Jump to content

Shurdhani

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shurdhan)
Shurdhan
Fshat

Shurdhan është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Fshati shtrihet 21 km në jug të Gjilanit, gjendet mu në Grykë të Karadakut. Është i njohur për livadhet që duken si ballkone në mal. Jo rrallë gjatë verës ky fshat vizitohet turistë vendor jo vetëm përshkak të natyrës së bukur por për burimin e tij të vogël termal i cili gjendet mu buzë rrugës magjistrale që të shpije në kufi me Maqedoninë, pika kufitare Ballanoc.

Shurdhani – është fshat i komunës së Gjilanit, nja 10 km larg qendrës komunale. Për etimologjinë e këtij oikonimi nuk kemi të dhëna gjuhësore e as arkeologjike, porse nga hetimi ynë del se ka një emërtim me origjinë shqipe. Besohet se toponime të këtij tipi dalin të përmenden, sipas interpretimeve të deritashme, edhe në antikë. I këtillë do të ishte toponimi Sarda të cilin Fr. B. Nopça (Nopça, nr. 43,1911: 918), e konsideron të vazhduar nga shqiptarët në trajtën Shurdhah, ndërsa te emri Sarda gjente një fjalë ilire – trakase. Këtë tezë të Nopçës (Nopseas) e përtriu tani vonë David Luka (Luka, 1972: 134), i cili konsideron po ashtu se emri i sotëm Shurdhah-u (toponim në lindje të Shkodrës) koincidon me emrin ilir të antikës Sard/os : Shurdh/ah dhe me emrin ilir të fisit Sardeates të Dalmacisë. Këtë tezë D. Luka e arsyeton me shndërrimin përmbrenda shqipes të grupit konsonantik (s : sh, rd > rdh). Errësimi i a-së në ë e pastaj në u si refleks i vonë, ka ndodhur për punë të lëvizjes së theksit. Toponimi Shurdhan i anës së Gjilanit, në mungesë të materialeve të shkruara, nuk mund të dihet a ishte i banuar në antikë, andaj s’mund të dihet a në mos quhej edhe ky ndoshta Sarda, porse dihet se kështu si është sot, është emërtim shqip dhe nëse nuk është vazhdim shqiptar i ndonjë toponimi antik, atëherë është toponim që shkon me grupin e toponimeve të emërtuar në bazë të ndonjë vetie të ndonjë apo të banorëve, si bie fjala katundi Rrenc në anë të Opojës. Se ky toponim nuk mbetet i vetmuar për nga tipi, dëshmon edhe rrethana se në Serbinë Jugore ekziston toponimi Surdulica, i cili është, siç thotë Petar Skok e të tjerë, toponim arumun i cili ka vlerën kuptimore të shqipes Shurdhan. Edhe fshatrat Stançiq dhe Stani.[1]

Mahalla e guraxhive: Zenunt, Demirt dhe Idrizt. Mahalla e Zenunve: Rramani, Sahiti, Aqifi. Kena pasur livadhe, rrafshin, aren e Rrahit, varrezat, Qafen, gurin e stanit t'mocem, Purrit, Lugi madh, Lugi thanes, ndermjest, ara drumit. Rogat: Roga lugjve, e Fejzes, e lisit thate, e ndermjeme dhe e madhe. Ne rogen e varrezave eshte festuar festa e bajramit.

Toponimet më karaktristike: Hija, Kodra e Gatë, Kodra e Djegme, Kodra e Arrrave, Balltaku, Guri i llatinit, Te Purrit, Shpati i Vogël, Shapti i Madh, Plepishta, Lugi i Madh, Vrella, Madeni, reka e Madenit, Dabidigi, Guri, Stanit të Moçëm, Kodra e Katunit, Arat e Gurit, Mrizet, Roga e Fejzës, te kisha, te Vorret, Guri i Ostrovicës.[2] Toponimi Shurdhan i anës së Gjilanit, në mungesë të materialeve të shkruara, nuk mund të dihet a ishte i banuar në antikë, andaj s’mund të dihet a në mos quhej edhe ky ndoshta Sarda, porse dihet se kështu si është sot, është emërtim shqip dhe nëse nuk është vazhdim shqiptar i ndonjë toponimi antik, atëherë sipas është toponim që shkon me grupin e toponimeve të emërtuar në bazë të ndonjë vetie të ndonjë apo të banorëve, se ky toponim nuk mbetet i vetmuar për nga tipi, dëshmon edhe rrethana të tjerë, toponim arumun i cili ka vlerën kuptimore të shqipes Shurdhan. Të etimonit tonë janë edhe toponimet Shurdhani i Gjilanit, që lidhet me toponimin Sarda “Shurdhah”; fshati Vęrnez i Vitisë, me prejardhje ilire, ashtu si edhe fshatrat tjera nga Vitia e Gjilanit.[3]

  1. ^ KRYEZIU, BAHTIJAR (2006). NGA TOPONIMIA E ANAMORAVËS (PDF) (bot. Journal of Institute Alb-Shkenca- Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca). AlbShkenca. fq. 527. ISSN 2073-2244. Marrë më 15 qershor 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 165. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,
  3. ^ http://alpa.mali-it.eu/pub/aktet/vol/vol3/Aktet_Vol_III_Nr_4_pp_525_530.pdf

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]