Lihtenshtajni

Coordinates: 47°06′00″N 9°18′13″E / 47.1000°N 9.3035°E / 47.1000; 9.3035
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lihtenshtajn)

47°06′00″N 9°18′13″E / 47.1000°N 9.3035°E / 47.1000; 9.3035


Principata e Lihtenshtajnit
Fürstentum Liechtenstein
Flamuri i Lihtenshtajnit Stema e Lihtenshtajnit
Flamuri Stema
Moto: "Für Gott, Fürst und Vaterland"
"Për Zotin, Princin, Atdheun"
Himni kombëtar: Oben am jungen Rhein
 
Situata e Lihtenshtajnit
Situata e Lihtenshtajnit
 
Kryeqyteti Vaduz
Qyteti më i madh Schaan
Gjuha zyrtare gjermanishtja
Forma e qeverisë Principatë Kushtetuese Parlamentare
Monark Hans-Adam II
Kryeministër Adrian Hasler
Pavarësia
1806
Sipërfaqja Vëndi i 191-të
160 km²
ZEE km²
Popullsia
 • totale
 • dendësia
Vëndi i 190-të
38 111 (2017)
227 banorë/km²
Monedha Franga zviceriane
Zona kohore
 • në verë
UTC+1
UTC+2
Kodi i internetit .li
Prefiksi telefonik +4231

Lihtenshtajni, (gjermanisht: Fürstentum Liechtenstein) zyrtarisht Principata e Lihtenshtajnit është një shtet alpin, gjermanisht-folës, pa dalje në det në Evropën Qendrore. Ai kufizohet nga Zvicra në perëndim e në jug dhe nga Austria në lindje e në veri. Sipërfaqja e tij është pak më shumë se 160 kilometra katrorë, dhe ka një popullsi prej 38.000 banorësh. Kryeqyteti i tij është Vaduz. Qyteti më i madh është Schaan. Lihtenshtajni ka produktin e brendshëm bruto për person më të lartë në botë, kur rregullohet nga pariteti i fuqisë blerëse. Lihtenshtajni gjithashtu ka një nga normat më të ulta të papunësisë në botë me 1.5%.

Lihtenshtajni është shteti më i pasur në botë (nisur nga PBB për frymë) dhe i vetmi vend që shtrihet tërësisht në Alpe. Ai njihet si një principatë dhe është një monarki kushtetuese e kryesuar nga një princ. Lihtenshtajni ndahet në 11 bashki. Pjesa më e madhe e terrenit të tij është malor, duke e bërë atë një destinacion të sporteve dimërore. Shumë fusha të kultivuara dhe ferma të vogla karakterizojnë peizazhin e tij në jug (Oberland, tokës e sipërme) dhe në veri (Unterland, tokës e ulët). Vendi ka një sektor të fortë financiar që ndodhet në kryeqytet, Vaduz, dhe përcaktohet si një parajsë e taksave. Ai është anëtar i Shoqatës Euroiane të Tregtisë së Lirë dhe pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane dhe Zonën e Shengenit, por jo i Bashkimit Europian.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e herëshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjurmët më të vjetra të ekzistencës hominide në Lihtenshtajn datojnë në epokën e Mesme paleolitike. Vendbanime neolitike bujqësore janë gjetur në luginat rreth 5300 para Krishtit.

Kulturat Hallstatt dhe La tene lulëzuan gjatë fundit të Epokës së Hekurit rreth 450 para Krishtit ndoshta nën ndonjë ndikim nga qztetërimet greke dhe etruske. Një nga grupet më të rëndësishme fisnore në rajonin Alpin ishin Helvetii. Në vitin 58 para Krishtit, në Betejën e Bibractes, Jul Cezari mposhti fiset Alpine, duke e sjellë rajonin nën kontroll më të ngushtë të Perandorisë Romake. Në vitin 15 para Krishtit, Tiberi, i cili ishte i destinuar të jetë perandori i dytë romak, dhe vëllai i tij Drusus pushtuan të gjithë zonën Alpine. Lihtenshteini u integrua në provincën romake të Raetias. Zona u mbajt nga ushtria romake, e cila ngriti një kamp të madh legjionar të quajtur Brigantium (Austria) pranë Liqenit Constance dhe në Magia (zvicerane). Një rrugë roman shtrihej në atë territor. Në 259 Brigantium u shkatërrua nga Alemanni, një popull gjermanik që u vendos në zonë në rreth vitit 450.

Në mesjetën e hershme, Alemannët kishin banuar pllajën lindore zvicerane në shekullin e 5-të dhe luginat e Alpeve deri në fund të shekullit të 8-të. Lihtenshtejni ishte pjesë e skajit lindor të Alemannias. I tërë rajoni u bë pjesë e Perandorisë franke në shekullin e 6 pas fitores së Clovisit I ndaj Alemannëve në Tolbiac në 504.

Lihtenshtajni mbeti nën hegjemoninë franke (dinastitë Merovingiane dhe Karolingiane) derisa perandoria u nda nga Traktati i Verdunit në 843 pas Krishtit pas vdekjes së Karlit të Madh. Territori i sotëm i Lihtenshtajnit i përkiste Frankisë Lindore deri sa u ribashkua me Frankinë e Mesme nën Perandorinë e Shenjtë Romake rreth vitit 1000 pas Krishtit.

Shekulli i 20-të[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri në fund të Luftës së Parë Botërore, Lihtenshtajni ishte i lidhur ngushtë në fillim me Perandorisë Austriake dhe më vonë me Austro-Hungarinë. Princat në pushtet vazhduan të fitonin shumë nga pronat në territoret e Habsburgëve, dhe ata kalonin shumë kohë në dy pallatet e tyre në Vjenë. Shkatërrimet ekonomike të shkaktuara nga kjo luftë e detyruan vendin të përfundojë një bashkim doganor dhe monetar me fqinjin tjetër të tij, Zvicrën.

Në kohën e shpërbërjes së Perandorisë Austro-Hungareze, diskutohej se Lihtenshtejnit, si një çiflig të Perandorisë së Shenjtë Romake, nuk i detyrohej më shtetit në krijim të pavarur të Austrisë, pasi kjo e fundit nuk e konsideronte veten si pasardhëse e ligjëshme e perandorisë. Kjo kundërshtohet pjesërisht nga perceptimi i Lihtenshtajnit që Perandori i çfronësuar austro-hungarez ende mbante një trashëgimi abstrakte të Perandorisë së Shenjtë Romake.


Në vitin 1929, Princi 75-vjeçar Franz I arriti në fron. Franz sapo ishte martuar me Elisabeth von Gutmann, një grua e pasur çifute nga Vjena. Edhe pse Lihtenshtajni nuk kishte parti zyrtare naziste, një lëvizje që simpatizonte nazistët u ngrit brenda partisë së Bashkimit Kombëtar. Nazistët lokalë të Liechtenstein identifikuar Elizabetën si "problemn" e tyre çifut.

Në mars të vitit 1938, menjëherë pas aneksimit të Austrisë nga Gjermania naziste, princi Franz emëroi si regjent kushëririn e tij 31 vjeçar, i hequr dy herë si trashëgimtar i mundshëm, Princin Franz Joseph. Franz vdiq në korrik të atij viti, dhe Franz Jozefi erdhi në fron.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Lihtenshtajni mbetur zyrtarisht asnjanës, duke i kërkuar Zvicrës fqinje ndihmë dhe udhëzime, ndërsa thesaret familjare në zonën e luftës u sollën në Lihtenshtajn për ruajtje. Në mbyllje të konfliktit, Çekosllovakia dhe Polonia, duke vepruar për të kapur ato që i konsideronin të ishin zotërime gjermane, shpronësuan tërë tokat dhe zotërimet e trashëguara të dinastisë së Lihtenshtajnit në Bohemi, Moravi, dhe Silesi. Shpronësimet (subjekt diskutimit të sotëm ligjor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë) përfshinin mbi 1.600 km2 tokë bujqësore dhe pyjore, si dhe disa kështjella e pallate të familjes mbretërore.

