Acetileni - Gaz pa ngjyrë i përbërë nga karboni e hidrogjeni, që digjet me një dritë të bardhë të fortë e që përdoret për ngjitje, për ndriçim etj. Në industri prodhohen edhe llamba me acetilen dhe aparate të cilët përdorin atë për ngjitje
Acetoni - është lëng pangjyrë e i avullueshëm, me erë të fortë si të eterit, që përdoret për prodhimin e lëndëve shpërthyese, të mëndafshit artificial. Po ashtu në industri prodhohen aparate të cilët shërbejnë për ngjitje dhe që përdorin acetonin si materiale ngjitëse ose tretëse.
Acidi - është bashkim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë e veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që me metalet jep kripëra thartore. Varësisht nga bashkimi kimik dallohen edhe acidet, ndër to më të njohura janë acidi sulfurik, acidi yndyror apo acidi organik dhe acidi i akumulatorëve.
Adjutanti - Asistent i caktuar pranë një komandanti ose pranë një shtabi për të kryer detyra ndihmëse.
Administrata - Njësi organizative; formë e veprimtarisë shtetërore
Admirali - Ushtarak me një gradë të lartë në flotën detare të një shteti, e cila i përgjigjet gjenerali të armatës së ushtrisë tokësore.
Adoptimi - Veprimi i një personi ose një grupi për marrje në përgjegjësi të një detyre që ka të bëjë me mbikujdesin.
Adresa - Adresa postare ku përfshihen sidomos emri i rrugës, numri i banesës, kodi postar, qyteti apo fshati. Me adresë nënkuptohen edhe disa data kompjuterike si pshm. adresa e-mail, adresa IP etj.
Aerodinamika - Pjesë e fizikës që studion ligjet e lëvizjes së ajrit e të gazeve të tjera, si edhe veprimet e tyre mbi trupat e ngurtë që lëvizin nëpër to. Pjesë përbërëse të aerodinamikës janë:
Aerodromi - Fushë me pistë e me pajisje të nevojshme për ngritjen, uljen dhe qëndrimin e aeroplanëve e të mjeteve tjera fluturuese.
Aeronautika - Dija dhe mjeshtëria mbi lundrimin në ajër me mjete fluturuese më të lehta ose të rënda se ajri.
Aeroplani - Mjet fluturues më i rëndë se ajri, zakonisht me krahë, që punon me motor dhe që përdoret për udhëtime.
Aeroplanmbajtësi - Mjet që është ndërtuar dhe pajisur për mbajtjen, ngritjen dhe uljen e aeroplanëve në të.
Aeroplanmbajtësja - Mjet lundrues, anije e madhe ushtarake që shërben për mbajtjen, ngritjen dhe uljen e aeroplanëve.
Afta - Fshikë me lëng të bardhë a plagë e vogël, që del në cipën e gojës ose në gjuhë nga disa sëmundje. (mjekësi)
Aftra - Copëz kartoni me një fitil të vogël në mes, që vihet mbi vajin e kandilave.
Agai - Titull për një pronar tokash. Ky titull është i shkallës më të ulët se titulli i beut të cilin e bartnin persona gjatë sistemit çifligar. Karakteristikë e këtyre personave ishte sundimi i fshatit, tokat e të cilit i takonin dhe shëtitjet e tyre në fshat me një kamzhik në dorë. Po ashtu ky titull është bartur nga oficerët e ushtrisë së vjetër osmane të cilët kishin nën komandë jeniçerët.
Agallari Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të gjatë, me fletë gjatore e me push, që rritet në livadhe e gurishta dhe që lulëzon në qershor-gusht.
Agari - Lëndë e qullët që nxirret nga disa leshterikë dhe që përdoret për ëmbëlsira.
Agaveja - Bimë e vendeve të ngrohta, me gjethe shumë të gjata, të trasha, me tul, të dhëmbëzuara e me gjemba. Agaveje është e përshtatshme edhe në industrinë e tekstilit, nga fletat e saj nxirren fije të cilat përdoren për prodhimin e litarëve.
Agërshaku - Rrotë që vihet në majë të boshtit për të lehtësuar tjerrjen e fillit.
Backa - Gropa në mes të leqeve të këmbës, gropa e këmbës në anë të kundër të gjurit.
Baçi - Fjalë që përdoret në krahinat shqiptare dhe ka dy kuptime. Në disa krahina nënkupton një rrip të gjatë leshi që përdorej për të lidhë foshnjat në djep ose përdorej për të mbajtur një barrë ndërsa në disa krahina tjera nënkupton ushkurin, brezëmbrek.
Badra - Bimë barishtore shumëvjeçare, e njohur edhe si preshi i egër, shpatore, lule shpatë. Badra ka kërcell të degëzuar e të lartë rreth një metër, me rrënjë si qepujkë, me gjethe si të preshi dhe me lule të vogla e të bardha. Badra rritet në kullotat dimërore ndërsa lulëzon në pranverë. Po ashtu kjo fjalë përdoret edhe për ballonët që ndërtojnë fëmijët nga kërcelli i prasit të egër.
Bagazhi - Plaçka apo sende të ndryshme, të futura në një valixhe, të mbështjellura që i merr me vete dikush kur udhëton me një mjet. Po ashtu kjo fjalë përdoret edhe për tersin njohurive që ka fituar ndonjë njeri.
Baga Sëmundje që u bie kuajve në këmbë mbi thundër, që shfaqet me ënjtje dhe që shkaktohet zakonisht nga barra e rëndë.
Bagmi - Vaj që përdoret në ritet fetare katolike për të lyer ata që pagëzohen.
Bagëtia - (krahinore) Gjë e gjallë ku bëjnë pjesë kafshët shtëpiake që mbahen për prodhimet e tyre dhe për punë bujqësore. Bagëtia ndahet në bagëti të trashë (lopët, qetë, buajt) dhe në bagëti të imët apo të hollë (dhentë dhe dhitë)
Bagolina - Bar i ngjashëm me tërfilin, i lartë afër një gjysmë metri, me gjethe të holla, që çel lule në ngjyrë limoni.
Bajamja - Fjalë me dy kuptime. Bajamja në mjekësi nënkupton sëmundjen e dy gjëndra në trajtë vazke, që ndodhen në anët e grykës rrëzë gjuhës ndërsa në botanikë është pemë e vendeve të ngrohta, me gjethe të vogla e heshtake dhe me lule të bardha ose ngjyrë trandëfili, që çelin në pranverë si dhe për frytin e këtij druri që ka trajtë vezake dhe lëvozhgë të fortë dhe të lëmuar .
Bajga - Jashtëqitja e kafshëve si lopa, kali, mushka, gomari etj.
Bajgorja - Kosh i madh, i lyer jashtë e brenda me bajga dhe baltë që përdorej për të mbartur drithërin.
Bajzoli - Figurë mitologjike shqiptare në legjendat dhe rapsodët popullore që përfytyrohej si një vigan, i cili vinte nga deti e bënte të këqija. Po ashtu kjo fjalë ka shërbyer më parë për ambasadorë apo të deleguar të një shteti apo mbretërie.
Bajoneta - Armë e bardhë si thikë, që mbërthehet te gryka e tytës së pushkës a e automatikut ose që e mban ushtari në brez.
Bajraku - Njësi ushtarake e më vonë edhe administrative që u krijua në ndarjen tokësore të disa krahinave të Shqipërisë ku ishte organizimi fisnor patriarkal dhe që i zuri vendin këtij organizimi.
Bajkaras - Lojë popullore me shkopinj me të cilët goditet një shkop i ngulur në tokë si flamur.
Cari titull i dikurshëm i perandorit ose mbretit në disa vende sllave.
Carina takë e kohës feudale, që paguhej si vergji ose për doganë.
Carizmi form e qeverisjes në disa vende sllave, ku cari kishte pushtetin më të lartë e të pakufizuar.
Cedra dru halor i lartë me kurorë si piramidë, me hala të ashpra, të gjelbra në të hirtë e të mbledhura tufë, që bën hoçe rrumbullake ose vezake dhe që përdoret për ordendi e në ndërtim.
Cefalopodët - Klasa më e lartë e butakëve të detit, të cilët kanë rreth kokës zgjatime me ventuza, që i përdorin si këmbë për të lëvizur ose për të kapur ushqimin.
Celofani - Lëndë e tejdukshme dhe e papërshkushme nga uji, që bëhet nga celuloza; fleë të holla të bëra prej kësaj lënde që shërbejnë për të mbshtjellë dende të ndryshme.
Celula - Organizatë bazë e Partisë Komuniste të Shqipëris gjatë Luftës Naional Çlrimtare
Celuloidi - Lëndë e fortë dhe e përkulshme, e ngjajshme me bririn, që prodhohet nga celuloza dhe që përdoret për të bëë shirita filmi, krehra etj.
Celuloza - Lëndë e fortë e patretshme, që nxirret nga përpunimi kimik i drurit dhe përdoret për prodhimin e letrës, të mëndafshit artificial,të lëndve shpërthyese etj.
Censura - Shqyrtim e kontroll ii përmbajtjes së veprave të ndryshme para se të btohen a të shfaqen ose kontroll i letrave, telegrameve etj. para se të dorzohen, që bëhet nga një organ zyrtar ose nga një i ngarkuar.
Centi - Monedhë e vogël, e barabart me një të qindtën e dollarit, euros etj.
Centauri - Figur e mitologjisë greke, që përfytyrohej si një qenie nga mesi e sipër si burrë e nga mesi e poshtë kalë.
Centrifuga - Apart që përdoret për të ndarë mekanikisht një lëndë ose për të hequr ujin nga një send a nga njëë përzierje me anë të rrotullimeve të fuqishme.
Çafri - Peshk pendëkuq i ujërave të ëmbla, i gjatë një pëllëmbë, me barkë të gjërë e shumë hala.
Çafka - Shpend uji, që ka qafë të gjatë e këmbë të gjata, sqep të hollë dhe një tufë puplash të zeza në krye.
Çajniku - Enë me lëfyt, me kapak dhe me dorezë që shërben për të zier çaj a për të përvëluar çajin.
Çakalli - Kafshë gjitare grabitqare më e vogël se ujku, me qime të kuqërreme, që ushqehet zakonisht me ngordhësira dhe që nxjerr një angullimë të fortë.
Çakmaku - Mjet i vogël xhepi për të ndezur cigaren, i cili përbëhet nga një kuti metali, që mbushet me benzin a me ndonjë lëndë tjetër, nga një fitil dhe një gur për ta shkrepur.
Çala - Sëmundje nxitëse e bagëtive, që i bën t'u ënjten t'u qelbëzohen indet dhe të çalojnë.
Çallmarja - Bimë barishtore zbukuruese me kërcell të gjatë dhe me lule pa erë, që i kanë petlat të mbledhura njëra mbi tjetrën.
Çallma - Rrip i gjatë pëlhure me ngjyrë të bardhë, të zezë ose të gjelbër, që mbështillet disa herë rreth festes a qeleshes dhe që e mbajnë në kokë klerikët myslimanë dhe burrat në disa vende.
Çami - Banorë vendës i krahinës së Çamërisë ose ai që ka prejardhjen nga Çamëria.
Çamçakëzi - Lëndë e ngurtë, e verdhë dhe e tejdukshme, që nxirret nga rrënja e drunjëve halorë dhe ë përdoret për ngjitje, për izolim dhe për të fërkuar harqet e veglave me tela.
Çamçakëzi - Lloj gome e përzier me një lëndë me erë të mirë dhe me sheqer, që mbahet në gojë për ta përtypur.
Çanaku - Enë e thellë, zakonisht prej balte, ku shtien gjellën.
Çanga - Pllakë metali ose një copë gypi, së cilës i bien për të dhënë një sinjal.
Çanta - Trastë zakonisht katërkëndëshe prej lëkure, prej plastike etj. që mbyllet nga sipër, me dorezë ose me rrip, dhe që shërben për të mbajtur me vete libra e sende të tjera.
Çapari - Shirit me fije ari ose argjendi, që përdoret për zbukurim në veshje.
Çapare - Vegël muzikore e përbërë nga dy pjata bronzi që përplasen njëra me tjetrën. (cimbal)
Çapare - dy copa të vogla e të rrumbullakëta metali, që lidhen në gishtat e duarve të një valltari për të shoqëruar kërcimin me trokitjet e tyre (tingëza)
Çapa - Vegël bujqësore për të prashitur, që ka teh si sqepar në njërën anë, dy dhëmbë në anën tjetër dhe bisht prej druri.
Çarçafi - Pëlhurë e gjerë, zakonisht e bardhë, që shtrohet mbi dyshek ose që i vihet jorganit a batanijes nga faqja e brendshme për t'i mbajtur pastër.
Çarçafi - Mbulesë e hollë, zakonisht e zezë, që hidhnin mbi krye gratë myslimane kur dilnin nga shtëpia, duke lënë zbuluar vetëm sytë.
Çardaku - Pjesë e hapët. e rrethuar zakonisht me parmakë dhe e shtruar me dërrasa, në katin e dytë të shtëpive të vjetra, që shërbente për të pritur miq ose për të ndnjenur ë verë
Çardaku - Lojë në të cilën njëra palë e lojtarëve përkulen të lidhur nga kurrizi për duarsh dhe lojtarët e palës tjetër përpiqen t'u hipi sipër (kaladibrançe).
Çarki - Sini e madhe, me buzë të cektë që përdoret për lakror ose për të shtruar përpara bukë e gjellë.
Çarshia - Treg i mbuluar. Rrugë me dyqane në të dy anë varg njëri pas tjetrit.
Çarraniku - Koçek i vogël prej thuprash ose prej dërrasash të holla, i ngritur lart mbi tokë zakonisht jashtë shtëpisë, për të mbajtur të freskët bulmetin.