Mus'ab ibn Umejr
Mus'ab ibn Umair | |
---|---|
Ambasadori i pare e Medines | |
Në detyrë rr. 620 – 621 CE | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Mekke | 8 janar 594
Vdiq më | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti Uhud, Medine, Hixhaz, Arabia |
Shkaku i vdekjes | Dëshmor në Betejën e Uhudit |
I njohur për | shok i profetit Muhamed |
Musab ibn Umeir gjithashtu njihet edhe me emrin Mus'ab el-Hajr.[1] ishte një sahabi (shok) i profetit Muhamed. Farefisin e ka nga Beni Abd el-Dar, një degë e fisit Kurejsh. Mus'ab ibn Umejri e pranoi islamin në vitin 614 dhe ka qënë mësuesi i parë për islamin.[2] Ai vdiq në Betejën e Uhudit në vitin 625.[3]
Lindja & Rinia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mus'ab ibn Umejri ka lindur në fisin Benu Abd ed-Dar, të Kurejshëve.[4] Data fikse kur ka lindur nuk dihet. Mendohet të jetë lindur më 594 ose 598, sepse ka qënë shumë i ri kur është bërë mysliman më vonë, në vitin 614.[5] Mus'ab ibn Umejr ishte djali i Umejr ibn Hashim dhe Hunaas bint Malik, të dy prindërit i ka patur të pasur.[6] Mus'abi edhe kur ishte i ri merrte pjesë në takimet e të vjetërve të Kurejshëve. Ai ishte shumë i pashëm dhe të gjithë e njihnin për bukurinë e tij, sidomos disa gra të cilat donin shumë ta shikonin qëndronin sa më pranë tij, për ta parë. Përveç bukurisë, ai ka pasur dhe një pasur të madhe, meqë prindërit i kishte të pasur të dy. Rrobat që ai vishte ishin specifikisht të qepura për të, si dhe këpucët që i merrte nga Jemeni. Ai gjithashtu mbante erë të këndshme sepse përdorte parfume të mira. Njerëzit e kuptonin ardhjen e Mus'ab bin Umejrin nga parfumi që mbante. Pasiqë pranoi islamin, ai u bë një ndër recituesit më të mirë të Kur'anit, si dhe një dijetar i shquar. Ka qënë orator i përkryer, që mund t'i bindte njerëzit shume shpejt. Kështu Mus'ab ibn Umejri shquhet të jetë një shembull për rininë e sotme.
Kthimi në islam
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Myslimanët e parë shkonin në shtëpinë e el-Arkamit, që njihet si qendra kryesore e mësimit të islamit nga Profeti, aty sahabët e parë takoheshin me të dhe mësonin fenë prej tij.[7] Mus'abi kërkoi të shkonte në këtë shtëpi, për të marrë më shumë informacion rreth fesë së re, islamit. Pasiqë dëgjoi këndimin e Kur'anit dhe dëgjoi fjalimin që mbante Profeti (sas), ai direkt u kthye në islam.[8] [9]
Në fillimet e tij Mus'abi e mbajti të fshehtë besimin e tij të ri, sepse kishte frikë mos e merrte vesh e ëma, që mund të reagonte kundra tij.[1] Mirëpo një ditë, Othman ibn Talha, një ndër armiqtë e Profetit (sas), e shikon Mus'abin të hyjë në shtëpinë e el-Erkamit, për të falur namaz. Kështu, përhapet lajmi dhe nëna e Mus'abit mëson se ai është bërë mysliman. Ajo vendos ta lidhë në pranga djalin e saj, Mus'abin, në mënyrë që ai të hiqte dorë nga islami, [10] mirëpo Mus'abi ishte i qëndrueshëm në besimin e tij dhe nuk do të dorëzohej. Profeti (sas) e këshilloi Mus'abin të emigrojë në Abisini bashkë me disa sahabë, që të mos përjetonte tortura të mëtejshme.[8]
Ambasadori (mësuesi) i parë i Islamit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mus'ab ibn Umejri ka qënë mësuesi i parë, që u dërgua në Jethrib (Medinë).[2][11] Medina do të përgatitej për hixhretin që do të bënin sahabët dhe Profeti, pas lidhjes së parë të Akabesë me ensarët. Bashkë me Mus'ab ibn Umejrin do të shkonte edhe Es'ad ibn Zurare, si shoqërues i tij. Të dy përhapën mësimet fetare islame në Medinë dhe si rezultat shumë veta hynë në islam, njerëz të shquar si Sa'd ibn Muadh, Usajd ibn Hudajr, si dhe Sa'd ibn Ubedeh.[12] Myslimanët e Medinës u njohën me emrin "el-Ensar" (ndihmëtarët).