Lihtenshtajni i dha azil rreth 500 ushtarëve të Armatës së Parë Kombëtare Ruse (një forcë kolaboracioniste ruse në kuadër të Vermahtit gjerman) në fund të Luftës së Dytë Botërore. Rreth 200 nga grupi ranë dakord deri diku vullnetarisht që të kthehen në BRSS. Ata u nisën në një tren për Vjenë dhe asgjë nuk është dëgjuar më se ç'u bë me ta. Pjesa tjetër qëndroi në Lihtenshtajn për një tjetër vit, duke i rezistuar, me mbështetjen e Lihtenshtajnit, presionit të mëtejshëm nga ana e qeverisë sovjetike për të marrë pjesë në programin e riatdhesimit. Në të kundërt, për shkak të marrëveshjeve të bëra gjatë Konferencës së Jaltës, aleatët perëndimorë riatdhesuar qytetarët sovjetikë. Përfundimisht qeveria e Argjentinës ofroi azil dhe rreth njëqind njerëz u larguan. Kjo përkujtohet nga një monument në qytetin kufitar të Hinterschellenbergut. Kjo është edhe tema e dokumentarit televiziv francez Le dernier sekret de Jalta (Sekreti i fundit i Jaltës) nga Nicolas Jallot.

Qytetarët e Lihtenshtajnit u ndaluan të hyjnë në Çekosllovaki gjatë Luftës së Ftohtë. Kohët e fundit konflikti diplomatik i vërtitur rreth dekreteve Benesh të diskutueshme të pasluftës çoi që Lihtenshtajni të mos ketë marrëdhënie ndërkombëtare me Republikën Çeke dhe Sllovakinë. Marrëdhëniet diplomatike u vendosën midis Lihtenshtajnit dhe Republikës Çeke më 13 korrik 2009, dhe me Sllovakinë më 9 dhjetor 2009.

Qendër financiare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lihtenshtajni ishte në vështirësi financiare pas përfundimit të luftës në Evropë. Dinastia Lihtenshtajni shpesh u detyrua të shiste thesaret artistike të familjes, duke përfshirë portretin tepër të çmuar "Ginevra de 'Benci" të Leonardo da Vinçit, i cili u ble nga Galeria Kombëtare e Arteve të Shteteve të Bashkuara në vitin 1967. Megjithatë nga fundi i viteve 1970 ai përdori normat e ulëta të taksave të korporatave për të tërhequr shumë kompani në vend duke u bërë një nga vendet më të pasura në botë.

Princi i Lihtenshtajnit është monarku i gjashtë më i pasur në botë me një pasuri të vlerësuar prej 5 miliardë USD $. Popullsia e vendit gëzon një nga standardet më të larta të jetesës në botë.

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Njësitë administrative[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lihtenshtajni ndahet në 11 njësi administrative të quajtura gemajnde (Gemeinden, njëjës. Gemeinde) dhe dy njësi që shërbejnë për organizimin e zgjedhjeve të lira.

Njësitë administartive në Lihtenshtajn.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipërfaqja e përgjithshme e Lihtenshtajnit është 160km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 16 V, 9 32 L. Lihtenshtajni është vend kontinental dhe nuk ka dalje në det.

Vija kufitare e Lihtenshtajnit është 76 km e gjatë dhe nuk ka vijë bregdetare.

Klima e Lihtenshtajnit është klimë kontinentale e ftohtë, me dimër të vranët e me reshje bore e shiu, me verë të vranët e të lagësht.

Pjesa më e madhe e relievit është terren me bjeshkë (Alpet) përreth luginave të lumenjve. Pika më e ultë e relievit gjendet në vendin e quajtur Rugeler Rit (ang.: Ruggeller Riet) (430m, në pjesën veriore) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,599 metrave në vendin e quajtur maja e hirtë (ang.: Grauspitz) në pjesën jugore të vendit në kufi me Zvicrën.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta mesatare e pritur në Lihtenshtajn është 79.68 vite (76.1 vjet tek meshkujt dhe 83.28 tek femrat). Vdekshmëria te foshnjat është 4.64 në 1000 të lindur gjallë. 100% e popullsisë (më e vjetër se 10 vite) din shkrim lexim.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Lihtenshtajni – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale