekt vec se ke permendur kenget e asgje tjeter". --Λeternus 29 nëntor 2011 00:40 (CET)
E di e di. Meqe ra fjala: Une ty ne fakt te adhuroj per c'ke shkruar ne muzike, po si s'po i futesh nje cike muzikes popullore shqiptare? Po te sjellesh librat e Eno Kocos, Ahmedajes, Vasil Toles, e ca te tjereve, mund te bejme artikuj fantastike. Hic s'te pelqen muzika jone popullore? Ne aty e kemi forcen, te folklori yne, me i pasuri ne bote. Sportishqiptar 29 nëntor 2011 00:47 (CET)
Faleminderit. Më vie keq, por unë shkruaj vetëm për muzikë që kam interesim dhe ndjenja personale ndaj saj. --Λeternus 29 nëntor 2011 00:51 (CET)
Nese je i apasionuar mbas Progressive metal, me thuaj qe te te ndihmoj te cosh ne yll ne 2-3 vitet e ardhshme nja 20 artikuj te tille si Queens, Pink Floyd, apo edhe Pearl Jam. Une redaktoj mire. Sportishqiptar 29 nëntor 2011 00:55 (CET)

Faleminderit. Është ide e mirë, mirëpo unë kohëve të fundit nuk gjej energji të mjaftueshme për ta investuar në zhvillimin e artikujve në rangun e artikujve të përkryer. Tani kryesisht merrem me shkrimin e herëpas'hershëm të artikujve të shkurtë por informativ. Por, nëse ti ke vullnet, je i mirëseardhur dhe i inkurajuar ta bësh një gjë të tillë. --Λeternus 29 nëntor 2011 01:16 (CET)

Meqe ra fjala per artikuj te shkurter dhe informative: Mendon qe eshte koha te fillojme te bejme nje gje te ngjashme me Did You Know per Wikipedia:Artikuj interesantë? Sportishqiptar 5 dhjetor 2011 16:47 (CET)
Po, mirëpo jo me emrin "artikuj interesantë" por "kuriozitete", apo diçka e tillë. --Λeternus 5 dhjetor 2011 16:52 (CET)

Votimet per Wiki-projektin UEJL 2012[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje Aeternus,

Ne wikiprojektin e organizuar nga Wikimedia Maqedoni, Ministria e arsimit, dhe Universiteti i Europes Jug-Lindore ka perfunduar punimi i artikujve, jo aq i suksesshem sa pritej por shpresojme vitet e ardhshme te kontriboje me shume. Gjithsesi, ka nje kohe per tu votuar artikujt nga studentet dhe perdorues tjere te wikipedias, te votohet se cilet jane artikujt me te mire te punuar gjate ketij projekti. Secili perdorues ka te drejte te votoj 3 artikuj te ndryshem, dhe nese keni kohe shihni artikujt dhe vlersoni cilet jane me te mire.

Wikiprojekt: Wikipedia:WikiProjekt UEJL 2012
Votoni :Votimi për artikull më të mirë

--Liridon (diskutimet) 23 qershor 2012 11:41 (CEST)

Shkelje e vendimit të kuvendit[Redakto nëpërmjet kodit]

Eshtë bërë shkelje me një nga artikujt për të cilët u morr vendim në kuvend më 4 nëntor 2011. Artikulli "Muhammedi" është vandalizuar nëpërmjet përdoruesit Puntori duke u rikthyer versioni i hedhur poshtë për arsyet e përshkruara dhe miratuara gjatë votimit në kuvend. Përdoruesi në fjalë e ka bllokuar redaktimin e artikullit dhe nuk pranon të tërhiqet nga kjo shkelje megjithëse unë iu luta për këtë në faqen tij të diskutimeve (diskutimet). Të lutem të merren masat e nevojshme për të vënë në vend vendimin e marrë në kuvend dhe më informo për këtë nqs. ke mundësi. Faleminderit. --Gentius (diskutimet) 25 nëntor 2012 19:57 (CET)

Për këtë i kam shkruar burokratit Eagleal, por nuk kam marrë kurrfarë përgjigjje. Shikoje diskutimin e bërë këtu. Sidoqoftë, sapo pashë se përdoruesi Pasthirrma ka hapur një çështje në Kuvend për t'i pezulluar të drejtat administrative burokratit Puntori për shkak të shkeljeve të shumta që ka bërë: Wikipedia:Kuvendi#Pezullim_i_privilegjeve_per_Puntorin. --Λeternus 26 nëntor 2012 00:34 (CET)

Përshëndetje[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, mund të ndihmojë në përmirësimin këtë artikull nga. Falënderim: María de León Bello y Delgado.--81.36.222.81 11 janar 2013 15:25 (CET)

Ftesë për pjesëmarrje në diskutimin mbi heqjen arbitrare të referencave mbi dënimet me vdekje të Kristaq Rama[Redakto nëpërmjet kodit]

Të lutem ndiqe pak debatin tek Kuvendi(http://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Kuvendi#Diskutim_mbi_referencat_e_d.C3.ABnimeve_me_vdekje_nga_Kristaq_Rama). Po bëhen disa veprime absurde e arbitrare. Me respekt! -- Mr. Pseudo diskuto 25 shkurt 2013 23:52 (CET)

Përdoruesi Hatake e pranon dhe vetë që shan të tjerët[Redakto nëpërmjet kodit]

Këtu mund të lexosh provën që vërteton se përdoruesi Hatake e pranon edhe vetë që shan të tjerët:

Versioni i 13 mars 2013 17:45 (redakto) (zhbëje)
Hatake (Diskuto | kontribute) 
(U kthye versioni 1294390 i bërë nga Babagjysh (diskutimet) Sharja asht e imja, s'te perket ty te bash censuruesin ose jo.)
Ndryshimi më pas →

Pa kurfarë turpi ai shkruan tek përmbledhja e redaktimit fjalë ofenduese. Edhe kur të tjerët duan të përmirësojnë ndonjë artikull ai e kthen. Ju lutem të bisedoni dhe me admina të tjerë, që të merren masa parandaluese ndaj veprimeve të tilla ordinere. Përshëndetje Babagjysh (diskutimet) 13 mars 2013 20:18 (CET)

Diskutim mbi checkuser[Redakto nëpërmjet kodit]

Të lutem, Aeternus, a mund të japësh mendimin tënd mbi këtë diskutim? Unë bazohem mbi këtë rregullore të Wikit. E përktheva në shqip dhe e shtova tek Wikipedia:Kontrolluesit_e_adresave_IP. -- Mr. Pseudo diskuto 18 mars 2013 18:18 (CET)

John Cale[Redakto nëpërmjet kodit]

Hi, I noticed that you have created articles about Jan Hammer, Dream Theater, Brian Eno and many others. Thank you for them. Should I request to you, you would want to create at least a short article for John Cale (enitfr) (founding member of The Velvet Underground and Eno's collaborator)? Thank you in advance for any resolution. --Marek Koudelka (diskutimet) 25 maj 2013 10:40 (CEST)

Përshëndetje[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, ju mund të më ndihmoni të përmirësuar këtë, në sajë: Pedro de San José Betancourt.--81.35.206.16 10 dhjetor 2013 17:14 (CET)

RE: Në lidhje me artikullin e javës[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Aeternus! Te falenderoj per vemendjen. Ne te vertete shtimin e artikullit te javes eshte fare i lehte dhe i lire me Panelin e faqes kryesore. Lista e artikujve qe do te shfaqen gjate vitit gjendet ketu. Mjafton ti shtosh artikujt sipas javeve dhe nqs ndonjeri nuk permbush kriteret eshte e lehte te nderrohet. Te inkurajoj fort ty dhe cdo perdorues tjeter qe te shtoje ne vitrine artikujt qe ka shkruar (te cilat mendon se kane interes te gjere). Teksti qe shfaqet ne mungese te artikullit sigurisht qe mund te ndryshohet por e kam shkruar ashtu ne menyre qe inkurajoje perdorues te rinj me pak eksperience te marrin vete persiper detyren dhe te afrohen me teper me Wikipedian. -- Euriditi  28 janar 2014 20:07 (CET)

Pershendetje Aeternus[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje dhe te uroj pune te mbare. a mundet te me kontaktosh ne email playendi1@gmail.com jam i ri ne wikipedia dhe kisha disa pyetje. flm

Përshëndetje. Nëse ke pyetje mbi Wikipedian, atëherë do të preferoja të përgjigjesha këtu, direkt. --Λeternus 26 maj 2014 16:54 (CEST)

Rikthimi i zhvendosjes[Redakto nëpërmjet kodit]

Eshtë shkruar në kuvend si më poshtë:

>Nqs shikoni shume zhvendosje faqesh nga vandale, mund te perdoret nje mjet i ri qe quhet riktheje nga faqja Speciale:Recentchanges (cdokush mund ta perdori). Nqs faqja eshte levizur me shume se nje here, rikthimet duhen bere ne radhen e kundert qe te rregullohet. Pastaj duhen grisur faqet percjellese nga administruesit, por kjo s'ka edhe aq rendesi. Dori | Diskutim 2005 Prill 2 04:27<

Shkova tek ajo faqe por nuk gjeta gjë dhe nuk e kuptoj si bëhet rikthimi ose zhbërja e zhvendosjes vandalisht të artikujve tek një titull/emër tjetër. E di gjë si bëhet se nuk e kam të qartë? Flm. Gentius (diskutimet) 27 Nëntor 2014 22:49 (CET)

A mund të më tregosh se për cilët artikuj bëhet fjalë? --Λeternus 29 Nëntor 2014 12:30 (CET)

Njoftim për kandidim[Redakto nëpërmjet kodit]

Aeternus i nderuar, po vendos këtë mesazh për t'ju njoftuar se kam vendosur kandidimin tim për administrues. Kur të mundeni, jeni të lutur t'i hidhni një sy aktivitetit tim dhe të votoni në seksionin përkatës në këtë faqe këtu.-- Mr. Pseudo diskuto 8 mars 2015 00:40 (CET)

Embassy[Redakto nëpërmjet kodit]

I have to write to you in English, given my lack of Albanian. Can you tell me how I can get autopatrolled rights here so that my contributions to pages like Letonia don't sit forever "oversighted." I have 33,000 edits overall, mostly on English Wikipedia, have never been blocked and occasionally make edits to other wikipedias like this just to update infoboxes and things like that. Thanks, Valenciano (diskutimet) 30 mars 2015 22:02 (CEST)

Hello, here is the list of administrators which you can contact regarding your matter. --Λeternus 31 mars 2015 13:25 (CEST)

Kërkesë për koment[Redakto nëpërmjet kodit]

Të lutem, si përdorues me eksperiencë që je, të kërkoj që t'i hedhësh një sy këtij diskutimi Diskutim:Hendeku oqeanik - dhe të japësh komentin tënd, në mënyrë që të arrijmë një konsensus. Perosnalisht shikoj se Përdoruesi:Planeti pavarësiisht kërkesave të mia nuk do apo nuk di të diskutojë duke paraqitur argumente. -- Mr.Pseudo 23 qershor 2015 10:06 (CEST)

Thirrje për pjesëmarrje aktive në Wikipedia Weekend 2015[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje,

disa Wikipedia-në dhe promovues të tjerë aktivë të dijes së hapur pranë komunitetit Open Labs hackerspace si dhe Wikimedians of Albanian Language User Group, bashkëorganizojmë edicionin e dytë të Wikipedia Weekend në Tiranë. Detaje në gjuhën angleze mund të gjeni këtu ndërsa në gjuhën shqipe këtu. Jeni i ftuar të regjistroheni si i pranishën ose/dhe të merrni pjesë si ligjërues.

Faleminderit, --Redon Skikuli (diskutimet) 28 tetor 2015 11:55 (CET)


Përshëndetje Përdoruesi:Aeternus, pashë që keni shprehur dëshiren për të qenë pjesë e Wikipedia Weekend por skeni aplikuar si ligjërues, doja të ju pyesja nëse do jeni pjesë e eventit apo jo. Dhe nëse keni nevojë për ndihmë për të ardhur në Tiranë? Na kontaktoni për cdo gjë. Faleminderit -- Margott (diskutimet) 1 dhjetor 2015 21:12 (CET)
Përshëndetje Margott. Për shkak të disa angazhimeve personale të papritura më është dashur të anuloj vizitën time në Tiranë. Shpresoj se keni kaluar vikend të këndshëm dhe gjithashtu shpresoj të shihemi në evenimentet e ardhshme. Gjithë të mirat. --Λeternus 6 dhjetor 2015 01:18 (CET)