Arabia Saudite
Mbretëria e Arabisë Saudite | |||||
---|---|---|---|---|---|
Parimi: لَا إِلٰهَ إِلَّا ٱلله، مُحَمَّدٌ رَسُوْلُ ٱلله "Lā ʾilāha ʾillā Llāh, Muḥammadur rasūlu Llāh" "S'ka zot tjetër pos Allahut, Muhammedi është i dërguari i Allahut."[1] (Shehadeti) | |||||
Himni: ٱلنَّشِيْد ٱلْوَطَنِي ٱلسُّعُوْدِي "an-Našīd al-Waṭanīy as-Suʿūdī" "Himni Kombëtar i Arabisë Saudite" | |||||
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh | Rijadi 24°39′N 46°46′E / 24.650°N 46.767°E | ||||
Gjuhët zyrtare | Arabisht[2][3] | ||||
Grupet etnike (2014[4]) | 90% Arab 10% Afro-Arab | ||||
Besimi (2010)[6] |
| ||||
Nofka |
| ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Monarkia absolute unitare islamike | ||||
• Mbreti | Selman bin Abdulaziz | ||||
Muhamed bin Selman | |||||
Kuvendi | nuk ka[a] | ||||
Themelimi | |||||
1744 | |||||
1824 | |||||
13 janar 1902 | |||||
• Bashkimi | 23 shtator 1932 | ||||
• Antarësimi në Kombet e Bashkuara | 24 tetor 1945 | ||||
31 janar 1992 | |||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 2,149,690[2] km2 (830,000 sq mi) (12-të) | ||||
• Ujë (%) | 0.7 | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 2019 | 34,218,169[9] (40-të) | ||||
• Dendësia | 15/km2 (38.8/sq mi) (174th) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2019 | ||||
• Gjithsej | $1.924 trilion[10] (14-të) | ||||
• Për kokë banori | $56,817[10] (12-të) | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2019 | ||||
• Gjithsej | $779.289 miliardë[10] (18th) | ||||
• Për kokë banori | $23,566[10] (35th) | ||||
Monedha | Rijali saudit (SR) (SAR) | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
Gini (2013) | 45.9[11] i mesëm | ||||
IZHNJ (2019) | 0.854[12] shumë i lartë · 40-të | ||||
Zona kohore | UTC+3 (AST) | ||||
Formati i datës | dd/mm/yyyy (Viti hixhri) | ||||
Ana e drejtimit të makinës | right | ||||
Prefiksi telefonik | +966 | ||||
Kodi i internetit TLD | |||||
|
Mbretëria e Arabisë Saudite është shtet në Azinë Perëndimore. Arabia Saudite ndodhet në Gadishullin Arabik. Me një sipërfaqe toke përafërsisht 2,150,000 km2, Arabia Saudite është gjeografikisht shteti më i madh sovran në Azinë Perëndimore, i dyti për nga madhësia në botën arabe (pas Algjerisë), i pesti për nga madhësia në Azi dhe i 12-ti për nga madhësia në botë. Arabia Saudite kufizohet me Irakun, Jordanin, Kuvajtin, Omanin, Katarin , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemenin; ndahet nga Egjipti dhe Izraeli nga Gjiri i Akabes. ËshtË i vetmi shtet i cili ka dalje në Detin e Kuq, dhe në Gjirin Persik dhe pjesa më e madhe e terrenit të saj përbëhet nga shkretëtira e thatë, ultësira dhe malet. Që nga tetori 2018, ekonomia saudite ishte më e madhja në Lindjen e Mesme dhe e 18-ta më e madhja në botë.[10] Arabia Saudite gjithashtu ka një nga popullsitë më të reja në botë: 50 përqind e 33.4 milion njerëzve janë nën 25 vjeç.[13] Vendi është i njohur për qytete e shenjta të Mekës dhe Medinës dhe si vendlindje e fesë islame.
