Kansas është një nga 50 Shtetet e SHBA-së.
Kanzas e ka marrë emërin nga lumi Kansas cili rrjedh përmes tij, i cili nga ana e tij e ka marrë emërin nga fisit autokton india-amerikan Kansa, që ka banuar në këtë zonë. Emri i fisit "kazë" do të thotë "njerëzit e erës" ose "njerëzit e erës së jugut". Banorët e Kanzasit quhen "Kanzans". Për mijëra vjet në vendin ku është Kanzasi tani jetonin fise të shumta dhe të ndryshme autoktone amerikane. Fiset në pjesën lindore të shtetit në përgjithësi kanë jetuar në fshatra përgjatë luginave të lumenjve. Fiset në pjesën perëndimore të shtetit ishin gjysmë-endacakë dhe gjuanin kope të mëdha bizonësh. Kanzasi u banua nga amerikanët europianë në 1830, por kjo gjë u përshpejtua në vitet 1850.