Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/Arkivi/2014

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Artikujt e listuar më poshtë janë artikuj të shfaqur në seksionin "Artikulli i javës" gjatë gjithë vitit 2014.

Arkiva sipas viteve: 20122013201420152016201720182019

Java 1-rë

Shqiptarët në Cetinë, 1906.

ShqiptarëtMal të Zi janë pakicë etinke që përbëjnë 4.91% të popullësisë së përgjithshme të atij shteti bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011. Shqiptarët në Malit të Zi janë Gegë që jetojnë në juglindje dhe lindje të Malit të Zi, në komunat: e Ulqinit, Tivarit, Plavës dhe Rozhajës dhe në komunën urbane të Tuzit. Qyteti më i madh i shqiptarëve në Mal të Zi është Ulqini. Në Komunën e Ulqinit, shqiptarët formojnë shumicën e popullsisë (70.66% në bazë të regjistrimit të 2011-ës). Një numër i madh shqiptarësh jeton në zonën e TuzitKomunën e Podgoricës, që njihet si Malësia. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 në Komunën e Podgoricës kishte 9.538 shqiptarë (5.13% e popullsisë së përgjithshme), ku 2.383 prej tyre jetonin në Tuz. Gjithashtu një numër i madh i shqiptarëve jeton në Komunën e Plavës (18.88%), Komunën e Tivarit (5.98%) dhe Komunën e Rozhajës (5.04%). Sipas regjistrimit të popullsisë të 2011-ës 73.13% e Shqiptarëve në Mal të Zi ishin muslimanë dhe 26.13% ishin katolikë. Duhet theksuar se megjithëse janë të ndarë në dy religjione rrallë herë ka pasur konkurrencë ose grindje ndërmjet shqiptarëve të Malit të Zi për këtë temë. Shqiptarët muslimanë janë të përhapur në të gjithë territoret e banuara me shqiptarë kurse katolikët janë më shumë të përhapur në zonat pranë Lumit Buna dhe në Malësi. Historikisht shqiptarët muslimanë si ligj kanë përdoruar Sheriatin, kurse shqiptarët katolikë Kanunin.

Lexo më tej...

Java 2-të

Pjesa veri-lindore e Xhamisë Al Aksa.

Xhamia Al Aksa (Arabisht:المسجد الاقصى, al-Masjid al-Aqṣā, "Xhamia më e Largët") është vendi i tretë më i shenjtë në Islam dhe gjendet në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit. Kjo xhami me kupolë prej argjendi së bashku me Kupolën e Shkëmbit, që njihen si al-Haram ash-Sharif ose "Faltorja Fisnike" gjenden në Malin e Tempullit, vendin më të shenjtë në Judaizëm. Myslimanët besojnë se Muhammedi ëshë transportuar nga Xhamia e ShenjtëMekka deri në Al Aksa gjatë Natës së Isrës. Tradita islame tregon se Muhammedi është falur drejt këtij vendi deri në muajin e shtatëmbdhjetë pas Hixhrës (emigrimit), kur Allahu e urdhëroi atë që të drejtohet kah Qabeja.

Xhamia në fillim ishte një shtëpi e vogël për falje, e ndërtuar nga kalifi Umari, pastaj është rindërtuar dhe zgjeruar nga kalifi Abd al-Maliku dhe përfunduar nga djali i tij al-Validi në vitin 705. Pas në termeti të vitit 746, xhami është shkatërruar plotësisht dhe u rindërtua nga kalifi al-Mansuri më 754, dhe prapë u rindërtua nga pasardhësi i tij al-Mahdiu më 780. Një tjetër termet i vitit 1033 e dëmtoi shumë rëndë, por dy vjet më vonë kalifi Ali az-Zahiri ndërtoi në xhami tjetër që do të qëndroj deri në ditët e sotme. Gjatë renovimeve periodike të ndërmarrurra, dinasti të ndyshme që kanë udhëhequr Kalifatin Islamik i kanë shtuar xhamisë shtesa dhe kanë bërë ndërrime. Kur Kryqëtarët kanë marrë Jerusalemin më 1099, ata e kanë përdorur xhaminë si pallat dhe kishë, por funksioni si xhami është kthyer më 1187, pasi Saladini e rimorri Jerusalemin. Renovime, riparime dhe shtime janë ndërmarrë në shkujt e vonë nga dinastia e Ajubëve, dinastia e Mamlukëve, dinastia e Osmanëve, Këshilli Suprem i Myslimanëve dhe Jordani.

Lexo më tej...

Java 3-të

Harta e Antarktikës, ka një sipërfaqe prej 13,200,000 km²

Antarktida (ang. Antarctica) ose siç quhet ndryshe edhe si kontinenti i bardhë, përfshin të gjitha viset që shtrihen midis Polit të Jugut dhe Rrethit Polar të Jugut. Pjesët më të mëdha të tij përherë janë të mbuluara me borë dhe me akull, për këtë arsye quhet edhe "kontinenti i akullit". Antarktiku ka sipërfaqe prej 13.200.000 km². Është kontinenti më i largët dhe më i izoluari i rruzullit tokësorë. Nga të gjitha anët është i rredhuar nga Oqeani Paqësor, Atlantik dhe ai Indian. Janë bërë shumë ekspedita me qëllim të zbulimit të mëtutjeshëm të atij vendi mirëpo për shkak të largësisë së madhe nga kontinetet e tjera, dhe kushteve të vështira natyrore kjo gjë ka qenë pothuajse e pamundur. Njeriu i parë i cili e shkeli Antarktikun ishte norvegjezi, Roald Amundzeni, në vitin 1911. Emri Antarktida rrjedh nga gjuha e grekëve të lashtë (gre. ἀνταρκτικός) që do të thotë në të kundërtën e veriut. Megjithatë termi Antarktidë për herë të parë u përdorë më 1890 nga hartografi skocez John George Bartolomeu Në Antarktidë nuk ka dëshmi që janë parë njerëz gjatë shekujve të mëparshëm, shfaqja e njerzëve në kontinetin e akullt ka filluar nga shekulli XIX saktësisht nga Roald Amundzeni në vitin 1911. Gjeografët besojnë se Antarktida nuk ka qenë kaq largë nga kontinetet e tjera por si pasojë e aktivietit të panxhezit ajo është larguar në një distanc të largët të cilën e shohim ne sot. Mendohet se ekspedita e parë për në Antarktidë është bër para shek. XIX këtë ekspeditë thuhet se e ka bërë Brigade Jane dhe James Weddell me anijen Beaufroy Prestar. Mirëpo kjo është thjeshtë nga mitologjia ndërsa faktet e vërteta tregojnë se Amundzeni e shkeli tokën e Antarktikut.

(Lexoni artikullin e plotë...).

Java 4-të

Ekologjia (ojkos, vendbanim dhe logos, shkencë ose dije) është degë e Biologjisë e cila meret me studimin e vendbanimit. Themelet e para të ekologjisë i dha Hekeli mirëpo themeluesi i ekologjisë moderne është Çarls Darvini (ang. Charles Darwin). Qëniet e gjalla të cilat jetojnë kanë mardhënie shumë të ngushta dhe të përhershme me njëra tjetrën. Këto mardhënie si dhe faktorët që ndikojnë në këta organizma i studion shkenca e Biologjisë, Ekologjia. Ekologjia cilësohet edhe si shkencë e cila meret me studimin e strukturës dhe funksionimin e biosferës. Mirëpo detyra kryesore e kësaj shkence është studimi i botës së gjallë dhe asaj jo të gjallë. Sipas objektit të cilin e studion ekologjia ndahet në: 1. Ekologjinë e bimëve 2. Ekologjinë e shtazëve 3. Ekologjinë e mikroorganizmva Ekologjia e bimëve meret me studimin e mardhënieve dhe veprimeve të cilat ndodhin në botën bimore (fitocenoza). Në anën tjetër ekologjia e shtazëve meret me studimin e mardhënieve midis llojeve shtazore dhe bashkësive të tyre (zoocenozave). Ekologjia e mikroorganizmave është pak e studiuar. Faktorë ekologjik quhen ato veprime të cilat i shoqërojn qëniet e gjalla që nga lindja e gjerë në vdekje. Këta faktorë veprojnë në bimë dhe shtazë dhe janë në varshmëri reciproke me njëra tjetrën. P.sh. rrezatimi i Diellit ndikon në temperatur, temperatura sjell avullimin e ujit, avullimi i ujit sjell lagështin në ajër e kështu me rradhë... Këto ndryshime varen nga relievi, gjërsia gjeografike, lartësia mbidetare etj. Faktorët ekologjik ndahen në 2 lloje, faktorë që vinë nga bota e gjallë (biotik) dhe faktorë që vinë nga bota jo e gjallë (abiotik).

(Lexoni artikullin e plotë...)

Java 5-të

Quentin Tarantino

Quentin Jerome Tarantino lindi më 27 mars 1963Knoxville, Tennessee. Është një regjisor, aktor, producent dhe autor filmi amerikan. Filmat e tij janë aq ndikues, që kritikuesit e filma e kanë krijuar një fjalë për stilin e tij: tarantinoesque.

Tarantino u rrit si një fans i filmave dhe punonte në një dyqan filmash me qera ndërkohë që studionte aktrimin. Karriera e tij filloi në fund të viteve 1980, kur ai shkroi dhe drejtoi filmin My Best Friend's Birthday, skenari i të cilit formoi bazën për filmin True Romance.

Kill Bill, një film me temë hakmarrjen ("revenge flick") me zhanre të filmave: arte marciale japoneze, spaghetti western dhe horror italian, u krijua gjashtë vite mbas filmit të fundit, dhe ishte i ndarë në dy pjesë: Vol. 1 në 2003, dhe Vol. 2 në 2004. Tarantino lëshoi Death Proof në 2007 si pjesë e një projekti me Robert Rodriguez, me titullin Grindhouse. Filmi i shtyrë gjatë Inglourious Basterds, i cili tregon një histori alternative fiktive të dy tentativave për të vrarë lidreët e Gjermanisë Naziste, u lëshua në 2009 dhe u bë filmi i tij i dytë për nga fitimet deri më sot ($321 milionë). Puna e tij më e fundit dhe më fitimprurësja është filmi uestern i vitit 2012 Django Unchained.

Filmat e Tarantinos kanë korrur sukses si kritik po ashtu edhe komercial. Ai ka fituar shumë çmime kinematografike, duke përfshirë dy Academy Award, dy Golden Globe, dy BAFTA, dhe Palme d'Or (palma e artë), dhe është nominuar për çmimet Primetime Emmy Awards dhe Grammy Award, dhe është quajtur si një nga 100 Njerëzit më Influencues në Botë nga revista Time në 2005.

Lexo më tej...

Java 6-të

Derek Sherinian

Derek Sherinian (i lindur më 25 gusht 1966Laguna Beach, Kaliforni) është sintisajzerist i muzikës rock dhe jazz fusion. Pas studimeve në Berklee College of Music, Sherinian u bë sintisajzerist dhe përforcim i shumë artistëve, duke përfshirë Alice Cooper, Billy Idol, Yngwie J. Malmsteen, dhe Kiss. Ai gjithashtu ishte sintisajzerist për bendet Dream Theater, Platypus, dhe tani e udhëheq bendin Planet X. Në solo albumet e tij kanë kontribuar mjaft muzikantë virtuozë dhe të famshëm, si Allan Holdsworth, Al Di Meola, John Petrucci, Yngwie J. Malmsteen, Virgil Donati, Steve Lukather, Slash, Billy Idol, Simon Phillips, Tony MacAlpine, Zakk Wylde, Tony Franklin, Billy Sheehan, etj.

Alice Cooper e quajti Sherinian-in "Kaligula e tastierës" për shkak të stilit të performimit të tij. Sherinian ka prejardhje greko-armeniane dhe ka shfaqur interesim të madh për historinë e Armenisë.

Sherinian filloi të merrte leksione të pianos në moshën pesë vjeqare në Santa Cruz, Kaliforni. Pas një viti të kaluar në Soquel High School, ai fitoi bursë në Berklee College of Music në Boston dhe i vazhdoi studimet atje. Që nga ajo kohë, Sherinian studioi bashkë me sintisajzeristët tjerë si Mitchel Forman dhe Russell Ferrante. Pasi që e la Bostonin, ai filloi të luante me bateristin Buddy Miles; pastaj ai ju bashkangjit bendit të Alice Cooper në vitin 1989. Pas shumë turneve me Alice Cooper, Sherinian u angazhua nga bendi Kiss që të luante për ta në live albumin Alive III.

Lexo më tej...

Java 7-të

Aubrey de Grey

Aubrey de Grey (i lindur më 20 prill 1963Londër, Angli) është gerontolog biomjekësor. Ai është duke punuar në përshpejtimin e zhvillimit të shërimit kundër plakjes njerëzore, një qëllim mjekësor i njohur sipas tij si "engineered negligible senescence" (mplakje e papërfillshme inxhenierike). Si përfundim, ai ka identifikuar shtatë zonat e ecurisë së plakjes që duhet drejtuar mjekësisht para se të bëhet kjo. Ai është intervistuar vitet e fundit nga BBC, New York Times, Fortune Magazine, dhe Popular Science.

Para punës së tij në biologjinë molekulare dhe qelizore, de Grey ka ushtruar zyrtarisht punën si shkencëtar komjuterik. Në vitin 1985 mori titullin Bachelor of Arts (Diplomues i Arteve) në shkencën kompjuterike të Kembrixhit. Në vitin 1995 de Grey ktheu vëmendjen kah biologjia e plakjes dhe botoi librin The Mitochondrial Free Radical Theory of Aging (Teoria e Lirë Rrënjësore e Plakjes Mitokondrinore). Ndihmesat e librit në biologjinë molekulare të mitokondrisë u pritën mirë në këtë fushë. Libri gjithashtu shpall se duke shmangur dëmtimin e mitokondrisë mund të zgjatet vetë ndjeshem jetëgjatësia, megjithse citon se ka të ngjarë që dëmtimi i grumbulluar në mitokondri është një shkak domethënës i mplakjes, por jo shkaku i vetëm mbizotërues. Si mirënjohje për librin e tij mbi mitokondrinë dhe botimeve të tjera, Kembrixhi i dha de Grey-s titullin "Doktor i Filozofisë" në biologji në vitin 2000.

Ai beson se pas njëzet vjetësh zbulime të mëdha shkencore do të mund të fillojnë të zgjasin jetën e njeriut deri në një moshë të pakufinjtë. Për këtë qëllim, ai organizon konferenca mbi kërkimet e plakjes dhe boton një revistë shkencore me titull Rejuvenation Research.

Lexo më tej...

Java 8-të

Volkswagen (VW; Shqiptimi gjermanisht: [ˈfɔlksˌvaːɡən]; /ˈvks.wæɡ.ən/) është një prodhues Gjerman i automobilëve me kryesi në Wolfsburg, Saksonia e Ulët, Gjermani. Volkswageni është marka origjinale më e shitur e Volkswagen Group, prodhuesi Gjerman i makinave më i madhe dhe prodhuesi i tretë më i madh i makinave në botë.

Volkswageni ka tre makina në listën e 10 makinave më të shitura në të gjitha kohërat: Volkswagen Golf, Volkswagen Beetle, dhe Volkswagen Passat. Volkswageni renditet e para në shpenzimin e parave për kërkimin dhe zhvillimin për vitin 2011.

Volkswagen do të thotë "makina e popullit" në Gjermanisht. Slogani i tanishëm i kompanisë është Das Auto ("Makina").

Volkswageni u themelua në 1937 nga unioni i tregëtisë Nazist, Fronti Gjerman i Punës (Deutsche Arbeitsfront). Në fillim të viteve 1930 industria gjermane e makinave përbëhej kryesisht nga prodhues të makinave të luksit, dhe një Gjerman mesatar shumë rrallë mund të përballonte diçka më të shtrenjtë se një motorçikletë. Si rezultat vetëm një Gjerman nga 50 kishte një makinë. Duke kërkuar një treg të ri, disa prodhues filluan disa projekte të pvarura për "makinat e popullit" si – Mercedes' 170H, Adler AutoBahn, Steyr 55, Hanomag 1,3L, etj.

Lexo më tej...

Java 9-të

Tilacini

Tilacini (ang. Thylacine ose lat. Thylacinus cynocephalus) është marsupiali i njohur mishngrënës. Kjo kafshë është e njohur gjithashtu si tigri i Tazmanisë (për shkak të vijave mbrapa) gjithashtu edhe si ujku i Tazmanisë. Kjo kafshë jetonte kryesisht në Australi, Tazmani dhe Guine të Re, mendohet se kjo kafshë u zhduk në shekullin 20. Të vetmet mostra që dëshmojnë ekzistencën e tij jan fosilet e gjetura sipas Miocenës (kalendar epokal i Tokës). Kjo kafshë u zhduk kohë më parë në Australi atëherë kur u vizitua nga britanikët. Mirëpo ai arriti të mbijetojë në ishullin e Tazmanisë duke jetuar gjithashtu me djallin e Tazmanisë të cilët ngjanin mjaft. Mirëpo gjuetia intensive e aplikuar nga njerëzit kundër kësaj kafshe qoi edhe në zhdukjen e kësaj specie, mirëpo autoritetet thonë se Tilacinët mund ti ketë vrarë edhe ndonjë lloj i ndonjë sëmundjeje. Fjala "zhdukur" gjithashtu nuk është e sigurtë sepse nuk është asgjë zyrtare dhe mendohet se ekziston një i tillë në Tazmani.

Kjo kafshë ishte adhuruese e "jetës së natës" gjuetinë dhe aktivitetet e përditshme Tilacini i kryente natën. Për nga fizionomia kjo kafshë është pak e çuditshme ajo ka kokën e qenit, veshët e ujkut, trupin e macës, dhe vizat e tigrit. Dhe mu këto viza i kishin edhe tigrat dhe ujqërit e hemisferës lindore. Mirëpo Tilacinin e njeh historia si kafshë më grabitqare se ujkun dhe tigrin. Termi "marsupialë" nuk është mjaft adekuat mirëpo si gjitharë që është Tilacini dhe si pasojë e evolucionit konvergjent e mori emrin Marsupialë. Si më "i ngjashmi" i Tilacinit është konsideruar djalli i Tazmanisë apo Nubi. Poashtu djajtë e Tazmanisë janë kafshë të tërbuara dhe shqyese dhe dhëmbët shqyese poashtu i kan të gjatë. Fillimisht janë përkujdesur komuniteti amerikan për dy tilacina njëri mashkull e tjetri femër, mirëpo mashkulli nuk ishte shumë i aftë as të mbijetonte e as qelizat riprodhuese nuk i kishte në dispozicion për një trashëgimtar rracë të pastër tilaciane.

Lexo më tej...

Java 10-të

Sam Harris

Sam Harris (i lindur më 9 prill 1967) është autor, filozof, intelektual publik dhe neuroshkencëtar amerikan, si dhe bashkëthemelues dhe drejtor i Project Reason. Ai është autori i librit The End of Faith (Fundi i Besimit), i cili u botua në vitin 2004 dhe u paraqit në listën e librave më të shitur të gazetës The New York Times për 33 javë. Libri fitoi çmimin PEN/Martha Albrand Award për Librin e Parë Jofiktiv në vitin 2005. Në vitin 2006 Harris botoi librin e tij Letter to a Christian Nation (Letër për Popullin e Krishterë), si përgjigjje për kritikën ndaj The End of Faith. Kjo vepër u pasua nga The Moral Landscape (Peisazhi Moral) në vitin 2010, eseja e gjatë Lying (Gënjimi) në vitin 2011 dhe libri i shkurtë Free Will (Vullneti i Lirë) në vitin 2012.

Harris është kritik i njohur bashkëkohor i religjonit dhe idhtar i skepticizmit shkencor dhe "Ateizmit të Ri". Ai gjithashtu është përkrahës i ndarjes së kishës nga shteti, lirisë së religjionit, dhe lirisë për të kritikuar religjionin. Harris ka shkruar artikuj të shumtë për The Huffington Post, Los Angeles Times, The Washington Post, The New York Times, Newsweek, dhe Nature. Artikujt e tij prekin tema të ndryshme, duke përfshirë religjionin, moralin, neuroshkencën, vullnetin e lirë, terrorizmin, dhe vetëmbrojtjen.

Në librin e tij The Moral Landscape, Harris arguementon që shkenca mund të ndihmojë në problemet e moralit, dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies njerëzore. Ai rregullisht mbanë fjalime në Shtetet e Bashkuara dhe Britani të Madhe, duke përfshirë universitetet Oxford, Cambridge, Harvard, Caltech, Berkeley, Stanford, Tufts, si dhe konferencën TED. Harris ka bërë edhe paraqitje të shumta televizive, duke përfshirë intervista për Nightline, Real Time with Bill Maher, The O'Reilly Factor, The Daily Show, The Colbert Report, dhe The Last Word, në mes të tjerave. Ai gjithashtu u paraqit në filmat dokumentarë The God Who Wasn't There (2005) dhe The Unbelievers (2013). Harris konsiderohet si përkrahës i hapur dhe definitiv për shkencë dhe arsye si alternativa për religjionin teistik.

Lexo më tej...

Java 11-të

Inteligjenca artificiale (IA) është inteligjenca e makinave dhe dega e shkencës kompjuterike që ka për qëllim për të krijuar atë. Tekstet e librave e definojnë këtë fushë si "studimi dhe dizajnimi i agjentëve inteligjent", ku një agjent inteligjent është një sistem që e përcepton mjedisin e tij dhe merrë masa për të maksimizuar shanset e tij për sukses. John McCarthy, i cili solli termin më 1956, definon atë si "shkenca dhe inxhinieria e bërjes së makinave inteligjente".

Fusha u themelua mbi kërkesën se një pronë qendrore e njerëzve, inteligjenca - urtësia e njeriut - mund të jetë aq saktësisht e përshkruar sa që të mund të simulohet në një makinë. Kjo ngre çështje filozofike për natyrën e mendjes dhe etikën e krijimit të qenieve artificiale, çështje të cilat janë trajtuar nga miti, trillimi dhe filozofia që nga antikiteti. Kjo është një ide qendrore e Pamela McCorduck në 'Makina që mendon. Ajo shkruan: "Më pëlqen të mendoj inteligjencën artificiale, si apoteozë shkencore të një tradite të respektuar kulturore."

Fusha e kërkimit për inteligjencë artificiale është themeluar në një konferencë në kampusin e Dartmouth College në verën e vitit 1956. Të pranishmit, përfshirë edhe John McCarthy, Marvin Minsky, Allen Newell dhe Herbert Simon, u bënë krerët e kërkimit në inteligjencë artificiale për disa dekada. Ata dhe studentët e tyre shkruan programet që ishin, për shumicën e njerëzve, thjesht të habitshme: kompjuterët i zgjidhnin problemet në algjebër, duke provuar teorema logjike dhe duke folur anglisht. Nga mesi i viteve 1960, hulumtimi në SHBA u financua kryesisht nga Departamenti i Mbrojtjes dhe laboratorët ishin vendosur rreth botës. Themeluesit e inteligjencës artificiale ishin thellësisht optimist për të ardhmen e fushës së re: Herbert Simon parashikoi se "makina do të jetë në gjendje, brenda njëzet vjetësh, për të bërë ndonjë punë që një njeri mund të bëjë" dhe Marvin Minsky ra dakord, duke shkruar se "brenda një gjenerate... problemi i krijimit të 'inteligjencës artificiale' në thelb do të zgjidhet".

Lexo më tej...

Java 12-të

Brian Eno

Brian Eno (i lindur më 15 maj 1948 në Suffolk, Angli) është kompozitor, producent, muzikolog, dhe vokalist anglez, i cili, si solo artist njihet si "Babai i Muzikës Ambient".

I edukuar në shkollën e artit dhe i inspiruar nga minimalizmi, ai u bë i njohur si sintisajzeristi i grupit glam / art rock të '70-tave Roxy Music. Pas largimit nga Roxy Music, ai inçizoi katër rock albume origjinale, para se të koncentrohej në muzikën ambient në albumet si Discreet Music (1975) dhe Ambient 1: Music for Airports (1978).

Ai ka punuar me Harold Budd, Cluster, John Cale, David Byrne, dhe Robert Fripp. Në fund të viteve të '70-ta ai filloi të bashkëpunojë me artistë të pop muzikës, si David Bowie, dhe gjithashtu e popullarizoi bendin Devo dhe zhanrin e tyre No Wave të influencuar nga punk rock-u. Ai është gjithashtu i njohur për bashkimin e pop dhe rock & roll muzikës me muzikën shansë. Si producent dhe kompozitor, ai ka punuar në albumet Remain in Light (1980) të Talking Heads, The Joshua Tree (1987) të U2, Viva la Vida or Death and All His Friends (2008) të Coldplay, si dhe në albume të artistëve të tjerë si James, Slowdive, Paul Simon, etj.

Paralelisht me muzikë, Brian Eno merret edhe me arte të tjera, si p.sh. me instalacione. Ai shkruan për gazetën britanike The Observer, dhe bashkë me Peter Schmidt ai ka shpikur kartat "Oblique Strategies" të cilat kanë fraza të kriptuara dhe përdoren për të zgjidhur dilema.

Lexo më tej...

Java 13-të

Škoda Auto logo

Škoda Auto ([ˈʃkoda]), zakonisht njihet thjesht Škoda, është një prodhues automobilësh me bazë në Çeki. Škoda u bë pjesë e Volkswagen Group në 2000. Škoda Works u krijua si prodhues armësh në 1859 dhe Škoda Auto (dhe paraardhësit e tij) është një nga pesë kompanitë më të vjetra që prodhuan makina dhe ka një histori të pandërprerë (bashkë me Tatra, Daimler, Opel dhe Peugeot).

Origjina e asaj që do të bëhej Škoda Auto fillon që në fillim të viteve 1890 ku, si shumë kompani të vjetra makinash, ajo e filloi duke prodhuar biçikleta. Nga viti 1905 firma po prodhonte automobilë, e cila e bën atë prodhuesin e dytë më të vjetër të makinave në Çeki pas Tatras.

Pas luftës së parë botërore kompania Laurin & Klement filloi të prodhojë kamionë, por në 1924, pasi hasën në probleme dhe u goditën nga zjarri, kompania kërkoi një partner të ri.

Ndërkëhë Škoda Works, një prodhues armësh dhe një kompani shumë-sektorëshe e cila ishte bërë një nga ndërmarrjet industriale më të mëdha në Europë dhe më e madhja në Çekosllovaki, filloi të prodhojë makina në bashkëpunim me Hispano-Suiza. Škoda kërkonte të zgjeronte bazën jo-armëprodhuese dhe bleu Laurin & Klement në 1925. Shumica e prodhimit të mëvonshëm u markua me emrin e Škoda.

Lexo më tej...

Java 14-të

Skënderbeu duke ekzekutuar një kalorës osman

Skënderbeu gjithsej zhvilloi 25 beteja prej të cilave 24 i fitoi dhe një e humbi për arsye se në "Betejën e Beratit (1455)" Skënderbeu komanden ia dha Moisi Golemi i cili i lejoi ushtrinë që të dehen dhe kështu frerët nuk po i mbante më Shqipëria. Çlirimi i rajoni të tëra në Shqipëria e Mesme e Veriore dhe bashkimi i forcave politika shqiptare ishin ngjarje të rëndësishme edhe në plan ndërkombëtar dhe shkaktuan shqetësim të veçantë në oborrin osman. Sulltan Murati II ngarkoi Ali Pashën, një nga komandantët e tij më të shquar, që të rivendoste pushtetin osman në ato rajone. Në krye të 25 mijë vetave, Ali Pasha iu drejtua viseve të lira shqiptare. Skënderbeu përgatiti një ushtri prej afro 8. mijë kalorësish e 7. mijë këmbësorësh. Beteja u zhvillua në verë të vitit 1444, në një fushë të Dibrës së Poshtme të palokalizuar ende, që konvencionalisht është cilësuar si Beteja e Torviollit. Ajo filloi me sulmin e shqiptarëve, të cilët luftuan heroikisht dhe arritën një fitore të shkëlqyer. Fitorja e Torviollit pati jehonë të thellë në Shqipëri dhe në vendet e tjera. Ajo përforcoi besimin e shqiptarëve të Skënderbeu dhe tek ushtria e Lidhjes. Në vjeshtën e vitit 1445, kundër Shqipërisë erdhën njëra pas tjetrës dy ushtri osmane, të cilat u shpartalluan në luginën e ngushtë të Mokrës së Dibrës. Në vitin 1447 shqiptarët shpartalluan një ushtri tjetë osmane në Oranik të Dibrës. Këto fitore ushtarake e rritën më tej autoritetin e Skënderbeut dhe në rrafsh ndërkombëtar e bënë Shqipërinë një fuqi antiosmane të dorës së parë.Venediku ishte një nga shtetet më të fuqishme detare e tregtare në tërë pellgun e Mesdheut dhe zotëronte një numër qytetesh e qendrash të rëndësishme tregtare dhe ekonomike të Ballkanit e më gjerë.

Lexo më shumë....

Java 15-të

Kenedi ne nje mison televiziv si Senator

John Firtzgerald Kennedy (lindur më 29 Maj 1917 - vdiq më 22 Nëntor 1963 i njohur mir si Jack ose me inicijalet JFK ishte politikan Amerikan dhe Presidenti i 38 i Shteteve te Bashkuar të Amerikës ka sherbyer edhe si komandan në Ushtrinë Amerikan në Forcat Detare të Amerikës ne Floten detare dhe si komandat i anijes luftarake PT-190 dhe me vone ne ate PT-59 në paqsorin e jugut në Luftën e Dytë Botërore

Pas sherbimit ne flotën detare u perfshi ne politikë ne dhomen e 11 të kongrsmenve nga Partia Demorkatike (SHBA) si kongremen ne vitin 1946-1952 dhe si senator ne Senatin Amerikan nga dhoma e prfaqsuesve nga shteti federal i Massachusetts ku ne vitin 1960 ne 1960 Zgjedhjet e Presidenciale të SHBA-ve do te kandidohej per president ku do ta mposhte kandidatin nga rradhet e republikanve Richard Nixon i cili do te behej president ne vitin 1969 dhe do te jepte dorëheqje nga posti tij ne vitin 1972 pas skandlit te Watergate dhe ne moshen 43 vjeqare Kennedy dote behej presidenti me i ri ne moshë se bashku me Theodore Roosevelt .

Kur ne vitin 1963 në Dallas,Texas prag të zgjedhjeve presidenciale kur po shkonte ti vizitonte ne trupat ushtarake dhe forcat ajrore të SHBA-ve kur makina e tij pa qati po kalonte në lagjen Dela Plaza u qellua me snajper ne kokë ku qua me urgjencë në spitalin me ta afert ku ne ora 1:00 dote ndrronte jete në spitalin Parkland në Dallas dhe do te shpallej i vdekur ne ora 1:00 të megjesit ku doktorë nuk kishin arritur ta ndalin hemoragjin në trurin e tij.

Administrata dhe Presidencja e tij do te ishte protagoniste ne shum ngjare Historike në botë si Lufta e Vietnamit,Grush shtetin ne Gjirin e Derrave,Kriza e Raketave ne Kubë,Gara për Hapsirën,Programi Apollo,Lufta Per Drejta Civile të Zezakëve,Lufta e Ftohët etj...


Lexo më shumë...

Java 16-të

Ted Bundy Theodore Robert Cowell (shqipërimi: Teodor Robert Kouell) i njohur si Ted Bundy lindi me 24 Nëntor 1946 në Burligtontë Vermont dhe u ekzekutua më 24 janar 1989 ne burgun Raiford, Union County në Florida ishte nje vrasës serial, përdhunes, rrëmbyes i cili sulmoi dhe vrau shumë vajza dhe gra gjatë viteve 70' ai kishte mohuar për më shum se një dekadë vrasjet e tij, por ai pranoi 1 ditë para se ta ekzekutonin se është fajtor për 30 vrasje por disa mendojnë se numri i vikitmave te tij ishte 36 apo dhe më i lartë.

Ted Bundy në Florida

Sipas polcisë dhe FBI-së Bundy ishte mjaft romantik dhe miqësor me viktimat e tij, të cilat ishin femra. Ai i joshte me fjalë të bukura drejt vdekjes dhe thuhet se motivi i vrasjeve të tij ishte seksual. Epshi i tij seksual kalonte çdo kufi ai kishte dhe patologji te tjera, 12 prej viktimave te tij ishin gjetur me koka të prera spari viktimat mashtorheshin apo rrëmbeheshin në fillim ekzekutoheshin e më pas Bundy krynte mardhënie sekuale me kufomat e tyre. Disa prej viktimave rrembeshin nga Bundy e më pas mund ti përdhonte dhe pastaj ti vriste ato apo priste derisa ato të flini dhe futej fshehurazi brenda shtepive te tyre për ti vrarë.

Bundy ishe arrestuar së pari në Utah me pas u i gjykua dhe u burgos në vitin 1975 per tentim vrasje dhe rrëmbim por me pas ai arrtiset në dhejtor të vitit 1977 ku shkon në Florida ku kryen disa vrasje aty arrestohet dhe merr 3 denime me vdekje dhe mpas egzkutohet.

Bundy u egzktua mbi karrigë elektrike në burgun e Raiford në veri të Florida-së aty ishin disa deshmitar ishte e pranishme biografistja amerikane Anna Role e cila e quajti atë simbolin e së keqës dhe të pa shpirt dhe dita kur u egzekutua u Festua në Florida.

Lexo më Shumë...

Java 17-të

Fizika (greq. φυσική, fyziké = e natyrës) është dega e shkencës e cila merret me zbulimin dhe analizimin e fenomeneve fizike, që përfshin studimin e lëndës dhe lëvizjen e saj në fabrikën e hapësirë-kohës, si dhe konceptet e forcës dhe energjisë. Në mënyrë më të përgjithsme ajo cilësohet si shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika njihet si "shkencë themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme, veçoritë e të cilave varen nga ligjet e fizikës.

Zhvillimet në fizikë janë të lidhura ngushte me sektorin teknologjik, si dhe kanë infleunca shumë të thella në shkencat e tjera, përfshirë matematikën dhe filozofinë. Për shembull, zhvillimi i teorisë së elektromagnetizmit çoi në krijimin e pajisjeve të shumta elektrike (televizori, kompjuterat, pajisjet shtepiake); zhillimet në termodinamikë çuan në zhvillimin e mjeteve të motorizuara për transportin, si motori me avull; zhvillimet në mekanikë motivuan dhe ndihmuan në zhvillimin e analizës matematikës, kimisë kuantike, dhe përdorimit të pajisjeve eksperimentale si mikroskopi elektronik në mikrobiologji.

Fizika ndahet në dy disiplina: në fizikën teorike dhe fizikën eksperimentale. Fizika teorike merret kryesisht me formalizimn teorik te dukurive i cili bazohet ne koncepte matematike, ndërsa fizika eksperimentale merret me rikrijimin dhe matjen e dukurive të njohura natyrore. Megjithëse kerkimet e shumta akoma kanë ngelur disa probleme të pazgjidhura në fizikë si dhe fusha të shumta kerkimi të cilat nuk janë eksploruar ende plotësisht.

Lexo më shumë...

Java 18-të

Profesor Nuri Abdiu

Nuri Abdiu është një ndër themeluesit e shkollës së sotme psikologjike shqiptare dhe një nga ata që ka përgatitur kuadro dhe për këtë shkollë, një ndihmesë kjo me vlerë kombëtare dhe më gjërë. Për gati gjysëm shekulli ai ka qënë mësues, Profesor i psikologjisë dhe ka ligjëruar në Universitetin e Shkodrës , Tiranës, Prishtinës dhe Tetovës. Brenda e jashtë Shqipërisë dhe është bërë një autoritet i kësaj fushe krahas akademikëve e profesorëve si Bedri Dedja, Hamit Beqja, Pajazit Nushi, Shefik Osmani, Musa Kraja. Përfaqësues i plejades së mendimtarëve të shkolluar në akademinë e personaliteteve shqiptare në Moskë gjatë viteve 50-të dhe që mban meritën e ringritjes së institucioneve të dijes mbas daljes së Shqipërisë nga shkatërrimi i Luftës së Dytë Botërore.

