Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/Arkivi/2013

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Artikujt e listuar më poshtë janë artikuj të shfaqur në seksionin "Artikulli i javës" gjatë gjithë vitit 2013.

Arkiva sipas viteve: 2012201320142015201620172018201920202021202220232024


Java 1-rë - Lufta shqiptaro-veneciane (1447-1448)

Drini dhe lumi Buna në Shkodër e shikuar nga Kalaja e Rozafës, ish kalaja venedikase.
Drini dhe lumi Buna në Shkodër e shikuar nga Kalaja e Rozafës, ish kalaja venedikase.

Lufta shqiptaro-veneciane e vitit 1447-1448 u zhvillua në mes Venedikut te cilët ishin aleatë me forcat osmane kundër shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Lufta ishte rezultat i një mosmarrëveshje në mes të Republikës dhe familjes Dukagjini për posedimin e kështjellës së Danjës (Dejës). Skënderbeu, aleat i familjes Dukagjini, lëvizi kundër disa qytete të mbajtura nga Venediku përgjatë bregdetit shqiptar, në mënyrë që të bëj shtypje venedikasve për rikthimin e Danjës. Në përgjigje, Republika dërgoi një forcë lokale për të rrethuar kështjellën e Danjës, dhe i bëri thirrje Perandorisë Osmane për të dërguar një forcë ekspeditës në Shqipëri. Osmanët, tashmë e kishin rrethuar kështjellën e Svetigrad-it.

Megjithatë, Lidhja e Lezhës mposhti të dy, forcat e Venedikut dhe ekspeditën osmane. Lidhja fitoi mbi forcat e Venedikut më 23 korrik 1448 në portat e Shkodrës dhe mbi osmanët tre javë më vonë më 14 gusht 1448 në Betejën e Oranikut. Republika ishte, më pas, u largua me pak ushtarë për të mbrojtur Shqipërinë venedikase. Si rezultat, Lidhja shpejt nënshkroi paqe me Republikën e Venedikut duke vazhduar luftën kundër Perandorisë Osmane. Pas Luftës shqiptaro-veneciane të 1447-1448, Venediku nuk e sfidoi seriozisht Skënderbeun apo Lidhjen, duke lejuar Skënderbeun të përqendrohet në fushatat e tij kundër Perandorisë Osmane.

Java 2-të - Mongolia

Fllamuri i Mongolise
Fllamuri i Mongolise

Mongolia (mongolisht: Монгол улс, Mongol uls, ) është shtet pa dalje në det, ndodhet në Azinë Lindore e Qendrore, mes Kinës dhe Rusisë. Kryeqyteti Ulan Bator është vendbanim më i madh ku jetojnë 38% të popullsisë. Sistemi politik i Mongolisë është republika parlamentare.

Me 1,564,116 km², Mongolia është vendi i 19-të në botë për nga madhësia dhe me dendësinë më të ulët të banimit me afro 2,9 milion banorë. Është poashtu shteti i dytë më i madh pa dalje në det pas Kazakistanit. Toka mongole ka pak hapësirë të punueshme dhe pjesa më e madhe e saj përbëhet nga stepa të thata jopjellore, ku dallohen malet në veri e perëndim dhe shkretëtira Gobi në jug. Përafërsisht, 30% e popullsisë janë nomadë ose gjysmënomadë. Feja mbizotëruese në Mongoli është budizmi tibetian, dhe shumica e popullsisë janë mongolë etnikë, ndonëse në vend jetojnë edhe kazakët, tuvanët dhe minoritete të tjera, sidomos në perëndim.

Gjatë mbretërimit të Xhengis Hanit në shek. XIII, mongolët krijuan perandorinë më të madhe që kishte parë njerëzimi deri atëherë. Në shekujt vijues ishin pjesë e Perandorisë Kineze, ndërsa gjatë shek. XX ranë nën sferën e ndikimit sovjetik. Viti 1990 shënoi fillimin e rendit demokratik dhe ndërtimin e ekonomisë së tregut. Sot, Mongolia është vend në zhvillim; ka zhvillim mesatar njerëzor dhe zë vendin e 124-të në botë sa i përket prodhimit vendor bruto prej 3.541 USD për kokë banori.

Java 3-të - Flamuri i Republikës së Kosovës

Flamuri zyrtar i Kosovës
Flamuri zyrtar i Kosovës

Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia në 17 Shkurt 2008 Flamuri qe rezultat i një gare ndërkombëtare për dezinjimin e tij, organizuar nga UNMIK i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, ku u dorëzuan gati një mijë punime. Versioni i përdorur tani është variant i punimit të dezinjuar nga Muhamer Ibrahimi. Ajo ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në një sfond blu. Ato simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës.

Përpara deklarimit të pavarësisë, Kosova ishte nën administrimin e Kombeve të Bashkuara dhe përdorte flamurin e OKB-së për qëllime zyrtare. Si popullsitë etnike shqiptare dhe serbe kanë përdorur flamujt e tyre qysh nga periudha e Jugosllavisë Socialiste. Serbët përdorin trikolorin kuq, blu dhe të bardhë, që është baza e flamurit të tanishëm të Serbisë. Shqiptarët kanë përdorur flamurin e Shqipërisë qysh nga vitet 1960 si flamurin e kombësisë së tyre. Të dy flamujt akoma mund të shihen e përdoren brenda Kosovës së pavarur.

Java 4-të - Kalifati

Kalifati deri në vitin 750

Fjala kalifat rrjedh nga ajo arabe khilāfa. Kalifi quhet në arabisht خليفة رسول الله Ḫalīfa, shumës Ḫulafāʾ (pasardhës në post, mëkëmbës, kalif) ose khalīfat allāh ose khalīfat rasūl allāh që do të thotë e përkthyer fjalë për fjalë „mëkëmbës i zotit“ ose „pasardhës i të dërguarit të zotit“.

Kalifati paraqet formën e rregjimit islamik, në të cilën udhëheqja shekullare (laike) dhe fetare është vetëm në dorën e kalifit. Sistemi shtetëror i MuhameditMedinë ka qenë i bazuar në modelin teokratik: ai ka qenë si prijësi i lëvizjes fetare ashtu edhe sundimtari mbi zonën e influencës, në të cilën ky besim praktikohej. Kalifati ka qenë kështu jo vetëm posti zyrtar por ai ka qenë po ashtu edhe zona ku ushtronte pushtetin kalifi, zotërimet e tija.

Koncepti i kalifatit është sipas pikëpamjes së shumë myslimanëve në kundërshtim me doktrinën e Muhamedit. Sipas sures 112 (al-ihlās), asnjë njeri nuk mund të krahasohet me allahun, as vetë kreu i të gjithë myslimanëve. Katër kalifët e parë, Abu Bakr-i, Umar ibn al-Khattab-i, Uthman ibn Affan-i dhe ʿAlī ibn Abī Tālib-i nuk pretendonin se e kishin në zotërim këtë titull. Si mëkëmbësi i zotit mbi tokë (arabisht خليفة الله Ḫalīfat allāh)) haset ky titull për herë të parë tek umajjadët që filluan të sundojnë prej vitit 661, të cilët e përdornin këtë titull për vete. Trashëgimia islamike e mëvonshme ka përcaktuar se ky titull fillimisht quhej „pasardhës (ose mëkëmbës) i profetit të allahut“. Kështu edhe e pati marrë Abu Bakr-i titullin khalifat rasul allah, „pasardhës i profetit të allahut“.

Java 5-të - Enver Hoxha

Lideri komunist i shqiptarëve
Lideri komunist i shqiptarëve

Enver Hoxha (16 tetor 1908 - 11 prill 1985) ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.

Periudha 40 vjeçare e sundimit të tij, u karakterizua nga eliminimi i opozitës, dënimet e kundërshtarëve të tij politikë me vdekje ose burgime të gjata dhe dëbimet e familjeve të tyre nga shtëpitë ku jetonin dhe internimet e tyre në fshatra të thella, ku kontrolloheshin rreptësisht nga policia dhe Sigurimi i Shtetit (policia sekrete). Gjithashtu, diktatura komuniste, u karakterizua nga metodat staliniste të asgjësimit të bashkëpunëtorëve të tij, që kërcënonin pushtetin e tij personal.

Regjimi i Hoxhës, pas viteve 1970 u karakterizua nga ndjekje strikte e ideologjisë anti-revizioniste Marksizëm-Leniniste. Pas ndarjes me Maoistët, gjatë viteve 1976–1978, shumë parti Maoiste u deklaruan Hoxhaiste. Në ditët e sotme Konferenca ndërkombëtare e partive dhe organizatave marksiste-leniniste (Hoxhaiste) një fraksion me pak ndjekës, është grupimi më i njohur i këtyre partive.

Java 6-të - Johann Wolfgang Goethe

Johann Wolfgang Goethe (shqip: Johan Volfgang Gëte) lindi më 28 gusht 1749Frankfurt am Main dhe vdiq më 22 mars 1832WeimarGjermanisë. Në vitin 1782 atij ju dha titulli noblesk "Johann Wolfgang von Goethe". Gëte ishte jo vetëm një penë e zjarrtë e poezisë gjermane, por dhe një dramaturg e publicist i disa veprave letrare me tematikë shkencore. Pas vitit 1776 Gëte mori përsiper edhe detyra politike dhe organizative në oborrin e Weimarit. Krijimtaria letrare e Gëtes përmban një numër të konsiderueshëm me poezi, drama, tregime e novela. Perveç tyre ai ka publikuar dhe një numër të shumtë dorëshkrimesh autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Një rëndësi të konsiderueshme për letërsinë kanë dhe korespondencat apo shkëmbimet e letrave, gjë të cilën ai e bënte me shumë pasion. Ne krijimtaritë fillestare letrare spikasin idetë e tij demokratikeiluminizmit. Vlerat e tij si shkrimtar i talentuar u thelluan tek romani i shumëlexuar "Stuhi e vrull", për shkrimin e të cilit Gëte dha kontributin kryesor. Kurse si talent i romantizmit ai u bë gjerësisht i njohur në mbarë Evropën në vitin 1774 me romanin "Vuajtjet e djaloshit Verter". Më vonë Gëte ndryshoi stilin e shkrimeve të tij duke ju referuar idealeve të antikes. Pas viteve 1790 së bashku me Friedrich Schiller ata u bënë përfaqsuesit më të denjë të epokës klasike të Weimarit. Gëte njihet edhe sot si një nga figurat më të shquara të letërsisë gjermane dhe asaj botërore.

Java 7-të

Rebelimi i vitit 1997 i njohur ndryshe edhe si Kriza piramidale apo Anarkia në Shqipëri ishte një lëvizje antiqeveritare që filloi më 24 janarLushnjë dhe përfundoi më 24 korrik 1997, pas dorëheqjes së Sali Berishës si President i vendit. Shkaku i rebelimit ishte falimentimi i skemave piramidale, të cilat morën me vete rreth 1,2 miliardë $ kursime të shqiptarëve. Opozita arriti të përfitonte nga situata e rëndë dhe i kanalizoi protestat në rrugë politike duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Presidentit Berisha. Paaftësia dhe dezertimi në radhët e ushtrisë bëri që vendi te binte në duart e Komiteteve të Shpëtimit Publik dhe bandave të armatosura, e sidomos pjesa jugore. Qendra absolute e rebelimit ishte Vlora.


Java 8-të

Biblioteka e Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSH-së Enver Hoxha përmbante rreth 25 mijë tituj librash. Në bibliotekë përveç librave në gjuhën shqipe, kishte edhe libra që i kishte ruajtur familja e tij gjatë kohës së studimeve të tij në Montpelje të Francës dhe gjatë punës si mësues në Liceun e Korçës. Libri më i vjetër në gjuhën frënge ishte "Le conte de Lisle antique" me shënimin: "Enver Hoxha - Gjirokastër 1926". Bashkë me të kishte dhe një seri librash, të gjitha në frëngjisht, që i përkisnin periudhës nga viti 1936 deri në vitin 1939. Pjesa më e madhe e librave të bibliotekës ishte në gjuhën frënge, sepse këtë gjuhë themeluesi i Partisë Komuniste të Shqipërisë e zotëronte në mënyrë të përsosur. Në bibliotekën e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Shqipërisë gjendeshin biografitë, autobiografitë e memoaret e figurave më të shquara që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj. Nga shkrimet e panumërta të udhëheqësit legjendar të popullit shqiptar mund të veçohen: "Ditaret e Enver Hoxhës", "Ditaret për çështjet ndërkombëtare", "Hrushovianët", "Kosova është Shqipëri", "Kur lindi Partia", "Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re", "Me Stalinin", "Për arsimin dhe edukatën", "Titistët" etj. Por më të famshmet ishin padyshim "Veprat e Enver Hoxhës", shumica e të cilave u përkthyen në shumë gjuhë të huaja.


Java 9-të

Aktori i mirënjohur shqiptar Vasillaq Vangjeli

Për rreth 45 vjet në skenë, me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm Vasillaq Vangjeli ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës. Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues. Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa nga cilësitë e Vasillaqit, i cili me mjeshtëri e finesë di ti verë në shërbim të asaj çfarë ai bën. Humorin nuk ta jep shkolla. Ajo vetëm të zhvillon, të drejton nëpërmjet dhuntive të lindura. E kështu ndodh edhe me Vasillaqin. Humori është i lindur që me lindjen e tij. Në rininë e hershme, sapo kishte mbaruar Akademinë e Arteve për aktrim, i filluan peripecitë e punës apo të emërimit ku do të punonte. Djalë i formuar e plot dëshirë. Kërkonte me çdo kusht të fillonte aktrimin në Teatrin Kombëtar, aq më tepër i dhanë edhe një rol tek drama “Lëvizja” me regji të Pirro Manit, rol që e realizoi me sukses. Por megjithatë, mendimi i partisë ishte që ai të shkonte në Estradën e Tiranës ku edhe e emëruan. Urdhri ishte urdhër pavarësisht kërkesave e letrave të artistëve të teatrit, të cilët kërkonin ta mbanin në kolektivin e tyre. Vasillaqi nuk donte të shkonte, por pa punë nuk rrihej. Kishte frikë se mos e degdisnin në ndonjë vatër kulturore të humbur, si hakmarrje për moszbatim urdhri. E kështu përfundoi aktor në teatrin e Estradës së Tiranës deri në fundin e merituar të kësaj të fundit.


Java 10-të

Lulëkuqet mbi mure
Lulëkuqet mbi mure

Filmi Lulëkuqet mbi mure është një prodhim i Kinostudios Shqipëria e Re me regjizor Dhimitër Anagnostin i vitit 1976. Skenari i filmit u bazua në romanin "Bonjakët" të shkrimtarit të librave për fëmijë Petraq Qafëzezi. Pas botimit romani autobiografik i botuar në vitin 1972 fitoi çmim të parë në konkursin kombëtar të zhvilluar nga Lidhja e Shkrimtarëve në Tiranë. Filmi bën fjalë për përpjejkjet dhe ndihmën që dhanë debatikasit dhe të rinjtë shqiptarë në luftën kundër fashistëve italianë dhe bashkëpunëtorëve shërbëtorë e spiunë të tyre. Nën shënjestrën e komunistëve ilegalë ishin edhe drejtori i jetimores së qytetit të Shkodrës dhe kujdestari i saj.

Java 11-të

Shega është një pemë e vogël gjetherënëse, frytet e së cilës kanë një lëng të ëmbël dhe me aromë të veçantë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë. Rritet deri në 5 m lartësi dhe gjerësi deri në 3 m.

Mesdheu paraqet karakteristika klimatike dhe tokësore mjaft të favorshme për kultivimin e shumë bimëve, një pjesë prej të cilave e kanë origjinën pikërisht këtu. Kjo dhuratë, që natyra i ka ofruar banorëve te Mesdheut, është shoqëruar me një kujdes të vazhdueshëm dhe punë të veçantë që këta banorë kanë treguar në kultivimin e bimëve, në mënyrë të veçantë tek pemët frutore.

Studimet e ndryshme të arkeologëve dhe zbulimet e bëra prej tyre dëshmojnë për lashtësinë e kultivimit të pemëve frutore. Nëpërmjet një materiali të bollshëm arkeologjik është e mundur të vërtetohet se fillesat e bujqësisë së kultivuar i përkasin periudhës së neolitit dhe ndoshta edhe më parë. Herë pas here, pranë banesave të ilirëve janë zbuluar kopshtet ku ata kanë kultivuar peme të ndryshme, kanë realizuar punimin e tokës, kanë bërë shartimet, krasitjet dhe përzgjedhjet e para të bimëve

Java 12-të

Parisi
Parisi

Parisi është kryeqyteti i Francës dhe krahinës së Île-de-France (ishulli i Francës) dhe qyteti më i madh i Francës. Në tekstet e moçme latine Parisi emërohet edhe Lutetia apo Lutezia. Lumi Sena e ndan qytetin në një dy pjesë. Pjesa veriore (rive droite „bregu i djathtë“) dhe pjesa jugore (rive gauche „bregu i majtë“). Parisi zyrtarisht numëron 2.138.551 banorë, ndërsa në krahinën e Parisit (région de l'Ile de France) jetojnë 11.564.680 banorë (Sipas vlerësimit të popullsisë të 1 janar 2005).

Një vendbanim i rëndësishëm për më shumë se dy mijëvjeçarë, Paris u bë, që nga shekulli i 12-të, një nga qendrat më kryesore të Evropës për arësimin dhe artet dhe qyteti më i madh në botën perëndimore deri në fillim të shekullit të 18-të. Parisi është sot një nga qendrat kryesore të biznesit e kulturës në botë dhe ndikimet i tij në politikë, arsim, argëtim, media, shkenca dhe artet kontribuojnë në statusin e tij si një nga qytetet globalë më të mëdhenj në botë.

Parisi dhe rajoni i Parisit, me 572,4 miliardë euro në vitin 2010, prodhon më shumë se një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto të Francës dhe ka si qytet një nga GDP-të më të mëdha në botë. Duke qënë një qytet me gjelbërim dhe i pëlqyeshëm për të jetuar, Parisii dhe rajoni i tij janë destinacioni kryesor turistik në botë. Ka katër vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe shumë organizata ndërkombëtare.

Java 13-të

Liqeni i Butrintit është një lagunë me kripë në jug të Shqipërisë, e cila shtrihet përgjatë bregut të detit Jon. Liqeni ndodhet në juglindje të Sarandës dhe në afërsi të Parkut KombëtarButrintitrrethin e Sarandës. Liqeni ka një sipërfaqe prej rreth 16,3 kilometra katrore, thellësia mesatare arrin rreth 14 metra, kurse thellësia maksimale arrin deri në 21 metra. Liqeni është 7,1 kilometra i gjatë dhe deri në 3,3 kilometra i gjerë. Sasia e përmbajtjes së kripësujit luat në varësi të kohës kur krijohet batica ose zbatica.

Laguna në fundin jugor të saj është i lidhur me detin Jon me anë të kanalit Vivar, që ka një gjatësi prej rreth 2,5 kilometrash. Liqeni dhe rrethinat e tij u formuan në formën e një kuaternari. Para rreth 3000 vitesh zona ishte një gji detar. Pellgu në jug të kanalit të sotëm para shumë kohësh përmbytej nga ujërat e detit Jon, si dhe nga prurjet e vazhdueshme të lumenjve Bistrica dhe Pavlla. Diku nga viti 100 zona fushore ishte zgjeruar aq shumë, sa që romakët filluan t'i përqendronin trupat e tyre aty pranë.


Java 14-të

Grua Mursi me një pjatë rreth buzëve

Populli Mursi (ose siç prefereojnë të quhen Mun) janë një grup etnik nilotik pastoralist që popullojnë pjesën jug-perëndimore të Etiopisë në kufi me Sudanin Jugor. Sipas censusit kombëtar të vitit 2007, popullsia Mursi ishte 7,500 banorë, nga të cilët vetëm 448 jetojnë në zona urbane.

Rrethuar nga lumi Omo dhe nga lumi Mago, vendi i banuar nga populli Mursi, është një nga rajonet më të izoluara në vend. Ata janë të rrethuar nga popujt e tjerë Aari, Banna, Bodi, Kara, Kwegu, Nyangatom dhe Suri.

Një nga ritet më të njohur për popujt Mursi dhe Surma është se ata janë ndër të vetmit dhe të fundit tribu që e konsiderojnë shpimin e buzës së poshtme dhe mbajtjen e një disku druri apo pjate argjile si normë morale nga ana e grave. Vajzat e shpojnë buzëne poshtme në moshën 15 apo 16 vjeçare.


Java 15-të

Angjelina Araniti Komneni (l. shek. XV, Berat - v. 30 korrik 1520, Krushedoli) ishte një despoteshë e shekullit të XV, bashkëshortja e despotit serb Stefan Brankoviç. Ajo rridhte nga familja fisnike shqiptare e Aranitëve dhe ishte kunatë e Skënderbeut.

Pas vdekjes së të shoqit në vitin 1476, ajo iu përkushtua fesë. Ndërtoi Manastirin e Krushedolit, ku vazhdojnë të ruhen ende eshtrat e saj dhe familjes së saj. Për jetën e saj të devotshme ajo është shpallur shenjtore dhe nderohet si e tillë nga Kisha ortodokse serbe. Ajo shkroi një hagiografi të njohur si Hagiografia e Nënë Angjelinës. Emrin dhe portretin e saj e mbajnë shumë kisha në Serbi. Në Beograd një rrugë mban emrin Majke Angeline.


Java 16-të

harta e Italisë së Madhe ku përfshihet edhe Shqipëria

Kolonët italianë në Shqipëri ishin italianët që pas pushtimit italian të Mbretërisë së Shqipërisë1939, u transferuan në mënyrë që të "italianizonin" Shqipërinë. Disa mbërritën këtu që pas Luftës së Parë Botërore.

Marëveshja e kolonizimit të Shqipërisë u aprovua nga kryeministri kukull fashist Shefqet Vërlaci. Në total u vensoën rreth 11,000 kolonë në vitin 1939 dhe 22,000 puntorë italianë. Pas rënies së ItaliësLuftën e dytë botërore ata u rikthyen në Itali. Ata pak që mbetën nën regjimin komunist të Enver Hoxhës u larguan (me pasardhësit e tyre) në Itali në vitin 1992 dhe sot përfaqësohen nga shoqata "ANCIFRA". Momenti i largimit të italianëve nga Shqipëria është subjekt i romanit Qyteti i fundit nga Petro Marko i shkruar në vitin 1960.


Java 17-të

Miniaturë persiane e shekullit të 16-të: Ngjitja në qiell e Muhamedit

Ngjitja në qiell e Muhamedit ose isra dhe miraxh-i gjendet e trashëguar në shkrimet islamike në tre variante me ndryshime të qarta në përmbajtje:

Ngjitja në qiell (miʿrāxh) nga një vend i shenjtores Kaaba (Qabeja)Mekkë me anë të një shkalle;

Udhëtimi i natës (isrāʾ) i profetit nga Mekka kaluar mbi kafshën e mrekullishme Burak për në vendin e cilësuar në kuran si „faltore e largët“ dhe rrëfimi mbi të më pas në rrethin e kuraish-itëve pas kthimit në Mekkë. Këto dy variante të parë e kanë origjinën tek vargjet përkatëse të kuranit duke u konceptuar edhe nga historiografia si dy ngjarje të ndara nga njëra-tjetra.

Kombinimi i udhëtimit (kuranik) për në Jeruzalem (Bait al-Makdis) dhe ngjitja pastaj në qiell (miʿrāxh) nga Jeruzalemi. Kjo gjendet e dokumentuar me variante të ndryshme nga përmbajtja në hadith, në ekzegjezën e kuranit, në historiografinë islamike dhe në legjendat profetike islamike (kiṣaṣ al-anbijāʾ).


Java 18-të

Richard Phillips Feynman (sqt. Riçard Filips Fajman) lindi më 11 maj 1918 ; vdiq më 15 shkurt 1988. Fajnmani qe një fizikant amerikan, i njohur për punën e tij në formulimin alternativ të mekanikës kuantike e bazuar në integralet e shtegjeve dhe për teorinë e elektrodinamikës kuantike, fizikën e superfluiditetitheliumit të tejftohur, dhe për një teori bërthamore.

Për kontributet e tij në zhvillimin e elektrodinamikës kuantike, Fajnmani ndau çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1965, me Julian Shuinger dhe Shin-Iciro Tomonaga. Fajnmani zhvilloi një skemë reprezantimi piktorial shumë të përdorur për ekuacionet matematike që kontrollojnë sjelljen e thërrmijave bërthamore. Me vonë ky reprezantim piktorial u bë i njohur si diagramat e Fajmanit.

Gjatë jetës së tij Fajmani qe një nga shkencëtarët më të njohur në botë.


Java 19-të

Theofan Stilian Noli ose Stilian Mavromati, i njohur më mirë si Fan Noli (l. 6 janar 1882 - v. 13 mars 1965) ishte shkrimtar, studiues, diplomat, politikan, historian, orator, dhe themeluesi i Kishës Ortodokse Shqiptare, i cili shërbeu si kryeministër dhe regjent i Shqipërisë në vitin 1924, gjatë Revolucionit të qershorit.

Fan Noli nderohet në Shqipëri si një kampion i historisë, letërsisë, teologjisë, diplomacinë, gazetarisë, muzikës dhe unitetit kombëtar. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin e gjuhës shqipe si gjuhë kombëtare të Shqipërisë me përkthime të shumta nga kryeveprat e letërsisë botërore. Kontributet i tij në literaturën e gjuhës angleze janë gjithashtu të shumëfishtëa. Si një studiues dhe autor i një sërë publikimesh mbi Skënderbeun, Shekspirin, Bethovenin, tekste fetare dhe përkthime.

Kreu studimet në Harvard dhe u shugurua prift në vitin 1908, duke krijuar në këtë mënyrë Kishën Shqiptare dhe ngritjen e gjuhës shqipe me përdorimin kishtar. Ai banuar shkurtimisht në Shqipëri pas shpalljes së pavarësisë 1912. Pas Luftës së Parë Botërore, Noli udhëhoqi përpjekjet diplomatike për ribashkimin e Shqipërisë dhe mori mbështetjen e presidentit amerikan Wilson. Më vonë ai ndoqi një karrierë diplomatike-politike në Shqipëri dhe me sukses drejtoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Lidhjen e Kombeve.

Një figurë e respektuar i cili mbeti kritik i korrupsionit dhe padrejtësisë në qeverinë shqiptare, Fan Noli u pyetën për të udhëhequr revolucionin qershor 1924. Ai pastaj shërbeu si kryeministër derisa qeveria e tij revolucionare u rrëzua nga Ahmet Zogu. Ai u internua në Itali dhe u vendosën përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1930, marrjen e shtetësi amerikane dhe duke rënë dakord për t'i dhënë fund përfshirjen e tij politike. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij si një lider akademiku, fetare dhe shkrimtar.


Java 20-të

Evropa (shkruar edhe Europa) është një nga shtatë kontinentet traditionale politike, dhe një pjesë e kontinentit gjeografikEvroazisë. Evropa rrethohet në veri nga Oqeani i Ngrirë i Veriut, në perëndim nga Oqeani Atlantik, në jug nga Deti Mesdhe, dhe në juglindje nga Malet Kaukaz, Deti i Zi dhe ngushticat që e lidhin atë me Detin Mesdhe. Në lindje, Evropa kryesisht ndahet nga Azia nga ndarja ujore e Maleve Urale, Lumi Ural, dhe Deti Kaspik.

Evropa mbulon rreth 10.180.000 km² ose 2 % e sipërfaqes së Tokës dhe rreth 7,8 % të sipërfaqes së ngurtë të Tokës. Ajo përbëhet nga një numër i madh shtetesh (ca. 50), numri i saktë i të cilave varet nga përcaktimi i kufijve të Evropës, si dhe përfshirja e shteteve gjysmë të njohura (p.sh.Kosova). Evropa ka pjesë të Rusisë, shtetit më të madh në Botë nga sipërfaqja dhe më të madhit në Evropë nga sipërfaqja dhe popullsia, si dhe Vatikanin, shtetin më të vogël nga secila pikëpamje. Evropa është kontinenti i tretë më i populluar pas Azisë dhe Afrikës me një popullatë prej 731.000.000 ose rreth 11 % e [popullsisë së Botës. Sipas projeksioneve të OKB-së, përqindja e Evropës do të bjerë në 7 % më 2050, duke numëruar 653 milion banorë. Sidoqoftë, popullsia dhe kufijtë e Evropës nuk janë të qartë, për shkak se fjala "kontinent" mund t'i drejtohet si pikëpamjes kulturore dhe politike ashtu edhe pikëpamjes fiziko-gjeografik.


Java 21-të

Final Fantasy VIII (Fantazia e Fundit 8 - ファイナルファンタジーVIII Fainaru Fantajī Eito), është një lojë RPG (lojë me role) e krijuar nga firma Squaresoft dhe lëshuar për PlayStation dhe Microsoft Windows për PC. Kjo është loja e dytë e serive Final Fantasy që është lëshuar për konsolën PlayStation dhe është e dyta lojë e lëshuar për PC gjithashtu. Mbase një nga lojrat më të arrira të 1999, Final Fantasy VIII ka në qëndër të historisë një grup të rinj mercenarësh që e gjejnë veten shumë shpejt në një konflikt internacional, ku më pas zbulohet se bota imagjinare (e pa emëruar nga Squaresoft) edhe një herë mund të jetë në rrezik.

Final Fantasy 8 u prit shumë mirë nga adhuruesit dhe në javët e para mendohet se ka fituar rreth 50 milion dollarë. Asnjë lojë më parë me këtë titull nuk ishte shitur aq shpejtë sa FF VIII. Megjithatë në revistën Fumitsu, loja u rendit e 22-ta, si loja më e mirë e të gjitha kohërave. Loja ka shitur 8.15 milion kopje në të gjithë botën (kjo deri më 31 mars, 2003)


Java 22-të

Magneti është një material ose objekt që prodhon një fushë magnetike. Kjo fushë magnetike është e padukshme për syrin e njeriut por është përgjegjëse për vetinë më të njohur të magnetit: një forcë që tërheq materiale të tjera ferromangetike, si hekuri, dhe tërheq ose shtyn magnete të tjera.

Magneti gjen përdorime të shumta në të gjitha fushat e shkencës, në mjekësi, muzikë, art, telekumunikacion etj.

Forca e përgjithshme e një magneti matet nga momenti magnetik i i tij ose, ndryshe, fluksi i përgjithshëm magnetik që ai krijon. Forca lokale e magnetizmit në një material matet me tërheqjen e tij.


Java 23-të

Emanuel Kant (gjer.: Immanuel Kant, 22 prill 1724 Kënigsberg, Prusi12 shkurt 1804 po aty) ishte një filozof i madh gjerman dhe një ndër filozofët më të shquar. Vepra e tij Kritikë e arsyes së kulluar shënon pikë-kthesën qendrore në historinë e filozofisë dhe fillimin e filozofisë moderne. Rëndësia e tij qëndron në ndihmesën që dha në metodologjinë e re të studimit të gnoseologjisë, themeluar mbi kriticizmin.

Gnoseologjia e Kantit vë në pikëpyetje themelet e dijes për të pastruar ato fusha të vlefshme të ndërgjegjes. Duke kaluar nëpërmes teorisë së thelluar të Isak Njutonit ai u afrua me iluminizmin dhe i dha nisje një kërkim që e çoi atë gjer në tejkalimin e koncepteve dhe idealeve të tij.

Shëndeti i Kantit përkeqësohet me shpejtësi, ai vuan nga një formë e “coma vigil” ose një pagjumësi e vazhduar dhe aftësitë e tij të koordinimit zvogëlohen. Ndërpret praktikisht përpilimin e një vepre (të nisur në vitin 1796) “Mbi kalimin nga parimet metafizike të shkencës së natyrës te fizika” , vepër kjo e cila duhej të paraqiste një rishikim dhe kulmin e mbarë filozofisë së tij trascedentale. Atëherë largohet edhe nga senati akademik. Vdes më 12 shkurt 1804 duke mërmëritur “Es ist gut” (“kjo është e mira”). Mbi varrin etij do të shkruhen fjalët e “Kritikës së arsyes praktike”: ”Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”.


Java 24-të

Harta topografike e Shqipërisë

Shqipëria gjendet në Evropën juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjerësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjerësisë lindore, në largësi pothuajse të barabartë nga Ekuadori dhe Poli i Veriut. Në veri-perëndim kuzifohet nga Mali i Zi (172 km), në veri-lindje nga Kosova (115 km), në lindje nga Maqedonia (151 km) dhe në jug e jug-lindje nga Greqia (282 km). Laget nga detet Adriatik dhe Jon. Sipërfaqja e përgjithshme është 28,748 kilometra katrorë ndërsa kryeqyteti i saj është Tirana.

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojnë, njëkohësisht dhe lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut.


Java 25-të

Javier Adelmar Zanetti (i lindur me 10 gusht 1973Buenos Aires) është futbollist argjentinas i cili aktualisht luan pozicionin e mrojtëstit për klubin e Inter. Ai është pjesë e Interit që nga viti 1995 dhe kapiten nga viti 1999. Ai gjithashtu është lojtari me më shumtë paraqitje për kombëtaren e Argjentinës. Javier Zanetti ka luajtur më shume se 800 ndeshje per Interin duke thyer cdo rekord te mundshem ne klubin Zikalter. Ai ne 829 ndeshje ka shenuar 21 gola. Ai mban rekordin për ndeshjet e luajtura në Kombëtaren e Argjentinës.

Ne 145 ndeshje me Argjentinën ka shenuar 5 gola. Javier Zanetti me Interin ka fituar 5 Serie A, 4 Kupa Italie, 4 SuperKupa Italie, 1 UEFA Champions League, 1 Kupa UEFA dhe 1 Botëror per Klube, ne total 16 Trofe. Ne 21 shtator 2011 ne ndeshjen kunder Novares Javier Zanetti theu rekordin e Giuseppe Bergomi për ndeshjet e luajtura per Interin. Javier Zanetti debutoi per Interin ne 27 gusht 1995 kunder VicenzaSan Siro. Nofka e Javier Zanetttit është PUPI.


Java 26-të

Zlatan Ibrahimoviç (lindur më 3 tetor të vitit 1981) në Malmö, Suedi, është futbollist suedez me prejardhje boshnjake dhe kroate. Momentalisht luan në Francë, në klubin Paris Saint-Germain FC.

Zlatan Ibrahimoviç njihet njëri ndër sulmuesit më të rrezikshëm në Europë dhe më gjerë. Karrierën e filloi në Suedi te ekipi i Malmö FF ku pastaj u transferua të Ajaxi i Amsterdamit ku shënoi disa gola të bukur para se të kalonte të gjiganti italian Juventus FC. Pas problemeve në Itali dhe skandaleve që u krijuan, erdhi puna që Juventus FC te binte ne Serie B dhe ku pastaj Ibrahimoviq u transferua ne FC Inter ku korri suksese të mëdha.

Në verën vitit 2009 ai u transferua te FC Barcelona ku se tregoi veten dhe pastaj u rikthye te AC Milan. Te AC Milan në sezonin e parë në 29 Ndeshje shënoi 14 Gola duke ndihmuar ekipin e AC Milan të fitonte kampionatin e Serie A në sezonin 2010-2011. Në sezonin tjetër Ibrahimoviç bëri një paraqitje akoma më të mirë se vitin e shkuar. Ai fitoi SuperKupen e Italise kundër FC Inter me rezultatin 2-1 ku Ibrahimoviç shënoi golin e barazimit. Në kampionat shënoi plot 28 Gola duke u shpallur Golashënuesi më i mirë i Serie A duke lënë mbrapa Diego Militon me 24 gola.

Në Merkaton e verës Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva u transferuan të klubi i Paris Saint Germain. Për Ibren PSG pagoi plot 20 Milion Euro. Zlatan Ibrahimoviç është një nga lojtaret më të mirë të historisë së Kombetares Suedeze. Deri tani Ibrahimoviç është një nga Golashenuesit më të mirë të Kombëtares Suedeze pasi ka shënuar më shumë se 40 Gola. Kulmin e Golave me Kombëtaren Suedeze ishte në vitin 2012 ku i shënoi 4 Gola Kombëtares Angleze.


Java 27-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 28-të

Ferrari S.p.A. është një prodhues automjetesh sportive me bazë në Maranello, Itali. Themeluar në 1929 nga Enzo Ferrari, si Scuderia Ferrari, në fillim merrej vetëm me prodhimin dhe sponsorizimin e makinave të garave ndërsa prodhimi i parë i makinave sportive filloi në 1947. Gjithsesi Ferrari vazhdon të jetë e pranishme në kampionatet sportive si Formula 1.

Historiku

Enzo Ferrari nuk ishte i interesuar fillimisht në prodhimin e automjeteve rrugore, kur ai formoi Scuderia Ferrari (fjalë për fjalë "Skuadra Ferrari"), në 1928 si një sponsor për shoferët amatorë me qendër në Modena. Ferrari përgatiti, dhe fitoi me sukses me shoferët e ndryshëm, me makinat Alfa Romeo deri në vitin 1938, kur ai u punësua nga Alfa Romeo të drejtojë departamentin e tyre të garave.


Java 29-të

Ferrari S.p.A. është një prodhues automjetesh sportive me bazë në Maranello, Itali. Themeluar në 1929 nga Enzo Ferrari, si Scuderia Ferrari, në fillim merrej vetëm me prodhimin dhe sponsorizimin e makinave të garave ndërsa prodhimi i parë i makinave sportive filloi në 1947. Gjithsesi Ferrari vazhdon të jetë e pranishme në kampionatet sportive si Formula 1.

Enzo Ferrari nuk ishte i interesuar fillimisht në prodhimin e automjeteve rrugore, kur ai formoi Scuderia Ferrari (fjalë për fjalë "Skuadra Ferrari"), në 1928 si një sponsor për shoferët amatorë me qendër në Modena. Ferrari përgatiti, dhe fitoi me sukses me shoferët e ndryshëm, me makinat Alfa Romeo deri në vitin 1938, kur ai u punësua nga Alfa Romeo të drejtojë departamentin e tyre të garave.


Java 30-të

Riviera parë nga Qafa e Llogarasë në verë

Riviera shqiptare (ose Bregdeti apo Bregu) është një zonë bregdetareQarkun e Vlorës përgjatë Detit të Jonit nën Malësinë e Akrokerauneve në jug të Shqipërisë. Nuk duhet ngatërruar me Bregdetin shqiptar në tërësi që përfshin Rivierën si dhe plazhet e sheshta ranore të Shqipërisë qendore dhe veriore. Tradicionalisht, ky rajon fillon me Parkun Kombëtar të Llogarasë, vazhdon poshtë me fshatart Borsh, Himarë, Qeparo, Piqeras dhe përfundon me Lukovën. Burime të tjera shënojnë Sarandën ose Ishullin e Tongos si pikë mbarimi dhe Vlorën ose Gadishullin e Karaburunit si pikë fillimi. Riviera shqiptare u shpall nga Frommer's si Destinacioni më i Çmuar i vitit 2012.

Zona është një destinacion i rëndësishëm i jetës së natës, ekoturizmit dhe turizmit elitar. Në të gjen karakteristika të fshatrave Mesdhetarë, kalave të lashta dhe kishave Ortodokse. Në fakt, peisazhi alternohet nga qafat malore, plazhet e mrekullueshëm, fauna nënujore, shpellat dhe deri tek plantacionet me portokaj dhe limona.

Në vitin 48 p.e.s. Çezari në ndiekje të Pompeit shkeli këtu dhe urdhëroi legjionin të pushojë në Palasë. Më pas ai vazhdoi përgjatë Qafës së Llogarasë deri në një vend që më vonë u quajt Qafa e Çezarit. Si pjesë e master-planit rajonal, Banka Botërore dhe institucione të tjera po financojnë projekte të infrastrukturës lokale, duke përfshirë edhe rikonstruktimin e çative dhe fasadave të shtëpive karakteristike me pamje nga Riviera.


Java 31-të

Shkodra, vendasit e së cilës quhen "shkodranë", është qytet në Shqipërinë veriperëndimore, i themeluar rreth shekujve V-IV p.e.s. Qyteti sot ka rreth 115 000 banorë, është kryeqendra e rrethit dhe qarkut me të njëtin emër.

Shtrihet për rreth 16,46 km² në nyjën hidrografike me pranë liqenit me të njëjtin emër dhe lumenjtë Drin, Bunë dhe Kir në një ultësirë të "mbrojtur" nga liqeni, Alpet Shqiptare në lindje ku spikasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldies (mali Sardonik i Barletit; për nga Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në perëndim dhe deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj. Shkodra është një ndër qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon që në shek. XV ku ishte qendër e Humanizmit. Nga ky ambjent dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar, si Marin Barleti e Marin Beçikemi, që me veprat e tyre nxitën në futjen e qytetit në vepra e studime e shkenca të aplikuara. Matematicieni Gjon Gazulli, u konsiderua si një nga astronomët më të shquar të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639". Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Por të dhënat tregojnë se "akademia" kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet pas shekujve e shekujve.


Java 32-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 33-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 34-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 35-të

Dollari i Shteteve të Bashkuara (USD ose US$, Simboli: $), gjithashtu i njohur si Dollari Amerikan është valuta kombëtare e ShBA-së dhe territoreve të saj. Një Dollar ka nënndarjet në 100 cent amerikane (Simboli: ¢).

Dollari amerikan është tashmë valuta më e përdorur në transaksionet botërore dhe është një valutat dominuese botërore të rezervave valutore. Shumë vende e pëdorin si valutën e tyre zyrtare, dhe në shumë shtete të tjera përdoret gjërësisht në mënyrë jozyrtare.


Java 36-të

Dollari i Shteteve të Bashkuara (USD ose US$, Simboli: $), gjithashtu i njohur si Dollari Amerikan është valuta kombëtare e ShBA-së dhe territoreve të saj. Një Dollar ka nënndarjet në 100 cent amerikane (Simboli: ¢).

Dollari amerikan është tashmë valuta më e përdorur në transaksionet botërore dhe është një valutat dominuese botërore të rezervave valutore. Shumë vende e pëdorin si valutën e tyre zyrtare, dhe në shumë shtete të tjera përdoret gjërësisht në mënyrë jozyrtare.


Java 37-të

Neymar në prezantimin e tij me Barcelonën

Neymar da Silva Santos Junior, i njohur më mirë si Neymar (Mogi das Cruzes, 5 shkurt 1992) është një sulmuesi brazilian i klubit Santos dhe ekipit Kombetar Brazilian. Në Maj të vitit 2013, Neymar pranoi të transferoheshe tek FC Barcelona me një kontratë 5 vjeçare.

Që në moshën 19 vjeçare, Neymar fitoi trofeun 2011 South American Footballer of the Year, pasi në vitin 2010 doli i treti. Më pas Neymar e fitoi sërisht këtë trofe në vitin 2012. Në vitin 2011, Neymar u nominua për të fituar Topin e artë, por doli në vendin e dhjetë, por fitoi FIFA Puskás Award për Golin më të bukur. Neymar njihet për driblimet e tij, aftësinë në pasime, kombinimet dhe saktësinë e tij për të shënuar Gol. Shumë veta e kanë krahasuar Neymarin me sulmuesin argjentinas Lionel Messi, kurse Pelé e ka quajtur Neymarin "Një lojtar perfekt".

Neymar u bashkua me Santosin në vitin 2003, ai kaloi me sukses kategroinë e skaudrave të moshave dhe më pas u bashkua me skuadrën e parë. Ai bëri debutimin e tij me Santosin në vitin 2009, dhe u votua si lojtari më i mirë i ri i kampionatit Paulista të vitit 2009. Pas këtij trofeu, Neymar u votua edhe si lojtari më i mirë i Santosit në fitimin e kampionatit Paulista të vitit 2010, gjithashtu ishte edhe Golashënuesi më i mirë në Kupën e Brazilit 2010 me 11 Gola. Ai e përfundoi sezonin 2010 me 42 Gola në 60 ndeshje. Neymar u votua si lojtari më i mirë i vitit 2011, ku edhe Santosi fitoi Kupën e Libertadores, Neymar shënoi 6 Gola në 13 ndeshje. Ai mori topin e bronzë në Botërorin e klubeve të vitit 2011, ku Santos arriti deri në finale, ku u mundën nga Barcelona me rezultatin 4-0.

Neymar më përpara ka luajtur me Brazilin U17, U20, U23. Më 10 Gusht 2010, në moshën 18 vjeçare, Neymar debutoi për Kombëtaren e parë Braziliane kundër Kombëtares Amerikane. Ai shenoi një Gol me kokë në minutën e 28 dhe kontriboi në fitimin e ndeshjes 2-0. Ai ishte Golashënuesi më i mirë me 9 Gola në kampionatin amerikan verior të zhvilluar në vitin 2011, duke shënuar 2 Gola në finale në fitoren 6-0 kundër Uruguajit, duke ndihmuar kombëtaren e tij që ta fitonte këtë trofe për herë të 11 në historinë e saj.


Java 38-të

Gjakova

Gjakova (serbisht: Ђаковица, Đakovica) është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Po ashtu Gjakova është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.

Toka ku filloj të ngrihet qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, hoxha Hadum Aga e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e xhamijes më pas në atë tokë u filloj të ndërtohet dhe qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.

Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah Pashë Drenit.

Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.


Java 39-të

Gjakova

Gjakova (serbisht: Ђаковица, Đakovica) është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Po ashtu Gjakova është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.

Toka ku filloj të ngrihet qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, hoxha Hadum Aga e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e xhamijes më pas në atë tokë u filloj të ndërtohet dhe qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.

Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah Pashë Drenit.

Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.


Java 40-të

Platoni (majtas) dhe Aristoteli (djathtas): detaj nga Shkolla e Athinës nga Raffaello Sanzio, 1509

Filozofia merret me problemet e përgjithshme dhe fundamentale rreth çështjeve si ekzistenca, dituria, e vërteta, bukuria, ligji, drejtësia, vlefshmëria, mendja, dhe gjuha. Filozofia dallohet nga mënyrat e tjera të zgjidhjes së këtyre problemeve (siç janë misticizmi ose mitologjia) nga qasja kritike dhe sistematike e saj si dhe mbështetja në argumente të arsyeshme. Fjala rrjedh nga greqishtja: φιλοσοφία, philosophía, "dashuria për dituri".

Shumica e subjekteve akademike kanë një filozofi, për shembull filozofia e shkencës, filozofia e matematikës, filozofia e logjikës, filozofia e ligjit, dhe filozofia e historisë. Përveç kësaj, një sërë subjektesh akademike kanë filluar të mirren me çështje që historikisht do të kishin qenë detyrë e filozofisë. Këtu përfshihet psikologjia, antropologjia dhe shkenca natyrore.


Java 41-të

MOnedha të rublës ruse

Rubla (rusisht: рубль), shumës рубли rubli; (kodi: RUB) është valuta e Federatës Ruse dhe të dy republikave pjesërisht të njohura Abkhazia dhe Osetia jugore. Dikur, rubla ka qenë valuta e Preandorisë ruse dhe Bashkimit Sovjetik para shpërbërjes së tyre. Bjellorusia dhe Transnistria përdorin valuta me të njëjtin emër. Rubla ndahet në 100 kopek (rusisht: копейка, kopéyka; shumës: копейки, kopéyki). Kodi ISO 4217 është RUB ose 643; kodi i mëparshëm, RUR ose 810, i referohet rublës Ruse ruble para 1998 ridenominimit (1 RUB = 1000 RUR).

Momentalisht nuk ka një simbol zyrtar për rublën, por nëpërmjet shkurtimit руб. që përdoret rëndom. Disa simbole janë sygjeruar<si të mundshme, duke përfshirë "РР" (Crilik për "RR"), një "R" me dy vija horizontale në pjesën e sipërme.


Java 42-të - Daniel Agger

Daniel Agger
Daniel Agger

Daniel Agger (lindur më 12 Dhjetor 1984) është një futbollistë danez që luan si qëndër–mbrojtës me LiverpoolinPremier League, ai është edhe lojtar dhe Kapiten i Kombëtares Daneze. Ai është edhe zëvëndës–kapiten i Liverpoolit që nga viti 2013. Agger ka qenë i përshkruar si "një lexues i mirë të lojës, dhe zotëron një gjuajtje të egër. Ai filloi karrierën e tij profesioniste në Korrik të vitit 2004 me Brøndby, ku arriti të fitoj Superligën daneze dhe Kupën Daneze, përpara se të transferohej tek Liverpooli në vitin 2006, ai ka fituar FA Cup, League Cup dhe FA Community Shield.

Lexo më tej

Java 43-të

Daniel Agger (lindur më 12 Dhjetor 1984) është një futbollistë danez që luan si qëndër–mbrojtës me LiverpoolinPremier League, ai është edhe lojtar dhe Kapiten i Kombëtares Daneze. Ai është edhe zëvëndës–kapiten i Liverpoolit që nga viti 2013. Agger ka qenë i përshkruar si "një lexues i mirë të lojës, dhe zotëron një gjuajtje të egër. Ai filloi karrierën e tij profesioniste në Korrik të vitit 2004 me Brøndby, ku arriti të fitoj Superligën daneze dhe Kupën Daneze, përpara se të transferohej tek Liverpooli në vitin 2006, ai ka fituar FA Cup, League Cup dhe FA Community Shield.


Java 44-të

Fiat 3 ½ CV (1899)

FIAT (Fabrika Italiane e Automobilëve - Torino) është marka automobilistike e Fiat Group Automobiles, e cila është po ashtu pjesë e grupit industrial Fiat S.p.A.

Kompania lindi prej vullnetit të përbashkët të disa njerëzve si: aristokratë, pronarë, biznesmenë dhe profesionistë Torinezë; të cilët nisën ndërtimin e një fabrike automobilësh. Marka ka një histori të gjatë, duke qënë se është themeluar në 11 korrik 1899Torino si shtëpi prodhimi e automjeteve, duke e rritur kapacitetin industrial edhe në sektorë të tjerë, duke u bërë grupi financiar më i rëndësishëm në Itali.

Nga 1 shkurti 2007 bën pjesë, bashkë me markën Alfa Romeo, Lancia, Abarth dhe Fiat Professional, e Fiat Group Automobiles, që përfaqëson degën kryesore të automobilëve Fiat S.p.A.


Java 45-të

Një HMMWV i Trupave të Marinës Së SHBA në mars 2005, duke kaluar një terren të vështirë në Khost, Afganistan.

High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (HMMWV) (sq:Mjet Shumëqëllimësh me Rrota i Lëvizshmërisë së lartë), i njohur si Humvee, është një mjet ushtarak me 4-rrota lëvizëse i prodhuar nga AM General.

Ai zëvendësoi mjete më të vogla të quajtura xhipa si: M151, dhe M561 "Gama Goat". Kryesisht pëdoret nga ushtria e SHBA, por ashtu përdoret edhe nga shumë vende përfshirë edhe nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ai ka edhe versione civile. Përhapja e Humvee-s në Luftën e Gjirit Persik ndihmoi në promovimin e markës civile Hummer.

Humvee përdor suspension të pavarur dhe nyje të përshtatura shpërndarëse që të ketë 40 cm lartësi nga toka. Mjeti ka frena me disk në të katërta rrotat dhe suspension në formë dopio-bige në të katër rrotat. Disqet e frenave nuk janë montuar tek rrotat si në veturat e zakonshme, por në brendësi, të vendosura jashtë çdo diferenciali. Diferenciali i përparmë dhe i prapmë janë të tipit Torsen dhe diferenciali qëndror është i zakonshëm. Ka të paktën 17 variante të HMMWV në shërbim me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Java 46-të

Protesta e shoqërisë civile dhe e grupeve ambientaliste më datë 7 nëntor

Shkatërrimi i armatimit kimik të Sirisë është një proces në vijim i cili filloi me disa marrëveshje të arritura në 13 shtator 2013. Marrëveshja më e rëndësishme është Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2118, e cila imponon Sirinë sipas përgjegjësive të saj dhe sipas një afati të paracaktuar kohor të shkatërrojë armatimin e saj kimik dhe objektet e prodhimit të armatimit. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit detyronte Sirinë të vinte në jetë planin e miratuar nga Këshili Ekzekutiv i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

Nga ana e saj Siria ka shkatëruuar të gjitha vendet e prodhimit të armëve kimike, ndërkohë që armët pritet të shkatërrohen në një vend tjetër. Rusia dhe Kina u shpehën se mund të ndihmojnë në këtë prces duke ofruar vetëm me personel teknik.

Në tetor 2013, Shqipëria, Belgjika, Norvegjia dhe Franca konsideroheshnin ende si vende të cilat mund të pranonin armët siriane. Më vonë Norvegjia, Belgjika dhe Franca refuzuan të pranojnë shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e tyre. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, konfirmoi se më 7 nëntor 2013, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i telefonoi Kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Opinioni publik shqiptar ka akuzuar Qeverinë e Shqipërisë për mungesë transparence. Grupet ambientalishte shqiptare organizuan një manifestim përballë Kryeministrisë kundër sjelljes në Shqipëri të armëve kimike siriane. Ky grup ambinetalistesh ka deklaruar se manifesitmet solidarizuese dhe protestat do të jenë të shpeshta edhe në ditët në vijim.


Java 47-të

Monedhë 2 shilinga e vitit 1967.

Paund sterlina ose Paundi britanik (simboli: £; kodi ISO: GBP), njihet zakonisht si paund, është valuta zyrtare e Mbretërisë së Bashkuar, Ishullit Xhersi, Guernsey, dhe Ishullit të Njeriut, Ishujve të Xhorxhias Jugore dhe Sanduiçit të Jugut, Territorit Britanik në Antarktidë dhe Tristan da Cunha. Ndahet në 100 pence (veçmas: penny). Disa vende që nuk e përdorin sterlinën kanë gjithashtu valuta të quajtura paund.

Kolonitë e kurorës Britanike Guernsey dhe Jersey përdorin paundin e tyre lokal: 'Paundi i Guernsey' dhe 'Paundi i Jersey'. Paundi Britanik përdoret edhe në Ishullin e Njeriut, Gjibraltar, Ishujt Falkland, dhe Shën Helena dhe Ishulli Ascension në Shon Helena, Ascension dhe Tristan da Cunha. Paundi i Manx, Gjibraltarit, Ishujve Falkland dhe Shën Helenës janë valuta të ndryshme, që ruajnë kurs me paundin britanik.

Sterlina është valuta e katërt më e tregëtuar në tregun valutor ndërkombëtar, pas dollarit të Shteteve të Bashkuara, euros, dhe Jenit japonez. Bashkë me këto valuta ajo formon koshin e valutave i cili llogarit vlerën e të drejtave të tërheqjes së FMN, me 11.3% pashë që prej 2011 (USD 41.9%, Euro 37.4%, Jen 9.4%). Sterlina është gjithashu valuta e tretë më mbajtur si valutë rezervë në rezervat botërore (rreth 4%).


Java 48-të

Monedhë 2 shilinga e vitit 1967.

Paund sterlina ose Paundi britanik (simboli: £; kodi ISO: GBP), njihet zakonisht si paund, është valuta zyrtare e Mbretërisë së Bashkuar, Ishullit Xhersi, Guernsey, dhe Ishullit të Njeriut, Ishujve të Xhorxhias Jugore dhe Sanduiçit të Jugut, Territorit Britanik në Antarktidë dhe Tristan da Cunha. Ndahet në 100 pence (veçmas: penny). Disa vende që nuk e përdorin sterlinën kanë gjithashtu valuta të quajtura paund.

Kolonitë e kurorës Britanike Guernsey dhe Jersey përdorin paundin e tyre lokal: 'Paundi i Guernsey' dhe 'Paundi i Jersey'. Paundi Britanik përdoret edhe në Ishullin e Njeriut, Gjibraltar, Ishujt Falkland, dhe Shën Helena dhe Ishulli Ascension në Shon Helena, Ascension dhe Tristan da Cunha. Paundi i Manx, Gjibraltarit, Ishujve Falkland dhe Shën Helenës janë valuta të ndryshme, që ruajnë kurs me paundin britanik.

Sterlina është valuta e katërt më e tregëtuar në tregun valutor ndërkombëtar, pas dollarit të Shteteve të Bashkuara, euros, dhe Jenit japonez. Bashkë me këto valuta ajo formon koshin e valutave i cili llogarit vlerën e të drejtave të tërheqjes së FMN, me 11.3% pashë që prej 2011 (USD 41.9%, Euro 37.4%, Jen 9.4%). Sterlina është gjithashu valuta e tretë më mbajtur si valutë rezervë në rezervat botërore (rreth 4%).


Java 49-të

Pamja e sotme e tivarit

Tivari, (malazezisht: Бар/Bar) është vendbanim dhe qendër e njësisë administrative në Mal të Zi. Në gjuhën italians njihet si Antivari apo Antibari; në gjuhën greke si Antivarion (Αντιβάριον) app Thivárion (Θηβάριον); në Latinisht si Antibarium. Emri i këtij qyteti është i lidhur me emrin e qytetit të Barit në Itali dhe i cili përshkruan poziten gjeografike, përballë qytetit të Barit dhe në anën e përtejme të detit Adriatik.

Ekspedita të ndryshme të arkeologëve kanë vërtetuar se sipërfaqja e qytetit dhe rrethinës së tij kanë qenë të populluara që në parahistori. Materialet e gjetura tregojnë prezencën e Ilirëve. Mendohet se qyteti është ndërtuar mbi apo në afërsi të qytetit të lashtë të njohur si Antipargal në shekullin e VI. Emrin Antibarium (Përballë Barit në Itali) duket të jetë përmendur rreth shekullin X. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2003, komuna e Tivarit ka pasur 40.037 banorë, ku prej tyre 12,05% Shqipëtar, të vendosur në 83 vendbanime.


Java 50-të

Paradë e ushtrisë amerikane

Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ato konsistojnë në Forcat tokësore, Marina, Trupat e Marinës, Forcat Ajrore, dhe Roja Bregdetare. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura, dhe ndihmon të krijojë politikat ushtarake së bashku me Departamentin e Mbrojtjes (DoD), një departament federal ekzekutiv, organi kryesor nga i cili mbahen politikat ushtarake. Departamenti i Mbrojtjes drejtohet nga Sekretari i Mbrojtjes, i cili është civil dhe anëtar i kabinetit. Sekretari i Mbrojtjes është i dyti në komandë në zinxhirin komandues të forcave të armatosura, mbas Presidentit, dhe shërben si ndihmësi kryesor i presidentit në të gjitha çështjet e lidhura me mbrojtjen. Për të koordinuar veprimet ushtarake me diplomacinë, Presidenti ka si këshilltar Këshillin e Sigurisë Kombëtare i drejtuar nga një Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Si Presidenti dhe Sekretari i Mbrojtjes këshillohen nga një këshill me shtatë anëtarë me Shefat e Shtabeve, të cilët përfshijnë kryetarin e çdo dege të Departamentit të Mbrojtjes po ashtu edhe kryetarin e Byrosë Kombëtare të Gardës. Drejtimi i është besuar Kryetarit të Shefave të Shtabeve të Bashkuara dhe Nënkryetarit të Shefave të Shtabeve të Bashkuara. Komandanti i Rojës Bregdetare nuk është anëtar i Shefave të Shtabeve të Bashkuara.


Java 51-të

Java 52-të

Qabeja.

Kaaba (arabisht الكعبة al-kaʿba = kub, zar) është një ndërtesë në formë kuboidi (paralelepipedi) dhe shenjtërorja kryesore e fesë islame. Ajo ndodhet në oborrin e Xhamisë së ShenjtëMekkë, Arabi Saudite. Qabeja vlen në fenë islame si faltorja kryesore. Sipas legjendës ajo thuhet të jetë ndërtuar nga profeti i parë Adami (arabisht آدم = Ādam) por më vonë thuhet të ketë rënë në harresë dhe të ketë përfunduar në rrënojë. Profeti Abraham (arabisht إبراهيم = Ibrāhīm) dhe i biri i tij Ismāʿīl (arabisht إسماعيل) thuhet ta kenë zbuluar dhe rindërtuar atë me ndihmën e zotit. Të dy këto figura, të cilat luajnë rol edhe në kristianizëm dhe në judaizëm, vlejnë si profetë të fesë islame.

Që në kohën para-islamike kjo ndërtesë adhurohej nga fiset arabe si shenjtërore e perëndisë Hubal. Në kultin e Qabesë para-islamike bënin pjesë përveç adhurimit të allahut edhe ai i perëndeshave al-Lat, Manat dhe al-Uzza. Feja islame e ka marrë psh. kultin e meteoritit të zi të Qabesë nga feja e vjetër arabe ashtu si edhe pelegrinazhin për në Mekkë. Urdhëresat islamike në lidhje me pastërtinë rituale (tahāra) e kanë origjinën të paktën pjesërisht në urdhëresat përkatëse të fesë më të vjetër arabe.

Prej vitit 632 Qabeja është shenjtore vetëm islamike. Megjithatë gjatë luftimeve të brendëshme të kalifatit të vitit 692 ajo u godit me mjete zjarri dhe më 931 „guri i zi“ u morr me vete nga ndjekësit e sektit shiito-ismailitkarmatëve për në Bahrain; vetëm pas vitit 951 guri u kthye (me ndërmjetësimin e fatimidëve po ashtu ismailitë) në Mekkë. Sulltani osman Murati i IV urdhëroi më 1630 që të ndërtohej një e re.


Java 53-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 54-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.