Jump to content

Krzysztof Piątek

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Krzysztof Piątek

Piątek 2022
Të dhënat vetjake
Emri i plotëKrzysztof Piątek
Datëlindja1 korrik 1995 (29 vjeç)
VendlindjaDzierżoniów, Poloni
Gjatësia1.83 m (6 ft 0 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Hertha BSC
Numri7
Karriera me të rinjtë
2006–2011Dziewiątka Dzierżoniów
2011–2012Lechia Dzierżoniów
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2012–2013Lechia Dzierżoniów6(0)
2013–2016Zagłębie Lubin72(15)
2016–2018Cracovia63(32)
2018–2019Genoa19(13)
2019–2020Milan36(13)
2020–Hertha BSC47(11)
Karriera ndërkombëtare
2015–2016Polonia U203(1)
2015–2017Polonia U2114(2)
2018–Polonia18(8)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 11 tetor 2021
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 11 tetor 2021

Krzysztof Piątek (lindur më 1 korrik 1995) është një futbollist profesionist polak i cili luan si sulmues për klubin gjerman Hertha BSC dhe kombëtaren polake. Ai njihet si Il Pistolero në Itali.[1]

Karrierën si profesionist e nisi me klubin polak Zagłębie LubinEkstraklasa. Përgjatë katër sezonesh, ai shënoi 15 gola në 72 ndeshje për ekipin, para se të transferohej në KS Cracovia në vitin 2016 ku shënoi 32 gola në dy sezone. Në vitin 2018, Piątek nënshkroi për klubin italian të GenoaSerinë A në një transferim me vlerë 4 milion euro. Pas 19 golash në 21 ndeshje zyrtare gjatë gjysmës së parë të sezonit, ai u transferua te Milan në janar 2019 për 35 milion euro në atë çka është shitja më e shtrenjtë e Genoas deri më sot.[2]

Karriera në klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piątek e filloi karrierën e tij me ekipin vendas Dziewiątka Dzierżoniów në vitin 2006.[3] Më pas ai u largua drejt Lechia Dzierżoniów në III Liga, niveli i katërt i futbollit polak.[4]

Piątek nënshkroi për Zagłębie Lubin në vitin 2013 dhe fillimisht luajti me të rinjtë dhe rezervat e klubit. Megjithatë, pas mbërritjes së Piotr Stokowiec si trajner i ri, ai u promovua shpejt në ekipin e parë më 14 maj 2014[4] dhe bëri debutimin e tij në Ekstraklasa më 18 maj 2014 në një ndeshje kundër Cracovia.[5] Gjatë sezonit pasardhës, ai u bë një startues i rregullt për Zagłębie, e cila luante në I Liga, niveli i dytë i futbollit polak. Ai shënoi golin e parë të karrierës së tij profesionale më 12 shtator 2014 në një fitore 1-0 kundër Chrobry Głogów dhe dygolëshin e tij të parë më 31 tetor 2014 kundër Widzew Łódź. Pas ngjitjes së klubit në Ekstraklasa, Piątek shënoi golin e tij të parë në kampionat më 14 gusht 2015 në një fitore 2-1 kundër Lech Poznań dhe e ndihmoi ekipin të renditet i treti në Ekstraklasa gjatë sezonit 2015-2016, duke fituar një medalje dhe duke u kualifikuar për në kompeticionet europiane për herë të parë gjatë historisë së klubit që nga sezoni 2006-07 kur fituan dhe kampionatin.

Ai luajti një total prej 82 ndeshjesh për Zagłębie dhe shënoi 18 herë, duke përfshirë ndeshjet në Kupën e Polonisë dhe kualifikueset e UEFA Europa League.

Në vitin 2016, Piątek iu bashkua ekipit polak të Cracovia dhe përgjatë dy sezoneve vijuese shënoi 32 gola në kampionat në 65 ndeshje për klubin.[6] Kjo shifër përfshiu dhe 21 gola të shënuar gjatë sezonit të tij të dytë ku përfundoi i renditur i treti ndër golashënuesit më të mirë të sezonit 2016-17 në Ekstraklasa.[7][8]

Më 8 qershor 2018, Piątek nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me klubin italian Genoa për një shifër rreth 4 milion euro.[9] Ai shënoi 4 gola, duke përfshirë një tre-golësh brenda 19 minutave të para në ndeshjen e debutimit kundër LecceCoppa Italia.[10] Ai debutoi në Serinë A më 26 gusht, duke shënuar brenda 6 minutave të para në një fitore 2-1 kundër Empolit.[11] Javën pasardhëse, ai shënoi dy-golëshin e tij të parë të sezonit në një humbje 5-3 ndaj Sassuolo, i cili u ndoq dhe nga një gol tjetër në humbjen 4-1 ndaj Lazio, duke u bërë kështu lojtari i parë që prej Andriy Shevchenko në vitin 1999 që shënon 5 gola në 4 ndeshjet e tij të para në Serinë A.[12]

Gjatë ndeshjes pasardhëse, një fitore 2-0 ndaj Chievo Verona, ai shënoi golin e 10-të sezonal në të gjitha kompeticionet dhe u bë i pari lojtar në kampionatet europiane që e arrinte këtë shifër këtë sezon.[13] Më 30 shtator, Piątek shënoi një dy-golësh brenda tre minutave në fitoren 2-1 kundër Frosinone për të arritur shifrën e 8 golave brenda 6 ndeshjeve, starti më i mirë në një sezon prej një debutuesi që nga Karl Aage Hansen në sezonin 1949-50.[14] Në ndeshjen pasardhëse, ai u bë i pari lojtar që prej Gabriel Batistutës në sezonin 1994-95 që shënon në secilën prej shtatë ndeshjeve të tij të para në Serie A kur shënoi në humbjen 3-1 ndaj Parmës.[15]

Më 23 janar 2019, Milan zyrtarizoi blerjen e Piątek me një kontratë që zgjat deri në 30 qershor 2023,[16] për një shumë rreth 35 milionë eurosh.[17] Ai u ble si një zëvendësim për Gonzalo Higuain, i cili iu bashkua Chelsea,[18] dhe iu dha bluza me numrin 19.[19]

Piątek debutoi me Milanin më 26 janar gjatë një barazimi pa gola ndaj Napolit, si zëvendësues i Patrick Cutrone në minutën e 71-të.[20] Tre ditë më vonë, kundër të njëjtëve kundërshtarë në San Siro, ai shënoi që të dy golat në një fitore 2-0 në çerek-finalet e Coppa Italia dhe u brohorit nga stadiumi kur u zëvendësua prej Cutrones.[21] Ai u votua si lojtari më i mirë i ndeshjes dhe si lojtari më i mirë në botë nga tifozët.[22] Më 3 shkurt 2019, Piątek shënoi golin e parë në kampionat ndaj Romës, në ndeshjen që përfundoi 1-1.[23] Ai më pas shënoi 3 gola në 2 ndeshjet e ardhshme rresht: një gol ndaj Cagliarit dhe dy ndaj Atalantas, duke e bërë atë lojtarin që arrin të shënojë më shpejt 6 gola në të gjitha kompeticionet, duke tejkaluar legjendën e klubit Nils Liedholm.[24][25] Ai gjithashtu u bë lojtari i parë i Milanit që shënon në secilën prej 3 ndeshjeve të tij të para në kampionat që prej Mario Balotellit në vitin 2013.[26]

Para fillimit të sezonit 2019–20, Piątek ndërroi numër duke marrë fanellën me numrin 9.[27]

Më 30 janar 2020, Hertha BSC njoftoi transferimin e Piątek për një shifër të raportuar 27 milion €, duke firmosur me lojtarin një kontratë afatgjate. Atij j'u dha fanella me numrin 7.[28]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I pa grumbulluar ndonjëherë në kombëtare, Piątek ishte i përfshirë në skuadrën paraprake 35-vetëshe për Kupën e Botës 2018,[29] por ishte një nga lojtarët e hequr nga lista e ekipit përfundimtar.[30]

Ai bëri debutimin ndërkombëtar më 11 shtator 2018, duke startuar në barazimin 1-1 me IrlandënWrocław e duke u zëvendësuar nga Mateusz Klich pas 61 minutave.[31] Fiks pas 1 muaji, ai bëri debutimin zyrtar në UEFA Liga e Kombeve gjatë një ndeshjeje kundër Portugalisë duke shënuar golin e parë në humbjen 3-2.[32] Më 21 mars 2019, ai shënoi golin e dytë ndërkombëtar në një fitore 1-0 ndaj Austrisë.

