Zlatan Ibrahimoviç

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Zlatan Ibrahimoviq)
Shko te: navigacion, kërko
Zlatan Ibrahimović
Z.Ibrahimovic.jpg
Ibrahimoviç duke luajtur me Suedinë në 2013
Të dhënat personale
Emri i plotë Zlatan Ibrahimović
Data e lindjes 3 Tetor 1981 (33 vjeçar)
Vendi i lindjes Malmö, Suedi
Gjatësia 1.95 [1]
Pozita ne fushë Sulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktual Paris Saint-Germain
Numri 10
Kariera në rini
Malmö BI
FBK Balkan
Malmö
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1999–2001 Malmö FF 40 (16)
2001–2004 Ajax 74 (35)
2004–2006 Juventus 70 (23)
2006–2009 Internazionale 88 (57)
2009–2011 Barcelona 29 (16)
2010–2011 Milan (Huazim) 29 (14)
2011–2012 Milan 32 (28)
2012– Paris Saint-Germain 58 (49)
Ekipi kombëtar
2001 Suedia U-21 7 (6)
2001– Suedia 96 (48)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 15:57, 19 Shkurt 2014 (UTC).

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 15:57, 19 Shkurt 2014 (UTC)

Zlatan Ibrahimoviç (lindur më 3 Tetor 1981) është një futbollistë suedez i cili luan si sulmues për klubin Paris Saint-GermainLigue 1 dhe për kombëtaren suedeze ku është edhe kapiten.

Ai filloi karrierën e tij profesioniste tek Malmö në vitin 1996. Më pas ai lëvizi tek Ajax ku fitoi 2 Eredivizie, 1 Kupë dhe 1 Superkupë. Falë paraqitjeve të mira me klubin ai fitoi edhe vendin e titullarit në kombëtare. Në 2004, ai u ble nga Juventus ku fitoi 2 Serie A, ku më pas ju hoqën klubit për shkak të Calciopolit dhe klubi torinez ra në Serie B, nga kjo gjë përfitoi Inter që firmosi me lojtarin.

Me Neroazzurrit arriti të fitojë 3 Serie A dhe 2 Superkupa Italiane. Ai gjithashtu ishte pjesë në vitin 2007 në Skuadrën e Ëndërrave dhe u shpall edhe si lojtari më i mirë në Itali 2 herë, gjithashtu u shpall edhe golashënuesi më i mirë gjatë sezonit 2008–09. Në Korrik 2009, ai u transferua tek BarcelonaSpanjë, me klubin që pagoi një shifër rekord për të. Në hapin e parë me klubin katalanas, bëri një performancë dinjitoze në ndeshjen e parë të tij duke fituar Superkupën e Spanjës dhe më vonë dhe La Liga–n për të qënë pjesë edhe një herë në Skuadrën e Ëndërrave.

Sezoni i tij i dytë me Barçën nisi në mënyrë fantastike pasi ai fitoi Superkupën e Spanjës sërisht, por gjatë sezonit të shkuar ai kishte ulje dhe ngritje dhe kjo gjë çoi në huazimin tek Milan në Gusht 2010. Atje, ai ndihmoi skuadrën që të fitonte Serie A pas 6 sezoneve dhe më vonë Superkupën e Italisë, duke treguar një formë fantastike. Ai vazhdoi formën e mirë edhe në sezonin tjetër duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Serie A, gjë që tërhoqi vëmëndjen e Paris Saint-Germain që firmosi me lojtarin në Korrik 2012.

Ai është lojtar i kombëtares Suedeze që nga viti 2001, ku bëri debutimin e tij më 31 Janar kundër Ishujve Faroe. Që nga ajo kohë, ai është golashënuesi i dytë më i mirë i historië së kombëtares dhe e ka përfaquar atë në 2 Kupa Bote dhe në 3 Kampionate Europiane.

Jeta e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Zlatan Ibrahimoviç ka lindur në Suedi me një baba Boshnjak i cili quhet Šefik Ibrahimović dhe emigroi në Suedi në vitin 1977. Gruaja e Šefik Ibrahimović ka lindur në Kroaci dhe është katolike që gjithashtu kishte emigruar. Babi i Ibrahimoviç ka lindur në BijeljinaJugosllavisë dhe mamaja e tij ka lindur në Zadar CountyJugosllavisë. Ai u rrit në Rosengård që ishte një komunintet i Malmös ku jetonin emigrantët. Ibrahimoviç jetonte sëbashku me tre motrat dhe dy vllezrit e tij.

Ibra filloi të luante futboll në moshën gjashtë vjecare në klubet e vogla lokale si Malmö Bl dhe FBK Balkan. Në një ndeshje ku skuadra e tij FBK Balkan po humbiste me rezultatin 4–0, ai hyri në pjesën e dytë dhe shënoi tetë Gola. Ndërsa në adoleshencën ai shkoi në skuadren e të rinjëve të Malmö FF në moshën 15 vjeçare. Ibrahimoviç përpak sa se e la futbollin sepse konsumonte duhan dhe mund të punonte në portet e Malmös, por menaxheri i tij e bindi që të bëhej futbollistë. Ai e përfundoi me sukses "Junior High School" kur ishte në klasën e nëntë. Ai më pas ra nga mësimet dhe filloi karrierën e tij profesioniste në futboll. Në fillim, Ibrahimoviç qëndroi disa vite në akademinë e Malmö FF ku shfaqi një loje fantastike dhe një aftësi fantastike në shenimet e Golave dhe u vendos në pozicionin e sulmuesit nga trajneri i asajkohe i Malmös. Ai në një intervistë deklaroi se idhulli i tij ishte "Fenomeni" Ronaldo dhe gjithashtu tha se kishte dëshire që të ndiqte shembullin e tij në futboll.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Malmö FF[redakto | redakto tekstin burimor]

Ibrahimoviç firmosi kontratën e tij të parë si profesiont me Malmön në vitin 1996 dhe ndihmoi skuadrën që të shkonte në Ligën e parë "Allsvenskan" në vitin 1999. Në sezonin ku Malmö FF u ngjit në Allsvenskan e perfundoi sezonin në vendin e 13 dhe ra sërisht një ligë më poshtë, por u rikthye sërisht në ligen e parë. Arsene Wenger u përpoq që të bindë suedezin që të transferoheshe Arsenali por ai nuk pati sukses, Leo Beenhakker gjithashtu kishte shprehur interesimin për të pasi e kishte parë të luaj në një ndeshje stërvitore kundër skuadrës norvegjeze të Moss FK [2]. Më 22 Mars 2001, u bë një marreveshje midis Malmö FF dhe Ajax për transferimin e Ibrahimoviç. Ibrahimoviç u transferua tek Ajax për 80 Milion Korona suedeze (8.7 Milion [3].

Në total me Malmon, Zlatan Ibrahimoviç luajti 40 ndeshje dhe shënoi 16 Gola.

Ajax[redakto | redakto tekstin burimor]

Zlatan Ibrahimoviç u transferua tek Ajax për 8.7 Milion , por me trajnerin Co Adriaanse Ibrahimoviç nuk kishte shumë hapsira në formacion. Co Adriaanse u shkarkua më 29 Nëntor të vitit 2001 dhe në vend të tij u emërua Ronald Koeman që e vendosi Ibrën në formacion të parë. Ajax fitoi kampionatin Eredivisie në sezonin 2001–02. Në sezonin tjetër Ibrahimoviç shënoi 2 Gola në Champions League kundër Lyon më 17 Shtator të vitit 2002. Në sezonin e tij të fundit, Ibrahimoviç shënoi një Gol të paimagjinueshëm, një Gol fantastik që të lë paftym kundër Bredës më 24 Gusht 2004, ai tribloi 6 lojtar duke filluar aksionin nga 30 metra, ky Gol u votua edhe si "Goli i vitit" nga shkiuest e Eurosport. Ai shënoi edhe 1 Gol tjetër në sezonin 2003–04 në Champions League kundër Celta Vigos më 22 Tetor, me Ajaxin që u eleminua që në fazën e grupeve.

Më 18 Gusht 2004 në një ndeshje midis Suedisë dhe Hollandës, Zlatan Ibrahimoviç bëri një ndërhyrje të rendë kundër shokut të tij të skuadrës Rafael van der Vaart. van der Vaart e akuzoi Ibrën se e dëmtoi qëllimisht. Kjo gjë coi në shitjen e Zlatan Ibrahimoviç tek Juventus më 31 Gusht 2004 [4]. Në Maj të vitit 2002, van der Vaart ndezi armiqesinë midis 2 lojtarëve sepse ishte filmuar duke goditur foton me fytyren e Ibrahimoviç me top gjatë një stërvitje [5].

Juventus[redakto | redakto tekstin burimor]

Zlatan Ibrahimoviç u transferua nga Ajax tek Juventusi për 16 Milion [6]. Zlatan Ibrahimoviç ishte një titullar sepse golashënuesi më i mirë i Juventusit, David Trezeguet ishte i dëmtuar. Në sezonin e tij të parë, Ibrahimoviç arriti të shënoj 16 Gola. Në fund të sezonit thuhej se Juventus kishte refuzuar një ofertë 70 Milion nga Real Madrid për suedezin. Në fund ky lajm doli një sajesë e krijuar nga agjenti i tij Mino Raiola me qëllim për ti rritur vlerën e kartonit. Më 14 Nëntor, Zlatan Ibrahimoviç fitoi Guldbollen, një trofe i cili i jepej lojtarit më të mirë suedez [7].

Në sezonin e tij të dytë me Juventusin nuk arriti dot të shkelqej për shkak se u la menjëane nga skuadra torineze për shkak të rikthimit të Trezeguet. Ibra shënoi më pak Gola dhe dha më pak assis. Kur Juve ra nga kategoria për shkak të Calcopolit, drejtuesit e saj u përpoqën të mbanin yjet e ekipit përfshi edhe Ibrahimoviç, por agjenti i tij ia shkëputi kontratën.

Në total, Zlatan Ibrahimoviç luajti 92 ndeshje dhe shënoi 26 Gola dhe dhuroi 6 Assis. Me Juventusin fitoi 2 Serie A por këto 2 trofe iu dhuruan Interit për shkak të Calcopolit [8].

Inter[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 10 Gusht 2006, Ibrahimoviç u transferua nga Juventus FC tek Internazionale për 24.8 Milion . Ai firmosi një kontratë 4 vjeçare [9]. Kjo transferetë e Ibrës tek Inter erdhi pas transferimit të mesfushorit Patrick Vieira tek Inter gjithsahtu. Ai në prezantimin e tij tha se ka qënë tifoz i skuadrës Zikaltër që kur ishte i vogël [10]. Ai zgjodhi fanellën me numrin 8.

Sezoni 2006–07[redakto | redakto tekstin burimor]

Me trajnerin Mancini, Ibrahimoviç ishte një titullar i padiskutueshëm. Ai debutoi për Interin kundër Fiorentinës duke shënuar një Gol në minutën e 61 dhe duke assistuar një Gol për Cambiasson. Më pas, Ibra shënoi pas 7 javesh kundër Livornos në minutën e 71. Ibrahimoviç luajti në derbin e parë kundër Milanit në fitoren 4–3 të Interit ku shënoi Golin e tretë në minutën e 47. Në javën e 17, Ibrahimoviç shënoi Golin e tij të pestë me skuadrën Nerazzurre kundër Empolit në minutën e 78 në fitoren 3–0 të Zikaltërve. Golin e tij të 10 e shënoi në javën e 24 në fitoren 2–5 të Interit kundër Catanias. Ai e mbylli sezonin e tij të parë me Interin me fitimin e Serie A me 97 pikë një rekord + 15 Gola të shënuar duke u bërë golashenuesi më i mirë i skuadrës me 15 Gola në të gjitha kompedicionet.

Sezoni 2007–08[redakto | redakto tekstin burimor]

Ibrahimović dhe Mario Balotelli kundër Palermos2009.

Golat e parë për Ibrën erdhën në javën e dytë të Serie A kundër Empolit ku Interi fitoi me rezultatin 0–2 në Stadio Carlo Castellani me Golat e tij në minutat 14, 83. Zlatan Ibrahimoviç shënoi sërisht 2 Gola në barazimin 2–2 në fushën e Livornos. Ibra vendosi një rekord pasi u bë lojtari i parë Zikalter që shënon tre dygolesha në 5 ndeshje. Ibra shënoi dygolëshin e tij të tretë në San Siro në fitoren 3–0 të Interit kundër Sampdorias. Ibrahimoviç shënoi serisht me penallti në javen e gjashtë të Serie A në fitoren 1–4 të Interit kundër Romës. Në javën e dyte të UEFA Champions Leagues, Interi u ndesh kundër PSV–së ku fitoi me rezultatin 2–0 me dy Gola të suedezit. Ibrahimoviç shënoi sërisht në javën e 12 kundër Lazios me penallti në minutën e 22 në fitoren e Interit 3–0 në San Siro. Me këtë Gol, Ibrahimoviç numëronte 8 Gola në 12 ndeshje duke shfaqur një mesatare të frikëshme shënimi. Dy javë më vonë, Ibrahimoviç luajti ndeshjen e tij të 100 në Serie AStadio Artemio Franchi kundër Fiorentinës në fitoren 0–2 të Interit. Më 7 Nëntor 2007, në fazën e grupeve të Champions Leagues, Interi u ndesh kundër CSKA MoscowSan Siro, ku fitoi me rezultatin 2–0 me Ibrahimoviç që i shënoi të 2 Golat. Zlatan Ibrahimoviç në 6 ndeshje të fazës së grupeve në Champions League shënoi 5 Gola duke qënë një lojtari kyç i fazës së grupeve për Interin. Ibrahimoviç shënoi Golat e tij të parë për vitin 2008 më 13 Janar kundër Sienës. Golin e parë, Ibra e shënoi në minutën e 26 kurse të dytin në minutën e 52. Një javë më vonë, Ibrahimoviç shënoi një tjetër 2 Golësh kundër Parmës. Golat erdhën në minutat 88 dhe 90+3 me penallti.

Ai e përfundoi sezonin me fitimin e Serie A në javën e fundit, ku Ibrahimoviç shënoi 2 Golat në fitoren 2–0 kundër Parmës. Në total, Ibrahimoviç luajti 34 ndeshje, shënoi 22 Gola dhe dhuroi 12 Assis.

Sezoni 2008–09[redakto | redakto tekstin burimor]

Në sezonin 2008–09, Ibrahimoviç ishte një nga titullarët e padiskutueshem tek Inter. Ai luajti gjatë gjithë sezonit 45 ndeshje si titullar në të gjitha kompedicionet. Ai e filloi sezonin me fitimin e Superkupës Italiane pasi mundën Romën me penallti 6–5, Ibrahimoviç shënoi penalltinë e parë. Ai debutoi në Serie A me Gol në ndeshjen e parë të sezonit kundër Sampdorias në barazimin 1–1. Ai shënoi sërisht më 21 Shtator 2008 kundër Torinos. Më 4 Tetor, Ibrahimoviç shënoi një Gol fenomenal kundër Bolognas, ky Gol gjithashtu u shpall si Goli më i mirë për sezonin 2008–09 [11]. Golin e tij të parë në Champions League, Ibrahimoviç e shënoi më 9 Dhjetor 2008 kundër Werder Bremen në humjen e Interit me rezultatin 2–1. Golat e tij të fundit për vitin 2008, Ibrahimoviç i shënoi me 14 Dhjetor kundër Chievo Verones në fitoren 4–2 në San Siro. Goli i pare i tij për vitin 2009 erdhi më 10 Janar kundër Cagliarit në barazimin 1–1. Në ndeshjen e fundit në ligë, ai shënoi 2 Gola në fitoren 4–3 kundër Atalantës në San Siro. Kjo gjë solli titullin e tretë të Serie A për Ibrën me Interin, ky ishte edhe titulli i 17 në historinë Zikaltër dhe titulli i katërt rradhazi.

Në total, ai luajti 47 ndeshje, shënoi 29 Gola dhe dhuroi 11 assista. Në total gjatë tre sezoneve me Interin, Ibra u paraqitje në 117 ndeshje, ku shënoi 66 Gola dhe dhuroi 32 assista duke qënë një nga lojtaret më të mirë në historinë e Interit. Në total, ai fitoi me klubin tre liga dhe dy superkupa.

Barcelona[redakto | redakto tekstin burimor]

Ibrahimović në debutimin e tij në La Liga me Barcelonën në ndeshjen kundër Sporting Gijón në vitin 2009 ku dhe shenoi.

Pasi Maxwell u transferua tek Barcelona, presidenti Joan Laporta konfirmoi se nuk kishte një marrëvezhje midis Barcelonës dhe Interit për të trasnferuar Ibrën tek Barça sepse klubi Italian kërkonte Samuel Eto'o + një shumë parash [12]. Ai e la Interin gjatë turneut World Football Challenge ku Interi u ndesh me Chelsean. Kjo ndeshje ishte ndeshja e fundit e Ibrës me Interin. Ibrahimoviç filloi negociatat me Barcelonën më 23 Korrik 2009. Interi arriti marrëveshjen me Eto'o dhe Barcelona me Zlatan Ibrahimoviç. Klubi Blaugrana konfirmoi se Ibra do te mbërrinte në Camp Nou më 26 Korrik dhe 1 ditë më vonë do të bënte vizitat mjekësore. Ibrahimoviç kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe gjatë prezantimit të tij në Camp Nou kishte më shumë se 60,000 tifozë. Ai firmosi një kontratë 5 vjeçare dhe Barça i dhuroi Interit 46 Milion sëbashku me sulmuesin Eto'o i cili vlerësohej 20 Milion + një kredi për huazimin e Alexander Hleb i cili versohej 10 Milion . Gjithashtu klauzola e lirimit të Ibrahimoviç nga Barça ishte 250 Milion . Kostoja e transferimit te suedezit kushtoi 66 Milion duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i historisë së Barcelonës. Marreveshja me Hleb u prish dhe në total kostoja e transferimit të Ibrahimoviç ishte 69.884.000 Milion .

