Dita e mësuesit
Dita e Mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve '90 në Shqipëri, për të nxitur mësimdhënien e një cilësie sa më të lartë, mësuesit më të dalluar shpërbleheshin me dekorata të larta që ishin Mësues i Merituar dhe Mësues i Popullit.[1] [2]
Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe.[3] Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.[2]
Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i përkushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.[1]
Dita Botërore e Mësuesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetori si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966. Po në këtë vit, sipas idesë dhe sugjerimit të UNESCO-së, pedagogu zviceran Robert Dottrens (1893 - 1984) hartoi edhe betimin solemn të mësuesit mbi bazën e betimit të Hipokratit. [4]
Lista e ditëve të mësuesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shteti | Dita e Mësuesit. [5][6][7][8][9][10][11][12][13][14][15][16] [17][18][19][20][21][22][23][24][25][26][27][28][29][30][31] |
---|---|
Shqipëria | 7 Marsi. |
Afganistani | Tetori. |
Algjeria | 28 Shkurti. |
Argjentina | 11 Shatori. |
Armenia | 5 Tetori. |
Arabia Saudite | 28 Shkurti. |
Australia | E premtja e fundit e tetorit. |
Azerbajxhani | 5 Tetori. |
Bangladeshi | 5 Tetori. |
Bellorusia | 14 Gushti. |
Brunei | 23 Shtatori. |
Butani | 2 Maji. |
Bolivia | 6 Qershori. |
Brazili | 15 Tetori. |
Bullgaria | 5 Tetori. |
Birmania (Burma ose Mjanmari) | 5 Tetori. |
Çekia | 28 Marsi (Ditëlindja e pedagogut të shquar Jan Amos Komenskit. |
Ekuadori | 13 Prilli. |
Egjipti | 28 Shkurti. |
El Salvador | 22 Qershori. |
Estonia | 5 Tetori. |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 5 Tetori. |
Filipinet | 5 Tetori. |
Gjermania | 5 Tetori. |
Greqia | 30 Janari. |
Guatemala | 25 Qershori. |
Holanda | 5 Tetori. |
Hondurasi | 17 Shtatori. |
Hong Kong | 10 Shtatori. |
Hungaria | E diela e parë e qershorit. |
India | 5 Shtatori Guru Purnima. |
Indonezia | 25 Nëntori. |
Irani | 2 Maji (12 Ordibehesht). |
Izraeli | 23 Kislev. |
Iraku | 1 Tetori. |
Jemeni | 28 Shkurti. |
Jordania | 28 Shkurti. |
Kameruni | 5 Tetori. |
Kanada | 5 Tetori. |
Kili | 16 Tetori. |
Kina | 10 Shtatori. |
Kolumbia | 15 Maji. |
Kosta Rika | 22 Nëntori. |
Kuba | 22 Dhjetori (Dita e zhdukjes së analfabetizmit). |
Kosova | 7 Marsi. |
Korea Jugore | 15 Maji. |
Kuvajti | 5 Tetori. |
Katari | 5 Tetori. |
Laosi | 7 Tetori. |
Latvia | E diela e parë e tetorit. |
Libani | 9 Marsi. |
Libia | 28 Shkurti. |
Lituania | 5 Tetori. |
Mbretëria e Bashkuar | 9 Maji. |
Maqedonia | 5 Tetori. |
Malajzia | 16 Maji. |
Maldivet | 5 Tetori. |
Mauritiusi | 5 Tetori. |
Meksiko | 15 Maji. |
Moldavia | 5 Tetori. |
Mongolia | Java e parë e tetorit. |
Maroku | 28 Shkurti. |
Nepali | "Guru Purnima", Mesi i korrikut (Hëna e plotë). |
Nigeria | 5 Tetori. |
Omani | 24 Shkurti. |
Panama | 1 Dhjetori. |
Pakistan | 5 Tetori. |
Paraguaji | 30 Prilli. |
Peru | 6 Korriku. |
Polonia | 14 Tetori. |
Porto Riko | 20 Maji. |
Rumania | 5 Qershori. |
Rusia | 5 Tetori. |
Republika Dominikane | 30 Qershori. |
Shën Luçia | 4-11 Tetor - (Java e Mësuesit). |
Shtetet e Bashkuara | Java e parë e muajit maj. (Në vitin 1980 në SHBA dita e mësuesit u festua më 7 mars). |
Serbia | 5 Tetori. |
Singapuri | E premtja e parë e shtatorit. |
Sllovakia | 28 Marsi (Ditëlindja e pedagogut të shquar Jan Amos Komenskit. |
Somalia | 21 Nëntori. |
Sudani Jugor | 1 Dhjetori. |
Sri Lanka | 6 Tetori. |
Spanja | 27 Nëntori. |
Siria | 18 Marsi. |
Taivani | 28 Shtatori. |
Tailanda | 16 Janari. |
Tunizia | 28 Shkurti. |
Turqia | 24 Nëntori, (Mustafa Kemal Atatürk e caktoi në nderim të alfabetit. |
Ukraina | E diela e parë e tetorit. |
Uruguaji | 22 Shtatori. |
Uzbekistani | 1 Tetori. |
Vietnam | 20 Nëntori. |
Venezuela | 15 Janari. |
Xhamajka | 6 Maji. |
Zelanda e Re | 29 Tetori. |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arsimi
- Shkolla
- Mësuesi
- Betimi sokratik
- Betimi i nxënësit
- Dita Botërore e Mësuesit
- Dita Ndërkombëtare e Arsimit
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b 100-vjetori i mësonjëtores së parë shqipe në Korçe: 1887 - 7 mars - 1987, Shtëpia botuese "8 Nëntori", Tiranë, 1987
- ^ a b Shefik Osmani:(1983), Fjalor i pedagogjisë, Shtëpia Botuese "8 Nëntori", Tiranë, fq. 149. OCLC 17442147
- ^ Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008/09, fq. 490.
- ^ World Teacher's Day: Empowering teachers, building sustainable societies. 5 October 2015, United Nations Educational Scientific and Cultural Organization (UNESCO). Vizituar më 29.02.2016.
- ^ Happy Teacher's Day in Argentina Arkivuar 4 shkurt 2016 tek Wayback Machine, globalteacherprize.org; accessed 11 September 2015.
- ^ "October 4 World Teacher's Day". Armenian News. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2014. Marrë më 9 qershor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Анонимен (29 shtator 2006). "5 октомври е определен за Ден на учителя". Education.actualno.com. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2013. Marrë më 5 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Días Nacionales en Chile". 19 shtator 2010. Marrë më 8 tetor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "China mulls changing Teachers' Day to birthday of Confucius". Xinhua News Agency. 6 shtator 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Zlatý Ámos — anketa o nejoblíbenějšího učitele České republiky". Zlatý Ámos. Marrë më 23 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mezinárodní den učitelů a Zlatý Ámos". adam.cz. 4 tetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2019. Marrë më 23 nëntor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nueva Alejandría — Secciones — Maestros Americanos — El Salvador" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2019. Marrë më 22 qershor 2008.
- ^ "TEACHER APPRECIATION: teacher appreciation poem — Teachers Day — El Salvador" (në anglisht). Marrë më 22 qershor 2008.
- ^ "Proclamation No. 242, s. 2011 | Official Gazette of the Republic of the Philippines | GOV.PH: National Teachers' Month" (në anglisht). gov.ph. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2015. Marrë më 4 nëntor 2015.
- ^ Birthday of Confucius (551-479 B.C.E.) (Perpetual Multicultural Calendar Software) Arkivuar 14 tetor 2007 tek Wayback Machine, calendarmine.coml; accessed 5 September 2015.
- ^ Article poornima.html "Guru Poornima (Vyas Puja)" Arkivuar 24 janar 2020 tek Wayback Machine As on 22 July 2013 on www.Sanatan.org
- ^ Article "The Guru Principle" As on 22 July 2013 on www.Sanatan.org
- ^ "Par svētku, atceres un atzīmējamām dienām". Saeimas un Ministru Kabineta Ziņotājs. Marrë më 27 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Luis Tinajero Portes (1 janar 1994). Días conmemorativos en la historia de México. UASLP. fq. 90. ISBN 978-968-6194-65-4. Marrë më 15 maj 2013.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Welkom – Dag van de leraar". Dagvandeleraar.nl. Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2015. Marrë më 2 tetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Biografía de Manuel José Hurtado – Educa Panamá, Mi Portal Educativo". Educapanama.edu.pa. 7 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2012. Marrë më 2 tetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Portal Educativo del Perú – Día del Maestro Arkivuar 12 shtator 2007 tek Wayback Machine, huascaran.edu.pe; accessed 5 September 2015.
- ^ Rico, Ed Microjuris com Puerto (2015-08-03). "Calendario escolar de Puerto Rico para el año 2015–2016". Microjuris – Puerto Rico. Marrë më 2016-05-20.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Día del Maestro en Puerto Rico 2017". cuandoo.com. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2016. Marrë më 2016-05-20.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "National Teacher Day". NEA.org. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2011. Marrë më 2 tetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ 스승의날: 지식백과. terms.naver.com. Marrë më 15 maj 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Glionna, John M.; Park, Ju-min (2009-05-13). "South Korea cracks down on bribery of teachers". Los Angeles Time (në anglisht). ISSN 0458-3035. Marrë më 2016-05-03.
- ^ AnydayGuide. "Teachers' Day in Spain / November 27, 2016". AnydayGuide (në anglisht).
- ^ "Assad pays tribute on Syria's Teachers' Day" (në anglisht). english.cntv.com. 21 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2014. Marrë më 5 shtator 2014.
- ^ "Gleaner gives teachers a break!" (në anglisht). Marrë më 6 maj 2009.
- ^ "День вчителя: традиції святкування в Україні". styler.rbc.ua.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)