Jump to content

Ushtria Çlirimtare Kombëtare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ushtria Çlirimtare Kombëtare
UÇK–Kombëtare
Pjesëmarrës në Luftën e vitit 2001 në Maqedoni
Aktiv në vitet2000 – 2002
LeadersAli Ahmeti
Rrahim Beqiri
Fadil Nimani
Tahir Sinani
Harun Aliu
Nuri Mazari
Jakup Asipi
Xhezair Shaqiri
Gëzim Ostreni
Hamdi Ndrecaj
Mirsad Ndrecaj
Maliq Ndrecaj
Sead Ramadani
Jetullah Qarri
Hajrullah Misini
Hysni Shaqiri
Shtabi i përgjithsëmMalet e Sharrit, Malet e Karadakut
Area of operationsTetovë, Shkup dhe Kumanovë
Madhësia12,000 luftëtarë
Paraprirë ngae formuar nga ish-veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Aleatët
Kundërshtarët
Beteja dhe luftëraLufta e vitit 2001 në Maqedoni

Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) ishte ushtria e vetëorganizuar e popullit shqiptarëRepublikën e Maqedonisë (sot Maqedonia e Veriut), e cila publikisht u paraqit gjatë vitit 2001 dhe zhvilloi luftën në Maqedoni. Pas përfundimit të luftës së vitit 2001, ajo u çarmatos dhe u shpërbë përmes Marrëveshjes së Ohrit, e cila u dha të drejta dhe autonomi më të madhe shqiptarëve të Maqedonisë.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare u themelua në vjeshtën e vitit 1999 dhe fillimisht u udhëhoq nga ish-komandanti Ali Ahmeti, nipi i njërit prej themeluesve të UÇK-së në Kosovë. UÇK-ja funksionoi në heshtje derisa filloi të sulmonte hapur ushtrinë dhe policinë maqedonase. Qëllimi i shpallur i UÇK-së ishin të drejtat e barabarta për shumicën etnike shqiptare brenda një Maqedonie konfederative. Komandantët e lartë të UÇK-së këmbëngulën se: "Ne nuk duam të rrezikojmë stabilitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë, por ne do të luftojmë një luftë guerile derisa të kemi fituar të drejtat tona themelore, derisa të pranohemi si një popull i barabartë brenda Maqedonisë". Qeveria maqedonase pretendoi se UÇK-ja ishte një organizatë ekstremiste terroriste që kërkonte të ndante zonat me shumicë shqiptare dhe t'i bashkonte ato territore me Shqipërinë.

Duke filluar nga 16 shkurti 2001, kur edhe ra dëshmori i parë në Tanushë Muzafer Xhaferi, UÇK-ja filloi të kryente sulme ndaj forcave maqedonase duke përdorur armë të lehta. Konflikti shpejt u përshkallëzua dhe në fillim të marsit 2001, kur UÇK-ja kishte marrë kontrollin efektiv të një pjese të madhe të Maqedonisë veriore dhe perëndimore dhe kishte ardhur brenda 12 miljeve nga kryeqyteti i Shkupit.

Në mars 2001, luftëtarët e UÇK-së nuk arritën ta çlironin qytetin e Tetovës në një sulm të hapur, por kontrolluan kodrat dhe malet midis Tetovës dhe Kosovës. Më 3 maj 2001, një kundërsulm i qeverisë maqedonase dështoi në zonën e Kumanovës. Deri më 8 qershor 2001, luftëtarët e UÇK-së e çliruan Haraçinën, një fshat afër Shkupit. Më 13 gusht 2001, të dyja palët nënshkruan një marrëveshje paqeje që i dha fund konfliktit të hapur.

Pas Marrëveshjes së Ohrit, UÇK-ja ra dakord për një armëpushim në qershor. Sipas Marrëveshjes së Ohrit, qeveria maqedonase u zotua të përmirësojë të drejtat e popullsisë shqiptare, që përbëjnë rreth 40% të popullsisë. Një përqindje e kundërshtuar shumë nga maqedonasit. Ato të drejta përfshinin bërjen e shqipes një gjuhë zyrtare, rritjen e pjesëmarrjes së shqiptarëve në institucionet qeveritare, policinë dhe ushtrinë. Më e rëndësishmja, sipas Marrëveshjes së Ohrit, qeveria maqedonase ra dakord për një model të ri të decentralizimit.