Zlatan Ibrahimoviç debutoi në sezonin 2009–10 më 23 Gusht 2009 duke assistuar një Gol për Lionel Messin duke fituar Superkupën e Spanjës. Në ndeshjen e dytë, Ibrahimoviç fitoi Superkupën e Europës dhe trofeun e tij të dytë me Barçën. Në ndeshjen e tij të tretë me Barçën dhe në ndeshjen e tij të parë në ligë, Ibrahimoviç shënoi Golin e tij të parë në La Liga në fitoren 3–0 kundër Sporting Gijón. Ibrahimoviç shënoi në 3 ndeshjet e tjera në La Ligas duke u bërë lojtari i parë në historinë e Barcelonës që shënon 4 Gola në 4 ndeshje.

Ibrahimović duke luajtur në Botërorin e Klubeve.

Më 20 Tetor, Ibrahimoviç shënoi Golin e tij të parë me BarcelonënChampions League në ndeshjen e fazës së grupeve kundër rusëveRubin Kazan. 5 dite më vonë, ai shënoi 2 Gola të tjerë në fitoren e Barçs kundër Real Zaragoza. Barcelona fitoi me rezultatin 6–1 dhe njërin nga Golat, Ibrahimoviç e shënoi me një goditje spektakolare dënimi nga 35 metra. Më 7 Nëntor, Ibra pësoi një demtim që do ta mbante jashtë fushave të lojes për 3 javë. Ai u rikthye në javën e 12 të La Ligas në ndeshjen kundër rivalëve të Real Madrid ku hyri si zëvëndesues për Thierry Henry dhe shënoi Golin e tij të tetë dhe të parin në El Clásico. Goli erdhi nga krosimi i Daniel Alves dhe ai mposhti Iker Casillas me lehtesi. Ibrahimoviç fitoi me trofeun e tretë me Barçën, Botërorin e Klubeve. Në finale, Katalanasit u ndeshën me Estudiantes ku fituan me rezultatin 2–1. Ky ishte trofeu i parë ndërkombëtarë për të.

Ibrahimoviç shënoi Golin e vetëm në humbjen e Barcelonës kundër Sevillas raundin e 16 të Copa del Rey më 5 Janar 2010. Më 20 Janar, ai ishte pjestar në formacionin më të mirë të zgjedhur nga UEFA. Shoket e tij të Barcelonës ishin: Lionel Messi, Andrés Iniesta, Xavi, Carles Puyol dhe Daniel Alves. Goli i tij i parë në La Liga për vitin 2010 erdhi më 14 Shkurt kundër Atlético Madrid. Në ndeshjen tjetër të UEFA Champions Leagues kundër VfB Stuttgart, Ibrahimoviç shënoi Golin e vetëm në barazimin 1–1 të Barcelonës. Më 6 Mars në ndeshjen e Barcelonës kundër UD Almería, Ibrahimoviç u ndëshkua me karton të kuq dhe u pezullua vetëm me 1 ndeshje. Ai nuk luajti në ndeshjen kundër Athletic Bilbao për shkak se ishte pezulluar. Në ndeshjen e parë kundër Arsenalit për cerek-finalen e Champions Leagues në Stadiumin Emirates, Ibrahimoviç shënoi 2 Gola në fitoren 2–0 të Barçs, kurse në ndeshjen e kthimit që u mbyll me fitoren 4–1 fale 4 Golave ttë Messit, ai nuk luajti. Ibrahimoviç nuk luajti në ndeshjen e dytë të kthimit në El Clásico kundër Real Madrid ku Barcelona fitoi me rezultatin 2–0, gjithashtu nuk luajti edhe kundër Deportivo La Coruña. Ibrahimoviç bëri rikthimin e tij në fushat e lojes kundër rivalëve katalanas të RCD Espanyol në minuten e 82.

Gjithsej në La Liga, Ibrahimoviç luajti në 29 ndeshje dhe shënoi 16 Gola dhe Barcelona fitoi La Ligan me 99 Pikë. Ai shënoi Golin e tij të fundit me Barçën në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës. Në ndeshjen e kthimit në Camp Nou, Barcelona fitoi me rezultatin 4–1 dhe ky ishte trofeu i pestë i Ibrës me fanellen katalanase. Ibrahimoviç luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellen e Barcelonës kundër AC Milantrofeun Joan Gamper. Më pas Ibrahimoviç pohoi për mediat raportet e këqija me tranjerin Pep Guardiola ishin përkeqësuar pasi ata kishin që në muajin Mars që nuk flisnin.

Milan[redakto | redakto tekstin burimor]

Ibrahimović me Milanin në një ndeshje në UEFA Champions League në Tetor të 2010 kundër Real Madrid.

Më 28 Gusht 2010, AC Milan lajmëroi në faqen e saj zyrtare në internet që kishte arritur marrëveshjen me sulmuesin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç. AC Milan e mori Ibrën në formë huazimi për sezonin 2010–11 dhe me të drejtë blerjeje në sezonin 2011–12 për 24 Milion .

Sezoni 2010–11[redakto | redakto tekstin burimor]

Ibrahimoviç debutoi për Milanin më 11 Shtator në humbjen 2–0 kundër Cesenës, ku Ibrahimoviç humbi edhe një penallti. Ibrahimoviç shënoi Golin e tij të parë me AC Milan 4 dite më vonë, më 15 Shtator në ndeshjen e UEFA Champions League kundër Auxerre në minuten e 66. Ibrahimoviç pas 3 minutash shënoi edhe Golin e dytë. Më 14 Nëntor, Ibrahimoviç shënoi Golin e fitores së Milanit kundër ish-klubit të tij Inter. Ai shënoi me penallti në minutën e pestë duke i dhënë Milanit fitoren 1–0. Më 20 Nëntor 2011, Ibrahimoviç shënoi Golin e tij të shtatë me Milanin kundër Fiorentinës me një gjysmë–rrafishat në minuten e 45. Ibrahimoviç me Golin kundër Fiorentinës kaloi Alexandre Paton duke u bërë golashenuesi më i mirë i klubit për sezonin 2010–11. Më 4 Dhjetor 2010, në një ndeshje kundër Bresciës, Ibrahimoviç dhuroi një assis për Kevin-Prince Boateng në Golin e parë dhe shënoi Golin e tretë me një goditje shumë të fuqishme në minutën e 30. Më 12 Dhjetor, Ibrahimoviç bëri atë që bëri 8 ditë më përpara duke dhuruar një assis për Kevin-Prince Boateng në Golin e parë dhe duke shënuar Golin e tretë kundër Bolognës. Pas Golit dhe assistit kundër Bolognës, Ibrahimoviç regjistronte 13 Gola dhe 8 Assis në 21 ndeshje dhe e krahasoi veten me legjendën e Milanit, Marco van Basten.

Ibrahimoviç mori kartonin e tij të parë të kuq me skuadrën e MilanitKupën e Italisë kundër Barit që përfundoi në barazim 1–1 në San Siro në Mars të 2011. Ibrahimoviç u ndeshkua me karton të kuq sepse goditi në stomak mbrojtësin Marco Rossi me tak. Për këtë ndërhyrje të rëndë, Ibrahimoviç u ndëshkua me 3 ndeshje pezullim. Ai u rikthye pas 3 ndeshjeve pezullim në Shkurt të vitit 2011 në humbjen e Milanit 2–1 kundër Fiorentinës. Albitri i ndeshjes akuzoi Ibrën se e kishte ofenduar në fund të ndeshjes, por Ibrahimoviç mohoi gjithcka duke thënë se ai ishte i nervozuar nga humbja. Ibrahimoviç fitoi Serie A me Milanin duke fituar kampionatin e tij të 8 në karrierë. Ai i bë lojtari i parë në historinë e futbollit që fiton 8 kampionate në 3 shtete të ndryshme dhe me 5 skuadra të ndryshme. AC Milan dhe FC Barcelona ranë dakort për shitjen e tij më 18 Qershor 2011.

Sezoni 2011–12[redakto | redakto tekstin burimor]

Në ndeshjen e parë të sezonit 2011–12, Ibrahimoviç shënoi në finalen e superkupës italiane kundër rivalëve të qytetit Inter. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2–1 për Milanin dhe Ibrahimoviç fitoi trofeun e tij të dytë me kuqezinjt. Ibrahimoviç gjithashtu shënoi Gol në javën e parë të Serie A në barazimin e Milanit kundër LaziosSan Siro me rezultatin 2–2. Ibrahimoviç shënoi Golin e trete në ndeshjen e dytë të MilanitUEFA Champions League në fitoren 2–0 kundër Viktoria Plzeň. Ai shënoi me penallti në minutën e 53. Ibra vazhdoi të shënonte në Champions League në ndeshjen tjetër kundër BATE Borisov, 1 Gol në fitoren 4–1 kundër Parmës dhe 2 Gola të tjerë kundër Romës duke e bërë muajin Tetor shumë të suksesshëm. Nëntori ishte gjithashtu një muaj shumë i suksesshem për Ibrën pasi shënoi sërisht kundër BATE BorisovUEFA Champions League dhe CataniasSerie A. Në superndeshjen midis Milanit dhe BarcelonësUEFA Champions League, Ibrahimoviç ishte në formacion të parë. Në minutën e 20 të ndeshjes, Ibrahimoviç mori një pasim nga Clarence Seedorf dhe duke shënuar kundër ish–klubit të tij, Milan e humbi këtë ndeshje me rezultatin 2–3. Ai e mbylli muajin Nëntor me 2 Gola të shënuar kundër Chievos. Me këtë dygolësh, Ibrahimoviç arriti kuotën e 100 Golave në Serie A. Ibrahimoviç vazhdoi formën e tij fantastike në Dhjetor duke shënuar nga 1 Gol në 5 Ndeshje rradhazi në Serie A. Viti 2012 startoi me një notë të lartë për Ibrën i cili shënoi 1 Gol me penallti kundër Atalantës. Ibrahimoviç ishte holashënuesi më i mirë i Serie A me 14 Gola në 16 ndeshje pas 2 Golave të shënuar kundër Novarës. Golin e dytë kunder Novarës, Ibrahimoviç e shënoi pas një kthese me tak. Më 5 Janar 2012, në një ndeshje në San Siro midis Milanit dhe Napolit, Ibra u ndëshkua me karton të kuq sepse goditi me shuplak mbrojtësin e Napolit, Salvatore Aronica. Për këtë ndërhyrje, Ibrahimoviç u ndëshkua me 3 ndeshje pezullim. Më 15 Shkurt në UEFA Champions League, Milan u përball në San Siro kundër Arsenalit ku Ibrahimoviç dha 2 assis për Golat e Robinhos dhe shënoi 1 Gol me penallti duke ndihmuar Milanin që të fitoj me rezultatin 4–0. Në Mars, Ibrahimoviç shënoi një Hat–trick (3 Gola) kundër PalermosStadio Renzo Barbera, 2 Golat e parë u assistuan nga Robinho kurse Goli i 3 u assistua nga Urby Emanuelson. Në 3 ndeshjet e tjera, Ibrahimoviç shënoi 4 Gola, 2 kundër Romës dhe 2 kundër Sienës. Në ndeshjen e fundit të Serie A, Milan u përball kundër Interit ku skuadra rossonere humbi me rezultatin 4–2. Të 2 Golat e Milanit i shënoi Ibra. Ai fitoi titullin e golashënuesit me 28 Gola në 32 ndeshje. Ibra e fitoi këtë trofe për herë të dytë pasi e kishte fituar edhe më Interin në sezonin 2008–09. Në total, Ibrahimoviç luajti 85 Ndeshje me Milanin duke arritur të shënojë 56 Gola dhe dhuruar 27 Assis.

Paris Saint–Germain[redakto | redakto tekstin burimor]

Ibrahimović gjatë prezantimit të tij me PSG.

"Ne nuk kemi pasur një golashënues të tillë në Francë për një kohë të gjatë. Ai është nga një planet tjetër si askush tjetër"

Jean-Pierre Papin për Ibrahimović.

Më 17 Korrik 2012, PSG ose ndryshe Paris Saint-Germain konfirmoi se kishte bërë nje marëveshje me AC Milan për blerjen e Ibrahimoviç dhe Thiago Silvas. Për Ibrahimoviç, PSG pagoi 20 Milion . Ibrahimoviç firmosi një kontratë 3 vjeçare me një pagë vjetore 14 Milion € + 2 Milion që ju dhanë nga PSG qe u largua nga AC Milan. Më këtë pagë që ka Ibrahimoviç 14 Milion , është futbollisti i dytë në botë më i paguar pas Samuel Eto'o që merr 20 Milion € në sezon. Më 17 Korrik 2012 ditën që PSG kishte konfirmuar që kishte blerë Ibrahimoviç për 20 Milion €, ky i fundit firmosi kontratën dhe në prezantimin e tij tha: "Ky është një hap i madhë në karrierën time dhe një tjetër ëndërr që u bë realitet. Unë jam shumë i lumtur, sepse projekti që ka klubi më pëlqen dhe gjithashtu më pëlqen që edhe une jam pjesë e saj. Unë dua të hyj në historinë e klubit. Jam ketu për të fituar dhe asgje më shumë."

Ai doli në rrugët e qytetit të Parisit me top me ngjyrat e Parisit, dhe doli për të përshëndetur tifozat që e mirëpritën, ai shfaqi aftësitë e tij teknike duke argëtuar të pranishmit.

Sezoni 2012–13[redakto | redakto tekstin burimor]

Ibrahimoviç në stërvitje në vitin 2012.

Në debutimin e tij për PSG në Ligue 1, Ibrahimoviç shënoi 2 Gola në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Lorient. Në pjesen e parë PSG po humbiste 0–2 por në pjesën e dytë Ibrahimoviç shënoi 2 Gola, ku njëra prej tyre ishte penallti. Ai shënoi gjithashtu dhe 2 Gola të tjerë në ndeshjen tjetër të PSG kundër Lille OSC në pjesë e parë të ndeshjes duke i dhënë PSG-së fitoren e tretë pas 3 barazimeve të marra në 3 javët e para. Golin e parë kundër Lille, Ibrahimoviç e shënoi pas 18 sekondave që është edhe Goli me i shpejtë në karrierën e Ibrahimoviç dhe me i shpejti në këtë sezon në Ligue 1.

Në ndeshjen hapëse të UEFA Champions League për sezonin 2012–2013, Ibrahimoviç shënoi Golin e tij të gjashtë në ndeshjen e tij të pestë me panallti. Ibrahimoviç shënoi me penallti në pjesën e parë kundër Dynamo Kyiv, ndeshje e grupit A. Ibrahimoviç pas Golit të tij kundër Dynamo Kyiv u bë lojtari i parë në historinë e futbollit që shënon për gjashtë skuadra të ndryshme në UEFA Champions League. Më 8 Tetor 2012, Ibrahimoviç u bë lojtari i tretë në historinë e futbollit pas Laurent Blanc dhe Ronaldinho që luan një ndeshje në El ClásicoSpanjë, në Derby della MadonninaItali dhe në Le ClassiqueFrancë. Ibrahimoviç shënoi 2 Gola kundër Marseilles. Golin e dytë kundër Marseilles e shënoi me goditje dënimi. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2–2. Më 11 Dhjetor 2012, Ibrahimoviç shënoi një Hat–trick (3 Gola) kundër Valenciennes, ndeshja përfundoi 3–0 dhe ky ishte Hat–tricku i parë në këtë sezon.

Në Janar 2013, Ibrahimoviç morri fanellën me numrin 10 pas largimit të brazilianit Nenê. Ibrahimoviç u bë assistuesi më i mirë i UEFA Champions League pas përfundimit të sezonit me 7 assis. Më 12 Maj 2013, Ibrahimoviç fitoi trofeun e tij të parë me PSG pas një fitore jashtë fushe kundër Lyon duke i dhënë titullin e tretë PSG-së pasi titulli i fundit që kishte marrë ishte i sezonit 1993–1994.

Sezoni 2013–14[redakto | redakto tekstin burimor]

Ibrahimoviç e filloi sezonin 2013–14 me fitimin e Trophée des Champions kundër Bordeaux, ai e filloi ndeshjen si titullar duke luajtur 90 minuta, ai shënoi një Gol në minutën e 78, por që anullua për pozicion jashë loje, tre minuta më vonë, Ibra dhuroi një assist që u shëndrua në Gol nga Ongenda, pastaj Alex shënoi Golin e fitores në minutën e 93 me kokë. Më 9 Gusht, në ndeshjen e parë në Ligue 1, Ibra assistoi në Golin e Maxwell në barazimin 1–1 kundër Montpellier. Më 26 Gusht, Ibra dhuroi një tjetër Assis për Cavanin në fitoren 1–2 kundër Nantes. Ai shënoi Golin e parë në Ligue 1 për sezonin 2013–14 më 31 Gusht për ti dhënë fitoren 2–0 skuadrës së tij kundër Guingamp. Në ndeshjen e parë të Parisit në Champions League për sezonin e ri, Ibra humbi një penallti në fitoren 1–4 të skuadrës së tij, ishte hera e parë që nga viti 2010 që Ibra humbte penallti në një ndeshje zyrtare.

