Jump to content

Brodi (Sharr)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Brod)
Brod
Fshat
Fshati Brod
Fshati Brod

Brod është një vendbanim dhe fshat turistik në komunën e Sharrit, Kosovë.[1]

Terreni përreth Brodit në jugperëndim është kodrinor, por në verilindje është malor. Pika më e lartë mbidetare është Rule, 2 220 metra mbi nivelin e detit dhe e cila gjendet 2.8 km në lindje të Brodit. Brodi është mjaft i populluar, me 207 banorë për kilometër katror. Qyteti më i afërt është Sharri (Dragashi) , 5.8 km në veriperëndim të Brodit. Në zonën përreth Brodit ekzistojnë male të larta me formacione shkëmbore. [2]

Temperatura mesatare vjetore në rajon është 3° C . Muaji më i ngrohtë është korriku, kur temperatura mesatare është 15 ° C, ndërsa muaji më i ftohtë është janari, me -10 ° C. Reshjet mesatare vjetore janë 1160 milimetra. Muaji me të reshurat më të mëdha është nëntori, me një mesatare prej 133 mm, kurse muaji më i thatë është gushti, me vetëm 34 mm reshje.[3][4]

Fshati Brod është i begatshëm edhe me shtigje të skijimit. Pikërisht për këtë arsye është ngritur edhe Qendra Skitare, si njëra ndër qendrat më të reja skitare në Kosovë.[5] Në kuadër të saj funksionon edhe ski lifti i cili ofron mundësi dhe kushte edhe për skijim gjatë natës.[1] Gjithashtu ekzistojnë edhe kushte për zhvillimin e turizmit malor dhe organizimin e garave të ndryshme, si në nivel të Kosovës ashtu dhe të atyre ndërkombëtare.[6][7][8]

  1. ^ a b Knaus, Verena; Warrander, Gail; Olenicoff, Larissa; Jennions, Bridget Nurre (5 tet 2017). Kosovo (në anglisht). Brandt Travel Guides. fq. 239 - 242. ISBN 9781784770587.- ISBN 1784770582
  2. ^ ”NASA Earth Observations: Land Cover Classification”. NASA/MODIS. 30 januari 2016.
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2018. Marrë më 17 dhjetor 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ ”NASA Earth Observations: Rainfall (1 month - TRMM)”. NASA/Tropical Rainfall Monitoring Mission. 30 januari 2016.
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2018. Marrë më 19 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2016. Marrë më 19 dhjetor 2017.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ Kupa e Shqipërisë në Kosovë, Rita Idrizi dhe Marsel Biçoku më të dalluarit[lidhje e vdekur]
  8. ^ "Mbahet me sukses gara e hapur Kombëtare e Shqipërisë". Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2018. Marrë më 19 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Brodi - Sharr – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  • Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Brod/Brod fallingrain.com