Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/Arkivi/2019

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Artikujt e listuar më poshtë janë artikuj të shfaqur në seksionin "Artikulli i javës" gjatë gjithë vitit 2019.

Arkiva sipas viteve: 20122013201420152016201720182019

Java 1-rë

Një vrimë e zezë e simuluar me një masë totale prej dhjetë masash diellore siç shikohet nga një distancë prej 600 kilometrash me Udhën e Qumështit në sfond.

Relativiteti i përgjithshëm ose Teoria e relativitetit të përgjithshëm është një teori gjeometrike e gravitacionit e publikuar nga Albert Ajnshtajni1915. Në fizikën moderne teoria konsiderohet si një nga përshkrimet më të përkryera të gravitetit. Ajo unifikon relativitetin special dhe ligjin Njutonian të gravitetit universal, dhe e përshkruan gravitetin si një veti gjeometrike të hapësirës dhe kohës, ose hapësirë-kohës. Në veçanti, kurbatura e hapësirë-kohës është e lidhur direkt me momentin katër-dimensional (relacioni mbi masë-energjinë dhe momentin linear) ose çfarëdo lënde dhe rrezatimi që mund të jenë të pranishme. Relacioni jepet në mënyrë specifike nga ekuacionet e fushës të Ajnshtajnit, një sistem ekuacionesh diferenciale pjesore.

Parashikimet e relativitetit të përgjithshëm ndryshojnë shumë nga ato të fizikës klasike, veçanërisht përsa i përket rrjedhës së kohës, gjeometrisë së hapësirës, lëvizjes së trupave gjatë rënies së lirë, dhe propagimit të dritës. Shembuj të këtyre ndryshimeve përfshinë bymimin gravitacional të kohës, zhvendosjen gravitacionale të dritës, dhe vonesën kohore gravitacionale. Parashikimet e relativitetit të përgjithshëm janë konfirmuar në të gjitha observimet dhe eksperimentet e deri tanishme. Edhe pse relativiteti i përgjithshëm nuk është e vetmja teori relativiste e gravitetit, ajo është teoria më e thjeshtë që është konsistente me të dhënat eksperimentale. Megjithatë pyetje të papërgjigjura ngelen akoma, më themelorja e të cilave është se si mundet që teoria e relativitetit të përgjithshëm të bashkohet me ligjet e fizikës kuantike në mënyrë që të japë një teori të plotë dhe të vetë-qëndrueshme të gravitetit kuantik.

Teoria e Ajnshtajnit ka aplikime të rëndësishme astrofizike. Ajo dëshmon rreth ekzistencës së vrimave të zeza — rajone të hapësirës në të cilat hapësira dhe koha janë të deformuara në një mënyrë të tillë që as drita nuk mund të largohet — këto objekte janë gjendjet finale për yjet masivë. Ka evidenca se vrima të zeza yjore si dhe varietete më masive të vrimave te zeza janë të përgjegjshme për rrezatimin intensiv të lëshuar nga disa objekte astronomike si bërthamat galaktike aktive ose mikrokuazarët. Përkulja e dritës nga graviteti çon në fenomenin e lentës gravitacionale, ku imazhe të shumëfishta të të njëjtit objekt të largët astronomik janë të dukshme në qiell. Relativiteti i përgjithshëm parashikon gjithashtu ekzistencën e valëve gravitacionale, të cilat janë matur në mënyrë indirekte ; një matje direkte është qëllimi kryesor i projekteve si LIGO. Për më tepër, relativiteti i përgjithshëm formon themelin e modeleve kontemporane kozmologjike të universit në zgjerim.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 2-të

Një luan Aziatik dhe dy tigra BengalezParkun Kombëtar të Bengatas, Indi. India është i vetmi vend në botë që ka dhe tigrin dhe luanin në natyrën e saj.

Historikisht, meritat krahasuese të tigrit (Panthera tigris) kundrejt luanit (Panthera leo) kanë qenë temë popullore të diskutimit nga gjuetarët, natyralistët, artistët dhe poetët, dhe të vazhdojë të frymëzojë imagjinatën popullore në ditët e sotme. Në të kaluarën, luanët dhe tigrat thuhet se garuan në shkretëtirë, ku vargjet e tyre mbivendosen në Euroazi. Rrethanat më të zakonshme të raportimit të një dyluftimi të tyre janë në kaptivitet, ose qëllimisht ose rastësisht.

Në përgjithësi, në aspektin e përmasave të trupit dhe peshës, tigri modern dhe luani janë dy llojet më të mëdha të gjinisë Panthera dhe familjes së maceve. Ndryshimet në mendime dhe matje ekzistojnë për ta, sidomos në mes të popullatave ose nënllojeve të ndryshme. Përveç kësaj, ekzistojnë ngjashmëri dhe dallime për karakteristika të tjera, të tilla si gjatësia e kafkave të tyre. Sa i përket të afërmve të tyre parahistorikë, të tillë si tigri Ngadon dhe luani Amerikan, ata konsideroheshin të jenë mjaft të mëdhenj, por matjet, vlerësimet ose mendimet për peshat ose madhësitë e tyre ndryshojnë.

Si luani ashtu edhe tigri njihen si kafshë të frikshëm në zonat e tyre, qoftë midis grabitqarëve ose njerëzve. Në veçanti, të dy mund të jenë te tmerrshëm për njerëzit, edhe pse normat e vrasjeve së njerëzve kanë tendencë të jenë më të larta për tigrin sesa për luanin.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 3-të

Ballaban Badera ishte gjeneral i ushtrisë osmane me prejardhje shqiptare i cili në shekullin XV ishte kryekomandant i Sulltanit Mehmeti II gjatë Rrethimit të dytë të Krujës, ku ai ishte në krye të ushtrisë osmane që masakroi rreth 14 000 njerëz.

I lindur në fshatin BaderëMat, në një familje të krishterë, u vu në shërbim të osmanëve më 1430 dhe u ngrit në rangun e pashait në kohën e Sulltan Mehmetit II. Flitet që ka qenë i pari i cili u ngjit në muret e Konstandinopojës gjatë betejës1453 duke shënjuar fundin e Perandorisë Bizantine. Në periudhën 1464-1465 ka qenë sanxhakbej i Ohrit, dhe qe ndër gjeneralët e dërguar kundër Skënderbeut, të cilin e luftoi në disa beteja, më 1464 dhe 1465 në betejën e Vajkalit, të Meçadit, Betejën e Dytë të Vajkalit dhe atë të Kasharit. Në 1466-1467 ishte kryekomandant i osmanëve në Rrethimin e dytë të Krujës, ku edhe vdiq i vrarë. Të gjitha betejat kundër Skënderbeut i humbi, por, mbas pushtimit të Shqipërisë nga osmanët, u shndërrua në figurë të nderuar të myslymanëve të zonës së Petrelës, ku kishte edhe një tyrbe, e cila u shkatërrua në 1967, dhe nderimet kundrejt tij mbaruan.

Ky është një artikull i mirë në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 4-të

Roberto Baggio (Italisht:[roˈbɛrto ˈbaddʒo]; lindur më 18 shkurt 1967) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante zakonisht si sulmues i dytë ose mesfushor sulmues, si dhe ishte i aftë të luante në disa pozicione sulmuese. Ai është i drejtori i sektorit teknik të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Ai ka qënë një lojtar me dhunti teknike, si dhe një organizator krijues dhe një specialist i goditjeve të lira, i cili gjithashtu njihej për aftësitë dribluese dhe atyre të shënimit. Baggio gjithashtu është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Në vitin 1999, ai u rendit i katërti në sondazhin e mbartur në internet nga FIFA për lojtarin më të mirë të shekullit, si dhe u zgjodh edhe në në ekipin e ëndërrave të FIFA Kupës së Botës në vitin 2002. Në vitin 1993, ai u emërua FIFA Lojtari Botëror i Vitit dhe fitoi edhe Topin e artë. Në vitin 2004, ai u emërua nga PeléFIFA 100, një list me lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave.

Baggio ka luajtur 56 ndeshje me Italinë, dhe ka shënuar 27 gola, duke qënë golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares sëbashku me Alessandro Del Pieron. Ai shkëlqeu në ekipin italian që u rendit i treti në Kupën e Botës 1990, duke shënuar dy herë. Në edicionin tjetër, ai udhëhoqi Italinë në finale, duke shënuar pesë gola; ai mori çmimin Topi i Argjendë dhe u emërua edhe në formacionin e turnamentit. Pavarësisht se ishte ylli i ekipit gjatë turnamentit, ai humbi penalltinë vendimtare në gjuajtjet e penalltive në finale ndaj Brazilit. Në Kupën e Botës 1998, ai shënoi dy herë me Italinë që u eliminua në çerek-finale nga Franca që në fund u shpall fituese. Baggio është lojtari i vetëm italian që ka shënuar në tre edicione të FIFA Kupës së Botës, dhe me nëntë gola është një nga tre lojtarët, sëbashku me Paolo Rossin dhe Christian Vierin, që kanë shënuar më shumë gola për Italinë në këtë turnament.

Baggio njihet me pseudonimin Il Divin Codino (Bishtkali hyjnor), për modelin e flokëve që ka pasur gjatë shumicës së karrierës së tij, për talentin dhe bindjeve të tija Budiste. Në vitin 2002, ai u emërua ambasador i Organizatës së Ushqimit dhe BujqësisëKombeve të Bashkuara. Një vit më vonë, ai ishte fituesi i parë i çmimit Golden Foot. Si mirënjohje për aktivitetet humanitare të tij, ai mori çmimin Njeriu i Paqes nga Çmimi Nobel për Paqe në vitin 2010. Ai u fut në Sallonin e Famës të Futbollit Italian në vitin 2011.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 5-të

Tribuna e Bad Gones para ndeshjes Olympique Lyonnais – Real Madrid në 2006.

Olympique Lyonnais (shqiptimi frëngjisht: [ɔlɛ̃pik ljɔnɛ]), njohur shkurtësisht si Lyon (shqiptimi frëngjisht: [ljɔ̃]) ose OL, është një klub futbolli francez me seli në Lion. Klubi luan në Ligue 1, elita e futbollit francez, Ligue 1. Klubi u themelua si Lyon Olympique Universitaire në vitin 1899 sipas shumë tifozëve dhe historianëve sportivë, por kombëtarisht u themelua më 1950. Periudha më e suksesshme e klubit ka qënë shekulli XXI. Klubi fitoi kampionatin e parë në Ligue 1 në vitin 2002, dhe pastaj vendosi një rekord kombëtar për numrin më të madh të fitoreve rreshtas, pasi klubi fitoi edhe gjashtë kampionatet e rradhës. Lyon ka fituar gjithashtu edhe shtatë Trophée des Champions, pesë tituj të Coupe de France dhe tre tituj të Ligue 2, një rekord.

Lyon ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të UEFA-s 12 herë, dhe, gjatë sezonit 2009–10, arriti gjysëm-finalen për herë të parë në historinë e saj, pas tre prezencave më parë si skuadër çerek-finaliste. Olympique Lyonnais i luan ndeshjet si skuadër vendase në Parc Olympique Lyonnais, një stadium me kapacitet për 59,186 spektatorë, i njohur për arësyeje sponsorizimi si Stadiumi Groupama. Vendndodhja e stadiumit është në Décines-Charpieu, zonë urbane e Lionit. Ngjyrat e klubit janë e kuqja, bluja dhe e bardha. Lyon ka qënë pjesë e G-14, një grup udhëheqësish të futbollti evropian dhe, gjithashtu, është një nga klubet themeluese të organizatës pasardhëse, Shoqata e Klubeve Evropiane.

Olympique Lyonnais është një nga klubet më popullor në Francë. Një vëzhgim në vitin 2009 zbuloi se rreth 11% e tifozëve të shtetit mbështesin klubin, një proporcion që Lyon e ndan me Paris Saint-Germain, duke qënë klubi i dytë më popullor, mbrapa Olympique de Marseille. Pseudonimi i klubit është Les Gones që do të thotë "Fëmijët" në dialektin rajonal të Lionit. Presidenti i klubit është Jean-Michel Aulas, kurse trajneri i skuadrës është Bruno Génésio. Olympique Lyonnais ka gjithashtu edhe ekipin e femrave që është një nga ekipet më të suksesshme të Evropës me tre Liga Kampionesh për Femra. Në Francë, klubi mban rekordin për numrin e titujve të fituar (15); ata gjithashtu kanë fituar Coupe de France nëntë herë.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 6-të

Artem Kravets

Artem Anatoliyovich Kravets (Ukrainisht: Артем Анатолійович Кравець; lindur më 3 qershor 1989) është një futbollist profesionist ukrainas i cili luan si sulmues për klubin turk Kayserispor dhe kombëtaren ukrainase.

Kravets është produkt i akademisë së Dynamo Kyiv. Ai debutoi si profesionist në sezonin 2006–07. Edhe pse la mbresa me talentin e tij, duke fituar edhe krahasime me sulmuesin legjendar Andriy Shevchenko, sezonet e rradhës të Kravets u kushtëzuan nga dëmtime madhore që e lanë në hije. Megjithëse u duk sikur Kravets kapi formën gjatë sezonit 2010–11, ai pësoi një tjetër dëmtim madhor që e la jashtë fushave për disa muaj, duke humbur kështu mundësinë të debutonte edhe me ekipin kombëtar.

Fatkqësitë e Kravets vazhduan, dhe ai zhvilloi vetëm dy paraqitje në dy sezonet e ardhshme. Në sezonin 2013–14, u huazua tek Arsenal Kyiv, por kjo periudhë ishte e shkurtër për shkak të falimentimit të klubit, duke bërë që Kravets të rikthehej. Sezoni tjetër ishte më i miri për të, pasi përveç se rifitoi formën fizike, Kravets mundi edhe të shënojë rregullisht, duke rifituar kombëtaren pas katër vitesh. 15 golat e tij ishin vendimtarë për ekipin në fitimin e kampionatit për herë të parë pas pesë sezonesh. Pavarësisht se në shkurt 2015 rinovoi kontratën, dy sezonet e ardhshme e panë atë në huazim në Gjermani dhe Spanjë, respektivisht tek VfB Stuttgart dhe Granada. Në janar 2018, Kravets u largua përfundimisht nga klubi për të firmosur në Turqi me Kayserispor.

Kravets ka luajtur me disa ekipe moshash të Ukrainës, përfshirë Kombëtaren ukrainase nën-19 të futbollit, me të cilën shënoi 7 gola në 12 paraqitje. Me ekipin nën-21, Kravets zhvilloi dy paraqitje në Kampionatin Evropian nën-21 në vitin 2011. Në të njëjtin vit, ai bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin e të rriturve. Edhe pse ishte një element i rëndësishën i ekipit gjatë kualifikueseve të Euro 2016, ai u la jashtë finaleve të turneut.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 7-të

Rita Ora në 2018

Rita Sahatçiu Ora (e lindur Rita Sahatçiu, në 26 nëntor 1990) është një këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare. Suksesi i saj u rrit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit me teken Hot Right Now, bashkëpunim me DJ Fresh-in, e cila arriti numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi i parë i saj Ora, që doli në shitje në gusht të vitit 2012, dhe arriti në numrin një për shitje në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi përmbante teket Britanike R.I.P dhe How We Do (Party). Ora ishte artistja me numrin më të madh të tekeve në listën britanike në vitin 2012, me tre teke rradhazi që arritën në pozitën më të lartë.

Në janar 2014, Adidas njoftoi një bashkëpunim projektues me Ritën për markën e tyre, Adidas Originals. Gjithashtu në vitin 2014, kënga I Will Never Let You Down arriti numrin katër në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ajo u shfaq në teken "Black Widow " të Iggy Azalea, e cila arriti numrin pesë në Mbretërine e Bashkuar dhe SHBA. Në 2015, Ora u bë trajnere në serinë e katërt të The Voice UK dhe, më vonë atë vit, një gjyqtare në serinë e dymbëdhjetë të The X Factor.

Albumi i dytë i saj në studio, Phoenix, doli në shitje në nëntor 2018. Tekja Your Song arriti numrin dhjetë në Britaninë e Madhe , dhe teket Anywhere dhe Let You Love Me, arritën numrin pesë në Mbretërinë e Bashkuar; kjo e fundit e bëri Orën artisten e parë femër britanike që të ketë gjithësej trembëdhjetë këngë të cilat kanë arritur të paktën pozicionin e dhjetë në listat e Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është një artikull i mirë në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 8-të

Jeronim de Rada

Jeronim de Rada (Maqi, 29 dhjetor 1814 - 28 shkurt, 1903), ishte mësues, botues, folklorist, filolog, poet dhe shkrimtar italo-arbëresh, themeluesi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Biri i një profesor të greqishtes dhe i latinishtes, Jeronimi mbaroi studimet për letërsi në Universitetin e Napolit.

Në tetor të 1836 u largua nga Napoli duke u kthyer në vendlindje. Më 21 qershor1837, pasi u bë pjesë e një grupi revolucionarësh të fshehtë nga miku Pasquale Rossi, vihet në krye të një grupi prej dhjetë kalabrezësh të cilët shkojnë në një takim grupesh komplotiste për një kryengritje në Kozencë, por paraqitet vetëm një grup arbëreshësh kalabrez dhe kryengritja dështon. Në gusht të 1840, u arrestua dhe burgosur i dyshuar për veprimtari ilegale, por u lirua një muaj më vonë për mungesë provash.

Në vitin 1848 mori pjesë në një demonstratë për kushtetutën dhe nxori gazetën e parë shqiptare: "L’Albanese d’Italia", në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Mbylli gazetën në të njëjtin vit pas dështimit të revolucionit dhe u kthye në vendlindje, i vendosur për të mos u përzier më me politikë. Më 1849 u emërua profesor i arbërishtes në Shën Adrian.

Ai organizoi kongresin e parë të arbërishtes në Corigliano Calabro dhe mori pjesë në kongresin e dytë të gjuhës shqipeLungro. Falë De Gubernati dhe së bashku me Giuseppe Schirò themeloi katedrën e arbërishtes në Institutin Oriental në Napoli.

De Rada ndërroi jetë më 28 shkurt 1903 në Maqi.

Lexo më tej...

Java 9-të

Van der Sar në Dublin, 2015.

Edwin van der Sar (Holandisht: [ˈɛtʋɪn vɑn dɛr ˈsɑr]; lindur më 29 tetor 1970) është një ish futbollist profesionist holandez i cili luajti si portier. Gjatë karrierës së tij ai luajti për Ajax, Juventus, Fulham dhe Manchester United. Ai është lojtari i dytë me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares holandeze. Aktualisht punon si kryeshefi ekzekutiv tek Ajax. Në vitin 2016 ai doli nga pensionimi për të luajtur një ndeshje me ekipin amator VV Noordwijk.

Van der Sar filloi karrierën e tij si profesionst tek Ajax dhe konsiderohet si një nga lojtarët e gjeneratës së artë të klubit në vitet 1992–96. Ai qëndroi me klubin nëntë vite para se të kalonte tek klubi italian Juventus dhe më pas në Angli, në fillim me Fulham dhe më pas me Manchester United. Ai është një nga lojtarët e paktë që ka fituar UEFA Ligën e Kampioneve me dy ekipe të ndryshme – me Ajaxin në vitin 1995 dhe me Manchester United në vitin 2008; në këtë të fundit, ai u shpall edhe Lojtari i ndeshjes në finale. Van der Sar është gjithashtu edhe fitues i Kupës UEFA, sukses të cilin e arriti me Ajaxin në vitin 1992.

Van der Sar është një nga lojtarët më të dekoruar në historinë e futbollit, duke fituar 27 trofe në karrierë, më së shumti me Ajaxin dhe Manchester Unitedin. Ai gjithashtu ka vendosur edhe disa rekorde. Në sezonin 2008–09, ai vendosi një rekord botëror duke qëndruar plot 1,311 pa pësuar gol në kampionat. Deri në vitin 2017 ai ishte lojtari me më shumë ndeshje të luajtura për Holandën, deri sa Wesley Sneijder e kaloi. Ai është gjithashtu edhe lojtari më i vjetër që ka fituar Premier Ligën (40 vjeç e 205 ditë). Van der Sar gjithashtu ka fituar disa trofe personal, ku përfshihet çmimi Portieri më i mirë evropian në vitet 1995 dhe 2009, si dhe Portieri i vitit i UEFA-s në vitin 2009. Ai është konsideruar nga kritikët dhe kolegët, si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 10-të

Varri i Egistit jashtë mureve të akropolit.

Mikena (në greqisht: Μυκῆναι, Mykēnai ose Μυκήνη, Mykēnē) është një sit arkeologjik në Greqi, i gjendur rreth 90 km në jug-perëndim të Athinës, në veri-lindje të Peloponezit. Argosi është 11 km në jug; Korinti, 48 km në veri. Nga kodra mbi të cilën gjendet pallati, mund të shihet përgjatë Argolidës deri në Gjirin Saronik. Në mijëvjeçarin e dytë p.e.s., Mikena ishte një nga qendrat kryesore të qytetërimit grek të lashtë, një fortesë ushtarake që dominonte një pjesë të madhe të Greqisë jugore. Periudha nga viti 1600 p.e.s. deri rreth vitit 1100 p.e.s. quhet Periudha mikenase e Greqisë e lidhur me Mikenën. Në kulmin e saj në 1350 p.e.s., akropoli dhe qyteti i poshtëm kishte një prej 30 000 banorësh dhe një territor prej 32 hektarësh.

Lexo më tej...

Java 11-të

Logoja e Harry Potter.

Harry Potter është një seri e përbërë prej shtatë romanesh fantazi të shkruara nga autorja britanike, J. K. Rowling. Vëllimet, të emëruara pas personazhit kryesor, rrëfejnë aventurat e një magjistari të ri, të quajtur Harri Poter, dhe shokëve të tij, Ronald Uezli dhe Hermionë Grenxhër, të cilët janë studentë në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë, Hoguorts. Historia flet për përballjen e Harrit me magjistarin e errët, Lordin Fluronvdekje, i cili ka për qëllim të bëhet i pavdekshëm, të pushtojë botën e magjisë, të nënshtrojë njerëzit jo-magjistarë (babanacët), dhe të vrasë të gjithë ata që mundohen ta pengojnë.

Që prej nxjerrjes së romanit të parë, Harry Potter dhe Guri Filozofal, në 30 qershor 1997, librat kanë fituar një popullaritet të pamasë dhe kritika të shumta pozitive, duke u kthyer në një sukses tregtar kudo në botë. Seria kanë hasur gjithashtu disa kritika negative, duke përfshirë shqetësimin për tonin e errët të përdorur në të shkruar si dhe dhunën që paraqesin. Vepra është përkthyer në 80 gjuhë të ndryshme dhe deri në shkurt të 2008-ës janë shitur rreth 500 milion kopje, duke e kthyer serinë e Harry Potter në një nga seritë e librave më të shitura në historinë botërore. Katër librat e fundit kanë vendosur rekordin për librat e shitur më shpejtë në histori, me një total prej 11 milion kopjesh të shitura në SHBA vetëm në 24 orët e para që nga dalja ne treg.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 12-të

Moisiu si Princ Kalaf në veprën TurandotCarlo Gozzi-t, Deutsches Theater, Berlin, dhjetor 1911.

Aleksandër Moisiu ose Alessandro Moissi, thjesht Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879Trieste dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935Vjenë, ishte aktor austriak me origjinë shqiptare. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheater. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Shën Petersburgu (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Lexo më tej...

Java 13-të

Stema e Balshajve

Balshajt (në alfabetin cirilik: Балшић, sh. Балшићи, tr. Balšići; latinisht: Balsich) kanë qenë një familje fisnike që sunduan Principatën e Shkodrës nga 1362 e deri më 1421, përgjatë dhe pas rënies së Perandorisë serbe.

Me origjinë nga Balëzi i Shkodrës, pas shembjes së perandorsë së Car Dushanit, Balshajt shtinë në dorë disa qytete si Shkodra, Ulqini dhe Tivari dhe formuan një principatë të pavarur. Ata prenë çdo lidhje me oborrin e carit të ri serb, Stefan Uroshit i cili i konsideronte "rebelë" dhe i trajtonte si kundërshtarë të tij. Ky i fundit u përpoq t'i nxiste sundimtarët sllavë dhe Venedikun kundër Balshajve, kurse Venediku nga ana e tij nxiti dhe mbështeti kundër tyre sundimtarë sllavë si carin serb Stefan Uroshin.

Në vitin 1369 kaluan në ritin katolik për t'u afruar me Perëndimin por nuk i detyruan shtetasit e tyre ortodoksë të bënin të njëjtën gjë, kësodore duke u dëshmuar tolerantë ndaj besimeve tjera, për dallim prej mbretërve serbë që mëtonin të çrrënjosnin herezitë. Ata shtinë në dorë Zetën (pjesë të Malit të Zi të sotëm), pjesë të Kosovës dhe Shqipërisë, por ndikimi i tyre shtrihej edhe në Çamëri, duke bashkuar kësisoj pjesën më të madhe të trojve shqiptare në një zotërim. Së bashku me sundimtarë tjerë shqiptarë luftuan kundër mbetjeve të perandorisë së Car Dushanit, duke u shkëputur mbretërve serbë Vukashin dhe Marko disa qytete që ata nuk arritën t'i rikthenin përkundër ndihmës që u erdhi nga osmanët. Në vitin 1385 ushtria e Balshajve u përball me ushtrinë osmane në Savër duke pësuar disfatë. Si rrjedhojë humbën pjesën më të madhe të zotërimeve të tyre.

Mbi origjinën e tyre ka disa hipoteza por shumica e burimeve të sotme mbështesin origjinën shqiptare të tyre.

Lexo më tej...

Java 14-të

Arjen Robben në 2013.

Arjen Robben (lindur më 23 janar 1984), është një futbollist profesionist holandez i cili luan si anësor për klubin gjerman Bayern Munich. Ai mund të luaj në të dyja krahët e mesfushës, dhe njihet për shpejtësinë, driblimet, dhe krosimet e tij, si dhe për gjuajtjet e sakta nga distanca nga krahu i djathtë me këmbën e majtë.

Robben nisi karrierën si profesionist me Groningenin, ekip me të cilin ai u shpall lojtari i vitit në sezonin 2001–02 të Eredivisies. Dy vite më vonë ai u transferua tek PSV, ku u shpall Lojtari i ri i vitit i Holandës dhe fitoi një kampionat. Një vit më vonë, shërbimet e Robben u kërkuan nga disa klube angleze, dhe pas shumë negociatave të zgjatura ai u transferua tek Çelsi. Debutimi i tij me klubin londinez në fillim u shty për shkak dëmtimi, por pas rikuperimit kontriboi në fitimin e dy titujve rresh në Premier League, duke u shpall gjithashtu edhe Lojtari i muajit në nëntor 2005. Pasi sezoni i tij i tretë në Angli u prish nga dëmtimet, Robben kaloi tek klubi spanjoll Real MadridLa Liga për 35 milion €.

Në gusht 2009, Robben firmosi në Gjermani me Bayern Munich për rreth 25 milion €, dhe shënoi dy gola në debutim. Në sezonin e tij debutues në Mynih, Bayern fitoi kampionatin, i pesti në tetë sezonet e fundit. Tre vite më vonë, ai shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampioneve në 2013. Ai u shpall edhe në skuadrën më të mirë të kompeticionit. Robben ka luajtur edhe në finalen e Kupës së Botës 2010, të cilën Holanda e humbi kundër Spanjës, me Robben që humbi dy raste të mira për shënim. Në 2014, ai u shpall në formacionin më të mirë të FIFPro dhe u rendit i katërti në garën e Topit të artë.

Robben ka qenë një lojtar i Holandës për 14 vite, duke luajtur 96 ndeshje e shënuar 37 gola. Me tulipanët ai ka luajtur në edicionet 2004, 2008 dhe 2012UEFA Kampionatit Evropian, si dhe në edicionet 2006, 2010 dhe 2014FIFA Kupës së Botës; në edicionin 2014 ai u nderua me çmimin Topi i bronztë dhe u përfshi edhe në ekipin All-Star. Në 2014, Robben u shpall si lojtari i katërt më i mirë i botës nga The Guardian.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 15-të

Grupi i plotë i unazave, fotografuar në momentin kur Saturni ka eklipsuar diellin, nga anija kozmike Cassini, nga një distancë prej 1,200,000 km (746,000 mi), 19 korrik 2013 (shkëlqim është ekzagjeruar). Toka paraqitet si një pikë, ndërmjet unazave G dhe E.

Unazat e Saturnit janë sistemi i unazave planetare më i gjerë nga secili planet në sistemin diellor. Ato përbëhen nga grimca të vogla të panumërta, që variojnë në madhësi nga mikrometra deri në metra, në orbitë rreth Saturnit. Grimcat e unazës janë të përbërë pothuajse tërësisht prej akullit të ujit, me një komponent të materialit shkëmbor. Ende nuk ka ndonjë konsensus për mekanizmin e tyre të formimit; disa karakteristika të unazave sugjerojnë një origjinë relativisht të kohëve të fundit, por modelet teorike tregojnë se ata kanë gjasa të jenë formuar herët në historinë e Sistemit Diellor.

Lexo më tej...

Java 16-të

Portret i Karavaxhos nga Ottavio Leoni, rreth 1621.

Karavaxho, pseudonimi i Michelangelo Merisi (Michele Angelo Merigi ose Amerighi) da Caravaggio (shqiptim italisht: [mikeˈlandʒelo meˈriːzi da (k)karaˈvaddʒo]; 28 shtator 157118 korrik 1610) ishte një piktor italian aktiv në Romë, Napoli, Maltë dhe Sicili nga vitet 1590 deri 1610. Pikturat e tij kombinojnë një vëzhgim real të gjendjes njerëzore, fizike dhe emocionale, me një përdorim dramatik të ndriçimit, i cili kishte një ndikim formues në pikturën baroke.

Karavaxho zbatoi vëzhgimin e ngushtë fizik me një përdorim dramatik të chiaroscuro që njihej si tenebrizëm. Ai e bëri teknikën një element stilistik dominues, duke errësuar hijet dhe duke ndryshuar subjektet në rreze të ndritshme të dritës. Karavaxho shprehu gjallërisht momente dhe skena vendimtare, shpesh duke shfaqur luftra të dhunshme, tortura dhe vdekje. Ai punoi me shpejtësi, me modele të gjalla, duke preferuar të heqë dorë nga vizatimet dhe të punojë direkt në kanavacë. Ndikimi i tij në stilin e ri barok që doli nga manierizmi ishte i thellë. Ajo mund të shihet drejtpërdrejt ose tërthorazi në veprën e Peter Paul Rubensit, Jusepe de Ribera, Gian Lorenzo Bernini dhe Rembrandt, dhe artistët në gjeneratën e ardhshme që ishin nën ndikimin e tij u quajtën "Caravaggisti" ose "Caravagesques" tenebrists ose tenebrosi (shadowists).

Karavaxho u trajnua si piktor në Milano përpara se të nisej në Romë. Ai zhvilloi një emër të konsiderueshëm si artist dhe si një njeri i dhunshëm, prekës dhe provokues. Një përleshje çoi në një dënim me vdekje për vrasje dhe e detyroi të ikte në Napoli. Atje ai përsëri e themeloi veten si një nga piktorët më të shquar italiane të brezit të tij. Ai udhëtoi në vitin 1607Maltë dhe në Sicili, dhe ndoqi një falje papale për dënimin e tij. Në vitin 1609 ai u kthye në Napoli, ku ai ishte i përfshirë në një përleshje të dhunshme; fytyra e tij u shpërfytyrua dhe thashethemet për vdekjen e tij qarkullonin. Pyetjet rreth gjendjes së tij mendore u ngritën nga sjellja e tij e çrregullt dhe e çuditshme. Ai vdiq në vitin 1610 nën rrethana të pasigurta, gjatë rrugës së tij nga Napoli në Romë. Raportet deklaruan se ai vdiq nga ethet, por janë bërë sugjerime se ai ishte vrarë ose se ai vdiq nga helmimi nga plumbi.

Inovacionet e Karavaxhos frymëzuan pikturën baroke, por baroku i inkorporoi dramën e chiaroscuro e tij pa realizmin psikologjik. Stili u zhvillua dhe modelet ndryshuan, dhe Karavaxho humbi famën e tij. Në shekullin XX interesi për punën e tij u ringjall dhe rëndësia e tij për zhvillimin e artit perëndimor u rivlerësua. Historiani i artit i shekullit XX, André Berne-Joffroy, tha: "Ajo që fillon në punën e Karavaxhos është thjesht një pikturë moderne".

Lexo më tej...

Java 17-të

Alnwick Castle, një nga vendet e përdorura për skenat e Hoguortsit.

Harry Poter dhe Guri Filozofal (shfaqur në SHBA si Harry Poter dhe Guri i Magjistarit) është një film i vitit 2001 i zhanrit fantazi, me regji nga Chris Columbus, shpërndarë nga Warner Bros. Pictures. Filmi bazohet në romanin me të njejtin titull të J. K. Rowling.

Harry Potter dhe Guri Filozofal, i pari në serinë e filmave Harry Potter, u shkrua nga Steve Kloves me David Heyman si prodhues. Filmi tregon vitin e parë në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts të personazhit kryesor, Harri Poter, teksa ai zbulon që është një magjistar i mirënjohur dhe fillon edukimin e tij magjik.

Warner Bros. bleu të drejtat e librit në vitin 1999 për një shumë prej 1 milionë paundësh. Xhirimi filloi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2000, me Chris Columbus i cili u përzgjodh si regjisor nga një listë e rishikuar regjisorësh të mundshëm përbërë nga Chris Columbus, Steven Spielberg dhe Rob Reiner. Aktorët kryesorë përfshijnë Daniel Radcliffe, në rolin e Harri Poterit, Rupert Grint, në rolin e Ron Uezlit dhe Emma Watson, në rolin e Hermionë Grenxhërit. Rowling këmbënguli që e tërë trupa e aktorëve të ishte angleze ose irlandeze dhe filmi u xhirua në Leavesden Film Studios, si dhe në ndërtesat historike përreth Mbretërisë së Bashkuar.

Harry Potter dhe Guri Filozofal u shfaq së premierë në Mbretërinë e Bashkuar më 4 nëntor 2001. Filmi u konsiderua një sukses i madh nga ana financiare duke arritur të mbledhë rreth 974.8 milionë dollarë në të gjithë botën.I shpallur si filmi më fitimprurës në vitin 2001, në 2018 filmi renditet i 36-ti në filmat me fitimprurës të të gjitha kohërave dhe filmi i dytë më i suksesshëm nga seria Harry Potter, fill pas Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë.

Harry Potter dhe Guri Filozofal ishte kandidat për shumë çmime Oskar, duke përfshirë këtu çmimin për muzikën më të mirë origjinale, kinematografinë më të mirë dhe kostumografinë më të mirë.

Filmi u ndoq nga 7 filma të tjerë duke filluar me Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave në vitin 2002 dhe duke e mbyllur me Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë në vitin 2011, afërsisht 10 vjet pas daljes në kinema të filmit të parë.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 18-të

Kandinsky, rreth vitit 1913 ose më herët.

Wassily Wassilyevich Kandinsky (rusisht: Васи́лий Васи́льевич Канди́нский, tr. Vasíliy Vasílʹevich Kandínskiy; 16 dhjetor 186613 dhjetor 1944) ishte një piktor rus dhe teoricien i artit. Kandinsky përgjithësisht merret si pionier i artit abstrakt. Lindur në Moskë, Kandinsky kaloi fëmijërinë e tij në Odessa, ku u diplomua në Shkollën e Artit Grekov Odessa. Ai u regjistrua në Universitetin e Moskës, duke studiuar ligjin dhe ekonominë. I suksesshëm në profesionin e tij – atij iu ofrua një punë si profesor (karrige e Ligjit Romak) në Universitetin e Dorpat – Kandinsky filloi studimet e pikturës (vizatimi i jetës, skicimi dhe anatomia) në moshën 30 vjeçare.

Në vitin 1896, Kandinsky u vendos në Mynih, duke studiuar së pari në shkollën private të Anton Ažbe dhe më pas në Akademinë e Arteve të Bukura. Ai u kthye në Moskë më 1914, pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Pas Revolucionit Rus, Kandinsky "u bë i brendshëm në administratën kulturore të Anatoli Lunacharsky" dhe ndihmoi në themelimin e Muzeut të Kulturës së Pikturës. Sidoqoftë, deri atëherë "këndvështrimi i tij shpirtëror... ishte i huaj ndaj materializmit argumentativ të shoqërisë sovjetike" dhe mundësitë që u bënë në Gjermani, në të cilat ai u rikthye në vitin 1920. Atje ai mësoi në shkollën e artit dhe arkitekturës Bauhaus nga viti 1922 derisa nazistët e mbyllën atë në vitin 1933. Ai pastaj u zhvendos në Francë, ku jetoi për pjesën tjetër të jetës, duke u bërë një qytetar francez në 1939 dhe duke prodhuar disa prej artit të tij më të shquar. Ai vdiq në Neuilly-sur-Seine në vitin 1944.

Lexo më tej...

Java 19-të

Higuaín duke luajtur për Real Madrid në 2012.

