Jump to content

Surja ed-Duhanë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Suretu Ed Duhanë)
Surja ed-Duhanë

Suretu_ed-Duhanë është surja e 44 e radhitur në Kur'an.[1]

Me emrin e Allahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit![1] 

1 Ha, Mim. 

2 Pasha librin sqarues (të së drejtës nga e kota)! 

3 Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t'u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. 

4 Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë. 

5 Urdhër i përcaktuar nga Vetë Ne. S'ka dyshim se Ne dërguam të dërguar. 

6 (E zbritëm) Nga Mëshira e Zotit tënd; Ai është dëgjuesi, i dijshmi. 

7 Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur. 

8 Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë e vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë. 

9 Por jo, ata (idhujtarët) janë në dyshim, janë duke luajtur. 

10 Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret. 

11 Ai (tymi) i përfshinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm. 

12 (Ata thonë) Zoti ynë, largoje prej nesh dënimin, ne do të besojmë. 

13 Prej nga atyre ajo këshillë (ai mësim), kur atyre u pat ardhur pejgamber me argument (e nuk besuan)? 

14 Po ia kthyen shpinën atij (pejgamberit) dhe i thanë: "I mësuar prej dikujt, i çmendur". 

15 Ne do t'ua largojmë dënimin për pak kohë, por ju do t'i ktheheni kotësisë. 

16 (Përkujto) Ditën kur do t'i kapim me atë rrëmbimin Tonë të fuqishëm e do t'u hakmerremi. 

17 Ne përpara tyre e vumë në sprovë popullin e faraonit, dhe i pat ardhur i dërguar i ndershëm. 

18 (U pat thënë): "Të m'i dorëzoni robërit e All-llahut, se unë jam i dërguar besnik te ju." 

19 E mos bëni mendjemadhësi ndaj All-llahut, unë sjell argument të sigurt. 

20 Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj nga (kërcënimi) që të më gurëzoni (të më mbytni). 

21 E nëse nuk më besoni, atëherë m'u hiqni (më lini të lirë)! 

22 E thirri Zotin e vet: "Këta janë popull kriminel". 

23 (Ne i thamë) Tërhiqu me robërit e Mi natën, se do të jeni të ndjekur. 

24 Dhe lëre detin ashtu të qetë (të hapur), se ata janë ushtri që do të përmbytet. 

25 Sa kopshte e kroje kanë lënë! 

26 Edhe ara të mbjella e vende të bukura. 

27 Dhe sa të mira që i kanë përjetuar. 

28 Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një populli tjetër. 

29 Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat. 

30 Ndërsa Ne i shpëtuam beni israilët prej vuajtjeve nënçmuese, 

31 Prej faraonit. Vërtet ai ishte mizor i pakufishëm. 

32 Ne i patëm zgjedhur ata (besimtarët beni israilitë) me vetëdije ndër njerëzit e asaj kohe. 

33 Dhe u dhamë argumente (mrekulli) në të cilat patën përvojë të qartë. 

34 E këta (populli yt) me siguri do të thonë: 

35 "S'ka tjetër, vetëm ajo vdekja jonë e parë dhe ne nuk do të ringjallemi!" 

36 Nëse jeni të vërtetë çka thoni (i thonë Muhammedit e besimtarëve), na sillni pra (në jetë) etërit tanë (të vdekur)! 

37 A janë ata (idhujtarët) më të fortë, apo populli i Tubeit dhe ata që ishin përpara tyre. Ne ata i zhdukëm, sepse ishin kriminelë. 

38 Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe çka ka ndërmjet tyre pa një qëllim. 

39 Por, Ne i krijuam të dyja me qëllim të caktuar, mirëpo shumica e tyre nuk dinë. 

40 S'ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është caktim i të gjithë atyre. 

41 Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen. 

42 Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhënjyesi, i mëshirshmi. 

43 Është e vërtetë se pema e Zekumit, 

44 do të jetë ushqim i mëkatarëve. 

45 Vlon si katrani (si pezhgveja) në barqet. 

46 Ashtu si vlon uji i valë. 

47 (U thuhet engjëjve për mëkatarin) Rrëmbejeni e graheni në mes të xhehennemit. 

48 Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtojani mundimin. 

49 (I thuhet): Shijoje! Se ti je ai i forti, i autoritetshmi. 

50 E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit. 

51 Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta. 

52 Janë në xhennete e në burime që rrjedhin. 

53 Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë. 

54 Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri). 

55 Aty kërkojnë t'u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt. 

56 Aty nuk do ta përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në Dunja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të xhehennemit. 

57 (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh. 

58 Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur'anin) në gjuhën tënde, ashtu që ata të marrin mësim. 

59 (Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
  1. ^ a b H. Sherif Ahmeti. Kuran-i: Perkthim me Komentim ne Gjuhen Shqipe. IslamKotob. fq. 569. GGKEY:57985QN9BKS. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)