Jump to content

Martín Cáceres

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Martín Cáceres

Cáceres duke luajtur me Juventusin në vitin 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJosé Martín Cáceres Silva
Datëlindja (1987-04-04) 4 prill 1987 (37 vjeç)
VendlindjaMontevideo, Uruguaji
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
LA Galaxy
Numri22
Karriera me të rinjtë
Defensor
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2007Defensor26(4)
2007–2008Villarreal0(0)
2007–2008Recreativo (huazim)34(2)
2008–2011Barcelona13(0)
2009–2010Juventus (huazim)15(1)
2010–2011Sevilla (huazim)25(1)
2011–2012Sevilla14(1)
2012Juventus (huazim)11(1)
2012–2016Juventus51(2)
2017Southampton1(0)
2017–2018Hellas Verona14(3)
2018–2019Lazio10(1)
2019Juventus (huazim)9(0)
2019–2021Fiorentina56(3)
2021–2022Cagliari14(1)
2022Levante10(0)
2022–LA Galaxy36(2)
Karriera ndërkombëtare
2007Uruguaji U204(0)
2007–Uruguaji116(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 korrik 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 24 nëntor 2022

José Martín Cáceres Silva (Spanjisht[maɾˈtin ˈkaseɾes]; lindur më 7 prill, 1987) është një futbollist profesionist uruguajian i cili luan si mbrojtës për klubin amerikan LA Galaxy dhe kombëtaren uruguajiane. Ai është një lojtar i cili mund të luaj në çdo pozicion në mbrojtje, përfshirë në qëndër dhe në krah.

Pasi filloi karrierën e tij te Defensor, ai u ble nga Villarreal në vitin 2007. Në vitet e tjera ai luajti edhe në Itali dhe në Spanjë, duke pasur sukses pasi fitoi tre tituj të Serie A me Juventus dhe një Champions League me Barcelonën.

Cáceres e nisi karrierën e tij ndërkombëtare në vitin 2007 dhe që atëherë ka luajtur mbi 100 ndeshje me ekipin kombëtar. Ai ka marrë pjesë nē katër edicione të FIFA Kupës së Botës dhe tre edicione të Copa Américas, duke fituar edicionin e vitit 2011.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cáceres lindi në Montevideo dhe e nisi karrierën si futbollist me klubin lokal Defensor, duke u bërë titullar që në sezonin e tij të parë në Primera División. Në shkurt 2007, ai firmosi një kontratë me klubin spanjoll Villarreal, e cila hyri në fuqi në korrik.[1][2]

Pasi mbërriti në klub, Cáceres u dërgua menjëherë në huazim te Recreativo, e cila gjithashtu luante në La Liga.[3] Gjatë këtij sezoni, ai u aktivizua në qëndër të mbrojtjes dhe ishte vendimtar në arritjen e objektivit të sigurimit të mbijetesës. Më 9 janar 2008, ai i shënoi Villarrealit në Kupën e Mbretit, duke i dhënë ekipit fitoren 1–0 në shtëpi (Recreativo u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 2–1).[4] Cáceres nuk luajti asnjë ndeshje zyrtare për Villarrealin.

Më 4 qershor 2008, Cáceres u transferua te Barcelona për 16.4 milion €. Ai firmosi një kontratë deri në qershor 2012, duke pasur një klauzolë lirimi 50 milion €.[5] Sezoni i tij i parë dhe i vetëm në Camp Nou u kushtëzua nga dëmtimet dhe vendimet e trajnerit Pep Guardiola, i cili e aktivizoi uruguajin në pak ndeshje.[6]

Edhe pas rikthimit nga dëmtimi, Cáceres ishte zgjedhja e fundit në qëndër të mbrojtjes, mbrapa Rafael Márquez, Gerard Piqué dhe Carles Puyol.[7]Ligën e Kampioneve, ai u aktivizua në tre ndeshje, dy prej të cilave si titullar, duke koleksionuar 217 minuta. Barcelona e fitoi trofeun duke mposhtur Manchester United, ndeshje në të cilën Cáceres nuk u aktivizua. Barcelona i fitoi të tre trofetë e sezonit, duke arritur tripletën e parë në histori.[8]

Mē 6 gusht 2009, Cáceres u huazua në Itali te Juventusi për sezonin 2009–10; klubi nga Torino kishte mundësinë e blerjes së kartonit të uruguajianit për 11 milion € plus 1 milion € bonuse të ndryshme.[9] Ai debutoi një ditë më vonë në ndeshjen miqësore kundër Villarrealit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të Jonathan Zebinës.[10]

Cáceres bëri debutimin e tij në Serie A duke shënuar në fitoren 2–0 në transfertë kundër Lazios.[11] Ai e nisi sezonin në Itali fillimisht si titullar nën drejtimin e trajnerit Ciro Ferrara, por me vazhdimin e sezonit ai u ndalua nga disa dëntime, përfshirë një në janar 2010 që e mbajti jashtë fushave për disa muaj.[12]

Më 30 gusht 2010, Cáceres u rikthye në Spanjë duke u huazua te Sevilja për sezonin 2010–11 me të drejtë blerje.[13] Ai luajti rregullisht si titullar në formacionin e trajnerit Gregorio Manzano, duke mbuluar më së shumti krahun e djathtë të mbrojtjes pas rikthimit të Abdoulay Konkos te Genoa në janar 2011.[14]

Më 1 maj 2011, Cáceres u dëmtua rëndë nga Michael Jakobsen gjatë ndeshjes kundër Almerías, duke dëmtuar veshkën pas një ndërhyrje të rrezikshme. Danezi u përjashtua menjëherë me karton të kuq kurse uruguajiani fillimisht u raportua se do t'a mbyllte sezonin,[15] por ai u rikuperua në mënyrë surprizë për dy ndeshjet e fundit, me Seviljen që e mbylli kampionatin në vendin e pestë, duke u kualifikuar në UEFA Ligën e Evropës.

Më 31 janar 2011, Sevilja ushtroi të drejtën e blerjes së lojtarit për 3 milion € plus 1.5 milion € në bonuse të ndryshme.[16] Megjithatë, një vit më vonë ai u rikthye te Juventusi në huazim.[17]

Rikthimi te Juventusi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas rikthimit te Juventus, Cáceres zgjodhi fanellën me numër 4, e cila më parë ishte mbajtur nga bashkëkombasi i tij Paolo Montero.[18] Ai bëri debutimin e tij të dytë me Zonjën e Vjetër më 8 shkurt 2012, duke luajtur 90 minuta të plota në fitoren 2–1 në transfertë ndaj Milanitgjysëm-finalen e kupës; ai shënoi të dy golat e ekipit të tij.[19] Më 25 mars, ai realizoi golin e parë në kampionat, duke shënuar me kokë pas krosimit të Andrea Pirlos nga goditja e këndit në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Interit.[20]

Më 25 maj 2012, Juventus e bleu mbrojtësin përfundimisht, duke i ofruar një kontratë katër-vjeçare.[21] Cáceres humbi pothuajse gjysmën e parë të sezonit 2014–15 pas një dëmtimi të pësuar në fitoren 3–2 kundër Romës në tetor 2014. Ai u rikthye në formacion më 11 janar 2015, duke shënuar në triumfin 3–1 kundër NapolitStadio San Paolo.[22] Megjithatë, më 8 mars, ai pësoi një frakturë në kyçin e këmbës gjatë një seance stërvitore, e cila kërkonte operacion; si rezultat i kësaj, ai humbi pjesën e mbetur të sezonit.[23]

Cáceres u rikthye në formacion më 8 gusht 2015 në fitoren 2–0 të Juventusit ndaj Lazios në Superkupën e Italisë.[24][25] Në fund të shtatorit, atij i'u pezullua patenta për gjashtë muaj si dhe u pezullua nga klubi pasi përplasi makinën e tij Ferrari në një stacion autobuzi në Torino pas një kthese të gabuar.[26][27]

Cáceres u rikthye në fushën e lojës më 6 janar 2016, duke luajtur si titullar për 84 minuta në suksesin 3–0 në shtëpi ndaj Hellas Veronës.[28] Më 4 shkurt, u konfirmua se lojtari do të humbiste pjesën e mbetur të sezonit për shkak se kishte këputur tendinën e akilit të këmbës së djathtë një ditë para ndeshjes ndaj Genoës.[29] Në maj, drejtori sportiv i klubit Giuseppe Marotta njoftoi se kontrata e lojtarit nuk do të rinovohej, dhe se ai do të largohej më 30 qershor.[30]