Gonzalo Gerardo Higuaín (shqiptimi spanjisht: [ɡonˈsalo iɣwaˈjin]; lindur më 10 dhjetor 1987) është një futbollist profesionist Argjentinas i cili luan si sulmues për klubin anglez Çelsi në huazim nga Juventus dhe kombëtaren argjentinase.

Me pseudonimin El Pipita ose Pipa, ashtu si babai i tij Jorge, i cili ishte gjithashtu futbollist, Gonzalo Higuaín ka lindur në Francë, dhe mori shtetësinë argjentinase në vitin 2007, duke u bërë me dy shtetësi. Ai filloi karrierën e tij me klubin argjentinas River Plate, para se në janar 2007 të kalonte te klubi spanjoll Real Madrid për 12 milion €. Gjatë kohës së tij në Spanjë, Higuaín fitoi tre La Liga dhe shënoi 107 gola në 190 paraqitje. Ai u bashkua me italianët e Napolit për 40 milion € në korrik 2013, duke fituar edhe Kupën e Italisë në sezonin e parë. Në sezonin 2015–16, ai shënoi 36 gola në kampionat, duke triumfuar në çmimin Capocannoniere; përveç kësaj, ai barazoi rekordin 87 vjeçar Gino Rossettit për numrin e golave të shënuar në elitën e futbollit italian gjatë një sezoni. Falë mesatares mbreslënëse të shënimit në Napoli, kampionët e Italisë Juventus e blenë atë për 90 milion € në vitin 2016, duke u bërë lojtari amerikano jugor më i shtrenjtë i të gjitha kohërave (deri sa Neymar u transferua te PSG një vit më vonë); kjo ishte gjithashtu shifra më e lartë e paguar nga një klub italian (deri sa Juventus bleu Cristiano Ronaldon në vitin 2018) dhe gjithashtu transferimi më i shtrenjtë ndërmjet klubeve të një lige. Ai fitoi kampionatin dhe kupën në dy sezonet e para në klub, si dhe arriti edhe finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2017. Në vitin 2018, ai u huazua te Milani, kurse një vit më vonë në Angli te Çelsi.

Higuaín ka qënë një lojtar i rregullt i Argjentinës që nga viti 2009; ai ka luajtur në tre edicione të FIFA Kupës së Botës dhe tre turnamente të Copa América, duke arritur finalet e Kupës së Botës 2014, Copa América 2015 dhe Copa América Centenario një vit më vonë.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 20-të

Klod Monet, 1899.

Claude Monet (shqiptim frëngjisht: [klod mɔnɛ]; 14 nëntor 18405 dhjetor 1926) ishte një piktor francez, një themelues i pikturës impresioniste franceze dhe praktikuesi më i rëndësishëm dhe më pjellor i filozofisë së lëvizjes për të shprehur perceptimet e dikujt para natyrës, sidomos për pikturën e peizazhit ''en plein aire''. Termi "Impresionizëm" rrjedh nga titulli i pikturës së tij: Impression, soleil levant, e cila u shfaq në vitin 1874 në ekspozitën e parë të pavarur të ngritur nga Monet dhe bashkëpunëtorët e tij si një alternativë ndaj Salon de Paris.

Ambicia e Monet-it për të dokumentuar fshatrat franceze e shpuri atë për të adoptuar një metodë për të pikturuar të njëjtën skenë shumë herë në mënyrë që të kapte ndryshimin e dritës dhe kalimin e stinëve. Nga viti 1883, Monet jetonte në Giverny, ku bleu një shtëpi dhe pronë dhe filloi një projekt të gjerë të peizazhit, i cili përfshinte pellgje zambakësh që do të bëheshin subjekt i veprave të tij më të njohura. Në vitin 1899 ai filloi të pikturoj zambakët e ujit, së pari në pikëpamjet e pingulta me një urë japoneze si një tipar qendror dhe më vonë në serinë e pikturave në shkallë të gjerë që do ta zinte vazhdimisht për 20 vitet e ardhshme të jetës së tij.

Lexo më tej...

Java 21-të

Çmimi i madh i Australisë 2009 (zyrtarisht LXXIV ING Australian Grand Prix) ishte një garë e Formula Një e zhvilluar më 29 mars 2009 në Cirkuitin Albert Park, MelburnAustralisë. Ishte gara e parë e sezonit 2009 të Formula Një. Gara me 58 xhiro u fitua nga Jenson Button me ekipn Brawn GP pasi e nisi nga pol pozita. Rubens Barrichello përfundoi i dyti si piloti tjetër i Brawn GP, kurse Jarno Trulli i ekipit Toyota u rendit i treti.

Brawn GP u bë konstruktori i parë që nga Mercedes-BenzÇmimin e madh të Francës 1954 që kualifikohet në pol, dhe më pas fiton garën në debutimin e tyre në një Çmim të madh. Kjo ishte gara e dytë në historinë e Formula Një që përfundoi nën regjimin e makinës së sigurisë pas një aksidenti midis polakut Robert Kubica dhe Sebastian Vettel në xhiron e 56të; gara e parë ishte Çmimi i madh i Kanadasë 1999.

Lexo më tej...

Java 22-të

Kisha e Thethit

Thethi është një fshatnjësisë administrative Shalërrethin e ShkodrësShqipërisë. Fshati ndodhet më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve me një bukuri të radhë, në Veri të Shqipërisë. Shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500m mbi nivelin e detit, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e VeriutShqipërisë, duke e krahasuar atë me viset e bukura të Tirolit, Austri.

Ndërsa për banorët e kësaj zone, Dr. Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurt”. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa lë Grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit që është rreth 2 km i gjatë, 40 deri 60 m i thellë dhe vetëm 2 deri në 3 m i gjerë.

Lexo më tej...

Java 23-të

Një Acrocanthosaurus i montuar (NCSM 14345) në Muzeun e Shkencës Natyrore në Karolinën Veriore

Acrocanthosaurus (që do të thotë hardhucë me kreshta të larta) është një gjini e dinozaurëve teropodë që ekzistoi në atë që është sot Amerika Veriore gjatë epokës Aptiane dhe fillimin e epokës Albiane gjatë Kretakut të hershëm. Si gjithë gjinitë e dinozaurëve, Acrocanthosaurus përmban veç një specie, A. atokensis. Fosilet e kësaj specieje që kanë mbetur gjenden në shtetet amerikane të Oklahomës dhe Teksasit, megjithëse në Meriland janë gjetur dhëmbë që i atribuohen Acrocanthosaurus.

Acrocanthosaurus ishte një grabitqar dykëmbor. Siç e thotë edhe emri, ai është më shumë i njohur për numrin e lartë të kreshtave në shumë nga vertebrat e tij, që mbështesnin shumë muskuj mbi qafën, kurrizin dhe legenin e kafshës. Acrocanthosaurus ishte një nga teropodët më të mëdhenj, rreth 12 metra i gjatë dhe peshonte deri në 6,17 tonë. Gjurmë këmbësh të teropodëve të mëdhenj që janë gjetur në Teksas mund të kenë qenë të Acrocanthosaurusit, megjithëse nuk ka një lidhje direkte me eshtrat e mbetura prej skeletit.

Zbulimet e fundit kanë shpjeguar shumë detaje të anatomisë së tij, duke lejuar studimet e specializuara që fokusohen në strukturën e trurit të tij dhe funksionin e gjymtyrëve të përparme. Gjithsesi, ka akoma një debat rreth lidhjeve të tij evolucionare dhe disa shkencëtarë e kanë klasifikuar atë si një alosaurid, kurse disa të tjerë si një karkarodontosaurid. Acrocanthosaurusi ishte teropodi më i madh në ekosistemin e tij dhe ka mundësi të ketë qenë një grabitqar alfa që gjuante sauropodë dhe ornitopodë të mëdhenj.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 24-të

Luani

Luani (Panthera leo) është një prej llojeve të maceve të mëdha, që i takon gjinisë Panthera, pjesë e familjes Felidae. Me disa meshkuj që i kalojnë 250 kg në peshë, është macja e dytë më e madhe e gjallë, pas tigrit. Sot, luanë të egër jetojë në Afrikën sub-sahariane dhe në Indi (ku një popullsi e rrezikuar banon në Parkun Nacional të Pyllit të Girit). Në lashtësi, ishin të përhapur në shumicën e Afrikës, duke përfshirë Afrikën veriore, si dhe në Euroazi, nga Greqia dhe Evropa juglindore deri në Indi. Në fund të Pleistocenit, rreth 10,000 vjet më parë, luani ishte gjitari i madh tokësorë i dytë më i përhapur, pas njerëzve: Panthera leo spelaea jetonte në pjesët veriore dhe perëndimore të Evropës dhe Panthera leo atrox jetonte në Amerikë, nga JukoniPeru.

Në natyrë, meshkujt jetojnë 10 deri në 14 vjet, kjo për shkak të lëndimeve të marra nga luftimet e vazhdueshme me meshkujt e tjerë rivalë që reduktojnë shumë jetëgjatësinë e tyre. Në kaptivitet ata mund të jetojnë më shumë se 20 vjet. Ata zakonisht banojnë në savana dhe lëndina, edhe pse ata mund të shkojnë në shkurre dhe pyje. Luanët janë jashtëzakonisht shoqërorë në krahasim me macet tjera. Një tufë luanësh përbëhet nga femra, të quajtura luanesha, dhe këlyshë, si dhe nga një numër i vogël i meshkujve të rritur. Grupe të luaneshave zakonisht gjuajnë së bashku, kryesisht thundrakë të mëdhenj. Luanët janë grabitqarë gjahtarë, si dhe kafshë që ushqen me kërma. Edhe pse zakonisht luanët nuk gjuajnë njerëz, disa kanë gjuajtur. Duke fjetur kryesisht gjatë ditës, luanët janë aktivë gjatë natës, si dhe ndonjëherë gjatë muzgut. Megjithëse luani është nje grabiqar mjaft i madh, tigri cilësohet më i madh dhe më i fortë se ai.

Lexo më tej...

Java 25-të

Pericles Pio-Clementino Inv269.jpg

Perikliu (rreth 495 – 429 p.e.r, Greqisht: Περικλῆς, që do të thotë "i rrethuar nga lavdia") ishte një burrë shteti, orator dhe gjeneral i rëndësishëm me ndikim në Athinë gjatë Kohës së Artë—hollësisht, periudha midis luftërave Persiane dhe Peloponeziane. Ai kishte prejardhje, nga mamaja, nga familja Alkmeonide.

Perikliu pati aq shumë ndikim në shoqërinë athinase saqë Thukididi, historian i kohës së tij, e quajti atë "qytetarin më të lartë të Athinës". Perikliu e ktheu Lidhjen e Delosit në një perandori athinase dhe i udhëhoqi bashkëqytetarët e tij gjatë dy viteve të para të Luftës së Peloponezit. Periudha gjatë së cilës ai udhëhoqi Athinën, nga 461 në 429 p.e.r, ndonjëherë njihet si "Epoka e Perikliut", megjithëse periudha e përmendur mund të përfshijë edhe kohë më të herëta si Luftërat Persiane, ose deri aq vonë sa shekulli që pasoi.

Perikliu ngriti artet dhe letërsinë; kjo qe një arsye kryesore pse Athina mbajti reputacionin e të qenit qendra edukative dhe kulturore e botës greke të lashtë. Ai filloi një projekt ambicioz për ndërtimin e shumicës së strukturave mbijetuese në Akropol (duke përfshirë dhe Partenonin). Ky projekt e zbukuroi qytetin, nxori në pah lavdinë e tij dhe i dha punë njerëzve. Më tej, Perikliu e rriti kaq shumë demokracinë athinase saqë kritikët e quajnë atë një populist.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 26-të

Parashqevi Qiriazi.

Parashqevi Qiriazi (2 qershor 18801970), Mësuese e Popullit, master i edukimit, pedagoge, intelektuale e shquar, veprimtare e arsimimit të femrës shqiptare, pjesëmarrëse e Kongresit të Manastirit, autorja e abetares së pare shqipe me alfabetin e Manastirit dhe e himnit të tij, e para femër shqiptare autore e një projekti arsimor.Parashqevi Qiriazi u lind më 2 qershor të vitit 1880 në Manastir (sot Republika e Maqedonisë).Ishte fëmija i dhjetë dhe më i vogli i çiftit Maria dhe Dhimitër Qiriazi, (Tashko, Konstandin, Gjerasim, Gjergj, Naum, Kristo, Pandeli, Fankë, Sevasti dhe Parashqevi). Shkollën fillore dhe shkollën e mesme i kreu në qytetin e saj të lindjes në Manastir.

Ky është një artikull i mirë në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 27-të

Teatri i Epidaurit

Zhanri i tragjedisë e ka origjinën nga Greqia e lashtë. Në të vërtetë, tragjedia greke është karakteristikë e Athinës së lashtëshekullit V p.e.s. Data e saktë e lindjes së tragjedisë greke është e panjohur. Gara e pare e tragjedisë, Dionisia u mbajt në vitin 534 p.e.s., në periudhën e sundimit të Pisistratit, ndërsa tragjedia e parë që njihet është Persët e Eskilit. Por kjo tragjedi është paraprirë edhe nga tragjedi të tjera të Eskilit si Tespia, Pratina, Priniku të cilat kanë humbur.

Origjina fetare e teatrit dhe si e tillë edhe e tragjedisë është e pamohueshme. Tragjedia greke njihet më së miri përmes jetës së tre tragjedianëve të mëdhenj, Eskili (lindur më 525), Sofokliu (lindur më 495) dhe Euripidi (lindur rreth 485-480) si dhe 32 tragjedive që kanë mbijetuar nga këta autorë. Epoka e artë e tragjedisë greke mbyllet në fund të shekullit V p.e.s., ku pas vitit 404 p.e.s. nuk është shkruar më asnjë tragjedi ndërsa gara Dionisia merr fund në vitin 386 p.e.s.. Ashtu siç shprehet edhe Jacqueline de Romilly, "... ishte një shpërthim, i beftë, i shkurtër, verbues. Tragjedia greke me kryeveprat e saj, zgjati për gati tetëdhjetë vjet."

Tragjedia zinte një vend të veçantë në shoqërinë athinase. Tragjeditë greke kanë frymëzuar shumë autorë të shekujve pasues e sot përbëjnë një referencë thelbësore, e cila duket në ritrajtimin e subjekteve dhe karaktereve unikë.

Lexo më tej...

Java 28-të

Teatri i Epidaurit

Arjen Robben (lindur më 23 janar 1984), është një ish futbollist profesionist holandez i cili luante si anësor. Ai mund të luante në të dyja krahët e mesfushës dhe njihej për shpejtësinë, driblimet dhe krosimet e tij, si dhe për gjuajtjet e sakta nga distanca nga krahu i djathtë me këmbën e majtë.

Robben e nisi karrierën si profesionist me Groningenin, ekip me të cilin ai u shpall lojtari i vitit në sezonin 2001–02 të Eredivisies. Dy vite më vonë, ai u transferua te PSV, ku u shpall "Lojtari i ri i vitit" i Holandës dhe fitoi një kampionat. Një vit më vonë, shërbimet e Robben u kërkuan nga disa klube angleze dhe pas shumë negociatave të zgjatura ai u transferua te Çelsi. Debutimi i tij me klubin londinez në fillim u shty për shkak dëmtimi, por pas rikuperimit kontriboi në fitimin e dy titujve rresht në Premier League, duke u shpallur gjithashtu edhe Lojtari i muajit në nëntor 2005. Pasi sezoni i tij i tretë në Angli u prish nga dëmtimet, Robben kaloi te klubi spanjoll Real MadridLa Liga për 35 milionë €.

Në gusht 2009, Robben firmosi në Gjermani me Bayern Munich për rreth 25 milionë € dhe shënoi dy gola në debutim. Në sezonin e tij debutues në Mynih, Bayern fitoi kampionatin, i pesti në tetë sezonet e fundit. Tri vite më vonë, ai shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampioneve në 2013. Ai u shpall edhe në skuadrën më të mirë të kompeticionit. Robben ka luajtur edhe në finalen e Kupës së Botës 2010, të cilën Holanda e humbi kundër Spanjës, me Robben që humbi dy raste të mira për shënim. Në 2014, ai u shpall në formacionin më të mirë të FIFPro dhe u rendit i katërti në garën e Topit të artë.

Robben ka qenë një lojtar i Holandës për 14 vite, duke luajtur 96 ndeshje e shënuar 37 gola. Me tulipanët ai ka luajtur në edicionet 2004, 2008 dhe 2012UEFA Kampionatit Europian, si dhe në edicionet 2006, 2010 dhe 2014FIFA Kupës së Botës; në edicionin 2014 ai u nderua me çmimin "Topi i bronztë" dhe u përfshi edhe në ekipin All-Star. Në 2014, Robben u shpall si lojtari i katërt më i mirë i botës nga The Guardian.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 29-të

Flamuri i Skocië

Skocia është një shtet që shtrihet në pjesën veriore të ishullit Britanik. Është pjesë e Britanisë së Madhe, dhe ndan kufi tokësor me Anglinë në jug. Rrethohet nga Deti i Veriut në lindje, Oqeani Atlantik në veri dhe perëndim, dhe Kanali i Veriut dhe Deti Irlandez në jugperëndim. Përveç pjesës kontinentale, Skocia përbëhet nga më se 790 ishuj përfshirë Ishujt e Veriut dhe Hebrides.

Edinburghu, kryeqyteti i vendit dhe qyteti i dytë nga madhësia, është një nga qendrat financiare më të mëdha në Evropë. Ishte nyje e "Ndriçimit Skocez" të shekullit të 18-të, e cila e bëri Skocinë një nga fuqitë komerciale, intelektuale dhe industriale në Evropë. Qyteti më i madh në Skoci është Glasgow, i cili dikur ishte një nga metropolet udhëheqëse industriale, dhe tani shtrihet në qendër të "Greater Glasgow" që dominon ultësirat Skoceze. Ujërat Skoceze përbëhen nga një sektor gjigant të Atlantikut Verior dhe Detit të Veriut, duke përmbajtur rezervat më të mëdha të naftës në Bashkimin Evropian.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 30-të

Stema e Principatës së Arbërit.

Principata e Arbërit ose Arbëria (1190 – 1255) ishte një principatë autonome, shteti i parë shqiptar gjatë Mesjetës, fillimisht pjesë e Perandorisë Bizantine dhe më pas e Despotatit të Epirit. U themelua nga arhondi Progon rreth Krujës, rreth vitit 1190. Progoni u pasua nga djemtë e tij, Gjini dhe më pas Dhimitri, gjatë sundimit të së cilit principata kaloi periudhën më të mirë të saj. Pas vdekjes së Dhimitrit, i fundit i familjes së Progonëve, principata u drejtua nga Grigor Kamona dhe më vonë Golemi deri në shpërbërjen e saj në vitin 1255.

