Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/Arkivi/2015

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Artikujt e listuar më poshtë janë artikuj të shfaqur në seksionin "Artikulli i javës" gjatë gjithë vitit 2015.

Arkiva sipas viteve: 2012201320142015201620172018201920202021202220232024


Java 1-rë

At Shtjefën Gjeçovi (1873-1929) njihet si shkrimtar, etnolog e arkeolog që u dallua sidomos në lëmin e zbulimit dhe të afirmimit të traditave etnokulturore të shqiptarëve. Realizoi veprën madhore "Kanuni i Lekë Dukagjinit", pjesë të së cilës u botuan me gjallje të tij në revistën "Hylli i Dritës"; si libër më vete doli në vitin 1933 me një parathënie të At Gjergj Fishta . Kjo vepër është një monument i së drejtës zakonore të shqiptarëve dhe e bëri të njohur autorin në rrethet shkencore. Shtjefën Gjeçovi pinjoll i familjes me origjinë nga Kryeziu i Pukës lindi në Janievë (Kosovë) ku mori mësimet e para, kurse të mesmet i kreu në Kolegjin Françeskan të Troshanit, për të vijuar më pas studimet teologjike në Bosnjë. Shërbeu si famulltar në vise të ndryshme, si në Pejë , në Kurbin , në Gomsiqe . Në Arbënesh të Zarës punoi për një kohë si mësues i shqipes. Mori pjesë në kryengritjet kundërosmane të viteve 1909-1912 dhe më pas në Luftën e Vlorës më 1920. Duke jetuar mes njerëzve mblodhi traditat e folur , etnografike , të drejtën zakonore dhe u interesua për gjuhësinë e arkeologjisë. Gjithë veprimtarinë e tij të shumanshme kulturore e përshkon atdhetarizmi. Kjo veprimtari u bë shkak të vihej në shenjë të rretheve shoviniste serbe, të cilat organizuan vrasjen e tij më 14 tetor 1929. Gjeçovi është autor i Dramës "Dashtunia e Atdheut" (1901), i veprës morale-didaktike "Agimi i Gjytetnisë" (1910) dhe i shumë artikujve e studimeve etnologjike e arkeologjike botuar në organe të ndryshme të shtypit të kohës, sidomos në revistën "Albania" të F. Konicës, ku bashkëpunoi me pseudonimin "Lkeni i Hasit" . Gjeçovi la shumë vepra në dorëshkrim, si "Shqiptari ngadhnjyes" (1904), "Princi i Dibrave" apo "Mojs Golemi" (Dramë), "Mnera e Prezës" (1902), "Përkrenarja e Skënderbeut" . Shumica e këtyre dorëshkrimeve ruhen në Arkivin e Shtetit në Tiranë . Puna e Gjeçovit është në vazhdën e veprimtarëve të Rilindjes për të mbledhur e për të dëshmuar traditat kombëtare dhe lashtësinë historike të shqiptarëve, kulturën e tyre materiale dhe shpirtërore, për të lëvruar fjalën shqipe dhe për të forcuar vetëdijen kombëtare të popullit të vet. Vitet e fundit të Rilindjes u aktivizua edhe një brez poetësh të tjerë. Filip Shiroka (1859-1935), që pati botuar një vjershë luftarake me titull “Në armë Shqipëri” në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Më 1933 nxori vëllimin “Zani i zemrës” , ku përmblodhi vjersha atdhetare të shkruara në kohë të ndryshme, midis tyre poezinë e njohur “Shko dallëndyshe”, e cila është e mbushur me mall për vendlindjen. Ai mbeti në kujtesën e lexuesve si poet i mallit për atdhe. Në fillim të shek. XX në faqet e shtypit botuan vjersha edhe Luigj Gurakuqi (1879-1925), Hilë Mosi (1885-1933), Risto Siliqi (1882-1936), Mihal Grameno (1872-1931) e të tjerë. Luigj Gurakuqi, përveç poezisë së tij atdhetare, shquhet edhe në fushë të mendimit estetik e kritik. Ai mori pjesë gjithashtu në Kongresi i Manastirit . Në vitet e Revolucionit të qershorit ai u bë një nga figurat qendrore të kohës, përkrah Fan Nolit. Risto Siliqi veç të tjerave, u bë kronikan i kryengritjeve të malësisë për liri me veprën "Pasqyra e ditëve të përgjakshme" (1912). Në këtë periudhë hynë në lëvizjen kombëtare e letrare edhe Gjergj Fishta (1871-1940) e Faik Konica (1876-1942), të cilët do ta zhvillonin veprimtarinë e tyre krijuese kryesisht në vitet e Pavarësisë, duke u bërë dy nga figurat qendrore të kulturës shqiptare të kohës.

Java 2-të

Elhaida Dani është një këngëtare shqiptare e njohur në Shqipëri dhe Itali. Fituese e disa çmimeve si Star Akademi, Top Fest , The Voice of Italy së fundi fituese e Festivali i Këngës në RTSH 2014 dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong 2015. Ka studiuar piano që në moshën 6-vjecare në shkollën "Prenk Jakova" në Shkodër . Ka marrë pjesë në talent–show “Star Academy”, ku është shpallur fituese në vitin 2009. Më pas ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare si në Rumani, Bullgari etj. dhe në të gjitha është shpallur fituese e çmimit te madh. Vitit 2011 ishte shumë i suksesshëm për të. Në gusht të këtij viti, ajo ishte një nga konkurrentët e Suncane Skale, ku fitoi çmimin për artisten më te mirë të re. Ne 23-24 shtator ajo ishte pjesë e Festivalit Zlaten Kesten në Petriç, Bullgari ku u zgjodh "Best Singer". Në vitin 2009 ka regjistruar këngën e saj të parë “Si asnjëherë”, por konkurrimi i saj në festivale fillon në Kënga Magjike 2008 ku këndoi "Fjala E Fundit" dhe më pas në vitin 2011, në festivalin e këngës në RTSH. Ajo këndoi "Mijëra Vjet" dhe u nderua me çmimin "Melodia më e mirë". Viti 2012 është një vit i paharruar për Elhaidën pasi publikoi albumin e saj të parë dhe më pas në Top-Fest u shpall fituese e çmimit të madh me këngën “S'je më” . Në vitin 2013, Elhaida Dani merr pjesë në ”The Voice Of Italy”, pasi në serialin tjetër talent show, Amici di Maria de Filippi nuk e pranojnë. Këngëtarja me zërin potent bëri një performancë të jashtëzakonshëm duke çuar në këmbë publikun dhe 4 trainerët: Riccardo Cocciante, Raffaella Carrà, Piero Pelù dhe Noemi. Ajo kishte zgjedhur këngën "Mama Knows Best" të këngëtares Jessie J, të shkruar nga Jessica Cornish dhe Ashton Thomas. Kënga kërkonte një zë të forte dhe me shtrirje vokale dhe performanca e Elhaidës mori komplimenta nga të gjithë trainerët. Piero Pelù e pyeti nëse emri i saj ishte "uragan", por këngëtarja u përgjigj: "Quhem Elhaida dhe vij nga Shqipëria". Në mes të "betejës" së trajnerëve se kush ta merrte në skuader Elhaidën, u fol për herë të parë për një kandidaturë për fitoren e këtij programi të zhvilluar për herë të parë në Itali dhe të transmetuar në RaiDue. Elhaida vendosi të shkojë në skuadrën e këngëtarit Riccardo Cocciante . Në daljen e dytë, vajza nga Shkodra çuditi organizatorët e programit, të cilët e quajtën si sfidë ndërkombëtare mes saj dhe këngëtares italo-amerikane, Franceska Belenis. Beteja e tyre u konsiderua si një “luftë” mes dy tigrash, që nxori fitimtare shqiptaren Dani. Ajo ka kaluar me sukses një tjetër fazë. Elhaida 20-vjeçare u pëlqye shumë në daljen e tretë me performancën e këngës “All by myself”, duke vazhduar garën më tej. Raffaella Carà tha se do donte që të fitonte një nga këngëtarët e saj, por duhet të jemi realist, duke lënë të kuptoheshe se fitorja e këtij programi i takon Elhaidës. Pas perfomancës, publiku italian vendosi çuditërisht për 16-vjeçarin Matia, ndërsa Cocciante zgjodhi Elhaidën për të kaluar në fazën pasardhëse. Në paraqitjen e katërt në “The Voice Of Italy” ishte e paevitueshme të këndohej një këngë në italisht, prandaj Elhaida dhe Riccardo Cocciante zgjodhën “Nessun Dolore” nga Lucio Battisti, por të kënduar me sukses edhe nga Giorgia në albumin e saj të parë në vitin 1994. Elhaida ishte perfekte si gjithmonë dhe në pjesën e dytë të këngës arriti të shpalosë gjithë vlerat e saj interpretuese dhe vokale. Votimi i publikut pritej me emocion edhe nga Cocciante dhe kur dëgjoi emrin e Elhaidës, na bëri të kuptojmë se është Elhaida “arma” që Cocciante ka për në natën finale dhe për të fituar këtë kompeticion. Një triumf i vërtetë mund të konsiderohet performanca dhe pritja që i bëri publiku këngës "Adagio", që Elhaida këndoi në javën para gjysëmfinales. U emocionua shumë tranieri i saj Riccardo Cocciante dhe vetë Elhaida shpërtheu në lotë pas interpretimit. Ajo ishte e përzgjedhura e publikut, duke siguruar kështu vendin në gjysëmfinale. Në gjysëmfinale, Elhaida prezantoi këngën e saj të parë në Itali të titulluar "When Love Calls Your Name", kënge kjo e kompozuar nga Riccardo Cocciante. Ne konkurrim, Elhaida u gjend përballë 16 vjeçarit Mattia Lever dhe u paraqit me këngën e R. Kelly-t "I Believe I Can Fly". Ajo dha si gjihmonë maksimumin dhe Riccardo Cocciante zgjodhi si të preferuarën e tij këngëtaren shqiptare, duke u bërë kështu deçiziv për kalimin e Elhaidës në finalen e "The Voice Of Italy". Nata finale dhuroi shumë emocione sepse ishte një maratonë e vogel ku 4 fituesit e skuadrave, do përballeshin në skenë dhe gjithçka do ishte në duart e publikut. Elhaida e nis natën finale me perlën e Whitney Houston "I Will Always Love You". Interpretimi isaj ishte i papërshkrueshëm dhe emocionoi të gjithë publikun. Në roundin e dytë të finales, secili trainer kishte zgjedhur një këngë të tij për të duetuar me finalistin përkatës. Cocciante dhe Elhaida kënduan mjeshtërisht këngën shumë të njohur, “Margherita”. Roundi i tretë solli në skenë këngët "single" të secilit finalist dhe Elhaida këndoi për herë të parë live këngën e saj "When Love Calls Your Name". Një moment shumë i bukur gjatë finales ishte ardhja në skenë e grupit "Modà", që duetuan me të katërt finalistet. Elhaida dhe Modà kënduan një pjesë nga kënga "Arriverà". Më pas, konkurrentët sollën në skenë këngët e kënduara gjatë audicionit të parë. Pra Elhaida risolli këngën energjike të Jessie J, "Mama Knows Best". Shqiptarja mbylli konkurrimin me një interpretim akoma më perfekt të këngës "Adagio" dhe priste me shumë emocion verdiktin e publikut. Asnjë surprizë... Elhaida Dani shpallet "The Voice Of Italy" me mbi 71% të votave dhe fiton një kontratë me Universal

Java 3-të

Harmonia Fetare në Shqipëri
Bashkjetesa dhe Harmonia fetare në Shqipëri tregon aktualisht janë të zyrtarizuara disa besime fetare, myslimanët sunitë, bektashinjtë, halvetitë, katolikët, ortodoksët dhe protestanët. Në 2 dekadat e fundit kanë depërtuar dhe korente të reja të besimit në zona të ndryshme të vendit. Nëse sot pranohet që mes komuniteteve fetare ka tolerancë dhe bashkëjetesë, kjo nuk duhet të interpretohet në rrafsh sipërfaqësor thotë për Deutsche Wellen në shqip, prof. dr Zyhdi Dervishi, përgjegjës i Departamentit të Sociologjia në Universitetin e Tiranës. Sipas tij, evidentohet shpesh fakti që në raste festash fetare ka shkëmbime urimi nga besime të ndryshme. Bashkjetesa harmonike fetare e pranishme në Shqipëri sipas historianit Ferit Duka(Profesor Doktor-Përgjegjës i Departamentit të Studimeve Mesjetare dhe Osmane në Qendrën e Studimeve Albanologjike)gjatë shekujve të Mesjetës, u ruajt edhe gjatë përhapjes së islamizmit në hapësirën shqiptare, sepse vazhduan të veprojnë pothuajse të njëjtët faktorë konvergjentë: territori i përbashkët, gjuha, traditat etnokulturore si dhe marrëdhëniet shpirtërore. “Populli shqiptar, ka theksuar Papa Gjon Pali II gjatë vizitës së bërë në Shqipëri, është për t’u marrë si shembull në këtë pikëpamje. Që të tre komunitetet fetare mbajnë njëj raport respekti reciprok dhe të një bashkëpunimi të njerëzishëm. Duhet mësuar arti i dialogut dhe i të dëgjuarit, qoftë edhe kur kjo duket e pamundur. Uroj që Shqipëria të bëhet përherë e më tepër atdheu i ekumenizmit dhe i dialogut ndërfetar. A ka lëvdatë më të denjë për ju, sesa të tregoheni me gisht nga Europa dhe mbarë bota, si shembull dialogu, mospërdorimi të dhunës dhe mirëkuptimi fetar të ndërsjelltë.Sigurisht që me përhapjen e fesë islame në viset shqiptare gjatë sundimit osman u thellua më tej diversiteti fetar, gjë që potencialisht krijonte kushte për përçarjen dhe shpërbërjen e kombit shqiptar. Mirëpo kjo gjë nuk ndodhi sepse realiteti i ri fetar ishte një mozaik i vendosur mbi një shtrat të fuqishëm, të përforcuar në rrjedhën e historisë nga veprimi i faktorëve të konvergjencës të përmendur më lart.Nga ana tjetër, ashtu si kundër krishterimi (ortodoks apo katolik) edhe islami tek shqiptarët përgjithësisht mbeti nje fe popullore, larg intolerancës dhe fanatizmit doktrinor. Për më tepër, përhapja në viset shqiptare e sekteve të ndryshme islamike krahas islamizmit sunit, e zbuti së tepërmi klimën e marrëdhënieve ndërfetare në trevat shqiptare. Një rol të vecantë në këtë drejtim luajti urdhëri baktashian, i cili, duke qenë i afërt me të dy besimet kryesore,krishterimin dhe islamin, duke predikuar tolarancën dhe mirëkuptimin ndërshqiptar, kontribuoi në frenimin e prirjeve ndarëse në gjirin e popullsisë dhe në fuqizimin e lidhjeve të unitetit mbi baza etnike dhe kombëtare.Të dhënat e dokumentacionit historik janë vërtetimi më i sigurt për ekzistencën e tolerancës dhe të bashkëjetesës pa probleme të shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Burimet historike të shek. XVII-XVIII jo rrallë afrojnë të dhëna sipas të cilave vajza të krishtera martoheshin me djem të islamizuar dhe se në kundërshtim me rregullat fetare, ata kërkonin që edhe fëmijët e lindur nga këto martesa të përziera të pagëzoheshin në kishë. Çështja është dhe më e thellë në përmbajtjen e këtij fenomeni, thotë prof. dr Dervishi. “Është një traditë e konsoliduar ndër shekuj që besimtarët myslimanë shkojnë tek vendet e shenjta të krishtera, ose e kundërta, me shpresën për të gjetur shërim për veten e tyre, mbarësi për fëmijet a të afërmit. Kjo do të thotë se ke respekt, ke adhurim të veçantë për një vend të shenjtë të një feje tjetër. Gjithashtu është një traditë ndoshta unike tipike shqiptare fakti që vite më parë, por dhe aktualisht, kur një çifti nuk i jetojnë fëmijët, atëherë fëmijët që ju lindin më pas ju vënë një emër të besimit tjetër nga janë vetë. Përshembull të krishterët i venë emër mysliman, apo myslimanët i venë fëmijës një emër të besimit të krishterë”

Java 4-të

Skënderbeu

Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Diber. U mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës. Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë. Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve. Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera. Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare. Ishte Dhimiter Frângu i cili shkroi i pari jetën e Skënderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Frângu ishte bashkëshoqërues i gjithë jetës dhe luftërave të Skënderbeut, arkëtar e shoqërues në udhëtimet e Princit Shqiptar, ndrysh nga Marin Barleti ku ka edhe trillime. Shkrimet latinisht të Frângut të vitit 1480, 12 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, mjerisht u përvetësuan nga të tjerë, dhe përkthimi dhe botimi i saj italisht u bë më vonë, pas vdekjes së Frângut. Patjetër se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim të shek të XVI (1504) kushtuar luftës heroike të arbërve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës) pati jehonë të madhe. Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frângut. Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Siç e thame një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frângu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”

Java 5-të

Ismail Kadare
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të vlerësuar bashkëkohorë i cili shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me "Prix Mondial Cino Del Duca" ; në 2005 fitoi "Man booker International Prize" dhe në vitin 2009 mori çmimin "Prince of Asturias për Artet" . Ai jeton mes Francës dhe Shqipërisë, dhe është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare si dhe kujtime të bashkudhtarëve "Kohë e Pamjaftueshme" . Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani "Qyteti pa reklama" , që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Romani i dramatizuar nga Jeton Neziraj ishte premiere të mërkurën (28 janar) në Teatrin “Instanbul Büyükşehir Belediyesi Şehir Tiyatroları” në Stamboll, Turqi. Sipas "Multimedia" dramatizimi i “Gjeneralit…” [Ölü Ordunun Generali] i përkthyer në turqisht nga Bilge Emin, është vënë në skenë në teatrin kryesor të qytetit të Stambollit, nga regjisori turk M. Nurullah Tuncer. Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat arkaike. Autori shqiptar me veprën e tij ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) dhe e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë me historinë dhe kulturën e pasur shekullore . Kohët e fundit sipas mediave shqipe shkrimtari i mirënjohur ka fituar çmimin Jeruzalemi për vitin 2015 . Gazeta Haaretz thekson se Kadare i dha shprehje lirisë njerëzore në librat e tij. Edhe pse në formën e të shkruarit, personazhet janë kryesisht lokalë, kuptimi dhe rëndësia janë padyshim universale thuhet në motivacion. Çmimi pritet t’i dorëzohet Kadaresë në hapje të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Jeruzalem, nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin në datën 8 Shkurt 2015. Në ceremoni do të jenë të pranishëm edhe fituesit e mëparshëm të çmimit prestigjioz të cilët janë: Bertrand Russell (fitues i parë) , Mario Vargas Llosa, Milan Kundera , Simone de Beauvoir , Susan Sontag , Arthur Miller, Haruki Murakami dhe Ian McEwan

Java 6-të

Mbretëresha Geraldinë


Mbretëresha Geraldinë rrjedh nga një familje shumë e njohur Hungareze. Origjina dhe gjenealogjia e Familjes së Saj daton e dokumentuar qysh nga periudha e Mesjetës, kur Hungaria u pushtua nga Arpadët në vitin 894, dhe kjo familje ishte pjesëmarrëse në krijimin e monarkisë hungareze, nën dinastinë Arpadiane. Në historinë mijëravjeçare të Hungarisë, nuk ka ngjarje të rëndësishme ku familja Apponyi të mos ketë luajtur rol tejet të rëndësishëm. Në periudhën e fundit të dinastisë Arpadine, në 1280, u shfaq emri Chevalier d’Apponyi për herë të parë, si zotërues i një ferme shumë të madhe, për të cilën konfirmohet me dokumente arkivore se mbante emrin “Nagy Apponyi”, e që ishte dhe mbeti deri vonë pronë e kësaj familjeje. Të gjithë paraardhësit e Familjes Appony kanë pasur karrierë shumë të suksesshme politike dhe kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishmet shtetërore në Perandorinë Austriake, në të cilën kanë gëzuar tituj të rëndësishëm fisnikërie, sikundër: baron, kont, etj. Kushëriri i pare te Mbretëreshës Geraldinë, Konti Albert Appony, kryesoi delegacionin Hungarez në Konferencën e Paqes së Versajës dhe më pas përfaqësoi Hungarinë në Lidhjen e Kombeve. Ndërsa gjyshi i Saj, Konti Lajosh Appony, mbajti funksionet më të larta honorifike të Perandorisë Austriake: si Këshilltar intim dhe shambellan i perandorit Franc Jozef dhe Mareshal i Madh i Oborrit të Perandorit Franc Jozef. Gjyshja e Saj ishte një aristokrate prusiane dhe njëkohësisht edhe vajza e Kontit Herman Roger dë Seherr Tos, pasardhës i Princit Ernest – Joakim d’ Anhalt, prej të cilit kanë rrjedhur shumica e dinastive mbretërore evropiane, çka më pas u bë shkas për të marrë nofkën e merituar Babai i mbretërve”. Atdheu i tyre, Hungaria, u copëtua dhe në bazë të Traktatit të Trianonit të vitit 1919, një pjesë e madhe e territorit hungarez, krahas 3.5 milonë hungarezëve, mbetën jashtë kufijve shtetërorë dhe së bashku me to edhe pronat e familjes Apponyi, të cilët u përfshinë nën administrimin e Sllovakisë. Familja Appony ka lidhje gjaku me të gjitha mbretëritë e Europës. Gjyshi nga nëna i Mbretëreshës Geraldinë ishte Xhon Herri Stewart, i cili rridhte nga një familje fisnikësh skocezë, të emigruar në SHBA në shekullin XVII, dhe ishte diplomat i suksesshëm. Ndërsa gjyshja e Saj nga nëna ishte pinjolle e Familjes Hardingun, pronarë të mëdhenj tokash në Karolinën e Veriut. Ajo ishte e bija e kontit Gyula Appony dhe e konteshës Glayds Virginia Stewart, e cila ishte një shtetase amerikane shumë e pasur nga shteti i Marylendit, babai i së cilës ka qenë emëruar si Konsull i Përgjithshëm i Amerikës në Hollandë. Përveç vajzës së madhe Geraldinë, çifti Appony kishte edhe një vajzë tjetër të quajtur Virxhinia, si dhe një djalë të quajtur Xhula. Pas largimit të gjyshes së tyre, për Geraldinën dhe motrën e saj Virxhinia u kujdes e motra e babait të tyre, kontesha Fanny Karolyi, e cila zotëronte një nga kështjellat më të famshme dhe më te bukura të Hungarisë në Zebegeny. Vajzat që kalonin verën në kështjellën e Zebegeny-it, kishin marrë nga një emër luleje. Për shkak të bukurisë së Saj dhe bardhësisë natyrale të lëkurës dhe veshjes me rroba po të të njëjtës ngjyrë, Geraldina u quajt meritueshëm "Trëndafili i Bardhë i Hungarisë" . Geraldina tashmë e rritur, na shfaqet si një europiane autentike që kish trashëguar shumë virtyte dhe vlera morale nga jeta intensive e brendshme e Seher Tesëve, nga bujaria dhe kultura e rafinuar e Aponyve, nga dinamizmi i Stewartëve, nga sensi i përshtatjes dhe i kurajës përballë fatkeqësive prej Hardingëve. Mbretëresha e Shqiptarëve Geraldinë, gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri u impenjua maksimalisht për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, sidomos të shtresave në nevojë. MSM kontribuoi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Vizitat e shpeshta që bënte në këto ambiente, ishin “vizita pune” për të. MSM u impenjua totalisht edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimit të tyre. MSM punoi shumë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit spitalor në Shqipëri, dhe dha një ndihmesë të madhe për ngritjen dhe funksionimin e spitalit Ushtarak në Tiranë. Ajo solli nga Austria, mjekë shumë të mirë për drejtimin e Spitalit Ushtarak. MSM nxiti ngritjen dhe më pas themeloi Maternitetin e parë shqiptar në Tiranë. Një nga projektet që mbahet mend edhe nga bashkëkohës të asaj periudhe, është mobilizimi dhe ngritja e fushëveprimit të Kryqi i Kuq Shqiptar . Mbretëresha Geraldinë mundësoi hapjen e edicionit të parë emetues radiofonik, në Radio Tirana. Prioritet i punës së Saj ishte emancipimi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, për ngritjen e vetëdijes së saj dhe në veçanti emancipimi i pjesës rurale të popullsisë. Përveç përkushtimit të Saj në të mirë të popullit shqiptar, MSM Geraldinë gjente kohë të përkujdesej për mbarëvajtjen e Familjes së Saj, sikundër ishte ndikimi për një edukim sa më cilësor të trashëgimtarit të Fronit Mbretëror

Java 7-të

Arketipi i Të dashuruarve

Dashuria është nje motiv i shpreses, ne te kundert do te ishte nje jete boshe. Dashuria ka forcen te na bashkoje pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij. Vetem dashuria nuk ushtron nje ndjenje xhelozie, as tek njerezit, as te kombet. Vetem dashuria është e afte te mos e ndaje njerezimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetem dashuria mund te na jape energjite e pashtershme, te nevojshme per te zhdukur urine dhe deshperimin. Ne ditet e sotme ai qe dashuron na ngjall menjehere dyshime dhe, ose e marrim per te lehte ose te pavlershem, ose e quajme te pasinqerte. Jemi te sigurte se askush nuk mundet te dashuroje me te vertete dike tjeter pa pasur qellime te tjera. Vlerat e dashurise, si butesia, pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne breterine e banalitetit dhe nuk perfillen. Duajeni njeri-tjetrin Keto fjale jane thene me se dy mije vjet me pare. Me gjithe fuqine qe permban ky mesazhi Bibles, shume prej nesh nuk e kane vleresuar gjate gjithe ketyre viteve. Flitet shume, por shume pak presin qe dikush ta vere vertet ne praktike. Ja kemi lene shenjtoreve dhe te çmendurve. Nese nuk do te duam njeri-tjetrin, do te vdesim thote dikush…Shoqeria moderne është indiferente ndaj thirrjes per dashuri. Qesh me idene se bota do te mund te jetonte si teresi, pa kercenimin e nje holokausti dhe pa garen e armatimeve, por me nje respekt te thelle per vet jeten.Te shumte jane ata te cilet mendojne se kemi arritur ne nje pike te pakthyeshme te historise sone. Por nje gje është e sigurte. Metodat e zakonshme per venien e paqes dhe per ta kuptuar boten tone , fatkeqesisht kane falimentuar.Sa me shume veshtrojme perreth, aq me shume gjejme urrejtje, dhune, paragjykim dhe perbuzje per jeten. Degjojme lajmet dhe lexojme artikujt qe na japin statistika per te vdekurit ne lufte, per urine, per femijet e shfrytezuar dhe te sakrifikuar, per perçmimin ndaj dinjitetit njerezor dhe te drejtat e njeriut. Dhe gjithçka, me te njejtin shpirt, shkruhet edhe ne nje artikull per kampionatin e futbollit. Gjithmone e me shume jemi te kufizuar nga nje spekter i tere, se forcat njerezore jane shpenzuar kot. E megjithate vazhdojme te luajme rolin e nje te verberi e te mos vlersojme alternativen e mundshme te dashurise. Shume njerez nuk do te mund te gjykonin se dashuria ka ate force per te mbajtur ne kembe shumicen e marredhenieve familjare me te ngushta, dhe, duke shkuar me tej zemra nuk do t’i qendronte shtrengimit. Prandaj është thjesht qesharake, qe dikush mund te besoje ne fuqine e dashurise per te zgjidhur problemet nderkombetare. Dashuria universale jo vetem qe është e mundshme, por është edhe forma me e plote, gje per te cilen jemi te afte si qenie njerezore. Por dashuria mund te jete e vlefshme vetem kur heqim dore nga parametrat e vjeteruar mendore, te cilet vazhdojne te na paralizojne. Duhet t’i sfidojme keto sofistike qe e gjykojne çdo gje romantike si absurditet, banalitet idealist, si jo shekcore e anti-intelektuale. Eshte e nevojshme qe ne jeten tone te pranojme dashurine si forcen me te madhe universale per bashkimin dhe miresine, te pranueshme nga te gjithe ata qe me te vertete e deshirojne.Vetem atehere do te zbulojme se dashuria, plotesisht e realizuar, ka fuqine te shmange ato gjera te pavlera qe na ndajne, se armiku yne ka edhe ai nje fytyre dhe nje zemer. Dhe pikerisht kjo është pika ne te cilen gjithçka behet e mundshme. Dashuria është e madherishme si vete jeta dhe kur duam ti japim nje perkufizim, shpesh perfundojme duke i vene kufizime. Sipas nje percaktimi te Finck, " Dashuria është shpesh nje teresi paradoksesh dhe ekziston ne forma aq te shumllojshme sa qe pothuaj çdo percaktim ka te ngjare te mos jete korrekt apo pse jo edhe i papelqyeshem". Ka ekzistuar nje opinion sipas te cilit dashuria është nje subjekt i kufizuar e jo shkencor me te cilin duhet te merren vetem poet e autore kengesh. Mendohej se ajo nuk vrojtohej dot shkencerisht dhe kjo perbente vertet nje veshtiresi metodologjike per studiusit. Por psikologet mendojne se çdo sjellje njerezore, perfshire edhe dashurine romantike, perbejne tema studimi te psikologjise, meqenese dashuria ndikon ne jeten sociale te njeriut, ne marredheniet intime, ne martesen, divorcin etj. Ky fenomen është mjaft i perhapur per njerezit. Jungu besonte shume te dashuria eksplozive aq sa ndertoi nje teori te shpjegimit te dashurise me shikim te pare. Çdo premtim i shpirtit ka çdo here plotesime te panumerta. Natyra, e papermbajtshme, e rrjedhshme, parashikuese, ne ndjenjen e pare te miresise paraprin nje dashamiresi, e cila do te humbase te gjithe cilesite e veta ne driten e saj te pergjithshme. Paraqitja e kesaj lumturie është nje lidhje private dhe e bute e dikujt me dike, qe është magjia e jetes njerezore, qe, si nje egersi hyjnore dhe entuziazem, mberthen njeriun dhe ben nje revolucion ne mendjen dhe trupin e tij, e bashkon me racen e tij, e ben te zotohet ndaj lidhjeve shtepiake dhe qytetare, e çon me me shume simpati ne natyre, rrit fuqine e shqisave, i hap imagjinaten, i shton karakterit te tij atribute heroike dhe te shenjta, vendos martesen dhe i jep qendrueshmeri shoqerise njerezore. Dashuria është e durueshme dhe e sjellshme, dashuria nuk është xheloze as mendjemadhe, as krenare, as egoiste, as zemerake;dashuria nuk llogarit gabimet; dashuria nuk kenaqet nga e keqja por kenaqet nga e verteta. Dashuria nuk heq dore kurre: besimi, shpresa, durimi jane te pashtershme. Dashuria është e perjetshme Eshte besimi, shpresa dhe dashuria; por nga keto te treja, me e madherishme është dashuria . Dashuria nuk është thjesht nje pelqyeshmeri me e madhe nga ana sasiore por nje gjendje psikologjike cilesisht e ndryshme, qe ndryshon nga terheqja e thjështë ne shume drejtime. Me teper se nje miqesi tipike ne fazat e hershme, dashuria perfshin nje ngritje psikologjike (relative), thithje psikologjike te fuqishme nga partneri, interes te gjere per personalitetin e tjetrit, fantazim per te , lekundje te shpeshta emocionale dhe gjendje emocionale ambivalente (Walster 1978). Sipas Davis (1985), dashuria karakterizohet nga elemente te magjepjes, deshires seksuale, eskluzivitetit dhe kujdesit te madh per tjetrin. Dashuria e llojit te mesiperm, njihet nga disa autore si dashuri romantike, per ta dalluar nga terheqja siperfaqesore

  • Autor: Leo Buscaglia
Titulli origjinal i librit: Living, Loving, and Learning

Java 8-të

Kongresi i Lushnjës pas mbledhjes


Kongresi i Lushnjës çeli punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso Fuga, nga 21 deri ne 31 Janar të vitit 1920 . Në Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria si dhe atdhetari Sheh Ibrahim Karbunara i cili realizoi dhe lehtësoi me fjalën e hapjes , shtëpinë e tij pritëse dhe ndikimin autoritar në popullatë dhe te ndërkombtarët . Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga reziku i copeteimit te Shqiperise. Delegateve i uroje mireseardhjen ne Kongres Ferit Vokopola që ishte delegati i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit. Pas Vokopolës, fjalën e mori patrioti i famshëm is asaj kohe Aqif Pashë Elbasani. Aqif Pasha ju përgjigj shkurt të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët duke mbyllur kështu ceremoninë e hapjes së Kongresit. Ju felenderoj për kohën që keni shkruar artikullin por ju lutem bëni kujdes në të shkruarin e shqipes sepse mënyra e formimit të fjalisë ashtu dhe gramatika që përdorni ju le shumë për të dëshiruar Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë. Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 24janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani. Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të frikësonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjës. Mbas këtyre fjalimeve, me vendim unanim nga të gjithë delegatët u vendos që t'i dërgohej një telegram ngushëllimi familjes së Abdyl Ypit dhe pas formulimit të atij telegrami, u mbyllën punimet e asaj dite për të filluar të nesërmen më 30 janar. Mbledhja e tretë që u mbajt atë ditë, vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë. Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtme. Nga kjo analizë u nxuarr si konkluzion se ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të. Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit që ishte vendosur në Durrës dhe me administrimin e saj të keq, e kishte futur vendin në një anarki të madhe e kishte çuar në krijimin e një situate të acaruar politike. Nisur nga këto, ajo qeveri ishte përpjekur me çdo kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes. Për këtë arsye, kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris. Në mbledhjen e katërt që u mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Lartë, imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin. Pas kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Pas Delvinës, në atë qevri u zgjodhën dhe Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi, Drejtor i Përgjithshëm i Postë-telegrafëve. Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tija, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë

Java 9-të

Ujku


Shkencëtarët shqiptarë japin kontributin e tyre në studimin pan-kontinental




  • Europa, një model suksesi për ruajtjen e mishngrënësëve të mëdhenj

Rimëkëmbja e mishngrënësve të mëdhenj në Europë është një sukses i madh për ruajtjen e natyrës. Në një të tretën e Europës së paku një prej llojeve të mishngrënësve të mëdhenj është i pranishëm sipas një artikulli të botuar në revistën prestigjoze shkencore Science. Studimi, për të cilin kanë kontribuar kërkues nga 26 vende të kontinentit, tregon se Europa është një shembull i shkëlqyer ku njerëzit dhe mishngrënësit mund të ndajnë të njëjtat mjedise, thotë autori kryesor Guillaume Chapron, nga Universiteti Suedez i Shkencave Bujqësore (SLU). Studimi ka një rëndësi madhore për vendin tonë, pasi përpos rritjes së vëmendjes ndaj gjendjes së këtyre llojeve të faunës sonë, për herë të parë, kërkues shkencorë nga Shqipëria japin kontributin e tyre si bashkë-autorë të një publikimi në një nga revistat më prestigjoze shkencore të Botës. Në fillim të shekullit 20të, mishngrënësit e mëdhenj ishin zhdukur nga pjesa më e madhe e Europës, me vetëm disa popullata relikte të pranishme. Tashmë nëpër Europë ka popullata të qëndrueshme ose në rritje të Ariut, Ujkut, Rrëqebullit dhe Volverinit (Grykësit) dhe ato nuk jetojnë në zona natyrore larg njerëzve, por në peisazhe dhe mjedise të dominuara nga njeriu. Ky përbën një ndryshim të madh në krahasim me strategjitë që ndiqen në pjesë të tjera të botës ku mishngrënëst mbrohen kryesisht në parqe të mëdhenj kombëtarë ose zona të gjera të natyrës së egër, të veçuara dhe pa ndikim nga njerëzit. Në se Europa do të kishte zgjedhur të njëjtin model, atëhere me siguri ne nuk do të kishim ndonjë prej mishngrënësve të mëdhenj, pasi në asnjë zonë të Europës nuk ka sipërfaqe mjaftueshmërisht të mëdha të natyrës së egër, të pa prekura apo pa ndikim nga njerëzit. “Kjo është një histori suksesi që mbështetet në një legjislacion të mirë, qëndrueshmëri politike, institucione të forta dhe një opinion publik të favorshëm", thotë Guillaume Chapron, kërkues pranë Stacionit të Jetës së Egër Grimsö, Departmenti i Ekologjisë, të SLU-së. Për më tepër, pyjet e Europës dhe popullatat e barëngrënësve të mëdhenj janë në një gjendje më të mirë sot se sa 100 vjet më parë. 76 kërkues shkencorë kanë kontribuar për këtë artikull, ndër të cilët dhe katër studiues nga Shqipëria. Ata kanë grumbulluar të dhënat më të fundit dhe kanë prodhuar hartat e shpërndarjes së mishngrënësve të mëdhenj në pjesën më të madhe të Europës. "Shqipëria hyn në vendet që kanë ruajtur komunitetin e plotë të mishngrënësëve të mëdhenj, të pranishëm në territoret e saj prej mijëra vitesh, përfshirë ariun (Ursus arctos), ujkun (Canis lupus) dhe rrëqebullin (Lynx lynx)" thotë Aleksandër Trajçe, bashkëautor i artikullit, përfaqësues i Shqipërisë në Iniciativën Europiane për Mishngrënësit e Mëdhenj (LCIE) dhe Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Ky fakt përbën një pasuri të madhe natyrore për vendin tonë dhe i jep vlera të mëdha Shqipërisë në kontekstin Europian. Sidoqoftë ka mjaft vend për shqetësim përsa i përket gjendjes specifike së mishngrënëseve të mëdhenj në vendin tonë. "Të tre këto lloje, edhe pse të mbrojtura me ligj, janë në kufijtë e tyre minimalë të mbijetesës. Më i rrezikuari është rrëqebulli, popullata e të cilit në Shqipëri përfaqësohet nga një nënlloj i veçantë që quhet Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus). Nga hulumtimet e PPNEA, rezulton se popullata e këtij lloji në rajon është jo më shumë se 50-60 individë" thotë Kujtim Mersini kryetar i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri PPNEA dhe bashkëautor në artikull. Ky studim shpresohet të ndihmojë në marrjen e masave të ardhshme në ndihmë të ruajtjes së mishngrënësëve të mëdhenj në vendin tonë. "Studimi na bën të ndihemi më të ndërgjegjshëm dhe të motivuar për të vazhduar të punojmë bashkë me institucionet shtetërore (qendrore dhe vendore) dhe banorët që ndajnë territoret me mishngrënësit e mëdhenj. Institucionet e forta dhe zbatimi i ligjit janë faktorë të rëndësishëm të historisë së suksesit të Europës në përpjekjet e saj për të rimëkëmbur mishngrënësit e mëdhenj dhe mjedisin natyror" thotë Ferdinand Bego profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dhe një nga bashkëautorët e artikullit. Rezultatet e këtij raporti, përpos shpresës për të ardhmen e mishngrënësëve të mëdhenj në vendin tonë, janë edhe një tregues i rritjes së kapaciteteve studiuese dhe kërkimore në Shqipëri sipas bashkëautorit Aleksandër Trajçe: "Sfera e ruajtjes së natyrës është ndoshta nga më të neglizhuarat në vendin tonë, kjo edhe nga mungesa e studimeve rigoroze lidhur me gjendjen e mjedisit natyror. Gjithsesi, vitet e fundit, ka një rritje përpjekjesh nga institucione kërkimore dhe shoqëria civile. Fakti që kërkuesit e parë shkencorë nga Shqipëria të cilët arrijnë të publikojnë një artikull në Science – si një nga revistat më prestigjoze shkencore në Botë – vijnë nga sektori i ruajtjes së natyrës, tregon për një model pararojë në drejtim të progresit akademik dhe shkencor të vendit tonë. "Përgjithësisht njerëzit në Europë janë pozitivë ndaj mishngrënësve të mëdhenj, por konfliktet që shkaktuan rënien e tyre në të kalurën – si dëmtimi i bagëtive – janë ende të pranishëm. Sfidat më të mëdha të mishngrënësve të mëdhenj janë në vendet ku ata kanë qenë zhdukur më parë dhe ku njerëzit kanë humbur përshtatshmëritë e tyre për të ndarë pejsazhet me "fqinjët" e tyre të egër. Për më tepër, lloje të tilla si ujku, janë përdorur si simbole të fuqishme në tensione politike dhe sociale midis zonave rurale dhe urbane. Një numër praktikash që zvogëlojnë dëmtimin e bagëtive, si gardhet elektrikë dhe ruajtja e bagëtive me qen të përshtatshëm mund të lehtësojnë këtë bashkëjetesë. Në këtë aspekt, Shqipëria mund të shërbejë si një model për shtetet e tjera të Europës, pasi në vendin tonë një sërë praktikash tradicionale për ruajtjen e bagëtive – si prania konstante e barinjve gjatë kullotjes, rrethimi i bagëtive gjatë natës dhe mbajtja e qenve të stanit – mbijetojnë ende dhe kanë siguruar një bashkëjetesë me mishngrënësit e mëdhenj ndër shekuj, pa i zhdukur ata, në dallim nga shumë vende të Europës.

Java 10-të

Arbëreshët (Shqiptarët e Italisë) janë një pakicë etnike shqiptare që jeton në Itali, që nga shekulli XV dhe XVI. Ata jetojnë kryesisht në rajonet e Abrucit, Kampaniës, Pulias, veçanërisht në Bazilikata, Molize, Kalabri dhe Siçili. Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëria. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane. Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790). Ngulimet e fundit të arbëreshëve janë në Italinë qendrore-veriore, si në Provincën e Pavias dhe të Piaçencës, po ashtu një grup i madh i'u drejtua rajonit qendror të Abrucos. Në Itali sot numërohen mbi 260.000 njerëz që flasin gjuhën arbërore. Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të huajt. Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhe. Historia e gjuhës të pakicës shqiptare të Italisë ka karakteristikat të veçanta dhe, në shumë mënyra unike, në krahasim me traditat gjuhësore dhe letrare të minoritetit tjetër ekzistues në Itali. Raporti i traditave shqiptare të Italisë me gjuhën shqipe të Shqipërisë, dhe të zonave të tjera ku flitet gjuha shqipe, është pjesëmarrja e drejtpërdrejtë dhe e konsiderueshme në lindjen e gjuhës së shkruar shqipe dhe letrare, siç e njohim ne sot. Në çdo rast, komunitetet shqiptare në Itali kanë mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me gjuhën dhe zakonet shqiptare. Ndjenja e përkatësisë ndaj shqiptarëve etnikë, ashtu si dhe feja e zakonet, ka qenë e çimentuar në radhë të parë me gjuhën e përbashkët. Gjuha shqipe dhe tradita letrare e arbëreshëvet të Italisë është e thurur me histori dhe karakteristika të tjera të gjuhës shqipe. Më shumë se një marrëdhënie e prejardhje direkte dhe / apo të varësisë, ju duhet të duhet të flasim për traditë të barabarta dhe paralele, e cila ndan një periudhë të gjatë me traditat e tjera kulturore albanofone shumë aspekte të zhvillimit të letërsisë, të gjuhës dhe, nga ana tjetër (natyrisht), ajo ndryshon nga aspektet ligjore me veçantitë e vendit, organizimit shoqëror, specifikimet ekonomik dhe ligjor të çdo ndarje. Letërsia arbëreshe-shqiptare, në dialektin toskë, ka lindur vetëm me arbëreshët, në tremujorin e fundit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, me botimin në 1592 të "E Mbsuame e Krështerë" nga prifti ortodoks Lekë Matrënga nga Hora e Arbëreshëvet. Në shekujt e shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë ka pasur një rigjallërim të përgjithshëm të jetës kulturore në komunitetet arbëreshe, sidomos ndër arbëreshët e Sicilisë. Intelektualë, kryesisht kishtarë, u interesuan për të kaluarën historike të atdheut, për të mbledhur dëshmi folklorike, fakte dhe shifra lidhur me traditat dhe zakonet e tyre. Ndryshim tjetër i madh në këtë periudhë historike është lulëzimi i letërsisë, në formën e poezisë popullore që u bë një zhanër shumë i popullarizuar dhe u bë pjesë e folklorit tradicional . Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare e arbëreshëve merr përsëri fuqinë dhe vitalitetin. Nga gjysma e parë e shekullit të njëzetë dhe në vazhdim ka një vëmendje në rritje për një ngjallje kulturore që u zgjerua në vitet gjashtëdhjetë

Java 11-të

Elena Gjika


Elena Gjika ose Dora d'Istria (Bukureshti 1828 - 1888) ishte e bija e Mihal Gjikës, vëllait të Princit të Vllahisë Grigor Gjika. Elena Gjika mori një arsim të plotë dhe vazhdoi jashtë vendit, më parë në Dresden, pastaj në Vjenë, Venecia dhe Berlin . Elena u kthye përsëri në vendin e saj në 1849 dhe u martua me dukën rus Aleksandër Kolstov-Massalski. Për disa vjet ajo jetoi në Rusi, kryesisht në Shën Petërsburg, por nuk i ushqeu pikëpamjet nacionaliste të burrit të saj rus, as fanatizmin Ortodoks të Oborrit të perandorit despotik Nikolla. Kur shëndeti i saj u përkeqësua në klimën ruse, ajo mori këshillën e burrit të saj dhe shkoi në Europën Qendrore, fillimisht në Zvicër për disa vjet, pastaj në një udhëtim nëpër Greqi dhe Anadoll. Përfundimisht, ajo u kthye në Itali, duke jetuar në një vilë në Firence. Herë pas here Gjika udhëtonte për në Francë, Irlandë dhe Shtetet e Bashkuara. Si publiciste dhe shkrimtare (kryesisht në frëngjisht) Elena Gjika u bë e njohur në vitin 1855. Ajo shkruante me emrin Dora D'Istria. Gjika botoi një numër shkrimesh që tregonin jo vetëm njohjet e gjuhëve rumanisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, latinisht, greqisht (e vjetër dhe moderne) dhe rusisht, por edhe njohuritë e saj në fushën e shkencës, fesë, politikës, si dhe talentin për të paraqitur pikëpamjet e saj. Vepra e saj e parë ishte " La vie dans l'Eglise monastique Orientale " - "Jeta monastike në Kishën Lindore" (Bruksel 1855; Bot. II-Paris 1858), ku ajo bëri thirrje për shfuqizimin e urdhrave të manastirit. Ajo u pasua nga La Suisse allemande - " Zvicra gjermane " (Gjenevë 1856, 4 Vëllime, gjermanisht; Bot. II, Zürich 1860, 3 Vëllime), një përshkrim i Zvicrës dhe popullit të saj, me një pjesë që përshkruan një ngjitjen në malin Monk. Në shkrimin Les femmes en Orient - "Gratë në Orient" (Zürich 1859, 2 Vëllime), ajo shkruante për emancipimin e grave në Levant (Mesdheu Lindor), në një tjetër, Des femmes, par une femme - "Rreth grave, nga një grua" (Bot. II, Bruksel 1869, 2 vëllime), ajo krahasonte gjendjen e grave në Evropën latine, me ato në Gjermani, dhe kërkonte me fjalë të forta trajtimin e barabartë të burrave dhe grave. Përpara kësaj, ajo botoi Ekskursions en Rouméllie et en Moree - " Ekskursione në Rumeli dhe More " (Zürich 1863, 2 Vëllime), ku ajo përpiqej të tregonte se Greqia e lashtë kishte të njëjtën detyrë civilizuese si Gjermania e kohës së saj. Elena gjithashtu botoi tregimin " Au bord des lacs helvétiques " - "Lundrim në liqenet zvicerane" (Gjenevë 1861), romanet " Fylétia e Arbenoré prej Kanekate laoshima "(Livorno 1867), " Gli Albanesi in Rumenia " , një histori e princëve Gjika, nga familja e saj, në shekujt e 17-të deri 19-të (Bot. II, Firenze 1873), dhe " La poésie des Ottomans " (Bot. II, Paris 1877), si dhe shkrime të shumta mbi historinë e letërsisë, poezisë, çështje politike, shoqërore dhe fetare, historike, arti etj. në revista të mirënjohura franceze (sidomos në Revue des Deux Mondes), belge Libre Recherche, italiane Diritto, Antologia nuova, Rivista europea etj. dhe revista zvicerane, greke, rumune dhe amerikane. Elena Gjika ishte gjithashtu piktore. Ajo ishte anëtare e shumë shoqërive të studiuesve, të tilla si Akademia italiane, ajo u emërua edhe qytetare nderi nga parlamenti grek dhe shumë qytete italiane. Ajo ishte gjithashtu një alpiniste dhe mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkist dhe e shtypjes Kombëtare. U radhit në mes të 10 femrave më të ngritura intelektualisht ne botën e asaj kohe. Përkrahu nxehtësisht Rilindjen Kombëtare Shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si: Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. Ajo rrahu mendime për organizimin e lëvizjes kombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në një varg studimesh: Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore (La nationalité albanaise d'après les chants populaires, 1866), Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore (Les ecrivains albanais de l'Italie Méridionale, 1867), " ShqiptarëtRumani " (Gli albanesi in Rumenia, 1873), etj., ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit Shqiptar kundër sundimit osman. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes Shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull : Dora d'Istrias-Shqiptarët (A Dora D'Istria - Gli Albanesi, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike

Java 12-të

Ekonomisti F.A. Hayek

The Use of Knowledge in Society (Përdorimi i Dijes në Shoqëri) është një artikull akademik i shkruar nga ekonomisiti Friedrich Hayek. Artikulli u botua së pari në nurmin e shtatorit të vitit 1945 në The American Economic Review. Në vitin 2011 "The Use of Knowledge in Society" (Përdorimi i Dijes në Shoqëri) u zgjodh si një nga 20 artikujt më të mirë të botuar tek American Economic Review në 100 vitet e para të ekzistencës së vet si revistë.

Në artikull F. Hayek argumenton kundër vendosjes së një Bordi Qëndror të caktimit të Çmimeve duke theksuar natyrën dinamike dhe organike të luhatshmërisë së çmimeve të tregut dhe të mirat që derivojnë nga një fenomen i tillë. Hayek argumenton se një treg i planifikuar në mënyrë qendrore nuk mund të krahasohet kurrë në efiçiencë me tregun e hapur sepse çdo individ njeh veçse një pjesë fare të vogël të gjërave (informacioneve) që njihen kolektivisht. Kështu, një ekonomi e decentralizuar përplotëson natyrën e shpërhapur të informacionit të shpërndarë në shoqëri (popullatë).

Eseja pati një pritje jo të ngrohtë nga ekonomistët e kohës për shkak të klimës politiko-ekonomike që orientohej kah etatizmi dhe ndërhyjra gjithnjë e më e madhe e shtetit në jetën ekonomike dhe shoqërore. Gjatë viteve '60-të idetë e shprehura në artikull po bëheshin gjithnjë e më të përhapura, pasojë kjo edhe e lajmeve që vinin rreth dështimit të ekonomive të planifikuara të Bllokut të Republikave Socialiste Sovjetike. Në ditët e sotme shumë nga idetë dhe konceptet e formuluara dhe shprehura nga F.A. Hayek në artikull janë të pranuara si shtylla bazë të mendimit ekonomik. Më specifikisht, argumenti qendror i esesë, se luhatjet e çmimeve të tregut promovojnë një shpërndarje efiçiente të resurseve, përqafohet nga pjesa më e madhe e ekonomistëve modernë. Në vitin 2011 "The Use of Knowledge in Society" (Përdorimi i Dijes në Shoqëri) u zgjodh si një nga 20 artikujt më të mirë të botuar tek American Economic Review në 100 vitet e para të ekzistencës së vet si revistë.

Jimmy Wales, ideatori dhe themeluesi i Wikipedisë, e citon artikullin në fjalë si "qendror" në mënyrën se si ai mendon rreth "të menaxuarit e projektit të Wikipedisë". Hayek argumentonte se informacioni është i decentralizuar - çdo individ njeh vetëm një fraksion të vogël të asaj që njihet nga të gjithë - dhe si pasojë, vendimet merren më mirë nga ata që kanë njohuri lokale sesa nga ndonjë autoritet qëndror.


Java 13-të

Autori i librit, filozofi dhe ekonomisti Hans-Hermann Hoppe

Democracy: The God That Failed (Demokracia: Zoti që dështoi) është një libër nga ekonomisti gjermano-amerikan Hans-Hermann Hoppe, i botuar së pari në vitin 2001. Libri është formuluar në një stil aksiomatiko-deduktiv dhe përmban një seri me 13 ese mbi demokracinë. Libri ekzaminon demokracitë moderne nën dritën e dështimeve të dukshme, që ndër të tjera përfshijnë rritjen e nivelit të papunësisë dhe zgjerimin e borxhit publik.

Tema kryesore e librit është një analizë mbi efektet e demokracisë në shoqëri. Njëkohësisht krahasohet demokracia, si sistem politik, me forma të tjera organizimi politik dhe shoqëror, sikundër monarkia apo koncepti i rendit natyror formuluar nga vet autori. Në libër paraqiten një sërë argumentesh që në thelp shpienë në përfundimin se demokracia nuk e ka avancuar idealin e lirisë, prosperitetin dhe në përgjithësi avancimin shoqëror në masën që shumë njerëz besojnë se ka bërë.

Një nga konceptet kryesore që është qëndror në forcën e argumentit të Hoppe-s, ose thënë ndryshe që flet për dobësinë e demokracisë, është ideja e preferencës kohore (time preference). Preferenca kohore mund të shihet si shkalla nëpërmjet të cilës një individ preferon një të mirë në të tashmen përkundrejt të njëjtës së mirë në të ardhmen. Hoppe argumenton se në përgjithësi një shoqëri që avancon do të shikojë një rënie të preferencës kohore drejtë zeros (pa e arritur kurrë atë), meqënëse, duke u bërë të pasur, individëve do t'u nevojitet një pjesë më e vogël e pasurisë së tyre për të kënaqur nevojat e tanishme dhe kështu, si pasojë, do të kenë më shumë pasuri/resurse për t'ua dedikuar nevojave të së ardhmes. Thënë në fjalë të tjera, ndërsa shoqëria avancon, mesatarisht individët do të kenë një normë kursimi më të lartë. Kjo tendencë e normës së preferencës që bie me kalimin e kohës do të vazhdojë, thotë Hoppe, për sa kohë "që asnjë nuk ndërhyn me aktet e përvetësimit të natyrës dhe të prodhimit të një tjetri".

Kjo shpie në një nga argumentet e para të paraqitur në libër kundër qeverisjeve demokratike, që në fakt mund të aplikohen mbi të gjitha format e qeverisjes. Hoppe argumenton se ndërhyrja e qeverisë (qoftë ajo monarkike apo demokratike) në jetët personale/private të individëve shpie vetëm në një rritje të normës së preferencës kohore të individit. Në fjalë të tjera shpie në një rënie të normës së kursimit dhe në degradim apo ngadalësim të rritjes ekonomike. Asyeja kryesore pse kjo ndodh është sepse qeveria rrit në mënyrë të ndjeshme pasigurinë në jetët e njerëzve. Pasiguria, e tipit të krijuar nga qeveritë, shpie në një rritje të preferencës kohore, meqë individët nuk janë më në gjendje të parashikojnë se çfarë përpjesëtimërie të pasurisë së tyre do të jenë në gjendje të ruajnë për të ardhmen - meqë qeveritë ndryshojnë në mënyrë konstante normën e taksimit, të inflacionit dhe të rregullave.

Një tjetër argument që autori përdor në mbështetje të tezës së tij kundër sistemeve demokratike ka të bëjë me problemet që lindin kur lideri i qeverisë nuk është zotëruesii i resurseve të qeverisë por vetëm njëfarë kujdestari. Kjo gjendje krijon motivimin e liderit që t'i përdori resurset sa më shumë të mundi brenda mandatit të vet qeverisës meqë kur të mos jenë më në pushtet nuk do të kenë më akses tek ato. Kjo gjendje është në kontrast me monarkinë, ku mbreti, mbretëresha, apo perandori etj. është në fakt edhe zotëruesit i resurseve dhe kështu është më i motivuar për të ruajtur dhe maksimalizuar pasurinë e qeverisë gjatë një periudhe më të gjatë kohore e si pasojë do të ketë më pak gjasa për të shprëdoruar resurset.

Edhe pse Hoppe thekson disa nga benefitet e monrakisë ndaj demokracisë, ai nuk i bën avokati asnjërës prej tyre. Në të kundërt ai thekson se një rend që i sipërkalon të dyja është ideja e një rendi natyror:

Një alternativë pozitive ndaj monarkisë dhe demokracisë është ideja e rendit natyror. Në një krah, kjo ka të bëjë me pranimin se nuk është shfrytëzimi, monarkik apo demokratik, por prona private, prodhimi dhe shkëmbimi vullnetar që janë burimi i fundëm i civilizimit njerëzor.

— Hans-Hermann Hoppe, Democracy: The God That Failed

Titulli i veprës është një aludim për librin The God That Failed (1949) në të cilin gjashtë autorë ish komunistë përshkruajnë eksperiencat e tyre dhe zhgënjimin me komunizmin.


Java 14-të

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjikKishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Pashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshme që fillon nga e "Mërkura e Përhimtë" dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve) që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishtërimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë. Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.

Java 15-të

Margaret Thatcher

Margaret Hilda Thatcher, Baronesha Thatcher (shqip: Margaret Theçer) (13 Tetor 1925, Lincolnshire - 8 Prill 2013, Londër), politikane Britanike që shërbeu si Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1979 në 1990 dhe si drejtuese e Partisë Konservatore. Ishte kryeministri që shërbeu më gjatë në detyrë gjatë shekullit të 20-të dhe e vetmja femër që ka mbajtur këtë detyrë. Një gazetar sovjetik e quajti atë "Zonja e Hekurt", një nofkë që karakterizoi politikën e saj pa kompromis dhe stilin udhëheqës.

Fillimisht një kimiste para se të bëhej avokate, Thatcher u zgjodh anëtare e Parlamentit për zonën zgjedhore Finchley në vitin 1959. Edward Heath e emëroi atë Sekretare të Shtetit për Arsimin dhe Shkencën në qeverinë e tij të vitit 1970. Në vitin 1975, Thatcher mundi Heath në zgjedhjet e udhëheqjes së Partisë Konservatore për t'u bërë kreu i Opozitës dhe u bë gruaja e parë të udhëhiqte një parti të madhe politike në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u bë kryeministre pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 1979.

Pas vajtjes në "10 Downing Street", Thatcher paraqiti një sërë nismash politike dhe ekonomike që synonin të ulnin papunësinë e lartë dhe të lehtësonin vështirësitë e Britanisë në prag të "Pakënaqësisë së dimrit" dhe të një rënieje ekonomike të vazhdueshme.

Filozofia e saj politike dhe politikat e saj ekonomike theksuan çlirimin nga rregullat të sektorëve të ekonomisë (veçanërisht të sektorit financiar), bërjen e tregjeve të punës më fleksibël, privatizimin e kompanive shtetërore dhe uljen e fuqisë dhe ndikimit të sindikatave.

Popullariteti i Theçerit gjatë viteve të saj të para në detyrë nuk ishte tepër i lartë për shkak recesionit dhe papunësisë së lartë dhe kohës së shkurtër që nga implementimi i reformave. Në vitin 1982 Lufta e ishjve Falklande solli një rigjallërim të mbështetje duke rezultuar në rizgjedhjen e saj në vitin 1983.

Thatcher u rizgjodh për një mandat të tretë në vitin 1987. Gjatë kësaj periudhe mbështetja e saj për një Taksë të Komunitetit (gjerësisht referuar si "taksë votimi") ishte gjerësisht jopopullore dhe pikëpamjet e saj mbi Komunitetin Europian nuk përputheshin me atë të disa pjestarëve të kabinetit të saj. Ajo dha dorëheqjen si kryeministre dhe udhëheqja e partisë në nëntor 1990, pasi Michael Heseltine nisi një sfidë për udhëheqjen e saj. Pas largimit nga Dhoma e Ulët (Commons) në vitin 1992, asaj iu dha titulli Baroneshë e Kesteven në qarkun e Lincolnshire, që i jepte asaj të drejtën të merrte pjesë në Dhomën e Lordëve.

Ajo u tërhoq nga të paraqitjet publike për shkak të keqësimit të shëndetit në vitin 2002 nga një goditje celebrale, dhe në vitin 2013, ajo vdiq nga një goditje tjetër celebrale në Londër, në moshën 87 vjeçare.



Java 16-të

Ilustrim grafik i fushës magnetike të Tokës

Fusha magnetike e Tokës, e njohur edhe si fusha gjeomagnetike, është fushë magnetike që zgjatet nga brendësia e Tokës ku takohet me erën diellore, një lumë ngarkesash pikësore që burojnë nga Dielli. Madhësia e saj në sipërfaqen e Tokës shkon nga 25 në 65 mikrotesla (0.25 në 0.65 gauss). Ajo është fushë e një dipoli magnetik e anuar rreth 10 shkallë me respekt nga boshti i rotacionit të Tokës, sikur aty të ishte i vendosur një magnet në kënd në qendër të Tokës. Ndryshe nga një magnet, megjithatë, fusha magnetike e Tokës ndryshon me kohë sepse ajo gjenerohet nga një gjeodinamo.

Poli magnetik Verior dhe Jugor enden gjerësisht, por ngadalë për kompasë të zakonshëm që të mbetën të përdorshëm për lundrim. Megjithatë, në intervale të parregullta mesatarisht disa qindra-mijëra vjet, fusha e Tokës shfuqizohet dhe Veriu e Jugu magnetik relativisht befas ndërrojnë vendet. Këto ndryshime të poleve gjeomagnetike lënë një shenjë në gure që janë vlera për paleomagnetitet në llogaritjen e fushës gjeomagnetike në të kaluarën. Një informacion i tillë nga kjo anë është i dobishëm në studimin e lëvizjeve të kontinenteve dhe fundeve të oqeaneve në procee tektonike.


Java 17-të

William Shakespeare

William Shakespeare (sq. Uiliam Shejkspir) është dramaturgu me i njohur anglez i të gjitha kohërave. Lindi në Stratford mbi Avon23 prill të vitit 1564 vdiq më 23 prill 1616.

Vepra e tij së bashku me Biblën dhe Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës historike.  Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Njeri nder shkrimtarët me te famshem ne bot. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.


Java 18-të

Skeda:SenatoriRandPaul.jpg
Senatori Rand Paul

Randal Howard “Rand” Paul (Pittsburgh, 7 Janar 1963) është një mjek dhe politikam amerikan nga shteti i Kentuckyt. Që prej vitit 2011 Paul shërben si Senator i Kentuckyt për Partinë Republikane. Ai është gjithashtu mjek oftalmolog dhe i biri i ish-Kongresmenti nga Texasi, Ron Paul.

Paul lindi në Pittsburgh, Pennsylvania. Ndoqi Universitetin e Baylorit dhe u diplomua nga Shkolla e Mjekësisë së Universitetit Duke. Ai filloi të praktikonte profesionin e oftalmologut në vitin 1993 në Bowling Green në Kentucky, dhe ngriti klinikën e tij private në dhjetor të vitit 2007.

Paul njihet si një mbështetësi Lëvizjes Tea Party, dhe si një kritik i Sistemit të Reservës Federale (FED). Ai ka kundërshtuar përgjimin në masë që iu bëhet amerikanëve nga NSA (Agjensia Kombëtare e Sigurisë) dhe mbështet reduktimin e taksimit dhe të shpenzimeve qeveritare. Në çështjet e abortit ai e përshkruan veten e vet si “100% pro-jetës”.

Më 7 prill 2015 Paul zyrtarizoi kandidaturën e vet për të qenë nominimi Republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë.


Java 19-të

Sokol Cikalleshi, i lindur më 27 Korrik 1990, është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan me klubin kroat RNK SplitPrva HNL dhe me kombëtaren shqiptare të futbollit.

Ai është një lojtar i cili njihet për forcën në ajër të shënuar dhe aftësiët e tij për të shënuar, pas 22 golave të shënuar me Kukësin në sezonin 2013–14. Kjo gjë bëri që ai të thirrej për herë të parë në kombëtare nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjet miqësore kundër Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos.



Java 20-të

Kristo Dako (18761941) ishte patriot dhe mësues shqiptar i fillimshekullit të 20.

I lindur në Korçë më 1876 Dako më vonë emigroi në Bukuresht, Rumani, ku mbaroi shkollën e mesme, dhe më vonë Fakultetin e Matematikës. Ai më vonë emigroi në Shtetet e Bashkuara ku mbaroi për filozofi.

Më 1910 u bë drejtor i Shkollës NormaleElbasanit. Editor i gazetës Dielli, organ i Federatës Mbarëshqiptare Vatra më 1913 Dako mori më vonë pjesë në Konferencën e Paqes së Parisit më 1919. Dako është takuar dy herë me presidentin e Shteteve të Bashkuara Woodrow Wilson, për t'i shpjeguar atij interesat kombëtare të Shqipërisë.

Dako u bë Ministër i Edukimit në një nga qeveritë e Ahmet Zogut.

Dako ka themeluar Institutin e Vajzave "Qiriazi" në Korçë, e më vonë në Kamëz, Tiranë.



Java 21-të

Anton Çehovi

Anton Pavlovich Chekhov (/ˈɛkɔːf, -ɒf/; rusisht: Анто́н Па́влович Че́хов, shqiptuar [ɐnˈton ˈpavləvʲɪtɕ ˈtɕɛxəf]; 29 janar 186015 korrik 1904) ishte fizikan, dramaturg dhe autor rus i cili konsiderohet ndër shkrimtarët më të mëdhenj i tregimeve të shkurtra. Karriera e tij si dramaturg përfshin katër klasike dhe tregimet e tij të shkurtra më të mirat janë mbajtur në vlerësim të lartë nga shkrimtarët dhe kritikët. Çehovi kreu praktikën për doktor medicinal jashtë karrierës së tijː "Mjekësia është gruaja ime e ligjshme", ka thënë ai, "dhe letërsia është e dashura ime".Bashkë me Henrik Ibsen dhe August Strindberg, Çehovi referohet si një nga tri figurat themelore në lindjen e hershme të modernizmit në teatër.

Çehovi hoqi dorë nga teatri pas çastit të marrjes së shkatërrimit të veprës The Seagull në vitin 1896, por vepra u gjallërua për të bërë bujë në vitin 1898 nga Teatri i Moskës Constantin Stanislavski, e cila më pas prodhoi edhe veprën tjetër të Çehovit Uncle Vanya dhe dha premierë dy dramat e tij të fundit Three Sisters dheThe Cherry Orchard. Këto katë vepra paraqesin një sfidë për aktorët ashtu edhe për audienceë, sepse në vend të veprimeve konvencionale Çehovi ofron një "teatër të humorit" dhe një "një përmbytje të jetës në tekst".

Çehovi e pati tregimin e tij të parë vetëm për përfitime financiare, por me rritjen e ambicies artistike, ai bëri inovacione formale të cilat kanë ndikuar në evolucionin e tregimeve të shkurtra moderne. Ai nuk kërkoi falje për vështirësitë që paraqiste për lexuesit, duke insistuar se roli i një artisti ishte të bënte pyetje, jo të jepte përgjigjje.



Java 22-të

Ada e Bunës
Ada e Bunës

Ada e Bunës (shk. Ada, malazezisht: Ada Bojana, "Ishulli i Bunës") është ishull lumor në grykën e lumit Bunadetin Adriatik, në cepin juglindor të Malit të Zi, përgjatë kufirit me Shqipërinë. Ishulli është krijuar artificialisht, ndërsa sipërfaqja e tij është 4.9 km2.

Ada e Bunës u krijua në shekullin e 19-të, kur pas një stuhie anija me vela "Merito", nga Trogiri, u fundos në afërsi të dy ishujve të vegjël. Për vite të tëra, mbetjet e anijes së fundosur, së bashku me dy ishujt në afërsi kanë grumbulluar mbetjet lumore duke krijuar kështu ishullin, i cili për të parën herë u shfaq në vitin 1882. Ky ishull me kalimin e kohës e ka ndarë lumin Buna në dy degë.


Java 23-të

Bastiat, autori i veprës "Ligji" (La Loi)

Ligji (anglisht: The Law; titulli origjinal frëngjisht La Loi), është një libër i Frédéric Bastiat, i botuar në vitin 1850. Libri u shkrua në Mugron, dy vite pas Revolucionit të Tretë francez dhe pak muaj përpara vdekjes së tij nga tuberkulozi në moshën 49 vjeçare.

Libri, që ka formën e një eseje, u ndikua nga vepra e filozofit John Locke me titull Second Treatise on Government, dhe nga ana e vet ndikoi në veprën Economics in One Lesson, të Henry Hazlitt. Është një nga veprat më të njohura të Bastiatit, së bashku me The candlemaker's petition (anglisht) dhe The Parable of the broken window (anglisht).

Tek Ligji, Bastiat thotë se "çdonjë nga ne ka një të drejtë natyrore - nga Zoti - për të mbrojtur personin e vet, lirin e vet dhe pronën e vet". Shteti është "zëvendësues i një force të përbashkët për forcat individuale" për të mbrojtur të drejtat e veta. Ligji bëhet pervers kur përdoret për të dhunuar të drejtat e individit, kur ndëshkon të drejtën e njërit për të mbrojtur vetveten nga një përpjekje kolektive e të tjerëve për të miratuar leagjislativisht ligje që në thelp kanë të njëtin efekt me atë të plaçkitjes.



Java 24-të

Matrioshka të hapura

Një kukull matrioshka (Rusisht: матрёшка; IPA: [mɐˈtrʲɵʂkə]matrëška), e njohur edhe si foleja e kukullave ruse ose kukulla ruse, i referohet një grupi kukullash prej druri me madhësi të atilla që futen njëra në tjetren. Emri besohet se vjen nga "Martiosha" ose "Matriona", që janë emra femrash që gëzonin popullaritet të madh ndër fshatarët rusë. Emri tregon matriarkun e një familjeje të madhe ruse. 

E para fole kukullash ruse u bë në vitin 1890 nga Vasily Zvyozdochkin me dizajn të Sergey Malyutin, i cili ishte piktor i zanateve popullore në Abramtsevo. Tradicionalisht shtresa e jashtme është një grua, e veshur në sarafan, një fustan- bluzë tradicionale e fshatarëve rusë, e gjatë dhe pa formë. Figura përbrenda mund të jetë e gjinisë tjetër; më e vogla, kukulla e fundit është tipikisht një foshnjë nga një copë e vetme druri. Shumica e mjeshtërisë është në pikturimin e secilë kukull, e cila mund të jetë mjaft e përpunuar. Kukullat shpesh përcjellin një temë, e cila mund të ndryshojë nga karakteret e përrallave e udhëheqësit sovjetik. Kukullat matrioshka shpesh janë quajtur gabimisht babushka që do të thotë "gjyshe" ose "grua e vjetër".



Java 25-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.

Java 26-të

Clinton Cash: The Untold Story of How and Why Foreign Governments and Businesses Helped Make Bill and Hillary Rich është një libër i vitit 2015 nga Peter Schweizer. Në libër hetohen donacionet e bëra tek Clinton Foundation nga entitete të huaja, fjalimet e paguara të bëra nga Clintonët, dhe pasurimi i tyre personal që prej kohës kur lanë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2001.

Hillary Rodham Clinton duke u betuar si Sekretare e Shtetit në vitin 2009. Bashkëshorti i saj (ish Presidenti ameriikan) Bill Clinton, mban në dorë Biblën.
Shtëpia botuese, Harper, e përshkruan librin si një hetim në burimin e grumbullimit të pasurisë nga ana e Bill dhe Hillary Clintonit që prej lënies së Shtëpisë së Bardhë në vitin 2001.
Përmbledhja pohon se është një gabim të mendohet se Clintonët kanë grumbulluar "$130 million"  në fitime nga fjalimet e tyre dhe jep një sygjerim se Schweizer ka zbuluar se kush qëndron vërtet pas këtyre pagesave të majme.

Libri është strukturuar në njëmbëdhjetë kapituj. Kapitullli i parë parashtron tezën metaforike të Schweizerit  "The Lincoln Bedroom Goes Global", një referencë ndaj Clintonëve që presin donatorët si miq në Lincoln Bedroom (dhoma e fjetjes Lincoln) në Shtëpnë e Bardhë. Titull i kapitullit të fundit është një pyetje: "Quid Pro Quo?".

Zonat madhore ku fokusohet libri Clinton Cash janë ndihmat  e vitit 2010 për Haitin, marrëveshjet për naftën Kolumbiane, politika bëthamore në Indi, përvetësimi nga Rusia e një kompanie minierash uraniumi në SHBA, dhe marrëdhënia mes fjalimeve të paguara të Bill Clintonit ndërsa Hillay Clinton ishte Sekretare Shteti.



Java 27-të

Clinton Cash: The Untold Story of How and Why Foreign Governments and Businesses Helped Make Bill and Hillary Rich është një libër i vitit 2015 nga Peter Schweizer. Në libër hetohen donacionet e bëra tek Clinton Foundation nga entitete të huaja, fjalimet e paguara të bëra nga Clintonët, dhe pasurimi i tyre personal që prej kohës kur lanë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2001.

Hillary Rodham Clinton duke u betuar si Sekretare e Shtetit në vitin 2009. Bashkëshorti i saj (ish Presidenti ameriikan) Bill Clinton, mban në dorë Biblën.
Shtëpia botuese, Harper, e përshkruan librin si një hetim në burimin e grumbullimit të pasurisë nga ana e Bill dhe Hillary Clintonit që prej lënies së Shtëpisë së Bardhë në vitin 2001.
Përmbledhja pohon se është një gabim të mendohet se Clintonët kanë grumbulluar "$130 million"  në fitime nga fjalimet e tyre dhe jep një sygjerim se Schweizer ka zbuluar se kush qëndron vërtet pas këtyre pagesave të majme.

Libri është strukturuar në njëmbëdhjetë kapituj. Kapitullli i parë parashtron tezën metaforike të Schweizerit  "The Lincoln Bedroom Goes Global", një referencë ndaj Clintonëve që presin donatorët si miq në Lincoln Bedroom (dhoma e fjetjes Lincoln) në Shtëpnë e Bardhë. Titull i kapitullit të fundit është një pyetje: "Quid Pro Quo?".

Zonat madhore ku fokusohet libri Clinton Cash janë ndihmat  e vitit 2010 për Haitin, marrëveshjet për naftën Kolumbiane, politika bëthamore në Indi, përvetësimi nga Rusia e një kompanie minierash uraniumi në SHBA, dhe marrëdhënia mes fjalimeve të paguara të Bill Clintonit ndërsa Hillay Clinton ishte Sekretare Shteti.



Java 28-të

Abaz Kupi (6 gusht 1892 - 7 korrik 1976), i njohur dhe si Bazi i Canës, ishte ushtarak dhe aktivist i çështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me zbarkimin e italianëve në Durrës me 7 prill 1939 mbajti qëndresë për 36 orë.

Kupi lindi në Krujë6 gusht 1892 në lagjen Varosh. Familja e tij e kishte origjinën nga Kurbini. Bashkëpunon me Esat pashë Toptanin në nëntor-dhjetor të 1914, kur bashkë me parinë e Krujës vendosin t'i bien Lëvizjes së Shqipërisë së mesme.

Me formimin e qeverisë kombëtare të Lushnjës, së bashku me Bajram Currin e Ahmet Zogun ai mori pjesë në luftën kundër malazezëve në Koplik. Merr pjesë në kryengritjet e M. Merlikës, B. Currit dhe Elez Isufit në shkurt-mars 1922. Gjatë 1924 qëndroi neutral, kapiteni Prenk Pervizi e afroi me Zogun, i cili më vonë e ngarkoi të shërbejë si komandant i xhandarmerisë në Krujë me gradën e kapitenit, që zyrtarizoi ndikimin e Bazit në vendlindje. Më vonë u gradua major dhe shërbeu në Durrës më 1934.

Në ditët e agresionit fashist italian kundër vendit tonë, më 7 prill 1939, A. Kupi udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak te Durrësit, qëndresë e cila e shndërroi në një ikonë. Me pushtimin e Shqipërisë u largua në Stamboll, Turqi. Në qershor të vitit 1939 familja e tij - përbërë nga tre djemtë Petriti, Rrustemi e Fatbardhi, bashkë me nënën dhe motrat -, u internua në Himarë.


Java 29-të

Abaz Kupi (6 gusht 1892 - 7 korrik 1976), i njohur dhe si Bazi i Canës, ishte ushtarak dhe aktivist i çështjes kombëtare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me zbarkimin e italianëve në Durrës me 7 prill 1939 mbajti qëndresë për 36 orë.

Kupi lindi në Krujë6 gusht 1892 në lagjen Varosh. Familja e tij e kishte origjinën nga Kurbini. Bashkëpunon me Esat pashë Toptanin në nëntor-dhjetor të 1914, kur bashkë me parinë e Krujës vendosin t'i bien Lëvizjes së Shqipërisë së mesme.

Me formimin e qeverisë kombëtare të Lushnjës, së bashku me Bajram Currin e Ahmet Zogun ai mori pjesë në luftën kundër malazezëve në Koplik. Merr pjesë në kryengritjet e M. Merlikës, B. Currit dhe Elez Isufit në shkurt-mars 1922. Gjatë 1924 qëndroi neutral, kapiteni Prenk Pervizi e afroi me Zogun, i cili më vonë e ngarkoi të shërbejë si komandant i xhandarmerisë në Krujë me gradën e kapitenit, që zyrtarizoi ndikimin e Bazit në vendlindje. Më vonë u gradua major dhe shërbeu në Durrës më 1934.

Në ditët e agresionit fashist italian kundër vendit tonë, më 7 prill 1939, A. Kupi udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak te Durrësit, qëndresë e cila e shndërroi në një ikonë. Me pushtimin e Shqipërisë u largua në Stamboll, Turqi. Në qershor të vitit 1939 familja e tij - përbërë nga tre djemtë Petriti, Rrustemi e Fatbardhi, bashkë me nënën dhe motrat -, u internua në Himarë.


Java 30-të

Një rrugë e Gjakovës, natën

Gjakova është qytet në pjesën perëndimore të Kosovës. Po ashtu Gjakova është qendër e komunës dhe rajonit me të njëjtin emër.

Toka ku filloj të ngrihet qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, hoxha Hadum Aga e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e xhamijes më pas në atë tokë u filloj të ndërtohet dhe qyteti, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.

Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah Pashë Drenit.

Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.


Java 31-të

Roma e lashtë ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësor të themeluar në Gadishullin Italik që në shekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një nga perandoritë më të mëdha në botën e lashtë.

shekujt e ekzistencës së saj, qytetërimi romak nga një monarki adoptoi një republikë oligarkike dhe më vonë një perandori autokratike. Romakët arritën të dominojnë Evropën jugperëndimore, Evropën juglindore (Ballkanin) dhe tërë rajonin mesdhetar me anë të asimilimit kulturor dhe pushtimit.

Java 32-të

Roma e lashtë ishte një qytetërim që u zhvillua prej një komuniteti te vogël bujqësor të themeluar në Gadishullin Italik që në shekullin e 10-të para Krishtit. I vendosur përgjatë detit Mesdhe, ajo u bë një nga perandoritë më të mëdha në botën e lashtë.

shekujt e ekzistencës së saj, qytetërimi romak nga një monarki adoptoi një republikë oligarkike dhe më vonë një perandori autokratike. Romakët arritën të dominojnë Evropën jugperëndimore, Evropën juglindore (Ballkanin) dhe tërë rajonin mesdhetar me anë të asimilimit kulturor dhe pushtimit.

Java 33-të

Ron Paul (2007)

Ronald Ernest "RonPaul (lindur më 20 gusht 1935) është një mjek amerikan, autor, politikan dhe kongresmen i cili ka shërbyer si Përfaqësuesi i SHBA-së për distriktin 14-të kongresit në Teksas që nga viti 1997. Ai ka qenë tre herë kandidat për president të Shteteve të Bashkuara; si Libertarian (1988), dhe si Republikan (2008), (2012). Ka pikëpamje liberale (klasike) dhe është një kritik i politikave të jashtme amerikane, politikave të brendshme, dhe atyre monetare, duke përfshirë edhe sferën industriale ushtarake; kritik i luftës kundër drogës dhe po ashtu edhe i Rezervës Federale.



Java 34-të

Ron Paul (2007)

Ronald Ernest "RonPaul (lindur më 20 gusht 1935) është një mjek amerikan, autor, politikan dhe kongresmen i cili ka shërbyer si Përfaqësuesi i SHBA-së për distriktin 14-të kongresit në Teksas që nga viti 1997. Ai ka qenë tre herë kandidat për president të Shteteve të Bashkuara; si Libertarian (1988), dhe si Republikan (2008), (2012). Ka pikëpamje liberale (klasike) dhe është një kritik i politikave të jashtme amerikane, politikave të brendshme, dhe atyre monetare, duke përfshirë edhe sferën industriale ushtarake; kritik i luftës kundër drogës dhe po ashtu edhe i Rezervës Federale.



Java 35-të

Memoriali i viktimave të komunizmit dhe rezistencës anti-komuniste në Rumani.
The Black Book of Communism: Crimes, Terror, Repression (Libri i Zi i Komunizmit) është një libër i shkruar nga disa akademikë europianë dhe i redaktuar nga Stéphane Courtois. Libri dokumenton hitorinë e shtypjeve politike dhe civile nga shtetet komuniste, përfshirë gjenocidet, ekzekutimet e njerëzve, deportimet, dhe uritë e tejzgjatura mes popullatës.
Libri u botua për herë të parë në vitin 1977 në Francë nën titullin Le Livre noir du communisme: Crimes, terreur, répression nga Éditions Robert Laffont. Në SHBA libri botohet nga Harvard University Press. Edicioni gjerman, botuar nga Piper Verlag, përfshin një kapitull të shkruar nga Joachim Gauck, i cili mëpastaj u bë edhe President i Gjermanisë.



Java 36-të

Memoriali i viktimave të komunizmit dhe rezistencës anti-komuniste në Rumani.
The Black Book of Communism: Crimes, Terror, Repression (Libri i Zi i Komunizmit) është një libër i shkruar nga disa akademikë europianë dhe i redaktuar nga Stéphane Courtois. Libri dokumenton hitorinë e shtypjeve politike dhe civile nga shtetet komuniste, përfshirë gjenocidet, ekzekutimet e njerëzve, deportimet, dhe uritë e tejzgjatura mes popullatës.
Libri u botua për herë të parë në vitin 1977 në Francë nën titullin Le Livre noir du communisme: Crimes, terreur, répression nga Éditions Robert Laffont. Në SHBA libri botohet nga Harvard University Press. Edicioni gjerman, botuar nga Piper Verlag, përfshin një kapitull të shkruar nga Joachim Gauck, i cili mëpastaj u bë edhe President i Gjermanisë.



Java 37-të

Pullë poste ku paraqitet sociologu gjerman Franz Oppenheimer, autor i librit "Der Staat"

The State (Gjermanisht Der Staat; Shqip: Shteti) është një libër nga sociologu gjerman Franz Oppenheimer, botuar së pari në Gjermani në vitin 1908. Oppenheimer e shkruajti librin në Frankfurt am Main gjatë vitit 1907, si një fragment të katër vëllimeve të veprës System of Sociology, një vepër e rëndësishme interpretative për kuptimin e evolucionit shoqëror; vepër për të cilën ai punoi nga vitet 1890 deri në fund të jetës së vet.

Vepra përmbledh teorinë e përgjithshme të Oppenheimerit rreth origjinës, zhvillimit dhe transformimeve të ardhshme të shtetit. Libri The State, lexohej dhe diskutohej gjerësisht në fillim shekullin e njëzetë.Libri u prit mirë - dhe pati ndikime - në audienca të ndryshme, që prej izraelianëve halutzim, komunitarianëve amerikanë dhe sllavë, tek Kancelari i Gjermanisë Perëndimore Ludwig Erhard, dhe anarko-kapitalistët si Murray Rothbard.


Java 38-të

Hyundai Motor Company logo

Hyundai Motor Company (Hangul: 현대자동차 주식회사; hanja: 現代自動車株式會社; Hangul: 현대; hanja: 現代, IPA: [hjə́ːndɛ]), është një kompani prodhuese automjetesh shumëkombëshe koreanojugore me shtab qëndror në Seul Korea e Jugut. Kompania është themeluar në 1967 dhe, bashkë me nëndarjen e saj me 32.8%, Kia Motors, bashkë përbëjnë Hyundai Motor Group, e cila është prodhuesi i pestë më i madh në botë në bazë të shitjeve vjetore. Në 2008, Hyundai Motor (pa Kian) u rendit iteti prodhues më i madh botëror i makinave. Që prej 2012, kompania shiti mbi 4.4 milionë mjete në të gjithë botën në atë vit, dhe bashkë me Kia totali arrin në 7.12 milionë.

Hyundai operon impjantin më të madh në botë për prodhimin e veturave në Ulsan, Korea e Jugut, i cili ka një kapacitet prodhimi vjetor prej 1.6 milionë njësi. Kompania ka punësuar rreth 75,000 njerëz në të gjithë botën. Mjetet Hyundai shiten në 193 vende nëpërmjet rreth 6,000 dyqane makinash.


Java 39-të

Hyundai Motor Company logo

Hyundai Motor Company (Hangul: 현대자동차 주식회사; hanja: 現代自動車株式會社; Hangul: 현대; hanja: 現代, IPA: [hjə́ːndɛ]), është një kompani prodhuese automjetesh shumëkombëshe koreanojugore me shtab qëndror në Seul Korea e Jugut. Kompania është themeluar në 1967 dhe, bashkë me nëndarjen e saj me 32.8%, Kia Motors, bashkë përbëjnë Hyundai Motor Group, e cila është prodhuesi i pestë më i madh në botë në bazë të shitjeve vjetore. Në 2008, Hyundai Motor (pa Kian) u rendit iteti prodhues më i madh botëror i makinave. Që prej 2012, kompania shiti mbi 4.4 milionë mjete në të gjithë botën në atë vit, dhe bashkë me Kia totali arrin në 7.12 milionë.

Hyundai operon impjantin më të madh në botë për prodhimin e veturave në Ulsan, Korea e Jugut, i cili ka një kapacitet prodhimi vjetor prej 1.6 milionë njësi. Kompania ka punësuar rreth 75,000 njerëz në të gjithë botën. Mjetet Hyundai shiten në 193 vende nëpërmjet rreth 6,000 dyqane makinash.


Java 40-të

Logoja Bugatti

Automobiles Ettore Bugatti ishte një prodhues Francez makinash të performancës së lartë, themeluar në vitin 1909 në qytetin e atëhershëm Gjerman Molsheim, Alsace nga Italiani Ettore Bugatti. Makinat Bugatti njiheshin për bukurinë e dizenjimit (Ettore Bugatti vinte nga një familje artistësh dhe e konsideronte veten si artist edhe konstruktor) dhe për shumë fitoret e tyre në gara. Bugattit më të famshme përfshijnë makinat Type 35 Grand Prix, Type 41 "Royale", Type 57 "Atlantic" dhe makina sportive Type 55.