Zona e Arabisë Saudite të sotme më parë përbëhej nga kryesisht katër rajone të dallueshme: Hixhazi, Nexhdi dhe pjesë të Arabisë Lindore (Al-Ahsa) dhe Arabisë Jugore ('Asir). Mbretëria e Arabisë Saudite u themelua në vitin 1932 nga Ibn Saudi. Ai bashkoi të katër rajonet në një shtet të vetëm përmes një serie pushtimesh duke filluar në vitin 1902 me kapjen e Riadit, shtëpisë stërgjyshore të familjes së tij, Shtëpisë së Saudit. Arabia Saudite që atëherë ka qenë një monarki absolute totalitare, në të vërtetë një diktaturë e trashëgueshme e qeverisur përgjatë vijave islamike. Arabia Saudite ndonjëherë quhet "Toka e Dy Xhamive të Shenjta" në lidhje me Xhaminë e Shenjtë (në Mekë) dhe Xhaminë e Profetit (në Medinë), dy vendet më të shenjta në Islam. Gjuha zyrtare e shtetit është arabishtja.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Historia e Arabisë Saudite
Nga të dhënat e historisë kuptohet se ky vend gjithnjë ka qenë i banuar nga Semitët. Për shkak të klimës së nxehtë, ekonomia e këtij vendi është ekonomi e bujqve endacakë të cilët shpesh arrinin të vendoseshin në luginat frytdhënëse. Vendosja më e madhe ishte ajo gjatë përhapjes së fesë islame nga profeti Muhamed në shekullin e VII-të. Myslimanët në krye me profetin e tyre arritën të krijojnë një perandori që shtrihej nga Spanja deri në Indi.
Mirëpo me zhvendosjen e kryeqendrës së perandorisë, brenda një kohe shumë të shkurtë Arabia humbi rëndësinë politike. Vetëm qytete e shenjta vizitoheshin nga besimtarët mysliman për çdo vit. Që nga shekulli i XVIII, Dinastia e Saudëve hynë në aleancë me Lëvizjen Reformuese Islamike Vehabistet që të arrijë bashkimin e fiseve më të rëndësishme arabe. Një përpjekje të tillë ka bërë Emiri Saud I me një invasion gjatë viteve 1803-1814 mirëpo përpjekja e tij përfundojë me një humbje të thellë që i shkaktoji veziri i sulltanit në Egjipt, Muhamet Ali Pashë Egjipti. Trupat e djalit të Saudit (Abdullah I) humbën betejat dy herë gjatë viteve 1818-1882 dhe më 1838-1843 dhe më këtë tokat e saudëve në Nexhd u okupuan nga trupat egjiptiane. Që nga kjo humbje prijësit saud vinin nga prijësi e fiseve besnike të Perandorisë Osmane.
Emiri ibn Saudi (sundoi nga viti 1902) që më vonë merret edhe si themelues i Arabisë Saudite (1932) ja arriti që të shkëputë nga kthetrat e Perandorisë Osmane, tokat e dinastisë dhe fisin e tij. Edhe ky po ashtu provoi që të përdorë fuqinë e lëvizjes reformuese islame për sulme ushtarake në Arabi. Fitorja vendimtare e tij ishte kundër dinastisë konkurrente, dinastisë së Hashemitëve të cilët mbanin nën sundim qytete e shenjta.
Me luftëra të tjera Arabia Saudite i bashkëngjitë territorit të saj pjesë tjera arabe gjatë vitit 1932. Burimet e Naftës dhe basenet e naftës kanë bërë që ky vend të ketë një rëndësi ekonomike dhe industriale në nivel botërorë.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Arabinë Saudite
Arabia Saudite është Monarki islame absolute e udhëhequr nga Salman Bin Abdul Azis i cili ka edhe funksionin e kryeministrit. Që nga shpallja e mbretërisë kanë sunduar pesë mbretë, të gjithë nga familja Al Saud, emërimi i një mbreti të ri bëhet nga kuvendi i Pleqve të familjes mbretërore. Mbretit i nënshtrohet kuvendi i ministrave i themeluar në vitin 1993 që ka 120 anëtarë me mandate prej katër vitesh. Të gjithë anëtarët e kuvendit të ministrave zgjidhen personalisht nga mbreti. Kuvendi nuk ka fuqi legjislative apo juridike por luanë funksionin e kabinetit të këshilltarëve të mbretit. Postet kyçe të pushtetit i mbajnë princat e kurorëzuar. Ndikimin më të madh në popull kanë Ulemët, klerikë që predikojnë në xhamitë e vendit.
Vendi është ndarë në 13 rrethe administrative (sipas vitin 1993) të cilat administrohen nga një i dërguar personal i mbretit. Qytezat dhe fshatrat udhëhiqen zakonisht nga kuvendi i Pleqve. Kushtetuta e vendit në formë të shkruar është që nga 1992 ku është përpiluar dokumenti me 83 paragrafë të bazuara në Sheriat. Po ashtu ligji i Arabisë Saudite është i bazuar edhe në Kuran dhe “Synet”. Rregullat e këtyre librave praktikohen rreptësishtë .