Fushatat ushtarake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beteja e Bedrit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mus'ab ibn Umejri morri pjesë në Betejën e Bedrit. Ushtria myslimane me në krye Profetin përbëhej nga sahabë të tillë të nderuar si: Aliu, Hamza, Mus'ab ibn Umejr, Zubejr ibn el-Avam, Ammar ibn Jasir dhe Ebu Dherr el-Gifari. Përveç ushtarëve, ata kishin me vete 70 deve dhe 2 kuaj, që tregonte se ata duhej të ecnin në këmbë, ose të merrnin një deve për 3-4 persona. [13]Uthman ibn Affani nuk morri pjesë në këtë betejë sepse Profeti (sas) e urdhëroi të qëndronte afër gruas së tij, Rukijjes, vajzës së Profetit (sas), e cila ishte sëmurë rëndë. [14] Kurse Selman el-Farisi nuk morri dot pjesë sepse ai akoma nuk kishte fituar lirimin e tij.[15]
Shumë prej liderëve Kurejshi morrën pjesë në këtë betejë, ku prej tyre shquhen: Amr ibn Hisham, Uelid ibn Utbe, Shejbe, vëlla i Utbes, si dhe Umejje ibn Halef. Ata morrën pjesë në këtë luftë për arsye të ndryshme: disa prej tyre kishin interesa për të mbrojtur karvanin e Ebu Sufjanit, të tjerë kërkonin të hakmerreshin për vrasjen e ibn el-Hadramiut, që ishte rojtar në Nehle; ndërsa disa të tjerë thjesht merrnin pjesë sepse pretendonin një fitare kundër myslimanëve.[16] Amr ibn Hishami tregohet se e ka gjykuar Umejje ibn Halef-in, i cili nuk dëshironte të shkonte në luftë, por si përfundim shkoi, për shkak të vërejtjes që morri nga Ebu Xhehli (Amr ibn Hisham).[17]
Vdekja në betejën e Uhudit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Profeti Muhamed e caktoi Mus'ab ibn Umejrin flamurtar të ushtrisë myslimane në Betejën e Uhudit, që ndodhi në vitin 625.[4] Gjatë betejës, disa myslimanë menduan se lufta kishte përfunduar dhe prandaj lanë pozitat e tyre si rezultat i kësaj, ushtria jomyslimane fituan shpresën se mund ta vrisnin profetin Muhammed (sas). Musabi e kuptoi rrezikun që i kanosej profetit Muhammed dhe filloi të thërriste Allahu Ekber (Zoti është më i madhi) duke mbajtur flamurin, pra, kështu duke tërhequr vëmendjen e armiqve tek vetja e tij, në mënyrë që të shpëtonte profeti Muhammed.[18] Musabin e plagosën. Dora e tij e djathtë që mbante flamurin tanimë ishte prerë, kështu ai morri në dorën e majtë flamurin dhe citoi ajete Kuranore. Kur iu pre edhe dora e majtë, ai mblodhi flamurin në krahët e tij dhe e mbajti atë që të mos binte në tokë. Vazhdoi të citonte ajetin Kuranor: Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (3:144)[6] Si përfundim Musabi u qëllua nga një shtizë, e cila u hodh nga Ibn Kamiah dhe kështu ra shehid. Por nuk lejoi që flamuri të binte përtokë deri në frymën e tij të fundit.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b IslamKotob. Companions of the Prophet (në anglisht). Islamic Books. Marrë më 7 gusht 2012.
