Wikipedia:Projekti Mirënjohje/Shtetërore Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

DEKORATAT, URDHRAT DHE TITUJT E NDERIT TË KOSOVËS QË I JEP PRESIDENTI I KOSOVËS[Redakto nëpërmjet kodit]

  • Urdhri “Hero i Kosovës” , u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përmban portretin e Skënderbeut. Është i punuar në ar.
  • Medalja e Artë e Lirisë, u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, për kontribut të lartë në mbrojtjen e lirisë së Kosovës.
  • Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj si dhe personaliteteve të botës shqiptare që kontribuojnë për mirëkuptim midis shqiptarëve dhe kombeve të tjera dhe për kontribut në të gjitha fushat e jetës në frymën e Lidhjes.
  • Dekorata “Qytetar Nderi i Kosovës, u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj si dhe shtetasve me origjinë kosovare, që me veprat e tyre e lartësojnë dhe nderojnë kombin kosovar. Është e punuar në ar. (Kjo dekoratë u themelua nga Presidenti i Republikës së Kosovës më 27 nëntor 1996, kur i është dhënë Nënës Tereze).
  • Dekorata “Crystalla Dardanica”, u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë për Kosovën, si dekoratë që simbolizon pasuritë dhe bukuritë e Kosovës në kuptim të miqësisë. (Kjo dekoratë u themelua nga Presidenti i Republikës së Kosovës më 1996 dhe u është dhënë disa personaliteteve të huaja).
  • Medalja humanitare “Nëna Tereze”, u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë në fushën e humanizmit.
  • Medalja “Luftëtar i Lirisë Adem Jashari”, u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kanë treguar trimëri në luftën e fundit për liri e pavarësi, si dhe për vepra të lirisë në kohë të paqes.
  • Medalja e “Paqes dhe Pajtimit Anton Çetta”, u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për Paqen dhe Pajtimin midis njerëzve, si dhe për të drejta të njeriut.
  • Medalja “Artist i Merituar”, u jepet personaliteteve të artit, të kulturës, për kontributin që kanë dhënë dhe japin në fushat përkatëse.
  • Medalja “Mësues i Merituar”, u jepet personaliteteve për kontributin e dhënë dhe që po japin në fushën e arsimit në të gjitha nivelet.
  • Dekorata “Qytetar i Merituar i Kosovës”, u jepet qytetarëve të Kosovës, që kontribuojnë në të mirë të Kosovës dhe bëjnë vepra të mira për vendin.
  • Medalja Presidenciale e Meritave, u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që me punë të tyre kanë kontribuar dhe kontribuojnë për Kosovën në fusha të veçanta të jetës.
  • Medalja Civile, u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë në shërbimet civile të Kosovës.
  • Medalja Ushtarake, u jepet ushtarakëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë në cilësinë e aftësive ushtarake e të mbrojtjes së vendit.
  • Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr.Ibrahim Rugova u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj që punojnë në shërbim të paqës, demokracisë dhe humanizmit. Kjo dekoratë është themeluar më 21 janar 2006, nga Presidenti i Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu në përvjetorin e vdekjes së ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

Personalitetet e dekoruara me Urdhrin “Hero i Kosovës”[Redakto nëpërmjet kodit]

Personalitete të dekoruara me “Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”[Redakto nëpërmjet kodit]

Kosovë:

SHBA:

Maqedoni:

Mali i Zi:

Preshevë:

Itali - arbëreshët:

Shqipëri:

Nga bota:

Nga tradita:

Personalitetet e dekoruara me “Medalja e Artë e Pavarësisë” [Redakto nëpërmjet kodit]

Personalitetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të dekoruara me "Medalja e Artë e Lirisë"[Redakto nëpërmjet kodit]

I. SHBA

II. Britani e Madhe

III. Francë

IV. Gjermani

V. Itali

VI. Spanjë

VII. Austri

VIII. Suedi

IX. Zvicër

X. Vatikan

XI. OKB

XII. Institucionet

Personalitetet e dekoruara me “Medalja Usharake” [Redakto nëpërmjet kodit]


Ambasador Nderi i Kosovës[Redakto nëpërmjet kodit]

  • Senatori Robert Dole (ambasador nderi i Kosovës në SHBA)