Vdekja e Ettore Bugatti në 1947 tregoi fundin e markës, dhe vdekja e djalit të tij Jean Bugatti në 1939 siguroi që nuk do të kishte një pasardhës të drejtojë fabrikën. Kompania vuajti shumë nga ana financiare, dhe lëshoi një model të fundit në vitet 1950, para se blihej për biznesin saj të pjesëve të aeroplanëve në vitet 1960. Në vitet 1990, një sipërmarrës Italian e ringjalli markën si ndërtuese të makinave sportive ekskluzive të limituara. Sot, emri zotërohet nga grupi gjerman i prodhimit të automobilëve Volkswagen Group.


Java 41-të

Lufta shqiptaro-veneciane e vitit 1447-1448 u zhvillua mes forcave të Venedikut, te cilat ishin aleate me forcat osmane, dhe shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Lufta erdhi si rezultat i një mosmarrëveshjeje mes Republikës dhe familjes Dukagjini për posedimin e kështjellës së Danjës (Dejës). Skënderbeu, aleat i familjes Dukagjini, ngriti kundër disa qytete të zotëruara nga Venediku përgjatë bregdetit shqiptar, në mënyrë që t'i bënte presion venedikasve për rikthimin e Danjës. Në përgjigje, Republika dërgoi një forcë lokale për të rrethuar kështjellën e Danjës dhe i bëri thirrje Perandorisë Osmane për të dërguar një forcë ekspedite në Shqipëri. Në atë kohë osmanët tashmë kishin rrethuar kështjellën e Svetigradit.

Megjithatë, Lidhja e Lezhës i mposhti si forcat e Venedikut ashtu dhe ekspeditën osmane...

Java 42-të

Një turbinë me avull është një pajisje që nxjerr energji termike nga avulli nën presion dhe e përdor atë për të bërë punën mekanike në një bosht të prodhimit rrotullues. Modeli modern u shpik nga Sir Charles Parsons në vitin 1884.

Për shkak se turbina gjeneron lëvizje rrotulluese, ajo është veçanërisht e përshtatshme për t'u përdorur për të nxitur një gjenerator elektrik - rreth 90% e gjithë prodhimit të energjisë elektrike në Shtetet e Bashkuara (1996) është nga përdorimi i turbinave me avull.

Java 43-të

Feminizmi është një gamë e lëvizjeve dhe ideologjive që ndajnë një qëllim të përbashkët: të përcaktojë, krijojë, dhe të arrij barazi politike, ekonomike, kulturore, personale, dhe të drejtat shoqërore për gratë. Kjo përfshin kërkesat për të krijuar mundësi të barabarta për gratë në arsim dhe punësim. Një feminist/feministe mbron ose mbështet të drejtat dhe barazinë e grave. Lëvizjet feministe kanë bërë fushatë dhe vazhdojnë të bëjnë fushatë për të drejtat e grave, duke përfshirë edhe të drejtën për të votuar, për të mbajtur poste publike, për të punuar, për paga të drejta apo pagesë të barabartë, për të poseduar pronë, për arsim, të kenë të drejta të barabarta në martesë, dhe të kenë pushimin e lindjes...

Java 44-të

Ndërtesa e Kongresit dhe populli përpara ndërtesës

Kongresi i Dibrës, i quajtur gjithashtu Kongresi kushtetues i përbashkët shqiptaro-osman u mbajt në 23-29 korrik 1909 në qytetin e Dibrës. Kongresi u sponsorizua nga qeveria osmane xhonturke nëpërmjet Komitetit Qendror xhonturk “Bashkim e Përparim” me qëllim që të ndikonte me mjete paqësore te shqiptarët për një qëndrim sa më besnik të këtyre ndaj qeverisë osmane.

Megjithatë, një pjesë e mirë e patriotëve shqiptarë pjesëmarrës në kongres refuzuan kategorikisht që të nënshkruanin symbyllur rezolutën e propozuar nga komiteti, dhe krijuan një komision të përbashkët me xhonturqit, vendimet e të cilit, edhe pse ishin në thelb për besnikërinë e shqiptarëve ndaj Perandorisë Otomane, përfshinë për herë të parë disa masa që lejonin që shqipja të bëhej gjuhë zyrtare në Perandori dhe të mund të jepej mësim nëpër shkolla shtetërore.

Java 45-të

Luigj Gurakuqi (Shkodër, 20 shkurt 1879 - Bari, 2 mars 1925) qe hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet, dhe Hero i Popullit shqiptar. Është një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë. Në shkrimet e tij përdorte emrat e pendës Jakin Shkodra e Lek Gruda. Nga ana tjetër, Gurakuqi, si rrallë kush, përjetoi ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë. Në shumicën prej tyre qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë, madje ndër organizatorët e drejtuesit kryesor të tyre.

Java 46-të

Blue Gene/P i IBM, një supekompjuter për llogaritje masive paralele

Paralelizmi në informatikë është formë e llogaritjes në të cilën shumë llogaritje bëhen në të njëjtën kohë, që veprojnë në parimin se problemet e mëdha shpesh mund të ndahen në më të vogla, të cilat pastaj zgjidhen njëkohësisht (paralelisht). Ka disa forma të ndryshme të paralelizmit në informatikë : niveli bit, niveli i instruksionit, paralelizmi i të dhënave dhe paralelizmi i kontrollit. Paralelizmi ka qenë i përdorur për shumë vite, kryesisht në informatikën e performancës së lartë, por interesi në të është rritur kohët e fundit për shkak se kufizimet fizike parandalojnë shkallën e frekuencave. Si pasojë e konsumit të energjisë (dhe për rrjedhojë gjenerimi i nxehtësisë) nga kompjuterët, është bërë një shqetësim në vitet e fundit, paralelizmi është bërë paradigmë dominuese në arkitekturën e kompjuterit, kryesisht në formën e procesorëve shumë bërthamorë.

Java 47-të

Anarchy, State, and Utopia (Anarkia, Shteti dhe Utopia) është një libër i vitit 1974 shkruar nga filozofi i mirënjohur politik amerikan Robert Nozick. Ai ka fituar çmimin U.S. National Book Award në kategorinë e filozofisë dhe të fesë, është përkthyer në 11 gjuhë të huaja, dhe është emërtuar nga U.K. Times Literary Supplement, si një prej "100 librave më me ndikim që prej luftës" (1945-1995).

Nozick argumenton në favor të një shteti minimal/qeverie minimale, "e kufizuar në funksionet e ngushta të mbrojtjes kundër forcës, vjedhjes, mashtrimit, të zbatimit të kontratave, e kështu me rradhë". Nozick argumenton se kur një shtet/qeveri merr më shumë përgjegjësi se këto, atëherë pashmangshmërisht qeveria do të thyejë/shkeli disa të drejta të qytetarëve. Për të mbrojtur qeverinë minimale Nozick paraqet argumente që ilustrojnë se si një shtet/qeveri minimaliste lind natyrshëm prej anarkisë dhe se zgjerimi i këtij pushteti shtetëror përtej minimumit të nevojshëm është i pajustifikuar.

Java 48-të

Deklarata e Pavarsisë e formuluar nga Ismail Qemali dhe e shkruar nga L. Gurakuqi.

Shpallja e Pavarësisë së Vilajetit Shqiptar nga Perandoria Osmane ndodhi në Vlorë28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, pjesa shqip hartuar nga Luigj Gurakuqi, dhe pjesa turqisht nga Ismail Qemali dhe e shkruar nga Shefqet Dajiu. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje:

"Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme".

Lexo më shumë: Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë, Kuvendi i Shpalljes së Pavarësisë

Java 49-të

Lew Rockwell

Llewellyn Harrison Rockwell, Junior (1 korrik 1944, Boston), njohur gjerësisht si Lew Rockwell, është një autor, komentator dhe një nga mendimtarët anarko-kapitalistë më prominent në botë, që në vitin 1982 themeloi Institutin Ludwig von Mises në Auburn, Alabama. Ai vazhdon të shërbejë si President i Institutit L. von Mises dhe në role të tjera lidershipi. Gjithashtu është proponent i Shkollës Austriake të Ekonomisë. Rockwell është gjithashtu edhe Zv. President i Qëndrës për Studime Libertariane në Burlingame, Kaliforni dhe botues i weblogut LewRockwell.com.

Rockwell qe thellësisht i asociuar me mësuesin dhe kolegun Murray Rothbard deri në vdekjen e këtij të fundit në vitin 1995. Ideologjia politike e Rockwellit kombinon një formë të anarko-kapitalizmit me konservatorizmin kulturor dhe Shkollën Austriake të ekonomisë. Ai gjithashtu u bën avokati koncepteve federaliste si një mjet për të promovuar lirinë prej qeverisjes qëndrore (të qëndërzuar), sikundër edhe konceptit të shkëputjes/ndarjes së shteteve/territoreve për të njëjtat arsye politike decentralizuese.

Java 50-të

Autori i librit, Ludwig von Mises

Omnipotent Government: The Rise of the Total State and Total War është një libër nga ekonomisti i shkollës Austriake të EkonomisëLudwig von Mises, botuar së pari në vitin 1944 nga Yale University Press. Libri është një nga shkrimet me më ndikim në fushën e mendimit Libertarian dhe kritikë e ideologjisë statiste dhe socializmit - ku ekzaminohet rritja në fuqi e Nazizmit, marrë si shembull. Libri e trajton Nazizmin (nacional-socializmin) si një lloj teorie socialiste ortodokse. Njëkohësisht libri ofron një kritikë të intervencionizmit ekonomik, planifikimit qëndror, të shtetit të welfare-it dhe qeverisë botërore, duke denoncuar trendet e Aleatëve Perëndimorë drejt shtetit totalitar.

Libri u bë publik falas online për publikun e gjerë nga Instituti Ludwig von Mises në vitin 2004.

Java 51-të

Alpet Shqiptare

Shqipëria gjendet në Evropën juglindore, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjerësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjerësisë lindore, në largësi pothuajse të barabartë nga Ekuatori dhe Poli i Veriut. Në veri-perëndim kufizohet nga Mali i Zi (172 km), në veri-lindje nga Kosova (115 km), në lindje nga Maqedonia (151 km) dhe në jug e jug-lindje nga Greqia (282 km). Laget nga detet Adriatik dhe Jon. Sipërfaqja e përgjithshme është 28,748 kilometra katrorë ndërsa kryeqyteti i saj është Tirana.

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojnë, njëkohësisht dhe lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut.

Java 52-të

Antoni Gaudí Kornet (anglisht: Antoni Gaudi i Cornet) (25 qershor 1852 – 10 qershor 1926) ishte një arkitekt spanjollo–katalunas nga Reusi, i cili ishte udhëheqës formal i Modernitetit Katalunas. Veprat e Gaudisë reflektojnë stilin e tij shumë individual dhe të veçantë dhe janë kryesisht të përqendruara ne Barcelonë, sidomos vepra e tij e madhe letrare, Sagrada Familia.

Pjesa më e madhe e punës së Gaudisë u shënua nga pasionet e tij të mëdha në jetë: arkitektura, natyra, feja. Gaudi studioi çdo detaj të krijimeve te tij, duke integruar në arkitekturën e tij një seri të artizanateve për të cilat kishte aftësi: qeramika, qelqi me njolla, prodhim hekuri i farkëtuar imitim dhe zdrukthëtari. Ai paraqiti teknikat e reja në trajtimin e materialeve, të tilla si trencadís, e bërë nga copa mbeturinash qeramika.

Java 53-të

Energjia me erë, solare, dhe biomasa janë tre burimet e ripërtëritshme të energjisë në zhvillim.

Energjia e ripërtëritshme në përgjithësi definohet si energji që vjen nga burimet burimet natyrore siç janë rrezet e diellit, era, shiu, baticat dhe zbaticat, dallgët, dhe nxehtësia gjeotermale. Energjia e ripërtëritshme zëvendëson lëndët djegëse në katër fusha të ndryshme: gjenerimi elektrik, ajër dhe uji për ngrohje/ftohje, karburantin, dhe shërbimet rurale për ripërtëritjen e energjisë.

Bazuar në raportin e REN21 të vitit 2014, energjia e ripërtëritshme ka kontribuar 19 përqind të konsumit tonë global të energjisë dhe 22 përqind të prodhimit tonë elektrik në vitet 2012 dhe 2013. Ky konsumim i energjisë ndahet si 9% që vjen nga biomasa tradicionale, 4.2% si energji nga nxehtësia (jo-biomasës), 3.8% energjia elektrike nga uji dhe 2% është energjia elektrike nga era, dielli, gjeotermale, dhe biomasë. Investimet në mbarë botën në teknologjitë e ripërtëritshme arriti në më shumë se $214 bilion dollarë në vitin 2013, me shtetet si Kina dhe Shtetet e Bashkuara që kanë investuar shumë në ripërtëritjen e energjisë me erë, uji, diell dhe biokarburante.

Java 54-të

Artikulli do të shfaqet sapo të zgjidhet.