Vranidolli
42°45′N 21°09′E / 42.75°N 21.15°E
Vranidoll
Dafinet | |
---|---|
Fshat | |
Vranidoll është një vendbanim në komunën e Prishtinës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Dafinet.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Vranidoll është pikërisht në kilometrin e 10 magjistrales Prishtinë-Podujevë.
Ka pozitë mjaft të përshtatshme gjeografike pasi që gjendet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, magjistrale kjo e cila konsiderohet si me e frekuentuara brenda Kosovës. Në fshatin Vranidoll kalon lumi Llap dhe rrjedha të tjera ujore, duke i siguruar keshtu fshatit florë dhe faunë të pasur. Po ashtu në fshatin Vranidoll gjendet mali Kulina i cili është kufi ndarës në mes komunës së Prishtinës dhe asaj të Podujevës. Pas luftës, fshati është emëruar si Dafinet, nga mali shumë i pyllëzuar i këtij fshati Dafina. Në fshatin Vranidoll jetojnë vetëm njerëz të komunitetit shqiptar te cilët kanë prejardhje të ndryshme. Banorët e këtij fshati mbajnë këta mbiemra: Miftari, Abdullahu, Reçica, Kelani, Bekolli, Jashanica, Mehmeti etj. Familja Abdullahu që është më e madhja, ka prejardhje nga Shqipëria Veriore, gjegjësisht janë Shkrel nga Malësia e Mirëditës, prej nga kanë ardhur para mëse 480 viteve përkatësisht në vitin 1528. Po ashtu edhe familja Miftari është nga Shqipëria, ndërsa familjet Reçica, Kelani dhe Jashanica janë muhaxhirë nga fshatrat e Nishit. Edhe familja Bekolli ka rrënjë të njëjta me familjen Abdullahu, ata i takojnë fisit Berish. Në këtë fshat gjendet edhe kazerma e FSK-së "Hakif Zejnullahu".
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Vranidoll ka afërsisht 120 shtëpi ose deri 200 shtëpi dhe rreth 1000 banorë.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fshatin Vranidoll gjenden 6 minimarkete, 3 zdrukthtari, 4 servise veturash, 1 kompani për shitjen e dyerve dhe dritareve, 2 mobileri etj.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ballabani | Bardhosh | Barileva | Besia | Bërnica e Epërme | Bërnica e Poshtme | Busia | Çagllavica | Dabisheci | Dragoci | Drenoci | Gllogovica | Grashtica | Hajkobilla | Hajvalia | Keçekolla | Koliqi | Kolovica | Kukaj | Lebana | Llukari | Makoci | Mareci | Matiçani | Mramori | Nisheci | Prapashtica | Prugoci | Radasheci | Rimanishti | Shkabaj | Sinidoli | Siqeva | Slivova | Sofalia | Sharbani | Shashkoci | Tenezhdolli | Truda | Vranidolli | Zllashi | Zllatari
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |