Wikipedia:Stampat e datave/Mars

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Projekti i stampave të muajit Mars.

Rio de Janeiro
Rio de Janeiro
Steve Fossett shënoi 116 rekodre botërore në 5 sporte të ndryshme.
Steve Fossett shënoi 116 rekodre botërore në 5 sporte të ndryshme.
  • 1877 - Rutherford B. Hayers inaugurohet në mënyrë private si presidenti i 19-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa inaugurimi i tij zyrtar bëhet më 5 mars.
  • 1878 - Bullgaria rifiton pavarësinë e saj nga Perandoria Otomane, falë marrëveshjes së San Stefanos, pak pasi Kongresi i Berlinit ia përcakton statusin si një shtet autonom të Perandorisë Otomane.
  • 1885 - Kompania telefonike dhe telegrafike amerikane formohet në New York.
  • 1905 - Cari Nicholas II i Rusisë pajtohet për krijimin e një asambleje të zgjedhur, Duma.
  • 1918 - Gjermania, Austria dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshjen Brest-Litovsk, për t’i dhënë fund përfshirjes së Rusisë në Luftën e Parë Botërore dhe hapur rrugën për pavarësimin e Finlandës, Estonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë.
  • 1923 - Për herë të parë u botua revista TIME.
  • 1938 - Uleja u zbulua në Arabinë Saudite.
  • 1958 - Nuri as-Said u bë kryeministër i Irakut për të 14-tën herë.
  • 1991 - Një xhirues amater regjistroi se si Rodney King u rrah brutalisht nga policë në Los Angeles, California.
  • 1991 - Në dy referendume të ndara, 74 për qind e popullatës së Letonisë votoi për pavarësi nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa kjo përqindje në Estoni ishte 83 për qind.
  • 2005 - Steve Fossett u bë njeriu u parë i cili fluturoi me aeroplan rreth botës vetëm pa ndalesë dhe pa u rimbushur me derivat. Udhëtimin prej 40,234 km/25,000 mi e realizoi për 67 orë e 2 minuta. (Figura)
Neroni, Perandori Romak i cili dogji Romën dhe gjatë gjithë kohës e përcolli duke i rënë lirës.
Neroni, Perandori Romak i cili dogji Romën dhe gjatë gjithë kohës e përcolli duke i rënë lirës.
  • 51 - Neroni, i cili më vonë u bë Perandor Romak, fitoi titullin princeps iuventutis (kryetarë i rinisë). (Figura)
  • 1493 - Hulumtuesi Christopher Columbus arrin përsëri në Lisbonë, Portugali, në bordin e anijes së tij “Niba” nga udhëtimi në atë që sot është Bahamet dhe ishujt e tjerë të Karaibeve.
  • 1797 - Në transferimin e parë ndonjëherë paqësor të pushtetit ndërmjet liderëve të zgjedhur në kohë moderne, John Adams betohet si president i SHBA-së, duke e trashëguar në këtë detyrë nga George Washingtonin.
  • 1877 - Premiera e baletit “Liqeni i Mjellmave” i Pyotr Ilych Tchaikovsky jepet në teatrin “Bolshoi” në Moskë.
  • 1894 - Nga zjarri i madh në Shangai mbi 1,000 ndërtesa u shkatërruan.
  • 1960 - Një anije mallrash franceze “La Coubre” shpërthen në Havanë, Kubë, duke lënë mbi 100 të vdekur. President kuban, Fidel Castro, fajëson SHBA-në.
  • 1980 - Robert Mugabe fioti zgjedhjet dhe u bë kryeministri i parë i zi në Zimbabue.
  • 1997 - Presidenti amerikan Bill Clinton ndaloi kërkimet për klonim të njeriut.
  • 2001 - Një automobil-bombë shpërtheu pranë qendres televizive të BBC në Londër dhe lëndoi seriozisht 11 persona. Sulmi u mvesh organizatës irlandeze Real IRA.
  • 2005 - OKB-ja paralajmëron se rreth 90 milionë afrikanë mund të infektohen me virusin HIV në të ardhmen, në rast se nuk ndërmerren masa parandaluese për përhapjen e sëmundjes.
  • 2009 - Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve (ICC) lëshon urdhërarrest për presidentin sudanez, Omar Hassan al-Bashir, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Darfur.
Bac, u kry
Bac, u kry
  • 1770 - Në masakrën e Bostonit, gjatë një beteje në rrugë, vriten nga armata angleze 5 civilë.
  • 1918 - Moska u bë kryeqyteti i Bashkimit Sovjetik.
  • 1824 - Britania e Madhe zyrtarisht i shpalli luftë Birmanisë, duke e nisur kështu luftën e parë birmane.
  • 1896 - Antoine Henri Becquerel zbulon radioaktivitetin e uranit.
  • 1933 - Presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt, shpalli “festë bankare”, duke i mbyllur të gjitha bankat në SHBA dhe duke ngrirë të gjitha transaksionet financiare, me rastin e kohës së Depresionit të madh.
  • 1946 - Winston Churchill përdori shprehjen “Perde e hekurt” në fjalimin e tij në Kolegjin Westminster, në Missouri.
  • 1970 - Traktati i moszgjerimit bërthamor hyri në fuqi pas ratifikimit nga 43 shtete.
  • 1993 - Shkup, Maqedoni, një aeroplan "Fokker 100" i kompanisë maqedonase "Palair" rrëzohet menjëherë pas fluturimit. 83 nga 97 personat që gjendeshin në bord, 90% shqiptar, vdiqën.
  • 1994 - Kufomat e 48 anëtarëve të një kulti religjioz janë zbuluar nga policia zvicerane, pas një vetëvrasjeje të pretenduar masive.
  • 1998 - Lufta e Kosovës filloi "zyrtarisht" me luftën legjendare të familjes Jasharaj kundër forcave paramilitare serbe. (Figura)
  • 2000 - Mbështetës të opozitës serbe bastisin ndërtesën e Parlamentit jugosllav në një kryengritje masive kundër Slobodan Milosheviqit dhe e shpallin Vojislav Koshtunicën si president të ri të vendit.
  • 2003 - Në Haifa, 17 civilë izraelitë janë vrarë në një sulm vetëvrasës të kryer nga “Hamasi”, në incidentin e njohur si masakra e autobusit.
Tableta Aspirin.
Tableta Aspirin.
iPod, mjet për audio xhirimi prodhuar nga Aple Inc..
iPod, mjet për audio xhirimi prodhuar nga Aple Inc..
Muhammad Ali, boksieri më i mirë i të gjitha kohërave.
Muhammad Ali, boksieri më i mirë i të gjitha kohërave.
Pasuria e Kombeve nga Adam Smith.
Pasuria e Kombeve nga Adam Smith.
Napoleon Bonaparte
Napoleon Bonaparte
  • 1814 - Napoleon I i Francës mposhtet në Betejën e Laones në Francë. (Figura)
  • 1931 - Legjioni i të Huajve i Francës themelohet nga Mbreti Louis-Philippe për të mbështetur luftën e tij në Algjeri.
  • 1906 - Në shpërthimin katastrofal në minierën Courrieres, të cilësuar si më i rëndi në gjithë Evropën, 1.099 minatorë mbesin të vdekur në veri të Francës.
  • 1912 - Yuan Shikai jep betimin si presidenti i dytë i përkohshëm i Republikës së Kinës.
  • 1922 - Mahatma Gandhi arrestohet në Indi, gjykohet për kryengritje dhe dënohet me gjashtë vjet burg, për t’u liruar vetëm afro dy vjet më vonë për një operacion të apendiksit.
  • 1952 - Fulgencio Batista udhëheq një grusht shtet të suksesshëm në Kubë dhe emëron veten si “president të përkohshëm”.
  • 1959 - Duke u frikësuar nga një tentativë rrëmbimi nga Kina, mbi 300.000 tibetianë u mblodhën përreth pallatit të Dalai Lamas për të parandaluar rrëzimin e tij.
  • 1977 - Astronautët zbuluan për të parën herë unazat që rrethojnë planetin e Uranit.
  • 1990 - Në Haiti, Prosper Avril rrëzohet nga pushteti vetëm 18 muaj pas marrjes së postit me një grusht shtet.
  • 2010 - Një tërmet prej 5.2 shkallësh godet teritorin e Kosovës me epiqender në jugperëndim të Istogut. Dridhja që shkaktoi vetëm dëme materiale u ndie deri në kryeqytetin e Bullgarisë.
