Rimanishti
Rimanishtë | |
---|---|
Fshat |
Rimanishtë është një vendbanim në komunën e Prishtinës, Kosovë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Etimologjia e toponimit Rimanishtë është me prejardhjen arumune, prej një kohë në të kaluarën kur arumunët (vlleh) jetonin në atë trevë.[1]
Rimanishtë është një fshat i cili gjendet 15 kilometra në verilindje të Prishtinës, në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë.
Fshati Rimanishtë nga Prishtina është larg 15 km dhe kufizohet me këto fshatra, me Besinë, Vranidollin, Serocin, Ternavën, Vanocin, Sharbanin, Siqevën dhe Lebanën.
Naltësia mbidetare e Rimanishtës është prej 600 m deri në 1000 m, në malet e këti fshati ekzistojnë shumë llojë të drunjeve, poashtu ka bimë nga më të ndryshmet, edhe prej atyre që përdoren edhe në mjekësi për barna, toka është e cilësisë së lartë, por këtu kultivohen të gjitha kulturat bujqësore, madje edhe përimet e të gjitha llojeve, këtu gjenden edhe shumë llojë të pemëve, të cilësisë së mirë me rëndimente shumë të mira. Rrugët e Rimanishtës janë të gjitha të kalueshme me automjetë dhe mjetë tjera motorike.
Banorët e Rimanishtës janë të ndarë në disa lagje si Rexha, Musliu, Lahu, Arifi, Mustafa, Syla etj. Më tepër së gjysma e territorit të fshatit është mal kurse gjysma tjetër është livadhe dhe tokë e punushme e cilësisë tejet të mirë.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ma tepër se gjysma e popullsisë së këti fshati janë autokton, të besimit musliman, me kulturë dhe tradita të pastërta shqiptare.
Ka rreth 140 shtëpi me 950 banorë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas disa studimeve të pakonfirmuara, Rimanishta si vendbanim ka ekzistue edhe para shekullit XIV.
Rimanisht fshat malore i cili shtrihet në veri lindje të Prishtines në dokumentet e gjetura daton qe nga shekulli i XIV i njohur me emrin Rimaniste.
Disa persona nga Rimanishta janë edhe: Nazmi Mustafa (kryetar i Prishtinës), Dibran Rexha dhe Qerim Arifi (te burgosur politik), Rrahman Fetahu (aktor), Muhamed Arifi (aktor), Kastriot Rexha-Majk (kengetar), Muhamet Mustafa (Ekonomist dhe Politikan)[2], Sylejman Mustafa (ish-Kryeimam i Prishtinës) dhe shume te tjere.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Begzad Baliu (Mars 2013), "Toponimia Arumune në Kosovë Arkivuar 14 korrik 2018 tek Wayback Machine", Konferenca: Lidhjet Kulturore dhe Historike Shqiptaro-Rumune, Universiteti Fan S. Noli Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë, Shtëpia Botuese "Promo Print", Korçë, ISBN: 9789928146144, Marrë më 4 Shkurt 2018, fq. 99.
- ^ "Republika e Kosovës - Kuvendi - Deputetët". old.kuvendikosoves.org. Marrë më 2023-08-26.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ballabani | Bardhosh | Barileva | Besia | Bërnica e Epërme | Bërnica e Poshtme | Busia | Çagllavica | Dabisheci | Dragoci | Drenoci | Gllogovica | Grashtica | Hajkobilla | Hajvalia | Keçekolla | Koliqi | Kolovica | Kukaj | Lebana | Llukari | Makoci | Mareci | Matiçani | Mramori | Nisheci | Prapashtica | Prugoci | Radasheci | Rimanishti | Shkabaj | Sinidoli | Siqeva | Slivova | Sofalia | Sharbani | Shashkoci | Tenezhdolli | Truda | Vranidolli | Zllashi | Zllatari
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |