Jump to content

Trojet Shqiptare

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjatë çerekut të dytë të shek. XIX, me gjithë disfatat e shpeshta që kishte pësuar në të kaluarën, Perandoria Osmane zotëronte ende territore të gjera në Lindjen e Afërme, në Gadishullin Arabik, në Afrikën Veriore dhe në Gadishullin Ballkanik. Brenda këtyre territoreve banonin afërsisht 33 milionë banorë. Në Evropën Juglindore Perandoria Osmane kishte humbur territore të rëndësishme (Hungarinë, Kroacinë, Besarabinë etj.). Veç kësaj, pak kohë më parë Greqia kishte fituar pavarësinë kombëtare në një pjesë të territoreve të saj, ku banonin rreth 850 mijë banorë. Më 1840 në viset ballkanike, të cilat ndodheshin ende nën kontrollin e Perandorisë Osmane, banonin rreth 10,5 milionë banorë. Prej tyre, Mali i Zi, Serbia, Vllahia e Moldavia, me gjithsej 4,8 milionë frymë, kishin fituar autonominë nën suzerenitetin e sulltanit?. Viset e tjera (me gjithsej 5,8 milionë banorë), përfshirë edhe trojet shqiptare, ndodheshin nën sundimin e plotë të Perandorisë Osmane.

Si edhe më parë, popullsia e Perandorisë përbëhej nga një mori kombësish, të cilat ndryshonin nga gjuha, nga feja, nga zakonet dhe nga mënyra e jetesës. Shteti osman vijonte të mos e pranonte konceptin e kombësisë. Duke qëndruar e lidhur pas konceptit teokratik mesjetar, që e identifikonte kombësinë me fenë, Porta e Lartë vazhdoi t’i ndante shtetasit e vet, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, në “myslimanë”, në “rumë” (ku përfshinte ortodoksët), në “latinë” (ku përfshinte katolikët etj.) dhe në “jahudi” (çifutë). Ajo nuk u kishte dhënë asnjëherë rast atyre të deklaronin të paktën gjuhën e tyre amtare, as kur bëhej regjistrimi i popullsisë. Për këtë arsye qeveria turke nuk e shpalli ndonjëherë numrin e popullsisë së saj sipas përbërjes kombëtare, rrjedhimisht as numrin e banorëve të kombësisë shqiptare.

Qysh në pjesën e parë të shek. XIX, me lindjen e lëvizjeve kombëtare të popujve ballkanik, filloi interesimi i qarqeve të ndryshme evropiane për strukturën etnike të Perandorisë Osmane. Por, nga mungesa e të dhënave zyrtare të sakta, autorë të ndryshëm shpallën njoftime që binin në kundërshtim ndërmjet tyre, ndërsa qarqet politike greke, serbe e bullgare, të cilat, për të përligjur pretendimet e tyre ndaj territoreve shqiptare, filluan t’i konsideronin shqiptarët ortodoksë në jug si grekë, në veri si serbë, në lindje si bullgarë, kurse shqiptarët myslimanë të këtyre viseve herë si turq, herë si grekë, si serbë a si bullgarë të islamizuar dhe pastaj të shqiptarizuar.

Megjithatë, një shumicë studiuesish dhe udhëtarësh të huaj, të cilët gjatë shek. XIX e njohën nga afër strukturën etnike të Gadishullit të Ballkanit, vunë në dukje se, me gjithë sundimin katërshekullor osman, popullsia shqiptare e ruante gjithnjë të paprekur identitetin e kombësisë së vet. Këtë identitet nuk e kishte cenuar as kthimi i shumicës së shqiptarëve në fenë islame, as politika turke e diskriminimit fetar kundrejt shqiptarëve të krishterë, as fryma e dasisë fetare që qendrat e huaja kishtare kishin përhapur në Shqipëri. Sikurse shënonte udhëtari anglez Xh. K. Hobhauz (J. C. Hobhouse), i cili e vizitoi Shqipërinë më 1809, shqiptarët e tri besimeve nuk e quanin veten, siç ndodhte me popullsitë e tjera të Perandorisë, as “myslimanë”, as të “krishterë”, por në radhë të parë me emrin e tyre etnik “shqiptarë”.

Shqiptarët banonin në të njëjtat troje ku kishin jetuar gjatë gjithë historisë së tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në mes të shek. XIX trojet e tyre mbulonin një sipërfaqe prej rreth 75 mijë kilometra katrorë. Ato shtriheshin: në veri deri në Tivar, në Podgoricë, në Rozhajë e në Novi Pazar (Pazari i Ri), në verilindje deri në Nish, në Leskovc e në Vranjë, në lindje deri në Kumanovë, në Shkup e në Manastir, në jug deri në Konicë, në Janinë e në Prevezë. Brenda kësaj treve banonin 1 800 000-1 900 000 banorë.

Megjithatë, si pasojë e kushteve historike që njohu Gadishulli Ballkanik gjatë sundimeve shekullore romake, bizantine, bullgare, serbe dhe osmane, në disa vende të trojeve shqiptare, kryesisht në ato periferike, kishin depërtuar si kolonistë edhe pjesëtarë të kombësive të tjera. Prania e këtyre kombësive nuk ishte e njëllojtë kudo. Nga kjo pikëpamje treva shqiptare ndahej në dy zona të mëdha: në trungun etnik, ku shqiptarët përbënin shumicën absolute të popullsisë, dhe në brezin anësor, ku shqiptarët përbënin pakicën e saj, krahas popullsive të tjera. Me gjithë ngushtimin që kishte pësuar gjatë shekujve mesjetarë, trungu etnik përfshinte, në mesin e shek. XIX, viset e Gegërisë (ku bënte pjesë edhe Kosova) dhe të Toskërisë (ku përfshihej edhe Çamëria), me një sipërfaqe prej rreth 52 mijë kilometra katrorë, me rreth 1 300 000 frymë, shumica e të cilëve qenë shqiptarë?. Së bashku me banorët shqiptarë të brezit anësor, numri i popullsisë shqiptare arrinte në atë periudhë në rreth 1 500 000 banorë. Në brezin anësor, me një sipërfaqe prej 23 mijë kilometra katrorë dhe me një popullsi e cila sipas burimeve të ndryshme arrinte në rreth 500 000-600 000 banorë, përveç shqiptarëve, kishte popullsi malazeze në veriperëndim (Podgoricë, Shpuzë, Zhabjak, Moraçë), boshnjake në veri (Kolashin, Rozhaj, Novi Pazar), serbe në verilindje (Vranjë, Leskovc, Nish), dhe greke në jug (Artë, Prevezë, Janinë)??. Në kushtet e lindjes së lëvizjeve kombëtare ballkanike, kjo rrethanë u shfrytëzua nga qarqet nacionaliste të vendeve të Ballkanit dhe nga Fuqitë e Mëdha, që i përkrahnin ato për të realizuar lakmitë e tyre shoviniste. Pasojat negative të kësaj politike, e cila filloi të shfaqej qysh në vitet 40 të shek. XIX, i ndjeu në radhë të parë popullsia shqiptare.

Pozita gjeografike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendndodhja e trojeve shqiptare si një pikë e rëndësishme kontrolli në Mesdhe, kryqëzimi i rrugëve , lehtësia e hyrjes thellë në Ballkan dhe pasuritë mjedisore kanë qenë joshëse për zotrim. Perandori të kohërave të ndryshme kanë synuar të shtini në dorë këto treva.

Në këtë drejtim pozita gjeografike ka qenë fatkeqe për popullsisnë e vendit. Veç pushtimeve për popullsisnë e vendit.Veë pushtimeve të njëpasnjëshme, fatkeqësia më e rëndë ka qenë shpërbërja e hartës politike në shumë raste.

Shembulli i trojeve shqiptare mund të jetë i vetmi në botë, ku hartat politikekufizohet me troje shqiptare.

Ndërtimi gjeologjik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Strukturat gjeologjike të trojeve shqiptare janë pjesë përbërëse të asaj që quhet rrudhosje alpino-mesdhetare dhe më konkretisht pjesë e degëzimit Dinaro-Albano-Helenid,e cila perfshin vargmalet e formuara gjate ciklit alpin. Ky brez i rrudhosjes alpine është ndër më të rinjtë ndërmjet brezave malor të globit dhe paraqet tektonikë tepër të ndërlikuar. Vend të vaçant në këtë proces zë tektonika diferencuese e plioceni-kuaternarit. Kjo tektonikë u dha strukturave të mjedisit tiparet e ngritjeve (horsteve) dhe të grooave (grebeneve). Ngritjet më të njohura në këtë kohë kanë qenë: ajo e Dukagjinit, Sharrit, Drenicës, Korabit, vargjet malore të Nënrajonit Verilindor, Malit të Thatë , Moravë-Gramozit.

Uljet më të mëdha janë: ajo e Ohrit, Prespës , Korçës, Pollogut, Fushë-Kosovës.

Me daljen plotësisht mbi ujë, trojet shqoiptare pësuan nji ristrukturim, i cili e ndërikoi edhe më shumë strukturën e tyre.

Pasuritë minerale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamja e sotme e mjdisit të trojeve shqiptare është mahnitëse. Rrudhosjet e fuqishme alpine kanë krijuar këtë madhësti relievi. Masivi i Alpeve Shqiptare , harku malor i Beshkevëe të Nemuna e Sharrit, vargjet malore në krah të njëra tjetrës, si Korabi e Deshati, malet në Rajonin Jugor, shpesh përshkohen nga lugina të thella dhe fushë-gropa.

Klima e trojeve shqiptare përfshinë tërësinë e dukurive fizike të proceseve që ndodhin në atmosferë dhe të elementeve të ndryshme atmosferike që shafaqen brenda kësaj hapësire. Këto ndodhi në kohë dhe hapsirë shfaqen me intenzitete e përmasa të ndruyshme. Kjo bëhet shkak për lindjen e dy lloje zonalitetesh klimatike, të cilat lidhen ngushtë me kushtëzime gjeografike, ekonomike e të popullimit.

Në trojet shqiptare dallohet llojllojshmëri klimatike nga jugu në veri, nga perëndimi në lindje, nga një rajon ose zonë në tjetrën. Kjo larmi klimatike është pasojë e ndikimit të ushtruar nga faktorë të ndryshëm

Klimat e trojeve shqiptare janë : kontinentale,malore me variantet e tyre; trojet shqiptare nuk kan klime mesdhetare për shkak te maleve

Bota bimore e shtazore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bota bimore dhe shtazore e shqiperise gjithmone ka qene e lakmuar nga te tjeret. ne te gjenden shpeze te rralle dhe shumevjecare. kohet e fundit numri i tyre është zvogeluar për arsye te shkaterrimit te pyjeve dhe ndotjes se ambjentit nga nafta apo nga pluhurat e ndryshme me mbetje toksike.

Organizimi shtetror dhe administrativ i trojeve shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trojet e banuara nga shqiptarët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Numri i popullsisë në trojet shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas të dhënave të regjistrimit të parë në trojet shqiptare banonin rreth 1.5 milion banorë, ku popullsia shqiptare zinte pjesën kryesore. Nga kjo popullsi 53 % jetonte në Republiken e Shqipërisë, 29 % në Kosovë, mbi 10% në trojet shqiptare në Maqedoni dhe pjesa tjetër në Mal të Zi, Serbi dhe Greqi.

Pas Luftës së dytë botrore numri i popullsisë në rojet shqiptare u rrit mbi 2.2 milionë de në vitin 2005 mbi 7.2 milion banorë. Popullsia e këtyre trojeve dallohet për strukturen etnike shqiptare : në Republiken e Shqipërisë 89 %, në Kosovë 89 % dhembi 80% në trojet tjetra shqiptare në Maqedoni Serbi dhe Maltë Zi.

Nga të dhënat statistikore del se numri i populsisië në trojet shqiptare , prej vitit 1923 deri në vitin 2005 është rritur për 5 herë. Në këtë rritje vend kryesor ka zënë shtimi i populsisë në Republkën e Shqipërisë dhe në Kosovë, si rrjedhojë e shtimit të lartë natyrorë.

Sipas përllogaritjeve, në vitin 2010 numri i popullsisë në trojet shqiptare do të arrijë në mbi 8 mlion banorë . 3.600 milionë shqiptarë jetojnë në Shqipëri, 2.0 milionë shqiptarë jetojnë në Kosovë, 5 milionë shqiptarë jetojnë në Turqi, 1 milionë shqiptarë jetojnë në Maqedoni, 600 mijëshqiptarë jetojnë në Greqi, 600 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 200 mijë shqiptarë jetojnë në Mal të Zi, 300 mijë shqiptarë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USA), 200 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani, 100 mijë shqiptarë jetojnë në Francë, 50 mijë shqiptarë jetojnë në Spanjë, 200 mijë shqiptarë jetojnë në Kanada, 100 mijë shqiptarë jetojnë në Australi, 100 mijë shqiptare jetojnë në Belgjikë, 300 mijë shqiptarë jetojnë në Austri

Trevat shqiptare u copëtuan padrejtësisht në vitin 1913 në Konferencën e Londrës.

Strukturat e popullsisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me tipare strukturore te popullsise kuptojme vecorite qe e dallojne ate ne shtimin natyror,ndarjen sipas grup-moshave ,gjinise,grupeve sociale,kombesise,besimit fetar etj.

Nje nga tiparet strukturore me dalluese te popullsise shqiptare eshte vitaliteti i saj.Kjo do te thote se ne popullsine shqiptare mbizotrojne moshat e reja ne krahasim me ato te medha.Keshtu mosha mesatare e popullsise shqiptare llogaritet te jete 31 vjec.

Migrimet e popullsisë shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


trojet shqiptare jane te perhapura ne shume vende te ballkanit.Ne Mal te Zi ne Kosove ne Maqedoni te Veriut ne greqietj.