Vjedulla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Vjedulla
Badger-badger.jpg
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor Edit this classification
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Nënrendi: Feliformia
Familja: Mustelidae
Gjenia: [[Meles]]
Speciet: 'M. meles'''
Emri binomial
M. meles

Vjedulla (Meles meles), e njohur edhe si baldosa, është kafshë gjitare mishngrënëse, me trup të vogël e me turi të zgjatur, me qime të gjata, të ashpra, të murrme në bark e me të çelura në kurriz.

Karakteristikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjitar me këmbë të shkurtra dhe me peshë të madhe. Ka gëzof ngjyrë gri dhe vija karakteristike të zeza dhe të bardha mbi fytyrë. Vjedulla vështirë se mund të ngatërrohet me specie të tjera. Është e gjatë 67-87 cm, pesha: 8-17 kg.

Statusi[redakto | redakto tekstin burimor]

Jo e rrezikuar, por në disa zona trajtohet si kafshë gjahu.

Përhapja dhe habitati[redakto | redakto tekstin burimor]

Takohet në pjesën më të madhe të Europës. Në rajon është e përhapur në të gjithë territorin. Takohet më shpesh në zonat pyjore, kullota, pemishte dhe toka të mbjella me kultura bujqësore si drithëra, perime, etj.

Gjuetia dhe dieta[redakto | redakto tekstin burimor]

Vjedulla është një feliform që ushqehet vetëm me mish. Është eksperte në kapjen e kafshëve më të mëdha se vetja. Shpesh gjuan minj, por në disa vende edhe pula, lepuj etj.

Sjellja[redakto | redakto tekstin burimor]

Lëviz zakonisht gjatë natës dhe muzgjeve, por ka raste edhe gjatë ditës. Pushon dhe mbarështon të vegjlit në shtrofullat që i bën nën-tokë. Shumohet një herë në vit, në dimrin e vonë ose fillimin e pranverës. Femra bën 1-5 këlyshë të verbër dhe të pambrojtur të cilët maturohen pas 1-2 vitesh. Hungërima, rënkime, dhe gërhima të forta.