Pala shqiptare ra dakord të heqë dorë nga çdo kërkesë separatiste dhe të njohë plotësisht të gjitha institucionet maqedonase. Për më tepër, UÇK-ja duhej të çarmatosej dhe të dorëzonte armët e tyre tek forcat e NATO-s.

Operacioni "Korrja Thelbësore" filloi zyrtarisht më 22 gusht dhe filloi efektivisht më 27 gusht. Ky mision 30-ditor do të përfshinte fillimisht rreth 3,500 trupa të NATO-s, një numër që arriti në 4,200 trupa të NATO-s dhe trupa maqedonase, për të çarmatosur UÇK-në dhe për të shkatërruar armët e tyre. Vetëm disa orë pasi NATO përfundoi operacionin, Ali Ahmeti u tha gazetarëve që morën pjesë në një konferencë shtypi në kështjellën e UÇK-së në fshatin Shipkovicë të Tetovës se ai po shpërndante Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe se ishte koha për pajtim etnik.

Shumë luftëtarë shqiptarë të UÇK-së, të udhëhequr nga Ali Ahmeti, më vonë formuan partinë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), një parti politike që fitoi shumicën e votave të shqiptarëve në zgjedhjet e vitit 2002 dhe formoi pjesë të koalicionit qeverisës së bashku me partitë maqedonase LSDM dhe LDP deri në gusht të vitit 2006 kur pas zgjedhjeve parlamentare të korrikut 2006, një koalicion konservator VMRO-DPMNE dhe PDSH erdhi në qeveri.

Viktimat totale të luftës në çdo anë janë të panjohura, por të dyja palët pohojnë se viktimat e tyre ushtarake ishin rreth 70 secili, ndërsa rreth 60 civilë shqiptarë dhe ndoshta rreth 10 civilë maqedonas mendohet të jenë vrarë.

Lista e dëshmorëve të luftës në Maqedoni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në rradhet e kësaj ushtrie ishin shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare. Shumica e dëshmorëve të rënë në luftën e zhvilluar kanë bartur pseudonime. Në listat e mëposhtme janë paraqitur emrat e dëshmorëve sipas vendlindjes:

Republika e Shqipërisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Lefter Bicaj-Teli - Berat, Shqipëri.
  2. Ndriçim Hoxha - Librazhd, Shqipëri.
  3. Pajtim Roci - Kukës, Shqipëri.
  4. Shpend Llagami - Tiranë, Shqipëri.
  5. Tahir Sinani - Tropojë, Shqipëri.

Republika e Kosovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Afrim Vehbi Kalanica - Jezerc, Ferizaj, Kosovë.
  2. Ahmet Sylejman Krasniqi - Prizren, Kosovë.
  3. Brahim Ademi - Ferizaj, Kosovë.
  4. Elmi Bedri Kamberi - Reçak, Shtime, Kosovë.
  5. Elmi Hoti - Malishevë, Kosovë.
  6. Fadil Nimani - Gërgoc, Gjakovë, Kosovë.
  7. Fikri Mursel Fejziu - Rahovec, Kosovë.
  8. Hyrë Emini - Ferizaj, Kosovë.
  9. Hysni Xhemajli - Gjilan, Kosovë.
  10. Labinot Krasniqi - Malishevë, Kosovë.
  11. Rrahim Beqiri Roki - Dardanë, Kosovë.
  12. Shefik Miftari - Gjilan, Kosovë.
  13. Shpend Mazdrekaj - Prilep, Deçan, Kosovë.
  14. Skifter Milazim Arifi - Gjilan, Kosovë.
  15. Visar Krasniqi - Malishevë, Kosovë.
  1. Abaz Lute Beqiri - Haraçinë, Shkup.
  2. Adem Shefik Hasani - Hasanbeg, Shkup.
  3. Agim Bexhet Nebiu - Haraçinë, Shkup.
  4. Ali Mahmuti - Hasanbeg, Shkup.
  5. Arben Bajrami - Bojane, Shkup.
  6. Avdi Milazim Mustafa - Haraçinë, Shkup.
  7. Elham Ismail Curri - Hani i Elezit.
  8. Fejzi Zija Sulisi - Hasanbeg, Shkup.
  9. Gazmend Avdi Arifi - Tanushë, Shkup.
  10. Ismet Latifi - Majancë, Shkup.
  11. Ismet Neshat Bajrami - Brezë, Shkup.
  12. Mirsad Sali Abdyluli - Haraçinë, Shkup.
  13. Muzafer Veli Xhaferi - Tanushë, Shkup.
  14. Muzafer Agushi - Haraçinë, Shkup.
  15. Nehat Curri - Hani i Elezit, Shkup.
  16. Nijazi Mifti Sinani - Tanushë, Shkup.
  17. Qemal Shaqiri - Hasanbeg, Shkup.
  18. Ramadan Halimi - Lubeten, Shkup.
  19. Sahit Sejdi Serani - Tanushë, Shkup.
  20. Skender Matallari - Mjakë, Shkup.
  21. Zejadin Qani Zymberi - Haraçinë, Shkup.
  22. Zekirja Nebi Hasani - Debelldeh, Shkup.
  1. Abdulxhemil Abduramani - Shipkovicë, Tetovë.
  2. Aqim Sulejmani - Jazhinc, Tetovë.
  3. Bedri Alimi - Neproshten, Tetovë.
  4. Burim Nijazi Hiseni - Sllatin, Tetovë.
  5. Fadil Halil Rufati - Lisec, Tetovë.
  6. Hajredin Arifi - Sellcë, Tetovë.
  7. Ismail Mehmeti - Drenoc, Tetovë.
  8. Ismet Fejzullahu - Reçic, Tetovë.
  9. Mahir Kamberi - Gajre, Tetovë.
  10. Murtezan Merxhan Etemi - Sllatinë, Tetovë.
  11. Nexhmedin Ismail - Poroj, Tetovë.
  12. Qemal Sulejmani - Poroj, Tetovë.
  13. Rametulla Miftar Ahmeti - Kapocindoll, Tetovë.
  14. Refik Ilajzi - Kalishte, Tetovë.
  15. Selman Nuhiu - Poroj, Tetovë.
  16. Selvet Isa Hajredini - Tetovë.
  17. Servet Nuhi Shabani - Sellce, Tetovë.
  18. Severt Ferati - Llace, Tetovë.
  19. Shaban Sahiti - Gjerme, Tetovë.
  20. Sulejman Rasim Limani - Veshallë, Tetovë.
  21. Umer Vajdin Shabani - Sellcë, Tetovë.
  22. Zeqirija Nevaip Tahiri - Vejce, Tetovë.
  1. Abdyl Mexhid Shahini - Sllupçan, Kumanovë.
  2. Agim Rufati - Sllupçan, Kumanovë.
  3. Agim Zenuni - Kumanovë.
  4. Arif Ibrahimi - Llopat, Kumanovë.
  5. Arsim Bajrami - Llopat, Kumanovë.
  6. Beqir Sadiku - Sllupçan, Kumanovë.
  7. Faik Ibrahimi - Kumanovë.
  8. Gjylsere Sahiti - Kumanovë.
  9. Harun Shenasi Kasumi - Sllupçan, Kumanovë.
  10. Hasip Emurllahu - Hotël, Kumanovë.
  11. Haxhi Remzi Osmani - Sllupçan, Kumanovë.
  12. Ilajsa Memeti - Mateç, Kumanovë.
  13. Isa Fadil Ahmeti - Hotël, Kumanovë.
  14. Jetulla - Nikushtak, Kumanovë.
  15. Llokman Neziri - Hotël, Kumanovë.
  16. Mevludin Mehmeti - Mateç, Kumanovë.
  17. Mexhid Hamidi - Runicë, Kumanovë.
  18. Nezir Avdi Demiri - Kumanovë.
  19. Ramiz Demiri - Sllupçan, Kumanovë.
  20. Sali Latifi - Hotël, Kumanovë.
  21. Shenasi Ibrahimi - Sllupcan, Kumanovë.
  22. Zaim Zeqiri - Vaksincë, Kumanovë.
  1. Hisa Fazliu - Tërnovë, Gostivar.
  2. Naser Ademi - Negotinë, Gostivar.
  1. Nuri Mazari - Dollogozhdë, Strugë.