Torkuato Taso
Torkuato Taso
  • 1544 - Lindi poeti italian Torkuato Taso. Ai mbahet mend për poemën e tij epike “Çlirimi i Jeruzalemit”, një tregim i idealizuar mbi Kryqëzatën e Parë. (Figura)
  • 1820 - Vdiq zbuluesi skocez, Sir Alexander McCansey. Ai vendosi rrugën tregtare nga territoret e ngrira të Veriperëndimit në Oqeanin Paqësor në bregdetin perëndimor në vitin 1793.
  • 1955 - Vdiq Sir Alexander Fleming, bakteriolog skocez, i cili zbuloi më vitin 1928 penicilinën.
  • 1981 - Në Kosovë filluan demonstratat e studentëve për liri, ku u shtrua hapur kërkesa “Kosova Republikë”.
  • 1985 - Mihail Gorbaçov u bë kryetar i Bashkimit Sovjetik, pas vdekjes së Konstantin Çernenkos. Në moshën 54-vjeçare, ai ishte anëtari më i ri i Byrosë Politike sunduese.
  • 1990 - Parlamenti lituan shpalli rivendosjen e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik. Lituania ishte republika e parë sovjetike që doli nga kontrolli komunist.
  • 1998 - Ish-presidenti kilian, Augusto Pinochet, bëhet deputet i përjetshëm. Akuzat publike kundër tij për shkelje të të drejtave të njeriut në vitet 1973-1990, vazhdojnë të mbajnë ndezur diskutimet publike në Kili.
  • 1998 - OSBE dhe Amnesty International i bën thirrje Beogradit të pranojë hetime të pavarura ndërkombëtare në Kosovë, ku gjatë ofensivave serbe janë vrarë civilë shqiptarë.
  • 1998 - Kina bllokon propozimin e Grupit të Kontaktit për zgjerimin e sanksioneve kundër Jugosllavisë.
Anëtarësimi i vendeve Evropiane në NATO.
Anëtarësimi i vendeve Evropiane në NATO.
  • 1365 - U themelu Universiteti i Vijenës.
  • 1868 - Hendry O’Farrell tenton të vrasë Princin Alfred, Dukën e Edinburghut.
  • 1913 - Kryeqyteti i ardhshëm i Australisë zyrtarisht caktohet Kanbera. Melburni mbeti kryeqytet i përkohshëm deri më 1927, derisa kryeqyteti i ri të ndërtohej.
  • 1918 - Moska bëhet kryeqytet i Rusisë përsëri, pasi Shën Petersburgu e mbajti këtë status për 215 vjet.
  • 1930 - Mahatma Gandhi udhëhoqi marshin qindrakilometrash, të njohur si Mardhi Dandi, për të protestuar monopolin britanik mbi kripën e detit.
  • 1938 - Austria - anektohet nga Gjermania naziste.
  • 1940 - Fundi i luftës në dimër, Bashkimi Sovjetik mposht Finlandën.
  • 1966 - Suharto merr detyrën nga paraardhësi i tij Sukarno për t’u bërë president i Indonezisë.
  • 1993 - Koreja Veriore deklaron se planifikon të tërhiqet nga Traktati për moszgjerim bërthamor dhe refuzon t’ua lejojë qasjen inspektorëve ndërkombëtarë në lokacionet e saj bërthamore.
  • 1999 - Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria pranohen në NATO. (Figura)
Kristofor Kolombi
Kristofor Kolombi
Ferdinand Magellan
Ferdinand Magellan
  • 1521 - Ferdinand Magellan arrin në Filipine. (Figura)
  • 1792 - Mbreti suedez, Gustavi i Tretë, qëllohet për vdekje.
  • 1935 - Adolf Hitleri urdhëron riarmatimin e Gjermanisë. Ky ishte një vendim që binte ndesh me Traktatin e Versajës. Kështu Hitleri filloi forcimin e shtetit gjerman deri në atë shkallë sa të fillonte Luftën e Dytë Botërore.
  • 1976 - Kryeministri britanik, Harold Wilson, jep dorëheqje për arsye personale.
  • 1998 - Papa Gjon Pali i Dytë kërkon falje prej Zotit për shkak se disa katolikë kishin heshtur dhe kishin qëndruar duarkryq gjatë kohës së Holokaustit. Shumë liderë hebraikë ishin ankuar se kisha katolike nuk kishte vepruar sa duhet gjatë kohës kur u kryen krimet e mëdha ndaj hebrenjve.
  • 2005 - Izraeli zyrtarisht ua dorëzon palestinezëve kontrollin e Jerikos. Izraeli vazhdon të mbajë të okupuara shumë territore palestineze.
Gotlieb Daimler
Gotlieb Daimler
  • 1835 - Lindi inxhinieri gjerman, Gotlieb Daimler. Ai luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e motorit me djegie të brendshme dhe themeloi në vitin 1890 shoqërinë e automobilave “Daimler”. (Figura)
  • 1853 - Vdiq fizikani austriak, Kristian Dopler. Studimi i tij mbi efektin që ka shpejtësia në frekuencat e dritës dhe të zërit, efekti Dopler, pati një ndikim të madhë në radarin, lundrimin dhe astronominë.
  • 1861 - Parlamenti shpalli mbretërinë e re të bashkuar të Italisë me Viktor Emanuelin II si mbret.
  • 1938 - Lindi balerini rus, Rudolf Nurijev. I konsideruar si një nga balerinët më të mëdhenj të shekullit XX, ai u arratis në Perëndim në vitin 1961.
  • 1939 - Kryeministri britanik, Nevil Chamberlein, akuzoi Adolf Hitlerin për mosmbajtjen e fjalës së dhënë pasi trupat gjermane kaluan kufirin çek.
  • 1948 - U nënshkrua nga Britania, Franca dhe vendet e Beneluksit Traktati i Brukselit, një aleancë 50-vjeçare midis vendeve nënshkruese, i cili parashikonte bashkëpunim ushtarak në rast të ndonjë sulmi.
  • 1959 - Një kryengritje e madhe filloi në Tibet kundër sundimit kinez. Dalai Lama u largua i maskuar nga kryeqyteti.
  • 1960 - U hap në Gjenevë Konferenca e Dytë e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtën detare me pjesëmarrjen e 80 shteteve. Ajo përfundoi më 26 prill pa asnjë marrëveshje.
  • 1968 - Demonstrata të dhunshme kundër luftës në Vietnam shpërthyen para Ambasadës amerikane në Londër. U bënë me se 300 arrestime dhe u plagosën 90 policë.
  • 1992 - Një autobombë shpërtheu para Ambasadës izraelite në Buenos- Aires, duke shkatërruar godinën dhe duke vrarë 29 veta.
Ivani IV
Ivani IV
  • 1584 - Vdiq Ivani IV, cari i Rusisë, që bëri reforma të brendshme dhe fitoi me sukses fushatat kundër tartarëve, por egërsia që e karakterizonte i dha atij nofkën "Ivani i tmerrshëm". (Figura)
  • 1844 - Lindi kompozitori dhe dirigjenti rus Nikolay Rimski-Korsakov.
  • 1858 - Lindi Rudolf Dieseli, inxhinier gjerman, shpikës i motorit që mban emrin e tij.
  • 1871 - Socialistët e Parisit u ngritën kundër qeverisë. Rebelët, e njohur si komunarë, rezistuan deri në maj.
  • 1940 - Hitleri dhe Mussolini u takuan në Qafën Brener në Alpe. Ata ranë dakord që Italia të hynte në Luftën e Dytë Botërore brenda muajve krahas Gjermanisë naziste.
  • 1962 - Nacionalistët algjerianë nënshkruan marrëveshje me Francën, duke i dhënë fund luftës kundër sundimit kolonial dhe duke ecur përpara drejt pavarësisë.
  • 1978 - Ish-kryeministri pakistanez, Zulfikar Ali Bhutto, u gjet fajtor për urdhrin e vrasjes së një kundërshtari dhe u dënua me vdekje.
  • 1999 - Kosova nënshkroi në Paris projektmarrëveshjen ndërkombëtare të paqes. Atë e firmosën kryetari i delegacionit shqiptar, Hashim Thaçi, dhe tre anëtarët e delegacionit, Ibrahim Rugova, Veton Surroi dhe Rexhep Qosja. Si dëshmitarë atë e nënshkruan vetëm dy ndërmjetësit ndërkombëtarë, Christopher Hill, nga SHBA dhe Wolfgang Petrisch nga BE-ja. Ndërmjetësi i tretë, Boris Majorski, nuk e nënshkroi.