Më 24 Shtator 2013, Ibrahimoviç rinovoi kontratën e tij me Paris Saint–Germain deri në vitin 2016 [13]. Më 19 Tetor 2013, ai shënoi dy Gola në fitoren 4–0 kundër Bastias [14]. Ai tregoi një formë fantastike ku më 23 Tetor i impresioni të gjithë duke shënuar katër Gola në fitoren 0–5 të Paris Saint-Germain kundër Anderlecht në ndeshjen e fazës së grupeve të Champions League, ai shënoi hat-trickun e tetë me të shpejtë dhe u bë lojtari i 11 që arrin të shënoj katër Gola ose më shumë në nje të Champions Leagues [15].

Ibrahimoviç ishte një nga 23 lojtarët e përzgjedhur për të fituar çmimin "Topi i artë" [16], gjithashtu edhe Goli i tij në miqësoren kundër Anglisë më 14 Nëntor 2012, u nominua për Çmimin FIFA Puskás. Më 9 Nëntor, Ibra dhuroi një tjetër performancë fantastike duke shënuar edhe tre Gola të tjerë në fitoren 3–1 kundër OGC NiceParc de Princes [17] [18]. Më 2 Dhjetor, Ibra shënoi dy Gola me penallti në fitoren 4–0 kundër Olympique Lyon duke u bërë dhe golashënuesi më i mirë në Ligue 1 për momentin [19].

Më 8 Janar 2014, Ibrahimoviç shënoi hat-trickun e tretë këtë sezon në 2–5 kundër Brest në raundin e 64 të Kupës së Francës [20]. Më 13 Janar 2014, në ceremominë në Zyrih për çmimin 2013 FIFA Topi i Artë, Ibrahimoviç përfundoi në vendin e katërt me 257 pikë mbrapa Franck Ribéry, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos që ishte fituesi. Ibrahimoviç u shpall fitues i Çmimit Puskás për Golin e tij kundër Anglisë [21], pasi mori 48,7% të votave, përveç kësaj, Ibra ishte edhe në formacionin më të mirë të vitit sëbashku me shokun e skuadrës Thiago Silva [22]. Më 19 Janar 2014, Ibrahimoviç shënoi edhe dy Gola të tjerë dhe dhuroi një assis për Golin e Edinson Cavanit në fitoren 5–0 kundër Nantes [23]. Më 4 Shkurt, ai shënoi dy Gola kundër Nantes për të dërguar Les Parisiens në finalen e Kupës së Ligës kundër Olympique Lyon. Golin e parë, ai e shënoi pas një gabimi të portierit Riou i cili e gjuajtin topin gabim, topi përfundoi tek Ibra i cili goditi menjëherë nga 30 metra distancë për ta dërguar topin lart duarve të portierit, ky ishte Goli i tij i 31 për sezonin 2013–14 [24].

Më 18 Shkurt, në ndeshjen e parë të raundit të 16 të UEFA Champions Leagues kundër skuadrës gjermane Bayer Leverkusen, Ibrahimoviç shënoi dy Gola duke ndihmuar skuadrën të fitonte me rezultatin 0–4 dhe praktikisht të sigurojë kualifikimin në çerek–finale; Goli i dytë i tij erdhi nga jashtë zonës me këmbën e majtë dhe kapi shpejtësinë 103 km/h [25]. Në ndeshjen e rradhës më 23 Shkurt, Ibrahimoviç shënoi një tjetër hat-trick në fitoren 2–4 në Stadiumin Municipal kundër Toulouse FC, këto Gola e çuan në 37 numrin e Golave të shënuar në sezonin 2013–14 për të, më shumë se çdo sezon tjetër [26]. Më 8 Mars 2014, Ibra shënoi një Gol dhe dhuroi assistat e Golave të Ezequiel Lavezzit, me Paris Saint–Germain që mposhti me rezultatin 0–3 Bastian [27]. Vetëm nëntë ditë më vonë, ai shënoi Golin e 24 dhe 25 në Ligue 1 në fitoren 2–0 kundër Saint-Étienne duke thyer rekodin e Carlos Bianchi për numrin e Golave të shënuar në 1 sezon me Paris Saint-Germain [28].

Më 2 Prill, Paris Saint-Germain mposhti Chelsean me rezultatin 3–1 në ndeshjen e parë të çerek–finales së Champions Leagues, megjithatë, Ibrahimoviç doli i dëmtuar nga fusha në minutën e 68 pas një përplasje me David Luiz [29]. Pas ekzaminimeve, u zbulia se Ibrahimoviç do të mungonte për një muaj duke humbur kështu ndeshjen e kthimit kundër Chelseas në Stamford Bridge ku Parisi humbi me rezultatin 2–0 duke u eleminuar me rregullin e Golit jashtë fushe [30] [31]. Më 7 Maj, pavarësisht humbjes kundër Rennes me rezultatin 2–1, PSG u shpall kampione e Francës për të dytin sezon rresht pas barazimit të Monacos 1–1 Guingamp [32]. Ibrahimoviç vendosi rekord pasi ky ishte titulli i tij i 11 në sezonin e 13 si futbollistë profesionist [33] Ibrahimoviç u shpall golashënuesi më i mirë i Ligue 1 me 25 Gola gjithashtu u shpall edhe lojtari i sezonit për të dytin vit rradhazi [34].

Sezoni 2014–15[redakto | redakto tekstin burimor]

Në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit 2014–15, Ibrahimoviç shënoi dy Gola me Paris Saint-Germain që mposhti me rezultatin 2–0 Guingamp2014 Trophée des Champions, për të siguruar trofeun e parë për sezonin e ri [35]. Në ndeshjen e parë të ligës për sezonin e ri, Ibrahimoviç shënoi dy Gola por gjithashtu humbi një rast me portën e boshatisur dhe gjithashtu një penallti që u prit nga portieri me Paris Sanit-German që barazoi me rezultatin 2–2 kundër Stade de Reims.[36]. Në ndeshjen e dytë në ligë kundër Bastias, Ibrahimoviç doli nga fusha i dëmtuar, por megjithatë Paris Saint-Germain fitoi 2–0 duke marrë fitoren e parë të sezonit në ligë [37]. Pas ekzaminimeve u konfirmua se Ibrahimoviç do të qëndronte jashtë fushave për gjashtëve javë [38].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Ibrahimović duke luajtur për Kombëtaren Suedeze në vitin 2006.

Edhe pse Ibrahimoviç kishte të drejtën të luante për Suedinë dhe Kroacinë ai vendosi të luante për Kombëtaren e vendit ku kishte lindur [39].

Ai bëri debutimin e tij për Suedinë më 31 Janar 2011 kundër Ishujve Faroe përpara se të fillonte 2000–01 Nordic Football Championship. Më 7 Tetor 2001, Zlatan Ibrahimoviç luajti ndeshjen e tij të parë për kualifikuet e një Kupë Bote. Ibrahimoviç ishte pjesë e SuedisëKupen e Botës 2002 ku Suedia u eleminua nga Senegali në raundin e 16. Ibrahimoviç në Kupën e Botës 2002 hyri 2 herë si zëvëndesim: 1 herë kundër Argjentinës në minutën e 88 dhe në minutën e 76 kundër Senegalit.

Ibrahimoviç ishte në formacionin e parë në UEFA Euro 2004. Ai shënoi një penallti në fitoren e Suedisë 5–0 kundër Bullgarisë dhe një Gol tjetër në barazimin 1–1 kundër Italisë dhe humbi edhe një penallti në gjuajtjet e penalltive në çerek–finalen kundër Hollandës.

Gjatë Kualifikueseve për Kupën e Botës 2006, Zlatan Ibrahimoviç shenoi 4 Gola në fitoren 7–0 të Suedisë kundër Maltës. Ai shënoi sërisht kundër Maltës në fitoren 6–0 të Suedisë. Gjithashtu shënoi edhe në ndeshjet kundër Bullgarisë, Hungarisë dhe Islandës. Në total, Ibrahimoviç shënoi 8 Gola. Në Kupën e Botës 2006, Ibrahimoviç nuk arriti dot të shënoi asnjë Gol.

