Jump to content

Politika Koloniale Austriake

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hartë që tregon vendet që ishin koloni dhe konçesione austriake ose austro-hungareze në kohë të ndryshme

Nga shekulli XVII deri në shekullin e XIX, Monarkia Hapsburge, Perandoria Austriake dhe (nga viti 1867 deri në vitin 1918) Perandoria Austro-Hungareze bëri disa përpjekje jetëshkurtëra për ta zgjeruar tregtinë koloniale përtejdeti nëpërmjet zotërimit të emporeve.

Në vitet 15191556 sunduesi i Austrisë, sundonte gjithashtu ndarazi edhe Spanjën, që kishte një Perandori të Madhe Koloniale. Gjithësesi, austriakët e tjerë nuk u përfshinë kur Karli V mori kurorën e Perandorisë Spanjolle dhe Perandorisë së Shenjtë Romake dhe kolonitë spanjolle nuk ishin të lidhura me Austrinë.

Zotërimet koloniale të monarkisë së dyfishtë të Austro-Hungarisë, 18671918, mbulohen në sundimin austro-hungarez në Bosnje dhe Hercegovinë. Duke e mbajtur atë nën kontroll ishte një faktor i rëndësishëm në hyrjen e Austro-Hungarisë në Luftën e Parë Botërore në vitin 1914. Të gjitha përpjekjet e tjera u ndaluan për shkak të trysnisë ndërkombëtare, ose mungesës së interestit nga qeveria perandorake dhe kundërshtimi nga hungazezët në shkallët e larta të qeverisë. Zona e të gjitha tokave që dikur qenë koloni të Austro-Hungarisë dhe Austrisë është 796,836 kilometra katrorë dhe rreth 84.4% e asaj zone ishte thjeshtë Austro-Hungaria.

Kompania e Ostendit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Aksioni nr. 4527 i Kompanisë së Indisë Lindore të Ostendit

Kompania e Indisë Lindore të Ostendit ishte një kompani tregtare private e formuar në vitin 1715, me bazë në jugun e Vendeve të Ulta, që tani është Belgjika Flamande. Në të nuk u përfshinë austriakë. Lidhja e vetme me Austrinë ishte se perandori Karli VI kontrollonte si Vendet e Ulta Jugore ashtu dhe Austrinë. Perandori e pajisi kompaninë 6 milionë gulden (ose florinë), si një monopol publik-privat me 6,000 aksione, të përbërë me nga 1,000 florinë secili. Për shkak të shpejtësisë së anijeve tregtare ostendase, kompania, brenda disa viteve u bë një nga firmat më të mëdha tregtare në Lindje dhe Kanton. Nga viti 1720, Kompania e Ostendit barti 7 milionë paundë çajë, që përbënte rreth 41.78% të çajit të tregtuar nga Porti i Kantonit.[1][2][3]

Kompania private e Ostendit konsistonte në dy kunetër flamandë, Paulo Cloots dhe Jacomo de Pret, që formuan një konsorcium me dy shtëpi tregtare holandeze, De Bruyn dhe Geelhand; Cloots dhe de Pret ftuan edhe dy shtëpitë e Londrës Hambly dhe Trehee, si dhe bankierin francez Antoine Crozat për të investuar në kompani. Pas shtatë viteve fitimprurëse, avendurat dhe shumë përplasje midis tregtarëve të tjerë në Antverp dhe Gent, Karli VI e pranoi peticionin e saj për një kartë zyrtare privilegjesh.[3]

Në vitin 1715, Kompania e Ostendit mori kartën tregtare në portet e Mokhas në Jemen, Surat dhe Kanton.[1] Në vitin 1723, ostendasit morën portet tregtare në limanet fitimprurëse të Bankipurit dhe Kabelonit.[4] Misionet tregtare për në Mokha fillimisht ishin të sukseshme, por për shkak të fundosjes së anijes Mochaman, e drejtuar për në Detin e Kuq në vitin 1720 dhe kapjen e një anijeje nga Piratët berberë në vitin 1723, Mokha në vijim u kthye në një humbje të madhe.[3] Portet e Suratit dhe Kantonit megjithatë, vazhduan të ishin mjaftë fitimprurës. Të gjitha fitimet shkuan në Vendet e Ulta Jugore dhe asnjë në Austri.

Libri i Boltsit i titulluar "Considerations on India(n) Affairs: Particularly Respecting the Present State of Bengal and it's Dependencies..."

Kompania ishte bërë një kërcënim i tillë për interesat britanike, holandeze, portugeze dhe franceze, sa kur perandori Karli VI shpalli ediktin e Sanksionit Pragmatik të vitit 1713, iu refuzua njohja ndërkombëtare mbi bazën e suksesit të Kompanisë së Ostendit në Inditë Lindore. Këto trysni ndërkombëtare i dhanë fund rritjes së saj të jashtëzakonshme dhe në vitin 1727 karta u pezullua, duke çuar në shpërbërjen e kompanisë në vitin 1732.

Pas tërheqjes së kartës perandorake të qeverisë për Kompaninë e Ostendit, Fuqitë e Mëdha e pranuan Saksionin Pragmatik. Gjithashtu pezullimi u lejoi austriakëve të nënshkruanin Traktatin e Vjenës (1731) me Britaninë e Madhe; që i bëri dy fuqitë të krijonin Aleancën Anglo-Austriake.[3]

Përpjekja në Gjirin e Maputos

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjiri i Maputos, më parë i njohur si Gjiri i Delagoas nga Portugalisht: Baía da Lagoa, është një ishullth i Oqeanit Indian në bregun e Mozambikut. Në vitin 1776, një zyrtar tregtar i përzënë britanik, kolonel William Boltsi, u afruan në oborrin perandorak austriak me një kërkesë për të themeluar një kompani tregtare për të eksploruar itineraret e mundshme në Afrikë, Indi dhe Kinë.[5] Perandorja Maria Theresa u intrigua dhe vendosi për të formuar Kompaninë Austriake Asiatike të Triestes, me Boltsin si kreun e kompanisë. Kolonel Boltsi më parë kishte qenë nën shërbimin e Kompanisë Britanike të Indisë Lindore dhe tashmë ishte kompetent në sipërmarrjet tregtare dhe kolonizuese. Ai kishte dëgjuar gjithashtu se zona ishte një vend i mundshëm për nxjerjen e arit.[6][7]

Duke lundruar nga Flandra në vitin 1778, Boltsi dhe kompania e tij e subjekteve austro-italiane, anija austriake Joseph und Theresia e Kompanisë Austriake të Indisë Lindore u ankoruan në Gjirin e Delagoas në vitin 1779. Boltsi pastaj bëri traktate me prijësit vendas Mabudu, që banonin rreth portit. Austriakët ngritën fortesat Sankt Joseph dhe Sankt Maria, u ndërtua një pikë tregtare (empor), dhe me nxitim empori filloi të lulëzonte nën sundimin austriak. Pak më vonë, Boltsi lundroi për të promovuar interesat austriake në Indi. Pas dy vitesh, empori, që përbëhej nga 155 burrash dhe disa gra, tregtoi fildish dhe fitimet arritën deri në 75,000 paundë në vit.[8] Empori u largua nga portugezët në vitin 1781. Prania austriake në Gjirin e Delagoas bëri që çmimi i fildishit të ndryshonte dramatikisht. Kjo ndodhi për shkak të furnizimit austriak, që e tejkalonte atë të portugez në Ishullin e Mozambikut.[5] Fatkeqësisht për austriakët, porti u infektua nga malaria në vitin 1781 dhe portugezët arritën të vinin përsëri mbizotërimin e tyre në zonë; portugezët pastaj vijuan ti largonin kolonët e mbetur austriakë.[9]

SMS Novara gjatë Ekspeditës Novara të viteve 1857-1859

Përpjekjet e shumta në Ishujt Nikobar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përpjekja e parë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas misionit në Gjirin e Delagoas, William Boltsi drejtoi një aventurë për në Ishujt Nikobar. Misioni ishte pjesë e sipërmarrjeve të tij koloniale në Indi; dhe në vitin 1778, Gottfried Stahl dhe ekuipazhi i tij në anijen Joseph und Theresia. Stahl i përshëndeti vendasit personalisht dhe bëri një kontratë me nikobarezët, ku të njëzet e katër ishujt do tu caktoheshin austriakëve. Përpjekja e kolonizimit qe e suksesshme deri sa Stahl, të cilin Boltsi e kishte caktuar si kreun e kolonisë, vdiq në vitin 1783. Kolonët e humbën kurajon në përpjekjet e tyre për tu vendosur dhe në vitin 1785, ishujt u braktisën.[10]

Përpjekja dhe ekspedita e dytë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtatëdhjetë e tre vjetë më vonë, në vitin 1858, SMS Novara, atëherë duke udhëtuar përreth botës, vendosi të lundronte drejt arkipelagut Nikobar. SMS Novara zbarkoi në Kar Nikobar, ishullin më verior, me synimin për të promovuar eksplorimin shkencor dhe shqyrtimin e mundësisë së një kolonie ndëshkimore. Udhëheqësi i grupit, Karl von Scherzer, promovoi re-kolonizimin. Shkencëtarët dhe arkeologët austriakë pastaj eksploruan ishujt Nankovri dhe Kamorta duke mbledhur mbi 400 artifakte vendase në ishuj.[10] Qeveria Austriake vendosi kundër rekomandimeve të Von Scherzer-it dhe i mbylli të gjitha mundësitë koloniale.

Përpjekja e tretë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1886, austriakët filluan të interesohen në një tjetër përpjekje të mundshme kolonizuese. Kur ekuipazhi mbërriti në ishullin e Nankovrit me korvetën SMS Aurora, ata u befasuan që e gjetën të gjithë arkipelagun Nikobar të kolonizuar nga britanikët disa vjetë më parë.[10] Në vitin 1868, britanikët i blenë pretendimet e Ishujve Nikobar nga danezët dhe formuan një koloni ndëshkimore aty për mjaftë vjetë.[11] Kjo u dha fund të gjitha përpjekjeve të mëtejshme për kolonizimin e zonës.

Foto e anijes Tegetthoff të bllokuar në akull

Eksplorimi i Tokës së Franc Jozefit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1873, një ekspeditë austriake, sipas udhëheqësit të saj Julius von Payer, u dërgua për në Polin e Veriut me detyrë për të gjetur Kalimin Veri-Lindor.[12] Në fakt ekspedita përfundoi pranë arkipelagut Novaja Zemlja, pika më lindore e Evropës. Karl Weyprecht, drejtuesi dytësor i ekspeditës, pretendoi se destinacioni i dytë pas Kalimit Veri-Lindor ishte Poli i Veriut.[13]

Shpenzimet e udhëtimit vlerësohet se ishin rreth 175,000 florinë austro-hungarezë. Projekti u promovua dhe mbështet financiarisht nga mjaftë fisnikë austro-hungarezë, që përfshinin kontin Johann Nepomuk Wilczek dhe kontin Ödön Zichy. Anija prirëse u emërtua sipas admiralit Wilhelm von Tegetthoff. Anija Tegetthoff peshonte 220 tonë, 38.34 m (41.93 yd) e gjatë dhe kishte një motor avulli prej 100 kuajfuqi (75 kW)).[14]

Anija Tegetthoff e la portin në Tromsø të Norvegjisë në korrik 1872. Shpejt pasi mbërriti në Qarkun e Arktikut, ajo u bllokua në akull dhe rrëshkiti për pjesën e mbetur të udhëtimit të saj.[12] Ndërsa rrëshkiste brenda akullit, eksploruesit zbuluan një arkipelag dhe vendosën ta emërtonin atë sipas perandorit në fuqi Franc Jozef. Më vonë, ekuipazhi qe i aftë të ankoronte dhe të kryente mjaftë ekspedita me slita në vargun ishullor.[14]

Dy vjetë më vonë në maj 1874, kapiteni Weyprecht vendosi ta braktiste anijen e bllokuar në akull Tegetthoff dhe besonte se ekuipazhi mund të kthehej në kontinent me varka dhe slita.[13] Më 14 gusht, ekspedita arriti detin e hapur. Ekspedita pastaj mbërriti në Novaja Zemlja, ku një anije ruse peshkimi i shpëtoi ata. Ekuipazhi u zbrit në Vardø të Norvegjisë; dhe mundën të mbërrinin në Austro-Hungari me tren nga Hamburgu.[12]

Konferenca e Berlinit në vitin 1884

Konferenca e Berlinit 1884–1885

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konferenca e Berlinit u mbajt për të sheshuar përplasjet e kolonizimit afrikan, veçanërisht në lidhje me territorin e Kongos dhe Afrikës Perëndimore. Austro-Hungaria mori pjesë në konferencë vetëm si e ftuar për shkak të statusit të saj si një fuqi e madhe.[15] Ndërsa Austria nuk pretendoi për ndonjë koloni permanente ose konçesion portual, ajo pati disa përfitime të tërthorta. Emerich Széchényi von Sárvári Felsö-Vidék, duke shërbyer si një nga anëtarët kryesorë të konferencës, mundi të siguronte privilegjin e të drejtave të ankorimit të lirë në të gjitha portet afrikane të zotëruara nga europianët, me përjashtim të Afrikës Jugore, Somalisë Italiane dhe Madagaskarit Francez.

Në vitin 1877, një tregtar me bazë në Hong Kong i shiti të drejtat e tij në Borneon Verior te konsulli i Perandorisë Austro-Hungareze me bazë në atë qytet, baron Gustav von Overbeck. Në vitin 1878 Gustav von Overbeck e bleu tokën nga sulltanatet e Bruneit dhe Sulusë; si dhe bleu toka të tjera shtesë nga "American Borneo Trading Company", për të kryer çfarë u njohë atëherë si protektorati i Borneos Verior. Një mik i Overbeck-ut, William Clarke Cowie, kishte ndikim në Sulltanatin e Sulusë, duke e lejuar atë më 22 janar 1878 të blinte toka të tjera për ti shtuar te protektorati i Borneos Verior.

Në vazhdim të këtyre blerjeve, Overbeck-u udhëtoi për në Evropë, ku u përpoq ta shiste protektoratin e sapo krijuar të Borneos Verior, duke e promovuar si një koloni ndëshkimore. Ai mbërriti në Perandorinë Austro-Hungareze, Mbretërinë e Bashkuar, Perandorinë Gjermane dhe Itali. Për shkak të një mungese të përgjithshme të interesit, Overbeck-u më vonë i shiti këto toka te Alfred Dent, një tregtar kolonial britanik që më vonë formoi Kompaninë Britanike të Borneos Veriore në vitin 1880. Një vit më vonë, Mbretëria e Bashkuar e riktheu interesin për territorin dhe e bleu Borneon Veror nga Denti në vitin 1881.

Borneoja i Veriut teknikisht mund të konsiderohet një koloni austriake për një sezon. Baron von Overbeck, megjithëse gjerman, ishte konsull i Austro-Hungarisë në Hong Kong, kështu që kontrolli i Borneos nën një qytetar austriak do ta përcaktonte atë si një zotërim të Austro-Hungarisë.

Mundësitë koloniale të shek. të XIX

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas poshtërimit në Luftën Spanjollo–Amerikane, Spanja dëshironte të zhvishej nga kolonitë e saja dhe në vitin 1898, diplomatët spanjollë iu afruan Shoqërisë Koloniale Austro-Hungareze rreth një blerje të mundshme të portit tregtar të Rio de Oro. Zëvendës presidenti i shoqërisë, Ernst von Weisl, bëri një marrëveshje të heshtur me Agenor Romuald Gołuchowski-n, ministrin e punëve të jashtme të Austrisë. Goluchowski më vonë bindi Këshillin Perandorak Austriak dhe perandorin Franc Jozef që ta mbështeste hapur marrëveshjen. U hartua një traktat për blerjen dhe transferimin e pronësisë te Austro-Hungaria. Megjithatë, Dhoma e Manjatëve Hungarezë e bllokoi blerjen koloniale në prag të përfundimit të saj.[16]

Kjo lëvizje koloniale e bërë nga austriakët ishte më së pari për të justifikuar aspiratat navale të mjaftë ministra austriakë. Parlamenti Hungarez e kishte kundërshtuar për ca kohë ekspansionin naval dhe austriakët austriakët ngadalë i kishin trysnuar hungarezët për rritjen e shpenzimeve navale në buxhetin kombëtar.[16] Me veton hungareze të kësaj blerjeje, kjo i dha fund ekspansionit të mundshëm kolonial më tej dhe idetë e ekspansionit dramatik naval në Austro-Hungari.

Rezidenca e Juanit në Konçesionin Austro-Hungarez u ndërtua në vitin 1918. Por Juan Shih-kai nuk jetoi kurrë aty

Porti i Tiançinit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Austro-Hungaria mori pjesë në Aleancën e Tetë-Kombeve nga viti 1899 deri në vitin 1901. Kjo aleancë e madhe u formua për të shuar Rrebelimin e Boksierëve në Kinë.[17] Marina Austro-Hungareze ndihmoi në shtypjen e kryengritjes. Megjithatë, Austro-Hungaria dërgoi forcën më të vogël nga pjesëmarrësit. Vetëm katër kryqëzorë dhe një forcë prej vetëm 296 marinarësh.[18]

Megjithë këtë, më 27 dhjetor 1902, Austria fitoi një zonë nën konçesioni në Tianxhin si pjesë e shpërblimit për kontributin e saj në aleancë. [19] Zona austriake e konçesionit kishte një sipërfaqe prej 150 acres (0.61 km2); që ishte pak më e madhe se zona italiane, por më e vogël se zona belge. Zona e kufizuar kishte burgun, shkollën, barrakat dhe spitalin e saj. Ajo përmbante gjithashtu konsullatën austro-hungareze dhe qytetarët e saj ishin nën sundimin austriak, jo nën atë kinez.[20]

Konçesioni u pajis me një garnizon dhe Austro-Hungaria u tregua e paaftë të mbante kontrollin e konçesionit të saj gjatë Luftës së Parë Botërore. Zona e konçesionit u pushtua me shpejtësi me shpalljen kineze të luftës ndaj Fuqive Qëndrore.[20] Më 14 gusht 1917 marja me qira përfundoi, (bashkë me konçesionin më të madh gjerman në të njëjtin qytet).

Austria i braktisi të gjitha pretendimet ndaj Tianxhinit më 10 shtator 1919. Hungaria gjithashtu bëri shpallje të ngjashme në vitin 1920.[21] Megjithatë, pavarësisht jetëgjatësisë së tij të shkurtër prej 15 vjetësh, austriakët lanë gjurmën e tyre në atë zonë të qytetit, siç mund të shihet në arkitekturën austriake që gjendet akoma në qytet.[22]

  • Carl Bernauer: 1901–1908
  • Erwin Ritter von Zach: 1908
  • Miloš Kobr: 1908–1912
  • Hugo Schumpeter: 1913–1917
  1. ^ a b Karel Davids (nëntor 1996). "Jaap R. Bruijn and Femme S. Gaastra, Ships, Sailors and Spices: East India Companies and their Shipping in the 16th, 17th and 18th century. Amsterdam (NEHA) 1993". Itinerario: Journal of Imperial and Global Interactions (në anglisht). Cambridge University Press. 20 (3): 147–149. doi:10.1017/s0165115300004046. ISSN 0165-1153. S2CID 197836826.
  2. ^ Jaap R. Bruijn; Femme S. Gaastra, red. (1993). Ships, Sailors and Spices: East India Companies and Their Shipping in the 16th, 17th and 18th Centuries (në anglisht). Vëll. 20. Nederlandsch Economisch-Historisch Archief. ISBN 978-90-71617-69-0.
  3. ^ a b c d Jan Parmentier. "Ostend East India Company". Encyclopedia.com: History of World Trade Since 1450 (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2022. Marrë më 16 dhjetor 2018.
  4. ^ Jan Parmentier (dhjetor 1993). "The Private East India Ventures from Ostend: The Maritime and Commercial Aspects, 1715–1722". International Journal of Maritime History (në anglisht). 5 (2): 75–102. doi:10.1177/084387149300500206. ISSN 0843-8714. S2CID 130707436.
  5. ^ a b Roelie J. Kloppers (2003). The History and Representation of the History of the Mabudu-Tembe. SUNScholar Research Repository (Tezë) (në anglisht). University of Stellenbosch. Marrë më 19 dhjetor 2018.
  6. ^ F. R. C. (janar 1930). "Review of Work: Olden Times in Zululand and Natal, Containing Earlier Political History of the Eastern Nguni Clans A. T. Bryant". The Geographical Journal (në anglisht). 75 (1): 79. doi:10.2307/1783770. ISSN 0016-7398. JSTOR 1783770.
  7. ^ Alfred T. Bryant (1929). Olden Times in Zululand and Natal: Containing Earlier Political History of the Eastern Nguni Clans (në anglisht). Longmans, Green and Co. ISBN 978-059889639-1.
  8. ^ Malin D. Newitt (1995). A History of Mozambique (në anglisht). Indiana University Press. ISBN 978-0-253-34006-1. OCLC 27812463.
  9. ^ Gerhard Liesegang (1970). "Nguni Migrations Between Delagoa Bay and the Zambezi, 1821-1839". African Historical Studies (në anglisht). 3 (2): 317–337. doi:10.2307/216219. ISSN 0001-9992. JSTOR 216219.
  10. ^ a b c Philipp Steger (2005). "The Nicobar Islands: Linking Past and Future" (në anglisht). University of Vienna. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2018. Marrë më 16 dhjetor 2018.
  11. ^ R. F. Lowis (1912). Census of India, 1911 (në anglisht). Vëll. 2: The Andaman and Nicobar Islands. Part I: Report. Part II: Tables. Superintendent Government Printing.
  12. ^ a b c Julius von Payer (2011). New Lands within the Arctic Circle: Narrative of the Discoveries of the Austrian Ship Tegetthoff in the Years 1872-1874 (në anglisht). Vëll. 2. Cambridge University Press. ISBN 978-1-108-04145-4.
  13. ^ a b Karl Weyprecht (1879). Oesterreichisch-Ungarische Arktische Expedition 1872-1874: Die Metamorphosen des Polareises (në gjermanisht). Verlag von Moritz Perles.
  14. ^ a b Johan Schimanski; Ulrike Spring (2015). Passagiere des Eises: Polarhelden und arktische Diskurse 1874 (në gjermanisht). Böhlau Verlag Wien. ISBN 978-3-205-79606-0. OCLC 879877160.
  15. ^ "MITTEILUNG V. Berliner Konferenz "Die Persönlichkeit in der Ëissenschaft"". Deutsche Zeitschrift für Philosophie (në gjermanisht). Akademie Verlag GmbH. 33 (7): 672. 1 janar 1985. doi:10.1524/dzph.1985.33.7.672. ISSN 2192-1482.
  16. ^ a b Lawrence Sondhaus (1994). The Naval Policy of Austria-Hungary, 1867-1918: Navalism, Industrial Development, and the Politics of Dualism (në anglisht). Purdue University Press. fq. 142–153. ISBN 978-1-55753-034-9.
  17. ^ Hall Gardner (2016). The Failure to Prevent World War I: The Unexpected Armageddon (në anglisht). Routledge. fq. 127. ISBN 978-1-4724-3056-4.
  18. ^ Kenneth G. Clark. "The Boxer Uprising 1899-1900" (në anglisht). The Russo-Japanese War Research Society. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2019.
  19. ^ Miloš Jovanovic (2017). "Tianjin's Imperial Discomfort". mmg.mpg.de (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2018. Marrë më 23 dhjetor 2018.
  20. ^ a b "Bristol University | Tianjin under Nine Flags, 1860-1949 | Austro-Hungarian Concession". bristol.ac.uk (në anglisht). University of Bristol. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2018. Marrë më 22 dhjetor 2018.
  21. ^ Jon Santangelo (16 maj 2017). "A 5 Minute History of the 10 Concessions of Tianjin". Culture Trip (në anglisht). Marrë më 23 dhjetor 2018.
  22. ^ "China VII: Concessions in China - Nine Concessions in Tianjin". travelanguist.com (në anglisht). Marrë më 23 dhjetor 2018.