Ura e Portit në Sidnej.
Ura e Portit në Sidnej.
  • 1279 - Dinastia Song e Kinës Imperiale përfundin me fitoren Mongole ne Betejen e Yamen-it.
  • 1687 - Kërkimi për burimin e lumit Mississippi drejtuar nga eksploratori francez Robert Cavelier de la Salle përfundon me vrasjen e tij nga të punëesuarit e vet në Texas.
  • 1831 - Ndodh plaçkitja e parë e regjistruar bankare në historinë amerikane në filialin e "City Bank" në New York.
  • 1915 - Planeti i Plutonit fotografohet për herë të parë 15 vjet përpara se të zbulohej përfundimisht nga Clyde Tombaugh në Observatorin e Loëell.
  • 1916 - Nis misioni i parë ajror amerikan me fluturimin e aeroplanëve amerikanë mbi Meksiko, në mbështetje të trupave të vendosura atje për t'u kujdesur për revolucionarin meksikan, Pancho Villa.
  • 1932 - Inaugurohet Sydney Harbour Bridge (Ura e Portit të Sidnejit). (Figura)
  • 1945 - Gjenerali i kohës së Luftës së Dytë Botërore, Friedrich Fromm, vritet gjatë tentativës për ta vrarë Adolf Hitlerin.
  • 1982 - Fillon lufta e ishujve Falklands me pushtimin e Gjeorgjisë Jugore nga Argjentina.
  • 2004 - Një ditë para zgjedhjeve presidenciale, presidenti i Tajvanit, Chen Shui-bian, sulmohet me armë zjarri. Ai mbijeton dhe më pas i fiton zgjedhjet.
  • 2004 - Të paktën 24 persona vriten dhe 15 të tjerë plagosen, kur një autobus udhëtarësh dhe një kamion përplasen në rrugët plot akull në Finlandën Qendrore.
Tokio natën.
Tokio natën.
  • 1413 - Henry V bëhet mbret i Anglisë.
  • 1602 - Krijohet Kompania Hollandeze - Indiano Lindore.
  • 1933 - Përfundon ndërtimi i kampit të parë të përqendrimit në Gjermaninë Naziste, kamp i vendosur në Dachau.
  • 1969 - U themelua Kosovafilmi, organizatë për prodhimin, distribucionin dhe shfaqjen e filmave .
  • 1987 - Ilaçi antiretroviral AZT aprovohet për përdorim kundër HIV dhe SIDA.
  • 1995 - Sekti Aum Shinrikyo kryen një sulm me gaz sarin në metro-në e Tokios duke vrarë 12 veta dhe plagosur më se 6000.
Faqja e parë nga Kodi i Napoleonit, 1804.
Faqja e parë nga Kodi i Napoleonit, 1804.
  • 1556 - Arqipeshku i Vanterbury Thmoas Cranmer i Kishës Angleze digjet në turrën e druve.
  • 1800 - Pius VII kurorëzohet PapëVenecja me një kurore papale të bërë me letër.
  • 1804 - Kodi i Napoleonit adoptohet si ligji civil në Francë. (Figura)
  • 1935 - Shah Reza Pahlavi formalisht i kërkoi komunitetit ndërkombëtar ta quaj Persinë me emrin e saj origjinal, Iran, që do të thotë Toka e Arjanëve.
  • 1990 - Namibia fiton pavarësinë formale nga Afrika e Jugut, me Sam Nujoma duke u përbetuar si Presidenti i parë.
Johann Wolfgang Goethe
Johann Wolfgang Goethe
  • 1832 - Vdiq poeti gjerman, autor i “Faustit”, Johan Wolvgang Von Goethe. “Faustin” e filloi në vitin 1775, por pjesa e parë nuk u botua deri në vitin 1808 dhe e dyta më 1832. (Figura)
  • 1859 - U themelua në Melbourne, partia e parë politike kushtuar klasës punëtore, Lidhja Punëtore Politike e Viktorias.
  • 1878 - U botua për herë të parë në Stamboll numri i gazetës së përditshme në gjuhën turke “Turcumani Shark”, botuesi i parë i së cilës ishte Mihran dhe kryeredaktor Sami Frashëri.
  • 1917 - Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë vendi i parë që njohu Qeverinë e përkohshme të Rusisë pas rrëzimit të monarkisë.
  • 1944 - Gjermania njoftoi për pushtimin e Hungarisë dhe formimin e një qeverie të re nën drejtimin e Dome Shtojajt.
  • 1996 - Snajperët vranë 11 veta gjatë një sulmi politik në qendër të landit Zulu të Afrikës së Jugut, disa orë pas vizitës së presidentit Nelson Mandela në këtë provincë.
  • 1997 - Asambleja Kombëtare e të dy dhomave të Parlamentit të Polonisë miratoi pas tetë vjetësh të rënies së komunizmit, Kushtetutën e re, e cila zëvendësoi ligjin e vjetruar të epokës komuniste, të vitit 1952.
  • 2000 - Lirohen nga burgjet e Serbisë 17 shqiptarë të Kosovës. Të liruarit ishin banorë të komunave të Gjakovës, Deçanit, Skenderajt dhe Klinës. Ata mbaheshin në burgjet e Pozharevcit, Mitrovicës së Sremit dhe Kralevës dhe u sollën në Kosovë me ndihmën e Zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Prishtinë.
  • 2002 - Japonia dhe Koreja Jugore nënshkruan marrëveshje që nxit investimet e drejtpërdrejta të ndërsjella. Kryeministri japonez, Junichiro Koizumi, dhe presidenti koreanojugor Kim Dae-Jung e nënshkruan këtë pakt, kur Japonia dhe ish-kolonia e saj po bënin përpjekje për të lehtësuar lidhjet dypalëshe para finales së Kupës së Botës në futboll.
Stacioni hapësinor Mir
Stacioni hapësinor Mir
  • 1879 - Lufta e Paqësorit u zhvillua në mes Kilit dhe forcave të bashkuara të Bolivisë dhe Perusë. Kili me sukses pushtoi Arican dhe Tarapacan, duke e lënë Bolivinë pa dalje në det.
  • 1889 - Komuniteti mysliman, Ahmadiyya, themelohet nga Mirza Ghulam Ahmad në Qadian të Indisë.
  • 1896 - Miratohet ligji “Raines” nga Legjislacioni Shtetëror i New Yorkut, i cili ndalon shitjen e alkoolit në hotele gjatë të dielave.
  • 1908 - Diplomati amerikan, Durhan Stevens, sulmohet nga vrasësit korean Jean Myeong dhe Jang In-hwan, duke u bërë shkaktarë të vdekjes së tij që ndodhi dy ditë më vonë në spital.
  • 1933 - “The Reichstag”, miraton “Aktin e Mundësimit të vitit 1933”, duke e bërë Adolf Hitlerin diktator të Gjermanisë.
  • 1994 - Në një tubim zgjedhor në Tijuana, kandidati meksikan për president Luis Donaldo Colosio vritet nga Mario Aburto Martinez.
  • 1994 - Fluturakja “Aeroflot Flight 593”, përplaset në Siberi kur djali 15-vjeçar i pilotit aksidentalisht ndërron kahun e autopilotit, duke vrarë kështu 75 njerëz në aeroplan.
  • 1996 - Tajvani mban zgjedhjet e para të drejtpërdrejta me ç’rast zgjedh Lee Teng-hui si President.
  • 2001 - Asgjësohet stacioni hapësinor rus “Mir”, duke u zhdukur krejtësisht në atmosferë para se të bie në Oqeanin Paqëso, afër Fixhit. (Figura)
  • 2007 - Marina Iraniane kap personelin mbretëror të marinës në ujërat mes Iranit dhe Irakut.
Jules Verni
Jules Verni
  • 1401 - Gjatë fushatës së tij të pushtimeve në Azi dhe Mesdhe, sundimtari tartar, Tamerlan, pushtoi Damaskun.
  • 1828 - Në Shtetet e Bashkuara u miratua një akt që autorizonte ndërtimin e hekurudhës së parë shtetërore. Hekurudha midis Philadelphias dhe Columbias nëpërmjet Lankasterit u përurua në vitin 1834.
  • 1882 - Vdiq poeti amerikan, Henry Woodsworth Longfellow, autor i "Këngës së Hiavathes".
  • 1905 - Vdiq në Amiens, Jules Verni, shkrimtar francez, i cili ka shkruar "Udhëtim në qendër të Tokës" dhe "Rreth botës për 80 ditë". (Figura)
  • 1934 - Shtetet e Bashkuara miratuan aktin Tudins-Mcduffy, që u dha pavarësinë Filipineve në vitin 1945.
  • 1949 - Në një ceremoni të dhënies së “Oskarëve” në Hollywood, një baba dhe djali i tij fituan dekorata për herë të parë. Walter Houston dhe djali i tij, John, fituan “Oskar” për filmin "Thesaret e Sierra Madres".
  • 1965 - Anija amerikane e hapësirës "Ranger 9" u ul në Hënë. Rreth 5 mijë fotografitë që ajo dërgoi në Tokë u transmetuan drejtpërdrejt për herë të parë në televizion.
  • 1976 - Vdiq Bernard Lou Montgomery. Ai mundi gjermanet në El Alamein dhe ndihmoi në kthesën e Luftës së Dytë BotëroreAfrikë.
  • 1994 - E vetëshpallura Republikë e SerbëveBosnjës refuzoi të bashkohej me Federatën myslimano-kroate, derisa të hiqeshin sanksionet e OKB-së kundër Serbisë.
  • 2002 - Trupat amerikaneAfganistan zbuluan se pjesëtarët e organizatës terroriste "Al-Qaeda" bënë përpjekje të prodhojnë armë të shkatërrimit në masë. Laboratori në jug të Afganistanit, pranë qytetit Kandahar, i zbuluar nga trupat amerikane, mund të ishte ndërtuar për prodhimin e antraksit dhe të substancave të tjera vdekjeprurëse.
Elton John
Elton John
  • 1867 - Lindi dirigjenti italian, Arturo Toskanini. Ai ishte drejtor i shtëpive operistike "La Skala" dhe "Metropolitan", si dhe dirigjent në orkestrën simfonike NBC.
  • 1911 - 146 vajza të reja dhe gra, kryesisht hebraike dhe italiane gjetën vdekjen nga zjarri që përfshiu fabrikën Triangle Shirtwaist Co në New York.
  • 1918 - Vdiq kompozitori francez Klod Debysi. Muzika e tij u cilësua si "impresionizmi muzikor" që eksploroi rrugët e shprehjes.
  • 1947 - Lindi këngëtari, kantautori dhe pianisti anglez, Elton John. Në vitin 1979 ai u bë muzikanti i parë perëndimor pop që luajti në Rusi. Në vitin 1997 kënga e tij "Candle in the Wind", kushtuar princeshës së ndjerë britanike Diana, u bë kënga më e shitur e kohës. (Figura)
  • 1949 - "Hamleti" i Lorenc Olivierit fitoi pesë çmime “Oskar” dhe ishte filmi i parë britanik që fitoi një dekoratë akademike.
  • 1957 - U nënshkrua Traktati i Romës, që parashikonte krijimin më 1 janar 1958 të tregut të përbashkët në Evropë.
  • 1996 - Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan Traktatin për një zonë pa armë bërthamore në Paqësorin Jugor.
  • 1999 - Të paktën 65 aeroplanë të Aleancës Atlantike goditën territorin e Jugosllavisë. Një rebesh raketash dhe bombash ranë në mbrëmjen e kësaj dite mbi disa dhjetëra lokalitete të Serbisë, Malit të Zi dhe të krahinës së Kosovës dhe vëmendje kryesore iu kushtua goditjes së aeroporteve, instalimeve ushtarake dhe uzinave të armëve.
Melihate Ajeti
Melihate Ajeti
  • 1879 - Lidhja e Prizrenit vendosi dërgimin e një delegacioni të kryesuar nga Abdyl FrashëriEvropë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.
  • 1827 - Vdiq në Vjenë një nga kompozitorët më të mëdhenj të muzikës perëndimore, Ludwig Van Bethoven. Ai i ka kompozuar shumë nga veprat e tij më të mira pas shurdhimit të plotë.
  • 1828 - Kompozitori austriak Franc Shubert dha në Vjenë koncertin e tij të parë dhe të vetëm në publik.
  • 2000 - Disa kuti me 55 statujat e zhdukura të çmimit “Oscar” të lara në ar, u gjendën të hedhura në një kosh plehrash në Los Angeles.
  • 2001 - U njoftua nga zyrtarët e Qeverisë indiane se popullsia e Indisë në këtë muaj arriti në 1 miliard e 27 milion banorë, duke zënë vendin e dytë në botë që kalon shifrën 1 miliard pas Kinës.
  • 2002 - Më shumë se 1.800 të vdekur, 4 mijë të plagosur e 20 mijë të pastrehë si pasojë e një tërmeti shkatërrimtar, që goditi një rajon në pjesën veriore të Afganistanit.
  • 2005 - Vdiq në Prishtinë aktorja numër një e Teatrit të Prishtinës, Melihate Ajeti. Ajo lindi më 9 tetor 1935 në Prishtinë. Ndoqi shkollën e aktrimit në Prishtinë. E nisi punën si aktore kur ishte 16 vjeç, më 1951, në Teatrin Krahinor të Kosovës dhe realizoi në skenë 180 role kryesore, me të cilat dëshmoi talentin, bukurinë e kapacitetin e madh prej artisteje. Mban çmimin më të lartë të punës prej vitit 1976 dhe është cilësuar – Doajene e Teatrit Kombëtar të Kosovës - Primadona e skenës shqiptare. (Figura)
  • 1625 - James I, mbret i Anglisë dhe Skocisë.
  • 1970 - Mariah Carey, këngëtare e muzikës pop dhe r&b si dhe aktore amerikane.
  • 1999 - Kriminelët serbë u futën në ambientet e Kompleksit Memorial të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe me këtë rast e dogjën Shtëpinë muze të lidhjes me rreth 11 mijë eksponate historike.
Flamuri i NATO-së.
Flamuri i NATO-së.
Vincent van Gogh.
Vincent van Gogh.
  • 1326 - Lindi Ivani i Dytë i Rusisë, i cili ishte dukë i Moskës.
  • 1851 - Një gjykatë federale amerikane i shpall fajtorë një inxhinier të familjes Rosenberg së bashku me gruan e tij pasi u vërtetua se ata i kishin dhënë Rusisë informata sekrete të prodhimit të armëve bërthamore.
  • 1853 - Lindi piktori i famshëm holandez, Vincent van Gogh. (Figura)
  • 1981 - Presidenti amerikan, Ronald Reagan, qëllohet me një plumb në Washington. Presidenti kishte pësuar një plagosje, por shumë shpejt iu kthye detyrës së tij. Reagan ishte zgjedhur edhe në mandatin e dytë presidencial.
  • 2002 - Pallati mbretëror britanik njoftoi se mbretëresha Nënë kishte ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare. Familja bëri të ditur se ajo kishte një vdekje të lehtë.
  • 1978 - Torët britanikë për herë të parë angazhuan një kompani për propagandimin e fushatës së tyre zgjedhore. Ishte nënshkruar marrëveshje me kompaninë izraelite “Saatchi and Saatchi”.
  • 1492 - Mbretëresha Isabella e Kastiljes nxori një dekret që urdhëronte 150 hebrenj ose të konvertoheshin në katolikë ose do të dëboheshin nga territoret spanjolle. Atëbotë ishte ndërmarrë një fushatë e ashpër kundër hebrenjve të Evropës.
  • 1909 - Serbia pranon kontrollin austro-hungarez ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Serbia pretendonte se ky shtet ballkanik ishte pjesë e territorit të saj.
  • 1931 - Një tërmet i fuqishëm goditi Nikaraguan duke lënë të vdekur së paku dy mijë persona.
  • 1966 - Bashkimi Sovjetik kishte lansuar një mision, duke bërë që për herë të parë të arrihej brenda orbitës së Hënës.
  • 1968 - Presidenti amerikan, Lyndon B. Johnson, bëri të ditur se nuk do të garonte për rizgjedhje. (Figura)
  • 1991 - Më shumë se 99 për qind e votuesve të Gjeorgjisë kishte votuar pro deklarimit shtet të pavarur të ish-Republikës sovjetike. Shumë republika u ndanë pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik pas fundit të luftës së ftohtë.