Turhan pashë Përmeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Turhan Pashë Përmeti)
Turhan pashë Përmeti
Turhan Pasha.jpg
Kryeministër i Shqipërise
Në detyrë
14 mars, 1914 – 3 shtator, 1914
Paraprirë ngaFejzi bej Alizoti
Pasuar ngaEsat pashë Toptani
Në detyrë
25 dhjetor, 1918 – 29 janar, 1920
Paraprirë ngaEsat pashë Toptani
Pasuar ngaSulejman bej Delvina
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
14 mars, 1914 – 20 maj, 1914
Paraprirë ngaFejzi bej Alizoti
Pasuar ngaPreng Bibë Doda
Të dhëna vetjake
U lind më1846
Tërhallë, Perandoria Osmane
Vdiq më9 shkurt 1927
Neuilly, Francë
NënshtetësiaShqiptar
PunësimiPolitikan
Nënshkrimi

Turhan pashë Përmeti (Tërhallë, 1846[1] - Neuilly, Francë, 9 shkurt 1927) ka qenë nëpunës e diplomat shqiptar i Perandorisë Osmane dhe më pas tri herë kryeministër i Shqipërisë së pavarur.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Turhan Jusni beu leu në Tërhallë, i biri i Jahja beut, nga familjet e mëdha të qytezës së Përmetitvilajetin e Janinës. Në medresetë e Janinës nxuri arabisht dhe persisht, kurse te "Zosimea" është diplomuar duke marrë njohuritë themelore të shkencave.

Më pas ka vazhduar Fakultetin e Drejtësisë në Athinë. Nga disa pedagogë privatë ka marrë njohuri mbi të drejtën ndërkombëtare, të drejtën romake, mbi historinë e hartimit dhe të nënshkrimit të të gjitha marrëveshjeve duke filluar nga Paqja e Vestfalisë (1648) e deri në vitin 1815 Kongresi i Vjenës dhe njohuri mbi ekonominë ndërkombëtare[2].

U bë funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të jashtme të Perandorisë Osmane. Shërbeu si ambasador në Madrid, vali në Gjirit (vilajeti i Kretës) në vitet 1895 dhe 1896, ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Vakëfeve. Dërgohej nga Stambolli pothuajse në të gjitha misionet në Europë.

Më 1908-1912 shërbeu si ambasador i Perandorisë Osmane në kryeqytetin e Perandorisë Ruse, Shën Petërsburg.

Turhan Pashë Përmeti ishte kryeministër i Shqipërisë në vitin 1914 nga data 15 mars deri më 3 shtator, si dhe nga 1918 deri në vitin 1920. Më 1919 kryesoi delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes. Pas largimit nga posti i kryeministrit u largua në Romë.

Më 1925 qeveria e Ahmet Zogut i kishte lidhur një pension të mirë.

Turhan Pasha vdiq në Neuilly, Francë më 9 shkurt 1927. Njoftimi për vdekjen e tij u bë nga legata shqiptare e Parisit[1].

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 1110. ISBN 978 9943 56 22 5
  2. ^ Egro D., Turhan pashë Përmeti - kryeministri më me ndikim në botë se Ismail Qemali, Panorama, 17 nëntor 2014.