Samuel Eto'o

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Samuel Eto'o
Samuel Eto'o'14.JPG
Eto'o duke luajtur për Chelsea më 2014
Të dhënat personale
Emri i plotë Samuel Eto'o Fils
Data e lindjes 10 mars 1981
Vendi i lindjes Duala, Kameruni[1]
Gjatësia 1.80 m (5 ft 11 in)[2][3][4]
Pozita ne fushë Striker
Informacionet për klubin
Klubi aktual Antalyaspor
Numri 9
Kariera në rini
1992–1996 Kadji Sports Academy
1996–1997 Real Madrid
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1997–2000 Real Madrid 3 (0)
1997–1998 C.D. Leganés (huazim) 30 (4)
1999 RCD Espanyol (huazim) 0 (0)
2000 RCD Mallorca (huazim) 19 (6)
2000–2004 RCD Mallorca 120 (48)
2004–2009 FC Barcelona 145 (108)
2009–2011 Inter Milan 67 (33)
2011–2013 FC Anzhi Makhachkala 53 (25)
2013–2014 Chelsea F.C. 21 (9)
2014–2015 Everton F.C. 14 (3)
2015 U.C. Sampdoria 18 (2)
2015– Antalyaspor 59 (36)
Ekipi kombëtar
2000 Kameruni U-23 6 (1)
1997–2014 Kameruni 118 (56[5])
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Samuel Eto'o Fils (lindur më 10 Mars 1981) është një futbollist kamerunas i cili luan aktualisht si sulmues me Antalyaspor në Premier League. Eto'o është stërvitur tek Kadji Sports Academy [6]. Ai zotëron pasaportë spanjolle, duke bërë të mundur që të mos numërohet në mesin e "lojtarëve të huaj" që punojnë në Bashkimin Evropian.

Eto'o ka shënuar më shumë se 129 Gola në 5 sezone me Barcelonën, dhe gjithashtu mban rekodin si lojtari afrikan me më shumë ndeshje në La Liga [7]. Në 2010, ai u bë lojtari i parë që fiton 2 herë rresht Tripletë evropiane pas suksese të arritura me Interin dhe Barçën. Ai është lojtari i dytë që ka shënuar në 2 finale të Champions Leagues dhe lojtari i katërt pas Marcel Desailly, Paulo Sousa, dhe Gerard Piqué që e fiton Champions Leaguen 2 herë me 2 skuadra të ndryshme. Ai është lojtari afrikan më i nderuar i të gjitha kohërave duke fituar çmimin Lojtari Afrikan i Vitit për një numër rekord 4 herë: 2003, 2004, 2005, dhe 2010. Ai ishte i treti për çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vitit në vitin 2005.

Si pjestar i kombëtares Kamerunase, Eto'o ishte pjesë e skuadrës që fitoi Turnamentin Olimpik në vitin 2000. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në 3 Kupa Bote dhe 6 Kupa Afrikane (duke fituar 2 prej tyre) duke qënë edhe golashënuesi më i mirë në histori me 18 Gola. Ai është edhe golashënuesi më i mirë i kombëtares dhe lojtari me më shumë ndeshje respektivisht me 56 Gola dhe 117 ndeshje.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Real Madrid[redakto | redakto tekstin burimor]

Samuel Eto'o hyri tek sistemi i akademisë së Real Madrid në vitin 1997, por ai mund të stërvitej vetëm me Real Madrid B sepse ishte ende i ri. Real Madrid B kishte rënë në Segunda División B, ku lojtarët jo–evropian nuk lejoheshin të luanin, dhe si rezultat, ai u huazua në skuadrën e divizionit të dytë CD Leganés për sezonin 1997–98. Pas luajti në 30 ndeshje dhe shënoi vetëm 4 Gola, ai u rikthye në Madrid në fund të sezonit 1998–99. Në janar 1999, ai u huazua tek RCD Espanyol [8], por dështoi të luante ndonjë ndeshje për klubin.

Mallorca[redakto | redakto tekstin burimor]

Sezonin tjetër, në merkaton e transferimeve të dimrit, ai u transferua tek skuadra e La Liga-s, RCD Mallorca në formën e huazimit, duke shënuar 6 Gola në 19 ndeshje. Në fund të sezonit, Eto'o u largua nga Real Madrid, duke firmosur për Mallorcan, e cila i dhuroi Realit shifrën rekord 4.4 £.

Everton[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 26 gusht 2014, ai nënshkroi kontratë dy vjeçare me Evertonin.[9] Katër ditë më vonë luajti për herë të parë kundër Çelsit. Ai shënoi një golë me kokë.

Ai ka thënë se ka dashur të fitojë në UEFA Ligën e Europës me Evertonin, një turne që s'ka mundur ta fitojë kurrë më parë.[10]

Sampdoria[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 27 janar 2015, Eto'o u bashkua me skuadrën italiane Sampdoria për dy vite e gjysmë.[11]

Antalyaspor[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 25 qershor 2015, Eto'o nënshkroi kontratë tre vjeçare për skuadrën turke Antalyaspor. Më 15 gusht 2015, ai luajti për herë të parë kundër İstanbul Başakşehir, duke shënuar një golë dhe ndihmoi Antalyaspor për ta fituar ndeshjen.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Samuel Eto'o Fils". FC Internazionale Milano. Marrë më 12 January 2009. 
  2. ^ <ref
  3. ^ "Samuel Eto'o Fils". fcbarcelona.cat. 
  4. ^ http://www.chelseafc.com/first-team/player/28608/title/samuel--eto'o
  5. ^ "Samuel Eto'o Fils - Century of International Appearances". rsssf.com. Arkivuar nga the original më 4 March 2016. Marrë më 3 June 2016. 
  6. ^ In Cameroon, Samuel Eto'o Reigns as Uncrowned King – Photo Essays. Time. 2 qershor 2010. 
  7. ^ Phil Minshull (5 Maj 2008). Eto'o sets La Liga record. BBC Sport. Marrë më 5 Maj 2008. 
  8. ^ QUI SUIS JE ? Samuel, Eto´o Fils
  9. ^ Everton sign Eto'o. Everton F.C. 26 August 2014. Marrë më 26 August 2014. 
  10. ^ O'Keefe, Greg (31 October 2014). Exclusive: Everton FC striker Samuel Eto'o keen to end Blues' 20 year trophy drought. Liverpool Echo. Marrë më 2 November 2014. 
  11. ^ Samuel Eto'o: Everton striker completes move to Sampdoria. BBC Sport. 27 January 2015. Marrë më 27 January 2015.