Jump to content

Pogragja (Gjilan)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Pogragja (Gjilani))
[[Kategoria:Malet e Karadakut]]

Pogragjë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Fshati është vendbanim në juglindje të Gjilanit në anën e djathtë të lumit Morava e Binqes rrëzë Maleve të Karadakut, jo larg Kalasë së lashtë me të njëjtin emër. Pogragja është qender e Bashkësise lokale, në të cilën gravitojnë edhe fshatrat tjera për rreth: Llocë, Kokaj, Sllubicë, Bilinicë, Stublina.

Toponimet e (Pogragjës

Tuma e Pogragjës

Tumat janë varre, kodërvarre. Janë varreza të kohës se vjetër të cilat karakterizohen sipas formës së tyre të jashtme, ku fillimisht varroseshin kastat e larta të shoqërisë njerëzore. Tumat gjenden, pothuajse, në pjesën më të madhe të botës. Tuma të shumta gjenden edhe në Ballkan. Pra gjenden edhe në Shqipëri e Kosovë. Fjala tumë rrjedh nga gjuhët Proto-Indo-Evropiane, prej së cilës vjen fjala latine tumulus që d.m.th. kodër- kodër e vogël. Në trojet shqiptare tumat njihen edhe me emrin 'Murana'. Sipas studiuesit Sherafedin Kadriu 'tumat paraqiten kryesisht në grupe, por janë të njohura edhe, jo pak tuma të vetmuara'. Tuma e Pogragjës është një tumë monumentale që i takon llojit të tumave të vetmuara. Ajo ka formë harku, e ndërtuar me shumë shtresa, prej dheut dhe gurëve që ka mbuluar varrin apo varret. Ajo është shumë e vjetër që i takon periudhës së hekurit dhe sipas arkeologes Edi Shukriu më shumë i përngjanë një vendbanimi të mbrojtur. Kadra mbi të cilën është ngritur tuma ka lartësi mbidetare 502m. Tuma ka lartësinë 7m dhe së bashku me 'bidenin' arrinë lartësinë mbidetare 509m. Tuma është e ruajtur mjaftë mirë deri në ditët tona. Para tumës shtrihet një fushë me një pjerrtësi shumë të vogël rreth 2 shkallëve, me sipërfaqe pre 3750m katrorë (75m x 50m). Mbrapa tumës shtrihet Fusha e Lilës (fushë e mal). Në tumë shkohet përmes një rruge anësore, dredharke, që ka një pjerrtësi shumë të madhe dhe sipas gjurmëve të gjetura dikur kanë qenë shkallë të gurta. Nga tuma, duket si në pëllëmbë, rrjedha e lumit Morava, fshati dhe fusha përballë tij. Rrënzë kodrës që ne e quajmë Kodra e tumës, në këmbët e saj kanë zën fill vendbanimet e para, shtëpitë -kasolla të katër vëllëzërve që ishin themelues të këtij fshati ( Bala, Kurta, Cana dhe Voca) që pastaj u bën lagje (Balajt, Kurtajt, Canajët, Vacojt pastaj Tomakët dha Cenajt). Fshati Pogragjë u rrit dhe u zgjerua duke u shtrirë përgjatë dhe kryesisht në anën e djathtë të lumit Morava (Lindje-Perëndim) dhe në Jug në dy anët e lumit të Sllubicës. Pas Luftës së Dytë Botërore disa familje u vendosën në arat e Coparit (copë arë), deri te Mrizi dhe së fundmi 3-4 shtëpi në Selishtë.

...............

Më poshtë po paraqesim një foto të Tumës së Pogragjës dhe një Figurë të skalitur në gurë, një ndër zbulimet e rralla arkeoligjike në të gjitha trojet shqiptare që e zbuloi Naser V. Selmani nga Pogragja në lokalitetin e Tumës. Për këtë gurë të gdhendur kanë shkruar dy studiues të njohur Dr. Qazim Namani dhe Mr. Sc. Emin Sallahu të cilët përmendin edhe një fakt interesant: Sipas arkeologut italian Emanuel Anti, nga Firenca i cili me rastin e një vizite në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, pas analizës që i bëri kësaj figure deklaroi: Gjatë tërë karierës sime nuk kam patur rastin të shoh një paraqitje të tillë në gurë.

Pogragja shtrihet përgjatë luginës së lumit Morava e Binçes, në një lartësi mbidetare prej 400 m. Ky vendbanim është afirmuar në pikëpamje të shërbimeve institucionale me ndarjen administrative deri në vitin 1953 që ka pasur funksionin e qendrës komunale. Pogragja sot është bashkësi lokale e e kësaj treve. Pogragja kufizohet me Llocën në jug, Bilinicën dhe fsh.Kukaj në lindje, në perëndim me Uglarin e në veri me Caparin e Bukovikun dhe në verilindje me Dobërçanin, Ranillugun, e Stublinën.

Lëvizja e popullsisë së Pogragjës tregon rritje nga regjistrimi i parë pas Luftës së dytë botërore e deri më sot. Sipas regjistrimit të parë të popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore në vitin 1948, Pogragja ka papasur 1082 banorë, në vitin 1981, 1560 banorë. Në Pogragjë nuk ka asnjë minoritet ose pakicë. Të githë janë etnik shqiptar.

Viti Banorë
1948 1082
1953 1210
1961 1184
1971 1404
1981 1567
1991 1561
1998 2098
2011 1211[1]

Pogragja gjithsej posedon me 1846.91 hektar sipërfaqe. Prej tyre 382.19 ha janë sipërfaqe me ara, 1.74 ha, me pemishte, 133.61 ha sipërfaqe me livadhe, 108.97 ha sipërfaqe me kullosa, 1128.34 ha sipërfaqe me pyje,. Gjithsej tokë produktive Pogragja i ka 1754.90 ha. tokë. Sipërfaqe joproduktive gjithsej i ka 92 ha.

Personalitete të larta shkencore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Prof.Dr. Sadik Rashiti, Sociolog
  • Prof.Dr. Fehmi Rexhepi, Historian
  • Prof.Dr. Nuhi Rexhepi, Gjuhëtar
  • Prof. Rabit Rexhepi, ish Politikan
  • Mr. Xhafer Xhaferi, Sociolog
  • Jurist dip. Halim Halimi – Veteran i arsimit
  • Mr. Xhemajl Xhemajli, Historian
  • Mr.sci. Nagip Rexhepi, Gjinekolog
  • Mr.sci. Nijazi Rexhepi, Kimist
  • Ing. Fatmir Rexhepi, Politikan
  • Prof.Dr.Shpresa Qamili,Gjuhë Angleze
  • Prof.Dr. Lulzim Esati, Teolog
  • Prof.Ass.Dr. Fitim Rifati, Historian[lidhje e vdekur]
  • Mr.sci. Burim Hasani, Ekonomist