Deri më tani Arabia Saudite ka pasur marrëdhënie shumë të mira me ShBA-të të cilat janë ftohur paksa pas sulmeve të 11 shtatorit. Përndryshe Arabia Saudite ishte edhe një ndër vendet bashkëpunuese në dy luftuat e Gjirit Persik.
Mbretërit e Arabisë Saudite
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Mbretërit e Arabisë Saudite
- Abdulaziz Al Saudi, (22 shtator 1932 - 9 nëntor 1953)
- Saud bin Abdulaziz Al Saudi, (9 nëntor 1953 - 2 nëntor 1964)
- Feisal bin Abdulaziz Al Saudi, (2 nëntor 1964 - 25 mars 1975)
- Halid bin Abdulaziz Al Saudi, (25 mars 1975 - 13 qershor 1982)
- Fehd bin Abdulaziz Al Saudi, (13 qershor 1985 - 1 gusht 2005)
- Abdullah bin Abdulaziz Al Saudi, (1 gusht 2005 - 23 janar 2015)
- Selman ibn Abdulaziz Al Saudi, (23 janar 2015-?)
Njësitë territoriale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikuj kryesore: Njësitë administrative të Arabisë Saudite
Arabia Saudite ka 13 njësi territoriale (mintaqat, njëjës - mintaqah).
- Al Bahah
- Al Hudud ash Shamaliyah
- Al Jawf
- Al Madinah
- Al Gassim
- Ar Riyad
- Ash Sharqiyah
- 'Asir
- Ha'il
- Jizan
- Makkah
- Najran
- Tabuk
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Gjeografia e Arabisë Saudite
Arabia Saudite është shteti më i madh i regjionit të Azisë Jugperëndimore. Me 2,1 milion km2, ajo pëfshinë afro 80% të Gadishullit Arabik. Asnjë shtet i këtij rajoni nuk ka një fizionomi specifike, siç ka Arabia Saudite. Ajo në pjesën më të madhe është shtet shkretinor. Në strukturën gjeologjike Gadishulli Arabik është i ngjashëm me kontinentin e Afrikës. Zatën, deri në periudhën e terciarit, Gadishulli Arabik ka qenë pjesë tokësore e kontinentit të afrikës. Lëvizjet tektonike në terciar shkaktuan çrregullime në relievin e saj, duke formuar grebenin më të madh në Detin e Kuq, e me këtë bëhet bashkimi i Gadishullit të Arabisë me kontinentin e Azisë.
Në aspektin reliever, Arabinë Saudite e karakterizojnë rrafshnaltat si formë dhe kategori morfologjike. Arabia Saudite është e tëra një rrafshnaltë, skaji perëndimor i së cilës është i ngritur, kurse në drejtim të lindjes ajo ulet gradualisht. Pjesa veriore dhe e brendshme e saj karaktyerizohet me një reliev të rrafshët me lëkundje të vogla të lartësive. Në formimin e relievit bien në sy dy elemente më të rëndësishme: çarjet dhe zhvendosjet vertikale, të cilat shprehen plotësisht në bregdetin e detit të kuq, dhe alterimi fizik, përhapja e të cilit është në brendësinë e shtetit. Dhe eshte shteti i vetem qe nuk ekzistojne lumenjte .