Ai është në një lidhje me Paulina Procyk.[33]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 19 maj 2019[34][35]
Klubi Sezoni Kampionati Kampionati Kupa Europa Tjetër Gjithsej
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Lechia Dzierżoniów 2012–13 III liga 6 0 6 0
Zagłębie Lubin 2013–14 Ekstraklasa 4 0 0 0 4 0
2014–15 I liga 30 8 3 1 33 9
2015–16 Ekstraklasa 33 6 3 2 36 8
2016–17 5 1 1 0 6 0 12 1
Total 72 15 7 3 6 0 0 0 85 18
Cracovia 2016–17 Ekstraklasa 27 11 27 11
2017–18 36 21 2 0 38 21
Total 63 32 2 0 65 32
Genoa 2018–19 Serie A 19 13 2 6 21 19
Milan 2018–19 17 9 3 2 20 11
Gjithsej në karrierë 177 69 14 11 6 0 0 0 197 80
Redaktuar më 24 mars 2019[36]
Ndeshjet dhe golat me kombëtaren sipas viteve
Kombëtarja Viti Ndeshje Gola
Poloni 2018 2 1
2019 2 1
Gjithsej 4 2
  1. ^ http://www.tuttosport.com/news/calcio/coppa-italia/2019/01/29-52685549/coppa_italia_milan-napoli_2-0_il_pistolero_piatek_stende_ancelotti_gattuso_in_semifinale/
  2. ^ "Milan: ecco Piatek, ufficiale l'arrivo del bomber polacco". www.transfermarkt.it. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Krzysztof Piątek był największym łobuzem w drużynie". Odkryto go w Niemczy, rusza podbić Mediolan". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "Krzysztof Piątek trenuje z pierwszą drużyną Zagłębia Lubin". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Zagłębie Lubin 1–2 Cracovia". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Scouting Report: Who is Europe's top scorer Krzysztof Piątek and why is he linked to Barcelona?". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "New Lewandowski' Piatek shrugs off Barcelona transfer talk". Chris Burton. 21 shtator 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Lotto Ekstraklasa 2017/18 – tabela strzelców". Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 22 maj 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Oficjalnie: Krzysztof Piątek piłkarzem Genoi". sportowefakty.wp.pl. 8 qershor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ ""Coppa: Piatek poker for Genoa". 11 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Genoa vs. Empoli 2–1". 26 gusht 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Ancelotti putting his mark on Napoli; Roma struggling". 24 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2019. Marrë më 22 maj 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Juventus Reportedly Ask Genoa for Krzysztof Piatek Amid Inter Milan, EPL Rumours". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Genoa's Piatek off to best Serie A debut in 70 years". Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2018. Marrë më 22 maj 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Barcelona target Piatek continues scoring streak to emulate Batistuta feat". Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2018. Marrë më 22 maj 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Official statement: Krzysztof Piątek". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Krzysztof Piatek: Genoa striker completes £30m move to AC Milan". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ ""Krzysztof Piatek joins AC Milan from Genoa on long-term deal". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Leonardo: "He wanted the number 9 jersey but we think it has to be earned so we decided to give him the number 19 jersey instead. #WelcomePiatek". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Gattuso: 'No Piatek-Cutrone pairing". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "AC Milan 2–0 Napoli". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "AC Milan on Twitter: A big round of applause for Krzysztof Piątek for his first @emirates MVP with the Rossoneri!". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Zaniolo strikes again as Roma draw with Milan". Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2019. Marrë më 22 maj 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Piatek: '6 goals in 5 games in more than I imagined". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Il Calha è rossonero sopra Bergamo! Vi aspettiamo per uno splendido POSTPARTITA di #AtalantaMilan, dove celebreremo il nostro centravanti che viaggia a medie-gol illegali: è il più veloce della storia del @acmilan ad arrivare a 6 gol ufficiali!". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "ATALANTA V AC MILAN IN NUMBERS". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Piatek merr numrin 9 tek Milani". Gazeta Blic. 9 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2020. Marrë më 3 mars 2020.
  28. ^ "Nuk ka dyshime, Piontek dhe Alkaser prezantohen te skuadrat e reja. Ja detajet e transferimit". Panorama Sport. 30 janar 2020. Marrë më 3 mars 2020.
  29. ^ "World Cup 2018: Poland announce preliminary 35-man squad". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "World Cup 2018: Kamil Glik picked in Poland squad, then gets injured". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "O'Brien grabs debut goal as Ireland draw in Poland". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Portugal top Poland in Nations League". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ https://aju.pl/gwiazdy/piekna-partnerka-krzysztofa-piatka-kim-jest-paulina-procyk/
  34. ^ "Krzysztof Piątek". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Krzysztof Piątek". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Piątek, Krzysztof". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]