Menjëherë mbas diplomës në lamin e psikologji-pedagogjisë deri në 1993 punoi pedagog, zv.drejtor për drejtimin mësimor dhe shkencor si dhe përgjegjës katedre në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti "Luigj Gurakuqi") Gjatë kësaj kohe, Prof.Nuri Abdiu lektron dhe jep mësim në kursin pasuniversitar ose masterin shqiptar të Psikologjia-Pedagogjia në Universiteti i Tiranës

Bashkautor i shtatë teksteve të psikologjisë, tre teksteve për shkollat e larta(1971-81-84) i dy teksteve për shkollat e mesme pedagogjike( 1985-86) i një përmbledhjeje mbi seminaret e psikologjisë 1973 dhe i manualit "Psikologjia e Personalitetit" për kursin pasuniversitat të UT.

Java 19-të

Gråbrødretorv, qendra e Kopenhagenit

Kopenhageni ose Kopenhaga, danisht: København vendi ku po zhvillohet këtë vit Festivali Europian ose Eurosong 2014 dhe vendlindja e shkrimtarit të njohur jo vetëm për fëmijë Andersen është kryeqyteti i Danimarkës dhe qyteti më i populluar i saj, me një popullsi urbane prej 1,199,224 banorë (1 janar 2011) dhe një popullsi metropolitane prej 1,931,467 banorë (1 janar 2012). Me përfundimin e urës Øresund në vitin 2000, Kopenhageni është bërë qendra e rajonit gjithnjë integrues të Øresund. Brenda këtij rajoni, Kopenhageni dhe qyteti suedez i Malmös janë në rritje në një zonë të kombinuar metropolitane. Kopenhageni është vendosur në ishujt e Zelandës dhe Amager. Dokumentuar për herë të parë në shekullin e 11-të, Kopenhageni u bë kryeqyteti i Danimarkës në fillim të shekullit të 15-të. Gjatë shekullit të 17-të, nën sundimin e krishterë, ai u bë një qendër të rëndësishme rajonale. Kopenhageni ka qenë vazhdimisht i njohur si një nga qytetet me cilësinë më të mirë të jetës. Kryeqyteti metropol është konsideruar gjithashtu një nga qytetet më ekologjikie në botë. Uji në portet e brendshme është i pastër dhe i sigurt për notim. 36% e të gjithë qytetarëve udhëtojnë për në punë me biçikletë. Që nga fillimi i mijëvjeçarit, Kopenhageni ka parë një zhvillim të fortë urban dhe kulturor dhe është përshkruar si një qytet në bum. Kjo është pjesërisht për shkak të investimeve masive në objekte kulturore, si dhe infrastrukturën dhe një valë të re të projektuesve të suksesshëm, inxhinierë dhe arkitektë.

Lexoni më shumë...

Java 20-të

Kryeqyteti i Kanadasë


Ottawa ( lexohet ɒtəwɑ ) është kryeqytet i Kanadasë. Qyteti ka popullsi prej 812.000 banorësh, e zë vendin e katërt për nga madhësia në Kanadë dhe vendin dytë në provincën Ontario. Zona e Ottawës-Gatineau (gjithashtu e njohur si National Capital Region) ka një popullsi prej 1,168,788 banorësh, i katërti sipas madhësisë nga qytetet e zonës. Otawa është vendosur në pjesën juglindore të Ontarios në luginën e lumit Ottawa që është një lum i lundrueshëm, ndodhet midis kufirit të Ontarios dhe Quebecut.

Nuk ka asnjë kryeqytet qarku federal në Kanada. Ottawa është një komunë në kuadër të Provincës së Ontario. Megjithëse kjo nuk përbën një rast të veçantë, Ottawa është caktuar si kryeqytet federal kombëtar, e cila përfshin Quebecun dhe komunën fqinje Gatineau. Ashtu si me kryeqytetet kombëtare, fjala Ottawa përdoret si metonomi për "vendi i qeverisë federale".

Otava qeveriset nga 24 antarë të këshillit të qytetit, të cilët zgjidhen nga banorët e Ottawës në zgjedhje të drejtpërdrejta. Këshilltarët e qytetit përgjegjen për mirëmbajtjen dhe efikasitetin e shërbimeve të mëposhtme: zjarrfikësit, mjekësinë, departamentin e policisë, furnizimin me ujë, transportin, riciklimin dhe grumbullimin e plehrave, rrjetin e kanalizimeve etj. Kryetari i bashkisë së Ottawës është Jim Watson.

Rajoni i Otavës ishte vendbanim për gjatë kohë i Odawa ose Odaawaa (njerzit të kombësisë të parë në këtë vend) . Odawa janë popull Algonquin të cilët thirren sipas emrit të lumit Kichi Sibi ose Kichissippi ka kuptimin e "Lum i madh".

E para zgjidhje evropiane në rajon, është ajo e Philemon Wright një komunitet i cili filloi në Quebec anë e lumit në 1800. Wright zbuloi se transporti i drurit ishte i mundur nëpër lumin ,,0tava,, nga Lugina e Otavës deri në Montreal. Së shpejti filloj të lulëzoj transportimin e drurit i cili pëlqehej shumë nga europianët për fortësinë e tij të jashtëzakonshme. Rezerva të mëdha të Pishës së Bardhë u gjetën në të gjithë luginën.

Java 21-të

Barcelona

Barcelona është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar i Katalonisë dhe qyteti i dytë më i madh në Spanjë, pas Madridit, me një popullsi prej 1,621,537 brënda kufijve të saj administrativ në një sipërfaqe prej 101,4 km2 (39 sq mi). Zonën urbane të Barcelonës shtrihet përtej kufijve të qytetit administrative me një popullsi prej mbi 4.2 milion në një sipërfaqe prej 803 km2 (310 sq mi), duke qenë zona e gjashtë-më i populluar urbane në Bashkimin Evropian pas Parisit, Londrës, zonën e Ruhrit, Madrid dhe Milano. Rreth 5 milionë njerëz jetojnë në zonën metropolitane të Barcelonës. Ajo është gjithashtu metropoli më i madh i Evropës në bregdetin mesdhetar. Ajo është komponent kryesor i një bashkimi të qyteteve dhe komunave të ngjitur emrin Metropolitana de Barcelona Area (ambasadori), me një popullsi prej 3.218.071 në një sipërfaqe prej 636 km ² (5060 dendësi hab / km ²). Ajo është e vendosur në bregdetin Mesdhe në mes të gojët e Llobregat lumenjve dhe Besòs dhe kufizohet në perëndim me kurriz de Serra Collserola (512 m / 1680 ft).

Barcelona është sot një nga turistike kryesore të botës, qendra ekonomike dhe kulturore, dhe ndikimet e saj në tregti, arsim, argëtim, media, fashion, shkencës, artit dhe të gjithë të kontribuojnë në statusin e saj si një nga qytetet më të mëdha të botës globale. Në të vërtetë, kjo është një qendër e madhe ekonomike dhe një qendër financiare gjithnjë në rritje (Diagonal zonë Mars), një nga portet kryesore të Europës mesdhetare mund të gjeni këtu, si dhe aeroportin e Barcelonës ndërkombëtare, e cila merret me rreth 30 milionë pasagjerësh në vit. Ajo gjithashtu mburret me një rrjet të gjerë autostradës dhe është një qendër e hekurudhës me shpejtësi të lartë, veçanërisht atë që do të lidhë Franca me Spanjën dhe më vonë Portugali. Barcelona ishte 12-më-qytet të vizituara në botë dhe 4 më të vizituar në Evropë pas Paris, Londër, dhe Roma. Ajo është në Përveç destinacioni më i popullarizuar turistik në Spanjë (marrë mbi 5 milion turistë çdo vit). Barcelona është 16 më të "qytetit të përshtatshëm" në botë, sipas revistës jetesës monokël. Në mënyrë të ngjashme, sipas Innovation 2thinknow Analistët, Barcelona zë vendin e 13 në botë në Qytetet Innovation Indeksi ™ Global 256.

Lexoni më shumë...

Java 22-të

Luftanije të ankoruara në Valleta, Maltë.

Luftanija (ose Anija luftarake) është anije që është e ndërtuar dhe e destinuar kryesisht për luftë. Përveç se janë të armatosura, luftanijet janë të dizejnuara për t'i bërë ballë dëmeve dhe janë zakonisht më të shpejta dhe më të lëvizshme sesa anijet tregtare. Ndryshe nga një anije tregtare, e cila mbart ngarkesë, një luftanije në mënyrë tipike vetëm mbart armë, municione dhe furnizime për ekuipazhin e saj. Luftanijet zakonisht i përkasin një force detare (marine), ndonëse ata janë operuar gjithashtu nga individë, kooperativa dhe korporata .

Në gjendje lufte, dallimi midis luftanijeve dhe anijeve tregtare është shpesh i paqartë . Në luftë, anijet tregtare janë të armatosura dhe shpesh përdoren si luftanije të rendit të dytë, të tilla si Anijet QLuftës së Parë Botërore dhe keuzerët e armatosur tregtarë të Luftës së Dytë Botërore. Deri në shekullin 17 ishte e zakonshme që anijet tregtare të ishin të detyruara të shërbenin në forcat detare dhe një dukuri e zakonshme e kohës ishte se më shumë se gjysmë e një flotë ushtarake e përbënin anijet tregtare. Derisa kërcënimi i piratëve ra në shekullin 19, ishte praktikë normale që të armatosen anije e mëdha tregtare, siç janë galerat. Anije luftarake shpesh janë përdorur si bartës të trupave apo anije furnizimi, si të tillë janë përdorur nga marina franceze në shekullin 18 ose nga marina japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore .

Lexo më tej...

Java 23-të

Hafize Leskoviku njihet si këngëtarja më e shquar e Balkan blues-it shqiptar.Sazet e Leskovikut janë shfaqur që herët, në çerekun e fundit të shek XIX-të dhe në kapëryell të shekullit XX-të, në krahasim me krahinat e tjera simotra të aerealit polifonik të Shqipërisë së Jugut. Përsosja e gjuhës muzikore me saze dhe të kabasë është me burim: a)Nga muzika vokale shumëzërëshe, si shoqëruese, duke huazuar prej asaj strukturën, si formë të personalizimit të tingujve muzikorë ( gërnetës, violinës, llautës) me ato të zërave të këngëtarëve, ruajtjes së tyre në rrafshin emocional. b)Nga muzika me vegla tradicionale, që lidhen me mjedisin, natyrën etj., si gjethi, pipza, cyldiarja, fyelli (në përfitimin melodive baritore, vajeve me recitativat, gulçimat etj), gajdeja. Këngët, veç të kënduarit shumëzërësh (tradicionalisht) më vonë nisën të shoqërohen edhe prej sazeve që përftohen: nga klarineta (që bën rolin e “marrësit”), violina (atë të “prerësit”), llauta, bakllamaja (“iso-n”) dhe defi (ritmin). Ndërsa burimet lëndore dhe shpirtërore të kabasë me saze, siç thamë, kanë qenë meloditë baritore, këngët e kurbetit dhe vajet e kënduara nga gratë. Sazexhinjtë kanë depërtuar thellë në semantikën e vajtimit shqiptar, sepse, siç shprehet R.Munishi, “përmes vajtimeve shprehet mirë etnopsikologjia e individit”.

Leskoviku është një vendbanim në pjesën jugore të Shqipërisë. Leskoviku është në afërsi të kufirit Shqipëri-Greqi. Ndodhet në një lartësi mbidetare prej 1,220 metra. Popullsia është rreth 4200 banorë.Leskoviku njihet si qendër e madhe banimi në fillimet e viteve 1800. U krijua si qender pushimi e verimi nga pushtetarët otomanë të asaj kohe. Gradualisht kaloi në qendër Kazaje dhe deri qendër Sanxhaku (sipas "Enciklopedia" Sami Frashëri). Si njësi administrative ka patur në varësi krahinën e Leskovikut, Përmetit e Pogonit. Popullsia maksimale e tij ka arritur në vitet 1910 me rreth 10 000 banorë. Ka patur 11 lagje. Në vitet 1920-1944 ka qenë n/prefekturë në varësi të prefekturës Korçë. Njihet si pika më e fuqishme doganore me Greqinë deri në këtë periudhë. Në të kalonte një nga segmentet rrugore më të përdorura, me Greqinë e më tej Turqinë.

Pika e Tre Urave ishte nyja lidhëse. Gjatë viteve 1800 - [[1940 ka zhvilluar një aktivitet të fuqishëm tregtar. Deri ne vitin 1956 Leskoviku ka qenë njesi administrative "Rreth". Diktatura për arsye të fesë dhe mardhënieve me shtetin grek në vitin 1956 e shkriu si njësi administrative dhe e kaloi në varësi të rrethit Kolonjë. Aktualisht është një qytet i vogël me popullsi 4200 banorë. Qyteti i Leskovikut ka qenë një qendër e lashtë. Këtë e vërtetojnë gjetjet arkeologjike, kultet, dhe një dokumentacion i pasur nga periudha më të hershme, sidomos në Mesjetë. Edhe defterët osmanë e përmendin Leskovikun me fshatrat përreth shumë të populluar. Më vonë, një pjesë e madhe e tyre janë boshatisur, mbeti një popullatë e pakët e krahasuar me mesjetën e hershme. Leskoviku veçohet për relievin malor e kodrinor, me pyje, florë dhe faunë të pasur, me burime ujrash minerale-kurative (banjot termale të Sarandaporit) e vreshtari të begata; për mardhënie shkëmbimesh tregëtare ndërkrahinore dhe me jashtë, sidomos atëherë me Janinën dhe Preveza; leskoviqarët kanë qenë muratorë dhe përpunues të zellshëm të drurit etj.

Java 24-të

Vendi në Gjyrale i quajtur Syri i Kaltër


Qyteti liqenor i Belshit ndodhet në Pllaja e Dumresë , i njohur në antikitet me emrin e Princit Belson kurse rajoni me termin 'Dumrea' ose 'Duam - re' dhe është krahinë turistike për numrin e liqeneve mbi 80. Pallaja e Dumresë ndodhet në rrethin e Elbasanit, rrethin e Fierit dhe kufizohet në jug me rrethin e Kuçovës, në veri me rrethin e Peqinit dhe në perëndim me rrethin e Lushnjës. Tiparet kryesore me interes turistik e zonës së Dumres janë liqenet e shumtë që popullojnë territorin dhe zonat e banuara që shtrihen përreth liqeneve si liqeni i Belshit, me sipërfaqe 26.8 hektarë, me thellësi maksimale prej 18 metrash, liqeni Seferaj, 87.5 hektarë dhe thellësi maksimale 20.8 metra, që është edhe liqeni më i madh i zonës së Dumres, liqeni i Merhojës, i dalluar për kaltërsin e ujit, me sipërfaqe 65.5 hektare dhe me 61 metra thellësi. Dumreja si zonë kodrinore shtrihet përpara fushës së Myzeqeja. Në bazë të formimit gjeologjik, Dumreja ka formën e një rrafshnalte tektonike-vullkanike.

  • Shumë e njohur për bukurinë e veçantë të peisazhit, bëhet përgjatë shekullit të XX, kur kryeqëndra e saj Belsh përshkruhet si kryeqytet i Shqipërisë nga një ndër personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes shqiptare, Sami Frashëri. Zona e Dumres duke pasur një pozicion gjeografik shumë të favorshëm e gjithashtu shumë afër rrugës Egnatia, gjithmonë ka qënë një qëndër e rëndësishme kalimi dhe një vënd i populluar banimi. Këtë e tregojnë vendndodhjet dhe zbulimet e sendeve të vjetra nga kërkimet e bëra në të kaluarën. Vendbanimet e para datojnë në epokën e Bronxit e në vazhdimësi deri në periudhën midis shekujve IV-VI, në të cilën është ndërtuar kështjella e Gradishtës, nga e cila dallohen pjesë të mureve të mbetura mbi kodrën me të njëjtin emër. Vënd me interes të veçantë mund të dallohet kodra e Gradishtës, e quajtur ndryshe edhe “Mali Gradishtë”, ku mund të vërehen akoma muret antike të qytetit të vjetër.
  • Sot, përgjatë rrugës së vjetër kalon rruga shtetërore që lidh Portin e Durrësit me pikën kufitare të Kapshticës, për të kaluar më tutje në Greqi.Në vitet e fundit është ndërtuar rruga që lidh Elbasanin me qytetin e Lushnjës, duke zvogëluar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga një qytet ne tjetrin. Në vitin 2011 kanë filluar punimet për ndërtimin e autostradës që lidh kryeqytetin e Shqipërisë me pjesën jugore të vëndit duke kaluar nëpër territorin e Dumres.

Java 25-të

Clemente XI

Papa Klementi XI - Albani e dinte fort mire atë fjalën ungjillore "se çdo pemë njihet dhe dallohet nga frutet e saj," ashtu si kundër çdo shqiptar, veçanërisht në shtetet e huaja, dallohet në shqiptarizmin e tij, nga veprat që kryhen në dobi të çështjes kombëtare dhe te jetës së shqiptareve. Familja Albani e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga Laçi i Kurbinit. Mikel Laçi pati dy djem Giorgo di Michele de’ Lazi (Gjergj Mikeli i Laçit) dhe Filippo di Michele de’ Lazi, (Filip Mikeli i Laçit) ish luftëtarë nën urdhrat e Skënderbeut të cilët u vendosën në Urbino , ku Federico di Montefeltro dhe Guidobaldo di Montefeltro i emëruan njerëz të besuar për çështje diplomatike dhe luftarake. Gjergji pati dy djem, Altobelin dhe Hanibalin, edhe Altobeli pati dy djem, Oracion dhe Karlin. Karli është babai i Gjon Franceskut, papës se ardhshëm. Morën mbiemrin Albanesi që jetëgjati Altobello (1445-1564), e ndryshoi në Albani. Nga kjo familje rrodhën, përveç Klementit XI, klerikë të shquar, diplomatë të mëdhenj dhe burra shteti të rrafshit të lartë.

Gjon Françesk Albani l. 23 korrik 1649, Urbino - v. 19 mars 1721, Roma) ishte papa i 243 i Kishës Katolike. Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 23 nëntor 1700 dhe deri më 19 mars 1721. Paraardhës i tij ishte papa Inoçenti XII, ndërsa pasardhësi papa Inoçenti XIII. Papa Klementi XI - Albani ndërroi jetë 19 mars 1721 mbasi e udhëhoqi kishën katolike për 21 vjet rrjesht dhe rreshtohet i katërti për nga vitet ne krye të Kishës Katolike mbas Shën Pjetrit me 35 vjet, Papa Piu IX me 31 vjet, Papa Gjon Pali II me 26 vjet. Shpresa e vazhdueshme e papës me origjinë shqiptare Klementit XI për të bashkuar Krishterimin, dha rezultate të gjëra në Shqipëri ku Kisha katolike romake dhe ajo ortodokse bashkëjetuan për një periudhë. Klementi XI, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet. I përket asaj periudhe mbajtja e “këshillit fetar të parë kombëtar shqiptar” (1703) i cili shënoi ndryshimet rrënjësore në linjën e veprimit të klerit për çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore.Ndërkohë ndryshime ishin vënë re edhe në krahun ortodoks. Priftërinj të shumtë ortodoksë nga Shqipëria, i kishin drejtuar Papës kërkesa ndihme për mbështetje politike duke sjellë edhe një afrim fetar. Kështu në fillim u arrit një farë bashkimi, porse më tej, meqë nuk ishte në lartësinë e duhur, u arrit hapja e selive të kryepeshkopatave për dioqezat latine të Ohrit dhe Shkupit. Një mision i ritit bizantin funksiononte në Himarë qe nga viti 1628. Një nga pjesët më interesante të librit Illyricum Sacrum , është ajo ku flitet për interesimin që tregoi Papa Klementi XI (Kelmendi), për mbledhjen e përpunimin e historisë së Shqipërisë, gjë e cila nuk u bë plotësisht sepse një pjesë e madhe e atyre arkivave, humbën teksa qerrja që transportonte ato për në Venedik, u mbyt teksa ishte duke kaluar Lumin e Drinit në pjesën e Zadrimës. Lidhur me këtë, në faqen 221-222 shkruhet: "Papa Klementi XI, Gian Francesco Albani, nga Urbino me prejardhje shqiptare, kur ishte prift i ri filloi të mbledhë landë për historinë kishtare ilire. I penguem nga detyrët kishtare që shkuen tue ia shtue naltimin e tij deri në selin papnore u detyre të ndërpresë punimet e veta historike. Në fillim të pontifikatit të vet, mblodhi Këshllin e parë të Arbënit nën kryesinë e arqipeshkvit të Tivarit, Vinçenc Zmajeviç, e dha urdhën që aktet e Këshillit të përktheheshin shqip e ti shifte në gjuhën e të parëve që në familjen Albani kishte mbetë vetëm si kujtim.Në atë kohë qendra e kishave ilire ishte Raguza ku mbaheshin këshillat kishtare të Ilirisë. Mbasi patën qenë mbytur në det ipeshkvinjtë shqiptarë duke u kthyer nga mbledhja, Klementi XI vendosi që mbledhjet ndër dioçeza ne shqiptare andej e tutje të mbaheshin në tokën shqiptare. Qendra e parë e kishave ilire ka qenë Akuileja, mandej Grado-i, e mbasi selia patriakale ilire u bart në Vendik, për arsye praktike u caktue Raguza si qendër mbasi ishte ma e përshtatshme edhe gjeografikisht.Në historinë shqiptare, si dhe ne fusha te tjera studimore albanologjike emri i Papa Klementit XI- Albani, përmendet si një Papë me "gjak shqiptar, "si një Pape me "origjine shqiptare, " si Papa qe ka thirrur Kuvendin e Arbërit me 1703 dhe se ka pasur plot merita te tjera për çështjen shqiptare. Këtij personaliteti të lartë të bijve të Shqipes nuk i është kushtuar ende një kapitull i domosdoshëm në Historia e Shqipërisë. Megjithatë i rëndësishëm është fakti se ne asnjë rast nuk shpërfillet prejardhja e tij shqiptare nga autorë të huaj, por përkundrazi theksohet "Vetëdija" e tij shqiptare dhe veprimtaria e tij për çështjen Shqiptare, e cila gjithkund formulohet si një veprimtari atdhetare. Edhe biografi francez i Klementit XI- Albani, M. Reoule e ka thënë: "Gjon Francesk Albani, që kishte prejardhje shqiptare, u kujdesua posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve te tij. Me nismën e tij u mblodh Kuvendi i Ipeshkvinjeve katolike të Ballkanit (14-15 Janar 1703). Kjo ishte një fitore e madhe për kulturën dhe kombësinë shqiptare, mbasi që klerikët ishin të parët, që filluan të shkruanin në gjuhën shqipe dhe të krijonin përmendoret e para të letërsisë shqipe."

Java 26-të

Pamje nga Rrajca turistike


Rrajca është zona e mbrojtur e cila ndodhet në rrethin e Librazhdit. Format glaciale ku gjendet Rrajca janë të vendosura në shpatin verior e lindor të malit të Shebenikut ku gjendet kompleksi i cirqeve akullnajore të Rrajcës. Në këtë cirk akullnajor janë katër liqene akullnajore, të cilët përbëjnë një atraksion natyror për tu vizituar. Këto liqene kanë një gjatësi mesatare prej 100 metrash dhe një gjerësi mesatare prej 80 metrash. Ato gjenden të vendosura në lartësinë 2.200 metra mbi nivelin e detit. Për të arritur në këto liqene, duhet ndjekur rruga automobilistike e asfaltuar Përrenjas - Rrajcë dhe më pas, nga fshati Rrajcë për tek liqenet rruga bëhet në këmbë. Në rajonin e Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanicës ndodhen 8 liqene në shpatin lindor të malit të Shebenikut. Janë liqene të vendosur në fundin e një kompleksi akullnajor të ndarë njëri nga tjetri me depozitime moremike dhe shkëmbinj njerezorë. Thellësia e liqeneve shkon disa metra,ato kanë ujë të ftohtë dhe shumë të pastër dhe kanë bukuri të rralla natyrore. Tre liqene njihen me emrin liqenet e Rrajcës kanë siperfaqen me të konsiderueshnme ndodhen në shpatin lindor malor pranë majës së Fursit.Zona e mbrojtur bën pjesë në zonën klimatike mesdhetare malore ,nënzona mesdhetare malore -lindore në të cilën mbizotërojnë erërat e veriut dhe veri-lindjes. Zona natyrore e mbrojtur ndodhen në basenin ujë mbledhës të lumit të Bushtricës i cili ka prurje të mira, gjatësia totale brenda zonës është 18.5 km dhe 7 km jashtë saj deri sa derdhet në lumi Shkumbin. Sipas studimeve gjeologjike zona e mbrojtur bën pjesë në zonën tektonike Mali i Gramozit - Mirditë. Para viteve `90 në Rrajcë sipas studjuesit Ali Coka ka patur një muze ku që në hyrjen kryesore dukej se të pershendeste një burrë me veshjet popullore të Rrajcës dhe një nuse me kësulën mbushur me shahina e rupa të argjendta, xhybeja e qëndisur me të nga mjeshtra popullorë vendas,këmisha e hollë pala-pala e bardhë si dëbora,rrypi me xhixha që vendosej mbi skutën e bardhë; jeleku me sumbulla me tre -katër rrjeshta si i quanin vendasit me ngjyra dhe anësoret të pajisura me fije Argjendi. Jeleku me pare dhe raftet që mberthehen gjoksit e gjatë kërcimit në valle na japin tinguj me ritmin e saj. Rrajca sipas faqes në internet krijuar nga vetë përfaqësuesit e komunitetit ka njerëz punetor, popull që ruan dhe trashëgon në breza traditën dhe zakonet e fshatit.Rrajcarët jane njerëz të sakrificës, mikpritës dhe arsimdashës. Ndër fiset kryesore të popullsisë janë Bogdani, Halili, Karaj, Vasku, Rira, Hallidri, Çollaku,Coka, Beqo, Hana, Alla, Cuku, Tarushi, Balla e te tjere.Nga Rrajca, shumë familje janë vendosur në Prrenjas, dhe Tiranë, rrajcarët kanë emigruar përtej Atlantikut.Sipas historianit Skënder Karaj disa familje rrajcare shumë vite para çlirimit u larguan deri në Argjentinë por lidhjet me këto familje po ripërtërihen. Ndër figurat kryesore të Rrajcës janë Artisti i Merituar" me origjinë nga ky fshat Sadi Halili , vëllezërit Karaj nga Sutaj mjeshtër të valleve,letrari dhe poeti Sami Bogdani Nga pena Shqipe e Rrajcës është poetja Mimoza Vasku, letrari Shpëtim Bozha, poeti i teksteve të këngëve rrajcare Xhevair Rira dhe aktualisht përkthyesi, botuesi dhe mësuesi i Frëngjishtes Fari Lacka.

Java 27-të

Amfiteatri i Durrësit


Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të I të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan.Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 16-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Pas viteve 90 një sërë projektesh synojnë të realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkëpunimi me Universitetin e Parmës pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e shkueshme të Amfiteatrit.

Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi, vit në të cilin kanë nisur dhjetëra ekspedita të sektorëve kërkimorë e shkencorë, shqiptare e të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-1970 të cilat detyruan zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private për t’i hapur rrugë zbulimit të ndërtesës antike.

Java 28-të

Ekoturizmi i Pukës


Puka Ekoturistike shtrihet në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore: për gjatë krahut të majtë të Drinit, që nga Ura e Vezirit e Fusha e Dukagjinit në lindje dhe deri në afërsi të grykëderdhjes së Gomsiqes në perëndim. Nga jugu e ndajnë me Mirditën kreshtat malore: Maja e Runës, Thirra, Maja e Roshit, Bjeshkët e Tërbunit. Në Lashtësi Puka si krahinë gjeoetnologjike përfshihej brenda trevës veriore të fisit ilir Pirustët , i njohur si shkrirës dhe përpunues metalesh. Zhvillimi ekonomik gjatë Antikitetit dhe Mesjetës i dhanë shkas zhvillimit të jetës qytetare me qytetet a qytezat, si: Ad Picaria , Puka , Shqeli , Delmace , Gralisht , Iballe , Crevenum , Sarda. Në shek. VI - VIII bëhet e njohur "Kultura e Komanit" në Delmace , një kulturë materiale qytetare arbërore mesjetare të një ekonomie të zhvilluar zejtare vendase në një mjedis bashkësie fshatarësie aktive. Në këtë zhvillim ekonomik dhe qendrat urbane, ndër shekuj është e lidhur edhe prania e një rrjeti institucionesh të rëndësishme të kultit të krishter e më vonë islamik, si peshkopatat në Delmace; Sarda, Dukagjin (Spas) dhe Abacia e Shën Palit në Kabash, Xhamia e Pukës, Xhamia e Dukagjinit dhe Teqja e Simonit (Spas). Në shek.XI-XII krahina e Pukës përfshihet në principatën e Veriut, të Centës; kurse brenda vendit në trevën krahinore "Pulatum" . Më pas, Puka bëhet një nga krahinat kryesore të principatës së Dukagjinëve, por pa i humbur të gjitha lidhjet e mëparshme me trevën veriperëndimore të vendit, pra, me Pultin, gjë që shprehet: në veshën pultake, ciklin e kreshnikëve, lahutën, kuvendet, si edhe lidhjet fisnore. Rritja e forcimi i prineipatës së Dukagjinëve mbi një trevë të gjerë, ku hynin: Puka, Mirdita , Luma , Hasi , Rrafshi i Dukagjinit , Zadrima dhanë shkas për një zhvillim tëj mëtejshëm" ekonomik të përbashket dhe, mbi këtë themel, u shtuan mundësitë për një unitet më të gjerë të kulturës materiale, shoqërore dhe artistike. Ky unitet i gjithanshëm u shpreh për disa shekuj me emrin e përbashkët Dukagjin, gjithashtu, u shpreh gjerësisht në të drejtën e përbashkët kanunore, të njohur me emrin "Kanuni i Lek Dukagjinit". Princi Lekë Dukagjini (Leka III) qe bashkëkohës i Skënderbeut dhe vazhdues i luftës mbrojtëse antiosmane, sidomos në mbrojtje të qyteteve: Krujë e Shkodër . Dhe së fundi, u kthye në Shqipëri për të marrë pjesë në drejtimin e Kryengritjes së vitit 1481. Të gjitha këto e bënë Lekë Dukagjinin (Lekën III) një personalitet historik të nderuar në kujtesën e popullit, sidomos në Trevën e Dukagjinit Mesjetar, ku ka sunduar. Prandaj çdo ngjarje historike, çdo traditë të asaj kohe malësorët e lidhin me emrin e Lekë Dukagjinit; siç shkruan edhe M. E. Durham: " Në Malësi ligje, dokja, shprehia, të gjitha i atribuoheshin Lekës", Po kështu edhe çdo kështjellë mesjetare në krahinën e Pukës e më gjerë mbajnë emrin e përbashkët, atë të Lekë Dukagjinit, pavarësisht se kush mund të ketë qenë sundimtari i saj; si p.sh. Kalaja Leks në Kabash, kalaja Leks në Mico, Kala Leks në Breg, Kalaja Leks në Flet, Kulla Leks në Pap (Berishë), Kalaja Leks në Dardhë, Kalaja Leks në Vaspas, Kalaja Leks në Shumri, etj. Për rrjedhojë edhe pse e drejta dokesore shqiptare, që në treva të ndryshme u atribohet personaliteteve historike, si: Skënderbeut, Lekë Dukagjinit etj. “duhet kërkuar në origjinën dhe zhvillimin e tyre shoqëror e ekonomik gjatë shumë shekujve”, që përbëjnë nënshtratin e përbashkët të së drejtës zakon ore e të kulturës juridike të kombit shqiptar.” Por, në treva e krahina të ndryshme kjo e drejtë dokesore merr ngjyrim dhe element lokal duke dhënë variante kanunore nga të një karakteri më të përgjithshëm deri në ato të një karakteri më të ngusht krahinor, pamjen e të cilëve, - siç shprehet Çabej, - e jep edhe gjuha shqipe”. Në këto dallime lokale hynë edhe varianti kanunor i Pukës. Si përfundim, emërtimi i këtij Kanuni me emrin e Lekë Dukagjinit duhet parë si një përkushtim që i bëhet këtij personaliteti, duke i dhënë emrin e tij në shenjë nderimi për ta. Por, njëkohësisht duhet parë edhe si një mbështetje tek figura historike e Lekë Dukagjinit për vazhdimësinë e së drejtës dokësore tradicionale bashkë me plotësimet e bëra nga koha në kohë përmes kuvendeve dhe sulleve, ku duhej të përdorej me qëllim “formula magjike”: “Kështu e la Leka! Kshtu pleqnoi Leka! Kshtu e ka Kanuni i Leks! Kshtu pleqnohet me Kanu t'Lek Dukagjinit në malet tona”. Prandaj përdorimi i emërit të Leke Dukagjinit në të Drejtën Dokësore të Trevës së Dukagjinit Mesjetar është mënyra e hyjnizimit të Kanunit, si edhe i figurës së Lekë Dukagjinit në botën shpirtërore të malësorëve të kësaj treve që në shekuj përfunduan të pandashëm. Atëhere, edhe Varianti Kanunor i Pukës nuk mund të dilte jashtë emrit tradicional të Lekë Dukagjinit. Për këtë arsye vazhdon të përdoret, por në një kuptim simbolik të veçantë. Vetë mbledhësi i folklorit dhe sistemuesi i Kanunit At Shtjefën Gjeçovi është nga Kryeziu i Pukës dhe rajoni sot përfaqësohet nga kullat dhe rezidencat turistike të familjes Alia të njohur prej veprës së shkrimtarit Dritëro Agolli që realizuan hidrocentralin e parë modest me bateri Dinamoje në zonë dhe kontributin e vijueshëm të studjuesit Gjovalin Alia dhe inxhinierit të drurit Tonin Alia. Hane dhe shtëpi turistike ku natyra dhe historia martohen më së miri janë Hani i Alpinistit Përparim Laçej në hyrje të qytetit dhe shtëpia turistike e Pal Papushit në Kryezi. Atraksion është famullia e Kqirës në Kishën e Shën Nikollës ku mund të shijoni shportën e prodhimeve natyrale me mjaltin e gështenjës, reçelin e boronicës, shurupin e arrës dhe erëzat aromatike të mbjella me dashuri dhe përkushtimin e banorëve dhe priftit italian Dom Xhovani dhe famullitarit Dodë Marinaj. Kështu formula e mikpritjes që në epokën e Çezarit mbetet: Bukë, Kripë e Zemër!!!

Java 29-të

Qyteti jugor i Delvinës
Delvina turistike si rajon përmban dhe Parkun natyror mahnitës Syri i Kaltër të lumit të Bistricës dhe është një nga qytetet më jugore kufitare të Shqipërisë dhe përmendet qe ne antikitet. Gjatë pushtimit osman udhëpërshkruesi Evlia Çelebiu në vitin 1776 përshkruan Delvinën si një qytet të zhvilluar me shumë hane dhe dyqane. Delvina njihet si një qytet i vogël në qarkun e Vlorës në jug të Shqipërisë, 16 kilometra (10 milje) në verilindje Saranda dhe kufizohet me qytete si Gjirokastra. Në jug të Delvinës shtrihet fushëgropa e Delvinës. Qyteti shtrihet në një zonë kryesisht malore, dhe ndahet ne disa lagje Vare dhe Kasapaj, Pazari dhe Xhermahalle, "Lejla Malo" (Llake dhe Mukers), Papuçi edhe fshatrat si : Vllahat, Rusani, Bamatati edhe Stjari quajtur lagje të Delvinës. Delvina është selia e Qarkut Delvinë dhe që nga viti 1990, që ka një popullsi prej 4200 (2004 vlerësim). Qyteti është ndërtuar mbi një shpat mali dhe ka një xhami, një kishë katolike, një kishë protestante, dhe një kishë ortodokse. Aty pranë janë mbetjet e një kështjellë mesjetare. Në perëndim jug të qytetit është vendi i Phoenice Finiqi i lashtë shpallur Park Arkeologjik në vitin 2005. Ka pak punësim lokal përveç atij të caktuar nga shteti, dhe Delvina përfiton pak nga bumi turistik në Sarandë. Qyteti ka një popullsi të përzier të shqiptarëve dhe grekëve. Sipas Human Rights Watch, grekët përbënin 50% të popullsisë së qytetit në vitin 1989, por kjo ka rënë në 25% në vitin 1999. Syri i Kaltër është një vënd turistik shumë i bukur që ndodhet në Rrethin e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë - Gjirokastrër. Është një pikë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga thellesia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e djellit. Eshtė burimi mė i madh dhe mė interesant ndėr 18 burimet qė shpėrthejnė rrėzė malit tė gjerė. Eshtė shpallur monument natyre. Forma e tij ėshtė ovale e ngjashme me formėn e njė syri, shpėrthen nga toka i errėt nė mes dhe i kaltėr anash. Thellėsia e tij ėshtė tepėr e madhe arrin drei nė 45 m thellėsi. Ndodhet pėrballė fshatit Krongj, 45 m nėn nivelin e luginės sė Drinos dhe ėshtė shkarkim kryesor i malit tė gjerė. Është burim me ujėra tė freskėta dhe tė ėmbla i rrethuar me bimėsi tė dendur dhe me gjelbėrim tė pėrhershėm. Burimi i lumit të Bistricës, që përshkon një pjesë të jugut të Shqipërisë, i shëmbëllen vërtet një syri të madh rrumbullak me diametër afro dhjetë metra. Bebja e syrit, një gropë e thellë pus, nga ku uji ngjitet lart si në një kazan që sapo ka filluar të vlojë ka një ngjyrë blu në të zezë. Ajo vjen e rrethohet pastaj nga pjesa e kaltërt e syrit që bëhet e tillë ngaqë thellësia e burimit aty është më e pakët.

Java 30-të

Mark Wahlberg

Mark Robert Michael Wahlberg (lindur në 5 qeshor 1971) është aktor, producent, model, dhe ish repist amerikan. Ai njhej si Marky Mark në fillimet e tij, duke u bërë i famshëm në debutimin në vitin 1991 me grupin Marky Mark and the Funky Bunch. Më vonë ai kaloi në aktrim, dhe njihet në rolet në filmat si: Boogie Nights (1997), Three Kings (1999), The Perfect Storm (2000), Planet of the Apes (2001), Rock Star (2001), The Italian Job (2003), The Departed (2006), dhe ku është nominuar për Academy Award for Best Supporting Actor, The Other Guys (2010), The Fighter (2010), Ted (2012) dhe Lone Survivor (2013). Ai po ashtu ka qënë producent ekzekutiv në tre seri të HBO: Entourage, Boardwalk Empire, dhe How to Make It in America.

Wahlberg ka lindur në Dorchester lagje e Bostonit, Massachusetts, më i vogli nga nëntë fëmijë, me vëllezërit Arthur, Jim, Paul, Robert, Tracey, Michelle, Debbie, dhe Donnie.

Lexo më tej...

Java 31-të

Xhamia e Et'hem Beut dhe Kulla e Sahatit Shenja Turistike të Tiranës
Xhamia e Et'hem Beut, është një xhami e përmasave familjare e ndërtuar në qytetin e TiranësShqipëri nga Mulla Beu, nga Petrela, rreth fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Mbi derën e parë të xhamisë edhe sot e kësaj dite gjendet një rrasë, në të cilën vërtetohet që kjo xhami u ndërtua nga Mulla Beu, një njëri i pasur tiranas, i cili me qëllim bamirësie i hodhi themelet e para të kësaj Xhamie me 1791. Mulla Beu, i cili hodhi themelet e kësaj faltoreje, arriti të mbarojë dhe cepat e kubesë së kësaj xhamie. I ndjeri, nuk mundi të perjetonte zbukurimet dhe pikturimet në këtë xhami, pasi nderroi jetë më 1807. Biri i Mullait, Haxhi Et'hem Beu, i pasur me dije dhe pozite, arriti të plotësojë minaren e xhamisë. Ai bëri dekorimin me piktura të xhamisë, ndërtoi tavanin e portikun, dhe kështu mundi të përfundoje xhaminë më 1830-1831. Që pas kësaj kohe Ezani filloi të dëgjohej nga kjo xhami 5 vaktet e ditës. Për arkitekin e kësaj xhamie nuk ka të dhëna, por për anën e pikturimit të xhamisë, mes popullit të Tiranës flitet se kanë qenë 2 qytetarë intelektualë të Tiranës, të quajtur Mulla Isuf Zorba dhe Mulla Halim Bulku. Një veçori e kësaj xhamie është futja e elementit të natyrës në dekoratimin e xhamisë. Salla e xhamisë është e ndarë në kate, në të cilat gjejmë natyra të qeta, të cilat ngjiten deri në kube. Kubeja e xhamisë me një pamje madhështore është e zbukuruar me "Ajetul Kursine", shkruar në formë spirale. Ndërsa në fund të kubesë janë shkruar të 99-të emrat e Allahut. Xhamia përmban 18 dritare, ka një mimber të madh prej druri. Në xhami gjithashtu gjendet dhe nafili, në të cilin falen gratë.

Java 32-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 33-të

Eqrem Bej Vlora personaliteti i shtetformimit shqiptar
Eqrem bej Vlora (1885-1964) një personalitet poliedrik i kthyer sivjet sipas amanetit të tij nga Austria në Vlorë njihet si politikan, diplomat, shkrimtar dhe historian shqiptar. I cilësuar si Beu i fundit, mishërim i aristokracisë së mirëfilltë shqiptare megjithëse vinte nga një kastë e themeluar nga parimet e feudit ushtarak, shkollimi i tij dhe stili në të shkruar përcjellin stërhollimin interesant të një eruditi. Eqrem bej Vlora u lind në Vlorë më 1 dhjetor 1885 si bir i Syrja bej Vlorës dhe i Miri hanëm Toptanit. Familja e tij ishte një nga familjet më të pasura të jugut të Shqipërisë, që falë zotësisë, në ekonomi e administrim, së të atit pasuria e familjes së tij në 25 vjet u gjashtëfishua. Do të marrë mësime nga një djalosh italian, inxhinier Luigji Bekali (Luigi Beccali) nga Mesina, tjetri një shqiptar, Mehmet efendi Lusi, hoxhë i Kaninës që më vonë do zëvendësohej nga prof. Jusuf Riza efendiu, dhe gjermanisht nga zoti Fajgenvinter (Feigenwinter) nga Baseli. I pari do të ishte mësuesi i tij i përhershëm, i dyti mësuesi i tij i fesë. Pra, mes viteve 1891-1896, studimet elementare dhe gjimnazin me profesor privat. 1900-1906, Studimet liceale dhe universitare K.U.K. Theresianum, Akademia Orientale Vjenë. Studioi për drejtësi dhe teologji në Stamboll në 1904. 1906, Sekretar i gradës së III në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane, Stamboll. 1907, Sekretar i gradës së III në Ambasadën e Perandorisë Otomane në Shën Petërburg për tre muaj. 1909, Sekretar i II në zyrën e përkthimeve Ministria e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane-Stamboll. Hapën të parin klub "Bashkimi" në Stamboll më 1908. Punonte të botonte gazetën e re "Shqiptari" bashkë me ikanakët nga Struga, Ibrahim Mehmet Naxhin dhe Dervish Hima, dhe shkodranin Hilë Mosin. Po atë vit merr mandat nga kolonia shqiptare e Stambollit, që bashkë me Dervish Himën t'i përfaqsojë në Kongresi i Manastirit por pengohet nga shefi i tij. Gjatë Luftërave Ballkanike ai shërbeu si komandant i batalionit territorial të Vlorës me gradën major në rezervë. Pas disa luftimesh të suksesshme me forcat greke në zonën e Bregut ai u thirr në Vlorë nga xhaxhai i tij, Ismail beu. Tek vëllimi "Kujtime" gjejmë deklaratën se zotëronte 9 gjuhë të huaja, të vdekura dhe të gjalla.Në 1912, u bë zëvendës president i Senatit-Pleqësisë ndonëse 27 vjeçar. Më vonë, ai ishte pjesëtar i dërgatës (si përfaqësues i Tiranës e Shijakut) për në Neuwied të takonin Princ Vidin, i cili ishte zgjedhur për të mbretëruar në Shqipëri. I atashohet Princ Vidit si sekretar dhe përkthyes. 1914, Zv/Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Shqiptare. Ai ishte mbështetës i Fuqive Qendrore, arsye për të cilën u mbajt nën arrest në Itali si austrofil, për pjesën më të madhe Luftës së Parë Botërore, por më pas u bë një nxitës e marrëdhënieve të ngushta mes Italisë dhe Shqipërisë me kapitullim e Perandorisë Austro-Hungareze. 1921, Kandidat për Kryetar i Bashkisë Vlorë. 1923, Deputet i Asamblesë Kushtetuese, duke përfaqësuar krahun konservator dhe, në 1925, u bë senator për një periudhë të shkurtër kohe. 1925, Ministër i Shqipërisë në Londër. 1929, Ministër i Shqipërisë në Athinë. Marrëdhëniet e tij me Ahmet Zogun ishin të rralla, megjithëse ai shërbeu në misione të ndryshme diplomatike jashtë vendit. 1932, Drejtor i Punëve Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme Tiranë. 1934, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Shqiptare, grada Ministër (i plotfuqishëm). 10.02.1937 - 05.04.1939, Deputet i Vlorës. 1939, Këshilltar Shteti. 1940, Kryetar i Zyrës së Punëve Civile, Kryetar i Zyrës Ceremoniale në “Luogotenenca” Tiranë.

Java 34-të

Xhim Belushi në Shqipëri
Jim Belushi lindi më 15 qershor 1954Chicago (Ilinois), është aktor amerikane i kinematografisë, teatrit dhe televizionit me prejardhje shqiptare. Fëmijërinë e rininë e kaloi në Veaton (Illinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen fshatin Qytezë në vitin 1934 në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte John Belushi , po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollywoodit dhe shoqërisë në SHBA. Belushi studioi në universitetin e Ilinoit të quajtur Southern Illinois University Carbondale dhe u specializua në degët e Artit: Të shprehurit dhe Teatri. Nga viti 1977 deri më 1980-in, Xhimi punoi së bashku me grupin teatror të Çikagos të quajtur: The Second City. Gjatë kësaj periudhe prezantohet si deputant në televizion më 1978-ën, në :Who's Watching the Kids po ashtu kishte disa pjesëza në serinë: Brian De Palma's The Fury. Roli i tij i parë i gjatë ishte në filmin: Michael Mann's Thief (1981). Që nga 1983 deri më 1985, shkroi dhe mori pjesë në programin e mbrëmjes së shtunës:Saturday Night Live. Kulmin e famës së tij, drejt rolit kryesor e arriti me rolet ndihmëse në: About Last Night dhe Salvador (të dy më 1986). Luajti role në filmat:Real Men (1987), The Principal (1987), Red Heat (1988), K-9 (1989), Taking Care of Business (1990), Mr. Destiny (1990), Royce (1994), Retroactive (1997).Po ashtu Xhimi, punoi në filmat vizatimor. Një ndër sinkronizimet, është edhe ai në filmin vizatimor Geppetto, një version i filmit artistik Pinokio (org.:Pinocchio). Është martuar tri herë, dhe ka tre fëmijë. Tani gjendet në mardhënie bashkëshortore me Jennifer Sloan, i kurorëzuar më 2 maj 1998. Sipas prezantimeve të tij në skenën e shoqërisë amerikane, dhe në përgjithësi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij. Në një intervistë të dhënë ZDF (Radio Televizion Shtetëror Gjerman), ai flet me kënaqësi për vizitën e fundit të tij me të atin në vendlindje. Ai thotë se "kur, isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë, figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë". Në vitin 2001 Xhimi luan në serialin According to Jim rolin kryesore me Courtney Thorne-Smith.

Java 35-të

Eliza Dushku në Tiranë 2012

"E dashur Shqipëri!Unë kam qenë gjithnjë kurioze dhe e hipnotizuar nga misteret e tua.Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi migruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja. Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përsenë..."

Eliza Patricia Dushku e njohur si Eliza Dushku, lindi më 30 dhjetor 1980Boston, Massachusetts. Është një aktore amerikane me prejardhje nga një familje shqiptaro - daneze. U bë e njohur me rolin Faith në TV serinë Buffy dhe nga TV seria Angel. Prindrit e Elizës janë profesorë universiteti, babai është shqiptarë nga Korça ndërsa nëna daneze dhe ligjeron në universitetin e Suffolk-ut në Boston. Në ndërkohë Eliza jeton me vëllaun Nate DushkuLos Angeles. Si 10 vjeçare filloi karierën e saj në filmin That Night, të cilën e pasuroi duke luajtur së bashku me disa yje të filmit amerikanë si :Robert de Niro, Ellen Barkin, Leonardo DiCaprio, Arnold Schwarzenegger, Jamie Lee Curtis, Halle Berry dhe James Belushi. Gjatë viteve 1996 - 1998 përfundoi shkollimin në gjimnazin Watertown Highschool dhe dëshironte të vazhdonte studimet, mirpo pas ofertave për rolet në filmat Buffy dhe Angel vendosi të vazhdonte karierën si artiste. Në vitin 2003 filloi xhirimi i filmit serik Tru Calling, në të cilin Eliza luan rolin kryesorë - si absolvente e cila punon natën. Në festimet e 100 vjetorit të Pavarsisë Kombtare tetorin e 2012 "Dear Albania" quhej dokumentari që solli në Tiranë Eliza Dushkun dhe personalitetin Fadil Berisha. Eliza Dushku aktorja amerikane me origjinë shqiptare u rikthye në Shqipëri dhe u akomodua bashkë me stafin e saj në "Hotel Sheraton" në Tiranë. Ndërsa bashkë me grupin që e shoqëronte një kast modelesh dhe shoqërueset e saj kanë pozuar përballë aparatit të fotografit të njohur Fadil Berisha që ishte një nga shoqëruesit kryesor të saj gjatë vizitave në Shqipëri. Megjithëse arsyeja e ardhjes së saj ishte premiera e dokumentarit me temë shqiptare që ajo e realizoi verën e vitit 2011, me qëllim promovimin e Shqipërisë, ajo do mori me vete imazhe të reja nga Shqipëria. Aktorja hollivudiane në qendër të Tiranës Eliza dhe i dashuri i saj, ish basketbollisti Rik Fox kanë bërë edhe foto me flamurin shqiptar dhe Skënderbeun në sfond. Aktorja shqiptare vlerësoi se: "Unë jam Eliza Dushku, jam aktore ndërkohë që jam një qytetare mjaft e re shqiptare, vetëm vitin e kaluar unë kam marrë nënshtetësinë. Do të doja t’ju thoja se kjo është një përvojë mjaft e re. Unë kam ardhur këtu sëbashku me familjen time, sëbashku me fotografin e nderuar z. Fadil Berisha, në mënyrë që ne të festojmë dhe në fakt ky është një festim. Jemi shumë të kënaqur të shohim këtë lloj ndërthurje të artit, arkitekturës dhe të festës që ne bëjmë këtu. Në fakt, jemi këtu për të festuar Tiranën dhe jam këtu gjithashtu për të treguar premierën e dokumentarit tonë, "E dashur Shqipëri", letra ime e dashurisë për këtë vend. Është shumë kënaqësi të them se kemi marrë mbështetje edhe nga vende të ndryshme të rajonit, Mali i Zi , Maqedonia dhe vende të tjera të cilat do ta shfaqin këtë premierë në të gjithë kinematë e tyre, ndaj do të doja t’ju thoja se për mua është vërtet një emocion i jashtëzakonshëm dhe jam jashtëzakonisht e kënaqur që gjendem këtu dhe të festojmë sëbashku”,-tha ajo gjatë një konference për shtyp në eventin TIRANA ART DAYS nga Bashkia e Tiranës.

Java 36-të

Nënë Tereza shqiptare


  • "Unë jam si një laps i vogël në dorën e Atit, asgjë më shumë.
  • Ai është i vetmi që mendon. Është Ai që shkruan.
  • Lapsi nuk ka të bëjë me gjithë këtë.
  • është vetëm për të shkruar."

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup26 gusht 1910 gjatë Shqipërisë të pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe ndërroi jetë më 5 shtator 1997Kalkuta, (Indi), si humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen,kurse me 19 Tetor 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Mirditë dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania se mos Gonxhja i largohej nga jeta menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike e asaj kohe, vdes në 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: "Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t'ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t'ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja". Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhërin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: "Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri". Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve '90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë. Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, "Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: "Mother Teresa. IN/OUT". Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve. Sot kemi një dëshmi të Nënë Terezës që flet shqip më 1988, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tre letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letrën e Nënë Terezës dërguar Presidentit të Republikës në vitin 1989, te cilit i theksonte se: "për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim", që është edhe një fakt se ajo e konsideronte Shqipërinë atdheun e saj. Më në fund, e para pashaportë (diplomatike) e dhënë për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezës, e cila vizitoi Shqipërinë me 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pashaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thanë per pashaportën Shqiptare ajo u përgjigj:

  • E pranoj me kënaqësi, sepse është pashaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do të jem vetë aty.
  • Kur mori çmimin Nobel në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pashaportën, por ajo nuk pranoi. Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002:
  • "Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë".
Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i perket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Në 1950 , ajo themeloi urdhrin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë që i shërbejnë tërësisht të varfërve. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Vetëm sipas të dhënave të 1980 , ajo ishte kujdestare e 7 500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekonte 960 000 të sëmure në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 000 viktima lebrozë në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë. Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për Paqe, të cilin ja dorëzoi personalisht Papa Gjon Pali II; Samaritani i Mirë, në Boston; Shpërblimi Ndërkombtar John Kennedy, në Uashington; Nëna e të Gjitha Nënave, Balzan; Çmimi Nobel për Paqen; Medalja e Lirisë, shpërblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes, shpërblimi më i lartë i Rusisë. Janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për Nenën Terezë, por të gjitha flasin të vërtetën se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vetë. Këtë javë 104 vjetorin e lindjes së saj krenohemi për jetën, dinjitetin e manifestuar, mrekullitë e panumërta e të pashkruara edhe në Tiranë ku shumë njerëzve iu përmirsua e ndërroi jeta e shëndeti vetëm me një shikim plot mirësi dhe prekje të duarve të saj. Sheshi Nënë Tereza i restauruar në modernitet në pritje të ardhjes së Papa Françeskut21 shtator 2014 në kryeqytetin e Shqipërisë, Aeroporti i Rinasit dhe Qendra Spitalore me emrin e Saj janë tregues i vlerësimit të lartë dhe mirënjohjes që publiku mbarëkombtar dhe shteti shqiptar ia dedikojnë Nënës së Dashurisë dhe më e rëndësishmja realizimi i Frymës së Ndihmës direkt tek njerëzit në nevojë.

Java 37-të

Saimir Pirgu mbi skenën e Royal Opera House në Londra me Premierën e operës «Rigoletto» të Giuseppe Verdit me trion PIRGU – KEENLYSIDE – KURZAK. Tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, u rikthye në Operën Mbretërore të Londrës, ku bashkë me Ermonela Jahon, një dekadë më parë, këta artistë shqiptarë debutuan në këtë shtëpi operistike prestigjioze. Duke folur nga ambientet e kësaj Opere, Saimir Pirgu dha edhe një detaj interesant në planet e tij të ardhshme, në “Royal Opera House”. “Tashmë jam duke interpretuar Rigoleton në rolin e Dukës së Mantovas, një rol që unë e kam kënduar pothuajse në gjithë botën tashmë dhe jam, si të them, i shtëpisë në rolin tim. Gjithashtu do të vij përsëri në muajt Mars dhe Maj, për një premierë botërore të operës King Roger, e kompozitorit polak Shimanovski, dhe që pritet me shumë interes nga kritika dhe nga audienca, si londineze, ashtu edhe ajo botërore, sepse shfaqja bëhet premierë”, u artisti shqiptar. Tenori shqiptar do të japë tetë shfaqje në Operën Mbretërore të Londrës, në “Covent Garden”, deri në mes të Tetorit. Duka i Mantovës, i cili është edhe protagonisti kryesor i operës « Rigoletto » të G.Verdit është bërë tashmë një nga rolet më të suksesshëm të tenorit Saimir Pirgu. Ai ndodhet gjithnjë e më shpesh në krye të afisheve të teatrove më të rëndësishëm të planetit, në kopertinat e revistave më të njohura të artit e lirikës botërore, i shoqëruar me vlerësime të larta, duartrokitje e ovacione nga të katër anët e botës. Pas suksesit të madh të Saimir Pirgut në qershor të këtij viti në operën e Zyrihut, ku opera « Rigoletto » u ndoq edhe jashtë mureve të saj nëpermjet një ekrani gjigand me pjesëmarrjen e mbi 10 mijë spektatorëve që e duartrokitën me ovacione, tenori shqiptar do të ngjitet përsëri në skenën e Royal Opera Hause të Londrës. I duartrokitur tashmë dhe i respektuar nga publiku dhe kritika e mbarë botës, Saimir Pirgu konsiderohet si një nga artistët që ka patur ngjitjen më të shpejtë në karrierë në qarqet operistike dhe koncertale, duke u konsideruar sot si një nga tenorët më të shquar në peisazhin e lirikës ndërkombëtare.

  • Pas vitesh qëndrimi shembullor në Itali tenori Saimir Pirgu e shikon në përmasa monumentale formuesin dhe udhërrëfyesin e tij në art Luciano Pavarottin vlerësoi në publik këto kohë artisti që meritoi si ceremoni nderimi shtetësinë italiane dhe mediat e shkruara theksuan se kjo nuk e bën më pak shqiptar: "Jam dhe mbetem shqiptar" u shpreh ai për gazetën e njohur Il Messaggero në shkrimin e gazetares Rita Sala shoqëruar edhe me një galeri fotografike të zgjedhur të tenorit Pirgu shkëputur nga disa prej roleve të rëndësishme të tij apo nga një prej takimeve të fundit me Presidentin e Republikës Italiane Giorgio Napolitano e dirigjentin Riccardo Muti pas koncertit "Grande Guerra".ilmessaggero.it Tani thuhet në intervistën e gazetës italiane tenori Pirgu me gëzim pret vizitën e Papa Françeskut në vendin e tij: "Kjo tregon se Shqipëria, pas kaq shumë vitesh izolimi, sheh drejt Europës."

Vlerësuar për autoritetin dramatik dhe skenik të interpretimeve të tij, ai është cituar në shtypin ndërkombëtar si "një nga zërat më të bukur që mund të dëgjohen sot" (Seen And Heard International), si "një nga interpretuesit më të rëndësishme botërorë të roleve të tenorit lirik" (Opera Today) "Një yll në rritje" (Opera Now). "Interpretimi i tij vokal tingëllon spontan, krejtësisht i pa sforcuar, duke u zgjeruar vazhdimisht në një lojë intuitive dritë-hijesh me një prekje të mëndafshtë" (New York Times), "Teknika e tij është e shkëlqyer dhe cilësia lirike e zërit të tij është po kaq e bukur" (Placido Domingo), "Vetëm qielli mund të jetë kufiri i tij ”, (The New York Sun). Kompozuar në vitin 1851 brënda 40 ditëve, opera « Rigoletto » i përket triptikut gjenial verdian të periudhës së pjekurisë krijuese të autorit, së bashku me « Trovatoren » dhe « Traviaten ». Nëpërmjet muzikës sublime të Verdit dhe gjenisë krijuese të Viktor Hygosë, në të cilën është mbështetur libreti i kësaj opere shkruar nga Piave, publiku i sotëm zbulon e rizbulon mesazhe të mëdha, të cilat mbeten aktuale e të bëjnë të reflektosh seriozisht mbi abuzimin e pushtetit absolut, i cili ngjall tek njerëzit revoltën kundër padrejtësisë së kushteve sociale në të cilat mund të ndeshen shumë shtresa të shoqërisë edhe në ditet e sotme. Kush është Rigoletto e çfarë e bën këtë personazh të operistikës të kapërcejë shekujt e të jetë gjithnjë e më i kërkuar nga spektatori ? Ky personazh kompleks jeton në çdo moment me ankthin e mallkimit për gjuhën e tij të pamëshirshme ndaj viktimave të së shkuarës. Në fund të operës, mallkimi bie mbi Gildën, vajzën e tij të vetme, këtij thesari që ai e kishte kultivuar me xhelozinë më të madhe, larg botës së pamëshirshme të krimit dhe vesit. Gilda do të ishte njëkohësisht dobësia dhe ndëshkimi i tij. Ashtu si edhe viktimat e tjera, ajo do të ndiqej prej Dukës, për t’u rrëmbyer më pas me dorën e vetë Rigoletto-s, që beson në rrëmbimin e një tjetër vajze të re. Gilda zgjedh të vdesë vetë nga dora e vrasësit që kishte paguar babai i saj, për të shpetuar Dukën, njeriun që aq pafajësisht i fali dashurinë e saj. Me një zë të bukur, herë të fuqishëm e here melodioz, tenori Saimir Pirgu shpalos nëpëmjet një loje aktoriale të rrallë, tiparet e një Duke arrogant, më të paskrupullt, më mizor e më imoral se kurrë. Epshet e papërmbajtura të këtij padroni të ri duket se nuk kanë më asnjë kufi. Pirgu e njeh mirë këtë personazh dhe loja e tij rrjedh natyrshëm, duke mos e lënë indiferent spektatorin në salle. Si në aktrim, ashtu edhe në nuancat më të holla vokale, shpaloset oreksi i madh i një diktatori në pushtet për aventura të shfrenuara, të cilat e implikojnë gjithnjë e më shumë në ndërmarrje të mynxyrshme e imorale, të mbështetura nga vartësi i tij Rigoletto. Zëri i Pirgut kapërcen me mjeshtëri regjistra të ndryshëm emocionalë, duke nisur nga lirika e arieve, duetit dhe kuartetit, në elegancën e këngës « La donna e mobile » e deri në tonet më të larta të të aktit të dytë.

Edlira Dedja në shkrimin e saj vlerësonte se : "Duartrokitje frenetike shoqërojnë gjithnjë Saimir Pirgun në përfundimin e kësaj opere-perlë të trashëgimisë boterore të lirikës, duartrokitje, të cilat jam e bindur që do ta ndjekin edhe në Operën Mbretërore të Londrës, mbrëmjen e dites së premte!"

Java 38-të

Punica granatum
Shega (emri shkencor: Punica Granatum) është një pemë e vogël gjetherënëse, frytet e së cilës kanë një lëng të ëmbël dhe me aromë të veçantë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë. Rritet deri në 5 m lartësi dhe gjerësi deri në 3 m. Mesdheu paraqet karakteristika klimatike dhe tokësore mjaft të favorshme për kultivimin e shumë bimëve, një pjesë prej të cilave e kanë origjinën pikërisht këtu. Kjo dhuratë, që natyra i ka ofruar banorëve te Mesdheut, është shoqëruar me një kujdes të vazhdueshëm dhe punë të veçantë që këta banorë kanë treguar në kultivimin e bimëve, në mënyrë të veçantë tek pemët frutore. Studimet e ndryshme të arkeologëve dhe zbulimet e bëra prej tyre dëshmojnë për lashtësinë e kultivimit të pemëve frutore. Nëpërmjet një materiali të bollshëm arkeologjik është e mundur të vërtetohet se fillesat e bujqësisë së kultivuar i përkasin periudhës së neolitit dhe ndoshta edhe më parë. Herë pas here, pranë banesave të ilirëve janë zbuluar kopshtet ku të parët tanë kanë kultivuar peme të ndryshme, kanë realizuar punimin e tokës, kanë bërë shartimet, krasitjet dhe përzgjedhjet e para të bimëve. Iliret kanë qënë shumë të përmendur si mjeshtër në kultivimin e bimëve të ndryshme (gjë që del qartë tek “Gjeorgjikat” e Virgjilit, “Iliret dhe Iliria”, etj) ,zeje të cilën ata e përhapën në vendet e Mesdheut si në Romë, Francë, Afrikën Veriore, etj. Nga libri më i lashtë që flet për historinë e njerëzimit – Bibla, na vjen një mësim shumë domethënës : Kur Moisiu u ankua tek Perëndia se vendi ku ai jetonte ishte i vështirë. Perëndia i tha : “Unë të kam vendosur në atë pjesë të botës ku rritet ulliri dhe fiku !”. Pra, me gjithë kapricot që paraqet, ky rajon ofron kushte shumë të mira për rritjen dhe zhvillimin e bimëve të ndryshme, ndër të cilat edhe shega. I ndodhur në pellgun e Mesdheut, me shtrirje që nga bregu i detit deri në lartësinë 2751 m mbi nivelin e detit, ku pjesën më të madhe të territorit e përbëjnë kodrat dhe malet, mikroklima paraqet një larmi mjaft të madhe. Kjo fillon nga bregdeti, me një klime subtropikale, e vazhdon deri në alpet me klimë malore të freskët. Në këtë interval ka një pafundësi mikroklimash që, në kushtet e tipeve te tokës, paraqesin avantazhe dhe mangësi nga më të shumtat për rritjen dhe zhvillim normal të bimëve. Pemët janë një nga ato gjëra që njeriu i ka vlerësuar që në fillimet e veprimtarisë së tij si qenie e shkëputur nga bota e kafshëve. Vlerat e frutave kanë bërë që njerëzit të kujdesen për pemën gjatë gjithë sezonit, dhe kjo të mos ndodhë vetëm në kohën e vjeljes së frutit, për të prodhuar sa më shumë.

Java 39-të

Ermonela Jaho
  • "Për herë të parë, pas kaq vjetësh e pashë Callas-in të ringjallur përsëri në skenë..." – shprehej një piktore e njohur zvicerane korrikun e vitit 2009.
  • "E paarritshmja, e mrekullueshmja Ermonela Jaho, sopranoja më e madhe shqiptare e të gjitha kohrave, me interpretimin e saj tronditës të Violetës në Operën Nacionale të Lyon-it, i tejkaloi të gjitha sopranot e epokës së saj."
  • "Nga më të bukurat që kam dëgjuar, (interpretimet e Violetës,- shënimi im), me të vdekur e të gjalla, të marra së bashku! – vlerësonte pas premierës violinisti i njohur shqiptar, Tedi Papavrami "

Kështu e pasqyronte profesionalisht znj. Edlira Dedja, Pianiste, këshilltare kantonale dhe drejtuese e « Opéra sans frontières » në median e shkruar shqiptaro-zvicerane emocionin e performancës së artistes skenike shqiptare me sukses të fituar.

  • "Timbri i saj i ndritshëm dhe harmonik transmetoi emocione të forta, alternuar me një lojë të brishtë e njëkohësisht sensuale, tronditëse për publikun që e shoqëroi me ovacione të gjata daljen e saj në skenë në fund të shfaqjes."
  • "...transmetimi live i operës « La Traviata » të G.Verdit, me regji të Klaus Michael Grüber në 39 vënde të botës si dhe është transmetuar me ekrane gjigande në disa qytete të Francës (Chambéry, Grenoble, Saint-Etienne, Valence, si dhe në festivalin « Les Nuits de Fourvières » në Lyon). Protagonistja kryesore e kësaj opere ka qënë sopranoja më e suksesshme shqiptare e kohëve të fundit, Ermonela Jaho. Ky eveniment i rrallë artistik është ndjekur nga miliona telespektatorë, të befasuar nga interpretimi magjepsës dhe suksesi marramendës i këtij talenti të rrallë shqiptar, që në një kohë rekord i pushtoi skenat më të mëdha ndërkombëtare si Metropolitan Opera e New York-ut, Covent Garden-Londer, La Scala-Milano, Staatsoper-Berlin, Opernhaus-Zürich, Opera Bastille-Paris, Opera në Filaderfia, Toronto, Helsinki duke u radhitur menjëherë në vëndin e nderit midis sopranove më të njohura të epokës."
  • Ermonela Jaho, që e këndonte për të njëqindën here këtë opera të G.Verdit, mbas triunfit të saj të padiskutueshëm me të njëjtin rol në “Metropolitan Opera” të New Yorkut e “Covent Garden” të Londrës, u prezantua edhe kësaj here përpara publikut francez në fillim të sezonit veror 2009, në Operën Nacionale të Lionit.
  • Drejtuesja e emisionit të MEZZO clasic e nisi me këto fjalë prezantimin e Ermonela Jahos: "Sopranoja e re shqiptare e ka kënduar fillimisht rolin e Violetës në moshën 17-vjeçare. Në vitin 2005, « Traviata » e saj e parë në operën e Marsejës do të parapregatiste triumfin që pati në janar të 2008-tës në Covent Garden të Londrës, ku ajo zëvëndësoi Ana Netrebkon. Një prezencë manjetike dhe një zë hyjnor : kjo grua e re mishëroi një Violetë të paparë deri më sot, duke alternuar vokalin e saj të mrekullueshëm me forcën e saj të pakrahasueshme të interpretimit."
  • Ndërsa dirigjenti Gérard Korsten u shpreh se kishte fatin të prezantonte përpara publikut francez një këngëtare-aktore të cilësisë më të rrallë. Interpretimi i saj karakterizohej nga një forcë shprehëse spontane dhe natyrale, e cila e bënte për vehte menjëherë spektatorin që në skenën e parë të operës. E më pas, zëri i saj sensual mbushej pak nga pak me thellësinë lirike e dramatike të veprës, veshur me emocione dhe një feminitet të rrallë, duke shprehur instiktet më të holla dhe më të thella të personazhit. E po ashtu, me një shqiptim të shkëlqyer të gjuhës italiane.
  • Një imazh, mbase një imazh i vetëm për të ilustruar Traviatën e Ermonela Jahos ! Me rolin e Violetës ajo mbrriti majat e artit të saj : që në paraqitjen e parë të saj në skenë, ajo do të dalë e dërmuar nga kjo lojë diabolike, krijuar prej A.Dumas-it, veshur me tingujt hyjnorë dhe të papërsëritshëm të muzikës së Verdit…Një imazh, mjafton një i vetëm për të ilustruar « Traviatën » : Ermonela Jaho, më tronditësja, më e zjarrta, më njerëzorja, thjesht njerëzorja e të gjitha heroinave të tij..."
  • Ermonela Jaho e lindur në Tiranë1974 u largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skena, përkrah artistëve të huaj. Ajo filloi mësimet e saj të të kënduarit kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas përfundimit të studimeve në shkollën artistike "Jordan Misja" në Tiranë fitoi konkursin e parë dhe shkoi në Itali për të përfunduar studimet e saj në Akademinë e Santa Cecilia në Romë. Pas përfundimit të studimeve të saj për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si Giacomo Puçini në Milano, Itali 1997, Spontini International Ancona, Itali 1998, në Rovereto Zandonai, Itali 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalit Ëexford 2000. Ajo ka performuar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera de Marsejë, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse. Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë "S. Cecilia", konkurset, opera e parë "Cenerentola", nga Rossini, "L'amico Fritz" nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot "Aligheri", Ravena, "Piçolo", Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italian RAI, Mondovisione, BBC.

Java 40-të

Dardha Europiane

Dardha (latinisht: Pyrus) është bimë drunore nga familja Rosaceae, frutat e së cilës përdoren për ushqim. Llojet e kësaj bime rriten në pjesë të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Trungu i saj arrin lartësi mesatare 10-17 m, është gjethërënëse, me gjethe të thjeshta dhe të vendosura në mënyrë jo simetrike (2-12 cm). Fruti i dardhës është i lëngshëm dhe i ëmbël me përbërje pak të kokrriztë. Sipas disa të dhënave kultivimi i dardhës daton që para 3000 vitesh. Supozohet se më këtë frut janë freskuar njerëzit që në epokën e gurit. Në librin e tij Odisea Homeri dardhën e karakterizon si "dhuratë nga Zoti", kurse në kohën e mbretit frëng Luigj ishte simbol i luksit. Dardha si pemë jeton rreth 300 vjet. Aftësitë kuruese të dardhës janë:

  • Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
  • Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.
  • Dardha përmban një substancë të quajtur piktinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste dierreje apo kapsllëku.
  • Luan rol në uljen e kolisterinës në gjak.
  • Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
  • Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.
  • Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.

Java 41-të

Lulet e Mollës
Molla është një pemë që jepë fruta (frutat njihen me të njejtin emër) me shije të ndryshme varësisht nga lloji i saj. Frutat e saj përdoren për ushqim dhe si produkt dhe gjysmë produkt në industri dhe kuzhinë. Molla është fryt pomaceous e pemë molle, specie Malus domestica në familje u rrit Rosaceae. Ajo është një nga frytet e pemës më gjerësisht kultivuar. Druri është i vogël dhe qumshtit, duke arritur 3-12 metra (9,8-39 ft) i gjatë, me një kurorë të gjerë, shpesh shumë të dobët. [2] gjethet janë aranzhuar këmbyer thjeshtë ovals 5-12 cm i gjatë dhe 3-6 centimetra ( 1,2-2,4 in) gjerë në një 2-5 centimetra (0,79-2,0 in) bisht i gjethes me një tip akute, diferencë dhëmbëzuar dhe një underside pak pupla. Lulet janë prodhuar në pranverë ne të njëjtën kohë me nisjen e lulëzimit te saj. Lule të bardhë me një nuancë trëndafili që gradualisht zbehet, pesë petalet, dhe 2,5-3,5 centimetra (0,98-1,4 in) në diametër. Frutat maturohet në vjeshtë, dhe zakonisht është 5-9 centimetra (2,0-3,5 in) diametër. Qendra e frutave përmban pesë carpels rregulluar në një pikë pesë yje, secili carpel që përmbajn një ne tre fara.Druri origjinën e ka nga Azia qendrore, ku paraardhësi i tij i egër është gjetur ende sot. Ka më shumë se 7.500 cultivars njohur mollë që rezulton në një varg të karakteristikave të dëshiruar. Cultivars ndryshojnë në të jepnin e tyre dhe madhësia përfundimtare e pemë, edhe kur rritur në të njëjtën rootstock.Të paktën 55 milion ton mollë u rriten në mbarë botën në vitin 2005, me një vlerë prej rreth 10 miliard dollarë. Kinë prodhohen rreth 35% të këtij totali. Shtetet e Bashkuara është prodhuesi i dytë kryesor, me më shumë se 7,5% të prodhimit botëror. Turqia, Franca, Italia, dhe Irani janë edhe ndër eksportuesit kryesorë mollë.Molla jo pa qëllim quhet "fruti i artë", pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e lëngjeve dhe uthullës. Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.Sidomos ne qetesimin e sistemit nervor,perdoret ne formen e cajit ku molla pritet ne feta dhe lihet te zieje ne nje ene me uje, me pas i shtohet mjalte dhe pihet e ngrohe,kjo te shkakton gjume dhe lehtesim te dhimbjeve te fytit. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën, Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj si të thara përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës, përdoret për qetësimet psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.

Java 42-të

Fruti i Kumbullës
Kumbulla (emri latin: Prunus domestica) është bimë drunore, e cila mund të rritet edhe deri në 10 metra. Është mjaft e degëzuar, me gjethe ovale të dhëmbëzuara dhe me lule të imta e të bardha. Lulet përqendrohen në degë të shkurtëra dhe kryesisht nga dy së bashku. Fruti është i zgjatur, i lëngshëm me ngjyrë të kaltërt të mbyllur. Fruti ka edhe bërthamë. Rritet në plantacione. Ka varietete të shumta. Fruti i kumbullës i konservuar në formë hashavi (kumbull e tharë) dhe e konservuar ne friz për prodhim komposto, kane veti shëruese-lehtësim në rastet e majasëllit të brendshëm sidomos te zorra e trashë. Ndihmon dhe lehtëson jashtëqitjen. Kumbullat janë mjaft të rëndësishme në ushqim. Vetitë shëruese të kumbullës ndikojnë në sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe tek paraqitja e reumatizmës. Rregullon punën e zorrëve. Vetitë shëruese të kumbullës në formë kompostosh vijnë në shprehje edhe të sëmundjet dhe vështirësitë te hemorroidet e brendshme dhe qetëson dhimbjen. Një gjë shumë e mirë është se fruti me bërthamë druri i Prunus gjini, Prunus subgenus dallohet nga subgenera tjera (pjeshkë, qershi, qershi zog, etj) edhe në fidanët tek të paturit e luleve të grupuara së bashku të shkurtra si dhe frutat zakonisht rrinë poshtë degës së kumbullës.

Java 43-të

Hurma


Hurma ose siç quhet në disa zona kakia është pemë me prejardhje nga lindja e largët, nga Kina dhe Japonia dhe bën pjesë në gjininë Diospyros, familja Ebenaceae. Ashtu si Domatja , nuk është konsideruar si një perime e "zakonshme kokrra kuqe", por është në fakt një frut "kokrra vërtetë" sipas përcaktimit. Hurma është pemë gjetherënëse, me një lartësi deri në 15-18 m, por mbahet zakonisht me krasitje në përmasa më modeste. Gjethet janë të mëdha, me formë ovale të zgjeruar, të lëmuara dhe me shkëlqim në sipërfaqen e sipërme. Në vjeshtë ato marrin ngjyrë të kuqe. Lulet lulëzojnë në filizat e rinj të vitit. Në një pemë mund të jenë tri llojet e luleve: Lule me thekë dhe pistil, lule vetëm me thekë (mashkull), lule vetëm me pistil (femër). Pllenimi bëhet nëpërmjet insekteve kryesisht bletët. Zakonisht pemët kanë lule mashkull dhe lule femër, por ka edhe pemë që kanë vetëm lule femër ose vetëm lule mashkull. Kur një lule femër nuk është pllenuar, fruti rritet gjithsesi por nuk ka fara. Frutat janë të mëdha, të rrumbullakta ose të shtypura , me ngjyrë portokalli kur janë pjekur. Ato janë sipër kupës së lules. Lëkura është e lëmuar. Tuli është i lëngshëm, i ëmbël dhe pak fibroz. Para se të pjekura , frutat kanë një shije të athët për shkak të pranisë së taninave. Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmalatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme tanin etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mire në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje. Në këto raste përdoret mjekimi me hurma: Çdo ditë konsumohen 6- 15 kokrra të tejpjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Perveç këtyre vetive të veçanta hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të femrat dhe meshkujt, në gratë shtatzanë ajo ndihmon në lindje normale dhe të shëndetshme. Këto fruta kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë sidomos në Shqipërine e mesme

Java 44-të

Gështenja


Gështenja e butë dhe pema e saj është vlersuar dhe ka paraqitur interes shumë të madh ekonomik për popullsinë për arsyet e mëposhtme :

  • a ) - Për lëndën drusore që ka gjetur përdorime nga më të ndryshme gjatë gjithë jetës së njeriut që fillon nga shtrati foshnjës , ( Djepi ) , dhe përfundon në varr , me mbulimin me dërrasat e gështenjës . Dërrasa e gështenjës në trevat ku rritet është elementi bazë i ndërtimit dhe pregatitjes së orendive të nevojshme në familje , si ndërtimi i magjes së miellit dhe gatimit të bukës , në kuti dhe arka për mbajtjen e produkteve ushqimore , në hambar, në ndërtimin e koshave , lesave , trinave , shportave , krozhnave , në ndërtimin dhe rrethimin e ballkoneve , në thurjen e arave , livadheve , bahçeve , në krijimin e vreshtave , në rrethimin , në stilimin dhe modelimin e oborreve , në ndërtimin e plevicave për blegtorinë , në ngrehina dhe ndërtime të ndryshme , në ndërtimin , meremetimin , plotsimin me të gjitha orenditë e mbrëndshme të banesës së tyre , në ndërtimin e kateve dhe fuçiave , vozgave e të tjera përdorime të pa fundme që shpesh druri i gështenjës , për gamën e gjerë të përdorimit ka shërbyer si një haraç.
  • b) - Fruti i Gështenjës pasi është kryer eksplorimi i përgjithshëm i vlerave ushqimore , kurative dhe proteinike të pazëvëndësueshme , merr avantazhin e drurit , meqenëse në shumë momente shërbeu si ushqim kryesor , duke ju dhënë një ndihmë të madhe shumë familjeve në vënde të ndryshme të botës , duke kompensuar mungesën e bukës . Në respekt dhe vlerësim të frutit të shenjtë të gështenjës , shumë vende Europiane kanë caktuar datën 11 nëntor , si 'Festa e Gështenjës' , duke e quajtur atë "Pema e Bukës ", dhe "Pema e jetës" dhe nga kjo datë , pronarët i lënë të lirë të varfërit dhe ata që nuk e kanë këtë pemë , të hyjnë në pronat e tyre dhe të mbledhin frytet gështenjave të mbetura. Është llogaritur që një pemë gështenje e rritur , në një sezon sjell fitim pronarit mes 40 dhe 60 euro , në një vit me frutifikim normal mesatar , theksojmë se pema e gështenjës është dru shekullor .
  • c ) - Vlera dhe përdorimi mjeksore i gjetheve të gështenjës , çaji i pregaditur nga gjethet e thara , shërbejnë për kurimin e kollës së mirë , për shërimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes , të reumatizmës , çdo forme të dizanterisë edhe në rastet me hemorragji: ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçrisht kundër heqjes (shkuarjes) së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës. Ky çaj përdoret me shumë dobi edhe kundër dhimbjeve të syve duke i shpëlarë së jashtmi me të
  • d) - Mjalti i gështenjës është shumë kurativ dhe ndihmon tek gastriti, mbron melçinë dhe i kontribuon qarkullimit më të mire të gjakut.. Por mjalti i prodhuar nga lulet e gështenjës ka një natyrë specifike biologjike për të parandaluar zhvillimin e sulmeve të baktereve në organizmin e njerëzve dhe është përdorur tradicionalisht për të mbuluar plagët kronike, djegiet dhe ulçerat e lëkurës, pikërisht për shkak të veprimit antibakterial.
  • e) - Gështenja kjo pemë e fuqishme që ndikon dhe vepron në mënyrë vendimtare mbi ambientin ku rritet , mbi mjedisin ekologjik , mbi drejtimin dhe përspektiven e habitateve që e shoqërojnë dhe duke siguruar pasurimin dhe mbrojtjen e plotë të tokës mbi të cilën vegjeton .
  • ë ) - Edhe pse shumë shpesh mendohet si një kulturë ushqimi, fryti i ëmbël gështenjës , lëvorja edhe degët e reja janë një burim i mirë i taninit dhe këto kanë një veprim të dobishëm në trajtimin e gjakderdhjeve , diarresë , gjethet dhe lulet janë anti-inflamator , expektorant dhe tonik.
  • f) - Mielli i prodhuar nga gështenja gjen përdorim të gjerë në industrinë ushqimore , në prodhimin e ëmbëlsirave , çokollatave dhe pjekurinave të ndryshme ushqyese . Mielli është i pasur me sasi të mjaftueshme të sheqerit që arrin në 25.4% . Mielli i gështenjës është përdorur në shumë vënde të ndryshme për gatim buke sa që gështenja konsiderohet si buka e të varfërve .

Java 45-të

Hudhra


Hudhra (Allium sativum L.) është bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bën në tokë një kokë me thelpinj të bashkuar, ka erë të fortë e të djeg. Përdoret si ushqim ose si bimë mjekësore. Hudhra është një prej produkteve më të pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminë C. Hudhra e thatë përmban rreth 58 përqind insulinë. Një kilogram hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur me kripëra të kalciumit, jodit dhe sulfurit

Hudhra ka vlera të pakrahasueshme në uljen e kolesterolit në gjak. Nga studimet e bëra në SHBA, ku u eksperimentuan 45 burra, që kishin vlerë të lartë të kolesterinës, dhe që përdorën çdo ditë 6 thelbinj hudhre, u arrit se vlera e yndyrës në gjak u ul me 58 përqind. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Një tjetër studim ka treguar se njerëzit, që hanë hudhër çdo ditë, mund të jetojnë më gjatë. Studimi është bërë nga dietologë holandezë dhe tregon se këta njerëz mund të jetojnë 6 vjet më shumë se të tjerët, që s’e konsumojnë këtë produkt. Vlerat e hudhrës gjenden si në përdorimin e saj të njomë ashtu edhe të thatë. Efektet e saj janë të mrekullueshme, veçse duhet patur një kujdes të jashtëzakonshëm. Përdorimi i saj në mënyrë të gabuar dëmton rëndë shëndetin e personit të sëmurë. Vetitë e saj kuruese janë edhe më praktike, duke pasur parasysh se kjo bimë rritet gjerësisht dhe gjendet lehtë. Këshillohet që të vegjlit të mos e përdorin shume ose ngrënë hudhrën . Për ata që vuajnë nga hipertensioni, do t’u mjaftonte të hanin një thelb hudhre dhe shumë shpejt do ta ndiejnë sërish mirë veten. Por nuk rekomandohet që hudhra të përdoret nga njerëz, që e kanë tensionin e ulët, pasi do të keqësonin shëndetin e tyre. Ajo ndihmon edhe në qarkullimin në mënyrë të rregullt të gjakut. Mjekët rekomandojnë 2 thelbinj hudhre në ditë. Efekte pozitive ka dhënë përdorimi i hudhrës edhe në parandalimin e kancerit në stomak dhe në zorrën e trashë. Kanceri në zorrën e trashë është i përhapur te meshkujt dhe është vërtetuar se ata që kanë përdorur hudhra kanë pasur më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundja. Këshillohet që çdo ditë të hahen 3 deri në 10 thelbinj hudhre. Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët, që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu rezultate mjaft të mira ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve. Një studim i kryer nga studiues amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteriesh dhe mund t’i shkatërrojnë ato. Shumë e dobishme është hudhra edhe për të sëmurët, që vuajnë nga astma dhe kolla. Përdorimi i saj ose lëngu që përftohet gjatë shtypjes, lehtëson rrugët e frymëmarrjes dhe qehtëson të sëmurin. Në Luftën e Dytë Botërore, lëngu i hudhrës ka ndihmuar në mjekimin e plagëve të rënda, të marra gjatë luftimit. Edhe sot ajo vazhdon të japë efekte të shkëlqyera në shërimin sa më të shpejtë të plagëve, duke zëvendësuar kështu edhe antibiotikët.

Java 46-të

Arra

Arra është një frut që i përket stinës së vjeshtës, dhe kryesisht midis muajve shtator dhe nëntor. Arra kosiderohet si pema frutore më e vjetër dhe daton që në vitin 10.000 para Krishtit. Arrat angleze të njohura ndryshe si arrat persiane, e kanë origjinën në Azinë Qendrore dhe u eksportuan për në Kaliforni më 1700-ën. 99% e furnizimit të tregut amerikan me fruta të thata dhe kryesisht me arra dhe ¾ e tregut botëror vjen nga Kalifornia. Arrat gjithmonë janë konsideruar si një prej mjekimeve popullore më të mira, duke përmendur këtu rregullimin e frymëmarrjes nga kollitja e shpeshtë, mbylljen e plagëve etj. Vlerat ushqyese të arrave janë bërë shumë të njohura, sidomos përmbajtja e Omega 3-it, e cila është mjaft e lartë tek arrat. Grekët i quanin "karyon", që do të thotë, kokë, sepse lëvozhga e arrës ka ngjashmëri me kafkën e kokës së njeriut, ndërsa thelpinjtë që ndodhen brenda lëvozhgës me trurin. Një përdorim mjaft të gjërë të arrave, sot e gjejmë tek sallat e ndryshme. Kalifornia ka rreth 227,000 hektarë tokë me arra. Ekzistojnë rreth 30 lloje të ndryshme arrash. Fakti që arrat janë një ilaç shumë i mirë kundër sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare, dihej, por sot në saj të një studimi të kryer nga disa studiues spanjollë u arrit në përfundimin se ato kanë edhe një ndikim mjaft të lartë te problemet e ndryshme të shkaktuara nga kolesteroli. Ky frut është shumë i pasur në omega-3, një sasi të konsiderueshme antioksiduesish, dhe një aminoacid i cili parandalon zgjerimin e enëve të gjakut. Studimi u zhvillua në dy grupe njerëzish me nivel të lartë kolesteroli, ku secili iu nënshtrua dy dietave të ndryshme; grupit të parë iu dha një dietë me bazë mesdhetare, kryesisht e bazuar tek vaji i ullirit, ndërsa grupit tjetër një dietë e cila kishte ëmbëlsirë ku arra ishte përbërësi kryesor. Në fund të studimit u pa se niveli i kolesterolit u ul më shumë te grupi i dytë. Kjo është edhe një prej arsyeve që na çon në riformulimin e shprehjes, “Një arrë në ditë e mban mjekun larg”. Por edhe në këtë rast është shumë i nevojshëm kujdesi dhe informacioni, 100 gr arra korrespondojnë me 582 kalori. Prandaj vlen të theksohet se për të parandaluar kolesterolin e lartë është e domosdoshme një dietë mesdhetare, e cila të përmbajë një sasi të caktuar vaj ulliri si dhe një sasi të caktuar arrash. Vlen të theksohet se arrat është mirë që të konsumohen të freskëta dhe jo të pjekura, sepse në këtë mënyrë ulen vlerat e tyre ushqyese. Arrat. Nëse darka që do të kosumoni është shumë e rëndë, frutat e thata si arrat, e ekuilibrojnë atë. Ushqimi i shëndetshëm po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një prej problemeve kryesore të një grupi të gjerë njerëzish. Studiuesit kanë vërtetuar se konsumimi i tetë kokrrave arra, mbas vaktit të drekës që konsiderohet si më i rëndësishmi, ndikojnë pozitivisht në uljen e kolesterolit të lartë, madje edhe më mirë sesa vaji i ullirit. Ky studim u krye mbi një grup prej 24 vullnetarësh, të cilëve iu dha që të kosumonin lloje të ndryshme djathërash dhe sallamërash. Më pas iu bënë analizat dhe u pa se niveli i tyre i kolesterolit ishte rritur. Një javë më pas, iu dhanë pesë lugë vaj ulliri dhe 28 gr arra. Pasi iu ribënë analizat u pa se niveli i kolesterolit kishte rënë. Pra si vaji i ullirit ashtu edhe arrat ndikojnë në uljen e kolesteroit në gjak, por arrat në ndryshim nga kolesteroli janë në gjendje që të ruajnë edhe elasticitetin e arterieve.Ndryshe arrat janë quajtur edhe si ilaç kundër sëmundjeve që kanë lidhje me obezitetin, hipertensionin, kolesterolin e lartë etj.Arrat janë një burim i pasur energjie dhe përmbajnë ushqyes, minerale, antioksidantë, dhe vitamina të cilat janë esenciale për një shëndet të plotë. Janë të pasura në Omega- 3. Konsumimi i rregullt i arrave ndihmon për të ulur kolesterolin e lartë në gjak, duke iu mundësuar një qarkullim të rregullt të gjakut dhe elasticitetit të enëve të tij. Konsumimi i vetëm 25 g arrash në ditë, ndihmon në parandalimin dhe uljen e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve kronike të enëve të gjakut, kancerit në prostatë, në gji, dhe në shtyllën kurrizore. Arrat janë shumë të pasura në Vitaminë E, përmbajtja e së cilës ndikon në pasjen e një lëkure sa më të shëndetshme. Janë të pasura në magnez, zink, calcium, hekur etj. Secili prej këtyre elementëve ka një ndikim mjaft pozitiv në shëndet.

Vaji i arrave ka një aromë mjaft të këndshme dhe njëkohësisht ka vlera ushqyese të shumta. Ai është një prej armikëve kryesorë të lëkurës së thatë. Ai zë një prej vendeve më të rëndësishme si në industrinë kozmetike, farmaceutike ashtu edhe në atë aromaterapeutike.

Java 47-të

Lajthia


Lajthia është një element shumë i rëndësishëm ushqimi në një dietë të ekuilibruar. Ajo ka disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Ajo ka një kombinim të veçantë të acid oleik të proteinave, karbohidrateve dhe beta-sitosterolit. Lajthia dhe vaj i lajthisë janë një burim i mirë i vitaminës E, e cila është thelbësore për muskujt e zemrës dhe muskujt e tjerë të trupit duke i mbajtur të shëndetshëm. Lajthia është gjithashtu e nevojshme për funksionimin normal të sistemit të riprodhimit. Vitamina E parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut, pra ajo shërben si një mbrojtëse kundër mungesës së gjakut e cila quhet anemi. Një tjetër dobi e vitaminës E, e cila është gjetur në lajthi, është për të parandaluar faktorët që përgatisin bazën për sëmundjen e kancerit. Nëse kanceri është formuar tashmë në trup, atëherë ajo lufton për të shpërndarë qelizat e dëmshme. Beta-sitosteroli e cila gjendet me bollëk në lajthi, është e rëndësishme. Kështu në qoftë se konsumojmë 25 gr. në ditë e mbrojmë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Një nga përfitimet shëndetësore të mëdha te lajthia është se ajo është e pasur me acid folik. Acidi folik është i dobishëm për rritjen e foshnjave dhe për të rriturit. Ai luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat janë të domosdoshme për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin e njeriut. Lajthia ka në përbërje të saj vitaminën B, vitaminat B1, B2, B6 e B12 të cilat janë të pranishme tek ajo janë thelbësore në formimin e gjakut dhe të shëndetit mendor, sidomos për ata të fëmijëve në moshë të zhvillimit. Një tjetër veti e rëndësishme e lajthisë është se ajo siguron trupin me proteina. Proteina është materiali bazë i përdorur për prodhimin e indeve të muskujve dhe kjo është një nga përfitimet më të rëndësishme të lajthisë. Trupi i njeriut gjithashtu kërkon yndyrë edhe pse në sasi të moderuar. Cilësia e yndyrës është gjithashtu e rëndësishme, lajthia përmban yndyrë omega e cila është e rëndësishme për shëndetin e individit. Në mënyrë që të nxjerrim maksimumin e përfitimeve të lajthisë është e rekomandueshme që të konsumoni të paktën 25 gram lajthi të freskëta çdo ditë. Vaj i lajthisë është i njohur edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është përdorur në shumë produkte kremrash solar. Vaji i lajthisë ka një efekt shumë relaksues dhe qetësues në lëkurë dhe për këtë arsye zakonisht përdoret nga SPA të ndryshme. Vaj i lajthisë është gjithashtu i njohur edhe për vetitë e tij të shkëlqyera hidratuese. Shumë mjekë distikë gjithashtu ju rekomandojnë të konsumoni një sasi minimale të lajthisë në mënyrë të rregullt se ata kanë tendencë për të shkurtuar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës dhe gjithashtu përmirëson mbajtjen e oksigjenit prej qelizave të kuqe të gjakut në një individ Vaji natyral i lajthisë është ideal për fytyrën tuaj, e sidomos nëse tipi i lëkurës është i yndyrshëm. Përhapja e tij në fytyrë është proces i lehtë dhe i absorbueshëm nga lëkura. Vlerat ushqyese të këtij vaji bimor dhe frytet që ka lajthia janë të pangopura. Lajthia është një ushqyes shumë i rëndësishëm për organizmin dhe e mbron atë nga sëmundjet. Përmban vitaminat A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, E (e cila dihet për vetitë e saj rinuese), biotinë, acid folik, acid linoleik, zink, kalcium, magnez, hekur, kalium, proteina, karbohidrate, minerale esenciale. Vaji i lajthisë përdoret sidomos për hidratimin e lëkurës së thatë, ndërsa lëkurës së yndyrshme i ndihmon në stabilizmin e saj. Ka veti antibakteriale (ndihmon në pakësimin dhe parandalimin e akneve), ka veti tonifikuese për lëkurën, ndihmon në mbylljen e poreve. Njihet edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është pjesë përbërëse e shumë kremrave solare.

Java 48-të

Lulja e Lajthisë


Lajthia është shkurre e familjes mështekore (Betulaceae) me emrin shkencor Corylus avellana L, bashkë me mështeknën dhe verrin. Gjendet kryesisht në zonat malore. Rritet 3-4 m lartësi veçmas ose të përziera me shkurre si shkoza, mëlleza, molla e egër (dyvjaka), thana etj. Bima parapëlqen shpatet e drejtuara nga veriu ose verilindja që nuk rrihen nga dielli. Gjethet i ka të gjera, gati të rrumbullakëta. Bima çel në fund të dimrit, nga muaji shkurt. Lulet mashkullore janë lëvare të gjata me emrin “krënd”, ndërsa ato femërore qëndrojnë vetëm ose në grupe pranë atyre mashkullore. Këto dallohen nga sythet e tjera të bimës nga fijet e holla të trëndafilta në majë të tyre. Shufrat e gjata e të drejta përdoren për thurje gardhesh. Në dimër krëndi është ushqim i pëlqyer i bagëtisë, sidomos i dhisë. Edhe gjethet janë të ushqyeshme. Me drurin e trashë dhe me rrënjët e plota janë bërë orendi si bishta veglash, llulla (çibukë) etj. Frutat e lajthisë, që piqen nga fundi i gushtit ose gjatë vjeshtës, janë të shijshme, ndaj ruhen. Lajthitë kanë disa vlera: Gjethet e thara në hije, pasi zihen, kullohet të bëhen banja të lëkurës së sëmurë. Në sasi të vogla ëmbëlsohet dhe përdoren si çaj. Ato përmbajnë Vitaminë C, që ndihmon në punën e muskujve të lëmuar të trupit, rregullon veprimet ritmike të zorrëve, nxit urinimin, ngushton enët e gjakut. Ndihmon edhe ata që vuajnë nga variçet (që varen), hemorroidet (majasëlli), ndërpret heqjen e barkut si dhe hemoragji nga hundët. Lëvorja e rrënjës grumbullohet në vjeshtë. Pasi lahet me kujdes nga mbeturinat, thahet në diell dhe ruhet. Lëngu i përftuar prej saj ulë temperaturat e larta të trupit, duke zëvendësuar aspirinën, që është kimikat nganjëherë i dëmshëm. Pjalmi grumbullohet në kohën e lulëzimit, kur është pjekur mirë dhe ruhet ne qese letra. Përdoret kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Nga druri nxirret vaji, që i ngjet atij të ullirit dhe përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve, krimbave të zorrëve (askarideve) dhe pickimit të insekteve. Fryti është pjesa më e dobishme. Thelbi ka vlera të mëdha; në përbërje të tija ka 60% yndyrë, 20% proteina, 16% albumina, pak sheqer etj. Fryti i lajthisë këshillohet për njerëzit anemikë (dobësi e përgjithshme e organizmit) si dhe për gratë shtatzëna. Kura përgatitet duke përzier një kg lajthi me një kg mjaltë. Përdoren 3-4 lugë gjelle në ditë. Thelpinjtë e lajthisë bluhen dhe përzihen me miell për të bërë bukë speciale, biskota, çokollata etj. Lajthia e egër e vendin tonë Corylus colurna L, është lloj shumë i rrallë. Prandaj mund t’i ruajmë dhe t’i shtojmë këto dhurata të çmuara të natyrës, që janë kaq bujare.

Java 49-të

Hithra


Hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose edhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin. Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmit është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre. Marrja e tij duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme për qetësimin e gjendjes. Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi i hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata, që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomandohet larja e flokut me këtë bimë. Hithra është i njohur si një tonifikues shumë i mirë i organizmit, ai ndihmon edhe ata që kanë probleme me kolitin dhe sëmundje të tjera të zorrës së trashë. Përdoret në formën e çajit ashtu si me sipër. Konsumimi i përditshëm i çajit të hithrës ndihmon në rigjenerimin e qelizave të gjakut si dhe të lëkurës. Përdoret së tepërmi në Angli dhe ka dhënë rezultate mahnitëse në sistemin tretës, kardiovaskular Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura por, është thellësisht e dëmshme të përdoret te personat të cilët kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi. Hithra është një ndër bimët më të njohura në vendin tonë. Bima mund të gjendet kudo në zonat me lagështi dhe vende grumbullimi, nëpër gardhet e shtëpive, qoshet e ferrave. Për bujqit, kjo bimë vlerësohet si një nga barërat e këqija, që i mundon në punën e tyre. Ndërsa në mjekësinë popullore hithra çmohet si më e rëndësishmja, që ndihmon në kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Bima mund të përdoret në gatime për të zëvendësuar spinaqin, mund të përdoret si sallatë ose të zihet për supë. Hithra përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban, edhe efektet e saj janë të menjëhershme. Gjatë përdorimit të hithrës duhet patur kujdes që të mblidhet në vende jo afër rrugës sepse kjo bimë mund të jetë e ngarkuar me materiale të dëmshme për shkak të pluhurave Nuk duhet të përdoret nëse keni probleme me sasinë e lëngjeve në trup, Çaji i hithrës nxit largimin e ujit nga organizmi, Për të pasur flokë të shëndetshëm e të gjatë, lajeni me lëngun e hithrës. Gjithashtu, hithra ndihmon në zhdukjen e zbokthit.

Java 50-të

Mjalti

Mjalti e pengon zhvillimin e baktereve, të cilat shkaktojnë shumë sëmundje. Shëron plagë, infeksione të fytit, kallje të ndryshme; përmirësimin e tensionit, rruazave të gjakut, problemet në organet e brendshme, bronkialeve, infeksioneve të zorrëve, të lukthit dhe shumë lloje tjera të sëmundjeve. Me mjaltë, po ashtu, shërohen edhe alergjitë nga poleni e helmi i bletës . Mjalti dhe produktet tij, janë shumë më lirë për t'i blerë, më të lehtë, më efikas, më praktik dhe shumë të dobishme për shëndetin e njeriut. Mjalti dhe produktet e tij, janë tejet të natyrshme dhe tejet praktike për t'i ngrënë, por dhe për t'i përdorë me pije të dëshirueshme dhe për ta mjekuar vetveten në rast nevoje. Mjalti, poleni, propolisi, qumështi i amës, helmi i bletës dhe dylli, janë produkte të pa zëvendësueshme për njeriun. Produktet më të natyrshmet dhe më të sigurtat për shëndetin tonë. Mjalti dhe produktet e tij, përdoren për të mirë e njeriut dhe shëndetit të tij, shumë natyrshëm, kurse medikamentet farmaceutike kanë përbërje kimike dhe, në çdo rast kur të përdoren, kanë edhe efekte anësore shumë të dëmshme. Mjalti shëron plagë të jashtme dhe të brendshme në trupin e njeriut Plaga e lyer me mjaltë mbyllet shpejt. Majti e thith ujin e tepërt nga plaga, i zhvillon qelizat dhe e pastron plagën nga bakteret e vdekura. Mjalti i shëron plagët shumë më shpejtë e më mirë se barnat farmaceutike.

Edhe plaga që është e hapur shumë vite, mund të shërohet me mjaltë me sukses. Mirë është të dihet, se mjalti i luleve është më i lehtë se mjalti i malit, që e ka edhe efektin e shërimit më të dobët. Terapinë shëruese me mjaltë ka mundësi ta trajtoj një mjek në ambulant, ose vet personat familjar që janë të interesuar ta kryejnë një veprim të shërimit natyrorë. Pse jo kur është një punë për t'u respektuar. Mirë është të dimë që pacienti, rastësisht, mos të jetë alergjik ndaj mjaltës, edhe pse një rast i tillë rrallë mund të ndodhë tek ndonjëri. 2. Plaga nuk ka nevojë ta dezinfektojmë me ndonjë lloj alkooli sepse mjalti i ka aftësitë e veta të dezinfektimit. 3. Merret një cope lecke pëlhure të pastër ose fashë (bënë të jetë e pabukët ose, mirë është, nëse ka mundësi që të jetë e leshtë) por, prapë po e ceki, se lecka (fasha) nuk duhet që pa tjetër që të jetë sterile, sepse mjalti e dezinfekton vetë. Në këtë rast lecka (fasha) mbushet me mjaltë ose lyhet mirë dhe është e gatshme që të përdoret (menjëherë). 4. Kjo lloj lecke ose fashe që është vendosur mbi plagë, mundë të ndërrohet një herë në ditë. 5. Kur të hiqet lecka ose fasha me mjaltë, nuk ka nevojë që plaga të pastrohet nga mjalti, sepse mjalti, ose terët vetë, ose e thith lecka (fasha). 6. Pas çdo ndërrimi të leckës (fashës), rreth plagës mblidhen do copëza, edhe të plagës por mund të jenë edhe të leckës (fashës), e të cilat mund t'i largojmë me pincetë. Nëse duhet të pastrohemi (të bëjmë dush), mundemi këto copëzat rreth plagës t'i largojmë edhe me një brushë të butë duke i shpëlarë me ujë, por kurrsesi të mos i largojmë rreshkat e formuara (janë qeliza të vdekura) sepse ato i ndihmojnë procesit të shërimit. Nëse hiqen rreshkat e plagës, ngadalësohet procesi i shërimit. 7. Pasi të pastrohet plaga duhet përsëri ta mbështjellim me leckë (fashë) të mbushur me mjaltë. Me rëndësi është që plagën ta mbështjellim sa ma trash, me qëllim që lecka (fasha) të thith sa më shumë lagështi nga plaga. 8. Plaga e cila shërohet ngadalë dhe është e infektuar me baktere të kërpudhave, duhet të bëhet një përzierje 1:1 me një krem dezinfektues të një lloji që na konvenon më së miri. Në fillim, kurë ta kurojmë plagën me metodën e leckës (fashës), 10-20 minutat e parë, plaga djeg nga sasia e madhe e koncentrimit të sheqerit që gjendet në mjaltë. Për ta evituar këtë dhimbje bënë që plagën, së pari, ta shpërlajmë me ujë që ndikon në largimin e këtyre simptomave ose i zbut ato. Nëse komplikimet janë shumë serioze, mirë do të ishte që kurimin ta bëjnë mjekët. Sot shumë mjek kanë njohuri për medicinën alternative (mjekime natyrore), dhe e aplikojnë atë për mjekim me dëshirë. Mjalti e pengon zhvillimin e baktereve, të cilat shkaktojnë shumë sëmundje. Shëron plagë, infeksione të fytit, kallje të ndryshme; përmirësimin e tensionit, rruazave të gjakut, problemet në organet e brendshme, bronkialeve, infeksioneve të zorrëve, të lukthit dhe shumë lloje tjera të sëmundjeve. Me mjaltë, po ashtu, shërohen edhe alergjitë nga poleni e helmi i bletës. Llojet e ndryshme të sheqernave që gjinden në mjaltë, baktereve ua thithin ujin nga trupi, ku bakteret, nga mungesa e ujit, nuk mund të zhvillohen as shumëzohen. 2. Mjalti e thith ujin dhe e përçon në leckë (fashë), dhe në këtë mënyrë bëhet pastrimi i baktereve nga plaga. 3. Me largimin ose mbytjen e baktereve, sistemi imun punon më mirë, sistemi limfatik dhe qarkullimi i gjakut përmirësohet, pastaj bëhet aktivizimi i enzimave etj. Në mjaltë nuk mund të zhvillohen bakteret. Mjalti përmban në veti sasi të pasur të glukozës dhe të fruktozave, bashkë me vitamina të shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj., dhe për këtë, mjalti është përforcuesi i organizmit tonë. Mjalti ndihmon edhe ndaj: -të ftohurit, të zënit e hundës dhe infeksioneve në mushkëri, -pengesave në lukthit dhe zorrë, -reaksioneve alergjike ndaj polen dhe helmit të bletës, -në përmirësimin e problemit të zemrës, -në përmirësimin e jashtëqitjes, sidomos tek fëmijët... Mjalti është, dhe mbetet njëri prej produkteve ushqimore më të shëndosha, por njëkohësisht, edhe njeri prej produkteve me efikasitet të lartë shërues, që mund të krijoj natyra.

Java 51-të

Jeronim De Rada


Jeronim de Rada i njohur si mësues , poet , publicist e studiues i famshëm arbëresh dhe njëri prej figurave më të shquara të letërsisë së Rilindjes Kombëtare . Lindi në Maki të Kalabrisë. Gjallërisht mori pjesë në jetën politike dhe kulturore të kohës . Viti 2014 është caktuar "Viti i De Radës" me bashkëfinancim të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Kosovës dhe realizimit të veprës nga studiues dhe autorët arbëreshë si dhe interesim të jashtëzakonshëm pati nga pjesa shqiptare e Malit të Zi dhe Maqedonisë në botimin dhe zhvillimin e aktiviteteve në nder të De Radës në këto troje . Vlerë pati dhe Konkursi Kombëtar për të rinj deri në moshën 18 vjeç me temën "Unë, Milosao". Anëtarët e Komitetit mbikëqyrës ishin Francesco Altimari, Matteo Mandala, Dhurata Shehri, Brikena Çabej dhe Shaban Sinani . De Rada botoi dy revista: "Arbëreshi i Italisë" (1848) dhe "Fjamuri i arbërit", me të cilat është themelues i gazetarisë shqiptare. Krijimtaria e De Radës është shumë e gjerë. Ka botuar shumë vepra të fushave të ndryshme të letërsisë. Më të njohura janë: "Këngët e Milosaos", "Këngët e Serafina Topisë", “Skënderbeu i pafan” Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Radës nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë të Rilindjes sonë Kombëtare. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat lashtësia e kombit shqiptar ("Antichità della nazione albanase", 1864) dhe Rapsodi të një poeme arbëreshe ("Rapsodie d'un poema albanese", 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të Shqipërisë, ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më 1878 përkrahu Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën "Flamuri Arbrit", që botoi në vitet 1883-1885. Në "Testamentin politik" (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë atdheut të të parëve. Zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve gjuhësore ; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe, duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me shenja blertdiakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti (1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore arbëreshe)

Java 52-të

Pamjet e luftës

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajërore nga NATO, (nga 24 marsi 1999), dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Lexo më tej...

Java 53-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 54-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.