Përdoruesi diskutim:Liridon/Arkivi 7

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Liridon/Arkivi 7. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.
Arkivi i diskutimeve
      Arkivi 1       (10 janar 2009 — 30 qershor 2010)
      Arkivi 2       (1 korrik 2010 — 29 maj 2011)
      Arkivi 3       (29 maj 2011 — 13 tetor 2015)
      Arkivi 4       (22 tetor 2015 — 13 maj 2016)
      Arkivi 5       (13 maj 2016 — 28 nëntor 2016)
      Arkivi 6       (28 nëntor 2016 - 14 qershor 2017)
      Arkivi 7       (14 qershor 2017 - 20 tetor 2017)
      Arkivi 8       (20 tetor 2017 - 7 shkurt 2019)

Komunat në Shqipëri[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje, urime për punën që bën. Gjatë redaktimit spontan, vura re që përmes një roboti janë zhvendosur të gjitha komunat e Shqipërisë, në "njësi administrative" që është një gabim dhe punë e kotë e menaxhuesit të robotit redaktues. Shqipëria i ka njësitë administrative të grupuara qartë dhe në nivelin e fundit administrativ janë bashkitë dhe komunat. Nëse ke kohë, të gjitha komunat duhet kthyer prapa si "komuna e ..." sepse është gabim të qëndrojnë si "njësia administrative e ...". - Puntori (diskutimet) 16 gusht 2017 18:19 (CEST)

Përshëndetje @Puntori,. Të them të drejtën kam pak njohuri nga vendbanimet e Shqipërisë dhe informacionet në internet mungojnë ose janë të pjesshme, prandaj nuk kam punuar shumë për to. Tash po i shoh edhe unë, zhvendosjet janë bërë nga administratori @Olsi, me OlsiBot, dhe besoj se nuk do jet ndonjë problem të rikthehen në versionin e mëparshëm. Do kontaktoj me Olsin për arsyet e zhvendosjes.--Liridon (diskutimet) 16 gusht 2017 18:31 (CEST)
Pershendetje Puntori dhe Liridon! Pas reformes territoriale ne Shqiperi, Shqiperia ndahet vetem ne qarqe dhe bashki, me 12 qarqe dhe 61 bashki. Pas kesaj reforme, komunat jane pjese e bashkive, tanime me te medha se me pare, dhe nuk njihen me si komuna, por thjesht si njesi administrative. --Olsi (diskutimet) 17 gusht 2017 01:25 (CEST)
Më duhet të të kërkoj falje për sulmin që të bëra. Ti kishe pasur të drejtë. Sipas vendimit të marrë nga qeveria e Shqipërisë, bashkitë janë të përbëra nga njësi administrative. Edhe pse jam konfuz për shkak të termeve të ndryshme në burime të ndryshme, më duhet të të kërkoj falje. Sa i përket ndryshimit në Wikipedia, duhet mbetur pa lëvizur gjë, në ndërkohë do të shoh si bëhet emërimi në versionin e fundit të literaturës së ndarjes administrative.
Përshëndetje të sinqerta. Puntori (diskutimet) 20 gusht 2017 02:45 (CEST)
Përshëndetje @Puntori, Gjatë kohë po na mungojnë përdorues që janë kritikë të cilësisë, si pasoj pa vetëdije edhe ne administratorët mund të gabojmë. Është mirë kur diskutojmë për cilësi, dhe nuk kemi dëm nëse kërkojmë ose rishikojmë faktet. Faleminderit @Olsi, për sqarimin dhe punën.--Liridon (diskutimet) 20 gusht 2017 12:28 (CEST)

Pershendetje!! Meqe paske kete mendim perse faqet Vizion Plus, Digitalb, Supersport i lejon qe te qarkullojne ne wikipedia?? Po Tring nuk e ka kete te drejte?? Po beni dallime...

nqs i mbyll edhe ato jam dakort me ty po perse disa po disa jo kete se kuptoj. – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Tring user (diskutimiredaktime).


pse Tring nuk ka te drejte te kete nje faqe ne wikipedia nderkohe qe digitalb ka?? Madje cdo kanal i digitalb ka nj te tille dua nje pergjigje te sakte.– Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Tring user (diskutimiredaktime).

I nderuar jam shume dakort per ato qe thoni por nqs te tjerat i lejoni te vazhdojne atehere kjo smund te jete e vertete. Te lutem me jep nje pergjigje konkrete dhe me kthe nje shpjegim...– Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Tring user (diskutimiredaktime).

Nuk kam asgjë kundër Tring, por për mënyrën si shkruhet. Pastaj, kjo është edhe konflikt interesi, pasi ju me siguri ju jeni i punësuar i Tring dhe po shkruani për punëdhënësin. Edhe artikujt e TV të tjera nëse nuk plotësojnë kushtet do të grisen.--Liridon (diskutimet) 18 qershor 2017 13:36 (CEST)

Ne rregull atehere une do te bej nje redaktim dhe do shkruaj ne perputhje me rregullat e wikipedise bie dakort??? Faqen e Tring do ta redaktoj ne vazhdim ndersa per faqen Tring Sport HD ne kete link https://sq.wikipedia.org/wiki/Tring_Sport_HD mendoj se duhet ta shqyrtosh cdo gje eshte mjaft objektive dhe nuk ka promovime apo reklamim pres pergjigje

Stampa:Artikull i përkryer[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Liridon. Ndryshova templatin artikull i përkryer në mënyr që të funksiononte më mir. Për ikonën përdora ato që jan përbri gjuhëve tjera, më ngjante më mir, dhe madhësia ishte pak e vogël, un e zmadhova, po në të ardhmen do të kërkoj mendimin e të tjerëve. Për funksionimin e templatit, vura një kod që ipte në fund të faqes një përshkrim që artikulli ësht zgjedhur si i përkryer dhe datën që ishte miratuar (shiko rezultatin tek artikulli Ulqini). Doja dhe ta shtoja kur të kem koh që të vej kategorin automatikisht, se pash që këtu në WP.shqip nuk ka shum vullnetar që ti vejn kategoritë tek artikujt (mjafton të shofësh Kategoria:Wikipedia:Artikuj të mirë që si përmbledh të gjithë). Po kërkoj të përmirësoj pak gjërat, dhe si me {{Gjuha}}: aj që ishte para ({{Infobox Gjuha}}) nuk ësht shum funksional. Për tani doja të riktheja kodin e "Stampa:Artikuj të përkthyer" që vura, por me ikonat që ishin më para, shiko pak rezultatin në fund të artikujve dhe më jep përgjigje. B A T O (diskutimet) 21 qershor 2017 20:06 (CEST)

@B A T O, Shumë mirë, nuk e vërejta që kishte ndryshime teknike. Wikipedia shqip ka nevojë për përmirësime dhe përmirësime teknike siç ke bërë te stampat, por jemi pak dhe nuk arrijmë të rregullojmë gjithçka. Në përgjithësi ndjekim si shembull Wikipedian Anglisht, sa i përket ikonave/stampave dhe wikiprojekteve. E vlerësoj shumë punën që bën, dhe gjithmonë nëse ka ide më të mira i diskutojmë dhe miratojmë. Po të jap the privilegjin e kontrolluesit, që të mund ti miratosh vet ndryshimet që bën.--Liridon (diskutimet) 21 qershor 2017 20:18 (CEST)
@Liridon, faleminderit, shiko pak rezultatin në fund tek artikulli Leonardo da Vinçi, tani nuk duhët të ketë më probleme, në t'ardhmen do shof që të hap një diskutim për ikonat dhe madhësitë e tyre, punë t'marë. P.S. Stampa:Gjuha ësht për tu sistemuar tek atikujt që lidhen me të, këto dit do kem pak koh, duhet ti sistemoj me ngadalë.B A T O (diskutimet) 21 qershor 2017 20:39 (CEST)
@B A T O, Shumë mirë del stampa e artikullit të përkryer. Te gjuhët mund të ketë edhe artikuj që nuk e përdorin këtë stampë, dhe si shtesë hidhi një sy edhe kategorisë Kategoria:Gjuhë --Liridon (diskutimet) 21 qershor 2017 21:09 (CEST)
Mirë, dalëngadalë do ti rregulloj. B A T O (diskutimet) 21 qershor 2017 22:09 (CEST)

Kontrollimi i artikujve[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Liridon. Po kontrolloja disa artikuj se pash që kan disa koh pa kontrolluar, e kuptoj që me pak vullnetar ësht pun e zorshme dhe merr shumë koh, prandaj jan në këto gjendje. Për tani doja të pyesja se mundët ti hedhësh një sy artikullit Wikipedia shqip, pash që ka disa përdorues që e kan ndryshuar por nuk e kuptoj se ësht në rregull. Faleminderit. B A T O (diskutimet) 22 qershor 2017 19:57 (CEST)

Faleminderit për raportimin @B A T O,, e riktheva në një versionin e vjetër.Liridon (diskutimet) 22 qershor 2017 22:56 (CEST)


Hi Lirdion. I am a sysop from zhwp. Please check user:197.39.36.150's contribution, he is a cross-wiki abuser. Thank you! --Manchiu (diskutimet) 28 qershor 2017 11:49 (CEST)

Thanks @Manchiu,, I'll keep an eye on it.--Liridon (diskutimet) 28 qershor 2017 11:53 (CEST)

Hi!

First of all forgive me for my terrible Albanian. :)

Sharras është nje emri i grek e Sharras ishte grek. So his surname should be at it's Greek form, like p.e. Kostas Simitis, Kostis Palamas, etc.

No reason, I've reverted by mistake. --Liridon (diskutimet) 6 korrik 2017 12:23 (CEST)

Ok! No worries! Pavlos1988 (diskutimet) 7 korrik 2017 17:16 (CEST)

Përshëndetje. A mund t'i grisësh këto dy faqe se nuk di si grisen: 1. Vjeshta e Xheladin Beut 2.Dimri i madh --Udha (diskutimet) 14 korrik 2017 20:06 (CEST)

@Udha,, Vjeshta e Xheladin Beut u gris, por Dimri i madh nuk kuptoj arsyen, më duket se bëhet fjalë për libra të ndryshme.--Liridon (diskutimet) 14 korrik 2017 20:09 (CEST)
@Liridon, Në fakt, Dimri i Madh është botuar për herë të parë m 1973 nën titullin Dimri i vetmisë së madhe, por ky titull iu duk skandaloz autoriteve per shkak se sipas tyre Shqipëria nuk ishte vetëm, për të mos përmendur kritikat e panumërta ndaj romanit në fjalë si vepër "antisocialiste". Kadare u detyrua ta rishikojë romanin dhe të nxjerrë një botim të dytë të "përmirësuar" nën titullin Dimri i madh më 1977. Prandaj mendova të fshihej meqë bëhet fjalë për të njëjtin roman, por dy botime të ndryshme. --Udha (diskutimet) 14 korrik 2017 20:17 (CEST)
Y U bë: Faleminderit për sqarimin @Udha,, u bë. --Liridon (diskutimet) 14 korrik 2017 20:22 (CEST)

Përshëndetje

Kohëve të fundit kur kam bërë disa faqe të reja, ku po e shikoj në shqip po m'i gjet gjuhe te tjera, por kur po e shikoj ne anglisht, nuk po m'i gjet. Pse?

(Më falni që bëra pyetjen e njejte)— Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 217.209.105.159 (diskutimet)

Përshëndetje @217.209.105.159,, ndryshimi nuk ndodh në kohë reale, pra nëse shtohet në wikidata linku, patjetër se do listohen gjuhët. I njëjta gjë më ndodh edhe mua. -- Liridon (diskutimet) 17 korrik 2017 22:29 (CEST)
Poashtu ne artikullin Danny Bakker (25 janar 2015), e kam bere gabim sepse duhet te jete (25 janar 1995). Si me permisu?— Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 217.209.105.159 (diskutimet)
Për të zhvendosur(riemeruar) faqe duhet të jesh përdorues i regjistruar në wikipedia. E rregullova un.--Liridon (diskutimet) 17 korrik 2017 22:57 (CEST)

Islami ndër shqiptarë në kohën e postmodernizmit[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje i nderuar Liridon.

Dua ta di, përse e keni grisur faqen Thirrja islame ndër shqiptarë?

Pres arsyetimin tuaj?--– Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Osmangashi (diskutimiredaktime).

@Osmangashi, Ka plot, artikulli eshte gazetaresk dhe jo enciklopedik,opinion personal si rrjedhoje nuk eshte neutral, nuk ka referenca.--Liridon (diskutimet) 18 korrik 2017 08:52 (CEST)

Përshëndetje Liridon a mund të krijosh këtë në shqip dhe ta perkthesh Show all ne fund sepse unë nuk kam leje flm --Tytuu (diskutimet) 20 korrik 2017 13:42 (CEST)

Y U bë: me vjen mirë që je rikthyer @Tytuu, gati është MediaWiki:Gadget-switcher.js.--Liridon (diskutimet) 20 korrik 2017 13:59 (CEST)
Faleminderit është kënaqësi gjithashtu edhe për mua të jem ne mesin tuaj. A mund të krijosh edhe këtë ? --Tytuu (diskutimet) 21 korrik 2017 01:40 (CEST)
Y U bë: përkthimit pak i humb kuptimi, nëse ke përkthim më të përshtatshëm ma dërgo.--Liridon (diskutimet) 21 korrik 2017 11:17 (CEST)

Pse e ke cunguar faqen për Dionis Xhafa?[Redakto nëpërmjet kodit]

Liridon,

ke ndërhyrë në faqen e Dionis Xhafa dhe e ke tjetërsuar... Pse?

https://sq.wikipedia.org/wiki/Dionis_Xhafa

Dionisin e kam mik dhe unë ia kam bërë ndryshimet në faqen e tij, sipas dëshirës së tij.

Ju, ku e njihni Dionisin që ndërhyni dhe ia masakroni faqen ashtu? A jeni aty në Wiki për të ndihmuar, apo për të dëmtuar?

Nëse nuk ke info, të lutem mos ndërhyj në materialet, që unë i kontribuoj në WikiPedia.

Arbeni - – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Acokaj (diskutimiredaktime).

@Acokaj, artikulli në fjalë nuk ka asnjë referencë serioze, dhe po të mos ishte për atë librin e botuar, artikulli duhej të fshihej. Un nuk e njoh Dionisin, por nuk funksionon në atë më mirë se kush e njeh më mirë, por duhet gjithça që shkruhet të jetë e publikuar diku më parë, dhe ka një standard një rregullore që wikipedia ndjek. Artikujt nuk bëhen sipas dëshirave dhe kërkesave. Un jam këtu për të ndihmuar, por ju nëse jeni për të redaktuar vetëm faqen e mikut tuaj, atëherë po më nxjerr një punë shtesë që të kthej ndryshimet e tua. --Liridon (diskutimet) 28 korrik 2017 00:15 (CEST)

Në lidhje me faqen e Dionis Xhafa...[Redakto nëpërmjet kodit]

Liridon,

Në lidhje me faqen e Dionis Xhafa:

https://sq.wikipedia.org/wiki/Dionis_Xhafa

Mund të them se ti e ke varfëruar. Nuk është se e ke përmirësuar.

Çfarë problemi shkaktojnë ato të dhënat tjera që gjenden aty të dërguara nga unë, që u dashkan hequr?

Unë nuk shoh asnjë shkelje kriteri për publikimin e bërë, por vetëm shoh se ti ke mundësi të vlerësosh diçka sipas mënyrës tënde dhe meqë je më lart në hierarki aty bnë Wiki, i lejon vetes të drejtën e arbitraritetit. Përderisa personi ekziston dhe jep edhe disa lidhje të jashtme - referemnca shkrimesh, që ka bërësi gazetar, përse u dashkan hequr?

Aq ka ky, që do të paraqesë aty, dhe unë besoj se ato mund të rrinë aty pa problem - janë vetëm një shtesë e plotësim i asaj që ti ke lënë.

Arbeni - – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Acokaj (diskutimiredaktime).

@Acokaj, Shqueshmëria dhe vlera enciklopedike e përmbajtjes ka rëndësi. Më gjej një artikull tjetër që ka të listuara ashtu lloj të dhënash, opinione, lajme publikime ne web. Në wikipedia, edhe shkencëtarëve më të mëdhenj nuk u publikohen lajmet dhe intervistat, por vetëm publikimet shkencore, në disa raste pjesërisht. Arsyeja është se kjo nuk është webfaqe personale e subjektit, që ta menaxhoj si të dojë, por artikull enciklopedik. --Liridon (diskutimet) 28 korrik 2017 11:26 (CEST)


Liridon,

Në lidhje me faqen e tij,

https://sq.wikipedia.org/wiki/Dionis_Xhafa

Dionisi thotë se ëhtë dakord parimisht me ato që thua, por a mund ta pranosh vetëm këtë ndryshimin e fundit, që unë kam bërë nga Gazetarë shqiptrarë te Kategiritë në fund, i pëlqen ajo Artistë shqiptarë?

Arbeni

Përshëndetje Liridon, Desha ta përditesoj Modulin:Coordinates sipas atij anglez por shfaqet një problem nuk e di se nga vjen ( #coordinates:: cannot have more than one primary tag per page ) shiko shembullin tek faqja Budapesti--Tytuu (diskutimet) 2 gusht 2017 16:19 (CEST)

E gjeta ishte tek Stampa:Coord tani është në rregull më fal për shqetësimin--Tytuu (diskutimet) 2 gusht 2017 16:34 (CEST)
Shumë mirë. PS ke kujdes edhe drejtimet kardinale duhet të përkthehen (N=V, S=J, W=P, E=L), nuk di nëse bëjnë ndonjë problem nëse rrijnë anglisht, por duhet të testohet.--Liridon (diskutimet) 2 gusht 2017 16:37 (CEST)
E provova ti përkthej drejtimet por nuk funksionon shfaqet (Malformed coordinates value) nuk kam njohuri shum për modulet--Tytuu (diskutimet) 2 gusht 2017 17:12 (CEST)
Në rregull, lëri për tani ashtu si janë, nëse ka problem do e analizoj prapa.--Liridon (diskutimet) 2 gusht 2017 17:15 (CEST)

Hortikultura: vështrim enciklopedik[Redakto nëpërmjet kodit]

I nderuar, pashe qe faqja Hortikultura: vështrim enciklopedik ishte grisur nga ju. A do kishit mundesine te m'a kthenit ne menyre qe ta ripunoj? Ju falenderoj. 1l2l3k (diskutimet) 2 gusht 2017 22:05 (CEST)

@1l2l3k, riktheva artikullin, punë të mbarë. Liridon (diskutimet) 2 gusht 2017 22:13 (CEST)
Faleminderit, shtova nje reference po do e zgjeroj me tej ne javet ne vazhdim. 1l2l3k (diskutimet) 2 gusht 2017 22:24 (CEST)
Vura edhe nje foto to kopertines: mund ta shqyrtoni e miratoni, ju lutem? Ju falenderoj paraprakisht. Gjithe te mirat! 1l2l3k (diskutimet) 3 gusht 2017 23:47 (CEST)
Artikulli ka marrë formë të mirë, mirëpo me kopertinën do keni probleme, pasi nuk besoj se është e licencuar në licencat e hapura CC, prandaj nëse e fshijnë nga Commons Wikimedia, atëherë ne kemi mundësi ta ngarkojmë lokalisht në sq.wiki.Liridon (diskutimet) 4 gusht 2017 10:06 (CEST)
Faleminderit. Kopertina eshte puna ime, dhe ia dhashe licensen wikit, keshtu qe nuk besoj do kemi probleme ne commons. Kalofsh mire fundjaven! 1l2l3k (diskutimet) 4 gusht 2017 20:58 (CEST)
Perdora nje stampe per librin (kete), po kam probleme me foton, qe s'duket me. Eshte problem i skedes, apo gabova une dicka? Te falenderoj. 1l2l3k (diskutimet) 4 gusht 2017 21:16 (CEST)

Stampa e kerkon nje forme tjeter te futet fotoja. Tash e rregullova un. -Liridon (diskutimet) 4 gusht 2017 22:02 (CEST)

E pashe, faleminderit Liridon! 1l2l3k (diskutimet) 4 gusht 2017 22:47 (CEST)
Liridon i dashur, te lutem shqyrto dhe aprovo pak keto editime qe risjellin pamjen e skedes, si dhe permiresojne linket. Everjung kishte bere ca ndryshime te mira, po ca kishin prishur skeden qe nuk dukesh me, si dhe kishin prishur linket e referencave. Faleminderit paraprakisht! --1l2l3k (diskutimet) 25 gusht 2017 19:55 (CEST)

Pershendetje Liridon! Te falenderoj qe me ndihmove me artikullin. Aktualisht jam ne proces perpunimi te artikullit ne menyre qe te mos permbaje reklamim apo promocion dhe sigurisht ti pershtatet rregullave te Wikipedise. Desha nje bashkepunim nga ana jote te me ndihmosh si administrator, nqs ke mundesi te me zhbllokosh te perpunoj tekstin saktesisht me te dhena te sakta dhe ta mbyllim njehere e mire Mund ta besh te mbrojtur si artikull? dhe nje ndihme dua ta kthej ne anglisht por e kam veshtire pasi nje tjeter artikull ekziston me po te njejtin emer Pres pergjigje... gjithe te mirat

Pershendetje Liridon a mund te bllokosh faqet ne lidhje me datat qe vandalizohen si kjo ketu 30 Shtator qe mos te krijohet nje historik kthimesh i pafund --Tytuu (diskutimet) 5 gusht 2017 22:46 (CEST).

@Tytuu, e di, por nuk eshte vetem ajo faqe, jane me shume. I bllokoj IP mirepo prap rikthehet me IP tjeter. Gjithsesi, po e ndryshoj mbrojtjen, duke lejuar vetem perdoruesit e regjistruar.Liridon (diskutimet) 6 gusht 2017 12:47 (CEST)
@Liridon, Flm , po me mir te bllokohen faqet, me duket se objektivet e tij jane vetem datat--Tytuu (diskutimet) 6 gusht 2017 15:31 (CEST)

Stampa:Collapsible list[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje Liridon, a mund te perditesosh kodin ne MediaWiki:Common.js dhe MediaWiki:Common.css duke e kopjuar nga wiki anglisht per funksionimin e stampes {{Collapsible list}} me duket se eshte ky Përdoruesi:Tytuu/common.js dhe ky Përdoruesi:Tytuu/common.css po nuk jam i sigurt nese do mund ta verifikoje do ishte mire mos harro te perkthesh hide dhe show nese e ben --Tytuu (diskutimet) 7 gusht 2017 17:11 (CEST)

@Tytuu, U bën shumë ndryshime te të dyja fajllat, testoje, nëse sheh ndonjë problem që ka shkaktuar ky ndryshim më trego.--Liridon (diskutimet) 7 gusht 2017 17:49 (CEST)
@Liridon, Jo nuk bën në tërësi ka shkaktuar probleme shum, më mirë të zëvendesohet vetëm pjesa e duhur--Tytuu (diskutimet) 7 gusht 2017 18:04 (CEST)
@Liridon, Rikthe ndryshimet dhe provoje vendose këtë Përdoruesi:Tytuu/common.js tek MediaWiki:Common.js dhe këtë Përdoruesi:Tytuu/common.css tek MediaWiki:Common.css në vend të tekstit të meparshëm
@Tytuu, e riktheva versionin e vjetër. Sonte udhëtoj dhe deri 14-15 gusht do jem në konferencë, kështu që skam shumë kohë për testime/ndryshime/analizë të kodit.--Liridon (diskutimet) 7 gusht 2017 19:34 (CEST)
@Liridon, Në rregull nëse do i them ndonjë tjetër administratori nëse jo ta lë ty kur të jesh i lirë?--Tytuu (diskutimet) 7 gusht 2017 20:56 (CEST)

@Tytuu, Ska fare problem, shih cili eshte me aktiv ose qe ka kohe/mundesi te te ndihmoje.--Liridon (diskutimet) 8 gusht 2017 03:31 (CEST)

faqja Ardian Vehbiu ne shqip[Redakto nëpërmjet kodit]

I nderuar zoteri,

Une quhem Ardian Vehbiu.

Kam nevoje per ndihmen tuaj, per te redaktuar faqen time shqip ne Wikipedia.

Une jam pronar dhe administrator i revistes online "Peizazhe te fjales", si dhe autor i shume librave shqip, fiction dhe non-fiction, disa prej te cilave jane vleresuar me cmime.

Kam rreth 20 vjet - te pakten - qe jam ze i pavarur ne publicistiken dhe ne mediat shqip, sidomos ato elektronike.

Per fat te keq, autori i faqes qe me kushtohet mua, ne Wikipedia-n shqip, ka zgjedhur te beje nje prezantim teresisht te njeanshem, duke ia kushtuar praktikisht tere tekstin pershkrimit nje konflikti banal qe une kam pasur me Ismail Kadarene; qe nuk i intereson askujt dhe qe e kam zgjidhur privatisht me te.

Konflikti kish lidhje me nje keq-perkthim te nje eseje simes ne italisht.

Nuk ka asnje arsye qe emri im te shtohet ne harten e letrave shqip ngaqe ka dale ne polemika te tilla. Une i kam bere vete vend vetes dhe nuk kam nevoje qe te asociohem me Kadarene dhe me askend tjeter. Kjo qe eshte bere ne Wikipedia me demton rende, sepse njerezit qe duan te me njohin, i referohen asaj faqeje dhe krijojne nje ide per mua qe nuk i pergjigjet realitetit.

Do t'ju lutesha qe t'i kushtonit pak momente kesaj ceshtjeje. Jam perpjekur te komunikoj me autorin e faqes (qe prezantohet si pseudo), por nuk kam gjetur mirekuptim, perkundrazi. Ma merr mendja se kjo pune mund te zgjidhet me pak vullnet te mire dhe bonsens.

Faqja ime ne Wikipedia-n anglisht eshte normale.

Mund te me kontaktoni ne adresen ardian.vehbiu@gmail.com, nese keni nevoje per dicka nga une.— Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga 148.75.247.197 (diskutimet)

perzemersisht, Ardian

Përshëndetje Ardian (@148.75.247.197,), më vjen shumë keq. Do e kontrolloj dhe do mundohen ta sjell në gjendje neutrale artikullin, por të paktën në dy javët e ardhshme nuk do mundem. --Liridon (diskutimet) 11 gusht 2017 19:18 (CEST)

Page written by my student[Redakto nëpërmjet kodit]

Hi Liridon,

I found the page written by my student: Versoix. That is the town where she lives and where the school is. Unfortunately, she went ahead and published the article before logging into her account, so I do not know if she continued editing. Anther student is Benji1290 who did some minor fixing up of the Versoix article.

The project I was talking about on the French Wikipedia is called "sans pagEs": fr:Projet:Les sans pagEs.

Best regards GastelEtzwane (diskutimet) 11 gusht 2017 15:16 (CEST)

Hi @GastelEtzwane, thanks for catching up, I'll check them .--Liridon (diskutimet) 11 gusht 2017 19:08 (CEST)

Përshendetje, a mund të bllokosh këtë përdorues Përdoruesi:Iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii të lutem sepse vandalizon pa ndërprerë--Tytuu (diskutimet) 25 gusht 2017 16:59 (CEST)

Faleminderit për raportimin, @Tytuu,. U bë Y U bë:.--Liridon (diskutimet) 25 gusht 2017 17:35 (CEST)

Një përdorues dhe artikull problematik[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje. A mund t'i hedhësh një sy artikullit Behgjet Pacolli dhe ndryshimeve të fundit të bëra në të nga ky përdorues [[1]]. E shoh që paska qenë këmbëngulës më parë për ta fshirë krejt artikullin, e herë për ta mbushur me spam por ti dhe përdoruesi Tytuu nuk ia keni miratuar, mirëpo tani duket se ia ka arritur qëllimit. --Udha (diskutimet) 13 shtator 2017 16:55 (CEST)

Përshëndetje prapë. Sapo bëra një zbulim tejet interesant. Përdoruesi Drüfft që ka qenë tejet aktiv sot, qenka bllokuar në Wikipedia Anglisht dhe Frëngjisht për shkak se ka krijuar shumë llogari dhe i ka keqpërdorur. Llogaritë në fjalë janë Drüfft dhe Goelia. Te dy llogarite jane te bllokuara ne disa Wiki. Goelia ka marrë disa herë vërejtje nga Mr.Pseudo këtu tek ne. Vëretetim shtesë që janë i njëjti person 1
Po ta lë ty tani në dorë të ndërmarrësh masa. Sipas gjitha gjasava ka edhe më tepër llogari--Udha (diskutimet) 13 shtator 2017 22:11 (CEST)
Përshëndetje @Udha,, faleminderit për raportimin. Aq shumë i zënë jam sa që harrova më herët të të kthej një përgjigje. Gsite_Gsite është paralajmëruar dhe nëse përsërit deformimin e artikullit, patjetër se e bllokoj. Për Drüfft dhe Goelia nuk e dija që janë të bllokuar në enwiki dhe frwiki, do i shoh redaktimet e tyre kur të kem pak kohë dhe të informoj.Gjithë të mira.--Liridon (diskutimet) 13 shtator 2017 23:19 (CEST)
Ok. Shihi edhe këto llogaritë tjera të këtij personit Drüfft/Goelia që i kanë zbuluar në enwiki kur të kesh kohë Hetimi. Gjithë të mirat! --Udha (diskutimet) 13 shtator 2017 23:33 (CEST)
Kontributet e Goelias jane ne pergjithesi permiresime. Ai eshte aktiv dhe ka me shume se 1400 editime. Ben zhvendosje pergjithesisht te menduara te cilat japin te mendosh qe e di mire shqipen, dhe shton informacion si pershembull ketu, edhe pse eshte problem qe nuk shton referenca. Nuk e di sjelljen e tij ne wikit e tjera, po ne pergjithesi ai permireson artikujt e fese islame. Ka ndonje aresye qe nuk i jepet statusi i kontrolluesit, apo eshte pasi eshte bllokuar ne 2015? Kuptohet llogarite e tjera i duhen bllokuar. Nderkaq po mundohem te komunikoj me te. 1l2l3k (diskutimet) 27 shtator 2017 19:48 (CEST)
@1l2l3k, e di, punon mirë, prandaj nuk e bllokova. Për shkak se është bllokuar në wiki tjera nuk do i jap privilegje, por nëse do propozoje atë tek Wikipedia:Kontrolluesit. Redaktimet e tij janë të kontrolluara automatikisht, ai vetëm se smund të kontrolloj/shqyrtoj të të tjerëve [2]--Liridon (diskutimet) 28 shtator 2017 12:21 (CEST)
Ka bere ca zhvendosje llahtar "Shen Nikolla" eshte bere "Kolli", Shen Nina eshte bere "Ninas" e shume te tjera. Nuk e kuptoj pse, po kuptoj pse e kane perjashtuar tjeterkund. Gabimet e tij mund te korigjohen, po karakteri eshte enigmatik. Gjithsesi, rizhvendsja s'behet dot me (ose duhet bere manualisht, dhe nuk dua te krijoj probleme, pasi ka wikidata dhe humbet historia e artikullit). A do te te jap nje liste rizhvendosjesh qe t'i besh ti kur t'i shoh? 1l2l3k (diskutimet) 29 shtator 2017 19:15 (CEST)

Behgjet Pacolli[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje të gjithëve, Jam redaktuese me nick name "Gsite Gsite". Kam bërë ndryshime në artikullin "Behgjet Pacolli" në të cilin kam ngarkuar 70 referenca dhe të gjitha ndryshimet jan refuzuar. Arsyet nuk po i di sepse gjithëqka që kemi edituar ka qenë me referenc, gjithashtu edhe librat e z.Behgjet Pacolli që janë me plot referenca. Ju kisha lut sinqerisht ( "Liridon" dhe "Udha" ), kam 2 muaj që merrem me këtë artikull dhe ju nuk më lejoni në asnjë mënyr të bëjë ndryshimet e duhura. Ju lutem zoterinjë që të gjejmë një gjuhë të përbashkët në cilen do formë, ose do ju dërgoj unë juve të gjith artikullin me referenca dhe bëni ndryshimet ose pranoni ndryshimet sepse jan të sakta dhe mos bëni dëme vetem se keni një pozit te till por me lejoni dhe mua të bëhem redaktues si ju (me ndihmen e juaj). Besoj sinqerisht se do gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe këtë artikull (Behgjet Pacolli) ta rregullojmë ashtu siq duhet. Ju faleminderit, sinqerisht @Gsite_Gsite --Finesa Berisha (diskutimet) 15 shtator 2017 13:18 (CEST)

Liridon, te lutem konsidero te me besh kontrollues, dhe do e shoh une kete artikull. Me te mira! 1l2l3k (diskutimet) 16 shtator 2017 00:03 (CEST)

Menuja "Njofto"[Redakto nëpërmjet kodit]

A arrin ta perdoresh ate menu (perfshin paralajmerimet)? Une e kam provuar ne firefox dhe IE dhe nuk punon. Duhet ta provoj ne Chrome? Faleminderit paraprakisht. 1l2l3k (diskutimet) 16 shtator 2017 00:01 (CEST)

@1l2l3k, po, rregullisht. Une ne chrome e shfrytëzoj, me raste edhe Firefox Developer Edition dhe bën.Liridon (diskutimet) 16 shtator 2017 15:29 (CEST)

Tre editime, te treja vandalizma. I dhashe nje paralajmerim 3 se fundmi, nese vazhdon, te lutem konsidero ta bllokosh. 1l2l3k (diskutimet) 17 shtator 2017 16:08 (CEST)

Edhe mbas paralajmerimit qe i dhashe nuk kupton e vazhdon te heqi templaten e grisjes, edhe pse si une si AXRL e kishim rivene. Ai artikull ka probleme shquarsie, dhe, me sa duket, konflikt interesi. Artikulli ka ndenjur ne wiki (gabimisht) teper kohe dhe mund te diskutohet fshirja, po sjellja e editorit eshte teper kokeforte. Konsidero bllokim te perkohshemd derisa te qetesohet. 1l2l3k (diskutimet) 18 shtator 2017 00:58 (CEST)

Faleminderit @1l2l3k,, Acokaj është i paralajmëruar dhe nëse vazdon të bëj një ofendim, atëherë është i bllokuar përfundimisht. Artikullin e pastrova nga përmbajtja promovuese, nuk ka referenca, por disa të dhëna mund të verifikohen nga kopertina e pasme e librit të tij të btuar për dizajn. Më kontakto përsëri, për gjithça.--Liridon (diskutimet) 18 shtator 2017 10:11 (CEST)

Në lidhje me profilin tim në WikiPedia[Redakto nëpërmjet kodit]

Liridon,

Ma shiko pak këtë profilin tim në adresën:

https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Arben_%C3%87okaj

Se ka hyrë ky turqeliu me identifikimin 1l2l3k dhe po shet pordhë...

Më trego ose e lini as it is, ose e heqi fare. Nuk ka mbetë një mbetje osmane si 1l2l3k, që të më tregojë mua vlerat. Ai të mbushë barkun me bukë e të shikojë punën e vet. Nëse doni një Wiki turke, e gëzofshi. Ose ky 1l2l3k rri në punë të vet, e nuk bezdis me porosi nga qarqet turqelike, ose unë jam i detyruar ta heq profilin tim nga WikiPedia, që ka disa vjet që është aty, para se me dalë ky bukuroshi nga vendi ku e meriton.

Jam i revoltuar me të drtejtë - del një laper pa identitet e thotë "grise" profilin tim. A kujton ai se janë brekët e së ëmës a?

A jam unë i shquar a jo, le të bëjë ky sa unë, e pastaj të vlerësojë...

Po kujton se na tremb një pajdh nane turqeliu! Se na e ka bukën në dorë... Pardje hyn një bir kurve me IP në Tiranë e shkruan fjalë banale në profilimn tim. E rregulloj. Sot del ky miushi turqeli, e po thotë se nuk jamn i shquar. Po shko more zuzar në rr.s. Pra, është një sulm me paramendim, prandaj edhe po reagoj kështu i irrituar.

Prandaj Liridon, kuptoje irritimin tim, do të mbash anën e turqeliut, mbaje. Një ditë do të pendohesh... Se nuk është redaktimi i profileve në Wiki, tabelë qitjeje për perversionet e disa injorantëve si ky 1l2l3k.

Arbeni-– Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Acokaj (diskutimiredaktime).

@Acokaj, në parim, çdo person që ka shkruar/botuar, pra është krijues i një vepre, ka shquarsi të mjaftueshme, prandaj si artikull i duhet enciklopedisë. Nga mënyra e të shkruarit është kundër rregullave. Së pari, ke listuar webfaqet personale në përmbajtje, gjë që nuk është e lejuar. Së dyti duke redaktuar ti persoanlisht, artikullin që është për ty, është konflikt interesi. Ti mund të vazdosh të redaktosh artikujt të tjerë, por jo këtë, ky është paralajmërim i fundit, dhe të lutem mos ofendon përdorues të tjerë edhe një herë. Artikulli ka dy rrugë, ose të fshihet, ose të përmirësohet, dhe un personalisht po e rregulloj dhe ky konflikt të mbyllet.--Liridon (diskutimet) 18 shtator 2017 09:30 (CEST)
Liridon, ku e bazon kete perkufizim te shquarsise? Shquarsine ne s'e kemi si rregull ne wikin shqip akoma. Kam mendimin qe nese eshte nje konsensus ne wikin shqiptar per kete, duhet te jete dokumentuar diku, po edhe nese ekziston me shkrim, kam frike se s'jam dakord, dhe per te ardhmen, me rritjen e wikit, duhet ta ndryshome, pasi ve nje precedent te rrezikshem: te gjithe krijuesit del se jane te shquar, dhe ata vijne e bejne autopromovim ne wiki, po ne e dime mire qe Wiki nuk eshte menyre vetepromovimi. Pershembull, ku do e vije ti kufirin per piktoret e shquar dhe ata te pashquar? Ku do e vije kufirin per muzikentet e shquar dhe ata te pashquar? Sot gjithsekush mund te vetepublikoje nje liber, nje kenge, nje pikture, apo nje skulpture. Ku fillon e ku mbaron shquarsia? Sa per Arben Cokajn, duke ndjekur rregullat e wikit anglisht, ai s'do ishte kurrsesi i shquar: nuk ka asnje burim te pavarur qe te flasi per librat e tij. As kjo, as kjo nuk e suporton. Ne mungese te rregullores qe mungon ne wikin shqip, do sugjeroja qe Kuvendi te behet nje vend diskutimi e votimi per artikujt qe meritojne (apo jo) grisjet. Si mendon? 1l2l3k (diskutimet) 18 shtator 2017 19:13 (CEST)
Liridon, dicka tjeter: Jam teper i zhgenjyer me sjellen tende si administrues. Ky perdorues, vetem ne faqen tende, ne kete teme, me quajti "turqeliu", "po shet pordhë", "Ai të mbushë barkun me bukë", "një laper pa identitet", "brekët e së ëmës", "një pajdh nane turqeliu!", "miushi turqeli", "zuzar", "disa injorantëve si ky 1l2l3k". Me ofendime te tilla mbushi edhe faqen e diskutimit. Ti i dhe per te gjitha keto nje paralajmerim. Pyes veten cfare duhet te me kishte thene qe ta kishe bllokuar. Mund te me japesh ndonje shembull? Qe ta di ta ve ate shembull te rregullorja e sjelljes, dhe mos ngelem injorant. 1l2l3k (diskutimet) 18 shtator 2017 21:16 (CEST)
@1l2l3k, shoh ky komente, me pytje, shpjegime, ide, opionione, në disa raste specifike për artikullin, dhe në disa raste në përgjithësi. Do mundohem të të shpjegoj me rend, për respektin që kam si për çdo përdorues që mundohet të ndihmojë sqwikin.
  • Për "perkufizim te shquarsise" rreth artikullit në fjalë, nuk do e përsëris veten, e kam përmendur më lart dhe i qëndroj atj mendimi.
  • "Shquarsia" mund mos jetë e përkthyer, por si rregull i Wikipedias ekziston, mjafton që administratorët ta lexojnë nga enwiki, dhe tua kujtojnë të tjerëve që nuk e dijnë.
  • Është e dokumentuar edhe në shqip, dhe në mesazhin e mirëseardhjes, ke të listuara disa rregulla/udhëzime. Nëse do shkoje te sipas udhzimeve Kujdestari i artikujve->Krijo artikull tani->Shqueshmëria e biografisë.
  • A je dakord ti ose jo me këto rregulla pak rëndësi ka, derisa një shumicë ka vendosur për ato. Ndryshimet e rregullave globale, mund të propozosh në Kuvend, ku shpesh janë vendosur rregulla lokale në sqwiki, si psh përdorimi i ç dhe ë.
  • "vetepromovimin" më duket se nuk e kam mbrojtur ndonjëhere ??? E kam thënë që është i ndaluar, konflikt interesi, edhe Ismail Kadare nuk mund ta redaktoj artikullin e tij. Ska lidhje se sa piktura ka bërë, nëse është një piktor që ka bërë ekspozita, ose ka fituar një garë, besoj se mjafton. (Jasht temës, çdo futobllist profesionist, që luan një ndeshje futbolli në Evropë, është mjaftueshëm i shquar për një artikull në enwiki, edhe pse nuk është se ka bërë ndonjë vepër, ai atë e ka punë, por rëndësia mediatike që i kushtohet këtij sporti i jep këto privilegje. Kjo rregull nuk e di nëse është e shkruar, por praktikohet)
  • Nëse e sheh historinë e artikullit, dikush tjetër e ka filluar artikullin, dhe përmbajtjet promovuese dhe të tepërta u hoqën.
  • Sipas rregullave të enwiki as Arta Musaraj nuk kishte shquarshmëri të mjaftueshme, dhe e grisën artikullin. Pra varet komuniteti çfarë pikpamje ka për ne shqiptarët, dhe varet a janë perëndimor ose lindor. Në sqwiki ne kemi rregulla më tolerante për biografitë e shqiptarëve.
  • Nëse je nga Shqipëria, verifikoji faktet, hulumtoje ISBN dhe zbuloje nëse librat janë fakt ose sajesë.
  • Artikulli përmbush "en:Notability", ndërsa askush spo thot se ai është akademik, dhe ska nevoj të përmbushë edhe "en:Notability_(academics)".
  • Po, Kuvendi është vendi i duhur, por kam frikë se vetëm ne të dy do diskutojmë.
  • "Paralajmërimi i fundit" ishte. Ndoshta nëse do e bllokoja do ishe më i kënaqur ndaj meje? Mundohem mos shkoj në ekstrem për përdoruesit e regjistruar, të patën jo nëse nuk e përsërit gabimin. Është e lehtë të bllokohet dhe largohet një ërdorues, dhe shumë më rënd për të afruar më shumë përdorues. Kjo është arsyeja që nuk e bllkova atë, siç nuk kam bllokuar të tjerë që më kanë ofenduar si "islamofob, turkofob" më kanë kërcënuar, dhe përsëri nuk i kam bblokuar menjëherë (shihe arkivin e diskutimeve dhe do gjesh plot të tilla). Gjithsesi un nuk kontribuoj në wiki që të tjerët të më duan ose jo, por për hir të lëvizjes së hapur dhe njohurive të hapura në gjuhën shqipe.
Si përfundim, këto ishin përgjigjet/opinionet nga pikpamja ime. Nëse nuk të pëqen pikpamja ime, janë edhe 8 Administratorë të tjerë 3 prej tyre edhe Burokratë, tek të cilët mund të kërkosh ndihmë, mendim. --Liridon (diskutimet) 18 shtator 2017 23:09 (CEST)
Liridon, faleminderit. Besoj se do e coj ne kuvend per diskutim dhe grisje, dhe do e mbaj gjate per nje muaj. Nese Kuvendi do mendoje qe ia vlen te mbahet, le te mbahet, une mendoj qe sistemi i diskutimeve do furnizoje pika te mira per/kunder. Une mendoj qe Cokaj nuk ploteson asnje nga pikat e kesaj, por le te jete nje vendim komuniteti, as ti as une s'kemi shkopin magjik. Per punen e sjelljes besoj se je teper tolerant, asnjeri s'duhet t'ia kete per borxh ofendimet te tjereve, dhe ky eshte SPA (single purpose account), nuk ma ha mendja qe do beje ndonje kontribut ne te ardhmen (pervec artikullit te vet). Ne fakt, mund ta shohesh se si vazhdon te sillet nga postimi qe vazhdon e ben. Hedhja e shkelmave nuk eshte menyra me e mire per t'u sjelle. 1l2l3k (diskutimet) 18 shtator 2017 23:55 (CEST)

Hi User: Liridon!

we all are contributing in "Encyclopedias" not army bases, so when you see a wrong translated article, make it better, reform it, fix it, not delete it. because deletion is removing information, right? and this is not for such a place named Encyclopedia. enough articles about wars and conflicts everyday we hear in the news. we are young people we are interested to youth culture, like music and singers. --Chyah (diskutimet) 18 shtator 2017 02:55 (CEST)
i will appreciate you if you translate that article (Layal Abboud), it's just one sentence. --Chyah (diskutimet) 18 shtator 2017 02:57 (CEST)
I made some edits, and it should be good now. 1l2l3k (diskutimet) 18 shtator 2017 04:48 (CEST)
Hi @Chyah,, of course we are not army bases, but I'm totally agaist articles that use only automated translation. Just because sqwiki is small compared to other wiki, doesnt mean we can just create content that no one understand. Faleminderit @1l2l3k,, nuk jemi të detyruar të pranojmë kërkesa për përkthime.--Liridon (diskutimet) 18 shtator 2017 09:18 (CEST)
i know, but i like help you, that is why i created it. if i learn the simple words and sentences i will create more that don't need to translate, but will be minor articles. i like to help all wikipedias, world is not just english speaker. --Chyah (diskutimet) 18 shtator 2017 09:24 (CEST)
Hi @Chyah,, saw that you are from Levant UG, and I have an idea how we can collaborate, and you can learn little Albanian . We are running a #InfiniteWomenWikiDays, if you like you can participate, by creating a list of Levant Womens that you think we should create an article in our wiki here. --Liridon (diskutimet) 18 shtator 2017 10:06 (CEST)
i can help, why not. I can create a list, while i am busy into other wikis, but as i said, i can create minor articles, other interested user should improve it and make it better. --Chyah (diskutimet) 18 shtator 2017 10:34 (CEST)

Në lidhje me profilin tim në WikiPedia[Redakto nëpërmjet kodit]

Liridon,

në lidhje me profilin tim në WikiPedia,

https://sq.wikipedia.org/wiki/Arben_%C3%87okaj

unë isha i qartë: Profili im ose rrin ashtu si ishte ose fshihet. Nuk mundet turku e serbi etj. e interesat e tyre të tallin bythën me ne!

Nuk bëhen punët kështu. Dikush si ky zagari porositet që të dëmtojë profilin tim, e kujton se janë brekët e së ëmës që ia ka grisë turku, dhe mendon se gris edhe profilin tim. Përderisa ju jeni në pozicionin tuaj, unë nuk mund t'u imponoj ju rregulla, por nëse profili im ashtu siç ishte, i ka rënduar turqelitë, atëherë le të mos jetë fare, përderisa ju ndikoheni nga ndërhyrja e tyre. Unë të tregova se një ditë më parë hyri një anonim me IP 217.73.137.125 dhe shkroi fjalë fyese në profilin tim, unë e rregullova. Të nesërmen hyn ky zagari përsëri, se kush e ka kapë dhe i ka thënë nuk e di, e di ai, dhe kërkon që profili im të griset. Epo në rr.s. kjo punë. Jetohet edhe pa profil në WikiPedia.

Userin tim Acokaj po e fshij nëse mundem, ndonëse nuk jam edhe aq aktiv, dhe nuk është ndonjë humbje e madhe. Dhe ju fshijeni profilin tim komplet, se unë nuk mundem. Unë e bëra atë që mendoj se duhet bërë dhe nuk dua të harxhoj më kohë me ju. Kaq keni në dorëe kaq bëni - mirë që nuk keni më shumë!

Si dhe kur duhet futur kontrollimi automatik?[Redakto nëpërmjet kodit]

Liridon, si mund t'u jepet e drejta te gjitheve te jene kontrollues automatike te kontributeve te tyre qysh nga kontributi i pare (qofte edhe si IP), pra si ne wikin anglisht, italisht, frengjisht, apo italisht? Shume editore nuk kontribuojne me, pasi ndryshimet qe bejne nuk pasqyrohen, dhe shkurajohen. Me mire ca vandalizma, dhe shume kontribute, sesa minimizim i kontribuesve, mendoj une. Vandalizmat zhbehen shume kollaj.

Sot kontrollova kete dhe me dolen artikuj te pakontrolluar qysh me 2012. Pastrova dhe e cova nga 2000 dite ne 1600 dite duke aprovuar apo mosaprovuar, dhe mendoj qe per pak jave do jemi "current". Kur te arrijme aty (si une, si Tytuu, si ti si Udha dhe disa te tjere), mendoj qe do jete kollaj te mendojme te hiqet kontrollimi automatik.

Nje nga aresyet pse njerezit editojne eshte gezimi qe u jepet dhe pushteti per te ndryshuar (per mire) wikin. Mendoj qe ate te drejte qe e kane ne wikin anglisht duhet ta kene edhe ne wikin shqip.

Po desha te di mendimet e tua se kur ajo dite mund te vije.

Me te mira. 1l2l3k (diskutimet) 20 shtator 2017 16:33 (CEST)

Ka pas një proces dhe është diskutuar/votuar që të shtohet ky filtër, për shkak të vandalizmave dhe shtrembërimit të informacioneve. Në këtë mënyrë, vetëm përdoruesve të besuar u jepet titulli si kontrollues para kohe, nëse nuk i jepet, atëherë kur një përdorues i regjistruar arrin "300 redaktime në 10 ose më shumë artikuj të veçantë" promovohet automatikisht në Kontrollues. Kjo nuk vlen për përdoruesit me IP adresë. Titulli mund ti hiqet vetëm nga një Administrator.--Liridon (diskutimet) 20 shtator 2017 18:29 (CEST)
Mund të ket edhe më shumë të paktrolluara, por kjo është një mënyrë e mirë për të pasur një pasqyrë të atyre që duhet të kontrollohen. Pa këtë filtër përdoruesit e rinjë do të kishin më shumë liri, por nuk mund të menaxhohen ngdryshimet/vandalizmat. Tek Speciale:FaqetSpeciale#Edit_review i ke te gjitha statistikat, listën e faqeve të kontolluara/pakontrolluara, redaktime të kontolluara/pakontrolluara, "Advanced review log" - regjistrat e aktiviteteve, etj. --Liridon (diskutimet) 20 shtator 2017 18:58 (CEST)
Faleminderit. Do vazhdoj te kontrolloj atje. Nje gje me beri pershtypje. Dasaretët doli me "pending changes" te kjo faqe, mbasi Kostandini dhe ti bete editime atje. Kjo me ben te mendoj qe kjo faqe nuk i nxjer te gjithe artikujt qe kane "pending review", po nxjerr vetem ato qe kane editime se fundmi. E kam gabim? 1l2l3k (diskutimet) 21 shtator 2017 14:20 (CEST)
@1l2l3k, "Kjo faqe rendit faqet e rishikuara që kanë një ose më shumë redaktime të etiketuara në pritje të rishikimit", dmth faqe që kur janë krijuar janë pranuar/shqyrtuar nga një kontrollues, por më pas janë bërë ndyshime nga një përdorues tjetër dhe nuk janë shqyrtuar.--Liridon (diskutimet) 21 shtator 2017 16:13 (CEST)
E kuptova tani, te faleminderoj ngrohtesisht. 1l2l3k (diskutimet) 21 shtator 2017 16:15 (CEST)
Lista eshte bosh tani s'ka me backlog. Urime, :-)! 1l2l3k (diskutimet) 25 shtator 2017 02:13 (CEST)
Të lumtë @1l2l3k,, punë e shkëlqyer.--Liridon (diskutimet) 25 shtator 2017 10:57 (CEST)
Na doli edhe nje backlog tjeter, e vura ne kuvend, besoj e pe. Do e bejme edhe ate, pa problem. Po pas asaj pune besoj se do jemi gati te heqim filtrin dhe t'i bejme te gjithe (IP & kontribues me nofka) te afte te kontribuojne pa nevoje qe te vije nje kontrollues e t'i shqyrtoje. Me mire ca vandalizma qe i pastrojme kollaj sesa te heqim energjine te rinjve qe duan te kontribuojne. Une do thoja qe t'u japim autocontrol pas 4 diteve IP-ve. Po kjo do shtruar ne nje diskutim, qe besoj ti, si burokrat ke me vizion sesa une se si mund te behet. Une thjesht duke pare backlogun e shume artikujve qe jane te pashqyrtuar, mendoj qe projekti do jete me konstruktiv nese japim me shume liri. Po do doja te dija edhe mendimet e tua se kur mund te vije ai moment. 1l2l3k (diskutimet) 28 shtator 2017 20:13 (CEST)
Po @1l2l3k, më duket se të dhash një link, Speciale:FaqetSpeciale#Edit_review atje janë të gjitha. Filtri është një shtojcë, që ne e kemi kërkuar ta vendosim dhe mund të kërkojmë ta heqim, dhe është bërë edhe me votim të komunitetit. Mua më vjen mirë që ti dhe Udha jeni aktivizuar shumë peridhën e fundit, sepse Tytuu ka gati një vit që më ndihmon shumë, dhe do doja edhe më shumë si ju të ketë komuniteti jonë. Gjithsesi, do shohim si do ecë puna edhe me një filter që vendoset në Ndryshimete Fundit, ORES, në të cilin shumë po investon së fundi Fondacioni dhe është një vegël shumë e mirë, (mund ta aktivizosh nga "Parapëlqimet>Beta features>New filters for edit review").--Liridon (diskutimet) 28 shtator 2017 21:08 (CEST)

Përshëndetje. Të lutem bllokoji Drüfft, sockpuppet-in e Goelia. Shihi zhvendosjen e fundit që e bëri. https://sq.wikipedia.org/wiki/Speciale:Log/move (zhvendosje pa qëllim të keq. Paska menduar se ashtu duhet) Të paktën në një rast, Drufft ka përdorur llogarinë e tij paralele Goelia për t'i miratuar ndryshimet në SqWiki, e ma sa kam njohuri kjo konsiderohet abuzim (prova https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Zeqirija&action=history). Meqenëse është bllokuar edhe në enwiki për veprime të tilla, mendoj se do të duhej të bllokohej edhe këtu. Gjithë të mirat --Udha (diskutimet) 21 shtator 2017 12:47 (CEST)

Ky nuk është vandalizëm. Udha është një teshtimë dhe një denoncues.--Drüfft (diskutimet) 21 shtator 2017 12:53 (CEST)
Hmm. Në postimin tënd origjinal ishte "teshtimë dhe një denoncues islamofob". Pse e ndryshove ore? Liridon, e sheh, më ka fyer. Më ka quajtur "teshtimë"!--Udha (diskutimet) 21 shtator 2017 13:07 (CEST)
@Drüfft, & @Udha, të dy versionet e emrit janë të mira, as njëra as tjetra nuk është vandalizëm, të dyja mund të qëndrojnë, por duke i shtuar " i " është më e qartë, shih raste tjera. Drüfft/Goelia, zakonisht nuk i marrë parasysh bllokimet në enwiki nga administratorë grek ose serb, por duket se keni shumë ngjashmëri, dhe po filloj të bindem. Llogarinë Drüfft do e bllokoj. Drüfft, nëse mendon se ti je person tjetër nga Goelia, atëherë krijo llogari të re, dhe për të mirën tënde mos redakto gjërat e njëjta si Goelia, sepse adminstratorët e Wikimedias kanë mjaftueshëm vegla për të hetuar këtë. Do të doja shumë të të takoj personalisht në një nga konferencat/workshopet që ne organizojmë, ty dhe Goelian nëse jeni persona të ndyshëm, vetëm atëherë do zhblokoj llogarinë.--Liridon (diskutimet) 21 shtator 2017 13:16 (CEST)
Pajtohem me ty që nuk ishte vandalizëm dhe që nuk ishte dashur të kërceja menjëherë në konkluzione, mirëpo forma "Mehmeti i II" "Abdyl Hamiti i II" është gabim edhe pse tingëllon mirë për veshin dhe duket e logjikshme në shikim të parë. Edhe në anglisht shkruhet Mehmed II e jo Mehmet the II. Edhe në gjermanisht shkruhet Mehmed II e jo Mehmed der II. Do të mundohem t'i rregulloj të gjitha me kohë. --Udha (diskutimet) 21 shtator 2017 13:54 (CEST)
@Udha, detaje të vogla, siç thash për mendimin tim secila mund të qëndroj. Nuk është patjetër të ndjekim versionin e anglishtës, sjam as gjuhëtar e as historian, ndoshta të shohim ndonjë botim të akademikëve shqipar si i përmendin, dhe mund të vendosim një standard. Kam pasur si ide që të bëjmë diçka si listë të përdoruesëve sipas profesioneve/fushave në të cilat secili nga ne e ndjen se është specialist (ose fusha ku të paktën ka më shumë njohuri), dhe të dijmë kë të pyesim kur na duhet vlersim/mendim. Ne në sqwiki të gjithë, duke përfshirë edhe vetem, jemi ekspertë për gjithçka. Shpresoj të bëhet mirë.--Liridon (diskutimet) 21 shtator 2017 14:26 (CEST)

Përshëndetje Liridon. Jam përdoruesi Udha, por nuk po mund të qasem më në llogari. Para disa orëve kur hyra më doli se dikush kishte provuar të hynte në llogari por nuk kishte mundur, prandaj e ndërrova paswordin dhe e bëra më të komplikuar. Por tani nuk po mund të hyj fare. Meqenëse ti je admin edhe burokrat thashë të të pyes a mund të shikosh, a ma ka thyer kush accountin apo thjesht e s'po ia qëlloj passwordit që e kam ndërruar vetë. Ky opsioni i fundit nuk më duket fort i besueshëm, kam frikë se mos ka hyrë dikush dhe e ka ndërruar paswordin tim, sepse provova nja 30-40 versione të ndryshme por nuk po bën. --Udha1 (diskutimet) 22 shtator 2017 21:10 (CEST)

Pershendetje Udha, nuk e kemi ate mundesi, ne jemi vetem admin te permbajtjes. Nese je regjistruar me email, kerko ta ndryshosh perseri. Shih nese jane kryer redaktime me llogarine tende nga dikush tjeter dhe me njofto. Deri te henen do jem ne rruge jasht shtetit, me shume smund të ndihmoje.Liridon (diskutimet) 22 shtator 2017 21:42 (CEST)
Përshëndetje. Problemi është se siç e vërejta tani, nuk paskam shtuar email, ose e kam hequr. Redaktime nuk janë kryer. Sidoqoftë do vazhdoj të provoj, se nuk po dua të më bllokohet e t'ia nis prej fillimi me llogari të re.--Udha1 (diskutimet) 22 shtator 2017 21:49 (CEST)
Përshëndetje. Më në fund arrita të hyj. Diçka nuk është në rregull. E provova rrafsh 80 herë të hyj në sqwiki e nuk punoi, në enwiki më punoi që herën e parë.--Udha (diskutimet) 22 shtator 2017 22:46 (CEST)


Përshëndetje i nderuar admin Liridon. Me udhezojadmini Tryuu qe te ju shkruaj per te me ndihmuar. Te lutem mund te me vendosesh dhe konfirmosh 3 foto ne biografi artikull e cila quhet "Ina Zhupa". Artikulli ka rreth 200 klikime ne muaj dhe i ka pasur fotot perpara por jane fshire kohet e fundit. Fotot jane te marra nga interneti dhe jane me pelqimin e personit publik qe ka biografia. Faleminderit.– Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Biografia Ina (diskutimiredaktime).

@Biografia Ina, pash që ke vendosur foto, por problemi i vetëm në këtë rast është licenca, dhe nëse ska licencë CreativeCommons as në Wikimedia commons as në sqwikipedia smund ti ngarkojmë. Duhet fotografi ti ngarkoj vetë në flicker ose Wikimedia Commmons me licencë të hapur CC, e pastaj mund të përdoren në wiki.--Liridon (diskutimet) 28 shtator 2017 12:26 (CEST)

Kalaja e Lalmit[Redakto nëpërmjet kodit]

Do i bashkoj keto te dyja (Kalaja e Lalmit dhe Kalaja në fshatin Lalm) ne nje artikull te vetem kur te kem kohe, se kane te dyja informacion te mire, po jane duplikate pasi eshte e njejta kala, nje nga me te vjetrat, ne fakt. 1l2l3k (diskutimet) 28 shtator 2017 21:59 (CEST)

Y U bë: Faleminderit @1l2l3k, problemi më shpesh që më ndodh me monumentet në Shqipëri është ky, për shkak të emërtimit zyrtar që ka IMK.--Liridon (diskutimet) 29 shtator 2017 12:49 (CEST)

Shqueshmëria dhe grisja e artikullit Arben Çokaj[Redakto nëpërmjet kodit]

Përshëndetje Liridon. Po të shkruaj në lidhje me komentin që ke lënë në Wikipedia:Kuvendi#Artikulli Arben Çokaj (propozim për grisje) pas grisjes së artikullit. Argumentet që ke dhënë nuk e justifikojnë shqueshmërinë e një personi në Wikipedia. Veçanërisht, dëshiroj të i referohem pikës 2: "Subjekti ka botime/përkthime, pasi janë shkollore mendoj se ka ndonjë në ndonjë filter dhe janë të besueshme (çështje tjerë është numri/sasia)". Të kesh botime nuk mjafton për të pasur artikull në Wikipedia, edhe nëse artikujt janë shkruar në ndonjë burim të besueshëm: botimet e subjektit duhet të konsiderohen signifikante nga burime tjera të besueshme (palët e dyta dhe treta), në mënyrë që subjekti të meritoj artikull (shih [3]). Duket se Arben Çokaj qartë nuk i plotëson këto kritere. (Si shënim shtesë, ka shumë e shumë shkencëtarë që kanë publikime në revista të besueshme shkencore, por që nuk ka artikuj për ta në Wikipedia.)

Gjithashtu, ka edhe artikuj tjerë (para ca dite pashë këtë artikull, Islam Borinca) të cilët shumicën e kohës janë të shkruar nga vetë subjekti dhe kanë probleme serioze me shqueshmëri (edhe pse në shikim të parë, artikulli për Islam Borincën duket se i përmbushë kriteret, referencat e ofruara (ato që ia vlejnë) duket se kanë lidhje tepër të ngushta me subjektin). Shumica e artikujve të tillë duhet të grisen. Po e njoftoj edhe përdoruesin 1l2l3k pasi që ka shfaqur interesim të madh në ballafaqimin me këtë çështje. --Λeternus 29 shtator 2017 09:56 (CEST)

@Aeternus, E di që ka me milliona artikuj/persona të tjerë që wikit më të mëdha kanë dhe ne jo, që janë më të shquar dhe që meritojnë më shumë. Ne nuk po flasim për ato që nuk kemi, por për ato që kemi dhe si tja bëjmë, sepse mund të ketë 1000-1500 të tillë. Nuk e di nëse duhet të humbim kohë të diskutojmë për atë artikull, apo të shkruajmë për të tjerët që duhet? Thash edhe në një diskutim tjetër, skam "hard feelings" për këto artikuj, dhe ishte opinioni im, nëse është gabim më lini të jem gabim, ju nëse doni bëjani gjyqin këtyre artikujve, diskutoni, votoni dhe më tregoni që të vij dhe ti fshij, ndërsa un nga ana tjetër do vazhdoj të krijoj të rinjë në atë kohë të kufizuar që kam për wiki. --Liridon (diskutimet) 29 shtator 2017 13:10 (CEST)
Po, edhe unë në princip pajtohem se fokusi jonë duhet të jetë në krijimin e artikujve të ri e jo në grisje, mirëpo nëse lejojmë të ketë artikuj të pa vlerë në Wikipedia, atëherë rrezikojmë që të gjithë projektit të i bijë vlera dhe të mos merret seriozisht nga publiku (status të cilin fatkeqësisht e ka sot). --Λeternus 29 shtator 2017 13:17 (CEST)
Faleminderit për thread-in Aeternus. Eshtë menyra më e drejtë që artikujt që kanë kohë në wiki të grisen me një proces diskutimi grisjeje nëpërmjet kuvendit. Nuk është e drejtë që administratori të humbi kohe dhe të marri përgjegjësi duke fshirë artikuj që kanë vite në wiki duke marrë vendime që mund të jenë të drejta ,po edhe arbitrare. Punë tjetër është një artikull i sapovenë (me këtë kuptoj në ditët e fundit) i cili sillet nga dikush për grisje, për një artikull të tillë admini mund tëm marri aksion të shpejtë. Nëse artikulli ka kohë ne wiki, administratori nuk mund të marri përgjegjsinë të grisi, pasi rrezikon të humbi pavaresinë si admin me vendime arbitrare. Nga ana tjetër, nëse duhen sjelle ne Kuvend, le te themi 10 (apo edhe 100) artikuj të ngjashëm për grisje në një votim masiv (shembull: të vrarët e bombës së ambasadës sovjetike të cilët nuk kanë shquarsi per se, por të lidhur intrinsikisht me ngjarjen, apo një terrorist i cili nuk është i shquar ndryshe), cdokush mund t'i propozojë dhe per 1-2 jave të votohen për grisje. Kujdes vec, votimi nuk është mbledhje votash: administratori ka përgjegjësinë të peshojë se si argumentet e grisjes/mosgrisjes jane konform rregullores para se të marri një vendim mbylljeje diskutimi. 1l2l3k (diskutimet) 29 shtator 2017 17:02 (CEST)
Do shtoja edhe mendimet e mia për numrin e artikujve në wiki. Eshtë normale që sqwiki të peshojë më shumë nga zëra shqiptarë, ku ata të marrin zemrën e luanit dhe të jenë 50% e artikujve. Normalisht do ishin më pak se 1%, pasi kjo është wikipedia, enciklopedi botërore shqip. Puna që bëjnë shumë wikipedianë si ju të dy me shtime përkthimesh është e jashtëzakonshme, pasi janë artikuj të tillë që tërheqin shqiptarët që nuk dinë gjuhë të huaja. Fundja kurrë nuk është botuar një enciklopedi shqiptare, fjalori enciklopedik shqiptar ishte një shaka (tre vëllime vetëm?). Sqiki ka shumë më tepër fuqi dhe perspektivë se FESH-i. Me këtë dua të them që është më mirë ca artikuj kot, sesa më pak artikuj (akoma më kot), me pak llafe jam edhe unë një fare inkluzionisti, po ndonjëherë edhe duhet fshirë. 1l2l3k (diskutimet) 29 shtator 2017 17:28 (CEST)
Diskutimi i cilësisë është përtej artikullit specifik, në plot raste kam pasur diskutime me të huaj nga evropa (çek, polak, kroat) dhe më kanë kritikuar për artikujt që kemi për historinë tonë, duke më thënë se nuk duan të bazohen shumë te anglishtja, pasi atje ka shumë të dhëna kontestuese e që administratorët serb të shumtë në numër atje i kanë deformuar. Pra, ne përveç se duhet të kemi një enciklopedi për vete, për njerzit tonë që të lexojnë ca më shumë enciklopedi cilësore, duhet të prodhojmë përmbajtje cilësore për historinë/kulturën/traditat tona, që të tjerët të mund ta përkthejnë, të përdorin si referencë, përndryshe do na shkruajnë të tjerët. Për mua si profesionit të IT është e lehtë të përkthej një artikull nga shkencat kompjuterike, person ose vendbanim dhe shumë gjëra të përgjithshme, por kur është fjala për histori tonë, atë do duhet të shkruajë një historian, përdryshe do e përkthejmë atë që shkruajnë të huajt për ne. Nëse bëhemi një grup, dhe ti bëjmë një kontroll të gjitha faqeve Speciale:TëgjithaFaqet, dhe çdo artikull që nuk bën i futim një stampë me problemet që ka, dhe më pas vendosim nëse do e e përmirsojmë ose do e fshijmë. Ide dhe iniciativa ka pasur edhe më herët, Wikipedia:Sigurimi i cilësisë, por vetëm un, Mikullovci dhe pak të tjerë e nisëm, me shumë përkushtim, por pastaj mbas një kohe gradualisht ra dëshira, si dhe Wikipedia:Mirëmbajtja që liston kategoritë që kanë artikuj me probleme, por ka edhe shumë artikuj të tjerë që skanë asnjë stampë që tregon se është i dobët. --Liridon (diskutimet) 29 shtator 2017 21:31 (CEST)
Liridon ti dhe Mikullovci keni filluar një projekt shumë të mirë per cilësinë, por mendoj që do vijë edhe ajo dite kur cilësia do rritet, dhe nuk ka nevojë të shqetësohemi, dhe do e shpjegoj pse. Për nga numri i artikujve, me 70 mije cope, ne jemi pak a shumë aty ku ishte wiki anglisht ne vitin 2003, pra 2 vjet pas themelimit (shih këtë grafik). Po t'i shohësh artikujt anglisht në vitin 2003 nëpërmjet historisë së tyre nuk do gjesh asnjë referencë për be ose shumë shumë pak të tilla. Shih përshembull një version të vitit 2003 për qytetin e Kembrixhit. Në vitet 2005-2015 cilësia u ngrit shumë, pasi për cdo gjë, sidomos për artikujt kontroversë, u kërkuan referenca, sidomos për artikujt që kishin për subjekt vendbanime kufitare, figura multietnike, apo luftra, të cilat prekin disa popuj/kombe dhe njëra palë shkruante një version e tjetra një tjetër version. Si rrjedhojë e luftës mes disa paleve u rrit edhe cilësia në wikin anglez, e cila pasqyrohet me përballimin e disa pikëveshtrimeve dhe referenca. Nuk jam shumë në gjendje të shoh wikin serb apo bullgar se si janë nga ana cilesore, pasi nuk i di keto gjuhë, po do më ndihmonte t'i shihja nëse ka shume wikipediane serbe/bullgare që fusin burime serbe/bullgare; sidoqoftë jam i bindur se janë disi para nesh. Janë shtete që botojnë shumë më tepër sesa boton Shqipëria/Kosova, dhe ky është problem, pasi institucionet kulturore/albanologjike/shkencore jane të dobëta te ne, të drejtuar nga pak njerez me brumë dhe me formim që të mund të botojnë në shkalle botërore e të jenë të besueshëm. Shumë pak prej tyre do mund të pranoheshin ne biblioteken e Vatikanit, pasi s'kanë kredenciale akademike, dhe thuajse asnjë prej tyre nuk ka arritur të futet në atë biblioteke e të bëjë kërkime serioze për, të themi, Mesjetën e Shqiperisë. E vetmja që di une është Ana Lalaj, një pedagoge e specializuar në Budapest. Për sa i përket arkeologjisë, një aradhë e nisur nga Frano Prendi, Gjergj Karaiskaj, Dhimosten Budina, Neritan Ceka, tashmë të vdekur apo 75+ vjecarë, nuk është zëvendesuar nga arkeologë që të jenë në gjendje të botojnë libra të rinj (ato të viteve 1970/1980 janë shumë vështirë për t'u gjetur, dhe nuk po ribotohen). Ilo Qafezezi dhe Aleksander Meksi ishin të vetmit që shkruanin per kishat e Shqiperise qe jane nga me te vjetrat ne Ballkan, te rinj s'ka më, dhe botimet e Ilos (te viteve '50) apo te Meksit (vitet '70) eshte e pamundur t'i gjesh. Hasan Kaleshi, një shqiptar nga Kërçova jashtëzakonisht erudit për historinë e xhamive shqiptare ka vdekur qysh në vitet 1970 dhe asnjë s'e ka zëvendësuar. Në përgjithësi orientalistët janë shumë pak, e latinistët janë inekzistentë. Dikur kishim studiues si Zef Valentini apo Injac Zamputi që dinin shkëlqyeshem latinishten dhe mund të bënin kërkime serioze për shekujt 12-17, po tani s'kemi më. Me globalizmin e sotshëm këto probleme i kanë edhe vetë italianët e francezët, si dhe gjermanët pasi nuk ka shumë fonde për kërkime historike sic ka pasur dikur. Këto jane arësyet pse ka pak prurje në wiki nga wikipedianët shqiptarë: nuk është aq mungesë dëshire, është thjesht mungesë burimesh. Po kohë më të mira do vijnë. Në një farë mënyre, paradoksalisht unë pres të vijnë shqiptarofolës si puna e Constandinus 93 (po më të përgatitur se ai), që dinë shqipen, e fusin këndvështrimin grek në sqwiki. Unë të garantoj që shqiptarët wikipedianë do bëhen theror e do shkojnë në bibliotekë për të hapur librat shqiptarë e për t'i prurë si burime. Deri atëherë do ketë pak amulli e mungesë cilësie, pasi paradoksalisht, vetëm wikilufta sjell kërkimtari e cilësi.--1l2l3k (diskutimet) 29 shtator 2017 23:44 (CEST)

Feedback request[Redakto nëpërmjet kodit]

Greetings,

The team that made ORES is working on a new tool called JADE. The new tool is for humans to review the work of ORES, to provide human feedback and oversight. The team would like to hear about how your experience using ORES has been on your wiki, and what you might expect from a tool like the one proposed. If you are interested, you can comment on this page on mediawiki.org.

The team is also interested in sharing updates with you as JADE is developed. Short messages will be sent to this talk page every month or two, linking to a page with further information. Is this something you would like to sign up for? Simply reply to me here if so and I will put your name on the list.

Happy editing to you. Keegan (WMF) (diskutimet) 4 tetor 2017 21:17 (CEST)

You can also sign yourself up for updates anytime. Keegan (WMF) (diskutimet) 6 tetor 2017 18:46 (CEST)

Te lutem shih kete. --1l2l3k (diskutimet) 7 tetor 2017 19:08 (CEST)

Y U bë:--Liridon (diskutimet) 7 tetor 2017 21:12 (CEST)

Vendosje Fotosh[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje Liridon .

Serisht te shkruaj ne lidhje me problemin e artikullit biografi " Ina Zhupa " Te lutem sic me porositet me pare , per te vendosur fotot fillimisht ne flickr dhe me pas te vendoseshin ne wikipedia.

Fotot jane publikuar ne flickr , te lutem vendosi ne biografin e personit publik .

Foto kryesore eshte kjo :https://www.flickr.com/photos/137205872@N03/37400429051/in/dateposted-public/

dhe foto qe vjen me poshte eshte kjo: https://www.flickr.com/photos/137205872@N03/37400428721/in/dateposted-public/

faleminderit shume .

Përdoruesi:Desarashimi1[Redakto nëpërmjet kodit]

Besoj e meriton statusin e kontrolluesit edhe pse eshte nen 300. Editime te mira. Konsidero t'ia japesh te lutem. --1l2l3k (diskutimet) 11 tetor 2017 19:29 (CEST)

E bera redaktor dhe auomatikisht të kontrolluar, që do të thotë redaktimet e veta do ti ket automatikisht të kontrolluara. Për titullin kontrollues, më mirë le të plotësoj kushtet që ka Kontrolluesi, fiton edhe eksperiencë deri atëherë.--Liridon (diskutimet) 11 tetor 2017 19:40 (CEST)
E kuptova, faleminderit! Do te te sinjalizoj ne te ardhmen per editore qe mund te jene lehtesisht automatikisht te kontrolluar. Me te mira! 1l2l3k (diskutimet) 11 tetor 2017 21:54 (CEST)

Te lutem konsidero t'i japesh statusin "i vetekontrolluar" edhe ketij. Pozitiv ne faqet e sportit. 1l2l3k (diskutimet) 11 tetor 2017 22:07 (CEST)

Y U bë:--Liridon (diskutimet) 11 tetor 2017 23:13 (CEST)

Jane kukulla corapesh dhe kane qejf te vandalizojne Gjergj Elez Aline. Sugjeroj nje bllok per pune kuklle dhe vandalizmi. 1l2l3k (diskutimet) 12 tetor 2017 20:30 (CEST)

Më duket se ky përdorues po vandalizon edhe përmes IPve anonime. Nuk përjashtohet mundësia një një grumbull llogarish të reja që u krijuan sonte, janë të këtij sabotatorit.--Udha (diskutimet) 12 tetor 2017 22:17 (CEST)
Të lutem bllokoje edhe këtë enveristin Përdoruesi:Liria e mia. Gjitha editimet i ka nonsens, edhe faqen kryesore të përdoruesit e ka propagandë komuniste!--Udha (diskutimet) 12 tetor 2017 22:53 (CEST)
Përshëndetje. A mund të bllokosh këtë IP. Është paralajmëruar nga Përdoruesi 1l2l3k se do të bllokohet nëse vazhdon vandalizmin, por prapë ka vazhduar me avazin e njëjtë.--Udha (diskutimet) 13 tetor 2017 21:33 (CEST)
@Udha, Y U bë:, ndersa kete "Liria e mia" ta lejm edhe pak, te shohim sa krijues behet.--Liridon (diskutimet) 13 tetor 2017 22:36 (CEST)

Edhe nje zhvendosje adminesh[Redakto nëpërmjet kodit]

Shih kete te lutem. --1l2l3k (diskutimet) 12 tetor 2017 22:08 (CEST)

R. of Macedonia infobox[Redakto nëpërmjet kodit]

Tung Liridon

Its to do with the issue of the R. of Macedonia infobox. Its been raised on Albanian Wikipedia about the infobox having the problematic term "sllavomaqedonas" in the template. Could you if time permits and its possible to change that on the current infobox template [4] to emër tjetër which is neutral and allows for multiple names (like you did here [5]. In this instance you allowed two forms' to coexist until i removed and replaced the template everywhere before making it one, the emer tjeter thing. I will be going around to all articles and make these changes if the template is adjusted etc. Or alternatively create a new infobox template that has everything that the Serbia template has Stampa:Vendbanim në Serbi. Also remove the Ish republika e jugoslavise thing and make it to Republika e Maqedonise on the template. Best.Resnjari (diskutimet) 13 tetor 2017 07:27 (CEST)

@Resnjari, haven't seen the discussion, very busy lately, I check sqwiki only 5-10 mins per day. I know, we had this issue in multiple templates, fixed some before. Please link here the discussion, next time when I will have more time, will fix the issue. --Liridon (diskutimet) 13 tetor 2017 09:08 (CEST)
Ok, discussion is here [6]. Best.Resnjari (diskutimet) 13 tetor 2017 10:03 (CEST)
Thx @Resnjari,. I will replace parameter with my bot, because is used in around 1700 pages.--Liridon (diskutimet) 13 tetor 2017 17:02 (CEST)
Ok, cool. If you need me to do things page by page i can do that as well. Falimenderit Liridon !Resnjari (diskutimet) 13 tetor 2017 17:12 (CEST)
Pershendetje Liridon. Falimenderit for the change via the bot. One small issue i detected. On the template infobox, the location map is named Republika e Maqedonisë [7]. While in an article (i.e Sopocka) it comes out as Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Can it be rectified via a bot in articles or is a manual change needed ? Best.Resnjari (diskutimet) 18 tetor 2017 17:44 (CEST)
Last template issue also in need of fixing, the lang-mk language template (maqedonisht: Зркле) [8] shows "sllavomaqedonisht". Is it possible to rectify this through a bot and make it "maqedonisht"? Best.Resnjari (diskutimet) 19 tetor 2017 06:50 (CEST)
@Resnjari, Faleminderit. {{lang-mk}} is done, I'll check when I have some time replaces in infobox.--Liridon (diskutimet) 19 tetor 2017 15:57 (CEST)
Falimenderit Liridon and great work ! On my part I am still going to go through the village articles for Macedonia for clean ups etc. Before i do this, can we have a category created called Vendbanimet shqiptar ne Republiken e Maqedonise or something like that. I have the data as i did that kind of linking on English Wikipedia [9]. Anyway it makes it easier for Albanian wikipedia and wanting to edit just those types of articles with a category like that for a quick find. I thought the word vendbanim would be best as some villages have become towns and so on and having to many categories on village, town and city would be kind of confusing and much. Te fala.Resnjari (diskutimet) 21 tetor 2017 23:38 (CEST)

Nje shqyrtim qe s'e bej dot[Redakto nëpërmjet kodit]

Nuk di pse s'e bej dot kete shqyrtim. Ndoshta pse Përdoruesi:HakanIST eshte steward? Mund ta besh ti shqyrtimin? Te falenderoj! --1l2l3k (diskutimet) 16 tetor 2017 14:23 (CEST)

Y U bë:, Flm. Artikulli është i mbrojtur, vetëm administratorët mund të kryejnë veprime në të.--Liridon (diskutimet) 16 tetor 2017 16:41 (CEST)

Kisha e Shirqit[Redakto nëpërmjet kodit]

E ke kete (rezulton e grisur), apo s'ka shume dhe mund ta perkthej nga enwiki? Te falenderoj! 1l2l3k (diskutimet) 16 tetor 2017 18:06 (CEST)

Përmbajtjen e faqes që kam grisur e vendosa këtu por është hulumtim vetiak/pa referenca.--Liridon (diskutimet) 16 tetor 2017 22:13 (CEST)

Zhvendose pak te lutem. Urrej te te bezdis kaq shume, te premtoj qe mot do kandidoj per admin, :-). --1l2l3k (diskutimet) 16 tetor 2017 18:40 (CEST)

Meqë ra fjala @Liridon,, a mund ta përdorësh robotin për t'i zëvendësuar "Venus" me "Afërdita"? Do ta bëja manualisht por fjala Venus përdoret mbi 200 herë.--Udha (diskutimet) 16 tetor 2017 19:17 (CEST)
@1l2l3k,, @Udha, në përgjithësi kam dëgjuar që përdoren të dyja dhe skam analizuar ndonjëherë cila është më e saktë. Ku mund të bazohemi, sepse nga dy webfaqe/fjalorë online që zakonisht përdor (fjalori.shkenca.org dhe fjale.al) nuk kanë asnjë shpjegim për venerën dhe afërditën.--Liridon (diskutimet) 16 tetor 2017 22:17 (CEST)
Besoj Udha po i referohej perdorimit te fjales brenda artikullit. Per sa i perket zhvendosjes, meqe te dyja perdoren, ndoshta duhet t'ia leme komunitetit ta vendosi. Tani per tani Venera eshte planeti, kurse Afërdita perendesha, dhe une doja t'i coja te Afërdita (planet) dhe Afërdita (perëndeshë), ne menyre qe te isha konsistent ne shqip (Venera eshte bastardim i latinishtes), dhe fjalen Afërdita ta beja artikull kthjellimi. Si mendon? Nese mendon qe duhet ta vendosi komuniteti, mund ta bejme edhe me votim dhe do marrim me shume mendime e konsensusi eshte me i gjere. Nuk eshte se e ke per detyre ta besh, pra mos u ndie i shtrenguar te marresh nje vendim. --1l2l3k (diskutimet) 16 tetor 2017 22:48 (CEST)
Po e bëj ping edhe profesorin e gjeografisë @Planeti,, shpresoj të ketë kohë dhe japë mendim. Nuk e di sa është çështje vote ose e komunitetit tonë, këto gjëra duhet ti definojë akademia e shkencave, por nuk punojnë sa duhet.--Liridon (diskutimet) 16 tetor 2017 23:10 (CEST)

Ky mori paralajmerimin po nuk pushon se vandalizuari te Ismail Kadare. Para 4 ditesh vandalizonte diku tjeter. Keshtu ka nder mend te vazhdoje, mesa duket. Te lutem konsidero bllokim. --1l2l3k (diskutimet) 16 tetor 2017 22:39 (CEST)

Y U bë:--Liridon (diskutimet) 16 tetor 2017 23:11 (CEST)

Duhet zhvendosur mbrapsht te Lufta e Trojës. Përdoruesi Armend në 2009 e bëri gabim. Të falenderoj paraprakisht! --1l2l3k (diskutimet) 18 tetor 2017 03:12 (CEST)

 U bë!--Liridon (diskutimet) 18 tetor 2017 12:35 (CEST)

Te lutem gris menjehere artikullin qe hapi per veten, per me teper qe ka te dhena personale dhe eshte i mitur. Kur ta besh, te lutem fshi edhe kete postimin tim te faqja jote. Te falenderoj. --1l2l3k (diskutimet) 19 tetor 2017 16:00 (CEST)

 U bë!. @1l2l3k, jo, komentet në diskutime as nuk fshihen dhe as nuk ndryshohen, duhet të mbesin në arkivë.--Liridon (diskutimet) 19 tetor 2017 19:21 (CEST)
Një tjetër. Për këta të miturit do të të bezdis, pasi vënë të dhënat personale dhe ka rreziqe për wikin dhe personat vetë. Gjithashtu, konsidero bllokim si për IP-në, ashtu dhe për përdoruesin kryesor, nëse vazhdon, pasi bën vazhdimisht vandalizma, sidomso te Martin Camaj. Paralajmërimin ia dhashë. Të falenderoj. --1l2l3k (diskutimet) 26 tetor 2017 15:56 (CEST)

Përdoruesja:Marianabll[Redakto nëpërmjet kodit]

Te lutem konsidero t'i japesh autokontroll. Krijon artikuj te mire dhe editime goxha te mira. Nuk ka 100 editime, po nuk ka nevoje qe une apo kontrollore te tjere t'i shkojn nga mbrapa. Te falenderoj! --1l2l3k (diskutimet) 20 tetor 2017 18:01 (CEST)

Catagory glitch[Redakto nëpërmjet kodit]

Pershendetje Liridon.

I was trying to create a category page for settlements in the Banja e Nishit municipality (there are only 3: Jellshnica, Manastiri (Banjë e Nishit), Preseka (Banjë e Nishit) and it says that i don't have privileges to do so. Admins tools are required for this. When time permits or its possible, can you create or remedy the glitch? > [10]. Also delete this redundant category: (Palilula is suburb of Nish so the category it goes into is Nish) [11]. Te fala.Resnjari (diskutimet) 8 nëntor 2017 23:11 (CET)