Kuadro me kualifikim të lartë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Prof. Rifat Shabani, pedagog sportiv
  • Prof. Emrush Qamili, Gjuhë dhe Let.Shqipe
  • Jur.dip. Avdi Limoni
  • Prof. Azem Azemi, Gjeograf
  • Prof. Sadri Xhelili, Fizicient
  • Prof. Ymer Latifi, Gjuhe Shqipe
  • Ecc.dip. Ramiz Jashari, ekonomist
  • Ecc.dip. Beqir Shaqiri, ekonomist
  • Ecc.dip. Shukri Hasani, ekonomist
  • Ecc.dip. Ilmi Limani, ekonomist
  • Ecc.dip. Shefki Rexhepi, ekonomist
  • Prof. Bekim Mustafa, Matematicient
  • Ing.Fadil Latifi , Teknolog
  • Prof. Izeir Hyda, Letërsi dhe gjuhë
  • Ing. Mejdi Rexhepi, Elektrotekinik
  • Jur i dip. Selman Imeri - Jurist
  • Dr. Jashar Jashari, urolog
  • Prof. Bahtije Jashari, gjeografe
  • Prof. Mensure Jashari, prefesoreshë e gjuhës angleze në FSK
  • Prof.Dr. Lulzim Esati, Teolog
  • Prof.Agim Ajvazi, Agronom
  • Fatos Ajvazi, Inxhinier i Teknologjise
  • Dr. Fatime Ajvazi-Lenjani, Stomatologe
  • Jur.dip.Halil Zahiri,
  • Jur.dip Xhelil Sahiti
  • Ecc.Xhelal Shabani , Ekonomist
  • Ing. Fadil Rexhepi , Teknolog
  • Prof. Nuhi Duraku, Gjuhe Frenge
  • Prof. Zija Latifi, Gjuhe Shqipe
  • Ing. Shefqet Behluli, Inxhinier i metalurgjise
  • Jur. dip. Jetullah Behluli
  • Prof. Mukadeze Behluli, Biologe
  • Prof.Dr Reshat Jashari, Veterin
  • Dr. Fatmira Jashari Veterinere
  • Ing. Kadrush Limoni, Teknolog
  • Prof. Xhemile Ferizi Ecc.dipl.
  • Ing.dipl.Lulzim Ferizi Inxhinier i elektroteknikes
  • Betim Ferizi Teknologji Informative
  • Mr. Flurim Ferizi Master I Edukates Fizike
  • Faton Ferizi Teknologji Informative
  • Dr. Orhan Shaqiri, Veterin
  • Prof. Rexhep Qamili, Ed. Fizike
  • Mr. Violeta Rexhepi, Pianiste
  • Prof. Shkelqim Latifi, Histori
  • Prof. Valon Rexhepi, Muzikë
  • Ecc. Arlind Behluli, Ekonomist
  • Mr.Ecc. Kushtrim Qamili,Ekonomist
  • Dr.Shpetim Qamili,Doktor i Mjekesise Veterinare(New York ,USA)
  • Jur i dip. Shefqet Xhelili
  • Ecc i dip. Blerim Imeri - Ekonomist
  • Ecc i dip. Betim Hyda - ekonomist
  • Mr. Shkumbin Qamili, Gjuhes Angleze
  • Dr. Selami Kurteshi, anestezist
  • Ing.Visar Rexhepi
  • Dr. Premtim Rashiti, Super specilalist i Kardiologjis, FSK
  • Mr. Mendurim Rashiti, M.A. Psychology of Excellence in Business and Education in LMU, Munchen, Germany[2].
  • Qamil Qamili, Mechatronic / Elektrotechnic (Bachelor of Engineering) System-Programues
Mësimdhënësit:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Shaban Shabani, Drejtor
  • Nazim Limoni, Arsimtar
  • Sherif Salihu, Arsimtar
  • Ilmi Rexhepi, Arsimtar
  • Muharrem Bajrami, Arsimtar
  • Adem Jashari, Arsimtar
  • Saqip Salihu, Arsimtar
  • Bajram Esati, Arsimtar
  • Jetullah Kadriu, Arsimtar
  • Jahi Kadriu, Arsimtar
  • Mexhid Aliu, Arsimtar
  • Mejdi Januzi, Arsimtar
  • Rabit Salihu, Arsimtar
  • Shefket Xhemajli, Arsimtar
  • Fehmi Hasani, Arsimtar

Jakup Bejtullahu, Arsimtar

  • Fahredin Rexhepi, Arsimtar
  • Murat Rifati, Arsimtar
  • Ilmije Hasani, Arsimtare
  • Nazmi Mustafa, Arsimtar
  • Hysnije Shabani-Gjinolli, Edukatore
  • Fekret Aliu, Arsimtar
  • Tefik Hasani, Arsimtar
  • Erduan Shabani , Arsimtar
Personalitete të Artit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Luan Durmishi, Tenor
  • Rexhep Jashari, Këngëtar
  • Qemail Musliu, Këngëtar
  • Samir Aliu, Këngëtar
  • Arsim Rifati, Këngëtar
  • Enver Hyda, Poet
  • Bujar Salihu, Poet
  • Prof. Magbule Xhemaili, Art
  • Prof. Arian Rexhepi, Art
  • Mr. Jeton Rexhepi, Art
  • Hamdi Shabani, Gazetar
  • Prof. Sami Durmishi , Gazetar

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1] Fshati Pogragjë pamjet nga sateliti.



  1. ^ http://pop-stat.mashke.org/kosovo-census-ks.htm
  2. ^ http://www.psy.lmu.de/excellence/students/exc_alumni.pdf