Ibrahimoviç u thirr nga Suedia për kualifikueset e UEFA Euro 2008, por 2 ditë përpara ndeshjes së parë në kualifikuese, ai theu rregullat e kombëtares pasi sëbashku me Christian Wilhelmsson dhe Olof Mellberg lanë hotelin ku po qëndronte kombëtarja dhe shkuan në një klub nate. Edhe pse asnjë nuk kishte pirë alkol, trajneri Lars Lagerbäck i përjashtoi ata nga ndeshjet kualfikuese. Mellberg dhe Wilhelmsson nuk e pranuan vendimin dhe e tranjerit dhe nuk luajtën vetem në 3 ndeshje, kurse Zlatan Ibrahimoviç mendoi se vendimi i trajnerit ishte i padrejtë dhe kështu refozoi të luante në ndeshjet kundër Islandës dhe Spanjës. Gjithashtu Ibrahimoviç refuzoi të merrte pjesë edhe ne miqësoren kundër Egjiptit më 7 Shkurt 2007, por e përfundoi bojkotin e tij duke u rikthyer më 28 Mars kundër Irlandes së Veriut.

Zlatan Ibrahimoviç ndaloi rekordin për mos–shënimin e Golit pas 2 viteve duke shënuar në UEFA Euro 2008 kundër Greqisë më 10 Qershor 2008. Gjithashtu Ibrahimoviç shënoi sërisht 4 ditë më vonë kundër Spanjës. Ai e përfundoi turnamentin me 2 Gola në 3 ndeshje pasi Suedia u eleminua që në fazën e grupeve.

Në kualfikueset për Kupën e Botes 2010, Ibrahimoviç arriti të shënoj vetem 2 Gola kundër Maltës më 10 Qershor 2009 dhe kundër Hungarisë në fitoren 2ë1 të Suedisë [40] [41].

Përpara se të fillonin Kualifikueset e UEFA Euro 2012, Zlatan Ibrahimoviç u emërua Kapiten i skuadrës në rikthimin e tij në kombëtare. Ai shënoi Golat e tij të parë në Kualfikuese kundër San Marinos pasi shënoi Golin e parë dhe të pestë në fitoren 6–0 të Suedisë. Golat e tij të tjerë në kualifikuese erdhën kundër Finlandës, ku Ibrahimoviç shënoi një Hat–trick në fitoren 5–0.

Ibrahimović duke festuar Golin kundër Kombëtares UkrainaseUEFA Euro 2012.

UEFA Euro 2012, Zlatan Ibrahimoviç shënoi Golin e parë në humbjen e kundër Ukrainës në humbjen 2–1 [42]. Ai më pas shënoi një supergol në fitoren e vetme të Suedisë në Grupin D kundër Finlandës në fitoren 2–0 [43]. Suedia edhe pse fitoi, e përfundoi Grupin në vendin e tretë duke u eleminuar që në fazën e grupeve. Zlatan Ibrahimoviç ishte një nga 23 lojtaret më të mirë të UEFA Euro 2012 dhe në total shënoi 2 Gola.

Në Tetor 2012, Zlatan Ibrahimoviç shënoi Golin e parë e përmbysjes së Suedisë kundër Gjermanisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2014. Suedia ktheu rezultatin nga 4–0 në 4–4 për 35 minuta [44] [45].

Më 14 Nëntor 2012, Zlatan Ibrahimoviç shënoi 4 Gola në fitoren 4–2 të Suedisë kundër Anglisë. Ishte hera e dytë në histori që një futbollistë arrin të shënojë 4 Gola kundër Anglisë, hera e fundit ishte në vitin 1915. Goli i katërt i tij ishte me një rrofeshat nga 30 metra. Shumë kritikë e cilësuan ketë Gol si Golin e shekullit dhe vunë në pah teknikën dhe aftesinë e jashtëzakoneshme të Zlatan Ibrahimoviç [46] [47] [48].

Më 14 Gusht 2013, Ibrahimoviç shënoi një tjetër Hat–trick kundër rivalëve skandinav të Norvegjisë në një ndeshje miqësore në Friends Arena, ndeshja përfundoi me rezultatin 4–2 për Suedinë [49].

Më 10 Shtator 2013, Ibrahimoviç shënoi Golin e dytë më të shpejtë në historinë e kombëtares suedeze në fitoren 0–1 kundër Kazakistanit më kualifikueset e Botëriorit 2014, ai e shënoi Golin që në sekondën e 27, rekordi mbahet nga Hjalmar Loriksit në vitin 1912 me 12 sekonda, ai shënoi në një ndeshje miqësore kundër Finlandës.

Ai e mbylli fazën kualifikueseKupës së Botës 2014 me 8 Gola të shënuar, përfshirë 2 Gola të shënuar në Play–Off në humbjen 2–3 kundër Portugalisë, skuadra dështoi të kualifikohej për në botëror.

Më 4 Shtator 2014, Ibrahimoviç shënoi dy Golat e fitores 2–0 kundër Estonisë në një ndeshje miqësore duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 50 Gola, duke thyer legjendën Sven Rydell i cili ka qënë golashënuesi më i mirë i kombëtares që nga viti 1932; pasi shënoi Golin e dytë, Ibrahimoviç nxorri një fanellë për tifozët ku shkruhej "Ni gjorde det mojligt" (Ju e bëtë të mundur këtë) [50] [51].

Stili i lojës[redakto | redakto tekstin burimor]

Zlatan Ibrahimoviç njihet për një aftesi të jashtzakonshme për të shenuar Gol, gjithashtu ka eksperiencën për të qënë lider i skuader dhe shpesh herë di të nxjerr skuadrën nga problemet. Zlatan Ibrahimoviç njihet për aftesinë e tij për të shënuar Gola me kokë për shkak të gjatesisë së tij. Zlatan Ibrahimoviç ka një kontroll fantastik të topit dhe njihet si lojtar vendimtar i ndeshjeve me rendesi të madhe. Zlatan Ibrahimoviç e ka quajtur stilin e tij të lojës "Zlatan Style" (Stili i Zlatanit). Zlatan Ibrahimoviç është i vetmi lojtar që ka shënuar të paktën 1 Gol në Derbin e Madonninës kundër AC Milan, në El Clasico kundër Real Madrid CF dhe në Le Clasique kundër Marseilles, gjithashtu është i vetmi lojtar që ka shenuar të paktën 1 Gol për 6 klube të ndryshme në UEFA Champions League [52] [53] [54] [55] [56].

Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Zlatan Ibrahimoviç është martuar me Helena Seger e cila është 11 vjet më e vjetër se Zlatan Ibrahimoviç. Me Helena Seger, Zlatan Ibrahimoviç ka 2 fëmije: Maximilian (22 Shtator 2006) dhe Vincent (6 Mars 2008). Zlatan Ibrahimoviç jeton për momentin në Paris, por ka një shtëpi në Malmö ku Zlatan shkon për pushime verore.

Në vitin 2012 krijoi një libër biografik me emrin "My name is Zlatan" (Emri im është Zlatan) [57].

Zlatan Ibrahimović në shtepinë e tij ka një pikturë sa faqja e murit ku në të cilën është pikturuar këmba e tij e djathtë. Kur gazetari e pyeti ate çdomethenie ka piktura ai u pergjigj: “Domethenia e piktures është se nga këmba lindi e gjithe kjo (karriera e tij).”

Konfliktet[redakto | redakto tekstin burimor]

Ibrahimoviç ka qenë i përfshirë në disa incidente të dhunshme me shokët e tij, disa prej të cilave kanë shkuar menjëherë në internet. Në vitin 2011, Ibrahimoviç i gjuajti me këmbë në kokë shokut të tij Antonio Cassano, pasi ky i fundit ishte duke folur me gazetarët, kjo gjë ndodhi pasi Milan kishte siguruar kampionatin [58]. Ibrahimoviç gjithashtu ka goditur me këmbë shokët e tij Christian Wilhelmsson dhe Rodney Strasser respektivisht në stërvitjet e Suedisë dhe Milanit [59] [60].

Në 2004, gjatë një ndeshje miqësore kundër Hollandës, shoku i skuadrës tek Ajax Rafael van der Vaart e akuzoi Ibrën publikisht se e kishte dëmtuar me qëllim atë gjatë ndeshjes. Ai iu kundërpërgjigj duke i thënë se do t'ja thyej të dyja këmbët [61]. Ibrahimoviç gjithashtu ka qëlluar shokun e skuadrës Mido në dhomat e zhveshjes.

Ibrahimoviç ka pasur një mosmarrëveshje të madhe me trajnerin Pep Guardiola gjatë kohës së qëndrimit të tij tek Barcelona. Kjo mosmarrëveshje erdhi në dhomat e zhveshjes ku Ibra shkaktoi një incident duke hedhur një fanellë stërvitje dhe duke ofenduar Guardiolën me të bërtitura. Guardiola në fund nuk pranoi të flasë për huazimin e suedezit tek AC Milan [62]. Pas rikthimit të tij në Itali, Ibra zbuloi se nuk fliste me trajnerin që nga muaji Mars [63].

Në 2010, Ibrahimoviç u përfshi në një luftë me grushta në stërvitjen e AC Milan me shokun e skuadrës Oguchi Onyewu, pasi suedezi bëri 2 ndërhyrje të gabuara në stërvitje kundër tij. Në autobiografinë e tij me titullin Jag är Zlatan, ai e kishte përshkurar këtë situatë duke thënë: "Onyewu është një kafshë, ai më theu 2 brinjë gjatë grindjes". Seanca e stërvitjes u ndërpre pasi grindja u ndalua. Onyewu kishte akuzuar Ibrën duke thënë se ai e kishte ofenduar [64].

Në Mars 2011, Ibrahimoviç u pezullua për 3 ndeshje sepse goditi në stomak mbrojtësin e AS Barit Marco Rossi gjatë një dyluftimi [65]. Ai mori sërisht 3 ndeshje pezullim në Shkurt 2012 pasi goditi me shuplakë mbrojtësin Salvatore Aronica gjatë një ndeshje kundër Napolit [66].

Pas fitores 1–0 të Suedisë kundër Ishujve Faroe në Tetor 2012, kapiteni i faroetëve Frodi Benjaminsen akuzoi Ibën për lojë të keqe dhe e përshkroi atë si "arrogant", "injorant" dhe një "lojtar i pisët" [67].

Në Nëntor 2012, Ibrahimoviç u ndëshkua me 2 ndeshje pezullim pasi goditi portierin e St Etienne Stéphane Ruffier në stomak [68] [69]. Në Dhjetor 2012, Ibrahimoviç u akuzua nga presidenti Jean-Michel Aulas dhe mbrojtësi i Lyon, Dejan Lovren për shkeljen që Ibra i bëri në kokë mbrojtësit kroat [70]. Në Shkurt 2013, UEFA dënoi Ibrën me 2 ndeshje pezullim pas kartonit të kuq të marrë në fundin e ndeshjes pas ndërhyrjes së gabuar kundër anësorit Andrés Guardado në ndeshjen kundër Valencias [71] [72]. Në Mars 2013, Lucas Moura pohoi se Ibrahimoviç vazhdimisht i ofendon shokët e skuadrës, duke deklaruar: "Ai gjithmonë kërkon topin dhe ofendon shumë. Ai është ndonjëherë pak arrogant dhe të ankohet." [73]. Në Maj 2013, Ibrahimoviç u filmua duke i bërtitur drejtorit sportiv Leonardo pas fitores së titullit [74].

Në Dhjetor 2013, Ibrahimoviç shkaktoi polemika në shtetin e tij, pasi ai citohet të ketë sygjeruar se futbollistet femra të shtetit të tij duhej të shpërbleheshin me biçikleta në vend të makinave [75].

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 19 Shkurt 2014 [76].

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa1 Tjetër2 Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Malmö FF 1999 6 1 6 1
2000 26 12 26 12
2001 8 3 8 3
Total 40 16 40 16
Ajax 2001–02 24 6 3 1 6 2 33 9
2002–03 25 13 3 3 13 5 1 0 42 21
2003–04 22 13 1 0 8 2 31 15
2004–05 3 3 1 0 4 3
Total 74 35 7 4 27 9 2 0 110 48
Juventus 2004–05 35 16 0 0 10 0 45 16
2005–06 35 7 2 0 9 3 1 0 47 10
Total 70 23 2 0 19 3 1 0 92 26
Internazionale 2006–07 27 15 1 0 7 0 1 0 36 15
2007–08 26 17 0 0 7 5 1 0 34 22
2008–09 35 25 3 3 8 1 1 0 47 29
Total 88 57 4 3 6 5 3 0 117 66
Barcelona 2009–10 29 16 2 1 10 4 4 0 45 21
2010–11 1 1 1 1
Total 29 16 2 1 10 4 5 1 46 22
Milan 2010–11 29 14 4 3 8 4 41 21
2011–12 32 28 3 1 8 5 1 1 44 35
Total 61 42 7 4 16 9 1 1 85 56
Paris Saint-Germain 2012–13 34 30 3 2 9 3 0 0 46 35
2013–14 32 25 4 5 7 10 1 0 44 40
Total 66 55 7 7 16 13 1 0 90 75
Karriera në total 428 244 29 19 110 44 13 2 580 309

1 Përfshirë dhe ndeshjet e UEFA Champions Leagus dhe Kupës UEFA/Europa Leagues.

2 Përfshirë dhe ndeshjet e Johan Cruijff Shield, Superkupa Italiane, Supercopa de España, Trophée des Champions, Superkupës Europiane dhe FIFA Kupës së Botës për Klube.

[77] [78] [79] [80] [81] [82] [83]

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Kombëtarja Suedeze U–21
Viti Ndeshje Gola
2001 7 6
Total 7 6
Kombëtarja Suedeze
Viti Ndeshje Gola
2001 5 1
2002 10 2
2003 4 3
2004 12 8
2005 5 4
2006 6 0
2007 7 0
2008 7 2
2009 6 2
2010 4 3
2011 11 3
2012 8 11
2013 11 9
Total 96 48

Golat me kombëtaren U–21[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e Golave dhe rezulatet me Suedinë U–21.

Golat me kombëtaren Suedeze[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e Golave dhe rezulatet me Suedinë.

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Ajax

Juventus

Internazionale

Barcelona

AC Milan

PSG

Çmime personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Rekorde Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

  • I vetmi lojtar që ka fituar 9 kampionate në 10 sezone.
  • I vetmi lojtar që ka fituar 9 kampionate me 4 skuadra të ndryshme.
  • I vetmi lojtar që ka shënuar me 6 skuadra të ndryshme në UEFA Champions League.
  • I vetmi lojtar që ka shënuar 2 Gola ose me shumë në 3 Kampionate Europiane me Suedinë.
  • I vetmi lojtar suedez që ka fituar Këpucën e Artë për Golin më të bukur të vitit.
  • I vetmi lojtar që është shpalluar lojtari më i mirë i Serie A në 3 vite.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Ibrahimovic Zlatan. Paris Saint-Germain. Vizituar në 18 Korrik 2012.
  2. ^ How Zlatan Ibrahimovic nearly joined Arsenal. thespoiler.co.uk. Vizituar në 6 Shkurt 2014.
  3. ^ Historien om MFF. Malmö FF. Arkivuar nga Origjinali në 13 Tetor 2002. Vizituar në 6 Shkurt 2014.
  4. ^ Player Profile: Rafael van der Vaart. realmadridzone.blogspot.com. Vizituar në 6 Shkurt 2014.
  5. ^ Zlatan Ibrahimović 'helps' Rafael van der Vaart practices golf swing. inside World Soccer. Vizituar në 6 Shkurt 2014.
  6. ^ Zlatan Ibrahimovic and Fabrizio Miccoli registration rights. Juventus. Vizituar në 6 Shkurt 2014.
  7. ^ "Guldbollen 2005 till Zlatan Ibrahimovic". svenskfotboll.se. Vizituar në 6 Shkurt 2014.
  8. ^ "Ibrahimovic set to take legal action to escape from Juve". The independent. Vizituar në 6 Shkurt 2014.
  9. ^ Ibra in Inter. inter.it. Vizituar në 6 Shkurt 2014.
  10. ^ IBRAHIMOVIC: "INTER, MY TEAM AS A BOY". inter.it. Vizituar në 6 Shkurt 2014.
  11. ^ Allsvenskan lockar inte Zlatan. Aftonbladet. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  12. ^ Laporta announces agreement in principle with Inter. Aftonbladet. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  13. ^ Ibrahimovic extends PSG contract until 2016. Goal.com. 24 Shtator 2013. Retrieved 26 Shtator 2013. 
  14. ^ Ibra e Cavani i sjellin pikë të reja PSG-së. Telegrafi.com. 19 Tetor 2013. Retrieved 19 Tetor 2013. 
  15. ^ PSG e Ibras fundos Anderlechtin. Telegrafi.com. 23 Tetor 2013. Retrieved 23 Tetor 2013. 
  16. ^ FIFA Topi i Artë: Lista prej 23 kandidatëve. Telegrafi.com. Vizituar në 29 Tetor 2013.
  17. ^ Ibra triumfues ndaj Nice. Telegrafi.com. Vizituar në 9 Nëntor 2013.
  18. ^ Paris Saint-Germain 3-1 Nice: Ibrahimovic hat-trick sees champions pull clear of Monaco. Goal.com. Vizituar në 9 Nëntor 2013.
  19. ^ PSG shkel Lyonin. Telegrafi.com. Vizituar në 2 Dhjetor 2013.
  20. ^ Ibra i pandalshëm në triumfin e PSG. Telegrafi.com. Vizituar në 9 Janar 2014.
  21. ^ Ibra, realizues i golit më të bukur (Video). Telegrafi.com. Vizituar në 13 Janar 2014.
  22. ^ Formacioni i vitit 2013 nga FIFA. Telegrafi.com. Vizituar në 13 Janar 2014.
  23. ^ Pesë gola nga PSG. Telegrafi.com. Vizituar në 19 Janar 2014.
  24. ^ Ibra, ndalo së shënuari gola fantastikë. Telegrafi.com. Vizituar në 6 Shkurt 2014.
  25. ^ PSG në çerekfinale. Telegrafi.com. Vizituar në 18 Shkurt 2014.
  26. ^ Het-trik nga Ibra. Telegrafi.com. Vizituar në 23 Shkurt 2014.
  27. ^ PSG e ka titullin në duar. Telegrafi.com (9 Mars). Vizituar në 9 Mars.
  28. ^ Ibra nuk ndalet së shënuari. Telegrafi.com (17 Mars). Vizituar në 18 Mars.
  29. ^ PSG trondit Çelsin, Pastore tremb Moun. Panorama Sport (3 Prill 2014). Vizituar në 12 Maj 2014.
  30. ^ Ibra mungon një muaj, humb Çelsin. Panorama Sport (3 Prill 2014). Vizituar në 12 Maj 2014.
  31. ^ Zllatan dhe Champions s’janë bërë për njëri-tjetrin. Panorama Sport (10 Prill 2014). Vizituar në 12 Maj 2014.
  32. ^ PSG-ja shpallet kampione e Francës. Panorama Sport (8 Maj 2014). Vizituar në 13 Maj 2014.
  33. ^ Rekordmeni Ibrahimoviç, 11 tituj në 13 sezone. Panorama Sport (9 Maj 2014). Vizituar në 13 Maj 2014.
  34. ^ Zlatan Ibrahimovic: PSG striker wins player of year award. BBC Sport (12 Maj 2014). Vizituar në 13 Maj 2014.
  35. ^ Ibrahimoviç i jep Superkupën PSG-së. Panorama Sport. Retrieved 2 Gusht 2014. 
  36. ^ Zlatan Ibrahimovic hero and villain. ESPNFC (8 Gusht 2014). Vizituar në 8 Gusht 2014.
  37. ^ UNE GRANDE PREMIÈRE RÉUSSIE !. psg.fr. Retrieved 31 Gusht 2014. 
  38. ^ Ibra do t’i mungojë PSG-së për 6 javë. Panorama Sport. Retrieved 31 Gusht 2014. 
  39. ^ Croatia: We wanted Zlatan as well. Aftonbladet. Vizituar në 18 Gusht 2009.
  40. ^ Report: Sweden vs Malta. ESPN (10 Qershor 2008). Vizituar në 5 Shtator 2009.
  41. ^ Sweden defeats Hungary 2–1 in World Cup Qualifier. Fox Soccer (5 Shtator 2008). Vizituar në 5 Shtator 2009.
  42. ^ Ukraine 2 Sweden 1. BBC Sport (11 Qershor 2012). Vizituar në 11 Qershor2012.
  43. ^ Euro 2012: France get quarterfinal with 2–0 Sweden loss. 20June 2012. 
  44. ^ nternational round-up: Germany lose four-goal lead as Ibrahimovic inspires Sweden fightback. The Independent. 17 October 2012. 
  45. ^ German press bemoan 'daft' draw after Zlatan Ibrahimovic inspires Sweden's comeback from 4-0 down. The Telegraph. 17 October 2012. 
  46. ^ Zlatan Ibrahimovic: taekwondo blackbelt key to Swedish striker's goalscoring prowess. The Daily Telegraph (15 Nëntor 2012). Vizituar në 15 Nëntor 2012.
  47. ^ Zlatan Ibrahimovic: I liked the first goal more because it was history. Guardian UK (15 Nëntor 2012). Vizituar në 15 Nëntor 2012.
  48. ^ Zlatan Ibrahimovic goal like 'a video game', says Sweden coach. BBC Sport. 14 Nëntor 2012. Retrieved 15 Nëntor 2012. 
  49. ^ "Ibrahimovic scores hat-trick as Sweden beat Norway". Eurosport. 14 Gusht 2013. 
  50. ^ "Ibrahimoviç, rekordmen ndaj Estonisë". Panorama Sport. Retrieved 5 Shtator 2014. 
  51. ^ "Zlatan Ibrahimovic breaks all-time goal scoring record for Sweden after brace against Estonia". Eurosport. Retrieved 4 Shtator 2014. 
  52. ^ Richard Williams at San Siro (16 Shkurt 2012): Zlatan Ibrahimovic comes back to haunt Arsenal on a painful night. The Guardian. Vizituar në 18 Shtator 2012.
  53. ^ Phil McNulty (31 Mars 2010): Football – Arsenal 2–2 Barcelona. BBC News. Vizituar në 18 Shtator 2012.
  54. ^ Ibrahimovic helps Barcelona upset Madrid. sportsnet.ca (29 Nëntor 2009). Vizituar në 18 Shtator 2012.
  55. ^ Ibrahimovic silences doubters – The National. Thenational.ae (18 Gusht 2012). Vizituar në 18 Shtator 2012.
  56. ^ Sabrina Mao: Milan edge out Inter in Super Cup | Reuters. Vizituar në 18 Shtator 2012.
  57. ^ Here is a song about Zlatan Ibrahimović. inside World Soccer. 21 Dhjetor 2012. 
  58. ^ Ibrahimovic putting boot to Cassano's head goes viral on YouTube twice: viral video spotlight. The Independent. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  59. ^ Zlatan Ibrahimovic kicks Sweden team-mate up the bum over bad tackle. Metro News. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  60. ^ Soccer: Zlatan Ibrahimovic's latest antics. ESPN FC. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  61. ^ Zlatan Ibrahimovic: I threatened to break Rafael van der Vaart's legs. Mail Online. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  62. ^ Zlatan Ibrahimovic blames Lionel Messi and Pep Guardiola for Barcelona flop. Mail Online. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  63. ^ Zlatan Ibrahimovic threatened to beat Pep Guardiola up. ESPN FC. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  64. ^ Ibrahimovic and Onyewu brawl during AC Milan practice. ESPN FC. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  65. ^ AC Milan's Zlatan Ibrahimovic banned 3 matches for punch. USATODAY.com. Vizituar në 18 Shkurt 2014.
  66. ^ Serie A - Ibrahimovic banned for three games. Eurosport. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  67. ^ Zlatan Ibrahimovic branded arrogant, dirty and childish by Faroes captain. The Guardian. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  68. ^ Ibrahimovic sent off for karate kick against Saint Etienne. Marca. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  69. ^ Paris Saint-Germain's Zlatan Ibrahimovic has ban extended. ESPN FC. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  70. ^ Zlatan Ibrahimovic accused of stamping on opponent: Video. Mail Online. Vizituar në 19 Shkurt 2014.
  71. ^ Valencia 1 Paris Saint-Germain 2: Ezequiel Lavezzi and Javier Pastore score before Zlatan Ibrahimovic is sent off. Mail Online. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  72. ^ UEFA hand Zlatan Ibrahimovic two-match ban following Valencia red card. Sky Sports. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  73. ^ Lucas: Ibrahimovic insults us a lot. Yahoo Sports. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  74. ^ Zlatan Ibrahimovic clashes with Leonardo in PSG dressing room – video. Metro News. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  75. ^ Zlatan Ibrahimović embroiled in sexism row. inside World Soccer. Vizituar në 28 Dhjetor 2013.
  76. ^ 'Pichichi' y centenario. ESPN Soccernet. Retrieved 20 Prill 2010. 
  77. ^ "U21: 2–0 mot Makedonien". Svenskfotboll (in Suedisht). 23 Mars 2001. Retrieved 7 Qershor 2012. 
  78. ^ "U21 herr: Svensk seger i snömodd". Svenskfotboll (in Suedisht). 28 Mars 2001. Retrieved 7 Qershor 2012. 
  79. ^ "U21 herr: Svenskt målfyrverkeri mot Slovakien". Svenskfotboll (in Suedisht). 1 Qershor 2001. Retrieved 7 Qershor 2012. 
  80. ^ "U21 herr: Ny stabil svensk seger". Svenskfotboll (in Suedisht). 5 Qershor 2001. Retrieved 7 Qershor 2012. 
  81. ^ "U21 herr: Håglös insats gav 1–1". Svenskfotboll (in Suedisht). 1 Shtator 2001. Retrieved 7 Qershor 2012. 
  82. ^ U21 herr: Turkisk utspelning i en halvlek (in Swedish). Svenskfotboll.se. 4 September 2001. Retrieved 7 June 2012. 
  83. ^ U21 herr: Inget EM-avancemang för Sverige (in Suedisht). Svenskfotboll.se. 13 Nëntor 2001. Retrieved 7 Qershor 2012. 

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Zlatan Ibrahimović