Klima aride është manifestuar në përhapjen e sipërfaqeve të mëdha të shkretirave. Në veri shtrihetshkretira Nefudi i Madh e, midis Riadit, kryeqendrës së Arabisë Saudite dhe të bregdetit të Gjirit Persik, shkretira Nefudi i Vogël. Ndër shkretirat më të mëdha , jo vetëm në Arabinë Saudite por edhe në botë është shkretira Rub-el-hali, e cila shtrihet në jug të vedit. Vetëm kjo përfshinë një teritor prej 650.000km2. Mbizotërimi i klimës shkretinore përkujton Saharën në kontinentin e Afrikës.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Ekonomia e Arabisë Saudite
Që nga tetori 2018, Arabia Saudite është ekonomia më e madhe në Lindjen e Mesme dhe e 18-ta më e madhe në botë.[10] Arabia Saudite ka rezervat e dyta më të mëdha të naftës në botë dhe është eksportuesi më i madh i naftës. Ai gjithashtu ka rezervat e pestë më të mëdha të provuara të gazit natyror. Arabia Saudite konsiderohet si një “superfuqi energjetike”. Ajo ka vlerën e tretë më të lartë të vlerësuar të burimeve natyrore, vlerësuar në 34.4 trilionë dollarë në vitin 2016. Ekonomia e komandës së Arabisë Saudite është e bazuar në naftë; afërsisht 63% e të ardhurave të buxhetit dhe 67%[14] e fitimeve nga eksporti vijnë nga industria e naftës. Ajo varet fuqimisht nga punëtorët e huaj me rreth 80% të të punësuarve në sektorin privat që janë jo-sauditë. Sfidat ndaj ekonomisë saudite përfshijnë ndalimin ose kthimin e rënies së të ardhurave për kokë banori, përmirësimin e arsimit për të përgatitur të rinjtë për fuqinë punëtore dhe sigurimin e tyre me punësim, diversifikimin e ekonomisë, stimulimin e sektorit privat dhe ndërtimin e shtëpive dhe zvogëlimin e korrupsionit dhe pabarazisë.
Industria e naftës përbën rreth 45% të produktit të brendshëm bruto nominal të Arabisë Saudite, krahasuar me 40% nga sektori privat. Arabia Saudite zyrtarisht ka rreth 260 miliardë fuçi rezerva nafte, që përbëjnë rreth një të pestën e rezervave të naftës totale të provuara në botë.[15]
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Demografia e Arabisë Saudite
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Kultura e Arabisë Saudite
Arabia Saudite ka qëndrime dhe tradita shekullore, shpesh rrjedhin nga civilizimi arab. Faktorët kryesorë që ndikojnë në kulturën e Arabisë Saudite janë trashëgimia islame dhe traditat beduine, si dhe roli i saj historik si një qendër e lashtë tregtare.[16]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ekziston një Asamble Konsultative, ose Këshilli Shura, i cili nuk ka fuqi legjislative.[7] Duke qenë se roli i tij është vetëm konsultativ, ai nuk konsiderohet të jetë legjislativ.[8]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "About Saudi Arabia: Facts and figures" (në anglisht). The Royal Embassy of Saudi Arabia, Washington, DC. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2012.
- ^ a b Saudi Arabia. The World Factbook. Central Intelligence Agency.
- ^ "Basic Law of Governance". Ministry of Education (në anglisht). Ministry of Education – Kingdom of Saudi Arabia. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2022. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "The World Factbook" (në anglisht). 2 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 2014-07-02.
- ^ "Saudi Arabia - The World Factbook". CIA (në anglisht). CIA. Marrë më 30 maj 2021.
- ^ "Religious Composition by Country" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 mars 2018. Marrë më 16 dhjetor 2021.
- ^ Hefner, Robert W. (2009). Remaking Muslim Politics: Pluralism, Contestation, Democratization (në anglisht). Princeton University Press. fq. 202. ISBN 978-1-4008-2639-1.
- ^ "Analysts: Saudi Arabia Nervous About Domestic Discontent". www.voanews.com (në anglisht). VoA News - English. Marrë më 2021-06-06.
- ^ "The total population – General Authority for Statistics". stats.gov.sa (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2019. Marrë më 31 tetor 2019.
- ^ a b c d e f "Saudi Arabia" (në anglisht). International Monetary Fund.
- ^ "The World Factbook". CIA.gov (në anglisht). Central Intelligence Agency. Marrë më 28 maj 2019.
- ^ Human Development Report 2020 The Next Frontier: Human Development and the Anthropocene (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 15 dhjetor 2020. fq. 343–346. ISBN 978-92-1-126442-5. Marrë më 16 dhjetor 2020.
- ^ "Why Saudi Arabia". Invest Saudi (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2020. Marrë më 17 shkurt 2019.
- ^ "OEC – Saudi Arabia (SAU) Exports, Imports, and Trade Partners". oec.world (në anglisht). Marrë më 15 gusht 2019.
- ^ "World Proved Reserves of Oil and Natural Gas, Most Recent Estimates" (në anglisht). Eia.doe.gov.
- ^ "Culture, Traditions and Art". Saudi Arabian Cultural Mission | SACM (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2019. Marrë më 24 prill 2019.