Më 16 shkurt 2017, Cáceres j'u bashkua SouthamptonitPremier Ligë si lojtar i lirë, duke firmosur fillimisht një kontratë deri në fund të sezonit.[31][32] Dhjetë ditë më vonë, ai u përfshi në skuadër për herë të parë, duke qëndruar si zëvëndësues në distafën 3–2 kundër Manchester United në finalen e Kupës së Ligës.[33]

Pas tre muajve në St Mary's Stadium, Cáceres zhvilloi ndeshjen e tij të parë dhe të fundit me klubin, duke luajtur si titullar në fitoren 2–1 në transfertë ndaj Middlesbrough më 13 maj.[34] Ai u lirua më 25 maj.[35]

Cáceres u rikthye në Itali në fillim të gushtit 2017, duke firmosur për Hellas Veronën një kontratë deri më 30 qershor 2018.[36] Megjithatë, Lazio gjithashtu kishte shfaqur interes për të marrë shërbimet e lojtarit, por në fund nuk ja dolën mbanë për shkak se kuota e tyre për të firmosur me dy lojtarë jo-BE ishte plotësuar. Ai në vënd të kësaj u bashkua me Veronën, edhe pse kishte zëra që e lidhnin atë me një kalim te Lazio në janar pasi nuk kishte asnjë kufizim për transferime të lojtarëve jo-BE ndërmjet klubeve italiane.[37][38][39]

Më 8 janar 2018, Cáceres u bë pjesë e Lazios në një kontratë një-vjeçare me mundësi rinovimi.[40][41] Ai shënoi golin e tij të vetëm të sezonit më 18 prill në fitoren 4–3 në transfertë ndaj Fiorentinës;[42] ai e përfundoi gjysmën e dytë të sezonit 2018–19 duke luajtur pak, me Lazion që e mbylli kampionatin në vendin e pestë.[43]

Më 26 janar 2019, Juventus konfirmoi rikthimin e Cáceres në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit 2018–19.[44] Ai zhvilloi ndeshjen e parë për ta që nga viti 2016 më 2 shkurt, duke luajtur në një barazim 3–3 në shtëpi ndaj Parmës në kampionat.[45]

Cáceres u largua nga Juventusi në përfundim të sezonit, ku kontrata e tij me Lazion gjithashtu skadoi.[46]

Më 30 gusht 2019, Cáceres u transferua te Fiorentina duke firmosur një kontratë një-vjeçare me të drejtë rinovimi.[47] Ai debutoi zyrtarisht më 14 shtator në barazimin pa gola kundër Juventusit në kampionat.[48] Më 18 dhjetor, Cáceres shënoi golin e parë me Fiorentinën në humbjen 2–1 në transfertë kundër Torinos.[49] Gjatë përfundimit të sezonit, ai deklaroi se kishte qënë i prekur nga virusi COVID-19 për 60 ditë rresht.[50]

Më 1 shtator 2021, Cáceres u transferua te klubi tjetër i Serie A, Cagliari, duke firmosur një kontratë një-vjeçare.[51][52] Goli i tij i vetëm me klubin erdhi më 17 tetor në suksesin 3–1 në shtëpi kundër Sampdorias.[53] Peridha e tij në Sardenjë ishte jetëshkurtër; në dhjetor ai u hoq nga ekipi pas vetëm 14 ndeshjesh.[54]

Më 30 janar 2021, Cáceres u rikthye në Spanjë duke u transferuar te Levante në një marrëveshje një-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit.[55] Ai u aktivizua në vetëm nëntë si titullar gjatë pjesës së dytë të sezonit, me Levanten e cila ra nga kategoria; e njëjta gjë ndodhi edhe me Cagliarin.[56]

Më 24 gusht 2022, Cáceres u largua nga Evropa duke firmosur një kontratë afatshkurtër me klubin amerikan LA GalaxyMajor League Soccer.[57]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Cáceres në aksion gjatë Kupës së Botës 2014.

Cáceres luajti për kombëtaren nën-20Kupën e Botës 2007 të zhvilluar në Kanada, duke u paraqitur në të gjitha ndeshjet me Uruguajin që u eliminua në raundin e 16-tave.[58] Më para, ai ishte shpallur mbrojtësi më i mirë në Kampionatin Amerikano Jugor të të Rinjëve 2007, duke ndihmuar ekipin të arrinte në vendin e tretë.[1]

Cáceres bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 12 shtator 2007 në Johannesburg kundër Afrikës së Jugut. Në vitin 2010, ai u zgjodh nga Óscar Tabárez në listën e 23 lojtarëve për Kupën e Botësatij viti si zëvëndësuesi i Jorge Fuciles në krahun e djathtë të mbrojtjes. Ai luajti në ndeshjen gjysëm-finale kundër Holandës dhe në ndeshjen e vendit të tretë kundër Gjermanisë; Uruguaji u mposht në të dyja ndeshjet.[58]

Cáceres shënoi golin e tij të parë me kombëtaren më 23 qershor 2011 në një fitore 3–0 në shtëpi kundër Estonisë.[59] Ai luajti pesë nga gjashtë ndeshjet e mundshme në Copa América 2011Argjentinë, si mbrojtës krahu i djathtë dhe i majtë, kjo edhe falë mungesës së Fuciles në ekip, me Uruguajin që e fitoi turnamentin për herë të 15të në historinë e tyre.[60][61][62] Ai ishte protagonist në ndeshjen fitoren nga gjuajtjet e penalltive kundër vëndit organizator në çerek-finale, duke shënuar penalltinë vendimtare.[63]

Cáceres zhvilloi katër paraqitje për Uruguajin në Kupën e Konfederatave 2013; në ndeshjen për vendin e tretë kundër Italisë, penalltia e tij u prit nga shoku i skuadrës te Juventusi Gianluigi Buffon me ekipin kundërshtar që fitoi serinë e penalltive 3–2 pas një barazimi 2–2 në kohën e rregullt dhe në shtesë.[64] Ai gjithashtu ishte pjesë e ekipit që luajti në Kupën e Botës 2014,[65] duke luajtur katër ndeshje në turnament; ai ndihmoi Uruguajin të arrinte në raundin e 16-tave, ku u eliminuan nga Kolumbia me rezultatin 2–0 në Stadiumin Maracanã më 28 qershor.[66][67]

Cáceres u la jashtë listës së lojtarëve që do të luanin në Copa América 2015 për shkak të një dëmtimi të pësuar në kyçin e këmbës në mars 2015.[68] Në dëmtim serioz në tendinën e akilit në shkurt 2016 e ndaloi të merrte pjesë në Copa América Centenario në verë.[69]

Cáceres ishte pjesë së listës me 23 lojtarë që u thirrën të luanin në Kupën e Botës 2018 në Rusi.[70] Ai i luajti të gjitha ndeshjet e plota nga 90 minuta me ekipin që u eliminua në çerek-finale.[71]

Në mars 2019, Tabárez e përfshiu atë në ekipin për turnamentin e Copa América 2019 në Brazil.[72] Më 16 qershor, në ndeshjen hapëse të grupit, Cáceres asistoi golin e Luis Suárez në fitoren komode 4–0 kundër Ekuadorit.[73] Cáceres zhvilloi gjithsej katër ndeshje në turnament, përfshirë edhe ndeshjen çerek-finale kundër Perusë ku Uruguaji u eliminua 5–4 nga gjuajtjet e penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyll në barazim pa gola.[74]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pozicioni parësor i Cáceres është qëndër-mbrojtës, por ai mund të luaj edhe në krahun e majtë ose të djathtë. Ai shquhet për shpejtësinë, forcën, ndërhyrjet dhe aftësinë në ajër.[75] Gjatë karrierës së tij Cáceres është aktivizuar edhe si mesfushor krahu ose anësor, në të dyja krahët.[76][77][78]

Gjatë kohës së tij te Juventusi, Cáceres u krahasua nga mediat italiane me bashkëkombasin Montero, i cili gjithashtu ka luajtur atje.[79]

Barcelona
Juventus

Southampton

  1. ^ a b "El Villarreal ficha a Martín Cáceres" [Villarreal firmos me Martín Cáceres] (në spanjisht). Merca Fútbol. 2 shkurt 2007. Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2012. Marrë më 11 shkurt 2013.
  2. ^ Granel, Vicent (4 korrik 2007). "Juventud, calidad y futuro para el nuevo Submarino" [Rini, talent dhe e ardhme për nëndetsen e re]. Diario AS (në spanjisht). Marrë më 10 mars 2014.
  3. ^ "El Recreativo presenta al lateral Pampa Calvo y al central Cáceres" [Recreativo mbrojtësin Pampa Calvo dhe qëndër-mbrojtësin Cáceres] (në spanjisht). Cadena SER. 27 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 11 shkurt 2013.
  4. ^ "Otro chasco" (në spanjisht). Submarino Amarillo. 9 janar 2008. Marrë më 11 shkurt 2013.
  5. ^ "Agreement for Cáceres with Villarreal" (në anglisht). FC Barcelona. 4 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2011. Marrë më 11 shkurt 2013.
  6. ^ Borja Barba (6 maj 2009). "¿Martín Cáceres o Sylvinho?" (në spanjisht). Diarios de Fútbol. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2019. Marrë më 7 shkurt 2017.
  7. ^ Fabián Ortiz (31 janar 2009). "Puyol y Márquez dejan la defensa en emergencia". Diario AS (në spanjisht). Marrë më 1 shkurt 2017.
  8. ^ Phil McNulty (27 maj 2009). "Barcelona 2–0 Man Utd" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 19 shtator 2023.
  9. ^ "Cáceres goes to Juventus on loan" (në anglisht). FC Barcelona. 6 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2013. Marrë më 6 gusht 2009.
  10. ^ "Friendly: Submarine sink Juve" (në anglisht). Football Italia. 7 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2009. Marrë më 7 gusht 2009.
  11. ^ "Lazio 0–2 Juventus" (në anglisht). ESPN FC. 12 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2012. Marrë më 11 shkurt 2013.
  12. ^ Saura Bhattacharjee (6 prill 2010). "Martin Caceres to replace William Gallas as Arsenal's newbie?" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 11 shkurt 2013.
  13. ^ "Cáceres loaned to Sevilla" [Cáceres huazohet te Sevilja] (në anglisht). FC Barcelona. 30 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2012. Marrë më 2 qershor 2011.
  14. ^ Eduardo Florido (22 shtator 2011). "Nueve meses después, Cáceres fue central". Diario de Sevilla (në spanjisht). Marrë më 19 shtator 2023.
  15. ^ McKnight, Gareth (4 maj 2011). "Martin Caceres i Seviljes jashtë për pjesën e mbetur të sezonit" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 30 korrik 2011.
  16. ^ "Sevilla exercise option to purchase Cáceres" (në anglisht). FC Barcelona. 31 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 30 korrik 2012. Marrë më 2 qershor 2011.
  17. ^ "El Sevilla cede a Cáceres a la Juve". Marca (në spanjisht). 24 janar 2012. Marrë më 25 janar 2012.
  18. ^ "Caceres: "Voglio vincere scudetto e poi Champions"" [Caceres: "Dua të fitoj Scudetton dhe më pas Ligën e Kampioneve"]. Tuttosport (në italisht). 1 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2016. Marrë më 12 maj 2015.
  19. ^ Kris Voakes (8 shkurt 2012). "AC Milan 1–2 Juventus: Returning hero Caceres strikes double to put Conte's men in sight of Coppa Italia final" [AC Milan 1–2 Juventus: Heroi i rikthyer Caceres shënon dopietë për t'i vendosur lojtarët e Contes në pamje të finales së Coppa Italia] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 10 shkurt 2012. Marrë më 9 shkurt 2012.
  20. ^ "Juve win Derby D'Italia" [Juve fiton derbin e Italisë] (në anglisht). ESPN FC. 25 mars 2012. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2012. Marrë më 26 mars 2012.
  21. ^ "Martin Caceres signs with Juventus till 2016" [Martin Caceres firmos me Juventusin deri në vitin 2016] (në anglisht). Canadian Broadcasting Corporation. 25 maj 2012. Marrë më 27 tetor 2019.
  22. ^ "Caceres: "Contento di essere tornato"" [Caceres: "I lumtur që u riktheva"] (në italisht). Juventus F.C. 11 janar 2015. Marrë më 12 maj 2015.
  23. ^ "Caceres fractures ankle" [Caceres pëson frakturë në kyçin e këmbës] (në anglisht). Football Italia. 8 mars 2015. Marrë më 12 maj 2015.
  24. ^ "CACERES: "Vogliamo la Supercoppa. Punto a non farmi male. I nuovi si stanno inserendo bene"" [CACERES: "Ne duam Superkupën. Po synoj të mos ta dëmtojë më veten. Lojtarët e rinjë po përshtaten mirë"] (në italisht). Tutto Juve. 4 gusht 2015. Marrë më 8 gusht 2015.
  25. ^ Gaetani, Marco (8 gusht 2015). "Juventus-Lazio 2–0, Mandzukic e Dybala decidono la Supercoppa" [Juventus-Lazio 2–0, Mandzukic dhe Dybala vendosin Superkupën]. La Repubblica (në italisht). Marrë më 8 gusht 2015.
  26. ^ Ben Gladwell (30 shtator 2015). "Juventus defender Martin Caceres involved in car crash – reports" [Mbrojtësi i Juventusit Martin Caceres përfshihet në një aksident me makinë – raportimet] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 2 tetor 2015.
  27. ^ Corless, Liam (30 shtator 2015). "Juventus suspend Martin Caceres after smashing Ferrari in alleged drink-driving crash" [Juventus pezullon Martin Caceresin pasi ky i fundit përplas Ferrarin në një aksident të supozuar nga pija]. Daily Mirror (në anglisht). Marrë më 2 tetor 2015.
  28. ^ Rzouki, Mina (6 janar 2016). "Paulo Dybala the star in Juventus' victory vs. Hellas Verona" [Paulo Dybala është ylli në fitoren e Juventusit ndaj Hellas Veronës] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 6 janar 2016.
  29. ^ "Season over for Caceres" [Mbyllet sezoni për Caceres] (në anglisht). Football Italia. 4 shkurt 2016. Marrë më 4 shkurt 2016.
  30. ^ "'Caceres will leave Juventus'" [Caceres do të largohet nga Juventusi] (në anglisht). Football Italia. 26 maj 2016. Marrë më 3 korrik 2016.
  31. ^ "Martin Caceres: Southampton sign ex-Juventus and Barcelona defender" [Martin Caceres: Southampton firmos me ish mbrojtësin e Juventusit dhe Barcelonës] (në anglisht). BBC Sport. 16 shkurt 2017. Marrë më 17 shkurt 2017.
  32. ^ "Saints sign Cáceres" [Shënjtorët firmosin me Cáceres] (në anglisht). Southampton F.C. 16 shkurt 2017. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2017. Marrë më 17 shkurt 2017.
  33. ^ a b Phil McNulty (26 shkurt 2017). "Manchester United 3–2 Southampton" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 27 shkurt 2017.
  34. ^ Skelton, Jack (13 maj 2017). "Middlesbrough 1–2 Southampton" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 maj 2017.
  35. ^ "Saints release four players" [Shenjtorët lirojnë katër lojtarë] (në anglisht). Southampton F.C. 25 maj 2017. Marrë më 26 maj 2017.
  36. ^ "Benvenuto Martin Caceres" [Mirëseerdhe Martin Caceres] (në italisht). Hellas Verona F.C. 4 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2017. Marrë më 5 gusht 2017.
  37. ^ Rindone, Daniele (27 korrik 2017). "Lazio-Caceres: è fatta. Ma da gennaio" [Lazio-Caceres: marrëveshje e kryer. Por në janar]. Corriere dello Sport (në italisht). Romë. Marrë më 8 janar 2018.
  38. ^ Ercole, Marco (8 janar 2018). "Lazio, è ufficiale: dal Verona arriva Caceres" [Lazio, it's official: Caceres mbërrin nga Verona]. La Repubblica (në italisht). Marrë më 8 janar 2018.
  39. ^ "Caceres set for Verona medical" [Caceres gati për vizitat mjeksore te Verona] (në anglisht). Football Italia. 27 korrik 2017. Marrë më 8 janar 2018.
  40. ^ "Official: Lazio sign Caceres" [Zyrtare: Lazio firmos me Caceres] (në anglisht). Football Italia. 8 janar 2018. Marrë më 8 janar 2018.
  41. ^ "Comunicato 08.01.2018" [Njoftim 8 Janar 2018] (në italisht). Romë: S.S. Lazio. 8 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2018. Marrë më 8 janar 2018.
  42. ^ "Fiorentina-Lazio 3–4: espulsioni, sette reti, spettacolo e polemiche. Gol e highlights" [Fiorentina-Lazio 3–4: përjashtime, shtatë gola, shfaqje dhe polemika. Gola dhe përmbledhja] (në italisht). Sky Sport. 18 prill 2018. Marrë më 22 shkurt 2019.
  43. ^ Catani, Giorgio (29 maj 2018). "Lazio, il Pagellone 2017/2018: Immobile e Leiva i migliori" [Lazio, shenjat e 2017/2018: Immobile dhe Leiva më të mirët] (në italisht). Soccer Magazine. Marrë më 22 shkurt 2019.
  44. ^ "Tashmë është zyrtare, Juventus rikthen një ish në ekip". Panorama Sport. 26 janar 2019. Marrë më 27 janar 2019.
  45. ^ Bettoni, Lorenzo (2 shkurt 2019). "Juve-Parma 3–3, ratings: infallible CR7, Caceres' terrible debut, Gervinho MVP" [Juve-Parma 3‘3: CR7 i pagabueshëm, debutimi i tmerrshëm i Caceres, Gervinho MVP] (në anglisht). Calcio Mercato. Marrë më 4 shkurt 2019.
  46. ^ "Caceres confirms Juve exit" [Caceres konfirmon largimin nga Juvja] (në anglisht). Football Italia. 17 qershor 2019. Marrë më 2 korrik 2019.
  47. ^ "Official: Fiorentina sign Caceres" [Zyrtare: Fiorentina firmos me Caceres] (në anglisht). Football Italia. 30 gusht 2018. Marrë më 27 tetor 2019.
  48. ^ "Martín Cáceres - Rendimento 19/20". Transfermarkt.de (në italisht). Marrë më 7 maj 2024.
  49. ^ Stefano Silvestri (8 dhjetor 2019). "Zaza e Ansaldi spediscono all'inferno la Fiorentina: 2-1 per il Torino" (në italisht). Eurosport.
  50. ^ Giovanni Sardelli (18 maj 2020). "Caceres: "I miei 60 giorni con il virus, ora mi sento un uomo nuovo"". La Gazzetta dello Sport (në italisht). Marrë më 26 maj 2020.
  51. ^ "Cagliari, ecco Caceres: "El Pelado" è il 23esimo uruguaiano a vestire la maglia rossoblù". L'Unione Sarda (në italisht). 1 shtator 2021. Marrë më 23 shtator 2021.
  52. ^ "Cagliari, Caceres: «Ecco il mio obiettivo. Prima di accettare ho parlato con Godin»" (në italisht). Calcio News 24. 1 shtator 2021. Marrë më 23 shtator 2021.
  53. ^ Francesco Velluzzi (17 tetor 2021). "Cagliari e Mazzarri, ecco la prima gioia: Joao Pedro abbatte la Samp". La Gazzetta dello Sport (në italisht). Marrë më 31 janar 2022.
  54. ^ Francesco Friggi (20 dhjetor 2021). "Cagliari, primi provvedimenti dopo la sconfitta con l'Udinese: Godin e Caceres fuori dalla lista convocati" (në italisht). Eurosport.
  55. ^ "Martín Cáceres se incorpora al Levante UD" (në spanjisht). Levante UD. 30 janar 2022. Marrë më 30 janar 2022.
  56. ^ "¿Se puede descender con dos clubes en una misma temporada? Sí, le pasó a Cáceres". El Observador (në spanjisht). 23 maj 2022. Marrë më 1 shtator 2022.
  57. ^ "LA Galaxy sign Uruguay defender Martin Caceres" (në anglisht). Major League Soccer. 24 gusht 2022. Marrë më 29 gusht 2022.
  58. ^ a b "Martín Cáceres" (në anglisht). FIFA.com. Marrë më 28 tetor 2019.[lidhje e vdekur]
  59. ^ "Uruguay goleó a Estonia, a poco del comienzo de la Copa América" [Uruguaji mposht Estoninë, pak pas nisjes së Copa Américas] (në spanjisht). ESPN Deportes. 23 qershor 2011. Marrë më 22 shkurt 2014.
  60. ^ "Uruguay: dos cambios ante Argentina" [Uruguaji: dy ndryshime kundër Argentinës] (në spanjisht). ESPN Deportes. 15 korrik 2011. Marrë më 22 shkurt 2014.
  61. ^ "Cáceres, campeón de la Copa América" [Cáceres, kampion i Copa Américas] (në spanjisht). Orgullo de Nervión. 24 korrik 2011. Marrë më 22 shkurt 2014.
  62. ^ "Uruguay celebrates well into early Monday its record winning 15th Copa America" [Uruguaji feston deri herët të hënën me titullin rekord të 15të të Copa Americas] (në anglisht). Merco Press. 25 korrik 2011. Marrë më 22 shkurt 2014.
  63. ^ "Argentina v Uruguay – as it happened" [Argjentina v Uruguaji – siç ndodhi]. The Guardian (në anglisht). 16 korrik 2011. Marrë më 12 maj 2015.
  64. ^ "Buffon stars as Italy win shootout & bronze" [Buffon shkëlqen me Italinë që fiton penalltitë & bronzin] (në anglisht). FIFA.com. 30 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2016. Marrë më 30 qershor 2013.
  65. ^ "Uruguay squad for 2014 World Cup: the 23 chosen by Oscar Tabarez Washington" [Ekipi i Uruguajit për Kupën e Botës 2014: 23 të zgjedhurit nga Oscar Tabarez Washington] (në anglisht). The Guardian. 5 qershor 2014. Marrë më 28 tetor 2019.
  66. ^ Jeton Stamolla (29 qershor 2014). "Kolumbia 'kafshon' Uruguain dhe siguron çerekfinalet". Panorama Sport. Marrë më 28 tetor 2019.
  67. ^ "Kolumbia i falet talentit të Rodriguez". Top-Channel.tv. 29 qershor 2014. Marrë më 28 tetor 2019.
  68. ^ "Injury keeps Martin Caceres out of Uruguay's Copa America squad" [Dëmtimi e mban Martin Caceres jashtë ekipit të Copa Americas të Uruguajit] (në anglisht). Eurosport. 11 maj 2015. Marrë më 12 maj 2015.
  69. ^ "Martín Cáceres dice adiós a la temporada: 5 meses de baja" [Martín Cáceres i thotë lamtumirë sezonit: jashtë për 5 muaj]. Diario AS (në spanjisht). 5 shkurt 2016. Marrë më 6 qershor 2016.
  70. ^ Sam Tremlett (15 qershor 2018). "Uruguay World Cup fixtures, squad, group, guide" [Ndeshjet e Kupës së Botës të Uruguajit, skuadra, grupi, guida] (në anglisht). World Soccer. Marrë më 15 qershor 2018.
  71. ^ Sarzanini, Enrico. "Super Caceres, Inzaghi lo promuove" [Super Caceres, Inzaghi e promovon]. Leggo (në italisht). Marrë më 22 shkurt 2019.
  72. ^ "Uruguay team squads Copa America 2019" [Ekipi i Uruguajit në Copa America 2019] (në anglisht). Copa América 2019 Live. 7 mars 2019. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2021. Marrë më 17 qershor 2019.
  73. ^ "Uruguay 4–0 Ecuador" [Uruguaji 4–0 Ekuadori] (në anglisht). BBC Sport. 17 qershor 2019. Marrë më 17 qershor 2019.
  74. ^ "Uruguay 0–0 Peru" [Uruguaji 0–0 Peru] (në anglisht). BBC Sport. 29 qershor 2019. Marrë më 30 qershor 2019.
  75. ^ "Fonseca: "Caceres alla Juve" – Ecco chi è l'uruguaiano del Barça" [Fonseca: "Caceres te Juve" – Ja kush është uruguajiani i Barçës]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). 22 korrik 2009. Marrë më 13 shtator 2014.
  76. ^ Pratesi, Riccardo (9 shkurt 2012). "Juve, il segreto è la difesa – E il rinforzo Caceres fa pure gol" [Juve, sekreti është në mbrojtje – Dhe përforcimi Caceres madje edhe shënon]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Marrë më 2 tetor 2018.
  77. ^ "Lyon in Caceres talks?" [Lyon në bisedime me Caceres?] (në anglisht). Football Italia. 31 gusht 2018. Marrë më 2 tetor 2018.
  78. ^ "Caceres: 'I know Italy secrets'" [Caceres: 'I di sekretet e Italisë'] (në anglisht). Football Italia. 22 qershor 2014. Marrë më 2 tetor 2018.
  79. ^ "Barcellona-Juventus, verso lo scambio Poulsen-Caceres" [Barcelona-Juventus, toward Poulsen-Caceres exchange]. Tuttosport (në italisht). 16 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 13 shtator 2014.
  80. ^ "Juventus-Napoli 0–2: Cavani-Hamsik regalano la Coppa Italia a De Laurentiis e il primo ko stagionale alla 'Vecchia Signora'" [Juventus-Napoli 0–2: Cavani-Hamsik i dhurojnë Kupën e Italisë De Laurentiis dhe sezonin e parë ko 'Zonjës së Vjetër'] (në italisht). Goal.ocm. 20 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2014. Marrë më 22 shkurt 2014.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]