Përgjatë ekzistencës së saj, principata ishte një rajon autonom nën varësinë e fuqive fqinje, fillimisht Bizantit dhe pas Kryqëzatës së Katërt, Epirit, ndërsa mbajti dhe lidhje të ngushta me Serbinë.

Lexo më tej...

Java 31-të

Drini dhe Buna në Shkodër. Pamje nga Kalaja e Rozafës.

Lufta shqiptaro-veneciane e vitit 1447-1448 u zhvillua mes forcave të Venedikut, të cilat ishin aleate me forcat osmane, dhe shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Lufta erdhi si rezultat i një mosmarrëveshjeje mes Republikës dhe familjes Dukagjini për posedimin e kështjellës së Danjës (Dejës). Skënderbeu, aleat i familjes Dukagjini, ngriti kundër disa qytete të zotëruara nga Venediku përgjatë bregdetit shqiptar, në mënyrë që t'i bënte presion venedikasve për rikthimin e Danjës. Në përgjigje, Republika dërgoi një forcë lokale për të rrethuar kështjellën e Danjës dhe i bëri thirrje Perandorisë Osmane për të dërguar një forcë ekspedite në Shqipëri. Në atë kohë osmanët tashmë kishin rrethuar kështjellën e Svetigradit.

Megjithatë, Lidhja e Lezhës i mposhti si forcat e Venedikut ashtu dhe ekspeditën osmane. Lidhja fitoi mbi forcat e Venedikut më 23 korrik 1448 në portat e Shkodrës, ndërsa mbi osmanët tre javë më vonë, më 14 gusht 1448 në Betejën e Oranikut. Republika ishte, më pas, u largua me pak ushtarë për të mbrojtur Shqipërinë venedikase. Si rezultat, Lidhja shpejt nënshkroi paqe me Republikën e Venedikut duke vazhduar luftën kundër Perandorisë Osmane. Pas Luftës shqiptaro-veneciane të 1447-1448, Venediku nuk e sfidoi seriozisht Skënderbeun apo Lidhjen, duke lejuar Skënderbeun të përqendrohet në fushatat e tij kundër Perandorisë Osmane.

Ky është një artikull i mirë në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 32-të

Një qen të egër afrikan në Rezervatin Kalahari, Afrika Jugore.

Qeni i egër Afrikan (Lycaon pictus) është një kanid nativ në Afrikën nën-Saharane. Është më i madhi i familjes së tij në Afrikë dhe i vetmi i gjinisë Lycaon, i cili është i veçuar nga Canis për strukturën e dhëmbëve teje të specializuar për një mishngrënës. U klasifikua si specie e RrezikuarListën e Kuqe të BNRN-së në 2016 për shkak të uljes së popullatës. Numri i individëve bie vazhdimisht, për shkak të zvogëlimit të habitatit dhe persekutimi njerzorë.

Qeni i egër Afrikan është tej mase një kafshë shoqërore: jeton në tufa me individë të ndarë për meshkujt dhe femrat. Në mënyrë unike midis mishngrënësve shoqërorë, femrat ndahen nga tufa kur arrjnë pjekurin seksuale dhe këlyshëve ju lejohet të hajnë kërmat. Kjo specie është e specializuar në gjuetin e antilopave, gjueti e cila bëhet gjatë ditës: e ndjek antilopën deri sa kjo të lodhet dhe mos të vrapoj më. Si kanidët e tjerë, përcjell ushqimin për këlyshët, por kjo sjellje bëhet edhe midis të rriturve, deri në pikën që përbën themelin e jetës së tyre shoqërore. Pak janë grabitqarët e tij natyrorë: luani i cili përbën burimin kryesor të vdekjeve të tyre dhe hiena që është një kërcënim për gjahune tyre pasi e vjedh.

Megjithëse jo në mënyrë aq të spikatur, është një pjesë e rëndësishme e folklorit dhe kulturës Afrikane po aq sa mishngrënësit e tjerë afrikanë; është respektuar në shoqëri të ndryshme gjuetarësh, në veçanti nga kulturat predinastike egjiptiane dhe nga populli 'San'.

Lexo më tej...

Java 33-të

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Republika e Shqipërisë është një kandidat zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga qershori i vitit 2014.

Zyrtarisht u njoh nga BE si "shtet kandidat potencial" në vitin 2000, Shqipëria filloi bisedimet me Marrëveshjen e Stabilizim dhe Asocimit (MSA) në vitin 2003. Për këtë u ra dakord me sukses dhe u nënshkrua më 12 qershor 2006, duke kompletuar kështu hapin e parë të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Shqipëria aplikoj për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 28 prill 2009.

Duke ndjekur hapat e shteteve që u bashkuan në BE në vitin 2004, Shqipëria ka qenë e angazhuar gjerësisht me institucionet e BE-së, dhe u bashkua me NATO-n si një anëtar i plotë në vitin 2009.

Lexo më tej...

Java 34-të

Guri i Rozetës, stele e shkruar në tre gjuhë, hieroglife të lashta egjiptiane, demotike dhe greqisht, e cila i shërbeu egjiptologut Jean-Francois Champollion për të deshifruar shkrimin e hieroglifit egjiptian.

Filologjia është studimi i gjuhës në burimet e shkruara historike; ajo është një kombinim i kritikës letrare, të historisë dhe gjuhësisë. Ajo mund të kuptohet edhe si studimi i teksteve letrare dhe rekordeve të shkruara historike, vërtetësimi i origjinalitetit të tyre dhe formës origjinale, dhe përcaktimi i domethënies së tyre. Një person që ndjek këtë lloj studimi njihet si një Filolog.

Në përdorim më të vjetër, sidomos britanik, filologjia është më e përgjithshme, duke mbuluar gjuhësinë krahasuese dhe historike.

Filologjia klasike studion gjuhët klasike. Filologjia klasike filloi fillimisht nga Biblioteka e Pergamumit dhe Biblioteka e Aleksandrisë rreth shekullit të katërt pes, vazhduar nga grekët dhe romakët në të gjithë Perandorinë Romake / Bizantine, të ruajtur dhe promovuar gjatë Epokës së Artë Islamike dhe përfundimisht rifilluar nga dijetarë (gjermane, keltike), euroaziatike (sllaviste) dhe aziatike (sanskrite, persiane, arabe, kineze etj.). Studimet indo-evropiane përfshijnë filologjinë krahasuese të të gjitha gjuhëve Indo-Europiane.

Filologjia, me fokus në zhvillimin historik (analiza diakronike), është në kontrast me gjuhësinë për shkak të insistimit të Ferdinand de Saussure mbi rëndësinë e analizës sinkronike. Kontrasti vazhdoi me shfaqjen e strukturalizmit dhe gjuhësisë Chomskyan së bashku me theksin e saj në sintaksë.


Lexo më tej...

Java 35-të

Henderik Reimers, kapiteni holandezë i xhandarmarisë ndërkombëtare kapet nga forcat shqiptare (qershor 1914)

Kryengritja e Shqipërisë së Mesme ose Lëvizja dumbabiste, ose Kryengritja islamike, ose Kryengritja fshatare ishte kryengritje antikombëtare e fshatarëve të Shqipërisë qendrore, kundër Princ Vidit dhe shtetit shqiptar gjatë vitit 1914, dhe ishte një nga arsyjet që princi të tërhiqet nga vendi, duke shënuar rrënien e Principatës së Shqipërisë. Kryengritja u drejtua nga Haxhi Qamili, Arif Hiqmeti, Musa Qazimi dhe Mustafa Ndroqi. Përveç amnistisë totale, rebelët kërkuan kthimin e Shqipërisë në sundimin e sulltanit të Perandorisë Osmane.

Kundështarë të rebelëve ishin princ Vidi, komandanti i xhandarmërisë Lodewijk Thomson i cili ra në detyrë, vullnetarë mirditorë me ne krye Prênk Bibë Dodën, vullnetarë kosovarë me në krye Isa Boletinin, vullnetarë rumunë e austro-hungarezë.

Në qershor 1915 kryengritja e fshatarësisë muslimane përfundoi.

Lexo më tej...

Java 36-të

Tokugawa Ieyasu

Tokugawa Ieyasu (japonisht: 徳川家康; 31 janar 1543 - 1 qershor 1616) ishte themeluesi dhe shōgun i parë i shogunatit TokugawaJaponisë, i cili drejtoi në mënyrë efektive Japoninë nga Beteja e Sekigahara më 1600 deri në Restaurimin Meiji më 1868. Ieyasu morri fuqinë më 1600, mori emërimin si shōgun në vitin 1603, dhe hoqi dorë nga detyra në vitin 1605, por mbeti në fuqi deri në vdekjen e tij më 1616. Ai ishte një nga tre bashkuesit e Japonisë, së bashku me ish-feudalët Nobunaga dhe Toyotomi Hideyoshi.

Gjatë periudhës Muromachi, klani Matsudaira kontrollonte një pjesë të Provincës Mikawa (gjysma lindore e prefekturës moderne Aichi. Babai i Ieyasu, Matsudaira Hirotada, ishte një luftëtar i mitur lokal me qendër në Kalanë Okazaki i cili kontrollonte një pjesë të autostradës Tōkaidō që lidh Kyoto me krahinat lindore. Territori i tij ishte futur midis fqinjëve më të fortë dhe grabitqarë, duke përfshirë klanin Imagawa me qendër në Provincën Suruga në lindje dhe klanin Oda në perëndim. Armiku kryesor i Hirotada ishte Oda Nobuhide, babai i Oda Nobunaga.

