Jump to content

Surja el-Fatiha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Al-fatiha)
Sureja el-Fatiha

Surja el-Fatiha është surja e parë e radhitur në Kur'an. Kjo sure ka rëndësi të madhe në besmin e një njeriu në Islam sepse përdorimi i kësaj sure është shumë i gjerë. Përdorimi i kësaj sure është i domosdoshëm gjatë faljes së namazit, pra çdo reqat një herë lexohet surja El Fatiha.

ٱلۡفَاتِحَةِ

Suretu El Fatiha
1. Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
2. Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botërave.
3. Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit.
4. Sunduesit në ditën e Gjykimit !
5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti ndihmë kërkojmë .
6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë.
7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira,e jo në të atyre që je i hidhëruar dhe që kanë humbur.

Hadithi N-8. Nga ebu Hurejre {r.a} përcillet se i Dërguari i All-llahut Muhamedi {alejhi-selam} ka thënë; Namazi i atij që nuk e ka kënduar thelbin e Kur'anit {suren el-Fatiha} gjat faljes është i paplotësuar {i mangët} dhe i ka përsëritur këto fjalë tri herë. Dikush i tha ebu Hurejres; A duhet ta këndojmë edhe pas imamit kur edhe ai këndon Fatihën ? Ai tha; këndojeni në heshtje, se e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut {alejhi-selam} duke thënë; All-llahu {Azze we xhel- i fuqishëm dhe Bujar} ka thënë; ''E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai {robi] do ta fitojë atë për të cilën është lutur. Kur robi thotë; ''El hamdu lil-lahi rabbil 'alemin''; All-llahu {Azze we xhel- i fuqishëm dhe Bujar} thotë; ''Robi Im më lavdëroi.'' Kur robi thotë; ''Er-rahmanir-rahim ''; All-llahu {Azze we xhel- i fuqishëm dhe Bujar} thotë; ''Robi Im më lartësoi.'' Kur robi thotë; ''Maliki jeumi-din'''; All-llahu thotë; ''Robi Im më lavdëroi {robi im i është bindur Madhërisë Sime}.'' Kur robi thotë; ''Ijjake na 'budu we ijjake nesta'in ''; Ai thotë;''Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe ai do ta fitojë atë, për të cilën është lutur.''Kur robi thotë; '' Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en 'amte 'alejhim, gajril magdubi 'alejhim we led-dalin''; Ai thotë; ''Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar. ''{Muslim,Malik,Tirmidhi, Ebu Davud, Nesai, ibn Maxhe}.

Kjo sure përmban 7 ajete, 29 fjalë dhe 139 shkronja, ose 25 fjalë dhe 120 shkronja nëse nuk llogarisim ajetin e parë. Gjithashtu Ibën Kethiri thot se: "Dijetarët thohnë se El Fatiha përmbanë 25 fjalë dhe 113 shkronja.

Sureja el-Fatiha përbëhet nga gjithsej 7 (shtatë) ajete Kur'anore duke e përfshirë dhe ajetin Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! që është ajet hapës i 113 (njëqind e trembëdhjetë) sureve (përveç një sureje që fillon pa këtë ajet).

Kjo sure njihet si sure Mekase sepse i është shpallur Muhammedit a.s. gjat jetës së tij në meke. Ndryshe njihet si sure e hapjes sepse gjendet e para sure në Kur'an.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë: