Teknologjia e lartë
Teknologji e lartë, ose më shpesh përdoret me shkurtesën high tech (high-tech ose hi-tech) është teknologjia më e përparuar në dispozicion.
Prodhimet që aktualisht konsiderohen të teknologjisë së lartë shpesh janë produktet elektronike të avancuara kompjuterike. Megjithatë, nuk ka asnjë grup të veçantë të teknologjisë që është teknologji e lartë, definicioni është i lidhur më shumë me kohën, pra produktet e teknologjisë së lartë në të kaluarën, tani mund të përdoret nga secili dhe çdo ditë dhe të konsiderohet si teknologji jo e lartë.
E kundërta e teknologjisë së lartë është teknologji e ulët, zakonisht duke iu referuar teknologjisë të thjeshtë, shpesh tradicionale ose mekanike; për shembull, një makinë llogaritëse është një pajisje e teknologjisë të ulët.
Prejardhja e emërimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbase për herë të parë u shfaq në The New York Times në vitin 1958në një histori për mbrojtje të energjisë atomike për Evropën:[1] "...Western Europe, with its dense population and its high technology..." (përk. ...Evropa Perëndimore, me popullsinë e saj të dendur dhe me teknologjinë e saj e lartë...). Një shafqje tjetër është në vitin 1968 për kompanitë e teknologjike përgjatë Rrugës 128 (Massachusetts), Boston:
Nuk është e qartë nëse emërimi vjen nga teknologjitë e larta që zbukurojnë qelqin përgjatë rrugës ose nga promovimi që sipërmarrësit kanë shfaqur gjatë fillimit të kompanive të reja.[2]
Më 1969, Robert Metz e përdorte emërimin në një kolonë financiare—Arthur H. Collins of Collins Radio "controls a score of high technology patents in variety of fields."[3] Më pas Metz, ka përdorur shpesh këtë emërim; disa muaj më vonë ai e përdori atë me një vizë "high-technology", duke thënë se një fondacion ("mban pjesë periferike për kompjuter ... pajisje për biznese, si dhe aksione të teknologjisë së lartë) "holds computer peripheral... business equipment, and high-technology stocks."[4] Për herë të parë në formën e shkurtuar "high tech" u shfq në një artikull të vitit 1971, nga Metz[5].
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sektorët e teknologjisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mënyra e klasifikimit t sektorëve të industrisë bëhet bazë të intenzitetit teknologjik të tyre, ndërsa mënyra për produktet - në bazë të produkteve të përfunduara.
- Hapësira ajrore
- Industria Automobile
- Inteligjenca artificiale
- Nanoteknologjia
- Inxhinieria kompjuterike
- Shkenca kompjuterike
- Teknologjia e informacionit
- Nanoteknologjia
- Fizika bërthamore
- Fotonika
- Robotika
- Gjysmëpërcjellësi
- Telekomunikacioni
Shoqëritë high-tech
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur flasim për një shoqëri high-tech në një mënyrë jo të drejtpërdrejtë, zakonisht është në lidhje me një shoqëri duke u bazuar në teknologjigji të lartë. Megjithatë, në përgjithësi kjo është diçka e paarritshme për nga përkufizimi që përfshin mungesën e saj në mesin e çdo teknologjie në dispozicion. Shumë shtete dhe rajone si Shtete e Bashkuara, Singapori, Kanada, Greqia, Italia, Danimarka, Belgjika, Hollanda, Norvegjia, Irlanda, Islanda, Portugalia, Izraeli, Japonia, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Estonia, Australia, Zelanda e Re, Gjermania, Korea e Jugut, Taiwan, Hong Kong, Finlanda, Spanja, Suedia, Zvicra, dhe Franca në përgjithësi konsiderohen si shoqëri high-tech në krahasim me shtetet e tjera, pasi që banorët e këtyre vendeve kanë qasje në teknologjinë më të përparuar, në aspektin e konsumatorëve, siç kanë një pjesë Kinës dhe Indisë. Institucionet të orientuara në hulumtime siç është ARPA/DARPA, European Space Agency, Ministry of International Trade and Industry, Mitre Corporation, NASA, NSF, CERN, dhe univerzitetet me aktivitete të larta hulumtuese siç janë MIT dhe Stanford mund të konsiderohen si mikro-qytete high-tech në lidhje me rajonet e shoqërore-ekonomike përreth ose sektorin aktiv në përgjithësi.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Energjia Atomike për Evropën", The New York Times, 4 shkurt, 1958, p. 17.Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- ^ Lieberman, Benry R. "Technology: Alchemist Of Route 128; Boston's 'Golden Semicircle'" The New York Times, 8 janar, 1968, p. 139.Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- ^ Metz, Robert (1969). "Market Place: Collins Versus The Middle Man", The New York Times, 24 prill, 1969, p. 64.Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- ^ Metz, Robert (1969). "Market Place: Keeping an Eye On Big Trends", The New York Times, 4 nëntor, 1969, p. 64.Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- ^ Metz, Robert (1971). "Market Place: So What Made E.D.S. Plunge?", The New York Times, 11 nëntor, 1971, p. 72.Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.