Jump to content

Ajeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ajete)

Ajet (arabisht: (آية) ājah, shumës: آيات ājāt) është fjalë arabe për shenjë, provë, urdhërim, ligj, rregull dhe/ose udhëzim. Ajeti është njësi përbërëse e Kur'anit. Numri i përgjithshëm i ajeteve në Kur'an është 6236. Kur'ani, libri i shenjtë i myslimanëve, në tërësi është i strukturuar nga dy nivele tërësishë: sure dhe ajete. Suret Kur'anore janë të përbëra nga ajetet që janë njësia themelore e Kur'anit.

Fjala zakonisht përdoret për t'iu referuar një vargu të Kur'anit, d.m.th. njësisë më të vogël të Kur'anit. Myslymanët besojnë se secili ajet i Kur'anit është një shejnë nga Perëndia (i quajtur Allah në arabisht).

Kapitujt në Kur'an, të guajtura sure në arabisht, janë të përbëra nga disa ajete, edhe pse një sure mund të ndryshojë në masë të madhe në gjatësi, duke filluar prej 3 deri 286 ajete. Brenda një sureje të gjatë, ajetet mund të ndahen në sekuenca tematike dhe pasazhe. Një mit i zakonshëm insiston se numri i ajeteve është 6,666. Megjithatë, numri total i ajeteve në secilën sure, duke mos i llogaritur fjalën Bismillah veç e veç.

Ajetet Kur'anore mund të jenë të përbëra që na 2 shkronja e gjer në më shumë fjalë.

Ajetet që janë të përbëra nga 2 apo disa shkronja ndaras zakonisht paraqiten në fillim të sureve, kështu për shembull kemi Suretu El Bekare (Elif, Lamë, Mimë.) , Suretu Al Imran (njejt (Elif, Lamë, Mimë.), Suretu Jasinë (Ja, Sinë) etj.