Jump to content

Osmani II

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Osmani i II)
Genxh Osman

Osman II (3 nëntor 1604 - 20 maj 1622), i njohur gjithashtu si Osman i ri (turqisht: Genç Osman), ishte sulltani i Perandorisë Osmane nga 1618 deri në ekzekutimin e tij më 20 maj 1622.

Sulltanesha Kosem u kujdes per Osmanin pasi i vdiq e ëma. Kur ai vrau gjysme vellain e tij Princ Mehmetin, Sulltanesha Kosem e mohoi Osmanin si djalin e saj. Ai u martua me konkubinen Meleksima, me te cilen pati nje femije, princin Omer i cili vdiq shume i vogël. Gruaja e tij e dyte ishte Sulltanesha Akile vajzen e Shejhyl Islamit me te cilen pati dy femije Princ Mustafain dhe Sulltaneshe Zejnepin.

Osman II apo Genxh Osman lindi në pallatin Topkapi më 1604 në Kostandinopojë, djali i Sulltan Ahmetit të I dhe Sulltaneshës Mahfiruze. Nëna e tij i kishte kushtuar vëmëndje të madhe ndaj djalit të saj në arsim, edhe pse në moshë të vogël Genxh Osmani u bë i njohur aso kohe si poet, dhe zotëronte 5 gjuhë të huaja duke përfshirë: arabishten, persishten, greqishten, latinishten, dhe italishtën. Osmani lindi pas 11 muajsh pasi babai i tij Ahmedi i I u ngjit në fron. Sipas të huajve Osmani ishte njëri nga princërit më të kulturuar dhe edukuar.

Genxh Osman u ngjit në fron në moshën 14 vjeçare. Pavarësisht nga rinia e tij, Osman II shpejt kërkoi të pretendonte veten si një sundimtar, ai personalisht udhëhoqi fushatën osmane kundër Polonisë dhe mbretit gjatë luftërave. Dobësia themelore dhe e jashtëzakonshme nga të cilën vuajti Osman II ishte mungesa e dukshme e një baze të fuqisë. Nga 1620 deri në vdekjen e Osmanit, një guvernatore, u caktua si valide dhe ajo nuk mund të kundërpeshonte nënës së Mustafës I në Pallatin e Vjetër. Sipas historianëve, Osman II nuk kishte Haseki sulltan, përballë me të cilët pretendojnë se Aishe Sulltan ishte haseki i Osmanit. Por është e qartë se Aishe nuk mund të merrte rolin e Valide gjatë mbretërimit të bashkëshortit të saj.

Pas ekzekutimit të Shehzade Mehmed më 12 janar 1621, një dëborë e madhe filloi të bjerë në Stamboll. Njerëzit e Stambollit u prekën në mënyrë drastike nga i ftohti, i cili rriti dhunën lokale në 24 janar 1621. Kjo është katastrofa më e madhe natyrore që ka të bëjë me kryeqytetin në mbretërimin e shkurtër katër-vjeçar të Osmanit. Yahya Efendi, një nga ata që e përjetuan këtë të ftohtë, tregon se Briri i Artë dhe Bosfori ishin mbuluar me akull në fund të janarit-fillimin e shkurtit: "Midis Üsküdar dhe Beşiktaş, burrat ecin përreth dhe shkojnë në Üsküdar. Ata erdhën nga Stambolli në këmbë. Dhe viti u bë një gala (uri). Po binte borë për 15 ditë, se ngricat ishin ngrirë nga ashpërsia e të ftohtit, por që lumi ishte i hapur midis Sarayburnu dhe Üsküdar.

Jeniçerët të cilët menduan se ardhmja e tyre ishte e kërcënuar, ata filluan rebelimin kundër Osmanit II (shkaku ishte që Osmani II i kishte thënë që do të shkojë në pelegrinazh në Mekë, por ai në të vërtetë donte të shkonte në Siri, Egjipt dhe në Mekë për të krijuar ushtri të re, për të shfuqizuar jeniçerët nga funksioni). Kryengritja filloi më 19 maj, ku edhe e shpallën si Sulltan Mustafa I, pas këtyre trazirave Genxh Osman kërkoi strehim tek kryesuesi i jeniçerëve, dhe ti bindte ato. Kryesuesi i jeniçerëve Ali Aga, i cili donte ti bindte jeniçerët u sulmua nga ato dhe vdiq. Më vonë rebelët hynë në strehimin e Osmanit II, ata e morrën dhe e trajtuan më së keqti duke e hipur mbi një kalë dhe duke e ofenduar atë. Mbërritja e tij e fundit ishte në kështjellën Jedikule, ku edhe u ekzekutua aty. Genxh Osman duke u munduar ta mbroj veten, jeniçerët e kapën atë dhe e mbytën me një litar në qafë, njëri nga vrasësit ia preu veshin ku ia dërgoi nënës së Mustafas I. Ai u varros të nesërmen, pranë babait të tij Sulltan Ahmed I. Kjo ngjarje u njoh edhe si Haile-i Osmaniye. Pas vdekjës së tij anembanë shtetit osman shkaktoi trazira të mëdha, në kryeqytetin osman kërkoheshin nëpër shtëpi gjithë ato që kishin lidhje me vrasjen e Osmanit II.

Elegjia e kushtuar për Genxh Osman

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Poeti i njohur Nef'i, shkroi një elegji për Genxh Osmanin në vitin 1622

Bir şâh-ı alîşan iken şâh-ı cihâna kıydılar

Gayretlü genç aslan iken şâh-ı cihâna kıydılar.

Gâzi bahâdır hân idi Âli-neseb sultan idi.

Nâmiyle Osman Han idi Şâh-ı cihâna kıydılar.

Hükmetmeğe kâdir iken Emr-i Hakk’a nâzır iken

Hacc itmeğe hâzır iken Şâh-ı cihâna kıydılar.

Ey dil ciğerler oldu hûn derdim bir iken oldu on

Kan ağladı eh-i fünûn şâh-ı cihâna kıydılar.

Eşrât-ı sâatdir bu dem rûz-ı kıyâmetdir bu dem

Kul’a nedâmetdir bu dem Şâh-ı cihâna kıydılar.

Nef'i -1622-

Bashkëshortet
  • Sulltanesha Ayshe
  • Meleksima hatun
  • Akile hatun
Fëmijët
  • Shehzade Ömer (lindur më 20 tetor 1621 - vdiq në janar 1622)
  • Shehzade Mustafa (lindur në nëntor 1622 - vd. 1623)
  • Zeynep Sultan (lindur në nëntor 1622 - vd.?)

Në kinematografi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në serialin e titulluar Muhteşem Yüzyıl Kösem, Genç Osman u luajt nga Taner Ölmez