Jump to content

Abdylmexhiti II

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Abdulmexhiti II)
Abdylmexhiti II
عبد المجید الثانی
Halif osman
Udhëheqësi i Besimtarëve
Kreu i osmanllinjëve
Abdylmegjidi i II
Sulltani i 29-të i Perandorisë Osmane
Mbretërimi19 nëntor 1922 – 3 mars 1924
ParaardhësMehmeti VI
PasardhësMonarkia u rrëzua
Konsort
  • Şehsuvar Hanım
    (m.1896; vdekja e tij 1944)
  • Mihrimah Hanım
    (vdiq më 1899)
  • Mehisti Hanım
    (m.1912; vdekja e tij 1944)
  • Hayrünissa Hanım
    (u martuan para vitit 1926)
FëmijëŞehzade Ömer Faruk
Dürrüşehvar Sultan
DinastiaShtëpia e Osmanët
I atiAbdyl Azizi
E ëmaHayranidil Kadın
U lind29 maj 1868
Beshiktash, Stambolli, Perandoria Osmane
Vdiq23 gusht 1944
Paris, Francë
Varrimiel-Baki, Medina, Arabia Saudite

Abdulmexhiti II (Turqishtja osmane: عبد المجید ثانی, Abdü’l-Mecîd-i-sânî, Turqisht: Halife Abdülmecit Efendi, 29 maj 1868 – 23 gusht 1944) ishte kalifi i fundit i Dinastisë Osmane, nominalisht kreu i 37-të i Shtëpisë Perandorake Osmane nga vitit 1922 deri më 1924.

Abdylmexhiti II lindi në Pallatin Dolmabahçe, Beşiktaş, te prindërit Sulltan Abdyl Aziz dhe Hayranidil Kadın. Ai ishte vëllai më i ri i plotë i Nazime Sulltan.

Në përputhje me zakonin e vonë osman, Abdylmexhiti ishte i mbyllur në pallat deri sa ishte 40 vjeç. Më 4 korrik 1918, kushëriri i tij i parë Mehmeti VI u bë sulltan dhe Abdylmexhiti u emërua Princ i Kurorës. Kur kushëriri i tij u rrëzua më 1 nëntor 1922, Sulltanati Osman u shfuqizua. Por më 19 nëntor 1922, Princi i Kurorës u zgjodh kalif nga Asambleja Kombëtare TurkeAnkara. Ai u vendos në Stamboll më 24 nëntor 1922.

Më 3 mars 1924, gjashtë muaj pas themelimit të Republikës Turke nga Qemal Atatyrk, hilafeti osman u shfuqizua dhe dinastia osmane u rrëzua dhe u dëbua nga Turqia.

Abdylmexhitit iu dha titulli i Gjeneralit në Ushtrinë Osmane, por nuk kishte prirje të forta ushtarake. Ai kishte një rol më domethënës si Kryetar i Shoqatës së Artistëve Osmanë.

Ai konsiderohet si një nga piktorët më të rëndësishëm të artit osman të periudhës së vonë. Pikturat e tij të Harem, që tregojnë një mbledhje moderne muzikore, dhe të gruas së tij, Şehsuvar Hanım, duke lexuar romanin e Gëtes Faust, shprehin ndikimin e Evropës perëndimore në rrethin e tij elitar. Këto u shfaqën në një ekspozitë të pikturave osmane të vitit 1918 në Vjenë. Autoportreti i tij personal mund të shihet në muzeun Istanbul Modern.

Abdylmexhiti ishte gjithashtu një koleksionist i zjarrtë i fluturave, një aktivitet që ai ndoqi gjatë 20 viteve të fundit të jetës së tij. Revista e tij e preferuar ishte Revue des deux Mondes.

Më 23 gusht 1944, Abdylmexhiti II vdiq në shtëpinë e tij në Bulevardin Suchet, Paris. Vdekja e tij përkoi me Çlirimin e Parisit nga pushtimi gjerman. Ai u varros në Medinë me rekomandimin e Mbretit SaudArabisë Saudite.