Lexo më tej...

Java 37-të

Gonzalo Higuaín

Gonzalo Gerardo Higuaín (shqiptimi spanjisht: [ɡonˈsalo iɣwaˈjin]; lindur më 10 dhjetor 1987) është një futbollist profesionist argjentinas i cili luan si sulmues për klubin anglez Çelsi në huazim nga Juventus dhe kombëtaren argjentinase.

Me pseudonimin El Pipita ose Pipa, ashtu si babai i tij Jorge, i cili ishte gjithashtu futbollist, Gonzalo Higuaín ka lindur në Francë, dhe mori shtetësinë argjentinase në vitin 2007, duke u bërë me dy shtetësi. Ai filloi karrierën e tij me klubin argjentinas River Plate, para se në janar 2007 të kalonte te klubi spanjoll Real Madrid për 12 milion €. Gjatë kohës së tij në Spanjë, Higuaín fitoi tre La Liga dhe shënoi 107 gola në 190 paraqitje. Ai u bashkua me italianët e Napolit për 40 milion € në korrik 2013, duke fituar edhe Kupën e Italisë në sezonin e parë. Në sezonin 2015–16, ai shënoi 36 gola në kampionat, duke triumfuar në çmimin Capocannoniere; përveç kësaj, ai barazoi rekordin 87 vjeçar Gino Rossettit për numrin e golave të shënuar në elitën e futbollit italian gjatë një sezoni. Falë mesatares mbreslënëse të shënimit në Napoli, kampionët e Italisë Juventus e blenë atë për 90 milion € në vitin 2016, duke u bërë lojtari amerikano jugor më i shtrenjtë i të gjitha kohërave (deri sa Neymar u transferua te PSG një vit më vonë); kjo ishte gjithashtu shifra më e lartë e paguar nga një klub italian (deri sa Juventus bleu Cristiano Ronaldon në vitin 2018) dhe gjithashtu transferimi më i shtrenjtë ndërmjet klubeve të një lige. Ai fitoi kampionatin dhe kupën në dy sezonet e para në klub, si dhe arriti edhe finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2017. Në vitin 2018, ai u huazua te Milani, kurse një vit më vonë në Angli te Çelsi.

Higuaín ka qënë një lojtar i rregullt i Argjentinës që nga viti 2009; ai ka luajtur në tre edicione të FIFA Kupës së Botës dhe tre turnamente të Copa América, duke arritur finalet e Kupës së Botës 2014, Copa América 2015 dhe Copa América Centenario një vit më vonë.

Ky është një artikull i përkryer në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 38-të

Santiago i Kilit

Santiago ose Santiago i Kilit është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Kilit. Santiago ndodhet në luginën qendrore të vendit, në një lartësi prej 520m mbi nivelin e detit.

I themeluar në vitin 1541, Santiago ka qenë kryeqytet i Kilit që nga kohërat kolonialiste. Qyteti ka një qendër të arkitekturës neoklasike së shekullit të 19-të dhe rrugët anësore dredha-dredha. Pamja e Santiagos formohet nga disa kodrat të shkëputura dhe lumit të rrëmbyeshëm Mapocho, dhe nga parqe të tilla si Parku Pyjor. Vargmali i Andeve mund të shihet nga shumica e pikave në qytet. Këto male të kontribuojnë për një problem të konsiderueshëm të smogut, sidomos gjatë dimrit. Periferitë e qytetit rrethohen nga vreshtat.

Edhe pse konsiderohet si një qytet i madh, Santiago nuk është një njësi e vetme administrative, por në të kundërtën është pjesë e territorit të 37 komunave, nga të cilat 26 prej tyre janë krejtësisht brenda zonës urbane dhe 11 jashtë saj. Pjesa më e madhe e qytetit është në kuadër të Provincës së Santiago, me disa zona brenda krahinat Maipo, Cordillera dhe Talagante.

Santiago është përafërsisht në Koordinatat 33° 26' 16 "N 70° 39' 01" D / -33,43778, -70,65028, në një lartësi mesatare prej 567 metrash. Në vitin 2002, conurbation shtrihen rreth 641,4 km ² dhe kishte një popullsi prej 5.428.590 banorë, të barabartë me rreth 35.9% e popullsisë totale. Sipas këtyre shifrave, James është gjithashtu e shtatë më të populluar të qytetit në Amerikën Latine, dhe një nga 45 zonat e qyteteve më të mëdha të botës.

Santiago mban kyçe agjencive qeveritare (në përjashtim të Kombëtar të Kongresit, e cila gjendet në Valparaiso), financiare, administrative, tregtare dhe kulturore i çështjeve. Santiago de Chile është edhe selia e ECLAC dhe është konsideruar e tretë të Amerikës Latine me qytetin më të mira të cilësisë së jetës, pas Buenos Aires dhe Montevideo gama globale si një qytet të klasës, në kulmin e Amsterdamit ose Boston, dhe rrahjen e qytetet e mëdha të tilla si Romë, Stokholm dhe Pekin. Së fundi, ajo konsiderohet si e 53 th më të mëdha të qytetit të ardhurave në botë, me një GDP (PPP) prej US $ 91.000 milion në vitin 2005 dhe llogaritur 160.000 milion $ deri në 2020.

Lexo më tej...

Java 39-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 40-të

Java (gjuhë programimi)

Java (sqt. Xhàva) është gjuhë programuese e cila fillimisht u zhvillua nga James Gosling dhe inxhinierë të tjerë të kompanisë Sun Microsystems. Java si komponentë thelbësore e Java platformës u lëshua në publik më vitin 1995. Java edhe pse shumicën e sintaksës së saj e ka të derivuar nga gjuhët programuese C dhe C++, ajo në krahasim me këto dy gjuhë përmban një model të objektit më të thjeshtë si dhe ka përkrahje më të vogël për punë të drejtë-për-drejtë me resurset sistemore (si p.sh. memorien). Programet e shkruara në Java, zakonisht përpilohenbajtkod që ekzekutohet në makinën virtuale të Java-së (ang. Java Virtual Machine) e cila është e pavarur nga arkitektura kompjuterike.

Gosling këtë gjuhë programuese fillimisht e kishte quajtur Oak (sq. dushk), sipas një druri dushku që shihej nga dritarja e zyrës së tij. Mirëpo, emri u shndërrua më mbas në Java për faj të drejtës së autorit, sepse ekzistonte një gjuhë tjetër programuese e quajtur Oak që nga 1991-shi.

Lexo më tej...

Java 41-të

Moska

Moska (rusisht: Москва́) është kryeqyteti i Rusisë. Moska është një ndër qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Rusisë, ndodhet në pjesën evropiane të Rusisë. Perandorët ose carët e kthyen qytetin në bazën e tyre të urdhrave deri në vitin 1712, kur kryeqytet i Rusisë u bë Saint Petersburg. Moska u rikthye në kryeqytet të Rusisë në vitin 1918 dhe shërbeu si kryeqyteti i ish-Bashkimit Sovjetik nga viti 1922 deri në vitin 1991. Moska ka qenë historikisht kryeqyteti i BRSS, Perandorisë Ruse, Regjimeve cariste dhe Dukatit Moskovit. Moska konsiderohet si një prej qyteteve më të gjelbra të Evropës dhe ka rreth 27 kilometra katrorë gjelbërim në parqe për person. Infrastruktura historike e kombinuar me zhvillimin modern të viteve të fundit e kanë bërë Moskën një prej destinacioneve më intriguese dhe tërheqëse të Evropës.

Gjatë viteve, Moska ka marrë një sërë emërtimesh si Roma e Tretë (Третий Рим), Guri i Bardhë (Белокаменная), Froni i Parë (Первопрестольная) dhe 40 Dyzetat (Сорок Сороков).

Një person nga Moska quhet Moskovit në Shqip ose Moskvich ne Rusisht.

Ky është një artikull i mirë në Wikipedian shqip Lexo më tej...

Java 42-të

Protestuesit duke marshuar më 9 qershor 2019

Protestat e Hong Kongut të vitit 2019 janë një seri demonstratash në Hong Kong dhe protesta solidariteti në qytete të tjera jashtë vendit, të cilat filluan me qëllim tërheqjen e një projektligji ekstradimi të propozuar nga qeveria e Hong Kongut . Nëse miratohej, projektligji do t'u lejonte autoriteteve lokale të arrestojnë dhe ekstradojnë njerëzit që kërkohen në territore me të cilat Hong Kongu nuk ka marrëveshje ekstradimi, përfshirë Kinën dhe Tajvanin.

Shqetësime u ngritën se projektligji do të vendoste qytetarët e Hong Kongut dhe vizitorët nën juridiksionin e kontinentit kinez, duke minuar autonominë e rajonit dhe të drejtat dhe lirinë e njerëzve. Ndërsa protestat përparuan, protestuesit shtruan pesë kërkesa kryesore mbi dyshimet për sjellje të papranueshme nga ana e policisë dhe reformën demokratike, e cila ka ngecur që nga i ashtuquajturi Revolucioni i Çadrave në vitin 2014. Qeveria qendrore kineze ka deklaruar se kjo është "kriza më e rëndë në Hong Kong" që nga dorëzimi më 1997.

Lexo më tej...

Java 43-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 44-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 45-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 46-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 47-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 48-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 49-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 50-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 51-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 52-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 53-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 54-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.