- ^ a b UNESCO (2012). Different Aspects of Islamic Culture: Vol.3: The Spread of Islam Throughout the World Volume 3 of Different aspects of Islamic culture (në anglisht). UNESCO, 2012. fq. 51–. ISBN 9789231041532. Marrë më 9 gusht 2012.
- ^ a b Jean-Pierre Filiu, M. B. DeBevoise (2011). Apocalypse in Islam University of California Press (në anglisht). University of California Press, 2011. fq. 186–. ISBN 9780520264311. Marrë më 11 gusht 2012.
- ^ a b Muhammad Saed Abdul-Rahman (2009). The Meaning and Explanation of the Glorious Qur'an (Vol 2) 2nd Edition (në anglisht). MSA Publication Limited, 2009. fq. 69–. ISBN 9781861796448. Marrë më 7 gusht 2012.
- ^ Scott C. Lucas (2004). Constructive Critics, Ḥadīth Literature, and the Articulation of Sunnī Islam: The Legacy of the Generation of Ibn Sad, Ibn Maīn, and Ibn Ḥanbal (në anglisht). BRILL, 2004. fq. 269–. ISBN 9789004133198. Marrë më 7 gusht 2012.
- ^ a b Rafi Ahmad Fidai, N.M. Shaikh (2002). Companion of the Holy Prophet, the (në anglisht). Adam Publishers, 2002. fq. 40,47–. ISBN 9788174352231. Marrë më 7 gusht 2012.
- ^ Dr Ali Muhammad As Sallaabee (2005). The Noble Life of the Prophet (Vol1-3) Volume 1 of The Noble Life of the Prophet (në anglisht). Darussalam, 2005. fq. 175–. ISBN 9789960967875. Marrë më 8 gusht 2012.
- ^ a b "Biography of Musab ibn Umair" (pdf) (në anglisht). techislam.com. Marrë më 2012-08-23.
- ^ Scott C. Lucas (2004). Constructive Critics, Ḥadīth Literature, and the Articulation of Sunnī Islam: The Legacy of the Generation of Ibn Sad, Ibn Maīn, and Ibn Ḥanbal (në anglisht). BRILL, 2004. fq. 269–. ISBN 9789004133198. Marrë më 8 gusht 2012.
- ^ Ariel Merari (2010). Driven to Death: Psychological and Social Aspects of Suicide Terrorism (në anglisht). Oxford University Press, 2010. fq. 96–. ISBN 9780195181029. Marrë më 7 gusht 2012.
- ^ Safi ur Rahman Al Mubarakpuri (2002). Ar-Raheeq Al-Makhtūm (në anglisht). Darussalam, 2002. fq. 187,338–. ISBN 9789960899558. Marrë më 7 gusht 2012.
- ^ Muhammad Husayn Haykal, Islamic Book Trust (1994). The Life of Muḥammad (në anglisht). The Other Press, 1994. fq. 186–. ISBN 9789839154177. Marrë më 7 gusht 2012.
- ^ Lings, pp. 138–139
- ^ "Sahih al-Bukhari: Volume 4, Book 53, Number 359" (në anglisht). Usc.edu. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2011. Marrë më 16 shtator 2010.
- ^ "Witness-pioneer.org" (në anglisht). Witness-pioneer.org. 16 shtator 2002. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2010. Marrë më 19 mars 2010.
- ^ Martin Lings, p. 139–140.
- ^ "Sahih al-Bukhari: Volume 5, Book 59, Number 286" (në anglisht). Usc.edu. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2010. Marrë më 16 shtator 2010.
- ^ Ali Unal (2007). The Qur'an with Annotated Interpretation in Modern English (në anglisht). Tughra Books, 2007. fq. 160–. ISBN 9781597840002. Marrë më 7 gusht 2012.