Jump to content

Ballaban Pasha

Artikull i mirë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ballaban Badera)

Mehmet Ballaban Badera i njohur më së shumti si Ballaban Pasha, ishte gjeneral i ushtrisë osmane me prejardhje shqiptare i cili në shekullin XV ishte kryekomandant i Sulltanit Mehmet Fatihun gjatë Rrethimit të dytë të Krujës, ku ai ishte në krye të ushtrisë osmane.[1]

U lind në fshatin Baderë, në një familje të krishterë, u bë mysliman, dhe u vu në shërbim të osmanëve më 1430 derisa u ngrit në rangun e pashait në kohën e Sulltan Mehmetit II. Flitet që ka qenë i pari i cili u ngjit në muret e Konstandinopojës gjatë betejës1453 duke shënjuar fundin e Perandorisë Bizantine.[2] Në periudhën 1464-1465 ka qenë sanxhakbej i Ohrit,[3][4] dhe qe ndër gjeneralët e dërguar kundër Skënderbeut, të cilin e luftoi në disa beteja, më 1464 dhe 1465 në betejën e Vajkalit, të Meçadit, Betejën e Dytë të Vajkalit dhe atë të Kasharit. Në 1466-1467 ishte kryekomandant i osmanëve në Rrethimin e dytë të Krujës, ku edhe vdiq i vrarë. Të gjitha betejat kundër Skënderbeut i humbi, por, mbas pushtimit të Arbërisë nga osmanët, u shndërrua në figurë të nderuar të muslimanëve në Petrelë, ku iu kushtua një tyrbe, e cila u shkatërrua me Revolucionin Kulturor1967.[5]

Rrethimi i dytë i Krujës.

Mehmet Ballabani u lind në fshatin Baderë që mendohet se është Batra në Matin e sotëm.[6][7] U rekrutua përmes Devshirmesë, u ngrit në rangun e pashait në kohën e Sulltan Mehmedit II.[2] U edukua në pallatet e sulltanit, duke u kthyer në Islam.[8] Emri i tij i vërtetë u bë Mehmet, Ballabani shënon një veti që me kohën zëvendësoi plotësisht emrin me mbiemrin. Ballaban do të thotë "i madh, i rëndë, i pamposhtshëm".[9]

Në pushtimin e Konstantinopojës ishte ndër të parët që sulmoi dhe hyri brenda mureve,[7] kështu fitoi simpatinë e sulltanit.[8] Në regjistrin kadastral osman të Sanxhakut Arnaut të vitit 835 h. (1431-1432) ai përmendet si timarli i katër fshatrave të vilajetit të Krujës, kurse dy vjet më pas emërohet dizdar i saj dhe gjatë viteve 1437-1439 do të ishte vartës i Skënderbeut kur u emërua si subash i Krujës. Ballabani përmendet si "gulam-i mir" dhe me cilësimin "i vogël" (Ballaban-i kyçyk), që përkon me përshkrimin që Barleti i bën fizikut të tij: "nga shtati ishte i shkurtër dhe i pakët".

Ballabani ishte dizdar (kështjellar) i kalasë së Krujës kur Skënderbeu u kthye në Arbëri pas dezertimit të frontit të Nishit, dhe pasi mori pushtetin e dëboi dizdarin së bashku me ushtarët osmanë.[10]

Kundër Skënderbeut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mesin e viteve 1460 dy djem të tij, Hamzai dhe Hiziri, përmenden si timarlinj në lindje të Serezit (në Maqedoninë Lindore). Në tetor të vitit 1466, përmendet si zotërues i një timari të madh në rajonin e Tetovës. Para se të vendosej këtu, Ballaban Beu duhet të ketë pasur në zotërim prona diku në rajonet që shtriheshin në lindje të Ohrit, sepse në afërsi të këtij qyteti ai do të zhvillonte luftimet me forcat e Skënderbeut.[nevojitet citimi]

Pas fitoreve kundër Sheremet Beut, për t'iu kundërvënë Skënderbeut, Sulltan Mehmeti zgjodhi Ballabanin. Betejën e parë e patën në fushën e Valkalit, prillin e 1465. Ushtria osmane u thye, por Ballaban Pasha mund të zinte në pusi tetë kalorës të dëgjuar të Skënderbeut: Moisi Golemin, Vladan Juricën, Muzakën e Angjelinës, Gjon Muzakën, Gjon Perlatin, Nikollë Berishën, Gjergj Kukën dhe Gjin Maneshin. Më pas u dërguan në Stamboll, ku u ropën të gjallë.[7]

Pas katër betejave të ashpra që u zhvilluan në vitin 1465 mes ushtrisë arbërore dhe ushtrive osmane të drejtuara nga Ballaban Pasha (e para ishte beteja e Vajkalit, dhe të tjerat ishin Beteja e Meçadit, Beteja e Dytë e Vajkalit dhe Beteja e Kasharit), ku Skënderbeu doli fitimtar, Fatihu mendoi se kishte ardhur koha për një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane.[11] Në pranverën e vitit 1466 sulltani u nis në krye të gjithë ushtrisë osmane për të rrethuar Krujën.[12][13] Fatihu, me kryekomandant Ballabanin, kishte për taktikë ta izolonte Krujën. Ushtria osmane u dërgua në dy drejtime: njëra nga lugina e Shkumbinit dhe tjetra nga lugina e Lumit Drin. Të dyja ushtritë kishin arbër e sllavë renegatë që filluan të masakronin popullsinë lokale, duke djegur çdo fshat që rezistonte. Si rezultat, popullsia u arratis sa të mundte nga këto zona.[1]

Skënderbeu nuk ishte në gjendje të ndalonte një avancim të tillë. Sipas një akti të lëshuar në Monopoli, Pulia, ushtria osmane nën Ballaban Pashën komandant, e Sulltanin kryekomandant, kishte masakruar 14000 njerëz dhe plaçkitur shumë zona të populluara e Skënderbeu do arratisej së shpejti në Itali.[1] Gjithsesi, Skënderbeu ndenji në Arbëri, por dërgoi në Itali 12 anije me banorë të Krujës, mes të cilëve Donikën e të birin.[14][15]

Skënderbeu për vete u tërhoq në malet rreth Shkodrës ku organizoi një ushtri për të hequr rrethimin e Krujës.[16] Akinxhijtë e Mehmedit, nën komandën e Ballabanit, filluan të shkatërrojnë ndërkaq vendin, gjë që sipas Mehmed Neshriut, ishte një akt ndëshkimi ndaj luftërave që Skënderbeu kishte bërë kundër Ballabanit në 1464 dhe 1465, ndërsa Idris Bitlisi thotë që fushata e Mehmedit e Ballabanit ishte përgjigje e thyerjes së armëpushimit të vitit 1463 kur Skënderbeu mësoi se kryqëzata kundër osmanëve, e organizuar nga Pius II, ishte gati të nisej nga Ancona.[17] Rezistenca e arbërorve përshkrohet nga Tursun Beu: arbërit kishin marrë malet dhe rrinin në luginat ku kishin kullat e tyre, po kur u kapën nga forcat e Sulltanit e të Ballabanit, u shndërruan në skllevër, dhe do shiteshin me 3000–4000 akçe për frymë. Mikel Kritobuli, një historian grek i sulltanit, përshkruan rezistencën sesi arbërit zotëronin malet dhe arratiseshin në to,[18][19] kurse këmbësoria e lehtë osmane ngjitej drejt tyre ku i masakronte nëpër maja. Shumë arbër hidheshin nga shkëmbinjtë që t'i shpëtonin masakrës.[18][19][20] Ushtarët e Ballabanit ktheheshin nga malet me skllevër dhe plaçkë.[21][22] Mehmedi urdhëroi forcat e Ballabanit të prisnin gjithë pyjet ku kalonin rrugët kryesore. Në këtë mënyrë rrugët ishin të sigurta për ushtritë osmane.[23]

Faza e parë e fushatës së osmanëve ishin të izolonin Krujën për dy muaj.[21] Sipas Barletit, Skënderbeu kishte 4400 burra nën Tanush Topiajn si mbrojtës të kështjellës.[24] Kjo forcë përfshinte 1000 venecianë nën Baldasar Perduçin,[25] dhe 200 pushkatarë e shigjetarë napolitanë.[26] Skënderbeu i hoqi burrat e tjerë nga Kruja, ndërkaq që Mehmedi me Ballabanin e ushtritë e tyre po i drejtoheshin Krujës.[27] Ballabani i ofroi para trupave që mbronin Krujën, që të dorëzoheshin, po këto nuk pranuan dhe filluan të bombardojnë pozicionet osmane.[28] Osmanët pastaj, nën Ballabanin, filluan të bombardojnë kështjellën, po pa rezultat.[15][27][29] Sipas burimeve dokumentare, rrethimi filloi në mes të qershorit, një muaj pasi Mehmedi filloi fushatën masakruese të Arbërisë lindore.[30]

Pasi dy muaj luftimesh të ashpra Mehmedi u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria.[31] Sulltani la 18000 kalorës dhe 5000 këmbësorë nën Ballaban Pashën në Arbëri dhe, në qershor 1466, u tërhoq me pjesën tjetër të ushtrisë.[12][32] Gjithashtu sulltani hoqi rrethimin e Durrësit ku vodhi e plaçkiti në territoret përreth qytetit.[25][12] Gjithashtu mori me vete 3,000 arbër rob.[33]

Përveç se sulltani i la Ballaban Pashës drejtimin e ushtrisë osmane në Arbëri, për të dobësuar pronat e Skënderbeut dhe për të ushtruar presion të vazhdueshëm në viset e lira arbërore sulltani organizoi Sanxhakun e Dibrës në Arbërinë lindore. Në tetor 1466, përveç premtimit për postin e dizdarit të Krujës, sulltani i kishte dhënë Ballabanit në zotërim prona të mëdha në rajonin e Tetovës për ta motivuar të luftonte energjikisht për nënshtrimin e viseve arbërore.[34] Gjithashtu sulltani dhe Ballabani ndërtuan kalanë e Elbasanit për të dobësuar forcën e Krujës dhe për ta mbajtur si bazë për sulme të mëvona osmane.[30]

Mundja e osmaneve tregoi se Skënderbeu nuk mposhtej dot akoma kollaj.[35] Kjo fitore e lejoi Skenderbeun t'i bënte vizitë Ferdinandit në Itali po nga ai mori vetem 1000 dukatë, 300 karro me grurë dhe 500 dukatë me municione. Ndërkaq kur Skënderbeu ishte te Ferdinandi, ky i fundit pranoi një ambasador nga Mehmedi, i cili ofronte paqe dhe thonte se osmanët nuk kishin qëllime agresive ndaj Napolit. Ferdinandi e pranoi propozimin e paqes dhe Skënderbeu në prill 1467 u kthye në Arbëri.[36] Ndërkaq Ballabani vazhdoi të forconte rrethimin e Krujës. Mbasi Skënderbeu u kthye në Arbëri, situata politike filloi të ndryshojë. Fisnikët arbër, dikur të ftohtë me Skënderbeun, mes të cilëve Lekë Dukagjini, tashmë ishin bindur që ishin në rrezik dhe bënë aleancë me Skënderbeun. Sakaq edhe venecianët nuk bënë më pazar me Mehmedin dhe bënë edhe ata aleancë me Skënderbeun. Skënderbeu u takua me Lekë Dukagjinin e fisnikë të tjerë dhe në Lezhë bën plan të sulmonin forcat e Ballabanit.[37] Bashkë me 400 kalorës të Dukagjinit dhe një numër të madh kalorësish, 600 ushtarë italianë, dhe 4000 ushtarë vendas nga Durrësi, Shkodra, Lezha, Drishti dhe Tivari, Skënderbeu mblodhi rreth 13400 burra që të hiqte rrethimin e Ballabanit.[38]

Kampi i Ballabanit ishte mbi kodrat në jugperëndim të Krujës, pra poshtë malit Sarisalltëk, ku ai kishte forcat kryesore. Pjesa tjetër e ushtrisë rrethonte Krujën.[29] Skanderbeu dhe aleatët e tij marshuan nëpërmjet gojës së lumit të Matit dhe kaluan nëpërmjet zotërimeve të Jonimës deri te kufijtë e Krujës.[39] Komandantët e Skënderbeut kishin grupime të ndryshme për një sulm mbi trupat e Ballabanit: arbërit e veriut ishin nën komandën e Dukagjinit, batalionet veneciane nën komandën e Monetës, dhe garda e Skënderbeut ishin nën të direkt, kurse mbrojtësit e Krujës brenda në kala do vazhdonin ta mbronin atë. Forcat e Monetës dhe burrat e Dukagjinit do sulmonin forcat rrethuese të Ballabanit nga veriu dhe burrat e Skënderbeut do sulmonin nga jugu i Krujës, duke bllokuar edhe ndonjë furnizim të mundshëm të osmanëve nga lindja.[40] Skënderbeu në fillim sulmoi gardën e Ballabanit dhe i mori pikën strategjike.[29] Më vonë Skënderbeu mundi forcat e të vëllait të Ballabanit, Jonuzit, të cilin e kapi rob, së bashku me të birin.[29][41] Katër ditë më vonë, më 23 prill 1467, ushtria arbërore së bashku me mbrojtësit e Krujës sulmuan dhe shpartalluan ushtrinë e Ballabanit duke e lënë këtë të fundit të vdekur.[42] Vrasësi i Ballabanit ishte Gjergj Aleksi (Georgius Alexius), një ushtar i gardës së Skënderbeut, i cili i kishte gjuajtur me një arkbys (pushkë e shekullit XV).[43][40][44]

Shpirtërore dhe toponimike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dikur më vonë iu rregullua një tyrbe e njohur në Petrelë, ku përnderohej si evlija, dhe njihej si Tyrbja e Ballaban Pashës,[45] pjesë e teqesëtarikatitHalvetive,[9] e shkatërruar në vitin 1967.[46] Banorët e rrethinës së Petrelës e nderonin në atë tyrbe Ballabanin si gazì deri me ndalimin e fesë nga Revolucioni Kulturor i 1967.[5]

Në të përkohshmen jezuite "Leka" shkruhet për një gurrë dhe një çinar pranë Krujës, të quajtur Kroi[47] dhe Çinari i Ballabanecit, ku sipas gojëdhënës së radhitur në artikull qe zhvilluar lufta mes Lidhjes dhe trupave osmane.[45] Rrapi është ndër 16 monumentet e kulturës në Krujë.[48]

Orale dhe letrare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kujtesën popullore vdekjes së tij i këndohej kënga Deka e Ballaban Pashës, të mbledhur nga Alexandre Degrand dhe të përkthyer në frëngjisht më 1901 botuar në librin Souvenir de la Haute Albanie. Gjithashtu e mbledhur nga Zef Harapi që e botoi në vitet '30.[45]

Ballaban pasha ish burrë
Nuk ishte fis barbari,
pa nuk ishte mundur kurrë,
se ishte bir shqiptari.
Naim Frashëri, Istori e Shqipërisë, Kënga XVII, vargjet 320-323

Rilindasi arbëresh Jeronim de Rada, më 1860 shkruan një variant të dytë të Skanderbeku i pafan, ku te storja e gjashtë trajtohet pushtimi i Dibrës prej «renegatit Ballaban», që nënkupton Garibaldin. Ky libër përmbyllet me një diatribë kundër Ballabanit.[49] De Rada e rreshton gjithashtu ndër heronjtë e ciklit të parë të Rapsodie, marrë nga personazhe historike;[50] posaçërisht te kënga "Skënderbeu dhe Ballabani".[51]

Në veprën Naim Frashërit, Istori e Shqipërisë, megjithëse është ndër armiqtë e betuar të Skënderbeut, duke qenë shqiptar Naimi prapëseprapë e përshkruan me nota pozitive.[52]

  • Babinger, Franz (1978), Mehmed the Conqueror and His Time, Princeton, N.J.: Princeton University Press, ISBN 0-691-01078-1 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Franco, Demetrio (1539), Comentario de le cose de' Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d' Epyr, Venice: Altobello Salkato, ISBN 99943-1-042-9 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Frashëri, Kristo (2002), Gjergj Kastrioti Skënderbeu: jeta dhe vepra, 1405–1468, Tiranë: Botimet Toena, ISBN 99927-1-627-4 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Freely, John (2009), The grand Turk: Sultan Mehmet II, conqueror of Constantinople and master of an empire, New York: The Overlook Press, ISBN 1-59020-248-1 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Hodgkinson, Harry (1999), Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero, London: Centre for Albanian Studies, ISBN 978-1-873928-13-4 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Institut za balkanistika (1984), Balkan studies, Bulgarian Academy of Sciences {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Karaiskaj, Gjerak (1981), "Rrethimi i dytë dhe i tretë i Krujës (1466–1467)", Pesë mijë vjet fortifikime në Shqipëri (në anglisht), Tirana: Shtëpia Botuese "8 Nëntori"
  • Noli, Fan Stilian (1947), George Castroiti Scanderbeg (1405–1468), International Universities Press, OCLC 732882 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Schmitt, Oliver Jens (2009), Skënderbeu, Tiranë: K&B, ISBN 978-3-7917-2229-0 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Setton, Kenneth Meyer (1978), The Papacy and the Levant, 1204-1571, Philadelphia: DIANE Publishing, ISBN 978-0-87169-127-9 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Shukarova, Aneta (2008), Todor Chepreganov (red.), History of the Macedonian People (në anglisht), Skopje: Institute of National History, ISBN 9989-159-24-6, OCLC 276645834
  • Srpsko arheološko društvo (1951), Starinar (në serbisht), Belgrade: Arheološki institut, OCLC 1586392
  1. ^ a b c Frashëri 2002, p. 424
  2. ^ a b Ludlow, James Meeker (2009) [1890]. The Captain of the Janizaries: A Story of the Times of Scanderbeg and the Fall of Constantinople (në anglisht). Kessinger Publishing. ISBN 9781104968632.
  3. ^ Sir Hamilton Alexander Rosskeen Gibb; Johannes Hendrik Kramers; Bernard Lewis; Charles Pellat; Joseph Schacht (1954), The Encyclopaedia of Islam (në anglisht), vëll. 4, Leiden: Brill, fq. 140, ISBN 978-90-04-14448-4, OCLC 399624, marrë më 24 dhjetor 2011, Tursun p.125, cf Critoboulos, 147; emphasize Iskender's "breaking of faith" as the reason for the Ottoman operations against him from 868/1464 onwards. By permitting Venetian troops to garrison Kruje he created a real treat to the Ottoman forces in Albania. In 1464 and 1465 the neighbouring sanjak begis and especially the governor of Ohri, Balaban, launched the swift attacks
  4. ^ İnalcık, Halil, From empire to republic: essays on Ottoman and Turkish social history (në frëngjisht), Istanbul: Isis Press, fq. 88, ISBN 978-975-428-080-7, OCLC 34985150, marrë më 4 janar 2012, Balaban Aga, qui a accordé des timar à ses propres soldats dans la Basse-Dibra et dans la Çermeniça, ainsi qu'à son neveu à Mati, doit être ce même Balaban Aga, sancakbeyi d'Ohrid, connu pour ses batailles sanglantes contre Skanderbeg.
  5. ^ a b Xhufi, Pëllumb (2014). "Xhufi: Shën Kozmai shenjtor? Ai është si Ballaban Pasha". The Albanian. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 22 prill 2018.
  6. ^ Gegaj, Athanas (1937). L'Albanie et l'Invasion turque au XVe siècle (në frëngjisht). Paris: Universite de Louvain. fq. 138.)
  7. ^ a b c Noli, Fan S. (1921). Historia e Skënderbeut (në anglisht). Boston: Shtypëshkronja e «Diellit». fq. 246. OCLC 25513556.
  8. ^ a b Frashëri, Sami (2002). Shqipëria dhe shqiptarët: Materiali nxjerrë nga "Diksionieri historik e gjeografik" [Kamûs-ül Â'lâm] (në anglisht). Përkthyer nga Zyber Hasan Bakiu. Tiranë: Dajti 2000. fq. 232–237. ISBN 9789992772027.
  9. ^ a b Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri v. I (në anglisht). Tiranë: 55. fq. 117–120. ISBN 978-99943-56-83-6.
  10. ^ Anamali, Skënder; Prifti, Kristaq (2002). Historia e Popullit Shqiptar. Tiranë: Toena. fq. 392–394, 396–398. ISBN 9992716223.
  11. ^ Biçoku, 2002, ff. 450-451.
  12. ^ a b c Setton 1978, p. 279
  13. ^ Franco 1539, pp. 343–344
  14. ^ Frashëri 2002, p. 425
  15. ^ a b Freely 2009, p. 110
  16. ^ Schmitt 2009, p. 374
  17. ^ Frashëri 2002, p. 427
  18. ^ a b Frashëri 2002, p. 428
  19. ^ a b Freely 2009, p. 109
  20. ^ Hodgkinson 1999, pp. 209–210
  21. ^ a b Frashëri 2002, p. 429
  22. ^ Hodgkinson 1999, p. 210
  23. ^ Schmitt 2009, p. 380
  24. ^ Noli 1947, p. 330
  25. ^ a b Babinger 1978, p. 252
  26. ^ Schmitt 2009, p. 372
  27. ^ a b Frashëri 2002, p. 430
  28. ^ Franco 1539, p. 343
  29. ^ a b c d Karaiskaj 1981
  30. ^ a b Frashëri 2002, p. 431
  31. ^ Kasëm Biçoku, Historia e Popullit Shqiptar, 2002, vëllimi 1, pjesa e dytë: Mesjeta, kreu VI, nënkreu 5, fq. 452
  32. ^ Franco 1539, pp. 343–344
  33. ^ Babinger 1978, p. 253
  34. ^ Kasëm Biçoku, Historia e Popullit Shqiptar, 2002, vëllimi 1, pjesa e dytë: Mesjeta, kreu VI, nënkreu 5, fq. 454
  35. ^ Frashëri 2002, p. 450
  36. ^ Frashëri 2002, p. 451
  37. ^ Frashëri 2002, p. 453
  38. ^ Franco 1539, pp. 344–345
  39. ^ Schmitt 2009, p. 400
  40. ^ a b Frashëri 2002, p. 454
  41. ^ Noli 1947, p. 333
  42. ^ Biçoku, 2002, fq.454
  43. ^ Nelo Drizari (1968). Scanderbeg; His Life, Correspondence, Orations, Victories, and Philosophy (në anglisht). National Press. An alert soldier on his security staff stole the bloody show: He shot Ballaban Pasha dead with his flintlock gun. His name: Gjergj Aleksi
  44. ^ Franco 1539, p. 345
  45. ^ a b c Harapi, Zef M. (prill 1933). "Krueja: Kroi dhe Çinari i Ballabanecit". bksh.al. Leka vj. V, nr. IV. fq. 116–121. Marrë më 22 prill 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  46. ^ Omari, Jeton (2014). "Scanderbeg tra storia e storiografia (tesi di laurea specialistica)" (PDF) (në italisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  47. ^ Lkêni i Hasit (1906). "Ghergh Kastrioti Skenderbegu: Gojedhânat e popullit t' Kurbinit e t' Krues," (PDF). bksh.al. Albania v. 10 n. 2. fq. 28.
  48. ^ "Rrapi shekullor i Ballaban Pashës: mungon kujdesi ndaj Monumentit të Kulturës". oranews.tv.
  49. ^ Pipa, Arshi (2013). Trilogjia Albanika III: Jeronim de Rada [Trilogia Albanica II: Hieronimus De Rada]. Tiranë: Princi. fq. 15, 249. ISBN 978-9928-4090-7-2.
  50. ^ Pipa, Arshi (2014). Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore [Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives]. Tiranë: Princi. fq. 49. ISBN 978-9928-4090-9-6.
  51. ^ Vehbiu, Ardian (2009). "Skënderbeu arbëresh". peizazhe.com. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 19 korrik 2018.
  52. ^ Sulstarova, Enis (2006). Arratisje Nga Lindja: Orientalizmi Shqiptar Nga Naimi Te Kadareja. Globic Press. fq. 52–53. ISBN 9780977666249.