Abas ibn Abdylmutalib

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Abbas ibn Abdylmutalib)
el-Abbas ibn Abd el-Muttalib
ٱلْعَبَّاسُ ٱبْنُ عَبْدِ ٱلْمُطَّلِبِ
U lind nërr. 565 p.e.s.
Vdiqrr. 653 p.e.s. (89 vjet)
Njohur përXhaxhai i profetit islam Muhamed
Bashkëshorti/ja
Fëmijë
Prind/ërAbdulmutalib (babai)
Natila bint Xhenab (nëna)
Të afërm
FamiljaBenu Hashim (Kurejsh)

Abas ibn Abdulmutalib (lindi në vitin 565 dhe vdiq në vitin 653) ishte xhaxhai i profetit Muhamed, tre vjet më i madh se nipi i tij. Një tregtar i pasur, gjatë viteve të hershme të Islamit ai e mbrojti Muhamedin ndërsa ishte në Mekë, por u konvertua vetëm pas Betejës së Bedrit në vitin 624 të erës sonë (2 hixhri). Pasardhësit e tij themeluan dinastinë Abasid në vitin 750.[1]

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Abasi, i lindur rreth vitit 565 të es, ishte një nga djemtë më të vegjël të Abdulmutalibit. Nëna e tij ishte Nutejla bint Xhenab nga fisi Namir.[2] Pas vdekjes së të atit, ai mori përsipër pusin e Zemzemit dhe shpërndarjen e ujit për pelegrinët.[3] Ai u bë një tregtar erëzash në Mekë,[4] një tregti që e bëri atë të pasur.[5]

Konvertimi në Islam[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë viteve kur feja myslimane po fitonte përkrahës (610–622), Abasi i siguroi mbrojtje të afërmit të tij, por nuk e pranoi besimin. Ai veproi si zëdhënës në Betimin e Dytë të Akabes,[6] por ai nuk ishte ndër ata që emigruanMedine.

Pasi kishte luftuar në anën e politeistëve, Abasi u kap gjatë Betejës së Bedrit. Muhamedi e lejoi Abasin të shpërblente veten dhe nipin e tij.[7]

Ibn Hisham tha se Abasi ishte bërë një musliman i fshehtë përpara Betejës së Bedrit[8] por një deklaratë e qartë për këtë mungon nga citimi i Taberiut për të njëjtin burim.[9][10] Thuhet nga disa autoritete se ai u konvertua në Islam menjëherë pas Betejës së Bedrit.[11]

Diku tjetër nënkuptohet se Abbasi nuk e shpalli zyrtarisht Islamin deri në janar 630, pak para rënies së Mekës, njëzet vjet pasi gruaja e tij Lubabe u konvertua.[12] Më pas Muhamedi e quajti atë "i fundit nga mërgimtarët" (muhaxhirun), gjë që i dha atij të drejtën për të ardhurat e plaçkës së luftës. Atij iu dha e drejta për t'u furnizuar me ujë zemzemi pelegrinëve, e drejtë kjo që iu kalua pasardhësve të tij.[1]

Abasi iu bashkua menjëherë ushtrisë së Muhamedit, duke marrë pjesë në Pushtimin e Mekës, Betejën e Hunejnit dhe rrethimin e Taifit. Ai e mbrojti Muhamedin në Hunejn kur luftëtarët e tjerë e braktisën atë.[13] Pas këtyre bëmave ushtarake, Abasi e solli familjen e tij për të jetuar në Medine, ku Muhamedi i vizitonte shpesh[14] dhe madje i propozoi vajzës së tij martesë.[15]

Më vonë Abbasi luftoi në ekspeditën në Tebuk.[13]

Familja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Abbasi kishte të paktën pesë gra.

  1. Lubabe bint al-Harith (Arabisht: لبابة بنت الحارث), e njohur edhe si Umm el-Fadl, ishte nga fisi Benu Hilal. Umm el-Fadl pretendoi se ishte gruaja e dytë që u konvertua në Islam, në të njëjtën ditë me shoqen e saj të ngushtë Hatixhenë, gruaja e parë e Muhamedit. Traditat e Umm al-Fadl për Profetin shfaqen në të gjitha koleksionet e haditheve. Ajo e tregoi devotshmërinë e saj me agjërim të tepërt dhe duke sulmuar Ebu Lehebin, armikun e myslimanëve, me një shtyllë tende.[16]
  2. Fatime bint Xhunejd, nga klani el-Harith i fisit Kurejsh.[17]
  3. Haxhile bint Xhundub ibn Rabia, nga fisi Hilal.[18]
  4. Muslije, një konkubinë greke.[19][20]
  5. Tukana, një grua jehude nga fisi Kurejdha, me të cilën Abasi u martua pas vitit 632.[21] It is not known whether any of the children were hers.

Fëmijët e njohur të Abasit ishin:

  1. Al-Faraa, i cili u martua me Katn ibn el-Harith, një vëlla i Lubabës. Nëna e saj nuk përmendet.[22]

Më poshtë ishin të gjithë pasardhësit e Lubabës.[23]

  1. El-Fadl.
  2. Abdullah.
  3. Ubjedullah. e bija e Ubejdullahut Lubabe u martua me Abas ibn Ali dhe kishte një Ubejdullah ibn Abas ibn Ali.
  4. Kutham.
  5. Ma'bad.
  6. Abd al-Rahman.
  7. Umm Habib.

Fëmijë tjerë

  1. El-Harith. Nëna e tij thuhet se ka qenë ose Fatime[17] ose Haxhile.[18]
  2. Aun, emri i nënës së të cilit nuk bëhet.[24]
  3. Mushir, emri i nënës së të cilit nuk bëhet.[25]
  4. Kethir, i biri i Muslijes.[26]
  5. Amina, ndoshta e bija e Muslijes.[19][27]
  6. Safiya, ndoshta e bija e Muslijes.[19][27]
  7. Tammam, më i vogli, i biri i Muslijes.[26]

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Abbas ibn Abdylmutalibi vdiq në shkurt të vitit 653 në moshën 89-vjeçare. Ai është varrosur në varrezat Xhenet el-BakiMedinë, sot Arabia Saudite.[28][29]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Huston Smith, Cyril Glasse (2002), The new encyclopedia of Islam (në anglisht), Walnut Creek, CA: AltaMira Press, ISBN 0-7591-0190-6
  2. ^ al-Tabari, Muhammad ibn Jarir (1998). Tarikh al-Rusul wa'l-Muluk: Biographies of the Prophet's Companions and Their Successors (në anglisht). Vëll. 39. Albany: State University of New York Press. fq. 24.
  3. ^ Ibn Ishaq, Sirat Rasul Allah. Translated by Guillaume, A. (1955). The Life of Muhammad, p. 79. Oxford: Oxford University Press.
  4. ^ Ibn Ishaq/Guillaume, p. 113.
  5. ^ Ibn Ishaq (Guillaume) pp. 309–310.
  6. ^ Ibn Ishaq (Guillaume) p. 203.
  7. ^ Wahba, al-Mawardi Translated by Wafaa H (2000), The ordinances of government = Al-Aḥkām al-sulṭāniyya w'al-wilāyāt al-Dīniyya (në anglisht), Reading: Garnet, ISBN 1-85964-140-7
  8. ^ Ibn Ishaq (Guillaume) p. 309.
  9. ^ Alfred Guillaume's footnote to Ibn Ishaq (1955) p. 309.
  10. ^ Tabari, Tarikh al-Rusul wa'l-Muluk. perkthimi nga McDonald, M. V. (1987). Volume 7: The Foundation of the Community, p. 68. Albany: State University of New York Press.
  11. ^ Annotated (1998), The history of al-Ṭabarī = (Taʼrīkh al-rusul wa'l mulūk) (në anglisht), Albany: State University of New York Press, ISBN 0-7914-2820-6
  12. ^ Ibn Ishaq (Guillaume) pp. 546–548.
  13. ^ a b Tabari (Landau-Tasseron) pp. 24–25.
  14. ^ Ibn Saad, Tabaqat vol. 8. Translated by Bewley, A. (1995). The Women of Madina, p. 194. London: Ta-Ha Publishers.
  15. ^ Ibn Ishaq (Guillaume) p. 311.
  16. ^ Roded, Ruth (1994), Women in islamic biographical collections : from Ibn Saʻd to Who's who. P37-38 (në anglisht), Boulder u.a.: Rienner, ISBN 1-55587-442-8
  17. ^ a b Ibn Hajar, Isaba vol. 8 #11586.
  18. ^ a b Ibn Hajar, Isaba vol. 2 #1904.
  19. ^ a b c Ibn Saad, Tabaqat vol. 4. “Al-Abbas ibn Abdalmuttalib.”
  20. ^ Beheshti, M. (1967). Background of the Birth of Islam, chapter 5. Translated by Ayoub, M. M. (1985). Tehran: International Publishing Co.
  21. ^ Majlisi, Hayat Al-Qulub vol. 2. Translated by Rizvi, A Detailed Biography of Prophet Muhammad (saww), p. 1180.
  22. ^ Ibn Hajar, Isaba vol. 5 #7129.
  23. ^ Tabari (Landau-Tasseron) p. 201.
  24. ^ Ibn Hajar, Isaba vol. 5 #6279.
  25. ^ Ibn Hajar, Isaba vol. 6 #8329.
  26. ^ a b Tabari (Landau-Tasseron) vol. 39 pp. 75–76.
  27. ^ a b See also Majlisi (Rizvi) p. 1208.
  28. ^ Tabari (Landau-Tasseron) vol. 39 p. 25.
  29. ^ Faruk Aksoy, Omer Faruk Aksoy (2007), The blessed cities of Islam, Makka-Madina (në anglisht), Somerset, NJ: Light Pub., ISBN 978-1-59784-061-3